{"id":83768,"date":"2026-06-01T02:17:41","date_gmt":"2026-06-01T00:17:41","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efimia\/"},"modified":"2026-06-01T02:17:41","modified_gmt":"2026-06-01T00:17:41","slug":"shen-efimia","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efimia\/","title":{"rendered":"Sh\u00ebn Efimia"},"content":{"rendered":"<p>NGA SHENJTOR\u00cbT E MUAJIT<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Efimia (11 Korrik)<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Efimia rridhte nga Halkidona, q\u00eb gjendet p\u00ebrball\u00eb Kostandinopoj\u00ebs. I ati quhej Fillofron. Ishte shum\u00eb i pasur. N\u00ebna e saj Theodhosiani, ishte e krishter\u00eb dhe dallohej p\u00ebr besimin e saj.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb rr\u00ebnj\u00eb e till\u00eb, nga n\u00ebna e pasur me virtyte, doli Efimia, n\u00eb koh\u00ebn e Perandorit Dioklecian (284-305 pas Krishtit), p\u00ebrndjek\u00ebs i eg\u00ebr i t\u00eb krishter\u00ebve. Ishte nj\u00eb e re e mbushur me d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr Zotin, t\u00eb cilin e dashuroi me gjith\u00eb shpirt. Besimi i madh dhe i flakt\u00eb i Efimis\u00eb, si dhe virtytet e saj u shpalos\u00ebn m\u00eb shum\u00eb kur shp\u00ebrtheu p\u00ebrndjekja e ashp\u00ebr dhe e frikshme kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebrndjekja e madhe dhe pohimi i mrekullush\u00ebm i t\u00eb krishter\u00ebve<\/p>\n<p>N\u00eb ato vite t\u00eb frikshme, perandori Dioklecian shpalli nj\u00eb p\u00ebrndjekje t\u00eb madhe kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve. Ku jetonte Efimia, udh\u00ebheq\u00ebs ishte Priskas. Si ndihm\u00ebs kishte Apelianin, priftin e Aresit, per\u00ebndis\u00eb pagane t\u00eb luftrave.<\/p>\n<p>Kur arriti e kremtja e Aresit, zot\u00ebrit vendas d\u00ebrguan n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn e Halkidon\u00ebs urdh\u00ebresa dhe predikues. Ftonin t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb vegj\u00ebl, me dashje dhe pa dashje, t\u00eb shkonin n\u00eb fest\u00ebn e per\u00ebndis\u00eb s\u00eb rreme pagane. Ata q\u00eb do ishin kund\u00ebr pushtetit idhujtar dhe s&#8217;do t\u00eb shkonin n\u00eb tempull, do t\u00eb provonin tortura t\u00eb tmerrshme dhe vdekje tragjike.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ata q\u00eb ishin te kishter\u00eb grumbulloheshin e p\u00ebrb\u00ebnin grupe t\u00eb bekuara dhe shoq\u00ebri entuziaste. Nga k\u00ebto grupe disa b\u00ebnin mbledhje n\u00eb sht\u00ebpi, kurse t\u00eb tjer\u00eb shkonin n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb. Atje kalonin dit\u00ebt dhe net\u00ebt e v\u00ebshtira me lutje, falje dhe adhurim tek Per\u00ebndia. N\u00eb nj\u00eb grup e shoq\u00ebri t\u00eb till\u00eb merrte pjes\u00eb dhe besimtarja e madhe Efimia, madje dhe si udh\u00ebheq\u00ebse e grupit.<\/p>\n<p>Kur u mblodh\u00ebn pagan\u00ebt p\u00ebr t\u00eb kremten, Apeliani i lig\u00eb e nxiti udh\u00ebheq\u00ebsin t\u00eb arrestonte shum\u00eb nga t\u00eb krishter\u00ebt. Nd\u00ebrmjet tyre zuri dhe Efimin\u00eb me shok\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>Tirani, tregoi menj\u00ebher\u00eb fytyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb prej bishe. Urdh\u00ebroi t&#8217;i burgosnin dhe t&#8217;i rrihnin pa m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr 20 dit\u00eb rresht. Martir\u00ebt g\u00ebzoheshin, sepse merrnin plag\u00eb p\u00ebr Krishtin. T\u00eb krishter\u00ebt nuk u p\u00ebrul\u00ebn, ndaj gjykat\u00ebsi mizor urdh\u00ebroi q\u00eb martir\u00ebt t&#8217;i d\u00ebrgonin tek Diokleciani i pam\u00ebshirsh\u00ebm. K\u00ebshtu e k\u00ebshilloi Apeliani.