{"id":83254,"date":"2026-06-01T02:08:28","date_gmt":"2026-06-01T00:08:28","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ngjallja-e-krishtit-shprese-per-ngjalljen-e-te-gjitheve\/"},"modified":"2026-06-01T02:08:28","modified_gmt":"2026-06-01T00:08:28","slug":"ngjallja-e-krishtit-shprese-per-ngjalljen-e-te-gjitheve","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ngjallja-e-krishtit-shprese-per-ngjalljen-e-te-gjitheve\/","title":{"rendered":"Ngjallja e Krishtit &#8211; shpres\u00eb p\u00ebr ngjalljen e t\u00eb gjith\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Ngjallja e Krishtit &#8211; shpres\u00eb p\u00ebr ngjalljen e t\u00eb gjith\u00ebve<\/p>\n<p>&#8220;N\u00ebse Krishti nuk u ngjall, at\u00ebhere predikimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i kot\u00eb dhe besa juaj \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb&#8221; (I Kor. 15:14)<\/p>\n<p>Nga At Joan Pelushi<\/p>\n<p>Ngjallja e Krishtit \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta themelore e besimit t\u00eb krishter\u00eb. Esht\u00eb eksperienca qendrore dhe predikimi esencial i Kish\u00ebs. &#8220;N\u00ebse Krishti nuk u ngjall at\u00ebhere predikimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i kot\u00eb dhe besa juaj \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb&#8221; (I Kor. 15:14), &#8211; thot\u00eb Apostulli Pav\u00ebl. Pashka \u00ebsht\u00eb agimi i nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb re dhe pa mbarim. Ngjallja p\u00ebrb\u00ebn \u00e7lirimin m\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb njer\u00ebzimit. Fitorja m\u00eb e madhe e Krishtit dhe, n\u00ebp\u00ebrmjet tij, e t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzimit, ishte mundja e vdekjes, e armikut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb gjith\u00eb rrac\u00ebs njer\u00ebzore. Ngjallja \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se predikimi i nj\u00eb doktrine; edhe para Krishtit ishin predikuar doktrina nga profet\u00ebt. Ngjallja \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se b\u00ebrje mrekullish; edhe profet\u00ebt e Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr kishin b\u00ebr\u00eb mrekullira. Me Ngjalljen u hap rruga e mbyllur e jet\u00ebs. T\u00eb gjitha t\u00eb tjerat jan\u00eb mjete p\u00ebr t\u00eb ndihmuar pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb fituar jet\u00ebn e p\u00ebr t\u00eb mundur vdekjen. Akti i Ngjalljes pohon autenticitetin e jet\u00ebs s\u00eb shquar tok\u00ebsore t\u00eb Krishtit, \u00ebsht\u00eb garancia e shp\u00ebtimit ton\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk ka fest\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Orthodhoksi se Pashka.<\/p>\n<p>Ngjallja b\u00ebri t\u00eb mundur mrekullin\u00eb e Kish\u00ebs. P\u00ebrvoja e thell\u00eb e nj\u00eb besimi t\u00eb patundur n\u00eb Zotin e ngjallur i b\u00ebri t\u00eb aft\u00eb Apostujt t\u00eb ungjill\u00ebzonin t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn dhe fuqizoi kish\u00ebn t\u00eb mundte paganizmin. Ngjallja zbuloi fuqin\u00eb e pathyeshme dhe urt\u00ebsin\u00eb e padep\u00ebrtueshme t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Ajo shp\u00ebrndau mitet iluzive dhe sistemet e rreme t\u00eb besimeve pagane, me an\u00eb t\u00eb cilave njer\u00ebzit, t\u00eb zhveshur nga dituria hyjnore, p\u00ebrpiqeshin m\u00eb kot t\u00eb gjenin q\u00ebllim dhe kuptim p\u00ebr egzistenc\u00ebn e tyre. Krishti i ngjallur dhe i lavd\u00ebruar, \u00e7liron t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzimin nga mashtrimi i idolatris\u00eb. N\u00eb T\u00eb njer\u00ebzimi i rob\u00ebruar nga varri, zbulon dhe mbushet me nj\u00eb shpres\u00eb pakrahasim. Ngjallja dhuron ndri\u00e7im, energjizon shpirt\u00ebrat, sjell falje, transfiguron jet\u00ebn, krijon shenjtore dhe jep g\u00ebzim.