{"id":83703,"date":"2026-06-01T02:16:31","date_gmt":"2026-06-01T00:16:31","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/analipsi-njerezimi-ngjitet-me-krishtin\/"},"modified":"2026-06-01T02:16:31","modified_gmt":"2026-06-01T00:16:31","slug":"analipsi-njerezimi-ngjitet-me-krishtin","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/analipsi-njerezimi-ngjitet-me-krishtin\/","title":{"rendered":"Analipsi &#8211; Njer\u00ebzimi ngjitet me Krishtin"},"content":{"rendered":"<p>&#8220;Pastaj i nxori jasht\u00eb deri n\u00eb Vithani dhe si ngriti duart i bekoi. Dhe, nd\u00ebrsa po i bekonte, u nda prej tyre dhe u ngrit lart n\u00eb qiell. Dhe ata, pasi iu fal\u00ebn, u kthyen n\u00eb Jerusalem me g\u00ebzim t\u00eb madh. Dhe rrinin uazhdimisht n\u00eb tempull, duke lavd\u00ebruar dhe duke bekuar Per\u00ebndin\u00eb. Amin.&#8221; Luka 24:50-51<\/p>\n<p>Ngjitja e Krishtit n\u00eb qiell \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga mrekullit\u00eb e Tij t\u00eb m\u00ebdha. Ashtu sikurse Zoti Iisu Krisht erdhi n\u00eb tok\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sup\u00ebrnatyrore, ashtu Ai u largua n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb supernatyrore. P\u00ebrse Iisui u largua kur ai kishte shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebtu n\u00eb tok\u00eb? P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb historin\u00eb dhe premtimet e Ngjitjes.<\/p>\n<p>Iisui erdhi nga qielli si Biri i p\u00ebrjetsh\u00ebm i Atit, dhe kur u ngjit n\u00eb vendin e nderit dhe t\u00eb lavdis\u00eb n\u00eb krahun e djatht\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Biri i Per\u00ebndis\u00eb zbriti q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb prej nesh, dhe u ngjit p\u00ebr t\u00eb na dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb, q\u00eb ne t\u00eb ngjitemi me T\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet ngjitjes dhe kuror\u00ebzimit t\u00eb Krishtit e t\u00ebr\u00eb natyra njer\u00ebzore ka qen\u00eb ngritur lart n\u00eb krahun e djatht\u00eb t\u00eb Atit. Ngjitja \u00ebsht\u00eb prov\u00eb q\u00eb njeriu qe b\u00ebr\u00eb p\u00ebr qiellin e jo p\u00ebr varrin, p\u00ebr lavdi, jo p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>Kur Iisui u ngjit n\u00eb qiell, ai na la me dy premtime personale dhe shpres\u00ebdh\u00ebnie. S\u00eb pari, &#8220;Un\u00eb shkoj t\u00eb p\u00ebrgatis nj\u00eb vend p\u00ebr ju, q\u00eb aty ku jam un\u00eb t\u00eb jeni dhe ju.&#8221; Ngjitja gjithashtu, na jep sigurin\u00eb, q\u00eb ne kemi nj\u00eb Mik, jo vet\u00ebm n\u00eb tok\u00eb, por edhe n\u00eb qiell. Ai \u00ebsht\u00eb paraardh\u00ebsi yn\u00eb, i cili ka shkuar p\u00ebrpara p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur mb\u00ebrritjen ton\u00eb. T\u00eb vdes\u00ebsh, nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb dal\u00ebsh n\u00eb err\u00ebsir\u00eb; do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shkosh tek Ai. S\u00eb dyti, Iisu tha: &#8220;Un\u00eb jam gjithmon\u00eb me ju&#8221;. Krishti yn\u00eb i ngjitur \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsi yn\u00eb i madh n\u00eb qiell q\u00eb lutet p\u00ebr secilin prej nesh. Sh\u00ebn Joani i Shkall\u00ebs shkruan: &#8220;Lutja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjitje e vazhdueshme n\u00eb qiell&#8221;. Ashtu sikurse Krishti d\u00ebrgon posht\u00eb n\u00eb tok\u00eb ndihm\u00eb dhe frym\u00ebzim p\u00ebr ne, ne d\u00ebrgojm\u00eb lutjet tona dhe adhurimin ton\u00eb lart tek Ai n\u00eb qiell. Ardhja e Krishtit n\u00eb bot\u00eb sh\u00ebnon hapjen e qiellit. Ai zbriti posht\u00eb shkall\u00ebs nga qielli dhe q\u00eb at\u00ebher\u00eb qielli ka mbetur i hapur.