{"id":83418,"date":"2026-06-01T02:11:23","date_gmt":"2026-06-01T00:11:23","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-historike-e-kryepiskopit-anastas-ne-shba\/"},"modified":"2026-06-01T02:11:23","modified_gmt":"2026-06-01T00:11:23","slug":"vizite-historike-e-kryepiskopit-anastas-ne-shba","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-historike-e-kryepiskopit-anastas-ne-shba\/","title":{"rendered":"Vizit\u00eb historike e Kryepiskopit Anastas n\u00eb SHBA"},"content":{"rendered":"<p>Nga 6-11 gusht n\u00eb Seminarin Teologjik &#8220;Holy Cross&#8221; (Kryqi i Nderuar) t\u00eb Bostonit u zhvillua nj\u00eb Konferenc\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi Ierapostolin\u00eb dhe Ungjill\u00ebzimin. Nderi i ligj\u00ebrat\u00ebs kryesore t\u00eb hapjes s\u00eb Konferenc\u00ebs i ishte dh\u00ebn\u00eb Fortlumturis\u00eb s\u00eb Tij, Anastasit, me tem\u00eb &#8220;Vizioni global i shpalljes s\u00eb Ungjillit&#8221;. Gjithashtu, Kryepiskopit i ishin b\u00ebr\u00eb ftesa dhe nga Kryepiskopi i Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Amerik\u00ebs s\u00eb Veriut e Jugut, Jakovi, nga i cili varen nj\u00eb pjes\u00eb e kishave shqiptare dhe nga Mitropoliti i Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Amerik\u00eb (OCA), Theodhosi, n\u00ebn vart\u00ebsin\u00eb e t\u00eb cilit jan\u00eb Kisha e Sh\u00ebn Gjergjit, Boston dhe pjesa tjet\u00ebr e kishave t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Delegacioni i KOASh-it n\u00eb k\u00ebt\u00eb Konferenc\u00eb, p\u00ebrb\u00ebhej nga Kryepiskopi Anastas dhe At Jani Trebicka.<\/p>\n<p>Fillim i mbar\u00eb<\/p>\n<p>M\u00eb 4 gusht udh\u00ebtuam drejt New Yorkut. N\u00eb aeroport na priste Episkopi Athinagora, prift\u00ebrinj, gazetar\u00eb etj. T\u00eb nes\u00ebrmen, Kryepiskopi Anastas pati nj\u00eb takim me Kryepiskopin Jakov. N\u00eb mesdit\u00eb udh\u00ebtuam drejt Bostonit. N\u00eb aeroport na priste At Vasil Xhorxhi, i Kish\u00ebs s\u00eb &#8220;Sh\u00ebn Trinis\u00eb&#8221;, shqiptar me origjin\u00eb nga Pogradeci, At Ilia Katri, i njohur p\u00ebr besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i cili ndihmoi KOASH p\u00ebr rreth 5-6 muaj, si drejtor i Seminarit Teologjik n\u00eb Durr\u00ebs, z. Petraq Minari, zoti Xhon Jozef, At Joan Pelushi, si dhe bashkatdhetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim shkuam n\u00eb Seminarin Teologjik t\u00eb Kryqit t\u00eb Nderuar, ku do t\u00eb zhvillohej Konferenca. Aty Kryepiskopi Anastas pati nj\u00eb takim t\u00eb ngroht\u00eb me shqiptar\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs dhe miq e dashamir\u00ebs t\u00eb tij, q\u00eb erdh\u00ebn ta takonin.<\/p>\n<p>6 gusht: Pas ftes\u00ebs s\u00eb At Vasil Xhorxhit, At Jani Trebicka, At Ilia Kefri dhe At Vasil Xhorxhi meshuan n\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn Trinis\u00eb. Pas Liturgjis\u00eb Hyjnore, s\u00ebrish nj\u00eb takim i ngroht\u00eb me shqiptar\u00ebt e diaspor\u00ebs dhe shum\u00eb t\u00eb m\u00ebrguar vitet e fundit.<\/p>\n<p>Pasdite u hap Konferenca e Misionit dhe Ungjill\u00ebzimit. Ligj\u00ebrat\u00ebn e par\u00eb e kishte Fortlumturia e Tij Anastasi, mbi &#8220;Vizionin global t\u00eb shpalljes s\u00eb Ungjillit&#8221;. Episkopi i Bostonit dhe President i Seminarit Teologjik t\u00eb &#8220;Holy Cross&#8221;, Metodi, n\u00eb fjal\u00ebn e tij t\u00eb hyrjes u shpreh: &#8220;N\u00eb ka njeri q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e tij me Misionin e Ungjill\u00ebzimin, ky \u00ebsht\u00eb Kryepiskopi i Shqip\u00ebris\u00eb Anastasi, i cili ka qen\u00eb misionar q\u00eb n\u00eb rini t\u00eb tij dhe m\u00eb pas, kur u b\u00eb episkop, ka shkuar p\u00ebr 10 vjet n\u00eb Afrik\u00eb dhe sot vazhdon misionin e tij apostolik n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb prej 4 vjet\u00ebsh&#8221;. M\u00eb pas, Kryepiskopi Anastas mbajti ligj\u00ebrat\u00ebn, q\u00eb u prit me duartrokitje dhe shum\u00eb interes, t\u00eb cilin e d\u00ebshmuan pyetjet e shumta.