{"id":83371,"date":"2026-06-01T02:10:33","date_gmt":"2026-06-01T00:10:33","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-vdekjes-pare-nga-perspektiva-orthodhokse\/"},"modified":"2026-06-01T02:10:33","modified_gmt":"2026-06-01T00:10:33","slug":"kuptimi-i-vdekjes-pare-nga-perspektiva-orthodhokse","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-vdekjes-pare-nga-perspektiva-orthodhokse\/","title":{"rendered":"Kuptimi i vdekjes, par\u00eb nga perspektiva orthodhokse"},"content":{"rendered":"<p>Pse vdesin njer\u00ebzit? \u00c7far\u00eb ndodh kur dikush vdes? \u00c7far\u00eb ndodh me shpirtin pas vdekjes? Pse iu lutemi t\u00eb vdekurve dhe pse lutemi p\u00ebr ta?&#8230; \u00c7\u00ebshtja e vdekjes \u00ebsht\u00eb shpeshher\u00eb nj\u00eb tem\u00eb interesante dhe e nd\u00ebrlikuar p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz. Vdekja \u00ebsht\u00eb e panjohura e madhe, nj\u00eb mister q\u00eb shkakton frik\u00eb dhe ankth.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Iisu Krishti dhe Kisha e Tij u japin k\u00ebtyre pyetjeve dhe vet\u00eb frik\u00ebs nga vdekja, nj\u00eb p\u00ebrgjigje qet\u00ebsuese. N\u00ebp\u00ebrmjet jet\u00ebs, vdekjes dhe Ngjalljes s\u00eb Krishtit, Birit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, vdekja u shkat\u00ebrrua dhe fuqia e varrit u mposht. Iisui tha: &#8220;Un\u00eb jam Ngjallja dhe Jeta; ai q\u00eb beson te un\u00eb, edhe n\u00ebse vdes, do t\u00eb jetoj\u00eb. Edhe kushdo q\u00eb jeton e beson te un\u00eb, nuk do t\u00eb vdes\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn.&#8221; (Joan 11:25). Apostull Pavli e riafirmoi k\u00ebt\u00eb kur shkroi: &#8220;U p\u00ebrpi vdekja nga fitorja. Ku \u00ebsht\u00eb, o vdekje, thumbi yt? Ku \u00ebsht\u00eb, o varr, fitorja jote? Edhe thumbi i vdekjes \u00ebsht\u00eb m\u00ebkati; dhe fuqia e m\u00ebkatit \u00ebsht\u00eb ligji. Por le t\u00eb falenderojm\u00eb Per\u00ebndin\u00eb q\u00eb na dha fitoren me an\u00eb t\u00eb Zotit ton\u00eb Iisu Krisht.&#8221; (IKor. 15:54-57).<\/p>\n<p>Mesazh qendror i besimit Orthodhoks \u00ebsht\u00eb se vdekja s&#8217;\u00ebsht\u00eb fundi i ekzistenc\u00ebs son\u00eb, po vet\u00ebm nj\u00eb hyrje n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme, jetuar n\u00eb pranin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, n\u00ebse besojm\u00eb, n\u00ebse ia kushtojm\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb Krishtit, n\u00ebse gjith\u00eb shpres\u00ebn dhe besimin ton\u00eb e mb\u00ebshtesim tek Ai, at\u00ebher\u00eb vdekja s&#8217;\u00ebsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;i pasur frik\u00eb. Ajo shihet si nj\u00eb hap n\u00eb udh\u00ebtimin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm drejt Per\u00ebndis\u00eb. Apostulli Pavli e p\u00ebrshkruan k\u00ebt\u00eb shum\u00eb bukur: &#8220;Sepse tek un\u00eb t\u00eb jetuarit \u00ebsht\u00eb Krishti, edhe t\u00eb vdekurit, fitim. Shtr\u00ebngohem prej t\u00eb dyjave; sepse nga nj\u00ebra an\u00eb kam d\u00ebshir\u00eb t\u00eb iki dhe t\u00eb jem bashk\u00eb me Krishtin, sepse k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb: Po nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb q\u00ebndruarit tim n\u00eb mish \u00ebsht\u00eb m\u00eb i nevojsh\u00ebm p\u00ebr ju.&#8221; (Filip.1:21,23-24).<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Joan Gojarti p\u00ebrmblodhi k\u00ebshtu q\u00ebndrimin e krishter\u00eb ndaj vdekjes: &#8220;Kur i vdes nj\u00eb i dashur, jobesimtari shikon nj\u00eb kufom\u00eb, nd\u00ebrsa i krishteri shikon nj\u00eb trup t\u00eb Qetur. Jobesimtari thot\u00eb se i vdekuri &#8220;shkoi&#8221;. Ne biem dakord, por kujtojm\u00eb se ku ka vajtur ai. Ka shkuar atje ku \u00ebsht\u00eb Apostull Pavli, atje ku \u00ebsht\u00eb Apostull Petro, atje ku \u00ebsht\u00eb e gjith\u00eb shoq\u00ebria e shenjtor\u00ebve. Ne kujtojm\u00eb q\u00eb ai do t\u00eb ngjallet, jo me lot frike, por me madh\u00ebshti e lavdi.