<\/p>\n<p>E shenjta n\u00eb martirin e rrot\u00ebs<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa t\u00eb shenjt\u00ebn Efimi e ftoi af\u00ebr tij dhe i premtonte shum\u00eb. Shpresonte i pamendi se do ta mashtronte. Ajo p\u00ebrgjigjej me gjakftoht\u00ebsi t\u00eb habitshme:<\/p>\n<p>&#8211; Fuqia e Krishtit, zot\u00ebri, \u00ebsht\u00eb e pathyeshme dhe mos mendo se m\u00eb shikon grua e do frik\u00ebsohem.<\/p>\n<p>Tirani, kur d\u00ebgjoi k\u00ebto fjal\u00eb, luajti mendsh dhe urdh\u00ebroi ta torturonin n\u00eb rrot\u00eb. Ishte nj\u00eb tortur\u00eb q\u00eb shkat\u00ebrron trupin njer\u00ebzor. Por, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb martirja doli nga rrota dhe ecte e sh\u00ebndetshme dhe e pad\u00ebmtuar. Fytyra e saj ishte m\u00eb e bukur se m\u00eb par\u00eb. Nj\u00eb drit\u00eb hyjnore i lante fytyr\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb furr\u00ebn e ndezur<\/p>\n<p>I verbuar nga egoizmi, Prisku jo vet\u00ebm nuk i besoi fuqis\u00eb hyjnore, por urdh\u00ebroi t\u00eb ndiznin menj\u00ebher\u00eb zjarr n\u00eb nj\u00eb furr\u00eb t\u00eb madhe. E ndez\u00ebn dhe flak\u00ebt u ngit\u00ebn lart. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit e xhelat\u00ebve, Sostheni dhe Viktori, erdh\u00ebn tek Prisku dhe i than\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Ne, si\u00e7 e shikon dhe vet\u00eb, jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb zbatojm\u00eb urdhrat e tua, por k\u00ebtu nuk mundemi, sepse shikojm\u00eb n\u00eb krah t\u00eb saj burra t\u00eb friksh\u00ebm, q\u00eb na frik\u00ebsojn\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb zjarrin p\u00ebr ta mbrojtur at\u00eb. Me k\u00ebto q\u00eb shikojm\u00eb, besojm\u00eb edhe ne se Per\u00ebndia e Efimis\u00eb, Krishti, \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndia i v\u00ebrtet\u00eb. Prisku, sapo i d\u00ebgjoi, e humbi dhe urdh\u00ebroi menj\u00ebher\u00eb t&#8217;i burgosnin t\u00eb dy dhe m\u00eb pas t&#8217;ua hidhnin bishave t\u00eb egra.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsi kok\u00ebshkret\u00eb urdh\u00ebroi dy sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e k\u00ebqinj, Qezarin dhe Varin, ta hidhnin t\u00eb shenjt\u00ebn n\u00eb furr\u00ebn e zjarrt\u00eb. Ata u afruan, por nuk i pan\u00eb engj\u00ebjt, sepse ishin me predispozicion jo t\u00eb mir\u00eb dhe nuk kishte mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb besuar. Ndaj, e hodh\u00ebn Efimin\u00eb brenda zjarrit. Flaka u dend\u00ebsua, u derdh rreth furr\u00ebs dhe dogji xhelat\u00ebt. Martirja fitimtare nd\u00ebrkoh\u00eb lutej, sikur t\u00eb ishte brenda nj\u00eb vendi t\u00eb fresk\u00ebt e \u00e7lodh\u00ebs. Kur flaka u shua dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt u shp\u00ebrndan\u00eb nga d\u00ebnimi hyjnor, e shenjta doli nga furra krejt\u00ebsisht e pad\u00ebmtuar.