{"id":83534,"date":"2026-06-01T02:13:29","date_gmt":"2026-06-01T00:13:29","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drita-e-krishtlindjeve\/"},"modified":"2026-06-01T02:13:29","modified_gmt":"2026-06-01T00:13:29","slug":"drita-e-krishtlindjeve","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drita-e-krishtlindjeve\/","title":{"rendered":"Drita e Krishtlindjeve"},"content":{"rendered":"<p>&#8220;Drita e Krishtit u ndrit t\u00eb gjith\u00ebve.&#8221; K\u00ebshtu thot\u00eb prifti gjat\u00eb Liturgjis\u00eb s\u00eb Dhuratave t\u00eb Parashenjt\u00ebruara. Sikurse shkruan Sh\u00ebn Joan Teologu n\u00eb Ungjillin e tij, Krishti \u00ebsht\u00eb &#8220;drita q\u00eb ndri\u00e7on \u00e7do njeri q\u00eb vjen n\u00eb bot\u00eb.&#8221; Kur Krishti, Biri i p\u00ebrjetsh\u00ebm i Per\u00ebndis\u00eb, hyn n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb dhe lind n\u00eb Vithlehem nga Virgj\u00ebresha Mari, Ai vjen si drita n\u00eb mes t\u00eb err\u00ebsir\u00ebs. &#8220;Drita shk\u00eblqen n\u00eb err\u00ebsir\u00eb dhe err\u00ebsira nuk e mposht dot at\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>Err\u00ebsira e k\u00ebsaj bote apo e jet\u00ebve tona, err\u00ebsira e m\u00ebkatit dhe e ndarjes nga Per\u00ebndia, s&#8217;\u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se Drita Hyjnore, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Zoti yn\u00eb Iisu Krisht. Ai vjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb q\u00eb t\u00eb na \u00e7liroj\u00eb nga skllav\u00ebria e m\u00ebkatit dhe t\u00eb na kthej\u00eb n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb ne kishim humbur, si f\u00ebmij\u00eb t\u00eb dashur t\u00eb Atit. &#8220;Edhe sa e prit\u00ebn, atyre u dha pushtet t\u00eb b\u00ebhen bij Per\u00ebndie;&#8230; ata nuk lind\u00ebn prej gjakesh, as prej dashurimi mishi, as prej dashurimi burri, po prej Per\u00ebndie&#8221; (Joani 1:12-13).<\/p>\n<p>\u00c7&#8217;i nxjerr n\u00eb pah k\u00ebto reflektime? Esht\u00eb kjo: Shpeshher\u00eb, kur n\u00eb mes t\u00eb err\u00ebsir\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj bote, Per\u00ebndia m\u00eb kujton dashurin\u00eb e tij dhe arsyen e t\u00eb qenit i krishter\u00eb, un\u00eb gjej se drita q\u00eb un\u00eb shikoj \u00ebsht\u00eb drita e Krishtlindjeve. Drita e Krishtlindjeve \u00ebsht\u00eb ajo &#8220;drit\u00eb gazmore&#8221; q\u00eb ne k\u00ebndojm\u00eb n\u00eb himnin e lasht\u00eb t\u00eb mbr\u00ebm\u00ebsores. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb drit\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk ka vuajtje apo trishtim. Ajo na shfaq dashurin\u00eb e Atit t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, mir\u00ebsin\u00eb e tij, q\u00eb kalon \u00e7do kuptim, zbulimin e vetvetes n\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi. &#8220;Sepse Per\u00ebndia kaq e deshi bot\u00ebn, sa dha Birin e Tij t\u00eb vet\u00ebmlindur, q\u00eb t\u00eb mos humbas\u00eb kushdo q\u00eb t&#8217;i besoj\u00eb atij, po t\u00eb ket\u00eb jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme&#8221; (Joani 3:16). Kur e t\u00ebr\u00eb bota shtrihej n\u00eb err\u00ebsir\u00eb dhe n\u00eb hijen e vdekjes, at\u00ebher\u00eb, sikurse dhe profet\u00ebt parashikuan, &#8220;kur erdhi t\u00eb mbushurit e koh\u00ebs, Per\u00ebndia d\u00ebrgoi t\u00eb Birin, q\u00eb lindi prej gruaje, t\u00eb n\u00ebnshtruar ligjit, q\u00eb t\u00eb shpengonte ata q\u00eb ishin n\u00ebn ligj, q\u00eb ne t\u00eb fitojm\u00eb bir\u00ebrin\u00eb&#8221; (Gal. 4:4-5). Ai \u00ebsht\u00eb, si\u00e7 e njeh dhe Simeoni i drejt\u00eb, &#8220;drit\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar kombet dhe lavdin\u00eb e popullit t\u00eb [Per\u00ebndis\u00eb], Izraelit&#8221; (Lluk. 2:32), q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, Shp\u00ebtimtari q\u00eb Per\u00ebndia p\u00ebrgatiti koh\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr ta d\u00ebrguar para gjith\u00eb njer\u00ebzve (shikoni Lluk. 2:30-31). Dhe \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse q\u00eb, n\u00eb fillimin e Ungjijve, ne lexojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb huajt q\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr ta adhuruar at\u00eb: Tre njer\u00ebzit e men\u00e7ur apo Dijetar\u00ebt nga Lindja nuk ishin judenj, por pagan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, prap\u00ebseprap\u00eb, kishin d\u00ebgjuar mbi profecin\u00eb e hershme, q\u00eb nj\u00eb Yll do dal\u00eb nga Jakobi e do t\u00eb