&#8221;<\/p>\n<p>Pse vdesin njer\u00ebzit?<\/p>\n<p>S\u00eb pari, duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se Per\u00ebndia e krijoi burrin e gruan p\u00ebr jet\u00eb dhe jo p\u00ebr vdekje. Megjithat\u00eb, jeta jon\u00eb si krijesa t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb ishte e varur nga komunikimi yn\u00eb me At\u00eb n\u00eb dashuri dhe bindje. Kur burri dhe gruaja e par\u00eb m\u00ebkatuan, vdekja erdhi n\u00eb bot\u00eb (Gjeneza 3). Sh\u00ebn Pavli na m\u00ebson shum\u00eb qart\u00eb: &#8220;paga e m\u00ebkatit \u00ebsht\u00eb vdekja&#8221; (Romak\u00ebve 6:23). Me mosbindjen e Adamit dhe Ev\u00ebs &#8220;m\u00ebkati hyri n\u00eb bot\u00eb dhe me an\u00eb t\u00eb m\u00ebkatit vdekja, edhe ashtu vdekja u shtri tek t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, sepse t\u00eb gjith\u00eb m\u00ebkatuan&#8221; (Rom. 5:12). Megjithat\u00eb, ne nuk kemi nj\u00eb Per\u00ebndi t\u00eb padrejt\u00eb. Ashtu si vdekja hyri n\u00eb bot\u00eb me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb personi, Adamit, po k\u00ebshtu ne predikojm\u00eb se jeta e p\u00ebrjet\u00ebshme hyri n\u00eb bot\u00eb me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb personi, Iisu Krishtit! K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb shpresa q\u00eb i jep kuptim vet\u00eb vdekjes.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh kur dikush vdes? \u00c7far\u00eb ndodh me shpirtin pas vdekjes?<\/p>\n<p>Vdekja fizike \u00ebsht\u00eb ndarja e shpirtit dhe trupit. Kur vdesim, fillojm\u00eb menj\u00ebher\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb nj\u00eb parashijim t\u00eb parajs\u00ebs ose ferrit. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se kur vdesim shpirtrat tan\u00eb ose jan\u00eb n\u00eb komunikim me Per\u00ebndin\u00eb ose jo. N\u00eb teologjin\u00eb e Kish\u00ebs ky p\u00ebrjetim parashijues njihet si Gjykim i pjessh\u00ebm. Gjykimi yn\u00eb i pjessh\u00ebm do t\u00eb bazohet tek besimi yn\u00eb, karakteri yn\u00eb, sjellja jon\u00eb dhe komunikimi yn\u00eb me Per\u00ebndin\u00eb gjat\u00eb jet\u00ebs son\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe t\u00eb gjykimit t\u00eb pjessh\u00ebm, shpirtrat tan\u00eb do t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm dhe n\u00eb dijeni t\u00eb atyre q\u00eb ndodhin, si n\u00eb parajs\u00eb ashtu edhe n\u00eb ferr. Paravolia e t\u00eb pasurit dhe Llazarit (Lluka 16:19-31) na paraqet nj\u00eb bashk\u00ebbisedim t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb Parajs\u00eb midis Avraahamit dhe t\u00eb pasurit t\u00eb vdekur, shpirti i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb n\u00eb Hades. Lexoni k\u00ebt\u00eb pasazh n\u00eb Dhjat\u00ebn e Re, q\u00eb t&#8217;ju ndihmoj\u00eb t\u00eb kuptoni se shpirtrat nuk jan\u00eb n\u00eb gjum\u00eb pas vdekjes.<\/p>\n<p>Gjykimi yn\u00eb p\u00ebrfundimtar do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb panjohur n\u00eb t\u00eb ardhmen, kur Iisu Krishti do t\u00eb vij\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb me lavdi mbi tok\u00eb. Ky gjykim p\u00ebrfundimtar njihet si Gjykimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, ku t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb gjall\u00eb dhe t\u00eb vdekur, do t\u00eb vijn\u00eb p\u00ebrpara Iisuit dhe do t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht n\u00eb Parajs\u00eb, n\u00eb shoq\u00ebri me Per\u00ebndin\u00eb, ose p\u00ebrjet\u00ebsisht n\u00eb ferr, jasht\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Si\u00e7 e