{"id":83474,"date":"2026-06-01T02:12:24","date_gmt":"2026-06-01T00:12:24","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazhi-i-kryetareve-te-kishave-orthodhokse\/"},"modified":"2026-06-01T02:12:24","modified_gmt":"2026-06-01T00:12:24","slug":"mesazhi-i-kryetareve-te-kishave-orthodhokse","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazhi-i-kryetareve-te-kishave-orthodhokse\/","title":{"rendered":"Mesazhi i Kryetar\u00ebve t\u00eb Kishave Orthodhokse"},"content":{"rendered":"<p>&#8220;Bekimi e lavdia e dituria, falenderimi dhe nderi e fuqia e forca \u00ebsht\u00eb mb\u00eb Per\u00ebndin\u00eb ton\u00eb n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve. Amin.&#8221; (Apokalipsi 7: 12).<\/p>\n<p>1. Lavdi dhe lavd\u00ebrim dhe falenderim i drejtojm\u00eb Per\u00ebndis\u00eb Son\u00eb Triadik, q\u00eb na b\u00ebri p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb denj\u00eb, me m\u00ebshir\u00ebn dhe Hirin e Tij, ne, Kryetar\u00ebt e Kishave t\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjta Orthodhokse lokale, t\u00eb mblidhemi &#8220;n\u00eb ishullin q\u00eb quhet Patmos&#8221; (Apokalipsi 1:19), p\u00ebr t\u00eb kremtuar s\u00eb bashku mbushjen e 1900 vjet\u00ebve nga shkrimi i Librit t\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Apokalipsit t\u00eb Joanit, q\u00eb sh\u00ebnon mbylljen e Shkrimeve t\u00eb Shenjta t\u00eb Kish\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke bashk\u00ebkremtuar ndritsh\u00ebm dhe bashk\u00ebmeshuar p\u00ebr Zotin, n\u00eb kujtimin e shenjt\u00eb t\u00eb fjetjes s\u00eb Apostullit dhe Ungjillorit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb lavdish\u00ebm Joan dhe duke Kunguar me Buk\u00ebn dhe Potirin e besimit, shpres\u00ebs dhe dashuris\u00eb son\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, d\u00ebshirojm\u00eb t&#8217;u drejtojm\u00eb besimtar\u00ebve t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb t\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb Orthodhokse dhe gjith\u00eb atyre q\u00eb besojn\u00eb tek Krishti, si edhe \u00e7do njeriu &#8220;me vullnet t\u00eb mir\u00eb&#8221;, mesazh paqeje dhe dashurie dhe s\u00eb bashku me ta t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb \u00e7&#8217;u thot\u00eb Fryma Kishave (Ap. 2, 11; 17, 29 dhe 3, 6; 13; 22), gjat\u00eb k\u00ebtyre koh\u00ebve kritike.<\/p>\n<p>2. Nga fakti se koh\u00ebt jan\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kritike, detyra e Kish\u00ebs s\u00eb Krishtit jo vet\u00ebm ndaj bijve t\u00eb saj, por edhe ndaj gjith\u00eb njer\u00ebzve, si edhe ndaj gjith\u00eb Krijes\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, b\u00ebhet e r\u00ebnd\u00eb dhe e shumanshme. Krucialitetin e koh\u00ebrave, t\u00eb cilat nga shum\u00eb njer\u00ebz karakterizohen si &#8220;apokaliptike&#8221;, e shkakton dhe e intesifikon largimi dhe apostazia e njer\u00ebzve nga Per\u00ebndia dhe si rrjedhoj\u00eb e saj, hyjnizimi i fuqis\u00eb dhe i k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb mondane, n\u00eb altarin e t\u00eb cilit sakrifikohen t\u00eb gjitha, njer\u00ebzit, por edhe krijesa tjet\u00ebr materiale.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre koh\u00ebrave e ndjejm\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb n\u00ebnvizojm\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e Apokalipsit m\u00eb Krishtin p\u00ebr p\u00ebrparimin e njer\u00ebzimit, paqen dhe v\u00ebllaz\u00ebrimin e popujve dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e Kishave Orthodhokse q\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb me t\u00eb gjitha forcat p\u00ebr mbizot\u00ebrimin e k\u00ebtyre parimeve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, duke u b\u00ebr\u00eb mbart\u00ebs dhe lajm\u00ebtar\u00eb t\u00eb frym\u00ebs dhe t\u00eb moralit t\u00eb k\u00ebtij Apokalipsi.