{"id":83388,"date":"2026-06-01T02:10:52","date_gmt":"2026-06-01T00:10:52","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-zyrtare-ne-patrikanen-ekumenike\/"},"modified":"2026-06-01T02:10:52","modified_gmt":"2026-06-01T00:10:52","slug":"vizite-zyrtare-ne-patrikanen-ekumenike","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-zyrtare-ne-patrikanen-ekumenike\/","title":{"rendered":"Vizit\u00eb zyrtare n\u00eb Patrikan\u00ebn Ekumenike"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb kuadrin e ciklit t\u00eb vizitave, q\u00eb sipas tradit\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Anastasi do t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale t\u00eb bot\u00ebs dhe m\u00eb pas udh\u00ebheq\u00ebsit e tyre do t\u00eb vizitojn\u00eb nga ana e tyre Kish\u00ebn ton\u00eb, nga 21 deri 24 korrik t\u00eb vitit n\u00eb vazhdim Ai vizitoi Patrikan\u00ebn Ekumenike t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb, e para e ciklit, Fortlumturia e Tij Anastasi shoq\u00ebrohej nga P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm arkieratik At Jani Trebicka, At Efthim Kallama, dhiakon Sotir Xhaferi dhe teologu z. Dhimit\u00ebr Beduli.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb po botojm\u00eb nj\u00eb reportazh nga kjo vizit\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb numrin e ardhsh\u00ebm do t\u00eb botojm\u00eb pjes\u00eb nga p\u00ebrsh\u00ebndetjet zyrtare gjat\u00eb vizit\u00ebs.<\/p>\n<p>E premte 21 korrik, ora 11 paradite. Nga aeroplani Stambolli paraqiste nj\u00eb pamje t\u00eb mrekullueshme, si p\u00ebr pozicionin natyral ashtu dhe p\u00ebr an\u00ebn artistike &#8211; arkitektonike. Nj\u00eb qytet i dimensioneve t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb t\u00ebrhiqte vazhdimisht v\u00ebmendjen e mbar\u00eb bot\u00ebs. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i madh ka qen\u00eb perandori Konstandin, q\u00eb e zgjodhi p\u00ebr kryeqytet t\u00eb perandoris\u00eb s\u00eb tij at\u00eb vend t\u00eb mrekulluesh\u00ebm!<\/p>\n<p>N\u00eb aerodrom, p\u00ebr t\u00eb pritur delegacionin, kishin ardhur dy p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Patrikan\u00ebs, Kryehir\u00ebsit\u00eb e tyre, mitropoliti i Pergjit Evangjellos, an\u00ebtar i Sinodhit t\u00eb hirsh\u00ebm t\u00eb Patrikan\u00ebs dhe Mitropoliti i Filadelfis\u00eb, Meliton, sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Tij.<\/p>\n<p>I shoq\u00ebruar prej t\u00eb dy prelat\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, delegacioni u drejtua p\u00ebr n\u00eb lagjen Fanar, ku ndodhet qendra e madhe e Orthodhoksis\u00eb, Patrikana Ekumenike. N\u00eb oborrin e saj kishin dal\u00eb p\u00ebr t\u00eb pritur delegacionin e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e gjith\u00eb hierarkia e lart\u00eb, krejt kuadri klerik e laik i Saj, si edhe shqiptar\u00eb me banim n\u00eb Stamboll. T\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, n\u00ebn tingujt e k\u00ebmbanave, hyn\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn Patriarkale t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit, ku, pas himnit t\u00eb Kryepiskopit Anastas, i cili, i veshur me mandian, zuri vend mbi fronin patriarkal, prej psallt\u00ebve t\u00eb Kish\u00ebs filloi t\u00eb psallet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pompoze Dhoksologjia. M\u00eb pas, delegacioni u prit nga T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebria e Tij Fort e Hyjshme, Patriku Ekumenik Vartholomeu I, n\u00eb prani dhe t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Sinodhit t\u00eb Hirsh\u00ebm.<\/p>\n<p>T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebria e Tij Fort e Hyjshme i uroi mir\u00ebseardhjen delegacionit t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb, shprehu g\u00ebzimin dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e Tij p\u00ebr pun\u00ebn e madhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer deri tani p\u00ebr ringritjen e riorganizimin e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me gjith\u00eb pengesat dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e hasura dhe i b\u00ebri nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb denj\u00eb personit t\u00eb