{"id":83408,"date":"2026-06-01T02:11:13","date_gmt":"2026-06-01T00:11:13","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ta-bejme-boten-nje-vend-me-te-mire\/"},"modified":"2026-06-01T02:11:13","modified_gmt":"2026-06-01T00:11:13","slug":"si-ta-bejme-boten-nje-vend-me-te-mire","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ta-bejme-boten-nje-vend-me-te-mire\/","title":{"rendered":"Si ta b\u00ebjm\u00eb bot\u00ebn nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb mir\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Sa prej nesh, lexojm\u00eb gazetat ose d\u00ebgjojm\u00eb lajmet dhe shohim gj\u00ebrat e tmerrshme q\u00eb ndodhin p\u00ebrreth nesh? Luft\u00eb dhe dhun\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn; korrupsion dhe pandershm\u00ebri n\u00eb shoq\u00ebri; papun\u00ebsi, varf\u00ebri, vuajtje dhe p\u00ebrpjekje. Kur disa njer\u00ebz i d\u00ebgjojn\u00eb k\u00ebto humbasin shpres\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Largohen nga Per\u00ebndia dhe pyesin: &#8220;N\u00ebse ka nj\u00eb Per\u00ebndi, pse nuk b\u00ebn Ai di\u00e7ka p\u00ebr ne k\u00ebtu n\u00eb tok\u00eb? N\u00ebse Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb kaq i madh, pse nuk na ndihmon? Ku \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndia?&#8221;<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje e r\u00ebnd\u00ebsishme. Dhe besimi yn\u00eb orthodhoks ka nj\u00eb p\u00ebrgjigje shum\u00eb konkrete. &#8220;Pse nuk b\u00ebn di\u00e7ka Per\u00ebndia?&#8221; Ka b\u00ebr\u00eb! Ai ka krijuar secilin prej nesh. Dhe jo vet\u00ebm na ka krijuar, por edhe na ka bekuar n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb panum\u00ebrta, q\u00eb ne t\u00eb mund t\u00eb jemi duart e Tij, k\u00ebmb\u00ebt e Tij dhe prania e Tij tek ata q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb. Krishti tha: &#8220;Nuk m\u00eb zgjodh\u00ebt ju mua, por un\u00eb ju zgjodha juve, dhe ju urdh\u00ebrova juve q\u00eb t\u00eb shkoni dhe t\u00eb b\u00ebni pem\u00eb, edhe pema juaj t\u00eb mbetet.&#8221; (Joani 15:16). N\u00ebse ne e kuptojm\u00eb dhe e besojm\u00eb potencialin e pakufizuar q\u00eb ndodhet brenda secilit prej nesh dhe faktin q\u00eb Per\u00ebndia do q\u00eb ne t&#8217;i p\u00ebrdorim dhuratat tona p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer Atij, at\u00ebher\u00eb bota n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb vend shum\u00eb m\u00eb i mir\u00eb. \u00c7donj\u00ebri prej nesh, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, mund t\u00eb b\u00ebnte gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb. Mos harroni: &#8216;Pa Per\u00ebndin\u00eb ne nuk mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gj\u00eb; por pa ne, Per\u00ebndia nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gj\u00eb.&#8221; Per\u00ebndia na p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimet e Tij mbi tok\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, secili prej nesh, duhet t\u00eb lutet sikur gjith\u00e7ka varet nga Per\u00ebndia, por t\u00eb punoj\u00eb sikur gjith\u00e7ka t\u00eb varej nga ne!<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t&#8217;i sh\u00ebrbejm\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmbushim potencialin q\u00eb na ka dh\u00ebn\u00eb, na ndihmon njohja e vetvetes. Sepse, n\u00ebse kuptojm\u00eb se cil\u00ebt jemi, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohemi m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Kush jemi ne?&#8221;<\/p>\n<p>S\u00eb pari, ne jemi bijt\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb: shqiptar\u00eb, amerikan\u00eb, rus\u00eb, kinez\u00eb, grek\u00eb, apo afrikan\u00eb qofshim, jemi t\u00eb gjith\u00eb bij t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. T\u00eb krishter\u00eb, musliman\u00eb apo ateist\u00eb, jemi t\u00eb gjith\u00eb bij t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. I gjith\u00eb njer\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj. Jemi t\u00eb gjith\u00eb bij t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb Gjith\u00ebfuqish\u00ebm. Fakti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr secilin prej nesh \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb se ne kemi nj\u00eb Per\u00ebndi q\u00eb na do m\u00eb shum\u00eb se sa prind\u00ebrit m\u00eb t\u00eb dashur. Kemi nj\u00eb Per\u00ebndi q\u00eb kujdeset p\u00ebr ne m\u00eb shum\u00eb se sa ne p\u00ebr veten ton\u00eb. Ne kemi nj\u00eb Per\u00ebndi q\u00eb na do t\u00eb rritemi e t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, q\u00eb do t&#8217;i sh\u00ebrbejm\u00eb besnik\u00ebrisht Atij n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb mrekullueshme.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb tjet\u00ebr jemi ne?