<\/p>\n<p>Ndaj, nga ky vend i hyjsh\u00ebm, i shenjt\u00ebruar nga dashuria e Ungjillorit t\u00eb dashuris\u00eb, u drejtohemi t\u00eb gjith\u00ebve, s\u00eb pari t\u00eb fuqishm\u00ebve t\u00eb dheut dhe atyre q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb rajone konfliktesh dhe luftrash, thirrje p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, paqen dhe drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, edhe ne si Kisha jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ofrojm\u00eb fuqit\u00eb tona shpirt\u00ebrore dhe morale kudo ku \u00ebsht\u00eb e nevojshme.<\/p>\n<p>3. N\u00ebp\u00ebrmjet thirrjes son\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb t&#8217;ua b\u00ebjm\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht atyre q\u00eb q\u00ebllimisht ose nga padija paraqesin imazhin e Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb shtremb\u00ebruar, se koncepti kishtar orthodhoks p\u00ebr &#8220;kombin&#8221; n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk p\u00ebrmban ndonj\u00eb element agresiviteti dhe p\u00ebrplasjeje midis popujve, por u referohet ve\u00e7orive t\u00eb secilit prej tyre, t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb shenjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur dhe kultivuar pasurin\u00eb e tradit\u00ebs s\u00eb tyre dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb progresin, paqen dhe pajtimin e gjith\u00eb njer\u00ebzve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye d\u00ebnojm\u00eb \u00e7do fanatiz\u00ebm nationalist i cili mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb p\u00ebr\u00e7arje dhe urrejtje midis njer\u00ebzve, n\u00eb prishjen a zhdukjen e ve\u00e7orive kulturore dhe fetare t\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb bot\u00ebs dhe n\u00eb shkeljen e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb liris\u00eb dhe dinjitetit t\u00eb figur\u00ebs njer\u00ebzore dhe t\u00eb minoriteteve kudo n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>4. Ky mesazh drejtohet n\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb vendimtare t\u00eb historis\u00eb njer\u00ebzore, e cila sh\u00ebnohet nga afrimi i fundit t\u00eb mij\u00ebvje\u00e7arit t\u00eb dyt\u00eb pas Krishtit dhe agimi i shekullit t\u00eb XXI. Kisha Orthodhokse nuk mund t\u00eb ler\u00eb q\u00eb ky p\u00ebrvjetor t\u00eb kaloj\u00eb pa u v\u00ebn\u00eb re, edhe pse sigurisht, e di se matja e koh\u00ebs n\u00eb mij\u00ebvje\u00e7are ose nj\u00ebsi t\u00eb tjera kohore, p\u00ebrb\u00ebn n\u00eb thelb veprim konvencional. Fakti se koha historike matet n\u00eb referim me Krishtin, i fton, s\u00eb pari, ata q\u00eb besojn\u00eb tek Krishti, q\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb re k\u00ebt\u00eb kthes\u00eb historike dhe ta p\u00ebrdorin at\u00eb si shans p\u00ebr t\u00eb \u00e7muar ngjarjet e m\u00ebdha t\u00eb shekullit q\u00eb mbaron dhe p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar problemet dhe mund\u00ebsit\u00eb e shekullit t\u00eb ri q\u00eb po lind.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, Kisha Orthodhokse synon t\u00eb organizoj\u00eb festim panorthodhoks t\u00eb jubileut t\u00eb vitit 2000 pas Krishtit, gjat\u00eb t\u00eb cilit do t\u00eb lavd\u00ebroj\u00eb Zotin e Historis\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha sa i ka dh\u00ebn\u00eb Kish\u00ebs dhe bot\u00ebs s\u00eb Tij gjat\u00eb shekullit q\u00eb mbaron, duke lavd\u00ebruar Per\u00ebndin\u00eb sipas th\u00ebnies s\u00eb Atit t\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs &#8220;p\u00ebr t\u00eb gjitha&#8221;, do t\u00eb evokoj\u00eb hirin, ndri\u00e7imin dhe konceptin e Tij mbi Kish\u00ebn dhe bot\u00ebn e Tij gjat\u00eb mij\u00ebvje\u00e7arit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>5. N\u00eb retrospektiv\u00ebn e shekullit q\u00eb po mbaron, v\u00ebrejm\u00eb