{"id":83531,"date":"2026-06-01T02:13:26","date_gmt":"2026-06-01T00:13:26","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/a-e-njohim-krishtin-kur-ai-vjen-sot\/"},"modified":"2026-06-01T02:13:26","modified_gmt":"2026-06-01T00:13:26","slug":"a-e-njohim-krishtin-kur-ai-vjen-sot","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/a-e-njohim-krishtin-kur-ai-vjen-sot\/","title":{"rendered":"A e njohim Krishtin, kur Ai vjen sot?"},"content":{"rendered":"<p>Nga At Luka Veronis<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb vitit ne orthodhoks\u00ebt kujtojm\u00eb t\u00eb kremten e madhe t\u00eb Krishtlindjes, lindjen e Zotit dhe Shp\u00ebtimtarit ton\u00eb Iisu Krisht. I themi nj\u00ebri-tjetrit: &#8220;Krishti lindi! &#8211; Lavd\u00ebrojeni At\u00eb&#8221;! Sa dit\u00eb e mrekullueshme kur mendon p\u00ebr ardhjen e Vet\u00eb Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb tok\u00eb. Sh\u00ebn Joan Theologu u p\u00ebrpoq t\u00eb p\u00ebrshkruaj\u00eb k\u00ebt\u00eb mister n\u00eb Ungjillin e tij: &#8220;Edhe fjala u b\u00eb mish edhe ndenji nd\u00ebr ne, edhe pam\u00eb lavdin\u00eb e Atij, lavdi posi t\u00eb Vet\u00ebmlinduri prej Atit plot me hir e me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb&#8221; (Joani 1:14).<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Grigor Theologu e p\u00ebrshkroi ardhjen e Krishtit duke th\u00ebn\u00eb &#8220;Krishti lindet, lavd\u00ebrojeni. Krishti prej qiellit p\u00ebrpara dilini. Krishti mbi dhe lart\u00ebsohuni. K\u00ebndojini Zotit t\u00ebr\u00eb dheu. Le t\u00eb ngaz\u00ebllohen qiejt dhe le t\u00eb g\u00ebzohet dheu. Err\u00ebsira ka shkuar dhe tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb drit\u00eb. Dhe njer\u00ebzit q\u00eb rrinin n\u00eb err\u00ebsir\u00eb le t\u00eb shohin drit\u00ebn e madhe t\u00eb dituris\u00eb s\u00eb plot\u00eb. Ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb pa trup u trup\u00ebzua. Biri i Per\u00ebndis\u00eb b\u00ebhet biri i njeriut. Iisu Krishti &#8211; i nj\u00ebjt\u00eb dje, edhe sot, edhe p\u00ebrjet\u00eb!&#8221; Ardhja e Krishtit ishte mb\u00ebrritja e shum\u00ebpritur e Mesias, i caktuari, Shp\u00ebtimtari i bot\u00ebs. Gjith\u00eb Dhiata e Vjet\u00ebr tregonte k\u00ebt\u00eb dit\u00eb. Gjith\u00eb profet\u00ebt, burrat e grat\u00eb e drejt\u00eb dhe t\u00eb mo\u00e7\u00ebm prisnin k\u00ebt\u00eb \u00e7ast n\u00eb histori. Profeti i drejt\u00eb dhe i mo\u00e7\u00ebm Simeon, kur pa foshnj\u00ebn Iisu, menj\u00ebher\u00eb pas Lindjes s\u00eb Tij, tha: &#8220;Tani o Zot l\u00ebshoje sh\u00ebrb\u00ebtorin t\u00ebnd sipas fjal\u00ebs sate me pajtim, sepse syt\u00eb e mi pan\u00eb Shp\u00ebtimin T\u00ebnd q\u00eb b\u00ebre gati p\u00ebrpara syve t\u00eb gjith\u00eb popujve, drit\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndriturit e kombeve dhe lavdi p\u00ebr popullin t\u00ebnd Izrael&#8221;. (Lluk. 2:29-32).