{"id":83284,"date":"2026-06-01T02:09:00","date_gmt":"2026-06-01T00:09:00","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-me-shume-drite-pashke-mesazhi-i-kryepiskopit-anastas\/"},"modified":"2026-06-01T02:09:00","modified_gmt":"2026-06-01T00:09:00","slug":"drite-me-shume-drite-pashke-mesazhi-i-kryepiskopit-anastas","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-me-shume-drite-pashke-mesazhi-i-kryepiskopit-anastas\/","title":{"rendered":"Drit\u00eb, m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb Pashke &#8211; Mesazhi i Kryepiskopit Anastas"},"content":{"rendered":"<p>+ANASTASI,<br \/>\nKryepiskop i Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,<br \/>\nKlerit dhe Besimtar\u00ebve shpres\u00ebtar\u00eb orthodhoks\u00eb,<\/p>\n<p>Bij t\u00eb shtrenjt\u00eb m\u00eb Krishtin,<\/p>\n<p>Brenda err\u00ebsir\u00ebs s\u00eb zymt\u00eb q\u00eb rrethon qenien njer\u00ebzore, n\u00eb mesnat\u00ebn e dhimbjes, t\u00eb s\u00ebmundjes, t\u00eb skamjes, t\u00eb padrejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimit, Kisha drejton ftes\u00ebn: &#8220;Ejani merrni drit\u00eb nga drita q\u00eb s&#8217;per\u00ebndon.&#8221; Krishti u Ngjall!<\/p>\n<p>Sado q\u00eb t\u00eb duken absurde e t\u00eb dhimbshme ato q\u00eb ndodhin rreth nesh dhe brenda nesh, megjithat\u00eb, jeta njer\u00ebzore ka kuptim. Me Ngjalljen e Krishtit, drejt\u00ebsia dhe dashuria e Per\u00ebndis\u00eb mor\u00ebn shprehjen e tyre m\u00eb triumfale, duke shfuqizuar pushtetin e urrejtjes dhe t\u00eb vdekjes. K\u00ebtu arrin kulmin mesazhi p\u00ebrjet\u00ebsisht paskal i Ungjillit. Per\u00ebndia &#8220;kur e ngjalli At\u00eb (Krishtin), prej s\u00eb vdekur\u00ebsh&#8221; &#8220;e vuri t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb Tij n\u00eb qielloret, p\u00ebrmbi \u00e7do urdh\u00ebri, dhe pushteti, dhe fuqie, dhe zot\u00ebrie, dhe emri, q\u00eb quhet, jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, por edhe n\u00eb at\u00eb q\u00eb vjen; Edhe t\u00eb gjitha i vuri n\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt e Atij&#8221; (Efes. 1:20-22). T\u00eb gjitha pushtetet e autoritetet e tjera t\u00eb k\u00ebsaj bote, sado q\u00eb her\u00eb pas here shfaqen t\u00eb ashpra dhe t\u00eb pamposhtshme, p\u00ebrfundimisht, jan\u00eb t\u00eb thyeshme e t\u00eb p\u00ebrkohshme. Te Zoti i Ngjallur, pra, mb\u00ebshtetuni, me besim absolut. Bashkohuni me T\u00eb n\u00eb pjes\u00ebmarrjen n\u00eb Misteret, me Pag\u00ebzimin dhe Eukaristin\u00eb Hyjnore, duke u b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebpjes\u00ebtar\u00eb n\u00eb vdekjen, varrimin dhe Ngjalljen e Tij. K\u00ebt\u00eb mister shp\u00ebrblyes t\u00eb Pashk\u00ebs p\u00ebrjetojm\u00eb n\u00eb g\u00ebzim ne besimtar\u00ebt dhe shijojm\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme, q\u00eb na fali me P\u00ebsimin dhe Ngjalljen e Tij.<\/p>\n<p>&#8220;Ejani merrni drit\u00eb nga drita q\u00eb s&#8217;per\u00ebndon&#8230;&#8221; dhe pranoni mesazhin mistik t\u00eb Pashk\u00ebs. Drita e Pashk\u00ebs zbulon lidhjen e q\u00ebndrueshme t\u00eb Ngjalljes dhe t\u00eb Kryqit dhe na fton t\u00eb pranojm\u00eb logjik\u00ebn e flijimit t\u00eb vullnetsh\u00ebm, si form\u00eb jete q\u00eb mund \u00e7do lloj vdekjeje. \u00c7do flijim i \u00e7ilt\u00ebr, q\u00eb b\u00ebhet me dashuri t\u00eb painteres, merr kuptim ngjall\u00ebsor. I jep qenies njer\u00ebzore kuptim paskal. Ngjallja nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb vjen pas Kryqit. Ngjallja gjendet brenda n\u00eb Kryq; kur e pranojm\u00eb, lirisht, si Krishti, nga