se p\u00ebr Kish\u00ebn Orthodhokse \u00ebsht\u00eb plot me ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. N\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Krishter\u00ebt Orthodhoks\u00eb ruajt\u00ebn persekutime t\u00eb ashpra dhe t\u00eb gjata. Martirizimi i tyre fuqizoi moralin orthodhoks t\u00eb p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb ungjillore, t\u00eb durimit dhe t\u00eb besimit t\u00eb shenjtor\u00ebve (Ap. 13,10) t\u00eb besimit tek Ai i Cili doli &#8220;duke fituar edhe q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb&#8221; (Ap. 6,2) dhe t\u00eb siguris\u00eb, se n\u00eb p\u00ebrjetimin e Kryqit t\u00eb Krishtit bashk\u00ebjeton edhe p\u00ebrjetimi i Ngjalljes. Gjaku i k\u00ebtyre martir\u00ebve i njohur dhe t\u00eb panjohur lidh kish\u00ebn ton\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me koh\u00ebt apostolike.<\/p>\n<p>6. Kjo p\u00ebrvoj\u00eb martirike u shoq\u00ebrua dhe nga d\u00ebshmia Theologjike Orthodhokse, me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs u rip\u00ebrt\u00ebri Theologjia e Et\u00ebrve dhe u evidentua doktrina patristike mbi bot\u00ebn dhe njeriun, si edhe mbi Kish\u00ebn dhe misteret e saj.<\/p>\n<p>Rizbulimi dhe prezantimi krijues i doktrin\u00ebs s\u00eb Et\u00ebrve Grek\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs, i gjuh\u00ebs dhe bukuris\u00eb shpirt\u00ebrore t\u00eb ikonave, i zgjimi i nd\u00ebrgjegjes hierapostolike, si edhe lul\u00ebzimi i jet\u00ebs monakale dhe rizbulimi e vler\u00ebsimi i mendimit t\u00eb Et\u00ebrve niptik\u00eb, n\u00eb kombinim me nj\u00eb dialog produktiv me rrymat bashk\u00ebkohore t\u00eb filozofis\u00eb dhe shkenc\u00ebs, e b\u00ebn\u00eb teologjin\u00eb orthodhokse t\u00eb gjall\u00eb dhe t\u00eb respektuar bot\u00ebrisht, ndaj dhe duhet t\u00eb nderojm\u00eb pionier\u00ebt e k\u00ebtij lul\u00ebzimi teologjik, t\u00eb cil\u00ebt me p\u00ebrpjekjen e tyre t\u00eb mundimshme udh\u00ebhoq\u00ebn teologjin\u00eb orthodhokse n\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb bot\u00ebn bashk\u00ebkohore, p\u00ebrtej dallimeve dhe caqeve nacionale a raciale.<\/p>\n<p>7. Kjo ringjallje produktive e frym\u00ebs s\u00eb Et\u00ebrve t\u00eb Kish\u00ebs ndihmoi bot\u00ebn teologjike dhe kishtare bashk\u00ebkohore, jo vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrt\u00ebritjen e jet\u00ebs s\u00eb kishave tona lokale n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por gjithashtu prezantoi n\u00eb organizmat e ndryshme t\u00eb L\u00ebvizjes Ekumenike kontemporane dhe n\u00eb dialogjet teologjike p\u00ebrkat\u00ebse dypal\u00ebsh ose shum\u00ebpal\u00ebshe d\u00ebshmin\u00eb e Kish\u00ebs s\u00eb vetme, t\u00eb shenjt\u00eb e apostolike. L\u00ebvizja Ekumenike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, prania e s\u00eb cil\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb mij\u00ebvje\u00e7arit q\u00eb mbaron qe intensive dhe u dha krah\u00eb shpresave t\u00eb shenjta midis t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb ndar\u00eb, u b\u00eb nj\u00eb vend i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i d\u00ebshmis\u00eb, vler\u00ebsimit dhe kontributit t\u00eb teologjis\u00eb orthodhokse. Por, fatkeq\u00ebsisht, krizat e v\u00ebrejtura gjat\u00eb dekadave t\u00eb fundit n\u00eb gjirin e L\u00ebvizjes Ekumenike, i imponojn\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse nevoj\u00ebn e q\u00ebndres\u00ebs ndaj devijimeve t\u00eb tilla dhe t\u00eb promovimit t\u00eb Tradit\u00ebs s\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb Apostolike. Jemi ve\u00e7an\u00ebrishrt t\u00eb mendimit ve\u00e7an\u00ebrisht i p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pengesa serioze n\u00eb p\u00ebrparimin e dialogut ton\u00eb me romano-katolik\u00ebt dhe protestant\u00ebt.