{"id":83285,"date":"2026-06-01T02:09:01","date_gmt":"2026-06-01T00:09:01","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-mirekuptimin-pajtimin-dhe-paqen\/"},"modified":"2026-06-01T02:09:01","modified_gmt":"2026-06-01T00:09:01","slug":"per-mirekuptimin-pajtimin-dhe-paqen","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-mirekuptimin-pajtimin-dhe-paqen\/","title":{"rendered":"&#8220;&#8230; p\u00ebr mir\u00ebkuptimin, pajtimin dhe paqen&#8230;&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>Me rastin e fest\u00ebs s\u00eb Pashk\u00ebs Kryepiskopi i Tiran\u00ebs dhe i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Fortlumturia e Tij Anastas shk\u00ebmben letra festive me t\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e Kishave Orthodhokse, shenj\u00eb e t\u00eb qenit &#8220;nj\u00eb Kish\u00eb e Shenjt\u00eb e P\u00ebrgjithshme dhe Apostolike.&#8221; Letra festive Kryepiskopi Anastas shk\u00ebmben gjithashtu edhe me udh\u00ebheq\u00ebsit e kishave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb krishtera. Po botojm\u00eb mesazhin q\u00eb u ka d\u00ebrguar Kryepiskopi Anastas Patrik\u00ebve dhe Kryepiskop\u00ebve orthodhoks\u00eb, si edhe fragmente nga disa prej letrave q\u00eb ai ka marr\u00eb.<\/p>\n<p>Fort i shtrenjt\u00eb v\u00eblla dhe bashk\u00ebmeshtar m\u00eb Krishtin,<\/p>\n<p>&#8220;Tani u mbush\u00ebn me drit\u00eb t\u00eb gjitha, qielli dhe toka edhe t\u00eb n\u00ebndheshmet&#8221;, sikurse ne festojm\u00eb Ngjalljen e Krishtit, n\u00ebp\u00ebrmjet s\u00eb til\u00ebs &#8220;gjith\u00ebsin\u00eb njer\u00ebzore Ai e mori nga fundi i Hadit, dhe n\u00eb qiell e ngriti&#8221;. &#8220;Ndri\u00e7ohu, ndri\u00e7ohu o Jeruzalem i ri&#8221;, ju njer\u00ebzit besimtar\u00eb t\u00eb t\u00eb Ngjallurit, &#8220;se lavdi e Zotit lindi p\u00ebrmbi Ty&#8221;.<\/p>\n<p>Tani duke mbartur edhe ne drit\u00ebn e shenjt\u00eb dhe duke rrezatuar &#8220;drit\u00eb nga drita q\u00eb nuk per\u00ebndon&#8221; v\u00ebshtrojm\u00eb drejt s\u00eb ardhmes, n\u00eb eskhata (koh\u00ebt e fundit), n\u00eb sigurin\u00eb se kryqet e martirizimit gjat\u00eb kohrave dhe vendeve, personalet si edhe ato t\u00eb grigjave tona shpien tek Ngjallja.<\/p>\n<p>Brenda k\u00ebtij ndri\u00e7imi t\u00eb begat\u00eb t\u00eb Pashk\u00ebs, le t&#8217;i urojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrit n\u00eb dashuri q\u00eb t&#8217;A njohim At\u00eb gjithmon\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb dhe t\u00eb shpallim &#8220;cila \u00ebsht\u00eb shpresa e t\u00eb thirrurit t\u00eb Tij, edhe cila \u00ebsht\u00eb pasja e lavdis\u00eb s\u00eb trash\u00ebgimit t\u00eb Tij tek shenjtor\u00ebt, edhe cila \u00ebsht\u00eb madh\u00ebshtia e pamas\u00eb e fuqis\u00eb s\u00eb Tij tek ne q\u00eb besojm\u00eb, sipas veprimit t\u00eb pushtetit t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb Tij, t\u00eb cil\u00ebn e veproi te Krishti kur e Ngjalli At\u00eb s\u00eb vdekur\u00ebsh&#8221; (Efes. 1:18-20). Duke v\u00ebshtruar dhe p\u00ebrjetuar misterin e Pashk\u00ebs le t\u00eb nxjerrim shpres\u00eb, thesar dhe fuqi. Shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen e Kishave Orthodhokse lokale; pasuri jete duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb thesaret e pashter\u00ebshme t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb Tij; fuqi t\u00eb pamposhtshme, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb kontribuojm\u00eb n\u00eb mir\u00ebkuptimin, pajtimin dhe paqen mes kushteve t\u00eb