<\/p>\n<p>7 gusht: N\u00eb Kish\u00ebn e Kryqit t\u00eb Nderuar u krye nj\u00eb Liturgji Hyjnore, e kryesuar nga Imzot Anastasi. M\u00eb pas, vazhdoi punimet konferenca, ku merrnin pjes\u00eb edhe shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs.<\/p>\n<p>8 gusht: Paradite e pasdite vazhdoi punimet Konferenca. At Luka Veroni, i cili sh\u00ebrben n\u00eb Kish\u00ebn ton\u00eb q\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti, mbajti nj\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb mbi Misionin n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb u prit ngroht\u00eb nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Vizit\u00eb mes shqiptar\u00ebve t\u00eb Uor\u00e7esterit<\/p>\n<p>9 gusht: Rreth mesdit\u00ebs shkuam n\u00eb Uor\u00e7ester. Kryepiskopi kishte marr\u00eb nj\u00eb ftes\u00eb nga At Denis Shyti, shqiptaro-amerikan, prift i Kish\u00ebs Fjetja e Sh\u00ebn Maris\u00eb t\u00eb atij qyteti, pjes\u00eb e Kish\u00ebs Shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb. Vizit\u00ebn e par\u00eb e b\u00ebm\u00eb n\u00eb nj\u00eb spital t\u00eb mrekulluesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb moshuar t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, i cili qe ngritur nga kishat e komb\u00ebsive t\u00eb ndryshme. Spitali mbante emrin e Sh\u00ebn Trinis\u00eb dhe brenda tij kishte dhe nj\u00eb kish\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, ku t\u00eb gjith\u00eb prift\u00ebrinjt\u00eb e qytetit b\u00ebnin mesh\u00eb me radh\u00eb. Atje delegacioni i KOASH-it u prit nga dy prift\u00ebrinj shqiptar\u00eb, At Denis e At Spiro dhe nga prift\u00ebrinjt\u00eb e Kish\u00ebs Arumune, Kish\u00ebs Greke, Kish\u00ebs Antiokiane dhe disa prift\u00ebrinj t\u00eb ardhur nga rrethinat.<\/p>\n<p>M\u00eb pas vizituam k\u00ebto kisha t\u00eb qytetit, ku njer\u00ebz nga komb\u00ebsi t\u00eb ndryshme kalonin aq mir\u00eb e n\u00eb harmoni dhe n\u00eb mes tyre qe dashuria e Krishtit. N\u00eb Kish\u00ebn e &#8220;Fjetjes s\u00eb Sh\u00ebn Maris\u00eb&#8221; Kryepiskopi dhuroi disa libra liturgjik\u00eb t\u00eb botuara nga KOASH-i, kalendar\u00eb e gazeta.<\/p>\n<p>Pritje e ngroht\u00eb nga Mitropoliti Theodhos<\/p>\n<p>10 gusht: U nis\u00ebm p\u00ebr n\u00eb New York, pas ftes\u00ebs s\u00eb Mitropolitit Theodhos p\u00ebr t\u00eb vizituar Mitropolin\u00eb e Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Amerik\u00eb, ku na befasoi nj\u00eb pritje madh\u00ebshtore. Kishin dal\u00eb p\u00ebr t\u00eb na pritur Mitropoliti Theodhos dhe dy episkop\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, prift\u00ebrinj nga kishat e diaspor\u00ebs shqiptare dhe t\u00eb kishave t\u00eb komb\u00ebsive t\u00eb tjera. Pritje me Ungjill dhe Dhoksologji p\u00ebr Kryepiskopin e Shqip\u00ebris\u00eb. T\u00eb dy Kryehierark\u00ebt shk\u00ebmbyen dhurata. (I \u00e7uditur, pyeta Imzot Anastasin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dashuri dhe pritje madh\u00ebshtore. M&#8217;u p\u00ebrgjigj se me Mitropolitin Theodhos na ka bashkuar misioni i Ungjill\u00ebzimit e njihemi q\u00eb para 30 vjet\u00ebsh). U kthyem s\u00ebrish n\u00eb Boston, ku m\u00eb 11 gusht u mbyll Konferenca.