<\/p>\n<p>8. Gjat\u00eb k\u00ebtyre koh\u00ebve t\u00eb sekularizmit t\u00eb theksuar, del n\u00eb pah sidomos nevoja e ve\u00e7imit t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb shenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb jet\u00ebs, kundrejt kriz\u00ebs shpirt\u00ebrore e cila karakterizon kultur\u00ebn moderne. Ngat\u00ebrrimi i liris\u00eb me liberalitetin \u00e7on n\u00eb rritjen e kriminalitetit dhe n\u00eb humbjen e respektit p\u00ebr lirin\u00eb e tjetrit, p\u00ebr shenjt\u00ebrin\u00eb e jet\u00ebs, madje edhe n\u00eb dhunimin e bot\u00ebs natyrore dhe n\u00eb shkat\u00ebrrimin ekologjik. Tradita Orthodhokse e formuar n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrjetimit me vepra t\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetave kristiane \u00ebsht\u00eb mbart\u00ebse spiritualiteti dhe morali asketik, i cili duhet treguar dhe prezantuar ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebt tona.<\/p>\n<p>9. Kjo p\u00ebrvoj\u00eb dhe d\u00ebshmi orthodhokse i ofrohet me p\u00ebrul\u00ebsi mbar\u00eb bot\u00ebs, gjith\u00eb njer\u00ebzve dhe popujve pa p\u00ebrjashtim, me respekt p\u00ebr lirin\u00eb dhe individualitetin e secilit, me bindjen ndaj Atij, i Cili &#8220;u therr dhe na shp\u00ebrbleu tek Per\u00ebndia me gjakun e Tij prej \u00e7do race, gjuhe, populli e kombi&#8221; (Ap. 5,9). Horizonti i hierapostolis\u00eb orthodhokse, me gjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e p\u00ebrkohshme, mbetet universal, nd\u00ebrsa aspirata dhe rruga e saj eskatologjike.<\/p>\n<p>10. Ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr problemin ekologjik i cili \u00ebsht\u00eb i mpreht\u00eb dhe k\u00ebrc\u00ebnues p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, edhe n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij mesazhi p\u00ebrs\u00ebritim interesimin e gjall\u00eb dhe intensiv t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mjedisit. Q\u00eb gjat\u00eb kuvendit ton\u00eb t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, n\u00eb Selin\u00eb e Patrikan\u00ebs Ekumenike, manifestuam k\u00ebt\u00eb interesim. Rikujtojm\u00eb se me iniciativ\u00eb t\u00eb Patrikan\u00ebs Ekumenike u organizuan kongrese respektive p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe 1 shtatori i \u00e7do viti u caktua si dit\u00eb e lutjeve p\u00ebr mbrojtjen e mjedisit natyror. Edhe tani deklarojm\u00eb, se k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje e konsiderojm\u00eb tep\u00ebr serioze dhe i ftojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb jen\u00eb sy \u00e7el\u00ebt dhe t\u00eb marrim t\u00eb gjitha masat e domosdoshme p\u00ebr shp\u00ebtimin dhe mbrojtjen e krijes\u00ebs t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Kisha Orthodhokse e konsideron njeriun p\u00ebrdorues dhe jopronar t\u00eb krijes\u00ebs materiale. K\u00ebt\u00eb koncept e shpreh n\u00eb ve\u00e7anti e gjith\u00eb tradita dhe p\u00ebrvoja e saj asketike dhe adhuruese &#8211; madje dhe ajo eukaristike.<\/p>\n<p>11. R\u00ebnd\u00ebsia dhe kuptimi i Eukaristis\u00eb Hyjnore, si qend\u00ebr dhe kriter i gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs, \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb Misteret e Shenjta dhe t\u00ebr\u00eb jeta kishtare l\u00ebvizin rreth Eukaristis\u00eb Hyjnore dhe marrin ekzistenc\u00ebn e tyre nga lidhja me t\u00eb. \u00c7do Eukaristi Hyjnore e kryer n\u00ebn drejtimin ose n\u00eb emrin e Episkopit kanonik t\u00eb vendit p\u00ebrb\u00ebn boshtin dhe kriterin e gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs dhe zbulon kuptimin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe t\u00eb fundit t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb gjith\u00eb krijes\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarrja e saj n\u00eb jet\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb Triadik.