{"id":83545,"date":"2026-06-01T02:13:41","date_gmt":"2026-06-01T00:13:41","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/piktoret-korcare-kostandin-dhe-athanas-zografi\/"},"modified":"2026-06-01T02:13:41","modified_gmt":"2026-06-01T00:13:41","slug":"piktoret-korcare-kostandin-dhe-athanas-zografi","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/piktoret-korcare-kostandin-dhe-athanas-zografi\/","title":{"rendered":"Piktor\u00ebt kor\u00e7ar\u00eb Kostandin dhe Athanas Zografi"},"content":{"rendered":"<p>Nga kishat &#8211; monumente t\u00eb vendit del se v\u00ebllez\u00ebrit kor\u00e7ar\u00eb Kostandin dhe Athanas Zografi (Vako), kan\u00eb pasur nj\u00eb veprimtari artistike m\u00eb t\u00eb madhe nga gjith\u00eb piktor\u00ebt e tjer\u00eb mesjetar\u00eb shqiptar\u00eb. Ata kan\u00eb pikturuar katedralen e vjet\u00ebr t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs me emrin &#8220;Burimi jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebs&#8221; (m\u00eb 1720), Kish\u00ebn e Lindjes s\u00eb Sh\u00ebn Maris\u00eb n\u00eb manastirin e Ardenic\u00ebs (m\u00eb 20 shkurt 1744), Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Thanasit n\u00eb Voskopoj\u00eb (m\u00eb 2 tetor 1744), hajatin e Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Thanasit n\u00eb Voskopoj\u00eb (m\u00eb 28 qershor 1745), Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Kozmait dhe Damjanit, q\u00eb sh\u00ebrbente si qimit\u00ebr i manastirit t\u00eb Sh\u00ebn Petrit n\u00eb Vithkuq (m\u00eb 18 maj 1750), hajatin e Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Kollit n\u00eb Voskopoj\u00eb (m\u00eb 28 gusht 1750), Kish\u00ebn e 12 apostujve n\u00eb Voskopoj\u00eb (m\u00eb 20 tetor 1752), e cila \u00ebsht\u00eb djegur, ikonat e m\u00ebdha e t\u00eb vogla t\u00eb ikonostasit n\u00eb kish\u00ebn katedrale t\u00eb vjet\u00ebr &#8220;Burimi jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebs&#8221; n\u00eb Kor\u00e7\u00eb (m\u00eb 1753), n\u00eb Skitin Lavriot t\u00eb Sh\u00ebn An\u00ebs n\u00eb malin Athos, Greqi (m\u00eb 1755), duke punuar vazhdimisht dy vjet, skitin sllav Bogorodica ose Bllagovica (m\u00eb 1757), Kish\u00ebn e manastirit t\u00eb Sh\u00ebn Pjetrit n\u00eb Vithkuq (m\u00eb 1764), manastirin e Filotheut n\u00eb malin Athos (Greqi) (m\u00eb 1765), ikon\u00ebn e Tre Hierark\u00ebve n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb Vithkuq (m\u00eb 27 mars 1767), ikonat e Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Kollit n\u00eb katundin Vanaj t\u00eb Myzeqes\u00eb (vet\u00ebm Kostandini), m\u00eb 19 gusht 1781. Gjithashtu Kostandini, pa Athanasin, por me t\u00eb birin e tij Terpon, kan\u00eb pikturuar kish\u00ebn e Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb Libofsh\u00eb t\u00eb Myzeqes\u00eb (m\u00eb 6 mars 1782), dhe prap\u00eb n\u00eb malin Athos kan\u00eb pikturuar Kish\u00ebn e manastirit Krisopotam (m\u00eb 1783), Kish\u00ebn e Anargjir\u00ebve, po n\u00eb Voskopoj\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shembur.<\/p>\n<p>Data 1720 e pikturimit t\u00eb kish\u00ebs katedrale t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs \u00ebsht\u00eb e dyshimt\u00eb, mbasi \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb mbishkrimi t\u00eb nj\u00eb &#8220;kohe m\u00eb t\u00eb von\u00eb&#8221; dhe p\u00ebr disa arsye t\u00eb tjera. Data e fillimit t\u00eb veprimtaris\u00eb artistike t\u00eb piktor\u00ebve do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb dat\u00eb tjet\u00ebr, shum\u00eb m\u00eb e von\u00eb. Nga mbishkrimet e mbledhura, data e par\u00eb \u00ebsht\u00eb viti 1744. Megjithk\u00ebt\u00eb, edhe duke marr\u00eb vitin 1744 si dat\u00eb t\u00eb fillimit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb piktor\u00ebve v\u00ebllez\u00ebr kor\u00e7ar\u00eb, veprimtaria e Kostandin dhe Athanas Zografit mbetet m\u00eb e madhe se e \u00e7do piktori tjet\u00ebr mesjetar shqiptar.