v\u00ebshtira dhe konflikteve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Duke i drejtuar Fortlumturis\u00eb Tuaj Fort t\u00eb shtrenjt\u00eb p\u00ebrqafimin ngjall\u00ebsor t\u00eb dashuris\u00eb, v\u00ebllaz\u00ebrisht uroj q\u00eb drita paskale t\u00eb shk\u00eblqej\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb dhiakonin\u00eb tuaj t\u00eb Kryqit dhe t\u00eb Ngjalljes, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e gjith\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb bekuar t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb &#8230;&#8230;&#8230; dhe Orthodhoksis\u00eb anemban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Krishti u Ngjall!<\/p>\n<p>V\u00ebllai Juaj m\u00eb Krishtin<br \/>\nKryepiskopi i Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<br \/>\n+ Anastasi<br \/>\nPashk\u00eb 1995<\/p>\n<p>&#8212;<\/p>\n<p>Kryepiskopi i Kostandinopoj\u00ebs dhe Patriku Ekumenik<br \/>\nNr. Prot 414<\/p>\n<p>Fort i lumtur Kryepiskop i Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, V\u00eblla fort i dashur dhe i shtrenjt\u00eb m\u00eb Krishtin Per\u00ebndi dhe bashk\u00ebmeshtar i Modestis\u00eb son\u00eb, zoti Anastas, duke p\u00ebrqafuar v\u00ebllaz\u00ebrisht m\u00eb Zotin Fortlumturin\u00eb Tuaj tep\u00ebr t\u00eb respektuar, ju p\u00ebrsh\u00ebndesim me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Krishti u Ngjall!<\/p>\n<p>Duke kremtuar fest\u00ebn e madhe dhe t\u00eb shenjt\u00eb, sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb tinzare e apokaliptike q\u00eb po kalojm\u00eb, e ndjejm\u00eb thell\u00ebsisht kuptimin e saj. Nga Ngjallja e Shenjt\u00eb forcohemi n\u00eb besimin se destinacioni i njeriut nuk \u00ebsht\u00eb vdekja dhe prishja, por se p\u00ebrtej vdekjes ekziston Ngjallja dhe jeta, p\u00ebrtej frik\u00ebs q\u00eb ka njeriu nga nj\u00eb shkat\u00ebrrim total eventual, vigj\u00eblon Providenca e Krishtit q\u00eb P\u00ebsoi, u Varros dhe u Ngjall p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Duke u g\u00ebzuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb s\u00eb bashku me Fortlumturin\u00eb Tuaj, v\u00ebllez\u00ebrit e tjer\u00eb m\u00eb Krishtin dhe grigj\u00ebn e zgjedhur orthodhokse, me shpres\u00ebn dhe me aspirat\u00ebn e t\u00eb mirave t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, t\u00eb drit\u00ebs dhe t\u00eb jet\u00ebs, t\u00eb premtuara nga Zoti i Ngjallur, t\u00eb cilave u jep gjithnj\u00eb kuptim ngjarja unikale e Ngjalljes, p\u00ebrqafojm\u00eb dhe puthim Fortlumturin\u00eb Tuaj p\u00ebrs\u00ebri me puthje t\u00eb shenjt\u00eb dhe ju p\u00ebrsh\u00ebndesim me dashuri v\u00ebllaz\u00ebrore dhe nderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebllai i dashur m\u00eb Krishtin i Fortlumturis\u00eb Suaj t\u00eb nderuar<br \/>\nI Kostandinopoj\u00ebs<br \/>\n+ Varthollomeu I<\/p>\n<p>&#8212;<\/p>\n<p>Patriku i Antiokis\u00eb<br \/>\nNr. Prot. 207<\/p>\n<p>Fort i lumtur Kryepiskop i Tiran\u00ebs dhe i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Fort i shtrenjt\u00eb dhe i dashur v\u00eblla m\u00eb Krisht Per\u00ebndin\u00eb dhe bashk\u00ebmeshtar i Modestis\u00eb sime zoti Anastas, Fortlumturin\u00eb Tuaj fort t\u00eb respektuar duke p\u00ebrqafuar v\u00ebllaz\u00ebrisht m\u00eb Zotin ju p\u00ebrsh\u00ebndesim me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>&#8230;Duke i d\u00ebrguar Fortlumturis\u00eb Suaj mesazhin engj\u00ebllor &#8220;Krishti u Ngjall&#8221;, duke u ngaz\u00ebllyer s\u00eb bashku