<\/p>\n<p>Liturgji dhe takime n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Trinis\u00eb<\/p>\n<p>13 gusht: T\u00eb diel\u00ebn radioja e Bostonit, n\u00eb nj\u00eb emision p\u00ebr shqiptar\u00ebt, lajm\u00ebroi se n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Trinis\u00eb do t\u00eb meshonte Kryepiskopi i Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Anastasi. Kisha ishte plot me besimtar\u00eb t\u00eb enoris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebn Trinis\u00eb, nga enorit\u00eb e Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit dhe Sh\u00ebn Joan Pag\u00ebzorit; shqiptar\u00eb t\u00eb ardhur nga qytete t\u00eb ndryshme t\u00eb SHBA, emigrant\u00eb t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit. Liturgjia Hyjnore u krye nga Kryepiskopi Anastas dhe At Vasil Xhorxhi, At Ilia Ketri, At Jani Trebicka, At Luka Veroni e At Joan Pelushi. Mbas mbarimit t\u00eb Liturgjis\u00eb, Kryepiskopi u takua me besimtar\u00ebt dhe pati biseda t\u00eb ngrohta e miq\u00ebsore. T\u00eb shumt\u00eb ishin ata q\u00eb dhuruan di\u00e7ka p\u00ebr ndihm\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas u dha nj\u00eb drek\u00eb p\u00ebr nder t\u00eb delegacionit shqiptar, ku merrnin pjes\u00eb rreth 200 vet\u00eb. Fol\u00ebn Kryepiskopi Anastas e At Ilia Ketri. Prek\u00ebse e mall\u00ebngjyese qen\u00eb fjal\u00ebt e At Vasil Xhorxhit, i cili u shpreh: &#8220;Sa e sa koh\u00eb, e sa vite kishte q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kish\u00eb t\u00eb Sh\u00ebn Trinis\u00eb nuk ishte d\u00ebgjuar lutja episkopale: &#8216;O Zot, o Zot, shtjer syrin prej Qiellit dhe vizito dhe rregullo k\u00ebt\u00eb vresht q\u00eb e ka mbjellur dora jote e djatht\u00eb. K\u00ebt\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi na e dhat\u00eb ju Fort i Lumturi Imzot Anastas.'&#8221; Pas drek\u00ebs t\u00eb gjith\u00eb donin t\u00eb merrnin bekimin e Kryepiskopit ton\u00eb. Mbasdite shkuam n\u00eb varrezat e qytetit, ku Fortlumturia e Tij Anastasi b\u00ebri nj\u00eb trisai n\u00eb varret e Hierark\u00ebve shqiptar\u00eb Fan Noli, Stefan Laska e Marko Lipe.<\/p>\n<p>Para ikon\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Maris\u00eb q\u00eb loton<\/p>\n<p>14 gusht: P\u00ebrs\u00ebri n\u00eb udh\u00ebtim, p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar ftes\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga shqiptar\u00ebt e \u00c7ikagos. N\u00eb aeroport kishin dal\u00eb p\u00ebr t\u00eb na pritur p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb K\u00ebshillit drejtues t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Nikolas dhe At Filip Kufoi, prifti i k\u00ebsaj kishe etj. Pas drek\u00ebs shkuam n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs, shum\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>U mahnit\u00ebm nga pamja aq trondit\u00ebse e mall\u00ebngjyese, q\u00eb tregon v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e padiskutueshme t\u00eb besimit ton\u00eb t\u00eb krishter\u00eb Orthodhoks: Ikona e s\u00eb P\u00ebrmbishenjt\u00ebs, s\u00eb P\u00ebrmbilavd\u00ebruar\u00ebs, Hyjlind\u00ebses, Virgj\u00ebresh\u00ebs Mari &#8211; qante. Lot\u00ebt e shenjt\u00eb nisnin nga syt\u00eb dhe vazhdonin, duke l\u00ebn\u00eb vazhd\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb ikon\u00ebs. Copa pambuku pritnin posht\u00eb q\u00eb lot\u00ebt e s\u00eb P\u00ebrmbishenjt\u00ebs t\u00eb mos binin n\u00eb tok\u00eb. Ishte nj\u00eb mrekulli, nj\u00eb bekim nga Per\u00ebndia dhe k\u00ebt\u00eb bekim t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb e t\u00eb Hyjlind\u00ebses e kishte Kisha e Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs e diaspor\u00ebs shqiptare, mes shum\u00eb kishave t\u00eb komb\u00ebsive t\u00eb ndryshme. Para disa vjet\u00ebsh kjo ikon\u00eb lotoi p\u00ebr disa muaj. U vizitua nga e gjith\u00eb bota. U b\u00ebn\u00eb analiza kimike nga shkenc\u00ebtar\u00ebt dhe p\u00ebrmbajtja ishte: lot t\u00eb past\u00ebr. P\u00ebrs\u00ebri Ikona e s\u00eb P\u00ebrmbishenjt\u00ebs Mari filloi vajtimin m\u00eb 23 korrik t\u00eb k\u00ebtij viti. U gjunj\u00ebzuan para ikon\u00ebs Kryepiskopi Anastas dhe gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb e shoq\u00ebronim. Iu lut\u00ebm