<\/p>\n<p>Nga datat e pikturuara q\u00eb rezultojn\u00eb nga literatura e q\u00eb kemi p\u00ebrmendur m\u00eb sip\u00ebr, del se piktor\u00ebt v\u00ebllez\u00ebr kan\u00eb shkuar tri her\u00eb n\u00eb Greqi. Her\u00ebn e par\u00eb prej 1755-1757, her\u00ebn e dyt\u00eb prej 1765-1766 dhe p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb m\u00eb 1783, mbas s\u00eb cil\u00ebs dat\u00eb nuk del se p\u00ebrmenden m\u00eb k\u00ebrrkund. Gjat\u00eb viteve kur kan\u00eb punuar n\u00eb malin Athos nuk konstatohen punime t\u00eb tyre n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Viti dhe vendi ku kan\u00eb vdekur Kostandin dhe Athanas Zografi deri m\u00eb sot nuk dihen. Ka shum\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit kor\u00e7ar\u00eb t\u00eb ken\u00eb vdekur jasht\u00eb atdheut, n\u00eb ndonj\u00eb nga manastiret e malit Athos, ku edhe kan\u00eb ushtruar veprimtarin\u00eb gjat\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb jet\u00ebs. Esht\u00eb interesant fakti q\u00eb koh\u00ebt e fundit t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre, m\u00eb 1782, Kostandini punon bashk\u00eb me djalin e tij Terpon n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb Libofsh\u00eb dhe jo m\u00eb me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb Athanasin. Me sa duket Athanasi gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe do t\u00eb ket\u00eb mbetur n\u00eb malin Athos, duke ushtruar veprimtarin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Piktor\u00ebt tan\u00eb Kostandin dhe Athanas Zografi veprimtarin\u00eb e tyre artistike e kan\u00eb derdhur n\u00eb godina t\u00eb m\u00ebdha e madh\u00ebshtore t\u00eb stilit bazilikal prej tre nefesh, me qemere e me kubera hemisferike, i cili stil ka filluar t\u00eb p\u00ebrdorej n\u00eb vendin ton\u00eb qysh prej shek. XVII e k\u00ebndej.<\/p>\n<p>Nga literatura rezulton se &#8220;Kostandini dhe Athanasi kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb Athos (Greqi), si piktor\u00eb muresh t\u00eb shum\u00eb kishave&#8230;&#8221; Kostandini n\u00eb Greqi nuk i ka n\u00ebnshkruar pun\u00ebt e veta si n\u00eb Shqip\u00ebri &#8220;&#8230;Zografi nga Kor\u00e7a&#8221;, por &#8220;Kostandin shqiptari&#8221;.<\/p>\n<p>Tematika q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur Kostandin dhe Athanas Zografi<\/p>\n<p>Piktor\u00ebt kor\u00e7ar\u00eb Kostandin dhe Athanas n\u00eb pikturimet e tyre kan\u00eb p\u00ebrdorur tematik\u00ebn e zakonshme q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar gjat\u00eb mesjet\u00ebs n\u00eb Athos, skena nga Dhiata e vjet\u00ebr, festat e m\u00ebdha nga Dhiata e re dhe nga jeta e Krishtit, nga historia e Kish\u00ebs, nga jet\u00ebt e shenjtor\u00ebve me p\u00ebrmbajtje t\u00eb ndryshme dogmatike (q\u00eb shprehin bot\u00ebkuptimin e krisht\u00ebrimit me nj\u00eb ngjarje nga historia e Kish\u00ebs, me skena q\u00eb japin kryerjen e sh\u00ebrbesave t\u00eb kultit) etj. Vlen t\u00eb theksohet se k\u00ebta piktor\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur shum\u00eb tema nga jeta e martir\u00ebve t\u00eb Kish\u00ebs, t\u00eb cilat i kan\u00eb ekzekutuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb theksuar dramatike. Rrall\u00eb piktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb pikturojn\u00eb torturat e martir\u00ebve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aq t\u00eb theksuar si Kostandini e Athanasi n\u00ebp\u00ebr kishat ku kan\u00eb pikturuar, sidomos n\u00eb at\u00eb t\u00eb Sh\u00ebn Thanasit n\u00eb Voskopoj\u00eb. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb kish\u00eb ata kan\u00eb pikturuar dhe &#8220;Shkall\u00ebn&#8221; e Joanit t\u00eb Shkall\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn deri m\u00eb sot nuk e kemi gjetur t\u00eb jet\u00eb pikturuar prej ndonj\u00eb piktori tjet\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri. Me shenjtor\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs, piktor\u00ebt kor\u00e7ar\u00eb preferojn\u00eb t\u00eb radhisin dhe shenjtor\u00eb shqiptar\u00eb ose ata q\u00eb kan\u00eb vepruar n\u00eb Shqip\u00ebri, si muzikantin e shquar t\u00eb shek. XII, durrsakun sh\u00ebn Joan Kukuzelin, sh\u00ebn Nikodhim Vithkuqarin, sh\u00ebn Joan Vladimirin e Elbasanit, sh\u00ebn Naumin e Pogradecit dhe shtat\u00eb shenjtor\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrhapur Shkrimin n\u00ebp\u00ebr Sllav\u00ebt, por q\u00eb kan\u00eb predikuar dhe n\u00eb vendin ton\u00eb kur erdh\u00ebn si t\u00eb d\u00ebbuar nga Panonia.