{"id":83709,"date":"2026-06-01T02:16:38","date_gmt":"2026-06-01T00:16:38","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoret-e-vertete-ne-prapaskene-te-sakrilegjit-te-elbasanit-i-tremb-komunikata-e-shtypit\/"},"modified":"2026-06-01T02:16:38","modified_gmt":"2026-06-01T00:16:38","slug":"autoret-e-vertete-ne-prapaskene-te-sakrilegjit-te-elbasanit-i-tremb-komunikata-e-shtypit","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoret-e-vertete-ne-prapaskene-te-sakrilegjit-te-elbasanit-i-tremb-komunikata-e-shtypit\/","title":{"rendered":"Autor\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb prapasken\u00eb t\u00eb sakrilegjit t\u00eb Elbasanit i tremb Komunikata e Shtypit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb gazet\u00ebn tuaj t\u00eb dat\u00ebs 11 prill, \u00ebsht\u00eb botuar shkrimi i B. Matraxhiut &#8220;Rikthehet problemi Marku. &#8211; Metodat mafioze t\u00eb guerrilasve t\u00eb Janullatosit&#8221;. Duke shprehur indinjat\u00ebn e gjith\u00eb Komunitetit Orthodhoks t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ju kujtojm\u00eb sa m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>1. Matraxhiu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur ka sulmuar e ofenduar Komunitetin Orthodhoks megjith\u00ebse vet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i k\u00ebtij besimi. Komunikata e Shtypit p\u00ebr Nikolla Markun nuk \u00ebsht\u00eb trakt, si\u00e7 i p\u00eblqen ta quaj\u00eb, por nj\u00eb dokument i Zyr\u00ebs s\u00eb Shtypit t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i destinuar p\u00ebr besimtar\u00ebt. Ajo shtron qart\u00eb argumentat pse Marku nuk mund t\u00eb konsiderohet klerik dhe pse sh\u00ebrbesat e tij jan\u00eb nj\u00ebsoj si t\u00eb kryheshin nga nj\u00eb laik dhe t\u00eb pavlefshme. Si duket, at\u00eb dhe autor\u00ebt dhe financuesit e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb prapasken\u00eb t\u00eb sakrilegjit t\u00eb Elbasanit, i tremb ajo q\u00eb afirmohet n\u00eb Komunikat\u00ebn e Shtypit:<\/p>\n<p>\u00c7do veprim kishtar i kryer nga Nikolla Marku (pag\u00ebzim\/martes\u00eb, p\u00ebrshpirtje etj.) \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i pavlefsh\u00ebm dhe nuk njihet, e as ka p\u00ebr t&#8217;u njohur jo vet\u00ebm nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe nga asnj\u00eb Kish\u00eb Orthodhokse kanonike e bot\u00ebs.<\/p>\n<p>2. Si d\u00ebshmi &#8220;t\u00eb t\u00eb drejtave&#8221; pastorale t\u00eb Markut, Matraxhiu sjell nj\u00eb dokument (n\u00eb anglisht!) t\u00eb firmosur nga episkopi Petar, i dioqez\u00ebs s\u00eb Bitol\u00ebs t\u00eb &#8220;Kish\u00ebs Maqedonase&#8221; skizmatike. P\u00ebrve\u00e7 pavlefshm\u00ebris\u00eb sipas Kanoneve t\u00eb Shenjta t\u00eb k\u00ebsaj hirotonie, do t\u00eb donim t\u00eb theksonim, s\u00eb pari, se nuk dim\u00eb q\u00eb Elbasani t\u00eb jet\u00eb ndonj\u00eb lagje e Bitol\u00ebs Shkupit (\u00c7do t\u00eb thuhej sikur presidenti i Maqedonis\u00eb t\u00eb d\u00ebshiront\u00eb t\u00eb em\u00ebronte autoritetet lokale t\u00eb Elbasanit?). Dhe, s\u00eb dyti, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet qesharake t\u00eb d\u00ebgjosh deklaratat &#8220;patriotike&#8221; t\u00eb Markut, q\u00eb, mbasi d\u00ebshtoi t\u00eb hirotonisej n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb \u00e7do sh\u00ebrbes\u00eb fetare thot\u00eb emrin e nj\u00eb episkopi sllav nga ish Republika Jugosllave e Maqedonis\u00eb, nga i cili, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ceremoniale, deklaron se varet.