<\/p>\n<p>I kruajn\u00eb mishrat<\/p>\n<p>Dit\u00ebn tjet\u00ebr tirani urdh\u00ebroi t\u00eb sillnin t\u00eb shenjt\u00ebn nga burgu. Kur erdhi martirja p\u00ebrpara, ai i tha:<\/p>\n<p>&#8211; Deri kur ti Efimi do t\u00eb lodh\u00ebsh veten t\u00ebnde, do t\u00eb m\u00ebrzit\u00ebsh per\u00ebndit\u00eb dhe do t\u00eb zem\u00ebrosh mbretin? M\u00eb e mira p\u00ebr ty \u00ebsht\u00eb t\u00eb sakrifikosh p\u00ebr per\u00ebndit\u00eb e m\u00ebdha.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7&#8217;gj\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e urt\u00eb nga ajo q\u00eb t\u00eb mos besosh n\u00eb gur\u00ebt pa shpirt dhe tek per\u00ebndit\u00eb q\u00eb nuk d\u00ebgjojn\u00eb e flasin dhe jan\u00eb pa ndjenja, &#8211; u p\u00ebrgjigj e shenjta. A ka gj\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb qesharake dhe pa mend se t\u00eb besoj\u00eb dikush tek ato?<\/p>\n<p>Tirani u mbush me inat dhe urdh\u00ebroi t&#8217;i kruanin mishrat me gur\u00eb me maja dhe hekura t\u00eb mpreht\u00eb. Xhelat\u00ebt e padhimbsh\u00ebm i kthenin shpesh posht\u00eb e lart veglat e martirizimit dhe prisnin e shqyenin mishrat e s\u00eb shenjt\u00ebs, por martirja dukej p\u00ebrs\u00ebri e pad\u00ebmtuar.<\/p>\n<p>Prisku q\u00ebndronte gjithmon\u00eb i verb\u00ebr p\u00ebrpara mrekullive, sepse ishte me vullnet t\u00eb keq, prandaj e solli p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb shenjt\u00ebn n\u00eb amfiteat\u00ebr dhe e urdh\u00ebroi t\u00eb p\u00ebrleshej me bishat.<\/p>\n<p>E shenjta m\u00ebrzitej, pse nuk largohej sa m\u00eb shpejt p\u00ebr tek dh\u00ebndri i d\u00ebshiruar, Krishti, n\u00eb jet\u00ebn dhe gazin e v\u00ebrtet\u00eb e t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Prandaj, u lut si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Zot dhe Mbret, q\u00eb n\u00eb fillim m\u00eb tregove fuqin\u00eb T\u00ebnde t\u00eb pamundshme, kontrollove s\u00ebmundjen e demon\u00ebve, mosnjohjen e tiran\u00ebve dhe m\u00eb b\u00ebre m\u00eb t\u00eb fort\u00eb me plag\u00ebt dhe mundimet. Si\u00e7 pranove gjakun e martir\u00ebve para meje, prano dhe sakrific\u00ebn time, therrjen e shpirtit t\u00eb d\u00ebrrmuar dhe frym\u00ebn e p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb s\u00eb ofruar p\u00ebr Ty. Merre shpirtin tim dhe prehe n\u00ebn hijen e shenjtor\u00ebve dhe martir\u00ebve.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, duke u lutur virgj\u00ebresha e mir\u00eb martire, katil\u00ebt lan\u00eb t\u00eb v\u00ebrshonin 4 luan\u00eb dhe 3 arinj. Bishat u afruan dhe puthnin me shum\u00eb respekt, si t\u00eb ishin njer\u00ebz, k\u00ebmb\u00ebt e s\u00eb shenjt\u00ebs. Por, ndodhi q\u00eb nj\u00eb arush\u00eb kafshoi nj\u00eb pjes\u00eb nga trupi i t\u00eb shenjt\u00ebs. Plag\u00eb apo shenj\u00eb nuk b\u00ebri asnj\u00eb n\u00eb trupin e s\u00eb shenjt\u00ebs. Kjo u b\u00eb shkak t\u00eb shkonte martirja Efimi tek dh\u00ebndri i d\u00ebshiruar Krisht. Ishte 16 shtator i vitit 303 pas Krishtit.<\/p>\n<p>Per\u00ebndia lavd\u00ebroi daljen e saj nga kjo bot\u00eb, sepse u d\u00ebgjua nj\u00eb z\u00eb nga qielli q\u00eb thoshte: &#8220;Tani, ngjitu tek Ai q\u00eb fal kuror\u00ebn, ti q\u00eb luftove p\u00ebr rrug\u00ebn e mir\u00eb dhe e p\u00ebrfundove at\u00eb. Shko t\u00eb marr\u00ebsh pag\u00ebn dhe shp\u00ebrblimin e mundimeve t\u00eb tua. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht me z\u00ebrin, ndodhi nj\u00eb t\u00ebrmet i madh q\u00eb tronditi qytetin. T\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt u tremb\u00ebn dhe dol\u00ebn jasht\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, prind\u00ebrit e t\u00eb shenjt\u00ebs, gjet\u00ebn rast e mor\u00ebn trupin e \u00e7muar dhe martirik t\u00eb saj. Lipsanin e shenjt\u00eb e varros\u00ebn af\u00ebr Halkidon\u00ebs. Atje q\u00ebndroi p\u00ebr shum\u00eb vjet, duke b\u00ebr\u00eb shum\u00eb mrekulli dhe sh\u00ebrime t\u00eb pafund.<\/p>\n<p>V\u00ebrteton librin e Sinodhit<\/p>\n<p>Mrekullia m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb forcoi besimin e orthodhoks\u00ebve dhe b\u00ebri q\u00eb emri i saj t\u00eb d\u00ebgjohej me fam\u00eb dhe t\u00eb nderohej n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, \u00ebsht\u00eb kjo: Nj\u00eb prift me emrin Eftihi, i nxitur nga Satanai, n\u00eb vitet e Theodhosit t\u00eb Vog\u00ebl, m\u00eb 410 p. Kr, kryetar i herezis\u00eb, mb\u00ebshteste se Zoti yn\u00eb Iisu Krisht ka nj\u00eb natyr\u00eb, at\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Sh\u00ebn Flaviani p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e shkarkoi nga detyra, por ai p\u00ebrdorte eunuk\u00ebt e Mbret\u00ebris\u00eb si vegla dhe l\u00ebkundte paqen e kish\u00ebs me mosbesim. Kjo ndodhi derisa vdiq mbreti Theodhos. Kur mbret\u00ebronte Markiani bashk\u00eb me Pulherian, m\u00eb 451, u mblodh Sinodi Ekumenik IV n\u00eb Halkidon\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar \u00e7\u00ebshtjen. Erdh\u00ebn n\u00eb t\u00eb 630 episkop\u00eb.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb diskutimi t\u00eb madh teologjik, Sinodhi d\u00ebnoi Eftihin dhe pasuesin e tij Phisuhro, si dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb vazhdonin t\u00eb shikonin tek Krishti nj\u00eb natyr\u00eb dhe nj\u00eb veprim dhe jo dy natyra e dy veprime, hyjnoren dhe njer\u00ebzoren, t\u00eb kobinuara me nj\u00ebra tjetr\u00ebn. Heretik\u00ebt, me gjith\u00eb k\u00ebto, nuk besonin tek dogma orthodhokse e Sinodhit t\u00eb Shenjt\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Et\u00ebrit e shenjt\u00eb p\u00ebrdor\u00ebn nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t&#8217;i bindur. T\u00eb dy pal\u00ebt, orthodhoks\u00eb dhe heretik\u00eb, shkruan n\u00eb dy libra t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb se \u00e7far\u00eb besonin.<\/p>\n<p>Atje n\u00eb Halkidon\u00eb, si\u00e7 tham\u00eb, ishte kutia q\u00eb kishte trupin e Sh\u00ebn Efimis\u00eb. E hap\u00ebn me besim dhe respekt dhe i lan\u00eb mbi kraharor t\u00eb dy librat; orthodhoksin dhe heretikun. E vulos\u00ebn kutin\u00eb dhe pas disa dit\u00ebsh e hap\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri. Pan\u00eb nj\u00eb mrekulli t\u00eb habitshme dhe t\u00eb madhe. E gjet\u00ebn librin e heretik\u00ebve t\u00eb hedhur posht\u00eb k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb saj, nd\u00ebrsa librin e orthodhoks\u00ebve, q\u00eb kishte vendimin e Sinodhit t\u00eb Shenjt\u00eb, e mbante Sh\u00ebn Efimia n\u00eb prehrin e saj. Pas k\u00ebsaj mrekullie orthodhoks\u00ebt u g\u00ebzuan, u mb\u00ebshtet\u00ebn n\u00eb besim dhe lavd\u00ebruan Per\u00ebndin\u00eb q\u00eb b\u00ebn mrekulli t\u00eb tilla, p\u00ebr t&#8217;u korrigjuar shum\u00eb dhe t\u00eb futen n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Heretik\u00ebt u turp\u00ebruan.<\/p>\n<p>Kujtimi i saj kremtohet m\u00eb 11 korrik.