Fortlumturis\u00eb s\u00eb Tij, Kryepiskopit Anastas, p\u00ebr kontributin shum\u00eb t\u00eb \u00e7muar q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb fush\u00ebn kishtare, studimore dhe misionare. Ai premtoi, s\u00eb fundi, se Kisha e Madhe dhe e Shenjt\u00eb e Krishtit do t\u00eb jet\u00eb gjithnj\u00eb pran\u00eb Kish\u00ebs mot\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe se do t\u00eb jet\u00eb gati t\u00eb jap\u00eb \u00e7far\u00ebdo kontributi t\u00eb mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Duke iu p\u00ebrgjigjur T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij Fort t\u00eb Hyjshme, Kryepiskopi Anastas falenderoi p\u00ebr pritjen jasht\u00ebzakonisht t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt q\u00eb i rezervoi delegacionit, p\u00ebr vler\u00ebsimin q\u00eb i b\u00ebri pun\u00ebs s\u00eb kryer dhe personit t\u00eb tij modest, duke theksuar, se vizita e tanishme e k\u00ebtij delegacioni \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb shprehje e p\u00ebrzem\u00ebrt dhe e sinqert\u00eb e mir\u00ebnjohjes dhe e falenderimit ndaj Kish\u00ebs t\u00eb Madhe e t\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Krishtit, ndaj Patrikan\u00ebs Ekumenike, p\u00ebr inisiativ\u00ebn q\u00eb Ajo mori n\u00eb koh\u00ebn e duhur dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs q\u00eb g\u00ebzon, si i pari fron i Orthodhoksis\u00eb mbar\u00eb, p\u00ebr zgjidhjen kanonike t\u00eb problemit t\u00eb rind\u00ebrtimit dhe riorganizimit t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse Autoqefale dhe siguroi T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebrin\u00eb e Tij t\u00eb Hyjshme se me ndihm\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, me kontributin e Kish\u00ebs t\u00eb Shenjt\u00eb e t\u00eb madhe t\u00eb Krishtit dhe me ndodhjen pran\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha kishave motra e n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, t\u00eb elementit shpres\u00ebtar Orthodhoks t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, do vazhdoj\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr p\u00ebrparimin e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Pas pritjes, pasoi dreka e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb Patrikan\u00eb, nd\u00ebrsa pasdite delegacioni yn\u00eb vizitoi Kish\u00ebn e madhe t\u00eb Sh\u00ebn Sofis\u00eb, ku profesori i shquar i Institutit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Halkit, z. V. Stavridhi, dha shpjegimet historike. Dita u mbyll me dark\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr nder t\u00eb delegacionit nga Mitropoliti i Laodikis\u00eb Jakovi.<\/p>\n<p>E shtun\u00eb 22 korrik, ora 10-13 paradite. Delegacioni i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pati nj\u00eb takim me nj\u00eb delegation t\u00eb Patrikan\u00ebs Ekumenike, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Mitropoliti i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Kryehir\u00ebsia e Tij Evangjellos dhe Mitropoliti i Filadelfis\u00eb, Kryehir\u00ebsia e Tij Meliton, ku u b\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb m\u00eb e detajuar e pun\u00ebs s\u00eb kryer p\u00ebr rind\u00ebrtimin dhe riorganizimin e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb rezultateve t\u00eb arritura, t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive q\u00eb hasen dhe t\u00eb problemeve q\u00eb kan\u00eb lindur e presin zgjidhje. Nga t\u00eb dy pal\u00ebt u pa e domosdoshme p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7do problemi mb\u00ebshtetja kryesisht n\u00eb kanunet e traditat e hirshme Orthodhokse. T\u00eb dy pal\u00ebt qen\u00eb gjithashtu dakord p\u00ebr kontakte m\u00eb t\u00eb shpeshta, p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb midis t\u00eb dy kishave, si edhe p\u00ebr vazhdimin e taktik\u00ebs s\u00eb urt\u00eb e largpam\u00ebse q\u00eb ndjek Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Anastasi, q\u00eb Kisha Orthodhokse Autoqefale t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb zer\u00eb p\u00ebrs\u00ebri vendin q\u00eb meriton n\u00eb gjirin e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe t\u00eb