{"id":83631,"date":"2026-06-01T02:15:14","date_gmt":"2026-06-01T00:15:14","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendim-ekuivok-i-qeverise-rimbyllen-18-objekte-kulti-orthodhoks\/"},"modified":"2026-06-01T02:15:14","modified_gmt":"2026-06-01T00:15:14","slug":"vendim-ekuivok-i-qeverise-rimbyllen-18-objekte-kulti-orthodhoks","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendim-ekuivok-i-qeverise-rimbyllen-18-objekte-kulti-orthodhoks\/","title":{"rendered":"Vendim ekuivok i qeveris\u00eb: Rimbyllen 18 objekte kulti orthodhoks"},"content":{"rendered":"<p>Vendim ekuivok i qeveris\u00eb: Rimbyllen 18 objekte kulti orthodhoks<\/p>\n<p>\u201cVendimi godet pothuaj ekskluzivisht Komunitetin Orthodhoks\u201d<\/p>\n<p>Z. Aleksand\u00ebr Meksi<br \/>\nKryetar i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave<br \/>\nDt. 21\/2\/1996<\/p>\n<p>Z. Kryeminist\u00ebr,<\/p>\n<p>Mor\u00ebm vendimin tuaj dt. 8.1.1996 mbi \u201cNdalimin e mbledhjeve politike dhe ceremonive fetare n\u00eb mjediset e monumenteve t\u00eb kultur\u00ebs, muzeumeve dhe bibliotekave.\u201d<\/p>\n<p>Vendimi i marr\u00eb nga ana juaj, me propozimin e Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sporteve, na duket i padrejt\u00eb p\u00ebr k\u00ebto arsye:<\/p>\n<p>1. \u00cbsht\u00eb marr\u00eb duke u injoruar plot\u00ebsisht mendimi i komuniteteve fetare.<\/p>\n<p>2. Vendimi godet pothuaj ekskluzivisht Komunitetin Orthodhoks, t\u00eb cilit i mbyllen 18 kisha e manastire (Komunitetit Katolik nj\u00eb kish\u00eb dhe Komunitetit Myslyman dy xhami).<\/p>\n<p>3. Sipas k\u00ebtij vendimi, n\u00eb Kish\u00ebn e Burimit Jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, q\u00eb funksionon si Kisha kryesore orthodhokse e Kor\u00e7\u00ebs, sot dhe Muzeu Mesjetar, s&#8217;duhet t\u00eb b\u00ebhen sh\u00ebrbesa.<\/p>\n<p>4. Kish\u00ebn e Lindjes s\u00eb Sh\u00ebn Maris\u00eb n\u00eb Ardenic\u00eb Komuniteti Orthodhoks ka 4 vjet q\u00eb e ka marr\u00eb dhe kryer sh\u00ebrbesa n\u00eb t\u00eb dhe ka k\u00ebrkuar vazhdimisht p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb gjith\u00eb Manastirin. Kthimi i k\u00ebtij Manastiri dhe Ligji p\u00ebr pronat e Kish\u00ebs iu njoftuan Kryepiskopit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Imzot Anastasit nga Presidenti i Republik\u00ebs, z. Sali Berisha dit\u00ebn e Krishtlindjes, kurse ju k\u00ebrkoni ta mbyllni dhe t\u00eb b\u00ebhen sh\u00ebrbesat vet\u00ebm kur t\u00eb na lejoj\u00eb Instituti i Monumenteve t\u00eb Kultur\u00ebs!<\/p>\n<p>5. Kishat e Manastirit t\u00eb Ardenic\u00ebs, Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs, Voskopoj\u00eb, Sh\u00ebn Joan Prodhromit, Voskopoj\u00eb, Sh\u00ebn Joanit, Boboshtic\u00eb, Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs, Shelcan etj., jan\u00eb Kisha t\u00eb hapura, ku b\u00ebhen sh\u00ebrbesa e frekuentohen p\u00ebrdit\u00eb nga besimtar\u00ebt. \u00c7&#8217;do t\u00eb ndodhte po t\u00eb mbylleshin k\u00ebto kisha p\u00ebrs\u00ebri? Sipas k\u00ebtij vendimi besimtar\u00ebve do t&#8217;u duhej t\u00eb shkonin t\u00eb merrnin leje n\u00eb Drejtorin\u00eb e Monumenteve t\u00eb Kultur\u00ebs edhe p\u00ebr t\u00eb ndezur nj\u00eb qiri. Ato q\u00eb kemi fituar deri tani po na i merrni p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>Ne mendojm\u00eb, z. Kryeminist\u00ebr, se at\u00eb q\u00eb i vodhi Kish\u00ebs regjimi komunist, demokracia duhet q\u00eb t&#8217;ja kthej\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se duhet t\u00eb mir\u00ebmbajm\u00eb k\u00ebto perla t\u00eb orthodhoksis\u00eb, q\u00eb tregojn\u00eb kultur\u00ebn e kombit, t&#8217;i mir\u00ebmbajm\u00eb e t&#8217;i ruajm\u00eb s\u00eb bashku, edhe shteti, edhe kisha, por jo t&#8217;i mbajm\u00eb t\u00eb mbyllura dhe t\u00eb shkat\u00ebrrohen, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjer m\u00eb sot. Nj\u00eb sht\u00ebpi, kur nuk banohet, \u00ebsht\u00eb e destinuar t\u00eb shkat\u00ebrrohet. K\u00ebshtu dhe ato Kisha q\u00eb jan\u00eb t\u00eb mbyllura pikojn\u00eb dhe po u bien afresket dhe nuk kujdeset njeri.