p\u00ebrshkruan episkopi Kalistos Ware: &#8220;Ky gjykim kuptohet si momenti i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, kur \u00e7do gj\u00eb do t\u00eb sillet n\u00eb drit\u00eb, kur t\u00eb gjitha veprimet q\u00eb zgjodh\u00ebm t\u00eb b\u00ebjm\u00eb do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb zbuluara p\u00ebrpara nesh me t\u00eb gjitha pasojat e tyre. Kur ne kuptojm\u00eb me qart\u00ebsi se kush jemi dhe se cili ka qen\u00eb q\u00ebllimi dhe kuptimi i thell\u00eb i jet\u00ebs son\u00eb. Dhe k\u00ebshtu, duke ndjekur k\u00ebt\u00eb qart\u00ebsim p\u00ebrfundimtar, ne do t\u00eb hyjm\u00eb me trup dhe shpirt t\u00eb ribashkuar n\u00eb parajs\u00eb ose n\u00eb ferr, n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrjet\u00ebshme ose n\u00eb vdekjen e p\u00ebrjet\u00ebshme.&#8221;<\/p>\n<p>Sinodi i Konstandinopoj\u00ebs (viti 1672), ndihmoi shpjegimin e ndryshimit midis gjykimit t\u00eb pjessh\u00ebm e atij p\u00ebrfundimtar. &#8220;Ne besojm\u00eb se menj\u00ebher\u00eb pas ndarjes s\u00eb trupit me shpirtin (vdekja), shpirtrave u komunikohet ose p\u00ebr lumturi, ose p\u00ebr vuajtje e d\u00ebshp\u00ebrim. Megjithat\u00eb, ne pohojm\u00eb se as g\u00ebzimi, as d\u00ebnimi nuk jan\u00eb ende t\u00eb plot\u00eb. Pas Ngjalljes s\u00eb P\u00ebrgjithshme, kur shpirti bashkohet me trupin, \u00e7do njeri do t\u00eb marr\u00eb mas\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb g\u00ebzimit apo t\u00eb d\u00ebnimit, q\u00eb i takon p\u00ebr rrug\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn drejtoi veten, qoft\u00eb p\u00ebr mir\u00eb apo p\u00ebr keq.&#8221;<\/p>\n<p>Pse lutemi p\u00ebr t\u00eb vdekurit?<\/p>\n<p>Krisht\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb, s\u00eb pari, e mbi t\u00eb gjitha, fe e dashuris\u00eb. Lutja p\u00ebr t\u00eb vdekurit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje dashurie. Vdekja nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb na ndan. Prandaj, si\u00e7 lutemi p\u00ebr t\u00eb dashurit tan\u00eb gjat\u00eb jet\u00ebs, ne vazhdojm\u00eb t\u00eb lutemi edhe kur ata jan\u00eb t\u00eb vdekur. Vdekja nuk mund t\u00eb ndaj\u00eb familjen e besimtar\u00ebve. N\u00eb dhe ose n\u00eb qiell, Kisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb familje e vetme, nj\u00eb trup m\u00eb Krishtin dhe vdekja nuk mund t\u00eb zgjidh\u00eb k\u00ebt\u00eb lidhje dashurie t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb. Sigurisht, gjith\u00eb komunikimi yn\u00eb me t\u00eb vdekurit ndodh m\u00eb Iisu Krishtin. Q\u00eb kur Ai e mposhti vdekjen dhe vazhdon t\u00eb jetoj\u00eb p\u00ebrtej varrit, lutjet tona me t\u00eb vdekurit ndodhin n\u00ebp\u00ebrmjet tij. Asnj\u00eb komunikim tjet\u00ebr me t\u00eb vdekurit nuk \u00ebsht\u00eb i lejuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt. Lutjet tona jo vet\u00ebm q\u00eb i ndihmojn\u00eb t\u00eb fjeturit, por lutja p\u00ebr ta na ndihmon gjithashtu edhe ne. N\u00ebp\u00ebrmjet lutjeve ne ruajm\u00eb t\u00eb gjall\u00eb kujtimin e t\u00eb dashurve tan\u00eb, kujtojm\u00eb veten ton\u00eb, se edhe ne gjithashtu do t\u00eb vdesim nj\u00eb dit\u00eb, forcojm\u00eb besimin ton\u00eb n\u00eb jet\u00ebn p\u00ebrtej dhe kuptojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e madhe t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb njer\u00ebz pyesin n\u00ebse lutjet p\u00ebr t\u00eb vdekurit mund t\u00eb ndryshojn\u00eb gjendjen e nj\u00eb njeriu nga ferri n\u00eb parajs\u00eb. Kisha nuk pretendon se lutjet p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb ka vdekur larg Per\u00ebndis\u00eb mund ta shp\u00ebtojn\u00eb nga ferri. Ne besojm\u00eb se shp\u00ebtimi i dikujt varet nga se si e jetoi jet\u00ebn e tij mbi dhe. Ungjilli na m\u00ebson