<\/p>\n<p>Mesazhi i ngjitjes, gjithashtu p\u00ebrfshin lajm\u00ebrimin e kthimit t\u00eb Krishtit: &#8220;Ky Iisui, i cili \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb qiell nga mesi juaj, do t\u00eb kthehet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn e keni par\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb qiell&#8221; (Vep. 1:11). Iisui i ngjitur \u00ebsht\u00eb Zoti i s\u00eb ardhmes. Ai u largua n\u00eb njeri, Ai do t\u00eb vij\u00eb prap\u00eb si njeri. Ai u largua n\u00eb trupin e tij t\u00eb lavdish\u00ebm, Ai do t\u00eb kthehet n\u00eb trupin e tij t\u00eb lavdish\u00ebm. Ai u largua n\u00eb shikimin e njer\u00ebzve, Ai do t\u00eb kthehet n\u00eb shikimin e njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>N\u00eb Ngjitjen e tij, Krishti b\u00ebri gjith\u00e7ka p\u00ebr ne. Ai u ngjit n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb Atit p\u00ebr ne. Ai na k\u00ebrkon dhe lutet p\u00ebr ne. Ai ka shkaur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur nj\u00eb vend n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr ne. Ai ka hapur qiellin, me q\u00ebllim q\u00eb lutjet tona mund t\u00eb ngjiten tek Ai. Ai do t\u00eb vij\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb na marr\u00eb me vete, me q\u00ebllim q\u00eb ne t\u00eb jemi p\u00ebrgjithmon\u00eb me Zotin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Pamja e par\u00eb e ikon\u00ebs t\u00eb jep p\u00ebrshtypjen sikur nuk i korrespondon emrit t\u00eb saj. Vend m\u00eb i gjer\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb grupit q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga N\u00ebna e Zotit, engj\u00ebjt dhe apostujt. Figura kryesore, ngjitha e vet\u00eb Shp\u00ebtimtarit, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se personat e tjer\u00eb t\u00eb vizatuar. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pamje p\u00ebrfytyrojm\u00eb edhe kur lexojm\u00eb Ungjillin dhe Veprat e Apostujve. Vet\u00eb fakti i Ngjitjes \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebm me pak fjal\u00eb (Marku 16:19, Lluka 24:50-53). Veprat japin m\u00eb shum\u00eb detaje p\u00ebrshkrimi p\u00ebr Ngjitjen (Vep. e Ap. 1:6-12). Qendra nuk \u00ebsht\u00eb fakti i vet\u00eb Ngjalljes, por i dometh\u00ebnies q\u00eb ka ky fakt p\u00ebr Kish\u00ebn dhe bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Ngjitja e Zotit u b\u00eb n\u00eb Malin e Ullinjve. K\u00ebshtu, pra, n\u00eb ikon\u00eb shohim disa pem\u00eb ulliri midis shk\u00ebmbinjve. Vet\u00eb Shp\u00ebtimtari \u00ebsht\u00eb paraqitur duke u ngjitur n\u00eb lavdi n\u00eb nj\u00eb iron t\u00eb zbukuruar. Lavdia e Tij \u00ebsht\u00eb paraqitur, nga shum\u00eb rrath\u00eb koncentrik\u00eb t\u00eb ngjyrosur, simbol i qiejve. K\u00ebta rrath\u00eb mbahen nga engj\u00ebjt dhe jan\u00eb shprehja e madh\u00ebshtis\u00eb dhe e lavdis\u00eb s\u00eb Krishtit.