<\/p>\n<p>Ngjallja e Krishtit \u00ebsht\u00eb themeli dhe q\u00ebndra e krisht\u00ebrimit. Esht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shtylla e vetme q\u00eb mban t\u00ebr\u00eb superstruktur\u00ebn e besimit t\u00eb krishter\u00eb. Trup\u00ebzimi i Krishtit, m\u00ebsimi i Tij, vdekja e Tij dhe Ngjallja e Tij; k\u00ebto jan\u00eb kat\u00ebr kollonat e m\u00ebdha t\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebs s\u00eb Krishtit. Tri t\u00eb parat marrin kuptim dhe jet\u00eb nga e kat\u00ebrta. Pa Ngjalljen, lindja e Krishtit nuk \u00ebsht\u00eb trup\u00ebzim, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mit. Pa Ngjalljen, m\u00ebsimi i Krishtit nuk do t\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb autoritet se m\u00ebsimi i nj\u00eb njeriu tjet\u00ebr t\u00eb vdeksh\u00ebm. Pa Ngjalljen, vdekja e Krishtit nuk \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtim, por nj\u00eb tragjedi. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb e kat\u00ebrta &#8211; shtylla e madhe e Ngjalljes s\u00eb Tij, q\u00eb mban sip\u00ebr t\u00ebr\u00eb superstruktur\u00ebn e besimit ton\u00eb orthodhoks, q\u00eb i jep vlefshm\u00ebri trup\u00ebzimit, m\u00ebsimit dhe vdekjes s\u00eb Tij.<\/p>\n<p>N\u00ebse Krishti nuk u Ngjall, at\u00ebher\u00eb besa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb, m\u00ebkatet tona nuk jan\u00eb falur, t\u00eb dashurit ton\u00eb q\u00eb kan\u00eb fjetur n\u00eb Zotin jan\u00eb t\u00eb humbur, ne nuk kemi m\u00eb shpres\u00eb dhe dashuria e Per\u00ebndis\u00eb nuk arrin p\u00ebrtej varrit. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb p\u00ebr t\u00eb krishterin orthodhoks Pashka \u00ebsht\u00eb qendra e t\u00ebr\u00eb vitit kishtar. Esht\u00eb festa m\u00eb e lart\u00ebsuar dhe m\u00eb e madhja, festa e festave. Esht\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb krishteri i v\u00ebrtet\u00eb orthodhoks \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb jeton nga Pashka n\u00eb Pashk\u00eb.<\/p>\n<p>Ngjallja solli nj\u00eb ndryshim n\u00eb ekzistenc\u00ebn njer\u00ebzore. Nj\u00eb person historik mundi vdekjen (I Kor. 15:21-22). Njer\u00ebzimi i d\u00ebnuar me vdekje qysh prej Adamit, n\u00ebp\u00ebrmjet Ngjalljes s\u00eb Per\u00ebndi-Njeriut, u \u00e7lirua. Ngjallja e Zotit i ktheu p\u00ebrs\u00ebri jet\u00ebn e humbur t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzimit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, t\u00ebr\u00eb krijimit; duke i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb \u00e7do personi, \u00e7do individi, ta mund\u00eb vdekjen dhe t\u00eb fitoj\u00eb ngjalljen n\u00ebp\u00ebrmjet dhe n\u00eb Ngjalljen e Krishtit. Restaurimi dinamik i plot\u00ebsis\u00eb s\u00eb egzistenc\u00ebs njer\u00ebzore u krye nj\u00ebher\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Joan Damaskini thot\u00eb: &#8220;Ndon\u00ebse Krishti vdiq si nj\u00eb njeri dhe shpirti i Tij i shenjt\u00eb u nda nga trupi i Tij i past\u00ebr, hyjnishm\u00ebria e Tij q\u00ebndroi me shpirtin dhe trupin, duke vazhduar t\u00eb jet\u00eb i pandar\u00eb nga t\u00eb dy&#8221;. Duke zhvilluar k\u00ebt\u00eb ide At Xhorxh Florofski thot\u00eb q\u00eb vdekja e Krishtit &#8220;ishte nj\u00eb vdekje brenda hipostaz\u00ebs s\u00eb Fjal\u00ebs, vdekja e humanitetit t\u00eb &#8220;inhipostazuar&#8221;. Vdekja n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndarje, dhe ne vdekjen e Zotit trupi i Tij i \u00e7muar u nda nga shpirti. Por hipostaza e Fjal\u00ebs s\u00eb Trup\u00ebzuar (dy natyrat e Krishtit t\u00eb bashkuara n\u00eb nj\u00eb person) nuk u nda, &#8220;bashkimi hipostatik&#8221; nuk u thye apo u prish. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ndon\u00ebse t\u00eb ndar\u00eb nga vdekja, shpirti dhe trupi mbet\u00ebn t\u00eb bashkuar n\u00ebp\u00ebrmjet hyjnishm\u00ebris\u00eb s\u00eb Fjal\u00ebs&#8230; Kjo nuk ndryshon karakterin ontologjik t\u00eb vdekjes, por ndryshon kuptimin e saj. Kjo ishte nj\u00eb vdekje pa prishje&#8221;. Trupi i Krishtit nuk p\u00ebsoi prishje, si\u00e7 ndodh me trupat tan\u00eb n\u00eb vdekje. Trupi i Tij kurr\u00eb nuk u b\u00eb nj\u00eb kufom\u00eb. Por prishja dhe vdekja u mund\u00ebn nga virtyti i bashkimit hipostatik, i cili \u00ebsht\u00eb burimi i ngjalljes. K\u00ebshtu vdekja e t\u00eb Trup\u00ebzuarit zbulon ngjalljen e natyr\u00ebs njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Ngjallja nuk e ka prishur akoma realitetin e vdekjes, por e ka treguar at\u00eb t\u00eb pafuqish\u00ebm (Hebr. 2:14-15). Ne vazhdojm\u00eb t\u00eb vdesim si pasoj\u00eb e R\u00ebnies. Vdekja nd\u00ebrpret unitetin themelor t\u00eb personit njer\u00ebzor, i krijuar nga Per\u00ebndia si nj\u00eb organiz\u00ebm i vet\u00ebm psikofizik i b\u00ebr\u00eb nga dy elemente, shpirti dhe trupi, duke krijuar nj\u00eb shtremb\u00ebrim ontologjik t\u00eb natyr\u00ebs njer\u00ebzore. Q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb njeri i plot\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb unitet i shpirtit dhe i trupit. K\u00ebshtu me vdekjen, me ndarjen dhe prishjen e k\u00ebtij uniteti kemi prishjen e integritetit t\u00eb natyr\u00ebs njer\u00ebzore, largimin e &#8220;imazhit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb tek njeriu&#8221;. Teologu i shquar orthodhoks At Florofski, shkruan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb: &#8220;Nj\u00eb njeri i vdekur nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht human. Nj\u00eb trup pa shpirt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kufom\u00eb, dhe nj\u00eb shpirt pa trup nj\u00eb hije, nj\u00eb fantazm\u00eb. Njeriu nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hije pa trup dhe nj\u00eb kufom\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e njeriut&#8221;. Prandaj pik\u00ebrisht n\u00eb Ngjalljen ne zbulojm\u00eb kuptimin dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb themelore t\u00eb Ngjalljes s\u00eb Zotit, si prishje t\u00eb Hadesit dhe riintegrimin e natyr\u00ebs njer\u00ebzore. Hadesi, ky vend terri dhe \u00e7trup\u00ebzimi u asgjesua nga ngjallja e Krishtit. N\u00eb Krishtin e t\u00ebr\u00eb natyra njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb kuruar plot\u00ebsisht nga vdekja dhe nga mosplot\u00ebsia. Restaurimi do t\u00eb realizohet n\u00eb shtrirjen e tij t\u00eb plot\u00eb n\u00eb ngjalljen e p\u00ebrgjithshme. K\u00ebshtu, p\u00ebr t\u00eb krishterin vdekja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb disfat\u00eb. Vdekja e trupit b\u00ebhet nj\u00eb &#8220;fjetje&#8221; dhe vet\u00eb vdekja nj\u00eb der\u00eb e jet\u00ebs. Ngjallja e Krishtit jep shpres\u00ebn p\u00ebr ngjalljen e t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p>&#8220;Pres ngjalljen e t\u00eb vdekurve dhe jet\u00ebn e ardhshme t\u00eb am\u00ebshuar&#8221;, themi n\u00eb Simbolin e Bes\u00ebs. Krishti i ngjallur \u00ebsht\u00eb &#8220;fryti i par\u00eb&#8221;, thot\u00eb sh\u00ebn Pavli. T\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb ngjallen n\u00eb Ardhjen e Dyt\u00eb t\u00eb Krishtit dhe do t\u00eb paraqitemi para gjykatores s\u00eb Tij. Historia ka nj\u00eb kuptim, jeta ka nj\u00eb q\u00ebllim: ne po shkojm\u00eb diku, drejt ardhjes p\u00ebrfundimtare t\u00eb Jisuit. Ne nuk po l\u00ebvizim drejt Trup\u00ebzimit, por drejt Ngjalljes. Ngjallja e t\u00eb vdekurve \u00ebsht\u00eb i vetmi dhe destinacioni unik i t\u00ebr\u00eb bot\u00ebs, i t\u00ebr\u00eb Kozmosit. Ngjallja e p\u00ebrgjithshme \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimi i fitores s\u00eb Zotit mbi vdekjen dhe prishjen. Himnet e fest\u00ebs tregojn\u00eb \u00e7lirimin ton\u00eb nga fuqia e t\u00eb ligut dhe nga vargonjt\u00eb e vdekjes: &#8220;Sot Hadesi r\u00ebnkon dhe th\u00ebrret: M&#8217;u p\u00ebrpi mbret\u00ebria. Bariu u kryq\u00ebzua, dhe e ngjalli Adamin; i humba n\u00ebnshtetasit, mbi t\u00eb cil\u00ebt sundoja, se i Kryq\u00ebzuari i zbrazi varret, edhe forca e vdekjes u d\u00ebrrmua. Lavdi Kryqit t\u00ebnd o Zot, edhe Ngjalljes sate&#8221; (Mbr\u00ebm\u00ebsorja e Madhe e Pashk\u00ebs).