{"id":83304,"date":"2026-06-01T02:09:22","date_gmt":"2026-06-01T00:09:22","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/manastiri-shen-ekaterina-i-sinait\/"},"modified":"2026-06-01T02:09:22","modified_gmt":"2026-06-01T00:09:22","slug":"manastiri-shen-ekaterina-i-sinait","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/manastiri-shen-ekaterina-i-sinait\/","title":{"rendered":"Manastiri &#8220;Sh\u00ebn Ekaterina&#8221; i Sinait"},"content":{"rendered":"<p>Manastiri &#8220;Sh\u00ebn Ekaterina&#8221; i Sinait \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebnd\u00ebr ku jeta monastike orthodhokse \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb q\u00eb nga shekulli VI. Prej 1400 vjet\u00ebsh ky manastir q\u00ebndron n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs s\u00eb Sinait, duke ruajtur karakteristikat e veta q\u00eb nga nd\u00ebrtimi i tij, n\u00eb koh\u00ebn e Perandorit Justinian (525-565). Duke filluar nga Mohamedi, themeluesi i Islamit, nga Kalifet mysliman\u00eb, sulltan\u00ebt otoman\u00eb dhe deri tek Napoleon Bonaparti, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e mor\u00ebn Manastirin n\u00ebn mbrojtjen e tyre, duke e ruajtur nga pla\u00e7kitjet. Gjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij shum\u00ebshekullore ky manastir nuk u pushtua kurr\u00eb, nuk u d\u00ebmtua dhe as u shkat\u00ebrrua. Gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb periudhave historike ai ruajti t\u00eb pac\u00ebnuar imazhin e nj\u00ebrit prej vendeve t\u00eb shenjta t\u00eb Bibl\u00ebs, duke hedhur drit\u00ebn e vet mbi ngjarjet e Testamentit t\u00eb Vjet\u00ebr dhe vazhdim\u00ebsin\u00eb e adhurimit t\u00eb Virgj\u00ebresh\u00ebs Mari dhe t\u00eb Zotit ton\u00eb Iisu Krisht.<\/p>\n<p>Trash\u00ebgimia shpirt\u00ebrore<\/p>\n<p>N\u00eb mosh\u00ebn 40 vje\u00e7 Moisiu u arratis nga Egjipti dhe shkoi drejt Malit Horeb, ku ai gjeti pran\u00eb nj\u00eb pusi, me tufat e tyre t\u00eb bag\u00ebtive, 7 vajzat e priftit Jethro. Ky pus gjendet sot brenda mureve t\u00eb manastirit, n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kish\u00ebs. Para se t\u00eb martohej me nj\u00eb nga vajzat e Jethros, Moisiu jetoi 40 vjet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vjehrit duke u kujdesur p\u00ebr bag\u00ebtin\u00eb e tij dhe duke pastruar shpirtin e tij n\u00eb qet\u00ebsin\u00eb dhe vetmin\u00eb e shkret\u00ebtir\u00ebs t\u00eb Sinait. Pik\u00ebrisht atje Zoti iu zbulua atij te ka\u00e7ubet e zjarrta dhe i dha urdh\u00ebr t\u00eb kthehej n\u00eb Egjypt dhe t\u00eb sillte bijt\u00eb e Izraelit deri te Mali i Sinait 1300 vjet para Krishtit, duke kaluar nga rob\u00ebria e Egjyptit p\u00ebr n\u00eb tok\u00ebn e Premtuar t\u00eb Kanaanit. Pes\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb nga nisja e tyre nga Egjypti, hebrenjt\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn te Mali Horeb, ku morr\u00ebn Ligjin e Zotit, mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilit u k\u00ebrkohej t\u00eb organizonin jet\u00ebn e tyre fetare dhe shoq\u00ebrore. Gjasht\u00eb qind vjet m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr profet i madh, Ilia, jetoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb duke ikur larg zem\u00ebrimit t\u00eb mbret\u00ebresh\u00ebs Izabela. Nj\u00eb shpell\u00eb n\u00eb kish\u00ebz\u00ebn e Malit t\u00eb Moisiut i kushtohet atij, si vendi tradicional ku ai banoi dhe foli me Zotin (Mbret. 19,15).