kryej\u00eb, si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, rolin e saj fetar &#8211; komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Pasdite, delegacioni yn\u00eb shkoi n\u00eb ishullin e bukur turistik t\u00eb Halkit (Hejbeli), ku mbi nj\u00eb kod\u00ebr, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tij, ndodhet manastiri i hirsh\u00ebm i Sh\u00ebn Triadh\u00ebs dhe Instituti i Lart\u00eb Teologjik. Shtojm\u00eb se nga ky Institut, i cili vitin e kaluar kremtoi 150-vjetorin e ngritjes, kan\u00eb dal\u00eb edhe shum\u00eb teolog\u00eb me origjin\u00eb shqiptare, midis t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebrmendim Kryepiskopin e par\u00eb kanonik t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb, t\u00eb ndjerin Kristofor Kisin.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbesa e Mbr\u00ebmjes, q\u00eb u krye me t\u00eb arritur n\u00eb manastir, n\u00eb Kish\u00ebn e vog\u00ebl, por t\u00eb bukur, u kryesua nga Fortlumturia e Tij Anastasi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbes\u00eb, bashk\u00eb me priftin e dhiakun e manastirit, mor\u00ebn pjes\u00eb duke meshuar n\u00eb shqip edhe Protopapa At Jani Trebicka e dhiakon Sotir Xhaferi.<\/p>\n<p>E diel\u00eb 23 korrik. Sh\u00ebrbesa e M\u00ebngjesit u kryesua po nga Kryepiskopi Anastas, me pjes\u00ebmarrjen e At Jani Trebick\u00ebs e t\u00eb dhiakonit Sotir Xhaferi. N\u00eb koh\u00ebn e Dhoksologjis\u00eb u vendos\u00ebn n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Kish\u00ebs dy frone dhe nga tre frone anash. Do t\u00eb meshonin bashkarisht T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebria e Tij fort e Hyjshme, Patriku Ekumenik Vartholomeu dhe Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, me pjes\u00ebmarrjen dhe t\u00eb gjasht\u00eb mitropolit\u00ebve, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Sinodhit t\u00eb hirsh\u00ebm patriarkal. \u00c7ast me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb solemn dhe prek\u00ebs p\u00ebr nderin dhe respektin q\u00eb tregohej p\u00ebr Kish\u00ebn ton\u00eb Orthodhokse Autoqefale.<\/p>\n<p>Me t\u00eb mbaruar s\u00eb psalluri Dhoksologjia, u hap Dera e Bukur e Hierores dhe q\u00eb andej zun\u00eb vend n\u00eb t\u00eb dy fronet e mesit, Patriku Ekumenik Vartholomeu dhe Fortlumturia e Tij Anastasi, kurse n\u00eb fronet anash, Mitropolit\u00ebt e tjer\u00eb, sipas shkall\u00ebs s\u00eb tyre arkieratike. N\u00eb Liturgjin\u00eb Hyjnore, e cila, n\u00eb gjuh\u00ebn kishtare quhet &#8220;siliturgon&#8221;, dometh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebmeshim, mor\u00ebn pjes\u00eb dhe At Joan Trebicka e dhiakoni Sotir Xhaferi.<\/p>\n<p>Liturgjia Hyjnore u krye sipas rregullit t\u00eb Tipikos\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Madhe t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs. Pjes\u00ebt e Liturgjis\u00eb q\u00eb i takonin Kryepiskopit Anastas, At Janit dhe dhiakon Sotirit, u than\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Shqip u tha edhe lutja e Zotit &#8220;Ati yn\u00eb&#8230;&#8221;, prej z. Dhimit\u00ebr Beduli.<\/p>\n<p>Pas Kungimit t\u00eb Hyjsh\u00ebm, u mbajt\u00ebn fjalimet e rastit dhe u shk\u00ebmbyen dhurata. T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebria e Tij fort e Hyjshme Vartholomeu i dhuroi Fortlumturis\u00eb s\u00eb Tij Anastasit dy Engolpione dhe Kryqin e nderuar, simbole t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb lart\u00eb t\u00eb Kryepiskopit, kurse Fortlumturia e Tij Anastasi i dhuroi T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij t\u00eb Hyjshme Vartholomeu nj\u00eb ikon\u00eb t\u00eb Iisu Krishtit, vep\u00ebr e nj\u00eb piktori t\u00eb sot\u00ebm shqiptar. Dhurata simbolike p\u00ebrkujtimore u k\u00ebmbyen edhe midis kuadrit tjet\u00ebr t\u00eb Patrikan\u00ebs Ekumenike dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb delegacionit.