{"id":83235,"date":"2026-06-01T02:08:07","date_gmt":"2026-06-01T00:08:07","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/misteri-i-vajimit-efqelia\/"},"modified":"2026-06-01T02:08:07","modified_gmt":"2026-06-01T00:08:07","slug":"misteri-i-vajimit-efqelia","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/misteri-i-vajimit-efqelia\/","title":{"rendered":"Misteri i Vajimit (Efqelia)"},"content":{"rendered":"<p>Misteri i Vajimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i shenjt\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin nd\u00ebrsa trupi lyhet me vaj, hiri i Per\u00ebndis\u00eb thirret t\u00eb zbresi n\u00eb personin e s\u00ebmur\u00eb. Ai kryhet nga disa prift\u00ebrinj, idealja \u00ebsht\u00eb shtat\u00eb, por mund t\u00eb kryhet edhe nga nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb i vog\u00ebl dhe madje edhe vet\u00ebm nga nj\u00eb prift.<\/p>\n<p>Institucioni Hyjnor i Misterit: Edhe n\u00eb Dhiat\u00ebn e Vjet\u00ebr vaji simbolizonte hir, g\u00ebzim dhe nj\u00eb prurje n\u00eb jet\u00eb. Lyerja e t\u00eb s\u00ebmurit me vaj b\u00ebhej nga apostujt, si\u00e7 lexojm\u00eb n\u00eb Ungjillin e Sh\u00ebn Markut (6:13). Ata lyenin me vaj shum\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb edhe i sh\u00ebronin.<\/p>\n<p>D\u00ebshmia m\u00eb e qart\u00eb e Misterit t\u00eb Vajimit (Efqelia) gjendet n\u00eb letr\u00ebn e Apostullit Jakov (5:14-15). Esht\u00eb i s\u00ebmur\u00eb ndonj\u00eb nd\u00ebr ju? Le t\u00eb th\u00ebrras\u00eb pleqt\u00eb e kish\u00ebs (presbiter\u00ebt) dhe le t\u00eb luten ata mbi t\u00eb, e le ta lyejn\u00eb me vaj n\u00eb emrin e Zotit. Edhe urata q\u00eb \u00ebsht\u00eb me bes\u00eb do ta shp\u00ebtoj\u00eb at\u00eb q\u00eb l\u00ebngon, edhe Zoti do ta ngrer\u00eb at\u00eb; edhe n\u00eb past\u00eb b\u00ebr\u00eb faje, do t&#8217;i falen. Apostulli nuk flet k\u00ebtu p\u00ebr ndonj\u00eb &#8220;dhurat\u00eb&#8221; t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sh\u00ebrimi, por p\u00ebrshkruan aktin e shenjt\u00eb n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar mir\u00eb, q\u00eb do t\u00eb hynte n\u00eb praktik\u00ebn e kish\u00ebs: kryerja e t\u00eb cilit b\u00ebhej nga presbiter\u00ebt e kish\u00ebs, me lutje, lyerje dhe vaj; dhe apostulli shton q\u00eb kemi si pasoj\u00eb leht\u00ebsimin e trupit dhe faljen e m\u00ebkateve. Dhe pik\u00ebrisht Misteri k\u00ebt\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim, sh\u00ebrimin e trupit dhe faljen e m\u00ebkateve.<\/p>\n<p>Nuk do ishte nj\u00eb kuptim serioz i fjal\u00ebve t\u00eb apostullit Jakov rreth lyerjes me vaj, si referim p\u00ebr nj\u00eb metod\u00eb t\u00eb zakonshme sh\u00ebrimi t\u00eb asaj kohe, sepse vaji, me gjith\u00eb atributet e tij t\u00eb dobishme, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet sh\u00ebrimi p\u00ebr \u00e7do s\u00ebmundje. Apostujt nuk soll\u00ebn asgj\u00eb nga vetvetja, por ata m\u00ebsuan vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb Zoti Jisu Krisht i kishte komanduar ata, dhe \u00e7far\u00eb Shpirti i Shenjt\u00eb iu kishte frym\u00ebzuar; dhe ata e quajt\u00ebn vetveten jo &#8220;themeluesit&#8221; e Mistereve t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, por vet\u00ebm &#8220;kujdestar\u00eb&#8221; t\u00eb Mistereve dhe &#8220;sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb Krishtit&#8221;. Prandaj edhe Vajimi, i cili urdh\u00ebrohet nga Apostull Jakovi, ka nj\u00eb themelim Hyjnor.