<\/p>\n<p>Fillimet e Monahismit<\/p>\n<p>Etja p\u00ebr t\u00eb adhuruar Per\u00ebndin\u00eb dhe nevoja p\u00ebr t&#8217;iu shmangur persekutimeve t\u00eb Rom\u00ebs pagane, soll\u00ebn n\u00eb Sinai disa nga t\u00eb krishter\u00ebt e par\u00eb, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb qet\u00ebsis\u00eb, t\u00eb vetmis\u00eb dhe t\u00eb shenjt\u00ebrimit t\u00eb vetvehtes. Duke filluar nga shekulli III pas Krishtit, disa murgj krijuan komunitete t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb vend\u00ebve t\u00eb shenjta rreth Malit Horeb: n\u00eb vendin e ka\u00e7ubeve t\u00eb zjarrta, n\u00eb oazin e Firanit dhe n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs s\u00eb Sinait (Vendet e k\u00ebtyre trojeve t\u00eb shenjta jan\u00eb ruajtur besnik\u00ebrisht n\u00eb kujtes\u00ebn e banor\u00ebve vendas gjat\u00eb shekujve). Murgjit e par\u00eb pat\u00ebn vazhdimisht mungesa. Natyra s&#8217;ishte mikprit\u00ebse p\u00ebr njer\u00ebzit dhe disa prej tyre ran\u00eb viktima t\u00eb nomad\u00ebve hajdut\u00eb. Por, megjithat\u00eb, murgjit vazhduan t\u00eb vinin, ndon\u00ebse n\u00eb num\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl. T\u00eb par\u00ebt qen\u00eb eremit\u00ebt, q\u00eb jetonin fillikat n\u00ebp\u00ebr shpella dhe n\u00eb varf\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe duke u kujdesur vet\u00eb p\u00ebr plot\u00ebsimin e nevojave vetiake dhe duke u falur n\u00eb vetmi, me p\u00ebrjashtim t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb shenjta kur mblidheshin rreth Ka\u00e7ubeve t\u00eb zjarrta p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar udh\u00ebheq\u00ebsin e tyre spiritual dhe p\u00ebr t&#8217;u kunguar. P\u00ebr shkak t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre plot shenjt\u00ebrim, eremit\u00ebt ishin misionar\u00ebt e par\u00eb n\u00eb gjirin e tribuve arabe t\u00eb Sinait. N\u00eb periudh\u00ebn e pushtimeve arabe t\u00eb shekullit VII, pjesa m\u00eb e madhe e banor\u00ebve t\u00eb Sinait kishin p\u00ebrqafuar kristianizmin.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 313, n\u00eb koh\u00ebn e sundimit t\u00eb Konstandinit t\u00eb Madh, krishterimi u njoh fe zyrtare n\u00eb t\u00ebr\u00eb perandorin\u00eb. N\u00eb fakt Konstandini dhe pjesa m\u00eb e madhe e perandor\u00ebve bizantin\u00eb pasardh\u00ebs e favorizuan monakizmin, q\u00eb kish nisur t\u00eb p\u00ebrhapej n\u00eb Vendet e Shenjta. N\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb pas persekutimet e egra, monakizmi mori nj\u00eb zhvillim t\u00eb ri. Murgjit e Sinait k\u00ebrkuan nga n\u00ebna e Konstandinit, perandoresha Elena, q\u00eb t&#8217;i merrte n\u00eb patronazh. N\u00eb vitin 330 Elena nd\u00ebrtoi nj\u00eb kish\u00ebz kushtuar N\u00ebn\u00ebs se Zotit dhe nj\u00eb kull\u00eb n\u00eb vendin e Ka\u00e7ubeve t\u00eb zjarrta, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si strehim p\u00ebr murgjit e shkret\u00ebtir\u00ebs. Pelegrin\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb shekullit IV-t\u00eb informojn\u00eb se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte n\u00eb Sinai nj\u00eb komunitet t\u00eb lul\u00ebzuar murgjish. Midis tyre i famsh\u00ebm ishte nj\u00eb oficer i vjet\u00ebr i gard\u00ebs perandorake n\u00eb Konstandinopol, Sh\u00ebn Nili, shkrimet e t\u00eb cilit studiohen sot nga prift\u00ebrinj, murgj dhe besimtar\u00eb laik\u00eb.