<\/p>\n<p>Ikona e m\u00ebsip\u00ebrme \u00ebsht\u00eb e realizuar ashtu si\u00e7 iu shfaq Sh\u00ebn Efimia Jerond Paisit. Ja dhe historia:<\/p>\n<p>Ishte shfaqur nj\u00eb problem kishtar. Disa episkop\u00eb shkuan tek Jerondi e i k\u00ebrkuan ndihm\u00eb. Por, ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Jerondi sado q\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb ndihmonte, nuk mundej, se, si\u00e7 thoshte, ngado q\u00eb ta shikonte \u00e7\u00ebshtjen nuk ekzistonte nj\u00eb rrug\u00ebdalje shpirt\u00ebrore. K\u00ebshtu, vendosi t\u00eb lutej. Lutej, q\u00eb Per\u00ebndia t&#8217;i jepte zgjidhje problemit q\u00eb po p\u00ebrballonte Kisha jon\u00eb. I lutej ve\u00e7an\u00ebrisht Sh\u00ebn Efimis\u00eb dhe i thoshte:<\/p>\n<p>&#8211; &#8220;Sh\u00ebn Efimi, ti q\u00eb me &#8220;vendimin Ekumenik&#8221; at\u00ebher\u00eb zgjidhe problemin e madh t\u00eb Kish\u00ebs, nxirre s\u00ebrish At\u00eb nga ky qorrsokak.&#8221;<\/p>\n<p>Nj\u00eb m\u00ebngjes, papritur, d\u00ebgjon se dikush po i trokiste tek dera e jashtme. Jerondi nga brenda pyeti:<br \/>\n&#8211; Kush \u00ebsht\u00eb?<br \/>\nD\u00ebgjoi nj\u00eb z\u00eb gruaje q\u00eb i p\u00ebrgjigjet:<br \/>\n&#8211; Efimia jam, Jerond.<br \/>\n&#8211; Cila Efimi? &#8211; pyeti Jerondi<br \/>\nNuk mori p\u00ebrgjigje, por dera trokiti p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb dhe Jerondi pyeti p\u00ebrs\u00ebri:<br \/>\n&#8211; Kush \u00ebsht\u00eb?<br \/>\nP\u00ebrs\u00ebri u d\u00ebgjua i nj\u00ebjti z\u00eb t&#8217;i thot\u00eb:<br \/>\n&#8211; Efimia, Jerond.<\/p>\n<p>Trokiti p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb dhe Jerondi ndjeu se brenda n\u00eb qelin\u00eb ku ndodhej dikush hyri dhe kaloi korridorin. Shkoi tek dera e at\u00ebher\u00eb pa Sh\u00ebn Efimin\u00eb, e cila n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme kishte hyr\u00eb nga dera e mbyllur dhe n\u00eb at\u00eb \u00e7ast i lutej nj\u00eb ikone t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Sh\u00ebn Triadh\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn Jerondi e kishte varrur n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb der\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs, n\u00eb murin e korridorit.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, Jerondi i tha shenjtores p\u00ebr ta provuar:<br \/>\n&#8211; Thuaj: Lavdi Atit, dhe Birit, dhe Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Shenjtorja e pohoi qart\u00eb k\u00ebt\u00eb lutje dhe Jerondi menj\u00ebher\u00eb ra n\u00eb gjunj\u00eb t&#8217;i lutej.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, tregon Jerondi, q\u00ebndruan shum\u00eb koh\u00eb. Sesa, thot\u00eb ai, nuk mundi ta p\u00ebrcaktoj\u00eb, sepse p\u00ebr sa koh\u00eb diskutonin me Shenjtoren, kishte humbur sensin e koh\u00ebs. Shenjtorja i dha zgjidhjen q\u00eb priste Jerondi p\u00ebr t\u00eb tria \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb e preokuponin dhe p\u00ebr t\u00eb cilat ai lutej, dhe n\u00eb fund ai i tha:<br \/>\n&#8211; Dua t\u00eb m\u00eb thuash, se si e p\u00ebrballove martirizimin?