me Ju p\u00ebr fest\u00ebn e ndritshme e shp\u00ebtimtare p\u00ebr bot\u00ebn t\u00eb Pashk\u00ebs, duke uruar Fortlumturin\u00eb Tuaj edhe p\u00ebr fest\u00ebn e nderuar t\u00eb emrit, dhe duke Ju uruar sh\u00ebndet dhe jet\u00ebgjat\u00ebsi n\u00eb dobi t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe grigj\u00ebs shpres\u00ebtare Krishtdash\u00ebse t\u00eb saj, i lutem Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb Ngjallur t\u00eb dashuris\u00eb dhe t\u00eb paqes q\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb dhe mbroj\u00eb at\u00eb dhe gjith\u00eb orthodhoks\u00ebt e krishter\u00eb t\u00eb saj, &#8230; dhe duke plot\u00ebsuar k\u00ebrkesat e drejta t\u00eb besimtar\u00ebve t\u00eb t\u00eb Ngjallurit.<\/p>\n<p>K\u00ebto me dashuri t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt i drejtojm\u00eb Fortlumturis\u00eb Suaj t\u00eb Shtrenjt\u00eb dhe duke ju p\u00ebrqafuar p\u00ebrs\u00ebri me rastin e Ngjalljes s\u00eb Iisu Krishtit, mbetemi me nderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb,<\/p>\n<p>V\u00ebllai i dashur i Fortlumturis\u00eb Suaj t\u00eb Ngjallur m\u00eb Krishtin<br \/>\n+ Ignati i Antiokis\u00eb<\/p>\n<p>&#8212;<\/p>\n<p>Diodori I, Me m\u00ebshir\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, Patriark i qytetit t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb Jerusalemit dhe gjith\u00eb Palestin\u00ebs.<br \/>\nNr. Prot 229<\/p>\n<p>Anastasit, Fort t\u00eb lumturit, Kryepiskop t\u00eb Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrqafim t\u00eb shenjt\u00eb m\u00eb Iisu Krishtin, t\u00eb Ngjallur me lavdi s\u00eb vdekur\u00ebsh.<\/p>\n<p>&#8230; T\u00eb m\u00ebshiruar edhe ne q\u00ebndrojm\u00eb si Patrik i Tok\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb rreth k\u00ebtij Varri t\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb t\u00eb Krisht\u00ebrimit, ngroht\u00ebsisht drejtojm\u00eb prej tij lutje e falje p\u00ebr paqen e mbar\u00eb bot\u00ebs, mir\u00ebq\u00ebndrimin e Kishave t\u00eb Shenjta t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe, duke kujtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb emrin e Per\u00ebndinderuar t\u00eb Fortlumturis\u00eb Suaj t\u00eb Shtrenjt\u00eb, i lutemi Shp\u00ebtimtarit ton\u00eb t\u00eb Ngjallur me lavdi dhe Kryebariut Krisht, t\u00eb na ndri\u00e7oj\u00eb me rrezet e pand\u00ebrtuara q\u00eb burojn\u00eb nga Drita e Tij e Shenjt\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne, q\u00eb t\u00eb kemi mir\u00ebkuptim me paqe e harmoni n\u00eb Potirin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb dashuris\u00eb, si pjes\u00eb t\u00eb kulluar t\u00eb vet\u00eb Trupit t\u00eb Tij t\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>&#8230;Duke ju lutur Zotit t\u00eb Ngjallur t&#8217;Ju jap\u00eb jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me sh\u00ebndet, forc\u00eb dhe ngaz\u00ebllim shpirt\u00ebror, Ju p\u00ebrsh\u00ebndesim.<\/p>\n<p>Nga qyteti i Shenjt\u00eb i Jerusalemit. Pashk\u00eb 1995,<\/p>\n<p>V\u00ebllai i dashur m\u00eb Krishtin i Fortlumturis\u00eb Suaj t\u00eb Per\u00ebndiruajtur<br \/>\n+Diodor I, Patrik i Jerusalemit<\/p>\n<p>&#8212;<\/p>\n<p>Patriku i Mosk\u00ebs dhe gjith\u00eb Rusis\u00eb, Aleksej II<\/p>\n<p>Lumturis\u00eb s\u00eb Tij Fort t\u00eb Lumturit Anastas, Kryepiskop i Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Lumturia Juaj, fort i dashuri V\u00eblla!<\/p>\n<p>Krishti u Ngjall!