<\/p>\n<p>Manastiri n\u00ebn mbrojtjen e perandor\u00ebve bizantine<\/p>\n<p>Kthesa e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb historin\u00eb e monahizmit Sinaitik b\u00ebhet n\u00eb shekullin VI-t\u00eb, at\u00ebhere kur perandori Justinian (525-565) dha urdh\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtohej manastiri i rrethuar nga nj\u00eb murr t\u00eb lart\u00eb (duke p\u00ebrfshir\u00eb brenda nd\u00ebrtimet e m\u00ebparshme dhe ngritjen e nj\u00eb Kishe madh\u00ebshtore q\u00eb ekziston edhe sot). Perandori Justinian la aty edhe nj\u00eb garnizon t\u00eb vog\u00ebl ushtar\u00ebsh p\u00ebr mbrojtjen e murgjve. Nj\u00eb mbishkrim n\u00eb gjuh\u00ebn greke, q\u00eb mund t\u00eb shihet edhe sot e gdhendur mbi nj\u00eb tra n\u00eb tavanin e Kish\u00ebs, p\u00ebrjet\u00ebson emrin e Justinianit dhe t\u00eb gruas s\u00eb tij Theodhora, si edhe t\u00eb arkitektit Stefan. Prokopi, historiografi i perandorit, tregon t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto ngjarje, q\u00eb i ka p\u00ebrjetuar, n\u00eb librin e tij me titull: &#8220;THEMELIMI&#8221;. Nj\u00eb dor\u00ebshkrim tjet\u00ebr, q\u00eb ruhet n\u00eb bibliotek\u00ebn e manastirit \u00ebsht\u00eb i murgut Eutikje (Ibn-el-Batrak), patriark i Aleksandris\u00eb n\u00eb shekullin IX-t\u00eb. P\u00ebrshkrimi i tij mbi fazat e ndryshme t\u00eb nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i detajuar, por me sa duket pjes\u00ebrisht legjend\u00eb po mbahet parasysh koha kur \u00ebsht\u00eb shkruar.<\/p>\n<p>Nga fundi i shekullit VI, me vdekjen e Justinianit dhe disa dekada m\u00eb von\u00eb nga nd\u00ebrtimi i Kish\u00ebs, u krijua nj\u00eb vep\u00ebr arti pa precedent dhe autor\u00ebt e saj ndoshta kan\u00eb qen\u00eb murgjit e manastirit. Esht\u00eb fjala p\u00ebr mozaikun e Shp\u00ebrfytyrimit t\u00eb Iisu Krishtit (Matth. 17, 1-3). Ndri\u00e7imi i fytyr\u00ebs s\u00eb Krishtit dhe g\u00ebzimi q\u00eb shprehej n\u00eb fytyr\u00ebn e Petrit duke thirrur: &#8220;M\u00ebsues, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ne t\u00eb jemi k\u00ebtu&#8221;. (Lluk. 9:33) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb &#8220;summum&#8221; e shprehur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb figurative, por et\u00ebrit e shenjt\u00eb asket\u00eb, murgjit me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj nuk b\u00ebnin ve\u00e7se t\u00eb shprehnin pranin\u00eb hyjnore n\u00eb jet\u00ebn e tyre kalimtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tema e mozaikut ishte evidente p\u00ebr et\u00ebrit e par\u00eb t\u00eb manastirit dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb t\u00eb dy profet\u00ebt, Moisiu dhe Ilia, i fol\u00ebn Zotit Jisu Krisht n\u00eb \u00e7astin e Shp\u00ebrfytyrimit, kishin d\u00ebgjuar z\u00ebrin e Tij dhe e kishin par\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike disa shekuj m\u00eb par\u00eb po n\u00eb at\u00eb Mal Horeb. Esht\u00eb p\u00ebr k\u00ebto ar\u00ebsye q\u00eb Kisha u quajt &#8220;Kisha e Shp\u00ebrfytyrimit t\u00eb Krishtit Shp\u00ebtimtar&#8221;, em\u00ebrtim q\u00eb m\u00eb von\u00eb u b\u00eb titulli i saj zyrtar. Ishte pik\u00ebrisht nga fundi i k\u00ebsaj periudhe q\u00eb vet\u00eb Per\u00ebndia i b\u00ebri nj\u00eb dhurat\u00eb manastirit: trupi i Sh\u00ebn Ekaterin\u00ebs u gjend mbi malin q\u00eb sot mban emrin e saj.<\/p>\n<p>Dr. Evangelos Papajoanu<\/p>\n<p>(Pjes\u00ebt e m\u00ebsip\u00ebrme jan\u00eb nga p\u00ebrkthimi i edicionit fr\u00ebngjisht prej z. Teodor Papapavli)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Histori e Manastirit t\u00eb Sh\u00ebn Ekaterin\u00ebs n\u00eb Sinai, qend\u00ebr e jet\u00ebs monastike orthodhokse q\u00eb nga shekulli VI, nd\u00ebrtuar nga perandori Justinian. P\u00ebrshkruhen fillimet e monahismit, mbrojtja perandorake dhe arti i tij i mozaikut t\u00eb Shp\u00ebrfytyrimit t\u00eb Krishtit.