<\/p>\n<p>Urojm\u00eb q\u00eb Zoti t&#8217;ju ndri\u00e7oj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb zgjidhur k\u00ebt\u00eb problem kaq shqet\u00ebsues p\u00ebr besimtar\u00ebt e Komunitetit Orthodhoks, me urt\u00ebsi, mir\u00ebsi dhe dashurin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr K\u00ebshillin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb KOASH<br \/>\nMe respekt<br \/>\nP\u00ebrfaq\u00ebsuesi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Arqieratik<br \/>\nProtopresviter Jani Trebicka<\/p>\n<p>&#8212;<\/p>\n<p>REPUBLIKA E SHQIP\u00cbRIS\u00cb<br \/>\nK\u00ebshilli i Ministrave<br \/>\nVENDIM<br \/>\nNr. 33 dat\u00eb 8.1.1996<\/p>\n<p>P\u00cbR<\/p>\n<p>Ndalimin e mbledhjeve politike dhe ceremonive fetare n\u00eb mjediset e monumenteve t\u00eb kultur\u00ebs, muzeve e bibliotekave<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ruhen vlerat e ve\u00e7anta, ana funksionale dhe profilizimi i monumenteve e qendrave monumente kulture, me propozimin e Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, t\u00eb Rinis\u00eb dhe Sporteve, K\u00ebshilli i Ministrave<\/p>\n<p>VENDOSI:<\/p>\n<p>1. T\u00eb ndalohet kryerja e veprimtarive fetare n\u00eb qendrat e shpallura monumente kulture, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb objekte kulti.<\/p>\n<p>2. N\u00eb muzet\u00eb, bibliotekat dhe monumentet e kultur\u00ebs ndalohet kryerja e veprimtarive t\u00eb partive politike me karakter propagandistik dhe e riteve fetare.<\/p>\n<p>3. N\u00eb objektet e kultit, q\u00eb jan\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe monument kulture, sipas list\u00ebs q\u00eb i bashk\u00ebngjitet k\u00ebtij vendimi, ritet fetare kryhen vet\u00ebm n\u00eb dit\u00ebt e p\u00ebrcaktuara n\u00eb kalendar\u00ebt fetar\u00eb, sipas marr\u00ebveshjes dhe kontrat\u00ebs s\u00eb lidhur me Institutin e Monumenteve t\u00eb Kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky vendim hyn n\u00eb fuqi menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>KRYETARI I K\u00cbSHILLIT T\u00cb MINISTRAVE<br \/>\nALEKSAND\u00cbR MEKSI<\/p>\n<p>Lista e objekteve t\u00eb kultit t\u00eb shpallura monumente kulture n\u00eb t\u00eb cilat ritet fetare do t\u00eb kryhen n\u00eb p\u00ebrputhje me akt-marr\u00ebveshjen e lidhur n\u00eb Institutin e Monumenteve t\u00eb Kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>1. Kisha e Sh\u00ebn Triadh\u00ebs, Berat<br \/>\n2. Kisha e Sh\u00ebn Todrit, Berat<br \/>\n3. Kisha e Vllahern\u00ebs, Berat<br \/>\n4. Katedralja e Sh\u00ebn Maris\u00eb (sot Muzeu Onufri), Berat<br \/>\n5. Kisha e Sh\u00ebn Maris\u00eb dhe Manastiri i Ardenic\u00ebs, Lushnje<br \/>\n6. Kisha e Sh\u00ebn Maris\u00eb n\u00eb qytetin antik t\u00eb Pojanit, Fier<br \/>\n7. Kisha e Sh\u00ebn e Premtes n\u00eb Valsh, Elbasan<br \/>\n8. Kisha e Sh\u00ebn Kollit n\u00eb Shelcan, Elbasan<br \/>\n9. Kisha e Sh\u00ebn Kollit, Voskopoj\u00eb, Kor\u00e7\u00eb<br \/>\n10. Kisha e Sh\u00ebn Jovanit, Boboshtic\u00eb, Kor\u00e7\u00eb<br \/>\n11. Kisha e Ristozit, Mborje, Kor\u00e7\u00eb<br \/>\n12. Kisha e Maligradit n\u00eb liqenin e Presp\u00ebs, Kor\u00e7\u00eb<br \/>\n13. Kisha e Sh\u00ebn Pjetrit Vithkuq, Kor\u00e7\u00eb<br \/>\n14. Kisha e Sh\u00ebn Prodhromit, Voskopoj\u00eb, Kor\u00e7\u00eb<br \/>\n15. Kisha e Labov\u00ebs s\u00eb Kryqit, Gjirokast\u00ebr<br \/>\n16. Kisha e Kakomes\u00eb, Sarand\u00eb<br \/>\n17. Kisha e Krorezit, Sarand\u00eb<br \/>\n18. Kisha e Mesopotamit, Sarand\u00eb<br \/>\n19. Xhamia e Mirahorit, Kor\u00e7\u00eb<br \/>\n20. Xhamia e Plumbit, Shkod\u00ebr<br \/>\n21. Kisha e Sh\u00ebn Stefanit, Shkod\u00ebr<\/p>\n<p>&#8212;<\/p>\n<p>Nga ankesa e besimtar\u00ebve kor\u00e7ar\u00eb<\/p>\n<p>Zoti Kryeminist\u00ebr<\/p>\n<p>&#8230;Ishte nj\u00eb g\u00ebzim e lumturi, p\u00ebr Kish\u00ebn ton\u00eb dhe gjith\u00eb besimtar\u00ebt kur Presidenti bot\u00ebrisht me rastin e Krishtlindjeve i premton e i jep pronat Kish\u00ebs son\u00eb, gjat\u00eb bash\u00ebbisedimit t\u00eb ngroht\u00eb q\u00eb pati me Kryepiskopin, Hir\u00ebsin\u00eb e tij Anastas.