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e p\u00ebrparme, me N\u00ebn\u00ebn e Zotit n\u00eb qend\u00ebr, ne shohim dy engj\u00ebj dhe dy grupe apostujsh. K\u00ebtu roli i engj\u00ebjve \u00ebsht\u00eb ndryshe; ata jan\u00eb mesazher\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb (k\u00ebmb\u00ebt e zbathura e tregojn\u00eb k\u00ebt\u00eb). Prania e N\u00ebn\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb Ngjitjen e Zotit nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb Ungjill, por \u00ebsht\u00eb afirmuar nga Tradita dhe vazhdon n\u00eb himnet e k\u00ebsaj t\u00eb kremteje. &#8220;G\u00ebzohu, Ti o N\u00ebn\u00eb e Krishtit, Per\u00ebndis\u00eb son\u00eb, duke par\u00eb ne apostujt Ngjitjen n\u00eb qiell dhe lavd\u00ebrojeni At\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb ikon\u00eb N\u00ebna e Zotit z\u00eb nj\u00eb vend shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ajo vendoset posht\u00eb Ngjitjes s\u00eb Shp\u00ebtimtarit dhe \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb aks i gjith\u00eb hartimit t\u00eb ikon\u00ebs. Ajo \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb lidhje midis bot\u00ebs njer\u00ebzore dhe Birit t\u00eb Saj. R\u00ebnd\u00ebsia e saj \u00ebsht\u00eb theksuar nga q\u00ebndrimi n\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ose mbi nj\u00eb stol. Duart e saj jan\u00eb n\u00eb pozicion lutjeje. Ajo \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsja jon\u00eb tek Per\u00ebndia. Grupi me N\u00ebn\u00ebn e Zotit paraqesin Kish\u00ebn ton\u00eb n\u00eb lavdin\u00eb e saj dhe jo vet\u00ebm njer\u00ebzit q\u00eb historikisht paraqiteshin n\u00eb Ngjitjen n\u00eb Qiell. Kjo tregohet qart\u00eb nga prania e apostull Pavlit, i cili historikisht nuk duhej t\u00eb kishte qen\u00eb atje, sepse ai akona nuk qe i krishter\u00eb, gjithashtu dhe nga p\u00ebrcaktimi i pozicionit t\u00eb N\u00ebn\u00ebs s\u00eb Zotit. Ajo q\u00eb kishte mbajtur Per\u00ebndin\u00eb n\u00eb veten e saj dhe ishte b\u00ebr\u00eb tempull i trup\u00ebzimit t\u00eb Fjal\u00ebs, \u00ebsht\u00eb personifikimi i Kish\u00ebs-Trupit t\u00eb Krishtit. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja, pse ajo \u00ebsht\u00eb vendosur menj\u00ebher\u00eb posht\u00eb ngjitjes s\u00eb Krishtit me duart e ngritura lart. Ajo \u00ebsht\u00eb e lidhur me t\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet lutjeve p\u00ebr bot\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb ikon\u00eb ne shohim Krishtin duke i bekuar ata me dor\u00ebn e djatht\u00eb dhe duke mbajtur n\u00eb t\u00eb majt\u00ebn Ungjillin ose nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb, simbol i nj\u00eb m\u00ebsuesi apo i nj\u00eb predikuesi. Bekimi nuk nd\u00ebrpritet me Ngjitjen e Tij. Ai mbetet burimi i bekimit dhe i dituris\u00eb, duke komunikuar me Kish\u00ebn, me Shpirtin e Shenjt\u00eb. Lidhja e ngusht\u00eb midis Kish\u00ebs dhe Krishtit shprehet n\u00eb ikon\u00eb nga e gjith\u00eb struktura e hartimit, lidhur s\u00eb bashku n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb grupin n\u00eb tok\u00eb me plot\u00ebsimin e tij n\u00eb qiell. L\u00ebvizjet e grupit drejtuar Shp\u00ebtimtarit dhe veprimi i tij i bekimit, shprehin marr\u00ebdh\u00ebniet e brendshme dhe jet\u00ebn e zakonshme t\u00eb Kok\u00ebs me trupin. T\u00eb dyja pjes\u00ebt e ikon\u00ebs; e sip\u00ebrmja dhe e poshtmja, tok\u00ebsorja dhe qiellorja, lidhin nj\u00ebra tjetr\u00ebn pa e humbur kuptimin e tyre.<\/p>\n<p>Dy engj\u00ebjt q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb prapa N\u00ebn\u00ebs s\u00eb Zotit dhe drejtuar kundrejt Shp\u00ebtimtarit, shpallin tek apostujt, q\u00eb Krishti i ngritur do t\u00eb vij\u00eb p\u00ebrs\u00ebri me lavdi &#8220;n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ju shihni at\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb qiell (Vep 1-11). K\u00ebshtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, ikona e Ngjitjes \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb ikon\u00eb profetike, duke