<\/p>\n<p>Per\u00ebndia ka ardhur te ne! Megjith\u00ebse njer\u00ebzimi kaq shpesh e mohoi Per\u00ebndin\u00eb dhe doli nga rruga e Tij, Ai pati m\u00ebshir\u00eb dhe p\u00ebrd\u00ebllim p\u00ebr ne. P\u00ebrderisa nuk mund t\u00eb shkonim tek Ai p\u00ebr arsye se m\u00ebkati dhe vdekja kishin mbyllur rrug\u00ebn, Ai vendosi t\u00eb vij\u00eb tek ne! Po, Iisu Krishti lindi n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb Vithleem dhe ndryshoi udh\u00ebn e bot\u00ebs. Sidoqoft\u00eb, ne besimtar\u00ebt duhet t\u00eb kujtojm\u00eb se Krishti NUK erdhi n\u00eb tok\u00eb vet\u00ebm 2000 vjet m\u00eb par\u00eb. Ai vjen ende sot. Ai ende k\u00ebrkon t\u00eb lind\u00eb n\u00eb zemrat e \u00e7do njeriu mbi dhe Ai \u00ebsht\u00eb ende rreth nesh, si n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mistike ashtu edhe konkrete fizike. Le t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mrekulli, ardhjen e Krishtit, dhe t\u00eb meditojm\u00eb mbi kuptimin e saj sot!<\/p>\n<p>S\u00eb pari, Krishti vjen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mistike. Menj\u00ebher\u00eb para se t\u00eb ngjitej n\u00eb qiejt ai u premtoi nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij &#8220;Edhe ja Un\u00eb tek jam bashk\u00eb me ju gjith\u00eb dit\u00ebt gjer n\u00eb t\u00eb mbaruarit e jet\u00ebs&#8221; (Matth. 28:20). Ai tha gjithashtu &#8220;sepse ku t\u00eb jen\u00eb dy a tre vet\u00eb t\u00eb mbledhur n\u00eb emrin tim, atje jam edhe un\u00eb, n\u00eb mes tyre&#8221; (Matth. 18:20). Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb aty, plot durim duke na pritur, edhe pse ne mund ta injorojm\u00eb at\u00eb. Megjithat\u00eb, Ai nuk do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb zemrat tona i paftuar. &#8220;Ja tek rri n\u00eb der\u00eb dhe trokas; n\u00eb d\u00ebgjoft\u00eb ndonj\u00eb z\u00ebrin tim edhe t\u00eb hap der\u00ebn do t\u00eb hyj\u00eb tek ai edhe do t\u00eb ha dark\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb, edhe Ai bashk\u00eb me mua&#8221; (Apok. 3:20). Lindja e Krishtit ishte vet\u00ebm nj\u00eb fillim. Ai d\u00ebshiron tani t\u00eb lind\u00eb te \u00e7donj\u00ebri prej nesh, p\u00ebrs\u00ebri dhe p\u00ebrs\u00ebri. P\u00ebrdit\u00eb d\u00ebshiron q\u00eb ne ta mir\u00ebpresim, ta ftojm\u00eb dhe zemrat tona t&#8217;i b\u00ebjm\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb Tij.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr mistike Krishti vjen tek ne sa her\u00eb q\u00eb ne kryejm\u00eb Liturgjin\u00eb Hyjnore, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb prifti mban trupin e shenjt\u00eb dhe gjakun e \u00e7muar t\u00eb Zotit ton\u00eb, duke ia afruar ato besimtar\u00ebve thot\u00eb: &#8220;Me frik\u00eb Per\u00ebndie, besim e dashuri, afrohuni&#8221;. Krishti \u00ebsht\u00eb aty te Buka dhe Vera, i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb mbush\u00eb shpirtrat tona me pranin\u00eb e Tij t\u00eb Gjith\u00ebpushtetshme. Po ne a e mir\u00ebpresim? A vijm\u00eb n\u00eb Kish\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur q\u00eb n\u00eb \u00e7do Liturgji Hyjnore t\u00eb pranojm\u00eb At\u00eb, ashtu si Virgj\u00ebresha Mari dhe Josifi i Shenjt\u00eb e prit\u00ebn n\u00eb Vithleem? A do ta presim At\u00eb me g\u00ebzim si\u00e7 e prit\u00ebn barinjt\u00eb kur d\u00ebgjuan engj\u00ebjt t&#8217;u shpallin lindjen e Shp\u00ebtimtarit t\u00eb ri? &#8220;Me frik\u00eb Per\u00ebndie, besim dhe dashuri AFROHUNI&#8221;. Le t\u00eb kujtojm\u00eb se \u00e7do Liturgji Hyjnore \u00ebsht\u00eb kremtim i Krishtlindjes i ardhjes s\u00eb Krishtit. \u00c7do her\u00eb Ai lind p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Krishti