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se, q\u00eb Eukaristia Hyjnore t\u00eb jet\u00eb e vlefshme dhe shp\u00ebtuese p\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit, duhet t\u00eb kryhet gjithmon\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Episkopit kanonik dhe me lejen e tij, kjo, sepse m\u00ebnyra e kryerjes s\u00eb saj duhet t\u00eb p\u00ebrshtatet me natyr\u00ebn dhe karakterin e saj si ikon\u00eb e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe kuptimin final t\u00eb q\u00ebnieve. Kjo \u00ebsht\u00eb e domosdoshme, sepse, fatkeq\u00ebsisht, her\u00eb pas here vihen re devijime serioze p\u00ebrsa i p\u00ebrket lejes dhe p\u00ebrmendjes t\u00eb Episkopit kanonik n\u00eb anaforan\u00eb e shenjt\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00ebnyra e kryerjes s\u00eb Liturgjis\u00eb Hyjnore dhe e gjith\u00eb adhurimit shfaq her\u00eb pas here ndikime t\u00eb huaja p\u00ebr Tradit\u00ebn Orthodhkse.<\/p>\n<p>12. Edhe tani, duke pritur me besim dhe shpres\u00eb mij\u00ebvje\u00e7arin e ri, i ftojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb lutje dhe vigjilenc\u00eb p\u00ebrpara problemeve t\u00eb m\u00ebdha, por edhe mund\u00ebsive serioze q\u00eb shihen n\u00eb horizont. Arritjet e shkenc\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha fushat, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb biologji, parathon\u00eb arritje t\u00eb pakonceptueshme, por edhe rreziqe. Kisha nuk mund t\u00eb mungoj\u00eb nga zhvillimet perspektive, p\u00ebrderisa prej tyre varet mbijetesa e figur\u00ebs njer\u00ebzore si ikon\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>13. N\u00eb aspektin e ndryshimeve politike, Kisha Orthodhokse d\u00ebshiron t\u00eb ruaj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri parimin konstant t\u00eb mos p\u00ebrzierjes s\u00eb saj n\u00eb politik\u00eb. Sigurisht, nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb indiferente, kur vendime politike c\u00ebnojn\u00eb vet\u00eb ekzistenc\u00ebn e Kishave Orthodhokse, ndaj edhe pret q\u00eb n\u00eb raste t\u00eb tilla t\u00eb k\u00ebrkohet dhe t\u00eb merret parasysh seriozisht pozicioni i saj. Si nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb, konsiderojm\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e s\u00eb ardhmes s\u00eb Tok\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb, vendeve t\u00eb shenjta dhe komunitetit q\u00eb jeton aty, gj\u00eb q\u00eb preokupon mbar\u00eb Orthodhoksin\u00eb dhe n\u00eb ve\u00e7anti Patrikan\u00ebn e Jerusalemit. Prandaj, \u00e7do diskutim lidhur me ndryshimin e status-quo s\u00eb Tok\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb, i cili u sanksionua me vendime dhe Konventa Nd\u00ebrkomb\u00ebtare gjat\u00eb shekujve, nuk mund dhe nuk lejohet t\u00eb b\u00ebhet pa dijenin\u00eb dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb Patrikan\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Jerusalemit q\u00eb jeton aty prej shekujsh.<\/p>\n<p>14. N\u00eb aspektin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs, nga shum\u00eb njer\u00ebz shprehet mendimi, se mij\u00ebvje\u00e7ari q\u00eb po vjen do t\u00eb sjell\u00eb njer\u00ebzimin p\u00ebrball\u00eb p\u00ebrplasjes s\u00eb kulturave, n\u00eb t\u00eb cilat do t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb elementi fetar. Kjo mund\u00ebsi u imponon gjith\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve fetar\u00eb urt\u00ebsi, arsye, dhe guxim, q\u00eb t\u00eb parandalohet dhe t\u00eb shfaroset \u00e7do element fanatizmi dhe urrejtjeje dhe t\u00eb ruhet paqja e bot\u00ebs aq shum\u00eb e munduar prej luftrave dhe p\u00ebrplasjeve gjat\u00eb mij\u00ebvje\u00e7arit q\u00eb mbaron.