<\/p>\n<p>3. P\u00ebr sa i p\u00ebrket legalitetit t\u00eb Markut, kujtojm\u00eb se parim themelor i Kish\u00ebs Orthodhokse \u00ebsht\u00eb se asnj\u00eb episkop nuk mund t\u00eb hirotonis\u00eb klerik\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kish\u00eb tjet\u00ebr, pa dijenin\u00eb e episkopit t\u00eb njohur kanonik t\u00eb asaj kishe. N\u00ebse nj\u00eb prift ose dhiak shkon p\u00ebr t\u00eb meshuar n\u00eb nj\u00eb episkopat\u00eb tjet\u00ebr, nga ajo n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar, duhet q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb leje nga episkopi lokal, ndryshe ndaj atij merren masa. P\u00ebr m\u00eb keq, duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb hirotonisur nga nj\u00eb episkop i &#8220;Kish\u00ebs Maqedonase&#8221; skizmatike, hirotonia e tij \u00ebsht\u00eb shum\u00ebfish e pavlefshme, sepse ajo Kish\u00eb nuk njihet absolutisht nga asnj\u00eb kish\u00eb orthodhokse.<\/p>\n<p>Matraxhiu, si njeri q\u00eb nuk ka asnj\u00eb lidhje me orthodhoksin\u00eb, b\u00ebn edhe ngat\u00ebresa t\u00eb q\u00ebllimshme me rregulla e rregullore (t\u00eb cilat nuk mundet th kuptoj\u00eb, sepse nuk mund t&#8217;i ndjej\u00eb), duke harruar se ato v\u00ebrtetojn\u00eb pik\u00ebrisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Ai i referohet nenit q\u00eb flet p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e klerik\u00ebve t\u00eb kish\u00ebs dhe injoron plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00ebn e vetos q\u00eb ka episkopi lokal, n\u00eb rastin konkret Kryepiskopi Anastas, i cili njihet si nga Qeveria Shqiptare, po ashtu dhe nga gjith\u00eb kishat e bot\u00ebs. Ndaj kujtojm\u00eb k\u00ebtu, se nuk i takon matraxhinjve as aprovimi i prift\u00ebrinjve, e aq m\u00eb pak t\u00eb episkop\u00ebve t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>4. P\u00ebrsa i p\u00ebrket &#8220;letr\u00ebs&#8221; s\u00eb At Spiro Velit, mjafton t\u00eb lexohet protesta e indinjuar e familjar\u00ebve t\u00eb tij ndaj k\u00ebsaj let\u00ebrsie pseudojuridike, si dhe t\u00eb kujtohet se ishte Kryepiskopi Anastas q\u00eb u ftua nga familja e t\u00eb ndjerit p\u00ebr t\u00eb kryer ceremonin\u00eb e tij t\u00eb p\u00ebrmortshme. Kush e ka njohur At Spiron, e di se ai i sh\u00ebrbeu me besnik\u00ebri, duke e ndihmuar e p\u00ebrkrahur publikisht Kryepiskopin. K\u00ebshtu, n\u00eb Kuvendin Kleriko-laik, Durr\u00ebs 1993, ai kish deklaruar se kishte njohur shum\u00eb Kryepiskop\u00eb, por asnj\u00eb q\u00eb t\u00eb kishte treguar aq dashuri, urt\u00ebsi e shpirt sakrifice sa Fortlumturia e Tij Anastasi. (Por, edhe sikur t\u00eb supozonim se letra do ishte n\u00eb origjinale, at\u00ebhere do f\u00eb shtrohej pyetja: Pse Kisha Rumune nuk e mori p\u00ebrsip\u00ebr hirotonin\u00eb e Markut?&#8230;).<\/p>\n<p>Duke kujtuar se Marku nuk i ka p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb manipulime t\u00eb tilla, n\u00eb letr\u00ebn e botuar v\u00ebrehet leht\u00eb gjuha krejt e ndryshme nga ajo e nj\u00eb kleriku me stazh aq t\u00eb gjat\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb shkruar, si dhe gabimet fetare trashanike, si p.sh., n\u00eb referimin ndaj Kanoneve t\u00eb Shenjta t\u00eb Apostujve (K\u00ebshtu, Kanoni 43, q\u00eb p\u00ebrmendet si fakt kund\u00ebr Kryepiskopit, flet&#8230; p\u00ebr klerik\u00ebt q\u00eb ulin liguren e tyre duke luajtur bixhoz e duke u dehur&#8230;) etj.