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"5 (32)","viti":"1995","muaji":"Maj","muaji_numer":"5","dita":"","faqet":"[10]","fjale_kyce":"[\"Manastiri Shen Ekaterina\", \"Sinai\", \"Moisiu\", \"Mali Horeb\", \"Justiniani\", \"Theodora\", \"monahizem\", \"mozaiku Shperfytyrim\", \"Konstandini\", \"Elena\"]","permbledhje":"Histori e Manastirit t\u00eb Sh\u00ebn Ekaterin\u00ebs n\u00eb Sinai, qend\u00ebr e jet\u00ebs monastike orthodhokse q\u00eb nga shekulli VI, nd\u00ebrtuar nga perandori Justinian. P\u00ebrshkruhen fillimet e monahismit, mbrojtja perandorake dhe arti i tij i mozaikut t\u00eb Shp\u00ebrfytyrimit t\u00eb Krishtit.","autori":"Dr. Evangelos Papajoanu (p\u00ebrktheu nga fr\u00ebngjishtja z. Teodor Papapavli)","kategoria":"Histori e Kish\u00ebs \/ Manastire","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9761],"ngjallja_autori":[9762],"ngjallja_viti":[9667],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-83304","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-histori-e-kishes-manastire","ngjallja_autori-dr-evangelos-papajoanu-perktheu-nga-frengjishtja-z-teodor-papapavli","ngjallja_viti-9667"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Manastiri &quot;Sh\u00ebn Ekaterina&quot; i Sinait - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/manastiri-shen-ekaterina-i-sinait\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83304\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/manastiri-shen-ekaterina-i-sinait\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/manastiri-shen-ekaterina-i-sinait\/\",\"name\":\"Manastiri \\\"Sh\u00ebn Ekaterina\\\" i Sinait - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:09:22+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/manastiri-shen-ekaterina-i-sinait\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/manastiri-shen-ekaterina-i-sinait\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/manastiri-shen-ekaterina-i-sinait\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Manastiri &#8220;Sh\u00ebn Ekaterina&#8221; i Sinait\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Manastiri \"Sh\u00ebn Ekaterina\" i Sinait - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/manastiri-shen-ekaterina-i-sinait\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83304","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/manastiri-shen-ekaterina-i-sinait\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/manastiri-shen-ekaterina-i-sinait\/","name":"Manastiri \"Sh\u00ebn Ekaterina\" i Sinait - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:09:22+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/manastiri-shen-ekaterina-i-sinait\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/manastiri-shen-ekaterina-i-sinait\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/manastiri-shen-ekaterina-i-sinait\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Manastiri &#8220;Sh\u00ebn Ekaterina&#8221; i Sinait"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83304","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83304"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83304"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83304"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83304"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83304"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}