<\/p>\n<p>&#8230;Duke ndjekur zakonin traditional t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb s\u00eb bashkuar n\u00eb paqe e dashuri t\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Kishave t\u00eb Shenjta t\u00eb Zotit, nxitojm\u00eb t\u00eb ndajm\u00eb me Ju g\u00ebzimin ton\u00eb p\u00ebr Ngjalljen e Krishtit, t&#8217;Ju p\u00ebrsh\u00ebndesim nxeht\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar e t\u00eb shenjt\u00eb dhe, duke ju puthur tri her\u00eb pashk\u00ebrisht, t&#8217;ju d\u00ebshmojm\u00eb, Shk\u00eblqesia Juaj, dashurin\u00eb ton\u00eb t\u00eb pandryshuar n\u00eb Krishtin e Ngjallur.<\/p>\n<p>D\u00ebshirojm\u00eb me gjith\u00eb shpirt q\u00eb Shp\u00ebtimtari i bot\u00ebs, q\u00eb u ngrit nga Varri n\u00eb tri dit\u00eb, t&#8217;Ju fal\u00eb shum\u00eb vite n\u00eb sh\u00ebndet shpirt\u00ebror e trupor dhe s\u00eb bashku me grigj\u00ebn Tuaj t\u00eb shp\u00ebtuar nga Zoti t\u00eb prisni madh\u00ebrish\u00ebm k\u00ebt\u00eb Fest\u00eb t\u00eb festave, t&#8217;i k\u00ebndoni me z\u00eb t\u00eb pashuar Lavdis\u00eb s\u00eb Zotit dhe t\u00eb merrni gjithnj\u00eb frytet e begata e t\u00eb bekuara q\u00eb d\u00ebrgon nga lart Shp\u00ebtimtari.<\/p>\n<p>Mbetemi me dashurin\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore n\u00eb Krishtin e Ngjallur.<\/p>\n<p>Patriku i Mosk\u00ebs dhe gjith\u00eb Rusis\u00eb<br \/>\n+ Aleksej II<br \/>\nPashka e Krishter\u00eb v. 1995<\/p>\n<p>&#8212;<\/p>\n<p>Fortlumturis\u00eb s\u00eb Tij, Anastasit, Kryepiskop i Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<br \/>\nFortlumturia Juaj, v\u00eblla fort i dashur m\u00eb Iisu Krishtin, Mposht\u00ebsin e vdekjes<\/p>\n<p>Krishti u Ngjall!<\/p>\n<p>N\u00eb bot\u00ebn q\u00eb jetojm\u00eb, t\u00eb trazuar nga tirania e luft\u00ebrave, varf\u00ebria, sekularizimi me pasojat e veta negative, Kisha Orthodhokse th\u00ebrritet t\u00eb pohoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se Krishti u ngjall, se vdekja nuk \u00ebsht\u00eb realiteti i fundit, se n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb vet\u00ebm pelegrin\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb qiellore t\u00eb p\u00ebrjetshme. Duke pohuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, bota p\u00ebrshkohet nga fuqia e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, problemet e saj merren me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe dhe rruga drejt Per\u00ebndis\u00eb konsiderohet q\u00ebllimi i jet\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrqafojm\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrisht Fortlumturin\u00eb Tuaj dhe i lutemi Iisu Krishtit, Mposht\u00ebsit t\u00eb vdekjes, t&#8217;ju mbroj\u00eb Ju me dhurat\u00ebn e m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Tij p\u00ebr sh\u00ebrbimin e besimtar\u00ebve n\u00eb Kish\u00ebn e Shenjt\u00eb Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebrtet u Ngjall!<\/p>\n<p>+Teoktisti<br \/>\nPatriku i Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Rumanis\u00eb<br \/>\nPashk\u00eb 1995<\/p>\n<p>&#8212;<\/p>\n<p>Fortlumturis\u00eb s\u00eb Tij, Anastasit, Kryepiskop i Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>&#8230;Bashk\u00eb me Petrin, me Apostujt dhe vazhduesit e tyre, dhe si ata, ne besojm\u00eb te Iisui, i ngjallur s\u00eb vdekur\u00ebsh, dhe i vendosur Zot p\u00ebr Lavdi t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb At (Fil. 2, 11). Kalimi nga Krishti tek Ati i Tij, i zbuloi njeriut thirrjen e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb: t\u00eb jetoj\u00eb me k\u00ebt\u00eb dashuri dhe t&#8217;i jap\u00eb Atij edhe jet\u00ebn p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit e Tij (Joan, 3, 12). Ngjallja e Tij na zbulon kuptimin e aventur\u00ebs njer\u00ebzore: Shp\u00ebtimi n\u00ebp\u00ebrmjet dhurat\u00ebs dhe faljes. N\u00eb shembullin e Krishtit, ne jemi t\u00eb ftuar t\u00eb rrezikojm\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr dashuri (Joan. 14, 6; 1: 2,6).