<\/p>\n<p>K\u00ebshtu Krishti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Vendi i t\u00eb Gjall\u00ebve p\u00ebr ata q\u00eb besojn\u00eb tek Ai, pavar\u00ebsisht se n\u00eb cil\u00ebn an\u00eb t\u00eb vdekjes banojn\u00eb. T\u00eb gjall\u00ebt dhe t\u00eb vdekurit formojn\u00eb nj\u00eb trup, dhe n\u00ebp\u00ebrmjet s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs lutje jan\u00eb t\u00eb bashkuar para fronit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. P\u00ebrvoja e k\u00ebtij uniteti shihet n\u00eb \u00e7do koh\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb ciklin e jet\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs. Krishti mbret\u00ebron n\u00eb t\u00ebr\u00eb Kish\u00ebn, n\u00eb t\u00eb gjall\u00ebt dhe n\u00eb t\u00eb vdekurit, sepse &#8220;Per\u00ebndia nuk \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndi e t\u00eb vdekurve, por e t\u00eb gjall\u00ebve&#8221;.<\/p>\n<p>Mrekullia e Ngjalljes s\u00eb Krishtit, me premtimin dhe dhurat\u00ebn e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb plot\u00ebsis\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e arritshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Por, shp\u00ebtimi kryhet gjithmon\u00eb n\u00eb liri t\u00eb plot\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb vepre besimi. Askush nuk mund t\u00eb detyrohet me forc\u00eb t\u00eb besoj\u00eb apo ta doj\u00eb Per\u00ebndin\u00eb. P\u00ebr t\u00eb marr\u00eb hirin e misterit Paskal dhe p\u00ebr ta mbajtur at\u00eb veprues tek ne, duhet t\u00eb angazhohemi n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb fetare. Frytet e vdekjes shp\u00ebtimtare dhe Ngjalljes s\u00eb Krishtit na jan\u00eb dhuruar dhe kryhen kryesisht n\u00ebp\u00ebrmjet mistereve t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb b\u00ebra me bes\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet tyre jeta e re shtrihet dhe jepet tek an\u00ebtar\u00ebt e trupit t\u00eb Tij, Kish\u00ebs. Misteret e p\u00ebrgatisin besimtarin p\u00ebr jet\u00ebn e ngjalljes dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb jet\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetja e g\u00ebzuar e Pashk\u00ebs &#8220;Krishti u Ngjall&#8221;, me t\u00eb cil\u00ebn ne p\u00ebrsh\u00ebndesim nj\u00ebri-tjetrin, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pohim i vazhduesh\u00ebm i besimit ton\u00eb n\u00eb Ngjalljen, n\u00eb restaurimin e t\u00ebr\u00eb krijimit, n\u00eb mundjen e vdekjes dhe n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb ton\u00eb si &#8220;Per\u00ebndi e t\u00eb gjall\u00ebve&#8221;. Sh\u00ebn Serafimi i Sarovit e p\u00ebrdorte k\u00ebt\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00ebr\u00eb vitin dhe jo vet\u00ebm gjat\u00eb dyzet dit\u00ebve t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Pashk\u00ebve. K\u00ebshtu, s\u00eb bashku me shenjtin e madh t\u00eb Sarovit, le ta shtrijm\u00eb lajmin e mir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb t\u00ebr\u00eb vitin dhe n\u00eb t\u00ebr\u00eb krijimin: Krishti u Ngjall!