{"id":83585,"date":"2026-06-01T02:14:24","date_gmt":"2026-06-01T00:14:24","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/plaget-e-krishtit-me-shume-rrodhen-gjak-ne-shqiperi-nderim-at-kostandin-lluka-koles\/"},"modified":"2026-06-01T02:14:24","modified_gmt":"2026-06-01T00:14:24","slug":"plaget-e-krishtit-me-shume-rrodhen-gjak-ne-shqiperi-nderim-at-kostandin-lluka-koles","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/plaget-e-krishtit-me-shume-rrodhen-gjak-ne-shqiperi-nderim-at-kostandin-lluka-koles\/","title":{"rendered":"Plag\u00ebt e Krishtit m\u00eb shum\u00eb rrodh\u00ebn gjak n\u00eb Shqip\u00ebri &#8211; Nderim At Kostandin Lluka Kol\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Plag\u00ebt e Krishtit m\u00eb shum\u00eb rrodh\u00ebn gjak n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n<p>Kur diktatura mbylli brutalisht tempujt e fes\u00eb shum\u00eb misionar\u00eb t\u00eb saj u burgos\u00ebn, u pushkatuan, me akuza prej Kaini.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa tempujt e fes\u00eb diktatura paturp\u00ebrisht i ktheu n\u00eb salla kinemash apo depo drithi, misionar\u00ebt e fes\u00eb i b\u00ebri pun\u00ebtor\u00eb fermash, i varf\u00ebroi, i konsideroi armiq.<\/p>\n<p>&#8220;Feja s&#8217;\u00ebsht\u00eb n\u00eb kart\u00eb shkruar, por brenda n\u00eb krah\u00ebruar&#8221;, u tha koleg\u00ebve t\u00eb vet k\u00ebto vargje t\u00eb Naimit t\u00eb madh prifti Sotir Moni, kur nj\u00eb nga t\u00eb policis\u00eb dha urdh\u00ebr t\u00eb rruheshin e t\u00eb qetheshin. Q\u00eb t&#8217;u p\u00ebrgjysmohej autoriteti. Q\u00eb t\u00eb \u00e7&#8217;shenjt\u00ebroheshin. Q\u00eb t\u00eb binin viktima si Samsoni.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb sfiduar diktatur\u00ebn dhe ateizmin, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb ishte prift dhe asgj\u00eb tjet\u00ebr, At Kostandin Lluka Kola refuzoi t\u00eb heq\u00eb leshrat dhe mjekrr\u00ebn, i mbajti ato si nj\u00eb tufan mistik rreth e rrotull fytyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Si? A ishte e mundur? Prifti Kostandin Lluka Kola mori an\u00ebn e t\u00eb persekutuarve ekstrem\u00eb, ai b\u00ebri nj\u00eb gjest t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm, unikal n\u00eb t\u00ebr\u00eb vendin: u vet\u00ebburgos. Nuk doli m\u00eb nga sht\u00ebpia. Dhe mbeti prift. Me besim t\u00eb patundur tek Zoti dhe e ardhmja q\u00eb Ai do t\u00eb sillte.<\/p>\n<p>Sy zhbirues me but\u00ebsi, ball\u00eb krenar, fytyr\u00eb e skalitur n\u00eb dru t\u00eb shenjt\u00eb plot rudha si brazda. Sepse fshatar ishte Kostandin Kola, nga nj\u00eb familje e mesme e Kam\u00e7ishtit t\u00eb Lushnj\u00ebs. U lind m\u00eb 1888. Babai i tij pretendonte p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kultur\u00eb, e zbriti n\u00eb qytet. Dhe djalin e madh e \u00e7oi t\u00eb shkollohej n\u00eb Manastir. T\u00eb b\u00ebhej m\u00ebsues. Dhe aty nga fillimet e shekullit XX n\u00eb Vanaj t\u00eb Fierit dhe n\u00eb Karavasta ishte Kostandini q\u00eb hapi shkollat e para shqipe. Mbase si fetar do t&#8217;u sh\u00ebrbente m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzve. Do t\u00eb besohej. Do t\u00eb besohej dhe m\u00eb shum\u00eb. Me ndihm\u00ebn e dhespotit t\u00eb Beratit shkon n\u00eb Stamboll dhe Athin\u00eb, ku studioi letrat e shenjta t\u00eb orthodhoksis\u00eb. Dhe k\u00ebshtu shugurohet prift. Dhe k\u00ebrkon t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. Edhe pse tani ka kultur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe flet turqishten dhe greqishten, serbishten dhe rumanishten. Ka par\u00eb kishat e Sofies, Bukureshtit e deri n\u00eb Kiev.