<\/p>\n<p>Kostandini dhe Athanasi kan\u00eb pikturuar dhe skena nga Hymni Akathist dhe sken\u00ebn e Ardhjes s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Krishtit (q\u00eb quhet dhe Gjyqi i fundit) me parajs\u00ebn dhe ferrin. K\u00ebt\u00eb tem\u00eb e gjejm\u00eb t\u00eb pikturuar n\u00ebp\u00ebr kishat tona vet\u00ebm gjat\u00eb sundimit turk, me siguri nga shek. XVI e k\u00ebndej.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 tematik\u00ebs q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm, piktor\u00ebt kor\u00e7ar\u00eb kan\u00eb pikturuar n\u00eb dy hajatet e kishave t\u00eb Voskopoj\u00ebs, si n\u00eb at\u00eb t\u00eb kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Thanasit dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb Sh\u00ebn Kollit, Apokalipsin e Joanit, tem\u00eb e cila nuk pikturohet as prej nj\u00eb piktori tjet\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Cili mund t\u00eb jet\u00eb shkaku q\u00eb piktor\u00ebt tan\u00eb kor\u00e7ar\u00eb kan\u00eb zgjedhur dhe kan\u00eb pikturuar k\u00ebt\u00eb tem\u00eb profetike kaq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb si p\u00ebr t\u00eb kuptuar ashtu dhe p\u00ebr t&#8217;a konkretizuar me piktura? Mendohet se nj\u00eb arsye duhet t\u00eb jet\u00eb, fakti q\u00eb librat profetike t\u00eb Bibl\u00ebs p\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt n\u00eb shekujt e mesjet\u00ebs ishin aktuale dhe k\u00ebndoheshin shum\u00eb sidomos gjat\u00eb koh\u00ebrave t\u00eb shtr\u00ebngatave, t\u00eb vuajtjeve ose persekutimeve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb rob\u00ebris\u00eb shekullore otomane, plot vuajtje e tmerre, nj\u00eb tendenc\u00eb apokaliptike n\u00eb popujt e krishter\u00eb t\u00eb Ballkanit psikologjikisht duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e zakonshme. Nj\u00eb tendenc\u00eb e till\u00eb, ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi, nj\u00eb atmosfer\u00eb apokaliptike \u00ebsht\u00eb krijuar e ushqyer edhe nga Kisha dhe literatura e saj. Elita kishtare e Voskopoj\u00ebs n\u00eb shek. XVIII, kur ky qytet i yn\u00eb kishte arritur kulmin e zhvillimit t\u00eb vet, jetonte me ide dhe tendenca apokaliptike: se si &#8220;Qengji i Per\u00ebndis\u00eb&#8221; (popujt e krishter\u00eb t\u00eb Ballkanit), do t\u00eb mundin &#8220;bish\u00ebn e eg\u00ebr&#8221; (shkel\u00ebsin e urryer turk) dhe do t\u00eb realizonin &#8220;mbret\u00ebrin\u00eb qiellore&#8221;, &#8220;Jeruzalemin e ri&#8221; (d.m.th. lirin\u00eb e Ballkanit). Ide t\u00eb k\u00ebtilla do t&#8217;i ken\u00eb shtyr\u00eb voskopojar\u00ebt e at\u00ebher\u00ebsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nga piktor\u00ebt, bashkatdhetar\u00ebt e tyre kor\u00e7ar\u00eb Kostandin dhe Athanas Zografi, t\u00eb konkretizojn\u00eb n\u00eb piktura librin profetik Apokalipsin e Joanit.<\/p>\n<p>Po t\u00eb krahasohet arti i k\u00ebtyre piktor\u00ebve kor\u00e7ar\u00eb me piktor\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb shekullit XVIII, p\u00ebrve\u00e7 David Selenic\u00ebs, ata jan\u00eb piktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb talentuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb shekull n\u00eb vendin ton\u00eb. Nga t\u00eb gjitha veprat e tyre rezulton se Kostandini dhe Athanasi kan\u00eb qen\u00eb njer\u00ebz me dijeni t\u00eb shumta. Ata nuk kan\u00eb njohur vet\u00ebm mjesht\u00ebrin\u00eb e pikturimit, por kan\u00eb pas\u00eb zot\u00ebruar dhe disiplina teologjike, si Dhjat\u00ebn e vjet\u00ebr e t\u00eb ren\u00eb, dogmatik\u00ebn, let\u00ebrsin\u00eb e kish\u00ebs, historin\u00eb e kish\u00ebs, jet\u00ebn e shenjtor\u00ebve, liturgjik\u00ebn etj., njohja e t\u00eb cilave pasqyrohet n\u00eb veprat e tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Studim historik nga Theofan Popa mbi v\u00ebllez\u00ebrit ikonograf\u00eb kor\u00e7ar\u00eb Kostandin dhe Athanas Zografi (Vako), q\u00eb pat\u00ebn veprimtarin\u00eb artistike m\u00eb t\u00eb madhe nga gjith\u00eb piktor\u00ebt mesjetar\u00eb shqiptar\u00eb. Pikturuan n\u00eb Voskopoj\u00eb, Vithkuq, Ardenic\u00eb, Libofsh\u00eb dhe n\u00eb malin Athos midis viteve 1720-1783. Karakterizoheshin nga p\u00ebrfshirja e shenjtor\u00ebve shqiptar\u00eb dhe e tem\u00ebs s\u00eb Apokalipsit n\u00eb veprat e tyre.