<\/p>\n<p>5. Esht\u00eb e habitshme t\u00eb lexosh insinuatat politike t\u00eb artikullshkruesit. Si\u00e7 e ka deklaruar gjithmon\u00eb edhe Fortlumturia e Tij Anastasi, Komuniteti Orthodhoks nuk mb\u00ebshtet asnj\u00eb forc\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe nuk ngat\u00ebrrohet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet politik\u00eb, por mban q\u00ebndrim ve\u00e7 kur c\u00ebnohet e drejta themelore e ushtrimit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb besimit nga ana e besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb \u00e7do rast, jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb veprojn\u00eb sipas nd\u00ebrgjegjes, si qytetar\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm e t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb vendit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>6. Pavlefshm\u00ebrin\u00eb e veprimeve t\u00eb kryera e demonstron qart\u00eb edhe mesazhi i Patmosit i kryetar\u00ebve t\u00eb Kishave Orthodhokse (26 shtator 1995), ku theksohet me forc\u00eb: &#8220;\u00c7do eukaristi Hyjnore, e kryer n\u00ebn drejtimin ose n\u00eb drejtimin ose n\u00eb emrin Episkopit kanonik t\u00eb vendit, p\u00ebrb\u00ebn boshtin dhe kriterin e gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs&#8230;, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se, q\u00eb Eukaristia Hyjnore t\u00eb jet\u00eb e vlefshme dhe shp\u00ebtuese p\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit, duhet t\u00eb kryhet gjithmon\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Episkopit kanonik dhe me lejen e tij; kjo, sepse m\u00ebnyra e kryerjes s\u00eb saj, duhet t\u00eb p\u00ebrshtatet me natyr\u00ebn dhe karakterin e saj si ikon\u00eb e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe kuptimin final t\u00eb q\u00ebnieve&#8221;. Natyrisht deklarata \u00ebsht\u00eb firmosur edhe nga Patriku i Rumanis\u00eb, Fortlumturia e Tij Teoktisti, i cili njeh autoritetin e plot\u00eb t\u00eb Kryepiskopit Anastas, gj\u00eb q\u00eb u afirmua edhe gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Tij n\u00eb Rumani koh\u00ebt e fundit, i ftuar nga Patriku, p\u00ebr kremtimej me rastin e p\u00ebrvjetorit t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Rumune. Gjithashtu, t\u00eb dy Hierark\u00ebt kan\u00eb midis tyre nj\u00eb let\u00ebrk\u00ebmbim t\u00eb rregullt e v\u00ebllaz\u00ebror.<\/p>\n<p>Shpresojm\u00eb se gazeta juaj do ta marr\u00eb parasysh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe do ta botoj\u00eb at\u00eb n\u00eb faqet e saj.<\/p>\n<p>ZYRA E SHTYPIT E KOASH<br \/>\nTiran\u00eb, 20 prill 1996<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrgjigje e Zyr\u00ebs s\u00eb Shtypit t\u00eb KOASH ndaj nj\u00eb shkrimi n\u00eb gazet\u00ebn &#8216;Tribuna&#8217; p\u00ebr rastin e Nikolla Markut, duke argumentuar pavlefshm\u00ebrin\u00eb e hirotonis\u00eb s\u00eb tij dhe duke mbrojtur autoritetin e Kryepiskopit Anastas si i njohur nga gjith\u00eb kishat orthodhokse kanonike.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"P\u00ebrgjigje artikulli - Redaksis\u00eb s\u00eb gazet\u00ebs \"Tribuna\"","numri":"5 (44)","viti":"1996","muaji":"Maj","muaji_numer":"5","dita":"","faqet":"[10]","fjale_kyce":"[\"Tribuna\", \"Matraxhi\", \"Marku\", \"Elbasan\", \"KOASH\", \"Episkop\", \"kanun\", \"Kish\u00eb\", \"Maqedoni\", \"Bitola\", \"sakrileg\"]","permbledhje":"P\u00ebrgjigje e Zyr\u00ebs s\u00eb Shtypit t\u00eb KOASH ndaj nj\u00eb shkrimi n\u00eb gazet\u00ebn 'Tribuna' p\u00ebr rastin e Nikolla Markut, duke argumentuar pavlefshm\u00ebrin\u00eb e hirotonis\u00eb s\u00eb tij dhe duke mbrojtur autoritetin e Kryepiskopit Anastas si i njohur nga gjith\u00eb kishat orthodhokse kanonike.","autori":"Zyra e Shtypit e KOASH","kategoria":"P\u00ebrgjigje