nuk \u00ebsht\u00eb midis nesh vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mistike, t\u00eb padukshme. Ai \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu dhe n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb konkrete, fizike. Mjafton t\u00eb hapim syt\u00eb dhe t\u00eb shohim. Iisui t\u00eb tha apostujve t\u00eb Tij: &#8220;Un\u00eb jam i urituri q\u00eb lyp buk\u00eb, a do t\u00eb m\u00eb jepni? Un\u00eb jam i vetmuari q\u00eb nuk m\u00eb flet kush, a do t\u00eb harxhoni pak koh\u00eb me mua? Un\u00eb jam i huaji q\u00eb jetoj jasht\u00eb der\u00ebs, do t\u00eb m\u00eb vini re? Jam lypsari n\u00eb rrug\u00eb, a do t\u00eb ndaloni t\u00eb m\u00eb flisni? Un\u00eb njeriu q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke vdekur n\u00eb spital a do t\u00eb m\u00eb vizitoni? Un\u00eb jam i burgosuri i harruar nga shoq\u00ebria a do t\u00eb m\u00eb ndihmoni?&#8221; (Perifrazim nga Matth. 25:31-46).<\/p>\n<p>A dim\u00eb ne se njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb dhe rreth e rrotull nesh jan\u00eb vet\u00eb Iisu Krishti? Krishti vjen tek ne me pamjen e trishtuese t\u00eb t\u00eb varf\u00ebrit, por ne a e njohim? Iisu tha se n\u00eb Dit\u00ebn e Gjykimit do t\u00eb na thot\u00eb secilit prej nesh, &#8220;Sado q\u00eb i b\u00ebt\u00eb nj\u00ebrit nga k\u00ebta v\u00ebllez\u00ebrit e mi m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, ma keni b\u00ebr\u00eb mua&#8221;. Gjat\u00eb Krishtlindjes nuk mund t\u00eb nderojm\u00eb dhe t\u00eb madh\u00ebrojm\u00eb Krishtin n\u00eb kishat tona si\u00e7 i ka hije n\u00ebse ne e injorojm\u00eb At\u00eb n\u00eb p\u00ebr rrug\u00eb. Ne nuk mund t\u00eb mir\u00ebpresim Krishtin n\u00eb zemrat tona, me an\u00eb t\u00eb lutjeve tona, n\u00ebse nuk e mir\u00ebpresim n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb tona si nj\u00eb prej k\u00ebtyre njer\u00ebzve n\u00eb nevoj\u00eb. Le t\u00eb hedhim v\u00ebshtrimin edhe jasht\u00eb kish\u00ebs son\u00eb, dhe t\u00eb dallojm\u00eb Krishtin kudo p\u00ebrreth nesh!<\/p>\n<p>&#8220;Krishti lindi! Lavd\u00ebrojeni!&#8221; Po, q\u00eb sot, le t\u00eb lavd\u00ebrojm\u00eb Krishtin e porsalindur, duke e pranuar At\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mistike n\u00eb zemrat e jet\u00ebn ton\u00eb, si edhe ta lavd\u00ebrojm\u00eb Krishtin n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb konkrete, p\u00ebrmes njer\u00ebzve kudo p\u00ebrreth nesh!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Predikim mbi Krishtlindjet q\u00eb fton besimtar\u00ebt t\u00eb kujtojn\u00eb se Krishti nuk erdhi vet\u00ebm 2000 vjet m\u00eb par\u00eb por vjen edhe sot &#8211; n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mistike, n\u00eb Liturgjin\u00eb Hyjnore, dhe konkretisht p\u00ebrmes njer\u00ebzve n\u00eb nevoj\u00eb. Autori fton lexuesit ta njohin dhe ta lavd\u00ebrojn\u00eb Krishtin si n\u00eb kish\u00eb ashtu edhe n\u00eb veprat e dashuris\u00eb ndaj t\u00eb varf\u00ebrve, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve dhe t\u00eb vetmuarve.