{"id":83295,"date":"2026-06-01T02:09:12","date_gmt":"2026-06-01T00:09:12","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-shenjtoret-e-muajit-nxenesi-i-dashur-shen-joan-theologu\/"},"modified":"2026-06-01T02:09:12","modified_gmt":"2026-06-01T00:09:12","slug":"nga-shenjtoret-e-muajit-nxenesi-i-dashur-shen-joan-theologu","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-shenjtoret-e-muajit-nxenesi-i-dashur-shen-joan-theologu\/","title":{"rendered":"Nga shenjtor\u00ebt e muajit: &#8220;Nx\u00ebn\u00ebsi i dashur&#8221; &#8211; Sh\u00ebn Joan Theologu"},"content":{"rendered":"<p>Sh\u00ebn Joani ishte nga nj\u00eb fshat i humbur i Galiles\u00eb, i quajtur Bethsaida. Ishte djali i Zebede peshkatarit dhe i Salomes, e cila ishte bij\u00eb e Josifit, t\u00eb Vluarit t\u00eb Hyjlind\u00ebses. Sepse Josifi kishte patur nga martesa e par\u00eb kat\u00ebr djem: Jakov, Jose, Juda dhe Simon; dhe tre vajza: Ester, Marta e Salome. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, sipas bot\u00ebs, sh\u00ebn Joan Teologu ishte nip i Zotit ton\u00eb Jesu Krisht.<\/p>\n<p>Joani, s\u00eb bashku me v\u00ebllan\u00eb e tij Jakovin, po ndihmonte t\u00eb atin e tij, kur u thirr nga Zoti p\u00ebr ta ndjekur pas dhe p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb peshkatar\u00eb njer\u00ebzish. Ai la p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb gjith\u00e7ka dhe ndoqi pas m\u00ebsimin qiellor. Dashuria e tij p\u00ebr Krishtin ishte kaq e zjarrt\u00eb, sjellja e tij kaq e shk\u00eblqyer, saq\u00eb ai u b\u00eb Nx\u00ebn\u00ebsi i Dashur. Af\u00ebrsia e tij me Zotin ishte e madhe dhe ai ishte nj\u00eb nga tre personat e rrethit t\u00eb ngusht\u00eb s\u00eb bashk\u00eb me Pietrin dhe Jakovin. Ai ishte nj\u00eb nga t\u00eb tre nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb Zoti mori me vete n\u00eb malin Tabor, nj\u00eb nga t\u00eb tre kur sh\u00ebroi t\u00eb bij\u00ebn e Jairit, ai q\u00eb pushoi n\u00eb gjirin e Jesuit gjat\u00eb Dark\u00ebs Mistike. Ai ndoqi Krishtin deri n\u00eb oborrin e Kryepriftit. Kur u kryq\u00ebzua Zoti ai dhe Hyjlind\u00ebsja ishin t\u00eb vetmit q\u00eb q\u00ebndruan pran\u00eb kryqit. Dhe pik\u00ebrisht aty, n\u00eb kryq, Krishti iu drejtua n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, duke treguar Joanin: &#8220;Grua, ja yt bir&#8221;. Pastaj i tha Joanit: &#8220;Ja n\u00ebna jote&#8221;. Dhe q\u00eb nga ai \u00e7ast Joani e mori n\u00eb sht\u00ebpi Hyjlind\u00ebsen.<\/p>\n<p>T\u00eb diel\u00ebn e Ngjalljes Joani s\u00eb bashku me Pietrin vrapuan dhe pan\u00eb varrin e zbrazur dhe p\u00eblhurat e shtrira p\u00ebrdhe. Ai e pa Krishtin pas Ngjalljes, s\u00eb bashku me nx\u00ebn\u00ebsit e tjer\u00eb, duke marr\u00eb prej Tij misionin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur kudo Lajmin e Mir\u00eb. Ishte i pranish\u00ebm n\u00eb Ngjitjen e Zotit n\u00eb qiell dhe mori Shpirtin e Shenjt\u00eb, q\u00eb zbriti n\u00eb form\u00eb gjuh\u00ebsh zjarri mbi nx\u00ebn\u00ebsit, dit\u00ebn e Rushajeve. Ai u largua i fundit nga Jerusalemi, duke u kujdesur p\u00ebr Hyjlind\u00ebsen, deri n\u00eb Fjetjen e saj.