<\/p>\n<p>Praktikimi n\u00eb kish\u00ebn e vjet\u00ebr: N\u00eb shkrimet e vjetra t\u00eb krishtera mund t\u00eb gjenden d\u00ebshmi indirekte p\u00ebr Misterin e Vajimit tek Sh\u00ebn Irineu i Lionit dhe tek Origjeni. M\u00eb von\u00eb kemi d\u00ebshmi t\u00eb qarta tek Sh\u00ebn Vasili i Madh dhe tek Sh\u00ebn Joan Gojarti, t\u00eb cil\u00ebt lan\u00eb lutjet p\u00ebr sh\u00ebrimin e t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve t\u00eb cilat hyn\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00eb ritin e Efqelis\u00eb. T\u00eb nj\u00ebjtat d\u00ebshmi kemi edhe nga sh\u00ebn Qirilli i Aleksandris\u00eb. N\u00eb shekullin e pest\u00eb papa Inocenti I i p\u00ebrgjigjej nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjeve n\u00eb lidhje me Misterin e Vajimit, duke treguar n\u00eb p\u00ebrgjigjet e tij q\u00eb: a) duhet t\u00eb kryhet &#8220;mbi besimtar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb s\u00ebmur\u00eb&#8221;; b) mund t\u00eb kryhet gjithashtu nga nj\u00eb peshkop. Nuk duhet par\u00eb n\u00eb fjal\u00ebt e apostullit, &#8220;le t\u00eb t\u00ebrrasi ai pleqt\u00eb e Kishes (presbiter\u00ebt), ndonj\u00eb ndalim p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb aktin e shenjt\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb peshkopi; c) ky vajim nuk duhet t\u00eb kryhet &#8220;tek ata q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebn nj\u00eb pendim kishtar&#8221;, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb &#8220;Mister&#8221; dhe atyre q\u00eb u jan\u00eb ndaluar Misteret e tjera, si mund t&#8217;u lejohet ky?<\/p>\n<p>\u00c7&#8217;\u00ebsht\u00eb vajimi i shenjt\u00eb. Vajimi i shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Mister i kish\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit fuqia sh\u00ebruese e Jisuit jepet tek ne sot. Shenja e dukshme \u00ebsht\u00eb Lyerja me vaj. Gjithmon\u00eb i p\u00ebrdorur p\u00ebr sh\u00ebrim n\u00eb bot\u00ebn antike, vaji i Bekuar nga Shpirti i Shenjt\u00eb na sjell hirin sh\u00ebrues t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Kur ne afrohemi q\u00eb t\u00eb lyhemi me k\u00ebt\u00eb vaj t\u00eb shenjt\u00ebruar, ne sjellim me vete &#8220;lutjen plot bes\u00eb&#8221;, d.m.th. nj\u00eb bes\u00eb t\u00eb gjall\u00eb personale, q\u00eb kur t\u00eb lyhemi me k\u00ebt\u00eb vaj, dora e Krishtit do t\u00eb na prek\u00eb me fuqin\u00eb e tij sh\u00ebruese. Per\u00ebndia na flet n\u00eb k\u00ebt\u00eb Mister me 14 pjes\u00eb nga Shkrimi i Shenjt\u00eb (shtat\u00eb nga Letrat dhe shtat\u00eb nga Ungjijt\u00eb). Ai na flet p\u00ebr t\u00eb rritur bes\u00ebn ton\u00eb n\u00eb fuqin\u00eb e Tij p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar. Fakti q\u00eb prania e shtat\u00eb prift\u00ebrinjve rekomandohet (por jo e k\u00ebrkuar) p\u00ebr celebrimin e k\u00ebtij misteri i tregon bes\u00ebs son\u00eb q\u00eb t\u00ebr\u00eb Kisha \u00ebsht\u00eb e pranishme dhe po lutet p\u00ebr personin e s\u00ebmur\u00eb s\u00eb bashku me t\u00eb af\u00ebrmit e miqt\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet Misterit t\u00eb Vajimit, \u00e7do Kish\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb shenjt\u00ebrore e mbushur me lutjet e klerik\u00ebve dhe besnik\u00ebve, dhe e shenjt\u00ebruar nga prania e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb krishter\u00ebt orthodhoks\u00eb kurr\u00eb nuk i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb njer\u00ebzit e s\u00ebmur\u00eb vet\u00ebm tek ila\u00e7et dhe mjekimet. Mjekimet dhe kirurgjia jan\u00eb t\u00eb mira; Per\u00ebndia i ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebto m\u00ebnyra. Por si shtes\u00eb tek k\u00ebto, Ai na ka dh\u00ebn\u00eb gjithashtu lutjen dhe Misterin e Vajimit. Per\u00ebndia kujdeset kur ne jemi t\u00eb s\u00ebmur\u00eb? S\u00ebmundja nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Per\u00ebndia po na d\u00ebnon. S\u00ebmundja ashtu si\u00e7 shiu bie &#8220;mbi t\u00eb drejt\u00ebt dhe t\u00eb padrejt\u00ebt&#8221;. Shpesh s\u00ebmundja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bekim i maskuar. Na jep koh\u00ebn dhe mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb se krijimi i mir\u00eb i Per\u00ebndis\u00eb \u00ebsht\u00eb prishur, shtremb\u00ebruar nga m\u00ebkati i njeriut. Na nd\u00ebrgjegj\u00ebson dhe na e b\u00ebn t\u00eb pranishme gjendjen aktuale t\u00eb njeriut &#8211; ndarjen nga Per\u00ebndia. Por duhet kuptuar q\u00eb