drejtoj\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb kombet (shikoni Numrat 24:17) e k\u00ebshtu ata shkuan t\u00eb adhuronin at\u00eb, t\u00eb udh\u00ebhequr, sikurse thon\u00eb dhe et\u00ebrit, nga nj\u00eb drit\u00eb-tek Drita e v\u00ebrtet\u00eb. Drita e Krishtlindjeve \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Krishti, i cili \u00ebsht\u00eb drita e bot\u00ebs (Joani 8:12). &#8220;Un\u00eb jam drita e bot\u00ebs; ai q\u00eb m\u00eb vjen pas, nuk do t\u00eb ec\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, po do t\u00eb ket\u00eb drit\u00ebn e jet\u00ebs&#8221; (Joani 12:46). Cila \u00ebsht\u00eb err\u00ebsira nga e cila Zoti Iisu Krisht na shp\u00ebton? Nuk \u00ebsht\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, thjesht, nj\u00eb err\u00ebsir\u00eb e jashtme, nj\u00eb err\u00ebsir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb largohet nga nj\u00eb llamp\u00eb e nj\u00eb sistem elektrik m\u00eb i mir\u00eb, por nj\u00eb err\u00ebsir\u00eb e brendshme, nj\u00eb err\u00ebsir\u00eb brenda zemr\u00ebs njer\u00ebzore. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb Zoti flet, n\u00eb predikimin e tij n\u00eb mal, p\u00ebr at\u00eb drit\u00eb t\u00eb trupit q\u00eb \u00ebsht\u00eb syri, dometh\u00ebn\u00eb, syri i zemr\u00ebs (shikoni Matheu 6:22-23), ose p\u00ebrse ai u thot\u00eb farisejve t\u00eb pastrojn\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb kup\u00ebn nga brenda (Matheu 23:26). Ai d\u00ebshiron q\u00eb s\u00eb pari t\u00eb shikojm\u00eb nga brenda veten ton\u00eb, dhe t\u00eb kuptojm\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb par\u00eb Per\u00ebndin\u00eb, para se ne t\u00eb veprojm\u00eb si udh\u00ebheq\u00ebs apo si m\u00ebsues t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej nesh, na thot\u00eb Apostull Joani, thon\u00eb se kan\u00eb shoq\u00ebri me Per\u00ebndin\u00eb, por ende ecin n\u00eb err\u00ebsir\u00eb (shikoni 1 Joani 1:6). Sepse ndodh q\u00eb shpallim se jemi t\u00eb krishter\u00eb, por p\u00ebrbrenda dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ngelemi pagan\u00eb dhe ateist\u00eb. Ne duhet t\u00eb lutemi nxeht\u00ebsisht p\u00ebr t&#8217;u \u00e7liruar nga verb\u00ebria shpirt\u00ebrore, ve\u00e7an\u00ebrisht nga ajo lloj q\u00eb manifeston vetveten n\u00eb urrejtje me v\u00ebllain ton\u00eb (shikoni 1 Joani 2:9-11).<\/p>\n<p>Kisha jon\u00eb na e jep k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, para Krishtlindjeve, si nj\u00eb koh\u00eb parap\u00ebrgatitjesh, nj\u00eb koh\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb rrug\u00ebn e Zotit, sikurse predikon dhe Sh\u00ebn Joan Pararend\u00ebsi (Mark 1:3); ne do t\u00eb p\u00ebrgatisim m\u00eb mir\u00eb zemrat tona p\u00ebr ardhjen e Krishtit n\u00ebse shfaqim m\u00ebshir\u00eb e dashuri ndaj atyre q\u00eb jan\u00eb rreth nesh, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj atyre q\u00eb ndodhen n\u00eb nevoj\u00eb, sikurse dhe Per\u00ebndia ka shfaqur m\u00ebshir\u00ebn e Tij ndaj nesh, duke d\u00ebrguar Birin e Tij dhe duke falur m\u00ebkatet tona t\u00eb panum\u00ebrta. Mbi t\u00eb gjitha, duhet t\u00eb mbajm\u00eb mend k\u00ebt\u00eb: Krishtlindje n\u00ebnkupton-Per\u00ebndia u trup\u00ebzua. &#8220;Fjala u b\u00eb mish, edhe nd\u00ebnji nd\u00ebr ne (edhe pam\u00eb lavdin\u00eb e tij, lavdi posi t\u00eb vet\u00ebmlinduri prej Atit,) plot me hir e me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb&#8221; (Joani 1:14). \u00c7far\u00ebdo q\u00eb jemi, \u00e7far\u00ebdo q\u00eb ne kemi b\u00ebr\u00eb ose d\u00ebshtuar n\u00eb jet\u00ebt tona, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira e Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr t\u00eb na shp\u00ebtuar dhe ne jemi t\u00eb shp\u00ebtuar vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet trup\u00ebzimit t\u00eb Birit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. \u00c7dokush, i cili vjen tek ju e predikon nj\u00eb doktrin\u00eb tjet\u00ebr, mos e d\u00ebgjoni (shikoni Joani 4:1-3; 2 Joani 7). Trup\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb baza e besimit ton\u00eb dhe guri i themelit t\u00eb shp\u00ebtimit ton\u00eb. Krishti \u00ebsht\u00eb Emanueli, &#8220;Per\u00ebndia me ne&#8221; (Isaija 7:14; Mateu 1:23); ai mori n\u00eb vetvete t\u00ebr\u00eb natyr\u00ebn dhe kushtet tona, nga lindja n\u00eb vdekje, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb, n\u00eb vetvete, fuqin\u00eb e m\u00ebkatit dhe vdekjen, q\u00eb na mbante rob. Lavdia e Zotit shndrrit p\u00ebrpara me fuqin\u00eb e tij t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, bukurin\u00eb e rrezatimin n\u00eb dit\u00ebn e shenjt\u00eb t\u00eb Krishtlindjeve; Per\u00ebndia na dhuroft\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndesim k\u00ebt\u00eb dit\u00eb me zem\u00ebr t\u00eb past\u00ebr, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb mbajm\u00eb drit\u00ebn e Tij hyjnore dhe t\u00eb jetojm\u00eb.