<\/p>\n<p>Kur apostujt u ndan\u00eb p\u00ebr t\u00eb predikuar n\u00eb t\u00ebr\u00eb vendet e bot\u00ebs, ata shtin\u00eb short. Joanit i ra ungjill\u00ebzimi i Azis\u00eb s\u00eb Vog\u00ebl, q\u00eb ishte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb vendi me m\u00eb shum\u00eb idhujtari. Kjo gj\u00eb e hidh\u00ebroi shum\u00eb dhe, si njeri q\u00eb ishte, akoma nuk dinte ta vendoste t\u00ebr\u00eb shpres\u00ebn n\u00eb fuqin\u00eb e pathyeshme t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb forcuar dhe pastruar k\u00ebt\u00eb dob\u00ebsi njer\u00ebzore, Per\u00ebndia i b\u00ebri t\u00eb ditur q\u00eb do i n\u00ebnshtrohej p\u00ebr dyzet dit\u00eb furis\u00eb s\u00eb dallg\u00ebve t\u00eb detit, para se t\u00eb arrinte n\u00eb destinacion. Gjat\u00eb k\u00ebsaj stuhie, nx\u00ebn\u00ebsi i Joanit, dhiakoni Prohori, u hodh nga dallg\u00ebt n\u00eb brigjet e Seleukis\u00eb. Atje ai u akuzua nga banor\u00ebt vendas p\u00ebr magji dhe dyshohej q\u00eb kishte vjedhur arin e anijes s\u00eb mbytur. Mbas dyzet dit\u00ebsh ai takoi m\u00ebsuesin e tij n\u00eb qytetin Marmaroeti.<\/p>\n<p>Nga ky qytet ata shkuan n\u00eb Efes, ku dhe ran\u00eb n\u00eb duart e nj\u00eb gruaje t\u00eb quajtur Romana, e fejuara e guvernatorit Privatus. Ajo i detyroi t\u00eb punonin n\u00eb kushte \u00e7njer\u00ebzore n\u00eb nj\u00eb banjo ku e kishte banes\u00ebn nj\u00eb frym\u00eb e lig\u00eb q\u00eb e kishte si zakon t\u00eb vriste \u00e7do vit tre djem apo vajza t\u00eb reja. N\u00eb koh\u00ebn kur Joani dhe Profori po punonin, demoni kapi nj\u00eb kush\u00ebri t\u00eb Roman\u00ebs, t\u00eb quajtur Domnus, dhe e mbyti n\u00eb banjo. Sh\u00ebn Joani e ngjalli p\u00ebrs\u00ebri me an\u00eb t\u00eb lutjes. Kur pan\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, Romana dhe t\u00eb af\u00ebrmit e saj u mbush\u00ebn plot admirim dhe mbasi u m\u00ebsuan n\u00eb fen\u00eb e Krishtit, u pag\u00ebzuan.<\/p>\n<p>Efesian\u00ebt kishin nj\u00eb devotion t\u00eb madh p\u00ebr per\u00ebndesh\u00ebn Artemis (Diana), dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb periodike kremtonin festa p\u00ebr nder t\u00eb saj. Gjat\u00eb nj\u00ebr\u00ebs prej k\u00ebtyre festave Joani u ngjit n\u00eb kodr\u00ebn ku ishte statuja e madhe e Artemisit. Kur e pan\u00eb pagan\u00ebt, t\u00eb t\u00ebrbuar nga zem\u00ebrimi, filluan t&#8217;i gjuajn\u00eb me gur\u00eb p\u00ebr ta vrar\u00eb. Por, nga hiri i Per\u00ebndis\u00eb, asnj\u00eb nga gur\u00ebt nuk e preku shenjtin, por drejtoheshin dhe goditnin statuj\u00ebn. K\u00ebshtu, statuja u b\u00eb cop\u00eb nga admiruesit e saj, ndon\u00ebse pa dashjen e tyre. Kur pan\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, t\u00eb t\u00ebrbuar akoma m\u00eb shum\u00eb, donin ta vrisnin p\u00ebrs\u00ebri me gur\u00eb, por gur\u00ebt ktheheshin e i goditnin ata vet\u00eb. Nga lutja e sh\u00ebn Joanit toka u drodh dhe u hap duke p\u00ebrpir\u00eb dyqind prej tyre. T\u00eb trembur nga k\u00ebto shenja hyjnore ata erdh\u00ebn n\u00eb vete dhe iu lut\u00ebn Joanit t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsonte p\u00ebr ta. Dhe, mbasi shenjti u lut p\u00ebrs\u00ebri, toka i nxorri sip\u00ebr ata q\u00eb kishte p\u00ebrpir\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i ran\u00eb n\u00eb gjunj\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa numri i atyre q\u00eb i besonin Krishtit po shtohej dita dit\u00ebs nga mrekullit\u00eb e Joanit, demoni q\u00eb banonte n\u00eb tempullin e Artemisit, mori form\u00ebn e nj\u00eb oficeri perandorak dhe iu tha autoriteteve t\u00eb qytetit q\u00eb dy magjistar\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm i kishin shp\u00ebtuar nga duart dhe iu premtonte nj\u00eb shp\u00ebrblim t\u00eb madh n\u00ebse