<\/p>\n<p>Fill pas k\u00ebtij sihariqi t\u00eb madh, i dt. 25.12.1995, mblidhet K\u00ebshilli i Ministrave i drejtuar nga ju me Vendim Nr. 33 Dt. 08.01.96, merr vendime aq absurde e t\u00eb nxituara, q\u00eb mjaft objekte t\u00eb Kish\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb dhe perlat dhe krenaria e Orthodhoksis\u00eb, t\u00eb mos na jepen, me pretekt se jan\u00eb monumente kulture e ruhen nga Shteti.<\/p>\n<p>Ato objekte t\u00eb vendimit tuaj t\u00eb padrejt\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkoni akoma t\u00eb na i mbani, gjat\u00eb shekujve u ruajt\u00ebn, u zbukuruan, me nj\u00eb dashuri e patriotiz\u00ebm t\u00eb pashoq, nga besimtar\u00ebt, duke jua transmetuar dor\u00eb m\u00eb dor\u00eb brezave, pa asnj\u00eb m\u00eb t\u00eb voglin shkat\u00ebrrim e vjedhje. Ato jan\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb e kultur\u00ebs s\u00eb popullit dhe dyert e tyre n\u00eb \u00e7do koh\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb hapura, p\u00ebr besimtar\u00ebt, turist\u00ebt e huaj, n\u00ebn nj\u00eb administrim klerikal e qeveritar t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto 4 vjet t\u00eb tranzicionit dhe qeverisjes, k\u00ebto objekte q\u00eb ju keni marr\u00eb vendim t\u00eb mos na i ktheni, kan\u00eb p\u00ebsuar degradimin, amortizimin, shkat\u00ebrrimin, vjedhjen m\u00eb tragjike n\u00eb historin\u00eb e tyre shum\u00ebshekullore. Ne jemi n\u00eb gjendje me fakte, t&#8217;ju japim me dhjetra raste t\u00eb vjedhjes, shkat\u00ebrrimit e pap\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb karshi k\u00ebtyre objekteve.<\/p>\n<p>Ne mendojm\u00eb se duhet t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb dialog kompetent\u00ebsh, midis jush ose instancave tuaja q\u00eb merren me k\u00ebto probleme me udh\u00ebheqjen e komunitetit fetar orthodhoks n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>K\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb ky vendim t\u00eb anullohet, k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb bashk\u00ebbisedohet me komisione kompetente dy pal\u00ebshe dhe t\u00eb merren vendime demokratike t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p>Me respekt,<br \/>\nKryesia e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale Kor\u00e7\u00eb<br \/>\nLidhja e Gruas Orthodhokse<br \/>\nLidhja e Rinis\u00eb Orthodhokse<br \/>\nLidhja e Intelektual\u00ebve Orthodhoks\u00eb<br \/>\nBesimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb t\u00eb Dhioqez\u00ebs<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Let\u00ebr proteste e P\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Arqieratik Protopresviter Jani Trebicka drejtuar Kryeministrit Aleksand\u00ebr Meksi p\u00ebr Vendimin Nr. 33 dat\u00eb 8.1.1996 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, i cili ndalon ceremonit\u00eb fetare n\u00eb 18 kisha e manastire orthodhokse t\u00eb shpallura monumente kulture. Faqja p\u00ebrfshin gjithashtu tekstin e plot\u00eb t\u00eb vendimit qeveritar me list\u00ebn e 21 objekteve, si dhe ankes\u00ebn e besimtar\u00ebve t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"\u201cVendimi godet pothuaj ekskluzivisht Komunitetin Orthodhoks\u201d","numri":"3 (42\/1)","viti":"1996","muaji":"Mars","muaji_numer":"3","dita":"","faqet":"[1, 3]","fjale_kyce":"[\"Vendim 33\", \"K\u00ebshilli i Ministrave\", \"Aleksand\u00ebr Meksi\", \"monumente kulture\", \"Ardenic\u00eb\", \"Voskopoj\u00eb\", \"Boboshtic\u00eb\", \"Shelcan\", \"Kor\u00e7\u00eb\", \"Sali Berisha\", \"Anastasi\", \"Jani Trebicka\", \"18 objekte\", \"mbyllj\u00eb kishash\"]","permbledhje":"Let\u00ebr proteste e