<\/p>\n<p>Dhe shenjtorja iu p\u00ebrgjigj:<br \/>\n&#8211; Jerond, n\u00ebse do ta dija se \u00e7&#8217;m\u00eb priste n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme dhe n\u00eb bukurin\u00eb qiellore q\u00eb shijojn\u00eb shpirtrat pran\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, po t\u00eb them me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, do t\u00eb lutesha t\u00eb mos mbaronte kurr\u00eb ai martirizim, i cili nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb para atyre q\u00eb m&#8217;i dhuroi Hiri i Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jeta dhe martirizimi i Sh\u00ebn Efimis\u00eb (11 Korrik), e cila lindi n\u00eb Halkidon\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Dioklecianit, u tortura, u fut n\u00eb furr\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb dhe u vra nga nj\u00eb arush\u00eb n\u00eb vitin 303. Tregohet edhe mrekullia e konfirmimit t\u00eb vendimit t\u00eb Sinodit Ekumenik IV (451) dhe shfaqja e saj te Jerond Paisi.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"11 Korrik","numri":"7 (46)","viti":"1996","muaji":"Korrik","muaji_numer":"7","dita":"","faqet":"[7, 8]","fjale_kyce":"[\"Sh\u00ebn Efimia\", \"Halkidona\", \"Dioklecian\", \"martire\", \"Prisku\", \"Sinodi Ekumenik IV\", \"Eftihi\", \"herezi\", \"mrekulli\", \"Jerond Paisi\"]","permbledhje":"Jeta dhe martirizimi i Sh\u00ebn Efimis\u00eb (11 Korrik), e cila lindi n\u00eb Halkidon\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Dioklecianit, u tortura, u fut n\u00eb furr\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb dhe u vra nga nj\u00eb arush\u00eb n\u00eb vitin 303. Tregohet edhe mrekullia e konfirmimit t\u00eb vendimit t\u00eb Sinodit Ekumenik IV (451) dhe shfaqja e saj te Jerond Paisi.","autori":"","kategoria":"Hagjiografi","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9274],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[9923],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-83768","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-hagjiografi","ngjallja_viti-9923","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Sh\u00ebn Efimia - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efimia\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83768\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efimia\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efimia\/\",\"name\":\"Sh\u00ebn Efimia - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:17:41+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efimia\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efimia\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efimia\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sh\u00ebn Efimia\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sh\u00ebn Efimia - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efimia\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83768","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efimia\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efimia\/","name":"Sh\u00ebn Efimia - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:17:41+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efimia\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efimia\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-efimia\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sh\u00ebn Efimia"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83768","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83768"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83768"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83768"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83768"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83768"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}