kapeshin ose vriteshin. Por Joani, i ndri\u00e7uar nga Shpirti i Shenjt\u00eb, e zbuloi dinak\u00ebrin\u00eb e demonit dhe iu dor\u00ebzua vet\u00eb pagan\u00ebve, s\u00eb bashku me Prohorin. I kap\u00ebn t\u00eb dy dhe i d\u00ebrguan t\u00eb lidhur n\u00eb tempullin e Artemid\u00ebs. Atje Nx\u00ebn\u00ebsi i Dashur iu lut Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb ta shkat\u00ebrronte tempullin, por pa d\u00ebmtuar asnj\u00ebrin. Sapo mbaroi lutja, nd\u00ebrtesa, q\u00eb ishte mburrja e kultit pagan u rrafshua p\u00ebrdhe dhe Joani e p\u00ebrzuri vet\u00ebm me an\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs demonin q\u00eb banonte aty prej 249 vjet\u00ebsh. Pjesa m\u00eb e madhe e pagan\u00ebve, t\u00eb habitur dhe t\u00eb trembur, i besuan Krishtit.<\/p>\n<p>Fama e Joanit erdhi deri tek perandori Domiciani, i cili d\u00ebrgoi njer\u00ebz q\u00eb ta sillnin tek ai. Mbasi e pyeti dhe e pa q\u00eb besa e tij ishte m\u00eb e fort\u00eb se gjith\u00eb fuqit\u00eb e tok\u00ebs, vendosi ta internoj\u00eb n\u00eb ishullin e Patmos, duke menduar se k\u00ebshtu do t&#8217;ia ulte influenc\u00ebn. Gjat\u00eb udh\u00ebtimit p\u00ebr n\u00eb ishull, Joani gjithmon\u00eb bashk\u00eb me nx\u00ebn\u00ebsin e tij Prohorin, tregoi dashamir\u00ebsin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb ndaj \u00e7do njeriu, duke sh\u00ebruar ushtar\u00ebt q\u00eb e shoq\u00ebronin. Sapo arrit\u00ebn n\u00eb ishull Joani sh\u00ebroi Apollonidin, djalin e nj\u00eb fisniku t\u00eb quajtur Miron. N\u00eb saj\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj mrekullie dhe fjal\u00ebs s\u00eb shenjtit, e gjith\u00eb sht\u00ebpia e tyre besoi n\u00eb Krishtin dhe u pag\u00ebzua. Gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Patmos ai b\u00ebri shum\u00eb mrekulli, duke kthyer n\u00eb bes\u00ebn e Krishtit nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb madhe pagan\u00ebsh. Pik\u00ebrisht ishte n\u00eb k\u00ebt\u00eb ishull kur Per\u00ebndia i zbuloi vizionet e ardhshme dhe t\u00eb fundit t\u00eb bot\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrshkruara n\u00eb librin e fundit t\u00eb Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr, n\u00eb Zbules\u00ebn.<\/p>\n<p>Kur Trajani erdhi n\u00eb pushtet (98), e liroi Joanin nga internimi. Banor\u00ebt e Patmos u trishtuan shum\u00eb. Shenjti, duke mos dashur t&#8217;i ler\u00eb jetim\u00eb dhe mbas nj\u00eb shenje qiellore, agj\u00ebroi tri dit\u00eb s\u00eb bashku me besimtar\u00ebt, pastaj u ngjit n\u00eb nj\u00eb mal i shoq\u00ebruar nga Prohori, dhe drejtoi drejt Per\u00ebndis\u00eb t\u00ebr\u00eb fuqit\u00eb e inteligjenc\u00ebs s\u00eb tij. Papritur bubullima dhe vet\u00ebtima tund\u00ebn qiellin e tok\u00ebn. I shtangur nga habia Prohori ra si i vdekur p\u00ebrdhe, nd\u00ebrsa Joani q\u00ebndroi i pal\u00ebvizur n\u00eb soditjen hyjnore. U d\u00ebgjua nj\u00eb z\u00eb bubullim\u00eb nga qiejt\u00eb: &#8220;N\u00eb fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte me Per\u00ebndin\u00eb, dhe Fjala ishte Per\u00ebndi&#8221;.<\/p>\n<p>Prohori i shkroi fjal\u00ebt q\u00eb iu zbuluan Joanit, si\u00e7 iu zbuluan dikur Moisiut n\u00eb Sinai, po tani jo vet\u00ebm p\u00ebr Hebrejt\u00eb, por p\u00ebr gjith\u00eb popujt e dheut.