publike","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[10050],"ngjallja_autori":[9300],"ngjallja_viti":[9923],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-83709","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-pergjigje-publike","ngjallja_autori-zyra-e-shtypit-e-koash","ngjallja_viti-9923","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Autor\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb prapasken\u00eb t\u00eb sakrilegjit t\u00eb Elbasanit i tremb Komunikata e Shtypit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoret-e-vertete-ne-prapaskene-te-sakrilegjit-te-elbasanit-i-tremb-komunikata-e-shtypit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83709\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoret-e-vertete-ne-prapaskene-te-sakrilegjit-te-elbasanit-i-tremb-komunikata-e-shtypit\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoret-e-vertete-ne-prapaskene-te-sakrilegjit-te-elbasanit-i-tremb-komunikata-e-shtypit\/\",\"name\":\"Autor\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb prapasken\u00eb t\u00eb sakrilegjit t\u00eb Elbasanit i tremb Komunikata e Shtypit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:16:38+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoret-e-vertete-ne-prapaskene-te-sakrilegjit-te-elbasanit-i-tremb-komunikata-e-shtypit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoret-e-vertete-ne-prapaskene-te-sakrilegjit-te-elbasanit-i-tremb-komunikata-e-shtypit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoret-e-vertete-ne-prapaskene-te-sakrilegjit-te-elbasanit-i-tremb-komunikata-e-shtypit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Autor\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb prapasken\u00eb t\u00eb sakrilegjit t\u00eb Elbasanit i tremb Komunikata e Shtypit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Autor\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb prapasken\u00eb t\u00eb sakrilegjit t\u00eb Elbasanit i tremb Komunikata e Shtypit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoret-e-vertete-ne-prapaskene-te-sakrilegjit-te-elbasanit-i-tremb-komunikata-e-shtypit\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83709","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoret-e-vertete-ne-prapaskene-te-sakrilegjit-te-elbasanit-i-tremb-komunikata-e-shtypit\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoret-e-vertete-ne-prapaskene-te-sakrilegjit-te-elbasanit-i-tremb-komunikata-e-shtypit\/","name":"Autor\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb prapasken\u00eb t\u00eb sakrilegjit t\u00eb Elbasanit i tremb Komunikata e Shtypit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:16:38+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoret-e-vertete-ne-prapaskene-te-sakrilegjit-te-elbasanit-i-tremb-komunikata-e-shtypit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoret-e-vertete-ne-prapaskene-te-sakrilegjit-te-elbasanit-i-tremb-komunikata-e-shtypit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoret-e-vertete-ne-prapaskene-te-sakrilegjit-te-elbasanit-i-tremb-komunikata-e-shtypit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Autor\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb prapasken\u00eb t\u00eb sakrilegjit t\u00eb Elbasanit i tremb Komunikata e Shtypit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83709","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83709"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83709"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83709"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83709"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83709"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}