<\/p>\n<p>U kthye t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si prift n\u00eb Gori\u00e7aj t\u00eb Lushnj\u00ebs. Pas ofertave q\u00eb i b\u00ebn\u00eb kishat e Fierit, Durr\u00ebsit, Kavaj\u00ebs, ai preferoi at\u00eb t\u00eb Lushnj\u00ebs, ku sh\u00ebrbeu deri n\u00eb vitin djall 1967. Sh\u00ebrbesat i b\u00ebnte n\u00eb shqip, sipas librave t\u00eb p\u00ebrkthyera nga Noli. Dit\u00ebn e Ujit t\u00eb Bekuar shkonte sht\u00ebpi m\u00eb sht\u00ebpi me at\u00eb kov\u00ebn e argjendt\u00eb e me nj\u00eb deg\u00eb borziloku sp\u00ebrkaste n\u00eb ball\u00eb edhe mysliman\u00ebt.<\/p>\n<p>Shum\u00eb nga miqt\u00eb e tij ishin t\u00eb feve t\u00eb tjera. Vinin nga fshatrat e tjer\u00eb fukarenjt\u00eb dhe i k\u00ebrkonin At Kostandinit t\u00eb mir\u00eb para p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb lop\u00eb apo thjesht p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb jav\u00ebn me buk\u00eb. Dhe ai u gjendej, dhe e digjte fletoren me emrat e borxhlinjve, q\u00eb shpesh i vinin n\u00eb sht\u00ebpi edhe p\u00ebr t\u00eb thyer urin\u00eb.<\/p>\n<p>Mesh\u00eb merrnin dhe mysliman\u00ebt. Me kamillaf t\u00eb zi dhe mjek\u00ebrr t\u00eb bardh\u00eb, me kryq argjendi n\u00eb qaf\u00eb, kapelen karakteristike, i ngadalt\u00eb, trupmbushur, q\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb rrug\u00eb b\u00ebnte: sht\u00ebpi-kish\u00eb, kish\u00eb-sht\u00ebpi. Akoma dhe sot e mbajn\u00eb mend z\u00ebrin e tij melodioz, sikur t\u00eb vinte nga kubet\u00eb e qiellit, dhe bisedat e urta ku p\u00ebrmendte shpesh Solomonin.<\/p>\n<p>Aq mir\u00eb ishte i intonuar n\u00eb psallme, saq\u00eb gjithmon\u00eb shp\u00ebrndante qet\u00ebsi hyjnore.<\/p>\n<p>Dhe me qet\u00ebsi kund\u00ebrshtoi prishjen e tempujve t\u00eb fes\u00eb. &#8220;Mosni, tha, se do t\u00eb duhen!&#8221; Dor\u00ebzoi \u00e7el\u00ebsat e Sh\u00ebn e Premtes dhe i preku e dinjitoz u mbyll p\u00ebrjet\u00eb brenda mureve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, u mb\u00ebrthye te kryqi i revolt\u00ebs pasive.<\/p>\n<p>&#8220;Revolucioni prishi kishat e xhamit\u00eb. Fukarall\u00ebk &#8211; maskarall\u00ebk!&#8221;, r\u00ebnkoi. Dhe k\u00ebto dy fjal\u00eb i hodhi n\u00eb ditar.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia e tij fshehurazi u b\u00eb nj\u00eb kish\u00eb e vog\u00ebl ai vazhdonte t\u00eb ishte prift ilegal n\u00eb vendin e vet\u00ebm ateist t\u00eb bot\u00ebs. Besimtar\u00ebt i vinin, kungime b\u00ebheshin, ikonat ruheshin. Librat e fes\u00eb, Dhiata shqip, Kristoforidhi gjendeshin aty. Dhe kur u ndaluan qirinjt\u00eb, p\u00ebrdorte fitila me vaj ulliri.<\/p>\n<p>Merrej edhe me kopshtin e tij. Mbillte e \u00e7apiste vet\u00eb. Para buke b\u00ebnte kryq dhe gjithmon\u00eb lutej para gjumit. Nipit q\u00eb studionte n\u00eb Shkoll\u00ebn e Arteve i m\u00ebsonte: &#8220;Ati yn\u00eb q\u00eb je n\u00eb qiell!&#8221; N\u00ebse hynte dikush n\u00eb burg, aty n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij linin amanetet apo sendet e shtrenjta familjar\u00ebt. Vinte dhe e vizitonte myftiu i Lushnj\u00ebs apo muzikanti i madh F. Filipeu, apo prifti i burgosur shoku i Migjenit, I. Banushi etj. E atij s&#8217;guxonte t&#8217;i afrohej ndonj\u00eb pushtetar, aq autoritar ishte, por familjar\u00ebve u sugjeronin q\u00eb t&#8217;i thoshin Kostandinit ta hiqte at\u00eb mjek\u00ebr. S&#8217;ka m\u00eb prift\u00ebrinj tek ne (?!)