qart\u00eb se koha p\u00ebr pendim e bashkim me Per\u00ebndin\u00eb \u00ebsht\u00eb kur jemi t\u00eb gjall\u00eb mbi dhe e jo n\u00ebp\u00ebrmjet lutjeve t\u00eb njer\u00ebzve pasi vdesim (Luk 16:19-31). Ndaj Krishti, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, u b\u00ebri thirrje njer\u00ebzve &#8220;pendohuni, sepse u afrua mbret\u00ebria e Qiejve&#8221;. Sigurisht, ne dim\u00eb q\u00eb lutjet s&#8217;mund t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb ka vdekur, k\u00ebshtu q\u00eb dashuria jon\u00eb na detyron t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb lutemi p\u00ebr ta. Misterin se si lutjet tona ndihmojn\u00eb njer\u00ebzit ia l\u00ebm\u00eb plot\u00ebsisht Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>Pse u lutemi t\u00eb vdekurve, shenjtor\u00ebve?<\/p>\n<p>Krahas lutjes p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb fjetur m\u00eb Zotin, ne u lutemi gjithashtu, edhe burrave e grave t\u00eb drejt\u00eb, shenjtor\u00ebve, duke u k\u00ebrkuar lutjet dhe nd\u00ebrmjetimet e tyre. Besimi yn\u00eb na m\u00ebson se duhet t\u00eb lutemi p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin, sepse lutjet e t\u00eb drejtit marrin prej Atij at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn je lutur. Kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb i drejt\u00eb se shenjtor\u00ebt, q\u00eb jetuan jet\u00eb t\u00eb shenjta t\u00eb p\u00ebrkushtuara Krishtit dhe q\u00eb prehen n\u00eb parajs\u00eb, duke jetuar n\u00eb pranin\u00eb e Tij. Ndaj, edhe pas vdekjes s\u00eb tyre vazhdojm\u00eb t&#8217;u k\u00ebrkojm\u00eb k\u00ebtyre njer\u00ebzve t\u00eb shenjt\u00eb, Shenjt\u00ebve, t\u00eb nd\u00ebrmjetojn\u00eb p\u00ebr ne. Meqen\u00ebse vdekja u mposht nga Krishti, pse nuk duhet ta vazhdojn\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz sh\u00ebrbimin ndaj nesh edhe pasi jan\u00eb bashkuar me Krishtin? Ata jetojn\u00eb n\u00eb pranin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb, duke k\u00ebnduar vazhdimisht lavd\u00ebrimet e Tij. K\u00ebshtu q\u00eb kuptohet pse u k\u00ebrkojm\u00eb k\u00ebtyre v\u00ebllez\u00ebrve dhe motrave t&#8217;i luten Zotit ton\u00eb Iisu Krisht t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb hirin e Tij mbi ne q\u00eb jemi ende duke luftuar me jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme k\u00ebtu mbi dhe.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb me k\u00ebt\u00eb kuptim mbi vdekjen, ne Orthodhoks\u00ebt marrim guxim e fuqi. Vdekja s&#8217;\u00ebsht\u00eb m\u00eb misteri i madh i panjohur, por \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb gur kalues p\u00ebr n\u00eb udh\u00ebtimin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm me Trinin\u00eb e Shenjt\u00eb. Le t\u00eb themi t\u00eb gjith\u00eb me Sh\u00ebn Joan Gojartin: &#8220;Ku \u00ebsht\u00eb gjembi yt, o vdekje? Ku \u00ebsht\u00eb mburrja jote o ferr? U Ngjall Krishti, dhe u p\u00ebrmbys\u00ebn demon\u00ebt. U Ngjall Krishti, dhe g\u00ebzohen engj\u00ebjt. U Ngjall Krishti, dhe jeta qytet\u00ebrohet. U Ngjall Krishti, dhe asnj\u00eb i vdekur s&#8217;mbeti n\u00eb varr. Se pas Krishtit u ngjall\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb vdekurit. E Atij \u00ebsht\u00eb lavdia dhe fuqia, n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve. Amin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artikull teologjik nga At Luke Veronis mbi kuptimin orthodhoks t\u00eb vdekjes. Trajton pyetjet: pse vdesin njer\u00ebzit, \u00e7far\u00eb ndodh me shpirtin pas vdekjes, pse u lutemi t\u00eb vdekurve dhe shenjtor\u00ebve. Shpjegohet Gjykimi i pjessh\u00ebm dhe i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, paravolia e t\u00eb pasurit dhe Llazarit, dhe roli i lutjeve