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>At Joan Pelushi shtjellon Ngjalljen e Krishtit si themelin e besimit t\u00eb krishter\u00eb. Eksploron lidhjen me trup\u00ebzimin, m\u00ebsimin, vdekjen e Krishtit dhe shpres\u00ebn q\u00eb Ngjallja e Tij sjell p\u00ebr ngjalljen e mbar\u00eb njer\u00ebzimit n\u00eb Ardhjen e Dyt\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"\"N\u00ebse Krishti nuk u ngjall, at\u00ebhere predikimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i kot\u00eb dhe besa juaj \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb\" (I Kor. 15:14)","numri":"4 (31)","viti":"1995","muaji":"Prill","muaji_numer":"4","dita":"","faqet":"[3, 8]","fjale_kyce":"[\"Ngjallja\", \"Krishti\", \"Pashka\", \"I Korintasve 15\", \"Sh\u00ebn Joan Damaskini\", \"At Florofski\", \"trup\u00ebzim\", \"Hadesi\", \"shpres\u00eb\", \"njer\u00ebzim\", \"vdekje\", \"ngjallja e t\u00eb vdekurve\", \"hipostaz\u00eb\", \"Misteret e Kish\u00ebs\"]","permbledhje":"At Joan Pelushi shtjellon Ngjalljen e Krishtit si themelin e besimit t\u00eb krishter\u00eb. Eksploron lidhjen me trup\u00ebzimin, m\u00ebsimin, vdekjen e Krishtit dhe shpres\u00ebn q\u00eb Ngjallja e Tij sjell p\u00ebr ngjalljen e mbar\u00eb njer\u00ebzimit n\u00eb Ardhjen e Dyt\u00eb.","autori":"At Joan Pelushi","kategoria":"Teologji","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9237],"ngjallja_autori":[9656],"ngjallja_viti":[9667],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-83254","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-teologji","ngjallja_autori-at-joan-pelushi","ngjallja_viti-9667","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ngjallja e Krishtit - shpres\u00eb p\u00ebr ngjalljen e t\u00eb gjith\u00ebve - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ngjallja-e-krishtit-shprese-per-ngjalljen-e-te-gjitheve\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83254\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ngjallja-e-krishtit-shprese-per-ngjalljen-e-te-gjitheve\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ngjallja-e-krishtit-shprese-per-ngjalljen-e-te-gjitheve\/\",\"name\":\"Ngjallja e Krishtit - shpres\u00eb p\u00ebr ngjalljen e t\u00eb gjith\u00ebve - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:08:28+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ngjallja-e-krishtit-shprese-per-ngjalljen-e-te-gjitheve\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ngjallja-e-krishtit-shprese-per-ngjalljen-e-te-gjitheve\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ngjallja-e-krishtit-shprese-per-ngjalljen-e-te-gjitheve\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ngjallja e Krishtit &#8211; shpres\u00eb p\u00ebr ngjalljen e t\u00eb gjith\u00ebve\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ngjallja e Krishtit - shpres\u00eb p\u00ebr ngjalljen e t\u00eb gjith\u00ebve - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ngjallja-e-krishtit-shprese-per-ngjalljen-e-te-gjitheve\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83254","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ngjallja-e-krishtit-shprese-per-ngjalljen-e-te-gjitheve\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ngjallja-e-krishtit-shprese-per-ngjalljen-e-te-gjitheve\/","name":"Ngjallja e Krishtit - shpres\u00eb p\u00ebr ngjalljen e t\u00eb gjith\u00ebve - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:08:28+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ngjallja-e-krishtit-shprese-per-ngjalljen-e-te-gjitheve\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ngjallja-e-krishtit-shprese-per-ngjalljen-e-te-gjitheve\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ngjallja-e-krishtit-shprese-per-ngjalljen-e-te-gjitheve\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ngjallja e Krishtit &#8211; shpres\u00eb p\u00ebr ngjalljen e t\u00eb gjith\u00ebve"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83254","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83254"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83254"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83254"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83254"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83254"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}