<\/p>\n<p>Jemi njer\u00ebz t\u00eb krijuar sipas sh\u00ebmb\u00ebllimit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb tipari yn\u00eb dallues nga t\u00eb gjitha kafsh\u00ebt dhe krijesat e bot\u00ebs. Ne jemi krijuar sipas sh\u00ebmb\u00ebllimit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb krijesa t\u00eb dashuris\u00eb, t\u00eb liris\u00eb, t\u00eb arsyes. Kjo do t\u00eb thot\u00eb, se ne t\u00eb gjith\u00eb kemi potencialin t\u00eb bashkohemi me Per\u00ebndin\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebhemi si Krishti. Kjo do t\u00eb thot\u00eb, se potenciali yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i pa-kufizuar. Ne kemi nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb pakufizuar mir\u00ebsie brenda vetes dhe kjo mir\u00ebsi mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha, n\u00ebse lejojm\u00eb Per\u00ebndin\u00eb t\u00eb punoj\u00eb brenda nesh.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb tjet\u00ebr jemi ne?<\/p>\n<p>Ne jemi shenjtor\u00eb potencial\u00eb. Po, ju dhe un\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhemi shenjt\u00eb. Ne mund t\u00eb kemi fotografin\u00eb ton\u00eb n\u00eb nj\u00eb ikon\u00eb n\u00eb Kish\u00eb, por kjo, NESE ne ia ofrojm\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb plot\u00ebsisht Per\u00ebndis\u00eb, NESE ia p\u00ebrkushtojm\u00eb vetveten Atij dhe i sh\u00ebrbejm\u00eb me p\u00ebrunj\u00ebsi dhe dashuri. Pavar\u00ebsisht nga aft\u00ebsit\u00eb natyrale, pavar\u00ebsisht nga niveli arsimor, secili prej nesh mund t\u00eb b\u00ebhemi shenjt! Mos harroni, se n\u00eb Kish\u00ebn e hershme t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt quheshin shenjtor\u00eb. Prej tyre pritej q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushnin k\u00ebt\u00eb rol. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme, sot n\u00eb sh\u00ebrbesat e Kish\u00ebs, vini re se prifti nuk temjanis vet\u00ebm ikonat, por t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb b\u00ebhen nj\u00eb dit\u00eb shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ne jemi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb syt\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb. Per\u00ebndia pret gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha nga t\u00eb gjith\u00eb bijt\u00eb e Tij. Mos mendo kurr\u00eb se nuk je shum\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb syt\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb. Je. Dhe ke dhurata dhe talente t\u00eb ve\u00e7anta, t\u00eb cilat Per\u00ebndia do q\u00eb t&#8217;i p\u00ebrdor\u00ebsh. Por, \u00e7el\u00ebsi \u00ebsht\u00eb se ti duhet t&#8217;ia jap\u00ebsh ato Per\u00ebndis\u00eb dhe t&#8217;i thuash: &#8220;Ja. K\u00ebto dhurata q\u00eb kam jan\u00eb t\u00eb Tuat. P\u00ebrdori si t\u00eb duash. Jam k\u00ebtu thjesht vet\u00ebm p\u00ebr t&#8217;Ju sh\u00ebrbyer!&#8221; Prit gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha prej Per\u00ebndis\u00eb dhe p\u00ebrpiqu t\u00eb b\u00ebsh gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb!<\/p>\n<p>Jam i sigurt se ka disa njer\u00ebz q\u00eb e lexojn\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe thon\u00eb: &#8220;Nuk e besoj. \u00c7&#8217;far\u00eb kam un\u00eb t&#8217;i ofroj Per\u00ebndis\u00eb? \u00c7&#8217;ndryshim mund t\u00eb sjell un\u00eb n\u00eb bot\u00eb? Un\u00eb jam vet\u00ebm nj\u00eb njeri dhe nj\u00eb njeri i vet\u00ebm s&#8217;mund t\u00eb b\u00ebj kushedi se \u00e7far\u00eb!&#8221;<\/p>\n<p>Por, shiko historin\u00eb dhe do t\u00eb v\u00ebresh shembuj t\u00eb panum\u00ebrt t\u00eb individ\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, q\u00eb kan\u00eb ndryshuar rrjedh\u00ebn e historis\u00eb. Virgj\u00ebresha Mari ishte nj\u00eb vajz\u00eb e vog\u00ebl e p\u00ebrulur (14-16 vje\u00e7e) kur i tha &#8220;Po&#8221; Per\u00ebndis\u00eb dhe u b\u00eb instrument p\u00ebr ndryshimin e bot\u00ebs. Kur Per\u00ebndia donte ta p\u00ebrdorte at\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar bot\u00ebn, ajo thjesht tha: &#8220;Ja ku jam, sh\u00ebrb\u00ebtorja e Zotit. Le t\u00eb b\u00ebhet sipas fjal\u00ebs sate.&#8221;<\/p>\n<p>Apo t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb apostujt, shumica e t\u00eb cil\u00ebve ishin peshkatar\u00eb t\u00eb varf\u00ebr dhe t\u00eb pashkoll\u00eb. K\u00ebta burra u b\u00ebn\u00eb m\u00ebsues dhe predikues t\u00eb guximsh\u00ebm dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e par\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs. Po Sh\u00ebn Pavli? Ai ishte m\u00ebkatar i madh, persekutues i t\u00eb krishter\u00ebve dhe fliste keq p\u00ebr emrin e Iisuit. E megjithat\u00eb, u b\u00eb misionari m\u00eb i madh dhe p\u00ebr\u00e7ues i lajmit t\u00eb mir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Ka shembuj t\u00eb panum\u00ebrt t\u00eb burrave dhe grave t\u00eb thjeshta, t\u00eb cil\u00ebt ia dhuruan jet\u00ebn dhe talentet e tyre Per\u00ebndis\u00eb dhe u b\u00ebn\u00eb shenjtor\u00eb dhe drita shk\u00eblqyese t\u00eb dashuris\u00eb, g\u00ebzimit dhe shpres\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>\u00c7donj\u00ebri prej nesh \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb person dhe megjithat\u00eb, Per\u00ebndia ka nevoj\u00eb q\u00eb secili prej nesh t\u00eb ndihmoj\u00eb p\u00ebr bot\u00ebn q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb vend m\u00eb i mir\u00eb. Nj\u00eb njeri i vet\u00ebm mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh dhe ai njeri mund t\u00eb jesh ti. Thuaji Per\u00ebndis\u00eb: &#8220;Zot, ja ku jam! P\u00ebrdorm\u00eb si t\u00eb duash. \u00c7far\u00ebdolloj dhurate apo talenti q\u00eb zot\u00ebroj, ta ofroj Ty dhe t\u00eb k\u00ebrkoj t&#8217;i p\u00ebrdor\u00ebsh ato p\u00ebr t\u00eb ndihmuar t\u00eb tjer\u00ebt, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.