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"12 (39)","viti":"1995","muaji":"Dhjetor","muaji_numer":"12","dita":"","faqet":"[3]","fjale_kyce":"[\"Krishti\", \"Krishtlindje\", \"Vithleem\", \"Liturgjia Hyjnore\", \"ardhja e Krishtit\", \"njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb\", \"Dita e Gjykimit\", \"trup\u00ebzim\", \"Apokalipsi\", \"Mateu 25\"]","permbledhje":"Predikim mbi Krishtlindjet q\u00eb fton besimtar\u00ebt t\u00eb kujtojn\u00eb se Krishti nuk erdhi vet\u00ebm 2000 vjet m\u00eb par\u00eb por vjen edhe sot - n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mistike, n\u00eb Liturgjin\u00eb Hyjnore, dhe konkretisht p\u00ebrmes njer\u00ebzve n\u00eb nevoj\u00eb. Autori fton lexuesit ta njohin dhe ta lavd\u00ebrojn\u00eb Krishtin si n\u00eb kish\u00eb ashtu edhe n\u00eb veprat e dashuris\u00eb ndaj t\u00eb varf\u00ebrve, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve dhe t\u00eb vetmuarve.","autori":"At Luka Veronis","kategoria":"Predikim\/Teologji","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9732],"ngjallja_autori":[9688],"ngjallja_viti":[9667],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-83531","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-predikim-teologji","ngjallja_autori-at-luka-veronis","ngjallja_viti-9667","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>A e njohim Krishtin, kur Ai vjen sot? - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/a-e-njohim-krishtin-kur-ai-vjen-sot\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83531\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/a-e-njohim-krishtin-kur-ai-vjen-sot\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/a-e-njohim-krishtin-kur-ai-vjen-sot\/\",\"name\":\"A e njohim Krishtin, kur Ai vjen sot? - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:13:26+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/a-e-njohim-krishtin-kur-ai-vjen-sot\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/a-e-njohim-krishtin-kur-ai-vjen-sot\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/a-e-njohim-krishtin-kur-ai-vjen-sot\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"A e njohim Krishtin, kur Ai vjen sot?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"A e njohim Krishtin, kur Ai vjen sot? - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/a-e-njohim-krishtin-kur-ai-vjen-sot\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83531","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/a-e-njohim-krishtin-kur-ai-vjen-sot\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/a-e-njohim-krishtin-kur-ai-vjen-sot\/","name":"A e njohim Krishtin, kur Ai vjen sot? - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:13:26+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/a-e-njohim-krishtin-kur-ai-vjen-sot\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/a-e-njohim-krishtin-kur-ai-vjen-sot\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/a-e-njohim-krishtin-kur-ai-vjen-sot\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"A e njohim Krishtin, kur Ai vjen sot?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83531","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83531"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83531"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83531"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83531"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83531"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}