<\/p>\n<p>Dr. Peter Gilbert<br \/>\nPedagog n\u00eb Shkoll\u00ebn Teologjike-Hieratike t\u00eb Durr\u00ebsit<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Predikim teologjik nga Dr. Peter Gilbert, pedagog n\u00eb Shkoll\u00ebn Teologjike-Hieratike t\u00eb Durr\u00ebsit, mbi drit\u00ebn e Krishtlindjeve. Krishti \u00ebsht\u00eb drita q\u00eb vjen n\u00eb mes t\u00eb err\u00ebsir\u00ebs s\u00eb bot\u00ebs dhe t\u00eb m\u00ebkatit, ai i \u00e7liron besimtar\u00ebt dhe i sjell n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Atit. Err\u00ebsira nga e cila na shp\u00ebton \u00ebsht\u00eb kryesisht ajo e zemr\u00ebs njer\u00ebzore. Trup\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb baza e besimit dhe guri i themelit t\u00eb shp\u00ebtimit.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"12 (39)","viti":"1995","muaji":"Dhjetor","muaji_numer":"12","dita":"","faqet":"[4]","fjale_kyce":"[\"drita e Krishtit\", \"Krishtlindje\", \"err\u00ebsir\u00eb\", \"trup\u00ebzim\", \"Liturgjia e Dhuratave t\u00eb Parashenjt\u00ebruara\", \"Simeoni\", \"Vithleem\", \"mag\u00ebt\", \"Joani\", \"Shkolla Teologjike-Hieratike e Durr\u00ebsit\"]","permbledhje":"Predikim teologjik nga Dr. Peter Gilbert, pedagog n\u00eb Shkoll\u00ebn Teologjike-Hieratike t\u00eb Durr\u00ebsit, mbi drit\u00ebn e Krishtlindjeve. Krishti \u00ebsht\u00eb drita q\u00eb vjen n\u00eb mes t\u00eb err\u00ebsir\u00ebs s\u00eb bot\u00ebs dhe t\u00eb m\u00ebkatit, ai i \u00e7liron besimtar\u00ebt dhe i sjell n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Atit. Err\u00ebsira nga e cila na shp\u00ebton \u00ebsht\u00eb kryesisht ajo e zemr\u00ebs njer\u00ebzore. Trup\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb baza e besimit dhe guri i themelit t\u00eb shp\u00ebtimit.","autori":"Dr. Peter Gilbert","kategoria":"Teologji\/Predikim","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9913],"ngjallja_autori":[9914],"ngjallja_viti":[9667],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-83534","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-teologji-predikim","ngjallja_autori-dr-peter-gilbert","ngjallja_viti-9667","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Drita e Krishtlindjeve - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drita-e-krishtlindjeve\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83534\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drita-e-krishtlindjeve\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drita-e-krishtlindjeve\/\",\"name\":\"Drita e Krishtlindjeve - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:13:29+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drita-e-krishtlindjeve\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drita-e-krishtlindjeve\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drita-e-krishtlindjeve\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Drita e Krishtlindjeve\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Drita e Krishtlindjeve - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drita-e-krishtlindjeve\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83534","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drita-e-krishtlindjeve\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drita-e-krishtlindjeve\/","name":"Drita e Krishtlindjeve - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:13:29+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drita-e-krishtlindjeve\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drita-e-krishtlindjeve\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drita-e-krishtlindjeve\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Drita e Krishtlindjeve"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83534","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83534"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83534"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83534"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83534"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83534"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}