{"id":83650,"date":"2026-06-01T02:15:35","date_gmt":"2026-06-01T00:15:35","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-kthimi-yne-ne-parajse\/"},"modified":"2026-06-01T02:15:35","modified_gmt":"2026-06-01T00:15:35","slug":"kreshma-kthimi-yne-ne-parajse","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-kthimi-yne-ne-parajse\/","title":{"rendered":"Kreshma: Kthimi yn\u00eb n\u00eb Parajs\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kreshma: Kthimi yn\u00eb n\u00eb Parajs\u00eb<br \/>\nAt Luka Veronis<\/p>\n<p>T\u00eb diel\u00ebn p\u00ebrpara Kreshm\u00ebs s\u00eb Madhe, Kisha kujton d\u00ebbimin e Adhamit dhe Ev\u00ebs nga Parajsa. Tema e t\u00eb qenit t\u00eb d\u00ebbuar nga Parajsa \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie thelb\u00ebsore p\u00ebr t&#8217;u kuptuar nga \u00e7do besimtar, sepse k\u00ebshtu ne mund t\u00eb kuptojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb se si mund t\u00eb kthehemi n\u00eb Parajs\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim, kur Per\u00ebndia krijoi bot\u00ebn, d\u00ebshiroi q\u00eb Eva dhe Adhami dhe gjith\u00eb njer\u00ebzimi i ardhsh\u00ebm t\u00eb jetonin n\u00eb paqe e harmoni me Per\u00ebndin\u00eb, p\u00ebrjet\u00eb n\u00eb Parajs\u00eb. Ai u dha njer\u00ebzve t\u00eb par\u00eb t\u00eb gjitha gj\u00ebrat e bukura t\u00eb natyr\u00ebs duke mbushur jet\u00ebn e tyre me g\u00ebzim e dashuri. Porosia e tij e vetme ishte se ata nuk duhej t\u00eb hanin nga Pema e njohuris\u00eb s\u00eb t\u00eb mir\u00ebs dhe s\u00eb keqes. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, Per\u00ebndia u k\u00ebrkoi Adhamit dhe Ev\u00ebs t\u00eb mbanin kreshm\u00eb dhe t\u00eb jetonin nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb disiplinuar. Kjo jet\u00eb e disiplinuar do t&#8217;i m\u00ebsonte njeriut si t\u00eb p\u00ebrmbante t\u00eb gjitha pasionet e tij dhe t\u00eb jetonte nj\u00eb jet\u00eb bindjeje p\u00ebr lavdi t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, Adhami dhe Eva d\u00ebshtuan. Ata u mashtruan nga satanai dhe u fut\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gabuar nga krenaria e tyre. Ata nuk m\u00ebsuan t\u00eb disiplinonin veten. Ata refuzuan kreshm\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb dhe, duke ngr\u00ebn\u00eb nga fruti, u d\u00ebbuan nga Parajsa.<\/p>\n<p>K\u00ebtu ne dallojm\u00eb nj\u00eb lidhje thelb\u00ebsore me periudh\u00ebn e Kreshm\u00ebs s\u00eb Madhe q\u00eb kemi filluar. Periudha e Kreshm\u00ebs son\u00eb 40-ditore konsiderohet nga Kisha si udh\u00ebtimi i kthimit n\u00eb Parajs\u00eb. Megjith\u00ebse Krishti hapi der\u00ebn e Parajs\u00ebs me vdekjen dhe Ngjarjen e Tij, ende shum\u00eb besimtar\u00eb mbeten jasht\u00eb dyerve t\u00eb saj p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebkateve n\u00eb jet\u00ebn e tyre. Ne u kemi lejuar veseve tona t\u00eb k\u00ebqija, d\u00ebshirave tona m\u00ebkatare dhe pasioneve tona m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb kontrollojn\u00eb dhe t\u00eb drejtojn\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. N\u00eb vend q\u00eb veset, pasionet, d\u00ebshirat t\u00eb kontrolloheshin nga Krishti, ka ndodhur e kund\u00ebrta. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb Kisha ka cakuar nj\u00eb periudh\u00ebn e Kreshm\u00ebs.<\/p>\n<p>Ne th\u00ebrritemi q\u00eb t\u00eb dalim me sukses aty ku d\u00ebshtoi Adhami dhe Eva. Ngaq\u00eb nuk mund\u00ebn t\u00eb mbajn\u00eb Kreshm\u00eb, ata u nxor\u00ebn jasht\u00eb nga Parajsa. Nd\u00ebrsa ne p\u00ebrpiqemi t\u00eb kreshmojm\u00eb, p\u00ebrpiqemi t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb disiplin\u00ebn n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, me shpres\u00ebn se ne mund t\u00eb kthehemi n\u00eb Parajs\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb aty p\u00ebrjet\u00eb. S\u00eb bashku me m\u00ebsimin e vet\u00ebdisiplinimit ka edhe shum\u00eb arsye t\u00eb tjera q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb Kreshm\u00ebn t\u00eb nevojshme. Ajo na kujton nevoj\u00ebn e vart\u00ebsis\u00eb son\u00eb nga Per\u00ebndia. Vini re, se Kreshma e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrfshin uri dhe d\u00ebrrmim fizik. Kur trupat tona jan\u00eb t\u00eb dob\u00ebta dhe t\u00eb lodhura ne kujtohemi se jemi t\u00eb vdeksh\u00ebm dhe k\u00ebshtu b\u00ebhemi m\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t&#8217;u kthyer te Per\u00ebndia.