<\/p>\n<p>I till\u00eb \u00ebsht\u00eb besimi yn\u00eb. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb shpresa jon\u00eb. I till\u00eb \u00ebsht\u00eb burimi i g\u00ebzimit q\u00eb dishepujt e t\u00eb Ngjallurit jan\u00eb thirrur t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb t&#8217;i lajm\u00ebrojn\u00eb bot\u00ebs. Me k\u00ebto ndjenja dhe me nj\u00eb besim t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb nga fuqia e jasht\u00ebzakonshme e Shpirtit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, ju uroj t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb plotshm\u00ebri g\u00ebzimin paskal, me gjith\u00eb besimtar\u00ebt e Kish\u00ebs Suaj. Dhe ju rip\u00ebrs\u00ebris Fortlumturi, gjith\u00eb p\u00ebrd\u00ebllimin tim.<\/p>\n<p>Gjon Pali II<br \/>\nVatikan, 4 prill 1995<\/p>\n<p>&#8212;<\/p>\n<p>Fortlumturis\u00eb s\u00eb Tij Kryepiskopit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Anastasit<\/p>\n<p>Fortlumturia Juaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb Pashke ju d\u00ebrgojm\u00eb juve, v\u00eblla i nderuar m\u00eb Krisht p\u00ebrsh\u00ebndetjet e ngrohta t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Anglis\u00eb dhe gjith\u00eb komunitetit anglikan&#8230;<\/p>\n<p>P\u00ebrtej agonis\u00eb s\u00eb Kryqit, gjendet mrekullia e m\u00ebngjesit t\u00eb Pashk\u00ebs, ku duke u Ngjallur nga varri, Iisui na \u00e7oi nga m\u00ebkat\u00ebsia e k\u00ebsaj bote n\u00eb shpres\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>Besimi i Pashk\u00ebs, t\u00eb t\u00eb cilit jemi pjes\u00ebtar\u00eb, s&#8217;mund ta zvog\u00ebloj\u00eb realitetin e kryqit dhe p\u00ebsimit, por duke jetuar n\u00ebn drejtimin e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb Kisha predikon nj\u00eb mesazh plot\u00ebsie dhe faljeje n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb nevojat e s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Per\u00ebndia vazhdoft\u00eb t\u00eb pasuroj\u00eb sh\u00ebrbimin tuaj n\u00ebp\u00ebrmjet fuqis\u00eb dhe g\u00ebzimit t\u00eb besimit t\u00eb Pashk\u00ebs. Dhe le t\u00eb na sjell\u00eb neve n\u00eb nj\u00eb unitet m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb bazuar n\u00eb dashurin\u00eb \u00e7liruese t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pulsi i besimit ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Juaji m\u00eb Krishtin<br \/>\n+ George<br \/>\nKryepiskop i Kanterburjt<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrmbledhje e letrave festive t\u00eb Pashk\u00ebs q\u00eb Kryepiskopi Anastas shk\u00ebmben me Patrik\u00ebt Orthodhoks\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e kishave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb krishtera. P\u00ebrfshihet edhe letra e tij e d\u00ebrguar tek Patrik\u00ebt dhe Kryepiskop\u00ebt orthodhoks\u00eb me ftes\u00eb p\u00ebr mir\u00ebkuptim, pajtim dhe paqe.