<\/p>\n<p>&#8211; S&#8217;ka gj\u00eb, &#8211; p\u00ebrgjigjej me qet\u00ebsi olimpike At Kostandini. &#8211; U pa puna ime tani!<\/p>\n<p>Vet\u00ebm kaq. Po \u00e7&#8217;donte t\u00eb thoshte me k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb Ezopi? &#8220;U pa puna ime tani, s&#8217;ndryshoj dot?&#8221;, apo &#8220;lufta ime e heshtur s&#8217;mbaron, un\u00eb k\u00ebshtu do t\u00eb rri, dhe i vdekur n\u00ebn dhe, mjek\u00ebrosh si bir i Zotit!&#8221;<\/p>\n<p>Aty nga viti 1972 verbohet. Librat e tij ku ishte dhe Gorki tani ndjehen t\u00eb braktisur. K\u00ebshtu ai e braktisi komplet realitetin, preferoi err\u00ebsir\u00ebn shplodh\u00ebse e mistike. Dy vjet m\u00eb von\u00eb i vdes e shoqja. Me duart e dridhura i ledhatonte trupin e ftohur. Dhe ashtu i verb\u00ebr ia b\u00ebri t\u00eb gjitha sh\u00ebrbesat fetare si nj\u00eb prift i lir\u00eb.<\/p>\n<p>Po ndiente vdekjen e vet. Porositi q\u00eb t&#8217;i jepnin me vete p\u00ebr n\u00eb varr nj\u00eb ikon\u00eb t\u00eb Iisu Krishtit, Kryqin dhe Librat e Shenjt\u00eb. Dhe ashtu u b\u00eb. Librat e Shenjta ia vun\u00eb sip\u00ebr trupit.<\/p>\n<p>Edhe pse ishte viti 1976, kur diktatura ishte n\u00eb kulmin e marr\u00ebzis\u00eb dhe t\u00eb krimit, funerali i priftit Kostandin Lluka Kola ishte i madh, me njer\u00ebz t\u00eb t\u00eb gjitha besimeve dhe atyre q\u00eb s&#8217;besonin. Asgj\u00eb s&#8217;u lexua p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb lamtumir\u00ebn, ve\u00e7 u tha: &#8211; &#8220;I paharruar qoft\u00eb kujtimi i tij&#8221;. Mbi dheun e varrit s&#8217;u ngul kryqi, por kryqi ishte n\u00ebn dhe, bashk\u00eb me t\u00eb. Dhe pritej ringjallja e t\u00eb dyve.<\/p>\n<p>&#8220;Martir t\u00eb kish\u00ebs shqiptare&#8221;, do e quanin tani n\u00ebp\u00ebr ceremonit\u00eb e hapjes s\u00eb tempujve t\u00eb fes\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse Krishti s&#8217;ishte shqiptar, plag\u00ebt e tij t\u00eb p\u00ebrgjakura m\u00eb shum\u00eb se kudo kulluan n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe jo vet\u00ebm t\u00eb Krishtit.<\/p>\n<p>Visar Zhiti<\/p>\n<p>Sh\u00ebnim: P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar At Kostandin Lluka Kol\u00ebn, m\u00eb 10 janar u krye nj\u00eb Liturgji Hyjnore, ku mor\u00ebn pjes\u00eb klerik\u00eb t\u00eb rrethit t\u00eb Lushnj\u00ebs dhe Protopresviter At Jani Trebicka, P\u00ebrfaq\u00ebsues i p\u00ebrgjithsh\u00ebm Hieratik i KOASH.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Portret prej Visar Zhitit i priftit Kostandin Lluka Kola (1888-1976) nga Lushnja, q\u00eb sfidoi diktatur\u00ebn komuniste duke mos hequr mjekr\u00ebn dhe duke u vet\u00ebburgosur n\u00eb sht\u00ebpi, ku vazhdoi misionin fetar ilegalisht deri n\u00eb fund. Ishte m\u00ebsues, hap\u00ebs i shkollave shqipe dhe sh\u00ebrbeu si prift n\u00eb Gori\u00e7aj.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"1 (40)","viti":"1996","muaji":"Janar","muaji_numer":"1","dita":"10","faqet":"[9]","fjale_kyce":"[\"At Kostandin Lluka Kola\", \"Lushnj\u00eb\", \"diktatura\", \"persekutim\", \"martir\", \"Visar Zhiti\", \"Kam\u00e7isht\", \"Vanaj\", \"Karavasta\", \"vet\u00ebburgim\", \"kish\u00eb ilegale\"]","permbledhje":"Portret prej Visar Zhitit i priftit Kostandin Lluka Kola (1888-1976) nga Lushnja, q\u00eb sfidoi diktatur\u00ebn komuniste duke mos hequr mjekr\u00ebn dhe duke u vet\u00ebburgosur n\u00eb sht\u00ebpi, ku vazhdoi misionin fetar ilegalisht deri n\u00eb fund. Ishte m\u00ebsues, hap\u00ebs i shkollave shqipe dhe sh\u00ebrbeu si prift n\u00eb Gori\u00e7aj.","autori":"Visar Zhiti","kategoria":"Portret \/ P\u00ebrkujtim","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9946],"ngjallja_autori":[9947],"ngjallja_viti":[9923],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-83585","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-portret-perkujtim","ngjallja_autori-visar-zhiti","ngjallja_viti-9923","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Plag\u00ebt e Krishtit m\u00eb shum\u00eb rrodh\u00ebn gjak n\u00eb Shqip\u00ebri - Nderim At Kostandin Lluka Kol\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/plaget-e-krishtit-me-shume-rrodhen-gjak-ne-shqiperi-nderim-at-kostandin-lluka-koles\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83585\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/plaget-e-krishtit-me-shume-rrodhen-gjak-ne-shqiperi-nderim-at-kostandin-lluka-koles\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/plaget-e-krishtit-me-shume-rrodhen-gjak-ne-shqiperi-nderim-at-kostandin-lluka-koles\/\",\"name\":\"Plag\u00ebt e Krishtit m\u00eb shum\u00eb rrodh\u00ebn gjak n\u00eb Shqip\u00ebri - Nderim At Kostandin Lluka Kol\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:14:24+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/plaget-e-krishtit-me-shume-rrodhen-gjak-ne-shqiperi-nderim-at-kostandin-lluka-koles\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/plaget-e-krishtit-me-shume-rrodhen-gjak-ne-shqiperi-nderim-at-kostandin-lluka-koles\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/plaget-e-krishtit-me-shume-rrodhen-gjak-ne-shqiperi-nderim-at-kostandin-lluka-koles\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Plag\u00ebt e Krishtit m\u00eb shum\u00eb rrodh\u00ebn gjak n\u00eb Shqip\u00ebri &#8211; Nderim At Kostandin Lluka Kol\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Plag\u00ebt e Krishtit m\u00eb shum\u00eb rrodh\u00ebn gjak n\u00eb Shqip\u00ebri - Nderim At Kostandin Lluka Kol\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/plaget-e-krishtit-me-shume-rrodhen-gjak-ne-shqiperi-nderim-at-kostandin-lluka-koles\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83585","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/plaget-e-krishtit-me-shume-rrodhen-gjak-ne-shqiperi-nderim-at-kostandin-lluka-koles\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/plaget-e-krishtit-me-shume-rrodhen-gjak-ne-shqiperi-nderim-at-kostandin-lluka-koles\/","name":"Plag\u00ebt e Krishtit m\u00eb shum\u00eb rrodh\u00ebn gjak n\u00eb Shqip\u00ebri - Nderim At Kostandin Lluka Kol\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:14:24+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/plaget-e-krishtit-me-shume-rrodhen-gjak-ne-shqiperi-nderim-at-kostandin-lluka-koles\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/plaget-e-krishtit-me-shume-rrodhen-gjak-ne-shqiperi-nderim-at-kostandin-lluka-koles\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/plaget-e-krishtit-me-shume-rrodhen-gjak-ne-shqiperi-nderim-at-kostandin-lluka-koles\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Plag\u00ebt e Krishtit m\u00eb shum\u00eb rrodh\u00ebn gjak n\u00eb Shqip\u00ebri &#8211; Nderim At Kostandin Lluka Kol\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83585","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83585"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83585"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83585"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83585"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83585"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}