<\/p>\n<p>Pas mbarimit t\u00eb Liturgjis\u00eb Hyjnore, u krye prej vet\u00eb Patrikut Ekumenik dhe nj\u00eb Liturgji tjet\u00ebr e ve\u00e7ant\u00eb hirot\u00ebsie: dh\u00ebnia e ofiqit t\u00eb lart\u00eb kishtar &#8220;Arhont m\u00ebsues i Ungjillit&#8221;, me propozim t\u00eb Fortlumturis\u00eb s\u00eb Tij Anastasit, an\u00ebtarit t\u00eb delegacionit t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse Autoqefale, z. Dhimit\u00ebr Beduli, p\u00ebr kontributin e tij t\u00eb gjat\u00eb kulturor-arsimor n\u00eb dobi t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb sall\u00ebn e madhe t\u00eb Institutit Teologjik t\u00eb Halkit u organizua nj\u00eb pritje me klerin e besimtar\u00ebt q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb Liturgjin\u00eb Hyjnore, midis t\u00eb cil\u00ebve kishte dhe mjaft shqiptar\u00eb me banim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb Stamboll. Kryepiskopi Anastas u foli me k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb pranishm\u00ebve t\u00eb nderuar p\u00ebr p\u00ebrparimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet, p\u00ebr pun\u00ebn e madhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb deri tani lidhur me ringritjen dhe riorganizimin e Kish\u00ebs son\u00eb, si dhe p\u00ebr toleranc\u00ebn dhe frym\u00ebn tradicionale t\u00eb bashk\u00ebpunimit q\u00eb ekziston midis komuniteteve tona fetare.<\/p>\n<p>Pas pritjes, t\u00eb gjith\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb &#8220;tryez\u00ebn e dashuris\u00eb&#8221;, si\u00e7 e karakterizoi n\u00eb fjalimin e tij Patriku, duke theksuar se ajo tryez\u00eb konsiderohej, si n\u00eb koh\u00ebn Apostolike, vazhdim i Liturgjis\u00eb Hyjnore dhe shprehu s\u00ebrish g\u00ebzimin e Tij p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb tyrez\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt edhe t\u00eb delegacionit t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Fortlumturia e Tij Anastasi, shprehu gjithashtu falenderimet dhe mir\u00ebnjohjen e thell\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale mot\u00ebr ndaj Kish\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb e t\u00eb Madhe t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs, p\u00ebr pritjen e ngroht\u00eb dhe dashurin\u00eb q\u00eb i rezervoi delegacionit t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb. T\u00ebr\u00eb dita e diel\u00eb kaloi n\u00eb Halki, n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb g\u00ebzimi dhe k\u00ebnaq\u00ebsie shpirt\u00ebrore t\u00eb thell\u00eb, s\u00eb bashku me T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebrin\u00eb e Tij Vartholomeu dhe an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Sinodhit.<\/p>\n<p>E h\u00ebn\u00eb 24 korrik. Q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes, delegacioni yn\u00eb, me nj\u00eb anije t\u00eb vog\u00ebl, kaloi Marmaran\u00eb, n\u00eb an\u00ebn aziatike, p\u00ebr t\u00eb vizituar qytetin e Nikeas (Iz Nice), me t\u00eb cilin lidhen dy nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Orthodhoksis\u00eb. Si\u00e7 dihet nga historia e Kish\u00ebs, n\u00eb Nike u mblodh m\u00eb 325 pas Krishtit Sinodhi i par\u00eb Ekumenik, i cili d\u00ebnoi herezin\u00eb ariane dhe hartoi t\u00eb shtat\u00eb artikujt e par\u00eb t\u00eb Simbolit t\u00eb Besimit dhe m\u00eb 787 pas Krishtit u mblodh Sinodhi i Shtat\u00eb Ekumenik, i cili d\u00ebnoi luft\u00ebn kund\u00ebr ikonave dhe formuloi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb nderimin e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb Nike delegacioni yn\u00eb vizitoi Kish\u00ebn, sot muze, e cila q\u00eb m\u00eb 1333 qe transformuar n\u00eb xhami, por ruante karakteristikat kryesore t\u00eb Kish\u00ebs dhe tha simbolin e besimit edhe troparin: &#8220;Ikon\u00ebs sate t\u00eb pac\u00ebnuar&#8230;&#8221; Pas Kish\u00ebs, u vizitua edhe muzeu i qytetit.<\/p>\n<p>Vizita u mbyll me nj\u00eb dark\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga sallat e hotelit &#8220;Conrad&#8221; t\u00eb Stambollit, dh\u00ebn\u00eb prej Patrikan\u00ebs Ekumenike p\u00ebr nder t\u00eb delegacionit t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb. Mor\u00ebn pjes\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebria e Tij fort e hyjshme, Patriku Ekumenik Vartholomeu, Mitropoliti i Kalkidon\u00ebs Joakimi, dhe i Derkonit Kostandini, Kryehir\u00ebsia e Tij Augustini etj. Midis T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij Vartholomeut dhe Fortlumturis\u00eb s\u00eb Tij Anastasit u k\u00ebmbyen fjalime lamtumire.