s\u00ebmundja nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i Per\u00ebndis\u00eb. Jisui e shikonte s\u00ebmundjen si nj\u00eb armik. Ajo na kujton q\u00eb ne jemi n\u00ebn tiranin\u00eb e natyr\u00ebs s\u00eb r\u00ebn\u00eb dhe duhet hiri i Zotit q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrohemi shpirt\u00ebrisht dhe trup\u00ebrisht. N\u00eb ungjillin e sh\u00ebn Lluk\u00ebs (13:16) thuhet p\u00ebr gruan q\u00eb Krishti e sh\u00ebroi &#8220;t\u00eb cil\u00ebn e pat lidhur Satanai p\u00ebr 18 vjet&#8221;. Nuk thuhet q\u00eb Per\u00ebndia e kish lidhur me s\u00ebmundje, por Satanai! N\u00ebse vuajtja do ishte nga vullneti i Per\u00ebndis\u00eb, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse ai do na jepte Misterin e Vajimit p\u00ebr sh\u00ebrimin e s\u00ebmundjeve. Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb n\u00eb an\u00ebn e sh\u00ebrimit jo t\u00eb s\u00ebmundjes. Por ai e lejon shpesh at\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn ton\u00eb, duke e kthyer q\u00ebllimin e lig t\u00eb Satanait p\u00ebr t\u00eb na d\u00ebmtuar e vrar\u00eb, n\u00eb sh\u00ebrim e n\u00eb jet\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Apostulli thot\u00eb: &#8220;Dhe lutja me bes\u00eb do e shp\u00ebtoj t\u00eb s\u00ebmurin&#8221;. Ai p\u00ebrdor fjal\u00ebn shp\u00ebtoi, n\u00eb vend t\u00eb fjal\u00ebs sh\u00ebroi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb ne i shohim fjal\u00ebt sh\u00ebrim, falje dhe shp\u00ebtim t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb vend t\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebs. Kisha orthodhokse e ka par\u00eb gjithmon\u00eb shp\u00ebtimin n\u00ebn frym\u00ebn e Ungjillit, duke mos patur asgj\u00eb juridike n\u00eb t\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb vendimi i ndonj\u00eb gjykate, por Jisui, Shp\u00ebtimtari \u00ebsht\u00eb &#8220;sh\u00ebruesi hyjnor&#8221;, &#8220;burimi i sh\u00ebndetit&#8221;, sipas fjal\u00ebve t\u00eb Nikolla Kabasilas, i cili thot\u00eb &#8220;nuk jan\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00ebt q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr doktorin por t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt: &#8220;besa juaj ju sh\u00ebroi&#8221; ose &#8220;besa juaj t\u00eb shp\u00ebtoi&#8221; jan\u00eb sinonime. Duke patur k\u00ebt\u00eb koncept terapeutik t\u00eb shp\u00ebtimit, misteri i rr\u00ebfimit \u00ebsht\u00eb par\u00eb si nj\u00eb &#8220;medikament klinik&#8221; dhe Kungata si &#8220;medikament i p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb&#8221;. S\u00ebmundja mund t&#8217;i \u00e7oj\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb panik e d\u00ebshp\u00ebrim, por gjithashtu mund t&#8217;i \u00e7oj\u00eb tek besa. Dhe n\u00ebse, nga s\u00ebmundja dikush vjen tek besa, at\u00ebher\u00eb besa e \u00e7on n\u00eb shp\u00ebtimin e sh\u00ebrimin. Duke folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aspekt t\u00eb Vajimit, At John Meyendorff shkruan: &#8220;Sh\u00ebrimi k\u00ebrkohet vet\u00ebm n\u00eb suaz\u00ebn e pendimit dhe shp\u00ebtimit shpirt\u00ebror, dhe jo si nj\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete. \u00c7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb jet\u00eb s\u00ebmundja apo pasoja e saj, vajimi simbolizon faljen hyjnore dhe \u00e7lirimin nga rrethi vicioz i m\u00ebkatit, vuajtjes dhe vdekjes, n\u00eb t\u00eb cilin njer\u00ebzimi i r\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb z\u00ebn\u00eb rob. Me dhembshuri p\u00ebr vuajtjen njer\u00ebzore, t\u00eb mbledhur s\u00eb bashku p\u00ebr t&#8217;u lutur p\u00ebr an\u00ebtarin e saj t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, Kisha n\u00ebp\u00ebrmjet prift\u00ebrinjve t\u00eb saj k\u00ebrkon leht\u00ebsimin, faljen dhe lirin\u00eb e p\u00ebrjetshme. Ky \u00ebsht\u00eb kuptimi i Vajimit t\u00eb Shenjt\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Sipas fjal\u00ebve t\u00eb sh\u00ebn