<\/p>\n<p>Nga Patmos Joani erdhi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Efes, ku vazhdoi pun\u00ebn ungjill\u00ebzuese, duke kthyer n\u00eb bes\u00ebn e Krishtit nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh njer\u00ebzish. Ai ishte 56 vje\u00e7 kur la Jerusalemin p\u00ebr t\u00eb predikuar Ungjillin. Predikoi 9 vjet deri n\u00eb internimin, kaloi 15 vjet n\u00eb Patmos e jetoi edhe 26 vjet mbas kthimit p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Efes, duke jetuar k\u00ebshtu 105 vjet e shtat\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Kur u lajm\u00ebrua nga Per\u00ebndia q\u00eb kishte arritur \u00e7asti p\u00ebr t&#8217;u larguar nga kjo jet\u00eb, urdh\u00ebroi nx\u00ebn\u00ebsit e tij t\u00eb g\u00ebrmonin nj\u00eb varr n\u00eb form\u00eb kryqi. Mbasi i p\u00ebrqafoi dhe i ngush\u00eblloi t\u00eb gjith\u00eb ai u fut vet\u00eb n\u00eb varr dhe i urdh\u00ebroi ta mbulonin fillimisht deri n\u00eb gju; pastaj mbas nj\u00eb lamtumire tjet\u00ebr, e mbuluan deri n\u00eb qaf\u00eb dhe i mbuluan fytyr\u00ebn pik\u00ebrisht n\u00eb momentin kur po lindte dielli. Pastaj u kthyen n\u00eb qytet duke qar\u00eb. Por nx\u00ebn\u00ebsit e tjer\u00eb t\u00eb shenjtit donin dhe ata t&#8217;i jepnin p\u00ebrsh\u00ebndoshjen e fundit. Prandaj shkuan tek varri i tij. E g\u00ebrmuan varrin, por nuk gjet\u00ebn asgj\u00eb brenda. Sipas tradit\u00ebs s\u00eb Et\u00ebrve t\u00eb shenjt\u00eb, sh\u00ebn Joani \u00ebsht\u00eb ngjallur e ngjitur n\u00eb qiell, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si edhe Hyjlind\u00ebsja, duke u p\u00ebrmbushur k\u00ebshtu fjal\u00ebt enigmatike t\u00eb Zotit, q\u00eb i p\u00ebrgjigjej Petrit, kur ky i fundit po e pyeste p\u00ebr Joanin: &#8220;N\u00ebse dua q\u00eb ai t\u00eb mbes\u00eb deri sa t\u00eb vij\u00eb un\u00eb, ti \u00e7&#8217;ke?&#8221; (Joani. 21:22). Ai s&#8217;donte t\u00eb thonte q\u00eb Nx\u00ebn\u00ebsi i Dashur nuk do t\u00eb vdes\u00eb, por m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb atij do i rezervohej nj\u00eb short i ve\u00e7ant\u00eb, duke e l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb deri n\u00eb Ardhjen e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Varri i tij q\u00eb u gjet bosh u b\u00eb nj\u00eb burim sh\u00ebrimesh. \u00c7do vit n\u00eb 8 maj, varri mbulohej nga nj\u00eb lloj hiri, q\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt e vendit e quajt\u00ebn &#8220;Mana&#8221;, q\u00eb kishte fuqin\u00eb t\u00eb sh\u00ebronte s\u00ebmundjet e shpirtit e t\u00eb trupit t\u00eb kujtdo q\u00eb lyhej me t\u00eb me bes\u00eb. Kjo mrekulli i dha rastin kish\u00ebs q\u00eb t\u00eb kremtoj\u00eb solemnisht dy herb n\u00eb vit Nx\u00ebn\u00ebsin e Dashur, n\u00eb 26 shtator, dit\u00ebn e pushimit dhe n\u00eb 8 maj kujtimin e hirit apo &#8220;Man\u00ebs&#8221; s\u00eb shenjt\u00eb, q\u00eb mbulonte varrin e Apostullit dhe Ungjillorit t\u00eb shenjt\u00eb, Joan Theologut.<\/p>\n<p>At Joan Pelushi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jeta e Sh\u00ebn Joan Theologut, apostulli dhe ungjillori i dashur, nga thirrja nga Krishti deri tek predikimi n\u00eb Azin\u00eb e Vog\u00ebl, internimi n\u00eb Patmos, mrekullit\u00eb dhe Zbulesa, dhe vdekja e tij n\u00eb Efes n\u00eb mosh\u00ebn 105 vje\u00e7.