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Ikonograf\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb shekullit XVIII","numri":"12 (39)","viti":"1995","muaji":"Dhjetor","muaji_numer":"12","dita":"","faqet":"[8]","fjale_kyce":"[\"Kostandin Zografi\", \"Athanas Zografi\", \"Kor\u00e7\u00eb\", \"ikonografi\", \"shek. XVIII\", \"Voskopoj\u00eb\", \"Vithkuq\", \"Ardenic\u00eb\", \"Mali Athos\", \"Apokalips\"]","permbledhje":"Studim historik nga Theofan Popa mbi v\u00ebllez\u00ebrit ikonograf\u00eb kor\u00e7ar\u00eb Kostandin dhe Athanas Zografi (Vako), q\u00eb pat\u00ebn veprimtarin\u00eb artistike m\u00eb t\u00eb madhe nga gjith\u00eb piktor\u00ebt mesjetar\u00eb shqiptar\u00eb. Pikturuan n\u00eb Voskopoj\u00eb, Vithkuq, Ardenic\u00eb, Libofsh\u00eb dhe n\u00eb malin Athos midis viteve 1720-1783. Karakterizoheshin nga p\u00ebrfshirja e shenjtor\u00ebve shqiptar\u00eb dhe e tem\u00ebs s\u00eb Apokalipsit n\u00eb veprat e tyre.","autori":"Theofan Popa","kategoria":"Histori arti\/Ikonografi","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9857],"ngjallja_autori":[9835],"ngjallja_viti":[9667],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-83545","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-histori-arti-ikonografi","ngjallja_autori-theofan-popa","ngjallja_viti-9667","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Piktor\u00ebt kor\u00e7ar\u00eb Kostandin dhe Athanas Zografi - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/piktoret-korcare-kostandin-dhe-athanas-zografi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83545\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/piktoret-korcare-kostandin-dhe-athanas-zografi\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/piktoret-korcare-kostandin-dhe-athanas-zografi\/\",\"name\":\"Piktor\u00ebt kor\u00e7ar\u00eb Kostandin dhe Athanas Zografi - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:13:41+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/piktoret-korcare-kostandin-dhe-athanas-zografi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/piktoret-korcare-kostandin-dhe-athanas-zografi\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/piktoret-korcare-kostandin-dhe-athanas-zografi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Piktor\u00ebt kor\u00e7ar\u00eb Kostandin dhe Athanas Zografi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Piktor\u00ebt kor\u00e7ar\u00eb Kostandin dhe Athanas Zografi - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/piktoret-korcare-kostandin-dhe-athanas-zografi\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83545","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/piktoret-korcare-kostandin-dhe-athanas-zografi\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/piktoret-korcare-kostandin-dhe-athanas-zografi\/","name":"Piktor\u00ebt kor\u00e7ar\u00eb Kostandin dhe Athanas Zografi - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:13:41+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/piktoret-korcare-kostandin-dhe-athanas-zografi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/piktoret-korcare-kostandin-dhe-athanas-zografi\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/piktoret-korcare-kostandin-dhe-athanas-zografi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Piktor\u00ebt kor\u00e7ar\u00eb Kostandin dhe Athanas Zografi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83545","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83545"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83545"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83545"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83545"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83545"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}