Zotit p\u00ebr bekim, paqe e sh\u00ebndet dhe dashurin\u00eb e Krishtit midis gjith\u00eb diaspor\u00ebs e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>15 gusht, Kremtimi i Fjetjes s\u00eb Hyjlind\u00ebses nga Kryepiskopi Anastas dhe At Mihai Deliu, prifti i vjet\u00ebr i Kish\u00ebs, At Ilia Ketri dhe At Jani Trebicka u b\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kish\u00eb, t\u00eb mbushur nga qindra besimtar\u00eb. Pas predikimit nga Imzot Anastasi dhe mbarimit t\u00eb mesh\u00ebs, besimtar\u00ebve iu dhuruan libra liturgjikal\u00eb, kalendar\u00eb e gazeta t\u00eb botuara nga KOASH-i. Enorit\u00eb merrnin bekimin nga Kryepiskopi Anastas, duke marr\u00eb nafor\u00ebn e i puthnin dor\u00ebn, duke i uruar mir\u00ebseardhjen. M\u00eb von\u00eb, p\u00ebr nder t\u00eb delegacionit ton\u00eb u dha nj\u00eb drek\u00eb madh\u00ebshtore, ku merrnin pjes\u00eb rreth 150 t\u00eb ftuar. Imzot Anastasi u foli t\u00eb pranishm\u00ebve, p\u00ebr ringritjen e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Pas dreke t\u00eb gjith\u00eb na takonin me shum\u00eb mall e dashuri. T\u00eb shumt\u00eb ishin ata q\u00eb dhuruan ndihma p\u00ebr Kish\u00ebn ton\u00eb. Nga Kisha e Sh\u00ebn Nikollas u dhuruan 25000 dollar\u00eb.<\/p>\n<p>16 gusht: P\u00ebrs\u00ebri shum\u00eb vizita. Miqt\u00eb e dashamir\u00ebsit e Kish\u00ebs son\u00eb dhe Kryepiskopit Anastas, q\u00eb donin ta takonin patjet\u00ebr, vazhdonin t\u00eb shtoheshin deri n\u00eb mbr\u00ebmje von\u00eb.<\/p>\n<p>17 gusht: T\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me shum\u00eb dashuri nga shqiptaro-amerikan\u00ebt u larguam nga \u00c7ikago p\u00ebr n\u00eb New York, nga mor\u00ebm rrug\u00ebn e kthimit.<\/p>\n<p>T\u00eb shumt\u00eb ishin klerik\u00ebt q\u00eb shpreh\u00ebn d\u00ebshir\u00ebn t\u00eb vinin t\u00eb meshonin n\u00eb Shqip\u00ebri. Zoti ja u plot\u00ebsoft\u00eb d\u00ebshir\u00ebn. I falenderojm\u00eb p\u00ebr g\u00ebzimin, respektin e dashurin\u00eb q\u00eb shpreh\u00ebn p\u00ebr delegacionin e KOASH-it, p\u00ebr Kryepiskopin Anastas. G\u00ebzimi dhe dashuria e tyre jan\u00eb t\u00eb ligjshme. Si\u00e7 u shpreh fort i nderuari At Ilia Ketri, ishte hera e par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e SHBA-s\u00eb q\u00eb nj\u00eb Kryepiskop i Shqip\u00ebris\u00eb vizitoi Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe diaspor\u00ebn shqiptare. Mirupafshim p\u00ebrs\u00ebri. Dashuria e Krishtit qoft\u00eb mbi ne gjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Protopresviter<br \/>\n+ At Jani Trebicka<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reportazh i holl\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr vizit\u00ebn historike t\u00eb Kryepiskopit Anastas n\u00eb SHBA, 4-17 gusht 1995, me rastin e Konferenc\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi Ierapostolin\u00eb dhe Ungjill\u00ebzimin n\u00eb Seminarin &#8216;Holy Cross&#8217; t\u00eb Bostonit. P\u00ebrshkruhen takimet me Kryepiskopin Jakov, Mitropolitin Theodhos, vizitat n\u00eb kishat shqiptare t\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb Boston, New York, Uor\u00e7ester dhe \u00c7ikago, si dhe \u00e7astet e mall\u00ebngjyera para ikon\u00ebs q\u00eb lotonte t\u00eb Sh\u00ebn Maris\u00eb. P\u00ebrmblidhen liturgjit\u00eb, ligj\u00ebratat dhe takimet me besimtar\u00ebt shqiptaro-amerikan\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Takime t\u00eb ngrohta me shqiptar\u00ebt e diaspor\u00ebs. \u00c7aste t\u00eb paharruara n\u00eb \u00c7ikago para ikon\u00ebs q\u00eb loton t\u00eb s\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebs Mari.","numri":"9(35)","viti":"1995","muaji":"Shtator","muaji_numer":"9","dita":"","faqet":"[1, 2, 3]","fjale_kyce":"[\"Kryepiskopi Anastas\", \"SHBA\", \"diaspora