<\/p>\n<p>Nj\u00eb arsye tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb kreshmuar \u00ebsht\u00eb krijimi i nj\u00eb atmosfere t\u00eb till\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Per\u00ebndia do t\u00eb na ndri\u00e7oj\u00eb. Gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb periudhat e kreshm\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb \u00e7astet kur njer\u00ebzit besimtar\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb jan\u00eb ndri\u00e7uar nga Per\u00ebndia. P\u00ebr shembull, Moisiut iu dha ligji i Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ishte duke kreshmuar p\u00ebr dyzet dit\u00eb n\u00eb malin e Sinait. Ilias iu dha drejtimi i Per\u00ebndis\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb kreshm\u00ebs s\u00eb tij. Apostulli i shenjt\u00eb Petri kur ishte duke kreshmuar pa vegim, i cili i dha Kish\u00ebs s\u00eb hershme nj\u00eb drejtim t\u00eb ri (Vep. 10). Shum\u00eb shenjtor\u00eb d\u00ebgjuan Per\u00ebndin\u00eb t&#8217;u flas\u00eb kur ishin n\u00eb kreshm\u00eb. Sh\u00ebn Agustini thot\u00eb: \u201cA do q\u00eb lutja jote t\u00eb fluturoj\u00eb drejt Per\u00ebndis\u00eb? Jepi dy krah\u00eb &#8211; kreshm\u00ebn dhe l\u00ebmosh\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebto tre pika na e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qart\u00eb se kreshma nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka negative (d\u00ebnim personal), por di\u00e7ka pozitive q\u00eb na \u00e7on m\u00eb af\u00ebr Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb Praktikimi i nj\u00eb kreshme t\u00ebr\u00ebsore &#8211; jo vet\u00ebm nga ushqimet, por ve\u00e7an\u00ebrisht nga m\u00ebkatet tona &#8211; ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi par\u00ebsore. Le t\u00eb mos p\u00ebrqendrohemi n\u00eb dyzet dit\u00eb pa mish dhe bulmet, por le t&#8217;i kushtojm\u00eb v\u00ebmendjen ton\u00eb dyzet dit\u00ebve pa thashetheme, pa m\u00ebri, pa urrejtje dhe pa m\u00ebkate. Ashtu si\u00e7 na e p\u00ebrshkruan nj\u00eb himn i bukur i Kish\u00ebs: \u201cKreshma d\u00ebbim i \u00e7do t\u00eb lige, kontroll i gjuh\u00ebs, p\u00ebrmbajtje nga inati, largim nga d\u00ebshirat, shpifje, mashtrimi dhe betimi i rrem\u00eb. N\u00ebse k\u00ebto i hedhim posht\u00eb at\u00ebher\u00eb kreshma jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe e pranueshme nga Per\u00ebndia\u201d.<\/p>\n<p>Kreshma e v\u00ebrtet\u00eb n\u00ebnkupton gjithashtu edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr &#8211; intesifikimin e lutjes n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Gjat\u00eb kreshm\u00ebs le t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Kish\u00eb m\u00eb shpesh p\u00ebr sh\u00ebrbesat e dit\u00ebve t\u00eb jav\u00ebs. Le t\u00eb shtojm\u00eb koh\u00ebn e lutjeve tona personale n\u00eb sht\u00ebpi. Le t\u00eb fillojm\u00eb leximin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb Bibl\u00ebs (gjat\u00eb kreshm\u00ebs Kisha p\u00ebrq\u00ebndrohet n\u00eb librat e Gjenez\u00ebs, Proverbat dhe Isaia). Le t\u00eb rr\u00ebfehemi te nj\u00eb at shpirt\u00ebror dhe le t\u00eb kungohemi shpesh. Le t\u00eb p\u00ebrpiqemi q\u00eb njohuria jon\u00eb p\u00ebr besimin t\u00eb rritet dhe angazhimi yn\u00eb n\u00eb praktikimin e besimit n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb i madh!<\/p>\n<p>Le t\u00eb kombinojm\u00eb gjithashtu dh\u00ebnien e l\u00ebmosh\u00ebs me kreshm\u00ebn. Profeti Isaia na thot\u00eb se kreshm\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb ushqesh t\u00eb varf\u00ebrit, t\u00eb kujdesesh p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt, t\u00eb ndihmosh nevojtar\u00ebt. Dashuria konkrete, dashuria me vepra duhet t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb pjes\u00eb e kreshm\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb! Kreshma duhet t\u00eb na b\u00ebj\u00eb m\u00eb p\u00ebrd\u00ebllyes p\u00ebr nevojtar\u00ebt. Kur ndjejm\u00eb uri nga ushqimet duhet t\u00eb mendojm\u00eb njer\u00ebzit e varf\u00ebr q\u00eb jan\u00eb vazhdimisht t\u00eb uritur. Kur nuk ham\u00eb nj\u00eb gjell\u00eb t\u00eb caktuar, le t&#8217;i kursejm\u00eb ato para dhe t&#8217;ua japim t\u00eb varf\u00ebrve. Kreshma jon\u00eb le t\u00eb na bashkoj\u00eb me t\u00eb varf\u00ebrit dhe n\u00ebp\u00ebrmjet kreshm\u00ebs son\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ndihmojm\u00eb afrimin e tyre te Per\u00ebndia.