dashuria p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe bashk\u00ebnjer\u00ebzit tan\u00eb. Prandaj, edhe t\u00eb gjith\u00eb sa E pasuan me konsekuenc\u00eb dhe p\u00ebrkushtim, jetuan v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb, fatkeq\u00ebsit\u00eb dhe privimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, madje edhe martirizimin, brenda k\u00ebtij ngaz\u00ebllimi t\u00eb Kryqit dhe t\u00eb Ngjalljes. K\u00ebt\u00eb g\u00ebzim, t\u00eb cilin asnj\u00eb privim, asnj\u00eb p\u00ebrndjekje, asnj\u00eb shpifje dhe asnj\u00eb persekutim nuk mundi t&#8217;ua heq\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebrqafonin kryqin e tyre me v\u00ebshtrimin te Krishti i Ngjallur.<\/p>\n<p>&#8220;Ejani merrni drit\u00eb nga drita q\u00eb s&#8217;per\u00ebndon&#8230;&#8221;. Nj\u00eb drit\u00eb, e cila nuk destinohet vet\u00ebm p\u00ebr disa njer\u00ebz ose popuj t\u00eb zgjedhur, dhe as kufizohet vet\u00ebm tek ata, por drit\u00eb e cila do t\u00eb duhet t&#8217;i p\u00ebrqafoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, pa dallime kombesh, racash, ngjyrash, prejardhjesh. I Ngjalluri s\u00eb vdekur\u00ebsh, Ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb Drita, &#8220;q\u00eb ndri\u00e7on \u00e7do njeri q\u00eb vjen n\u00eb bot\u00eb&#8221;, i transformon t\u00eb gjitha, \u00e7do form\u00eb jete, marr\u00ebdh\u00ebniesh e zhvillimi. Me Ngjalljen e Tij &#8220;gjith\u00ebsin\u00eb njer\u00ebzore e mori nga fundi i Hadit dhe n\u00eb Qiell e ngriti&#8221;. T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, t\u00eb gjith\u00eb popujt, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre n\u00eb fitoren, n\u00eb dashurin\u00eb, n\u00eb g\u00ebzimin e Ngjalljes. Dhe Kisha, e shtangur p\u00ebrpara p\u00ebrmasave bot\u00ebrore t\u00eb ngjarjes, psall: &#8220;Ngjallja jote o Krisht Shp\u00ebtimtar, ndri\u00e7oi mbar\u00eb bot\u00ebn&#8221;, &#8220;t\u00eb gjitha u ndri\u00e7uan me Ngjalljen T\u00ebnde o Zot&#8221;. Gjith\u00eb krijesa merr drit\u00eb t\u00eb re: &#8220;Tani u mbush\u00ebn me drit\u00eb t\u00eb gjitha, qielli dhe toka dhe t\u00eb n\u00ebndheshmet&#8221;.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>&#8220;Ejani merrni drit\u00eb nga drita q\u00eb s&#8217;per\u00ebndon&#8230;&#8221;. Brenda k\u00ebtij ndri\u00e7imi t\u00eb g\u00ebzuesh\u00ebm t\u00eb Pashk\u00ebs, v\u00ebllez\u00ebr, le t&#8217;i urojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, q\u00eb Per\u00ebndia i Zotit ton\u00eb Iisu Krisht, Ati i lavdis\u00eb, t\u00eb na jap\u00eb frym\u00eb urt\u00ebsie dhe zbulimi, q\u00eb t\u00eb njohim me mendjen dhe me zemr\u00ebn, di\u00e7ka nga dhuratat e Ngjalljes s\u00eb Tij n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb personale. N\u00eb ve\u00e7anti, t\u00eb njohim &#8220;cila \u00ebsht\u00eb shpresa e t\u00eb thirrurit t\u00eb Tij, edhe cila \u00ebsht\u00eb pasja e lavdis\u00eb s\u00eb trash\u00ebgimit t\u00eb Tij tek shenjtor\u00ebt, edhe cila \u00ebsht\u00eb madh\u00ebshtia e pamas\u00eb e fuqis\u00eb s\u00eb Tij tek ne q\u00eb besojm\u00eb, sipas veprimit t\u00eb pushtetit t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb Tij, t\u00eb cil\u00ebn e veproi te Krishti kur e Ngjalli At\u00eb s\u00eb vdekur\u00ebsh&#8221; (Efes. 1: 18-20).