shqiptare\", \"Boston\", \"Konferenc\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare\", \"Ungjill\u00ebzim\", \"Mitropoliti Theodhos\", \"Kryepiskopi Jakov\", \"Ikona q\u00eb loton\", \"\u00c7ikago\", \"Uor\u00e7ester\", \"KOASH\", \"Sh\u00ebn Maria\", \"vizit\u00eb historike\"]","permbledhje":"Reportazh i holl\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr vizit\u00ebn historike t\u00eb Kryepiskopit Anastas n\u00eb SHBA, 4-17 gusht 1995, me rastin e Konferenc\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi Ierapostolin\u00eb dhe Ungjill\u00ebzimin n\u00eb Seminarin 'Holy Cross' t\u00eb Bostonit. P\u00ebrshkruhen takimet me Kryepiskopin Jakov, Mitropolitin Theodhos, vizitat n\u00eb kishat shqiptare t\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb Boston, New York, Uor\u00e7ester dhe \u00c7ikago, si dhe \u00e7astet e mall\u00ebngjyera para ikon\u00ebs q\u00eb lotonte t\u00eb Sh\u00ebn Maris\u00eb. P\u00ebrmblidhen liturgjit\u00eb, ligj\u00ebratat dhe takimet me besimtar\u00ebt shqiptaro-amerikan\u00eb.","autori":"Protopresviter At Jani Trebicka","kategoria":"Lajme kishtare \/ Vizita zyrtare","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9837],"ngjallja_autori":[9838],"ngjallja_viti":[9667],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-83418","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-lajme-kishtare-vizita-zyrtare","ngjallja_autori-protopresviter-at-jani-trebicka","ngjallja_viti-9667","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Vizit\u00eb historike e Kryepiskopit Anastas n\u00eb SHBA - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-historike-e-kryepiskopit-anastas-ne-shba\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83418\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-historike-e-kryepiskopit-anastas-ne-shba\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-historike-e-kryepiskopit-anastas-ne-shba\/\",\"name\":\"Vizit\u00eb historike e Kryepiskopit Anastas n\u00eb SHBA - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:11:23+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-historike-e-kryepiskopit-anastas-ne-shba\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-historike-e-kryepiskopit-anastas-ne-shba\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-historike-e-kryepiskopit-anastas-ne-shba\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Vizit\u00eb historike e Kryepiskopit Anastas n\u00eb SHBA\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Vizit\u00eb historike e Kryepiskopit Anastas n\u00eb SHBA - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-historike-e-kryepiskopit-anastas-ne-shba\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83418","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-historike-e-kryepiskopit-anastas-ne-shba\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-historike-e-kryepiskopit-anastas-ne-shba\/","name":"Vizit\u00eb historike e Kryepiskopit Anastas n\u00eb SHBA - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:11:23+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-historike-e-kryepiskopit-anastas-ne-shba\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-historike-e-kryepiskopit-anastas-ne-shba\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-historike-e-kryepiskopit-anastas-ne-shba\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Vizit\u00eb historike e Kryepiskopit Anastas n\u00eb SHBA"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83418","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83418"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83418"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83418"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83418"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83418"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}