treguar Ardhjen e Dyt\u00eb t\u00eb Krishtit n\u00eb lavdi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Refleksion teologjik mbi t\u00eb kremten e Analipsit (Ngjitjes s\u00eb Krishtit n\u00eb qiell), e shoq\u00ebruar nga p\u00ebrshkrim i ikon\u00ebs s\u00eb ngjitjes, ku Krishti bekon, N\u00ebna e Zotit p\u00ebrfaq\u00ebson Kish\u00ebn, dhe engj\u00ebjt njoftojn\u00eb ardhjen e dyt\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"5 (44)","viti":"1996","muaji":"Maj","muaji_numer":"5","dita":"","faqet":"[7]","fjale_kyce":"[\"Analipsi\", \"Ngjitja\", \"Krishti\", \"qielli\", \"Atin\", \"ikona\", \"Mali i Ullinjve\", \"Vithani\", \"apostujt\"]","permbledhje":"Refleksion teologjik mbi t\u00eb kremten e Analipsit (Ngjitjes s\u00eb Krishtit n\u00eb qiell), e shoq\u00ebruar nga p\u00ebrshkrim i ikon\u00ebs s\u00eb ngjitjes, ku Krishti bekon, N\u00ebna e Zotit p\u00ebrfaq\u00ebson Kish\u00ebn, dhe engj\u00ebjt njoftojn\u00eb ardhjen e dyt\u00eb.","autori":"","kategoria":"Teologji","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9237],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[9923],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-83703","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-teologji","ngjallja_viti-9923","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Analipsi - Njer\u00ebzimi ngjitet me Krishtin - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/analipsi-njerezimi-ngjitet-me-krishtin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83703\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/analipsi-njerezimi-ngjitet-me-krishtin\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/analipsi-njerezimi-ngjitet-me-krishtin\/\",\"name\":\"Analipsi - Njer\u00ebzimi ngjitet me Krishtin - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:16:31+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/analipsi-njerezimi-ngjitet-me-krishtin\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/analipsi-njerezimi-ngjitet-me-krishtin\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/analipsi-njerezimi-ngjitet-me-krishtin\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Analipsi &#8211; Njer\u00ebzimi ngjitet me Krishtin\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Analipsi - Njer\u00ebzimi ngjitet me Krishtin - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/analipsi-njerezimi-ngjitet-me-krishtin\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83703","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/analipsi-njerezimi-ngjitet-me-krishtin\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/analipsi-njerezimi-ngjitet-me-krishtin\/","name":"Analipsi - Njer\u00ebzimi ngjitet me Krishtin - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:16:31+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/analipsi-njerezimi-ngjitet-me-krishtin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/analipsi-njerezimi-ngjitet-me-krishtin\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/analipsi-njerezimi-ngjitet-me-krishtin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Analipsi &#8211; Njer\u00ebzimi ngjitet me Krishtin"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83703","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83703"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83703"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83703"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83703"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83703"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}