&#8221; N\u00ebse themi k\u00ebt\u00eb lutje \u00e7do dit\u00eb, Per\u00ebndia do t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb na p\u00ebrdor\u00eb dhe bota p\u00ebrreth nesh do t\u00eb ndryshoj\u00eb dalngadal\u00eb drejt nj\u00eb vendi t\u00eb ri e t\u00eb bukur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reflektim i At Luka Veronit p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si ta b\u00ebjm\u00eb bot\u00ebn nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Theksohet se ne jemi bijt\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb, krijuar sipas sh\u00ebmb\u00ebllimit t\u00eb Tij, dhe shenjtor\u00eb potencial\u00eb. Sjell shembujt e Virgj\u00ebresh\u00ebs Maris\u00eb, apostujve dhe Sh\u00ebn Pavlit si njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb ndryshuan bot\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"7 (34)","viti":"1995","muaji":"Gusht","muaji_numer":"8","dita":"","faqet":"[9]","fjale_kyce":"[\"At Luka Veroni\", \"potencial\", \"shenjtor\", \"sh\u00ebrbim\", \"Per\u00ebndia\", \"Virgj\u00ebresha Mari\", \"apostuj\", \"Sh\u00ebn Pavli\", \"dhurata\", \"talente\"]","permbledhje":"Reflektim i At Luka Veronit p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si ta b\u00ebjm\u00eb bot\u00ebn nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Theksohet se ne jemi bijt\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb, krijuar sipas sh\u00ebmb\u00ebllimit t\u00eb Tij, dhe shenjtor\u00eb potencial\u00eb. Sjell shembujt e Virgj\u00ebresh\u00ebs Maris\u00eb, apostujve dhe Sh\u00ebn Pavlit si njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb ndryshuan bot\u00ebn.","autori":"At Luka Veroni","kategoria":"M\u00ebsime shpirt\u00ebrore","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9827],"ngjallja_autori":[9663],"ngjallja_viti":[9667],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-83408","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-mesime-shpirterore","ngjallja_autori-at-luka-veroni","ngjallja_viti-9667","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Si ta b\u00ebjm\u00eb bot\u00ebn nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb mir\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ta-bejme-boten-nje-vend-me-te-mire\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83408\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ta-bejme-boten-nje-vend-me-te-mire\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ta-bejme-boten-nje-vend-me-te-mire\/\",\"name\":\"Si ta b\u00ebjm\u00eb bot\u00ebn nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb mir\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:11:13+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ta-bejme-boten-nje-vend-me-te-mire\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ta-bejme-boten-nje-vend-me-te-mire\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ta-bejme-boten-nje-vend-me-te-mire\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Si ta b\u00ebjm\u00eb bot\u00ebn nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Si ta b\u00ebjm\u00eb bot\u00ebn nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb mir\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ta-bejme-boten-nje-vend-me-te-mire\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83408","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ta-bejme-boten-nje-vend-me-te-mire\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ta-bejme-boten-nje-vend-me-te-mire\/","name":"Si ta b\u00ebjm\u00eb bot\u00ebn nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb mir\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:11:13+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ta-bejme-boten-nje-vend-me-te-mire\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ta-bejme-boten-nje-vend-me-te-mire\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ta-bejme-boten-nje-vend-me-te-mire\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Si ta b\u00ebjm\u00eb bot\u00ebn nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb mir\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83408","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83408"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83408"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83408"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83408"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83408"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}