p\u00ebr t\u00eb fjeturit si shprehje dashurie e familjes s\u00eb besimtar\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"7 (34)","viti":"1995","muaji":"Korrik","muaji_numer":"7","dita":"","faqet":"[6]","fjale_kyce":"[\"vdekje\", \"Ngjallje\", \"Iisu Krisht\", \"Apostull Pavli\", \"Sh\u00ebn Joan Gojarti\", \"Gjykimi i pjessh\u00ebm\", \"Gjykimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm\", \"shenjtor\u00ebt\", \"lutje p\u00ebr t\u00eb vdekurit\", \"Episkopi Kalistos Ware\", \"Sinodi i Konstandinopoj\u00ebs 1672\"]","permbledhje":"Artikull teologjik nga At Luke Veronis mbi kuptimin orthodhoks t\u00eb vdekjes. Trajton pyetjet: pse vdesin njer\u00ebzit, \u00e7far\u00eb ndodh me shpirtin pas vdekjes, pse u lutemi t\u00eb vdekurve dhe shenjtor\u00ebve. Shpjegohet Gjykimi i pjessh\u00ebm dhe i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, paravolia e t\u00eb pasurit dhe Llazarit, dhe roli i lutjeve p\u00ebr t\u00eb fjeturit si shprehje dashurie e familjes s\u00eb besimtar\u00ebve.","autori":"At Luke Veronis","kategoria":"Teologji \/ Vdekje","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9808],"ngjallja_autori":[9809],"ngjallja_viti":[9667],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-83371","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-teologji-vdekje","ngjallja_autori-at-luke-veronis","ngjallja_viti-9667","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kuptimi i vdekjes, par\u00eb nga perspektiva orthodhokse - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-vdekjes-pare-nga-perspektiva-orthodhokse\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83371\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-vdekjes-pare-nga-perspektiva-orthodhokse\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-vdekjes-pare-nga-perspektiva-orthodhokse\/\",\"name\":\"Kuptimi i vdekjes, par\u00eb nga perspektiva orthodhokse - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:10:33+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-vdekjes-pare-nga-perspektiva-orthodhokse\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-vdekjes-pare-nga-perspektiva-orthodhokse\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-vdekjes-pare-nga-perspektiva-orthodhokse\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kuptimi i vdekjes, par\u00eb nga perspektiva orthodhokse\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kuptimi i vdekjes, par\u00eb nga perspektiva orthodhokse - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-vdekjes-pare-nga-perspektiva-orthodhokse\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83371","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-vdekjes-pare-nga-perspektiva-orthodhokse\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-vdekjes-pare-nga-perspektiva-orthodhokse\/","name":"Kuptimi i vdekjes, par\u00eb nga perspektiva orthodhokse - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:10:33+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-vdekjes-pare-nga-perspektiva-orthodhokse\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-vdekjes-pare-nga-perspektiva-orthodhokse\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kuptimi-i-vdekjes-pare-nga-perspektiva-orthodhokse\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kuptimi i vdekjes, par\u00eb nga perspektiva orthodhokse"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83371","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83371"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83371"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83371"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83371"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83371"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}