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Letra festive t\u00eb Pashk\u00ebs midis Kryepiskopit Anastas dhe udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Kishave Orthodhokse","numri":"5 (32)","viti":"1995","muaji":"Maj","muaji_numer":"5","dita":"","faqet":"[2, 3, 4]","fjale_kyce":"[\"Pashke\", \"letra festive\", \"Anastas\", \"Patriku Varthollomeu\", \"Ignati Antiokias\", \"Diodor Jerusalemit\", \"Aleksej II\", \"Teoktisti\", \"Gjon Pali II\", \"George Kanterburi\", \"mirekuptim\", \"pajtim\", \"paqe\"]","permbledhje":"P\u00ebrmbledhje e letrave festive t\u00eb Pashk\u00ebs q\u00eb Kryepiskopi Anastas shk\u00ebmben me Patrik\u00ebt Orthodhoks\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e kishave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb krishtera. P\u00ebrfshihet edhe letra e tij e d\u00ebrguar tek Patrik\u00ebt dhe Kryepiskop\u00ebt orthodhoks\u00eb me ftes\u00eb p\u00ebr mir\u00ebkuptim, pajtim dhe paqe.","autori":"","kategoria":"Letra zyrtare \/ Korrespondenc\u00eb","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9746],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[9667],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-83285","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-letra-zyrtare-korrespondence","ngjallja_viti-9667"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>&quot;... p\u00ebr mir\u00ebkuptimin, pajtimin dhe paqen...&quot; - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-mirekuptimin-pajtimin-dhe-paqen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83285\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-mirekuptimin-pajtimin-dhe-paqen\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-mirekuptimin-pajtimin-dhe-paqen\/\",\"name\":\"\\\"... p\u00ebr mir\u00ebkuptimin, pajtimin dhe paqen...\\\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:09:01+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-mirekuptimin-pajtimin-dhe-paqen\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-mirekuptimin-pajtimin-dhe-paqen\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-mirekuptimin-pajtimin-dhe-paqen\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8220;&#8230; p\u00ebr mir\u00ebkuptimin, pajtimin dhe paqen&#8230;&#8221;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\"... p\u00ebr mir\u00ebkuptimin, pajtimin dhe paqen...\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-mirekuptimin-pajtimin-dhe-paqen\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83285","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-mirekuptimin-pajtimin-dhe-paqen\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-mirekuptimin-pajtimin-dhe-paqen\/","name":"\"... p\u00ebr mir\u00ebkuptimin, pajtimin dhe paqen...\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:09:01+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-mirekuptimin-pajtimin-dhe-paqen\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-mirekuptimin-pajtimin-dhe-paqen\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-mirekuptimin-pajtimin-dhe-paqen\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8220;&#8230; p\u00ebr mir\u00ebkuptimin, pajtimin dhe paqen&#8230;&#8221;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83285","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83285"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83285"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83285"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83285"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83285"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}