<\/p>\n<p>Mbani mend se jemi n\u00eb udh\u00ebtimin e kthimit n\u00eb parajs\u00eb dhe kreshma \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet q\u00eb na ndihmon t\u00eb arrijm\u00eb atje. N\u00ebse praktikojm\u00eb kreshm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, at\u00ebher\u00eb kreshma do t\u00eb jet\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb krah q\u00eb t\u00eb na lart\u00ebsoj\u00eb n\u00eb qiell. Zoti na ndihmoft\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, n\u00eb udh\u00ebtimin ton\u00eb kreshmor!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00ebsim teologjik i At Luka Veronisit mbi kuptimin e Kreshm\u00ebs s\u00eb Madhe si udh\u00ebtimi i kthimit n\u00eb Parajs\u00eb. Adami dhe Eva d\u00ebshtuan n\u00eb kreshm\u00ebn e par\u00eb; ne thirrm t\u00eb dalim me sukses aty ku ata d\u00ebshtuan. Kreshma e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrfshin disiplinim, lutje, l\u00ebmosh\u00eb dhe luft\u00eb kund\u00ebr m\u00ebkateve, jo vet\u00ebm abstenim nga mishi dhe bulmeti.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"3 (42\/1)","viti":"1996","muaji":"Mars","muaji_numer":"3","dita":"","faqet":"[10]","fjale_kyce":"[\"Kreshma\", \"Adami\", \"Eva\", \"Parajsa\", \"disiplin\u00eb\", \"Moisiu\", \"Sinai\", \"Petri\", \"l\u00ebmosh\u00eb\", \"Isaia\", \"kthim\", \"m\u00ebkat\"]","permbledhje":"M\u00ebsim teologjik i At Luka Veronisit mbi kuptimin e Kreshm\u00ebs s\u00eb Madhe si udh\u00ebtimi i kthimit n\u00eb Parajs\u00eb. Adami dhe Eva d\u00ebshtuan n\u00eb kreshm\u00ebn e par\u00eb; ne thirrm t\u00eb dalim me sukses aty ku ata d\u00ebshtuan. Kreshma e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrfshin disiplinim, lutje, l\u00ebmosh\u00eb dhe luft\u00eb kund\u00ebr m\u00ebkateve, jo vet\u00ebm abstenim nga mishi dhe bulmeti.","autori":"At Luka Veronis","kategoria":"Teologji \/ Kreshm\u00eb","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[10004],"ngjallja_autori":[9688],"ngjallja_viti":[9923],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-83650","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-teologji-kreshme","ngjallja_autori-at-luka-veronis","ngjallja_viti-9923"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kreshma: Kthimi yn\u00eb n\u00eb Parajs\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-kthimi-yne-ne-parajse\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83650\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-kthimi-yne-ne-parajse\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-kthimi-yne-ne-parajse\/\",\"name\":\"Kreshma: Kthimi yn\u00eb n\u00eb Parajs\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:15:35+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-kthimi-yne-ne-parajse\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-kthimi-yne-ne-parajse\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-kthimi-yne-ne-parajse\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kreshma: Kthimi yn\u00eb n\u00eb Parajs\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kreshma: Kthimi yn\u00eb n\u00eb Parajs\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-kthimi-yne-ne-parajse\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83650","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-kthimi-yne-ne-parajse\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-kthimi-yne-ne-parajse\/","name":"Kreshma: Kthimi yn\u00eb n\u00eb Parajs\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:15:35+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-kthimi-yne-ne-parajse\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-kthimi-yne-ne-parajse\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kreshma-kthimi-yne-ne-parajse\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kreshma: Kthimi yn\u00eb n\u00eb Parajs\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83650","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83650"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83650"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83650"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83650"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83650"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}