<\/p>\n<p>15. N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb e cila ndeshet me \u00e7do lloj herezish dhe interpretimesh frik\u00ebsuese t\u00eb librit t\u00eb Apokalipsit, t\u00eb gjith\u00eb ne, dhe n\u00eb ve\u00e7anti brezi i ri, th\u00ebrritemi p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar dhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar me fjal\u00eb dhe me vepra, se vet\u00ebm dashuria e Per\u00ebndis\u00eb, e njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb dhe e gjith\u00eb krijes\u00ebs, i japin kuptim dhe shp\u00ebtim jet\u00ebs son\u00eb edhe n\u00eb \u00e7astet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb paraqitjen dramatike t\u00eb ngjarjeve, libri i Apokalipsit p\u00ebrmban n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e vet Ungjillin e Krishtit, dometh\u00ebn\u00eb na zbulon neve se m\u00ebkati njer\u00ebzor dhe forcat shkat\u00ebrrirntare demoniake u mund\u00ebn, dhe do t\u00eb munden nga Iisu Krishti, zoti i historis\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb Alfa dhe Omega&#8221; (Fillimi dhe Fundi)&#8230; Ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb, dhe q\u00eb ishte, dhe q\u00eb vjen, i Gjith\u00ebpushtetshmi&#8221; (Ap. 1,8).<\/p>\n<p>K\u00ebto ju drejtojm\u00eb, v\u00ebllez\u00ebr dhe bij, nga ishulli i Patmosit, duke ju p\u00ebrqafuar me puthje t\u00eb shenjt\u00eb dhe duke ju p\u00ebrcjell\u00eb juve dhe gjith\u00eb bot\u00ebs z\u00ebrin e shkrimtarit t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb Apokalipsit, z\u00eb shprese, dashurie dhe besimi:<\/p>\n<p>&#8220;Ja, tenda e Per\u00ebndis\u00eb bashk\u00eb me njer\u00ebzit, edhe do t\u00eb rrij\u00eb bashk\u00eb me ata, edhe ata do t\u00eb jen\u00eb populli i Atij, edhe Per\u00ebndia do t\u00eb jet\u00eb bashk\u00eb me ata, Per\u00ebndi e atyre. Edhe Per\u00ebndia do t\u00eb fshij\u00eb \u00e7do lot nga syt\u00eb e atyre, edhe vdekja nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb, sepse t\u00eb parat shkuan.&#8221; (Apokalipsi 21:3-4).<\/p>\n<p>Hiri i Zotit ton\u00eb Iisu Krisht dhe dashuria e Per\u00ebndis\u00eb dhe e Atit dhe pjes\u00ebmarrja e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb qoft\u00eb me ju t\u00eb gjith\u00eb. Amin.<\/p>\n<p>N\u00eb ishullin e Shenjt\u00eb t\u00eb Patmosit, m\u00eb 26 shtator 1995, dit\u00ebn e kremtimit t\u00eb fjetjes s\u00eb Apostullit dhe Ungjillorit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb lavdish\u00ebm Joan Theologu.<\/p>\n<p>+ Patriku Ekumenik Vartholomeu,<br \/>\nP\u00ebrfaq\u00ebsues gjithashtu edhe i Fortlumturis\u00eb s\u00eb Tij + Patrikut t\u00eb Qytetit t\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Jerusalemit dhe gjith\u00eb Palestin\u00ebs, Diodori.<\/p>\n<p>+ Papa dhe Patriku i Aleksandris\u00eb dhe i gjith\u00eb Afrik\u00ebs, Partheni<\/p>\n<p>+ Patriku i Andiokis\u00eb dhe i gjith\u00eb Lindjes Ignati, i p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Mitropoliti i Pergamit, Joan.<\/p>\n<p>+ Patriku i Beogradit dhe i gjith\u00eb Serbis\u00eb, Pavli.<\/p>\n<p>+ Patriku i Bukureshtit dhe i gjith\u00eb Rumanis\u00eb, Teoktisti<\/p>\n<p>+ Patriku i Sofies dhe i gjith\u00eb Bullgaris\u00eb, Maksimi, i p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Mitropoliti Gelasi.<\/p>\n<p>+ Kryepiskopi i Mecetit dhe t\u00eb Tbilisit dhe Patrik Catholicos i gjith\u00eb Gjeorgjis\u00eb, Ilia, i p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Episkopi Nikomida Avraam.<\/p>\n<p>+ Kryepiskopi i Justianian\u00ebs s\u00eb Re dhe i gjith\u00eb Qipros, Kristostomi<\/p>\n<p>+ Kryepiskopi i Athin\u00ebs dhe i gjith\u00eb Greqis\u00eb, Serafimi<\/p>\n<p>+ Kryepiskopi i Tiran\u00ebs dhe i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Anastasi<\/p>\n<p>+ Kryepiskopi i Prag\u00ebs dhe Mitropoliti i \u00c7ekis\u00eb dhe Sllovakis\u00eb, Dorotheu<\/p>\n<p>+ Kryepiskopi i Karelis\u00eb dhe i gjith\u00eb Finland\u00ebs, Joani.