<\/p>\n<p>Shpres\u00eb, thesar dhe fuqi le t\u00eb nxjerrim, duke jetuar misterin e Kryqit dhe t\u00eb Ngjalljes. Shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen &#8211; personale, shoq\u00ebrore. P\u00ebr zhvillimin e shoq\u00ebris\u00eb, t\u00eb vendit ton\u00eb, t\u00eb rajonit ton\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, q\u00eb vuan nga p\u00ebrplasje maniake, rezultat p\u00ebrfundimtar i nj\u00eb edukimi ateist t\u00eb brezave t\u00eb fundit dhe i nj\u00eb p\u00ebrshtjellimi modern. Shpres\u00eb q\u00eb tejkalon p\u00ebrpjekjet dhe aspiratat njer\u00ebzore, sepse mb\u00ebshtetet n\u00eb hirin dhe dhurat\u00ebn e pagjurmueshme t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Thesar jete trash\u00ebgimie t\u00eb lavdishme, q\u00eb u dhuron fitimtari Krisht t\u00eb gjith\u00ebve sa e pasojn\u00eb, duke i b\u00ebr\u00eb produhimtare jet\u00ebn njer\u00ebzore dhe marr\u00ebdh\u00ebniet njer\u00ebzore, me thesarin e pafund t\u00eb dhuntive t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb Tij. Fuqi t\u00eb pamposhtshme, q\u00eb t\u00eb mundim zhg\u00ebnjimin, frik\u00ebn, konfuzionin, ankthin, d\u00ebshp\u00ebrimin, k\u00ebrc\u00ebnimin e \u00e7do lloji. Fuqi, q\u00eb t\u00eb kontribuojm\u00eb n\u00eb mir\u00ebkuptimin e pajtimin, aty ku ende mbizot\u00ebrojn\u00eb mosbesimi, idet\u00eb fikse t\u00eb armiq\u00ebsis\u00eb, urrejtjet e \u00e7do natyre. Fuqi durimi dhe krijimtarie, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb pap\u00ebrmbajtur dhe n\u00eb dekadenc\u00eb.<\/p>\n<p>Ky lloj shprese paskale, kjo cil\u00ebsi thesari, kjo fuqi e pamposhtshme e Ngjalljes, uroj, v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb dashur, q\u00eb t\u00eb mbushin jet\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve dhe t\u00eb ndri\u00e7ojn\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn dhe n\u00eb ecjen ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>&#8220;Ejani merrni drit\u00eb nga drita q\u00eb s&#8217;per\u00ebndon&#8230;&#8221;. Dhe transmetojeni k\u00ebt\u00eb drit\u00eb Pashke n\u00eb t\u00eb af\u00ebrt dhe t\u00eb larg\u00ebt. Drit\u00eb, m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb Pashke, n\u00eb zemr\u00ebn ton\u00eb, n\u00eb fytyrat tona! Drit\u00eb, m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb Pashke, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona me t\u00eb tjer\u00ebt, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis popujve! Drit\u00eb Pashke, q\u00eb nuk per\u00ebndon, q\u00eb fal kuptim, shpres\u00eb, thesar dashurie e fuqi Per\u00ebndie. \u00c7do mendim i yni, \u00e7do fjal\u00eb e jona, \u00e7do veprim yni, \u00e7do moment heshtjeje, le t\u00eb ndri\u00e7ohen nga Drita e Ngjalljes.<\/p>\n<p>Me p\u00ebrqafim paskal dashurie<\/p>\n<p>Kryepiskopi i Tiran\u00ebs dhe i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<br \/>\n+Anastasi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mesazhi paskal i Kryepiskopit Anastas drejtuar klerit dhe besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb, duke ftuar t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb marrin drit\u00eb nga drita q\u00eb s&#8217;per\u00ebndon. Theksohet lidhja e Ngjalljes me Kryqin dhe shpresa, thesari e fuqia q\u00eb sjell Ngjallja p\u00ebr jet\u00ebn njer\u00ebzore dhe shoq\u00ebrore.