<\/p>\n<p>T\u00eb mart\u00ebn, delegacioni i Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse Autoqefale, i p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb aerodrom nga Mitropoliti i Pergjit, Kryehir\u00ebsia e Tij Evangjellos dhe Mitropoliti i Trianit, Kryehir\u00ebsia e Tij Filipi, mori rrug\u00ebn e kthimit p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>B.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reportazh nga vizita zyrtare e Kryepiskopit Anastas dhe delegacionit t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Patrikan\u00ebn Ekumenike t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs, nga 21 deri m\u00eb 24 korrik 1995. P\u00ebrshkruhen takimet me Patrikun Vartholomeu I, Liturgjia bashk\u00ebmeshuese, vizita n\u00eb Halki dhe Nike, si dhe bisedimet p\u00ebr problemin e rind\u00ebrtimit t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"21-24 korrik","numri":"7 (34)","viti":"1995","muaji":"Gusht","muaji_numer":"8","dita":"","faqet":"[1, 2]","fjale_kyce":"[\"Patrikana Ekumenike\", \"Kryepiskop Anastas\", \"Patriku Vartholomeu\", \"Konstandinopoj\u00eb\", \"Halki\", \"Nike\", \"delegacion\", \"Liturgji Hyjnore\", \"Sinod\", \"Kisha Orthodhokse Autoqefale\"]","permbledhje":"Reportazh nga vizita zyrtare e Kryepiskopit Anastas dhe delegacionit t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Patrikan\u00ebn Ekumenike t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs, nga 21 deri m\u00eb 24 korrik 1995. P\u00ebrshkruhen takimet me Patrikun Vartholomeu I, Liturgjia bashk\u00ebmeshuese, vizita n\u00eb Halki dhe Nike, si dhe bisedimet p\u00ebr problemin e rind\u00ebrtimit t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb.","autori":"","kategoria":"Lajme kishtare","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9286],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[9667],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-83388","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-lajme-kishtare","ngjallja_viti-9667","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Vizit\u00eb zyrtare n\u00eb Patrikan\u00ebn Ekumenike - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-zyrtare-ne-patrikanen-ekumenike\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83388\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-zyrtare-ne-patrikanen-ekumenike\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-zyrtare-ne-patrikanen-ekumenike\/\",\"name\":\"Vizit\u00eb zyrtare n\u00eb Patrikan\u00ebn Ekumenike - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:10:52+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-zyrtare-ne-patrikanen-ekumenike\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-zyrtare-ne-patrikanen-ekumenike\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-zyrtare-ne-patrikanen-ekumenike\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Vizit\u00eb zyrtare n\u00eb Patrikan\u00ebn Ekumenike\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Vizit\u00eb zyrtare n\u00eb Patrikan\u00ebn Ekumenike - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-zyrtare-ne-patrikanen-ekumenike\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83388","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-zyrtare-ne-patrikanen-ekumenike\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-zyrtare-ne-patrikanen-ekumenike\/","name":"Vizit\u00eb zyrtare n\u00eb Patrikan\u00ebn Ekumenike - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:10:52+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-zyrtare-ne-patrikanen-ekumenike\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-zyrtare-ne-patrikanen-ekumenike\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vizite-zyrtare-ne-patrikanen-ekumenike\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Vizit\u00eb zyrtare n\u00eb Patrikan\u00ebn Ekumenike"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83388","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83388"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83388"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83388"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83388"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83388"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}