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Teksti i plot\u00eb i mesazhit zyrtar t\u00eb Kryetar\u00ebve t\u00eb Kishave Orthodhokse lokale me 15 pika, l\u00ebshuar n\u00eb Patmos m\u00eb 26 shtator 1995 me rastin e 1900-vjetorit t\u00eb Apokalipsit. Adresohet besimtar\u00ebve dhe gjith\u00eb njer\u00ebzve me mesazh paqeje, dashurie dhe trajton tema si nacionalizmi, ekumenizmi, sekularizmi, ekologjia, Eukaristia, Toka e Shenjt\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Patmos, 26 Shtator 1995","numri":"10 (37)","viti":"1995","muaji":"Tetor","muaji_numer":"10","dita":"26","faqet":"[7, 10]","fjale_kyce":"[\"Patmos\", \"Apokalipsi\", \"mesazh\", \"Kishat Orthodhokse\", \"Vartholomeu\", \"ekumeniz\u00ebm\", \"mij\u00ebvje\u00e7ari i tret\u00eb\", \"ekologji\", \"Eukaristia\", \"Toka e Shenjt\u00eb\"]","permbledhje":"Teksti i plot\u00eb i mesazhit zyrtar t\u00eb Kryetar\u00ebve t\u00eb Kishave Orthodhokse lokale me 15 pika, l\u00ebshuar n\u00eb Patmos m\u00eb 26 shtator 1995 me rastin e 1900-vjetorit t\u00eb Apokalipsit. Adresohet besimtar\u00ebve dhe gjith\u00eb njer\u00ebzve me mesazh paqeje, dashurie dhe trajton tema si nacionalizmi, ekumenizmi, sekularizmi, ekologjia, Eukaristia, Toka e Shenjt\u00eb.","autori":"Kryetar\u00ebt e Kishave Orthodhokse","kategoria":"Dokument kishtar \/ Mesazh","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9878],"ngjallja_autori":[9879],"ngjallja_viti":[9667],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-83474","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-dokument-kishtar-mesazh","ngjallja_autori-kryetaret-e-kishave-orthodhokse","ngjallja_viti-9667","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Mesazhi i Kryetar\u00ebve t\u00eb Kishave Orthodhokse - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazhi-i-kryetareve-te-kishave-orthodhokse\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83474\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazhi-i-kryetareve-te-kishave-orthodhokse\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazhi-i-kryetareve-te-kishave-orthodhokse\/\",\"name\":\"Mesazhi i Kryetar\u00ebve t\u00eb Kishave Orthodhokse - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:12:24+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazhi-i-kryetareve-te-kishave-orthodhokse\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazhi-i-kryetareve-te-kishave-orthodhokse\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazhi-i-kryetareve-te-kishave-orthodhokse\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mesazhi i Kryetar\u00ebve t\u00eb Kishave Orthodhokse\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mesazhi i Kryetar\u00ebve t\u00eb Kishave Orthodhokse - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazhi-i-kryetareve-te-kishave-orthodhokse\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83474","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazhi-i-kryetareve-te-kishave-orthodhokse\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazhi-i-kryetareve-te-kishave-orthodhokse\/","name":"Mesazhi i Kryetar\u00ebve t\u00eb Kishave Orthodhokse - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:12:24+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazhi-i-kryetareve-te-kishave-orthodhokse\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazhi-i-kryetareve-te-kishave-orthodhokse\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazhi-i-kryetareve-te-kishave-orthodhokse\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mesazhi i Kryetar\u00ebve t\u00eb Kishave Orthodhokse"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83474","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83474"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83474"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83474"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83474"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83474"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}