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"5 (32)","viti":"1995","muaji":"Maj","muaji_numer":"5","dita":"","faqet":"[5, 7]","fjale_kyce":"[\"Shen Joan Theologu\", \"apostull\", \"Patmos\", \"Efes\", \"Artemis\", \"Prohor\", \"Hyjlindesja\", \"Domiciani\", \"Trajani\", \"Ungjill\"]","permbledhje":"Jeta e Sh\u00ebn Joan Theologut, apostulli dhe ungjillori i dashur, nga thirrja nga Krishti deri tek predikimi n\u00eb Azin\u00eb e Vog\u00ebl, internimi n\u00eb Patmos, mrekullit\u00eb dhe Zbulesa, dhe vdekja e tij n\u00eb Efes n\u00eb mosh\u00ebn 105 vje\u00e7.","autori":"At Joan Pelushi","kategoria":"Hagjiografi \/ Jeta e shenjtor\u00ebve","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9751],"ngjallja_autori":[9656],"ngjallja_viti":[9667],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-83295","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-hagjiografi-jeta-e-shenjtoreve","ngjallja_autori-at-joan-pelushi","ngjallja_viti-9667"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nga shenjtor\u00ebt e muajit: &quot;Nx\u00ebn\u00ebsi i dashur&quot; - Sh\u00ebn Joan Theologu - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-shenjtoret-e-muajit-nxenesi-i-dashur-shen-joan-theologu\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83295\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-shenjtoret-e-muajit-nxenesi-i-dashur-shen-joan-theologu\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-shenjtoret-e-muajit-nxenesi-i-dashur-shen-joan-theologu\/\",\"name\":\"Nga shenjtor\u00ebt e muajit: \\\"Nx\u00ebn\u00ebsi i dashur\\\" - Sh\u00ebn Joan Theologu - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:09:12+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-shenjtoret-e-muajit-nxenesi-i-dashur-shen-joan-theologu\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-shenjtoret-e-muajit-nxenesi-i-dashur-shen-joan-theologu\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-shenjtoret-e-muajit-nxenesi-i-dashur-shen-joan-theologu\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nga shenjtor\u00ebt e muajit: &#8220;Nx\u00ebn\u00ebsi i dashur&#8221; &#8211; Sh\u00ebn Joan Theologu\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nga shenjtor\u00ebt e muajit: \"Nx\u00ebn\u00ebsi i dashur\" - Sh\u00ebn Joan Theologu - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-shenjtoret-e-muajit-nxenesi-i-dashur-shen-joan-theologu\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83295","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-shenjtoret-e-muajit-nxenesi-i-dashur-shen-joan-theologu\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-shenjtoret-e-muajit-nxenesi-i-dashur-shen-joan-theologu\/","name":"Nga shenjtor\u00ebt e muajit: \"Nx\u00ebn\u00ebsi i dashur\" - Sh\u00ebn Joan Theologu - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:09:12+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-shenjtoret-e-muajit-nxenesi-i-dashur-shen-joan-theologu\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-shenjtoret-e-muajit-nxenesi-i-dashur-shen-joan-theologu\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nga-shenjtoret-e-muajit-nxenesi-i-dashur-shen-joan-theologu\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nga shenjtor\u00ebt e muajit: &#8220;Nx\u00ebn\u00ebsi i dashur&#8221; &#8211; Sh\u00ebn Joan Theologu"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83295","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83295"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83295"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83295"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83295"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83295"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}