P\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Arqieratik Protopresviter Jani Trebicka drejtuar Kryeministrit Aleksand\u00ebr Meksi p\u00ebr Vendimin Nr. 33 dat\u00eb 8.1.1996 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, i cili ndalon ceremonit\u00eb fetare n\u00eb 18 kisha e manastire orthodhokse t\u00eb shpallura monumente kulture. Faqja p\u00ebrfshin gjithashtu tekstin e plot\u00eb t\u00eb vendimit qeveritar me list\u00ebn e 21 objekteve, si dhe ankes\u00ebn e besimtar\u00ebve t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs.","autori":"Protopresviter Jani Trebicka (P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Arqieratik); Kryesia e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale Kor\u00e7\u00eb, Lidhja e Gruas, Lidhja e Rinis\u00eb, Lidhja e Intelektual\u00ebve, Besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb t\u00eb Dhioqez\u00ebs","kategoria":"Aktualitet \/ Kish\u00eb-Shtet \/ Dokument zyrtar","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9987],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[9923],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-83631","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-aktualitet-kishe-shtet-dokument-zyrtar","ngjallja_viti-9923"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Vendim ekuivok i qeveris\u00eb: Rimbyllen 18 objekte kulti orthodhoks - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendim-ekuivok-i-qeverise-rimbyllen-18-objekte-kulti-orthodhoks\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83631\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendim-ekuivok-i-qeverise-rimbyllen-18-objekte-kulti-orthodhoks\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendim-ekuivok-i-qeverise-rimbyllen-18-objekte-kulti-orthodhoks\/\",\"name\":\"Vendim ekuivok i qeveris\u00eb: Rimbyllen 18 objekte kulti orthodhoks - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:15:14+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendim-ekuivok-i-qeverise-rimbyllen-18-objekte-kulti-orthodhoks\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendim-ekuivok-i-qeverise-rimbyllen-18-objekte-kulti-orthodhoks\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendim-ekuivok-i-qeverise-rimbyllen-18-objekte-kulti-orthodhoks\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Vendim ekuivok i qeveris\u00eb: Rimbyllen 18 objekte kulti orthodhoks\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Vendim ekuivok i qeveris\u00eb: Rimbyllen 18 objekte kulti orthodhoks - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendim-ekuivok-i-qeverise-rimbyllen-18-objekte-kulti-orthodhoks\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83631","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendim-ekuivok-i-qeverise-rimbyllen-18-objekte-kulti-orthodhoks\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendim-ekuivok-i-qeverise-rimbyllen-18-objekte-kulti-orthodhoks\/","name":"Vendim ekuivok i qeveris\u00eb: Rimbyllen 18 objekte kulti orthodhoks - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:15:14+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendim-ekuivok-i-qeverise-rimbyllen-18-objekte-kulti-orthodhoks\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendim-ekuivok-i-qeverise-rimbyllen-18-objekte-kulti-orthodhoks\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendim-ekuivok-i-qeverise-rimbyllen-18-objekte-kulti-orthodhoks\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Vendim ekuivok i qeveris\u00eb: Rimbyllen 18 objekte kulti orthodhoks"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83631","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83631"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83631"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83631"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83631"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83631"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}