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Mesazhi i Pashk\u00ebs 1995 i Kryepiskopit Anastas","numri":"5 (32)","viti":"1995","muaji":"Maj","muaji_numer":"5","dita":"","faqet":"[1, 6]","fjale_kyce":"[\"Pashke\", \"Ngjallje\", \"Kryqi\", \"drite\", \"Anastas\", \"Kryepiskop\", \"mesazh\", \"besim\", \"Krishti\", \"shprese\", \"thesar\", \"fuqi\"]","permbledhje":"Mesazhi paskal i Kryepiskopit Anastas drejtuar klerit dhe besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb, duke ftuar t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb marrin drit\u00eb nga drita q\u00eb s'per\u00ebndon. Theksohet lidhja e Ngjalljes me Kryqin dhe shpresa, thesari e fuqia q\u00eb sjell Ngjallja p\u00ebr jet\u00ebn njer\u00ebzore dhe shoq\u00ebrore.","autori":"+Anastasi, Kryepiskop i Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb","kategoria":"Mesazh Pashke \/ Kryeartikull","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9744],"ngjallja_autori":[9745],"ngjallja_viti":[9667],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-83284","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-mesazh-pashke-kryeartikull","ngjallja_autori-anastasi-kryepiskop-i-tiranes-dhe-gjithe-shqiperise","ngjallja_viti-9667"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Drit\u00eb, m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb Pashke - Mesazhi i Kryepiskopit Anastas - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-me-shume-drite-pashke-mesazhi-i-kryepiskopit-anastas\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83284\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-me-shume-drite-pashke-mesazhi-i-kryepiskopit-anastas\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-me-shume-drite-pashke-mesazhi-i-kryepiskopit-anastas\/\",\"name\":\"Drit\u00eb, m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb Pashke - Mesazhi i Kryepiskopit Anastas - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:09:00+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-me-shume-drite-pashke-mesazhi-i-kryepiskopit-anastas\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-me-shume-drite-pashke-mesazhi-i-kryepiskopit-anastas\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-me-shume-drite-pashke-mesazhi-i-kryepiskopit-anastas\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Drit\u00eb, m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb Pashke &#8211; Mesazhi i Kryepiskopit Anastas\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Drit\u00eb, m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb Pashke - Mesazhi i Kryepiskopit Anastas - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-me-shume-drite-pashke-mesazhi-i-kryepiskopit-anastas\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83284","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-me-shume-drite-pashke-mesazhi-i-kryepiskopit-anastas\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-me-shume-drite-pashke-mesazhi-i-kryepiskopit-anastas\/","name":"Drit\u00eb, m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb Pashke - Mesazhi i Kryepiskopit Anastas - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:09:00+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-me-shume-drite-pashke-mesazhi-i-kryepiskopit-anastas\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-me-shume-drite-pashke-mesazhi-i-kryepiskopit-anastas\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/drite-me-shume-drite-pashke-mesazhi-i-kryepiskopit-anastas\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Drit\u00eb, m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb Pashke &#8211; Mesazhi i Kryepiskopit Anastas"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83284","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83284"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83284"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83284"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83284"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83284"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}