Jakovit dy gj\u00ebra jan\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr Misterin e Vajimit: 1) lyerja me vaj n\u00eb emrin e Zotit dhe 2) lutja plot me bes\u00eb. Gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebve qysh prej lasht\u00ebsis\u00eb vaji \u00ebsht\u00eb par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fuqi terapeutike. Krishti vet\u00eb tregon se si vera e vaji u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar plag\u00ebt e Samaritanit t\u00eb Mir\u00eb. Vaji \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb Misterin e Vajimit si nj\u00eb shenj\u00eb e jashtme p\u00ebr t\u00eb treguar fuqin\u00eb sh\u00ebruese t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dh\u00ebn\u00eb tek besimtari. Por si n\u00eb \u00e7do mister efektshm\u00ebria varet n\u00eb nj\u00eb grad\u00eb t\u00eb madhe nga dispozicioni i brendsh\u00ebm i besimtarit. Misteret nuk kan\u00eb fuqi magjike; konceptimi magjik \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me frym\u00ebn e ungjillit dhe me frym\u00ebn e mistereve. Per\u00ebndia e ka b\u00ebr\u00eb njeriun q\u00ebnie t\u00eb lir\u00eb, hiri nuk e dhunon lirin\u00eb e njeriut, prandaj k\u00ebrkohet &#8220;lutja plot me bes\u00eb&#8221;, sa m\u00eb shum\u00eb bes\u00eb t\u00eb kemi aq m\u00eb shum\u00eb fuqi sh\u00ebruese Zoti derdh mbi t\u00eb. \u00c7do Mister \u00ebsht\u00eb nj\u00eb takim personal me Jisuin sot &#8211; po aq personal sa e kishin njer\u00ebzit q\u00eb takonin Jisuin n\u00eb ungjill. K\u00ebshtu ne duhet t&#8217;i afrohemi Jisuit n\u00eb k\u00ebt\u00eb mister si gruaja e s\u00ebmur\u00eb n\u00eb Ungjill. N\u00ebse mbas kryerjes s\u00eb Misterit sh\u00ebrimi nuk vjen ne nuk duhet t\u00eb d\u00ebshp\u00ebrohemi, po t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb besojm\u00eb n\u00eb dashurin\u00eb e pafund t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, sepse Ai mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb madje edhe s\u00ebmundjen p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn ton\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet rrug\u00ebve t\u00eb Tij t\u00eb mistershme.<\/p>\n<p>Kryerja e Misterit: Ky Mister kryhet p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb gjendje ta marrin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme dhe t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb lutje p\u00ebr vetveten; por megjithat\u00eb mund t\u00eb kryhet edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Vendi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akt t\u00eb shenjt\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb kisha ose sht\u00ebpia ku banon i s\u00ebmuri. Misteri i Vajimit t\u00eb Shenjt\u00eb (Efqelia) paraprihet zakonisht nga nj\u00eb Rr\u00ebfim dhe mbaron zakonisht me Misterin e Kungimit.<\/p>\n<p>Ana e dukshme e Misterit p\u00ebrb\u00ebhet nga shtat\u00eb lyerje me vaj t\u00eb personit t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, me radh\u00eb nga prift\u00ebrinjt\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs. Kjo b\u00ebhet n\u00eb form\u00ebn e kryqit n\u00eb ball\u00eb, vrimat e hund\u00ebs, faqet, buz\u00ebt, kraharori, n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e duarve dhe duke i shoq\u00ebruar me lutje dhe me lexime nga pjes\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb Apostullit dhe Ungjillit. Gjat\u00eb lyerjes, shtat\u00eb her\u00eb thuhet kjo lutje: O At i Shenjt\u00eb, Sh\u00ebrues i shpirtrave dhe trupave, q\u00eb d\u00ebrgove Birin T\u00ebnd t\u00eb Vet\u00ebmlindur, Zoti ton\u00eb Jisu Krisht, i Cili sh\u00ebron \u00e7do s\u00ebmundje dhe \u00e7liron prej vdekjes: Sh\u00ebro gjithashtu sh\u00ebrb\u00ebtorin T\u00ebnd (aksh).<\/p>\n<p>Riti i Vajimit t\u00eb Shenjt\u00eb fillon me k\u00ebndimin e nj\u00eb tropari dhe nj\u00eb kanoni; lutja p\u00ebrfundimtare n\u00eb rit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lutje p\u00ebr faljen e m\u00ebkateve. Nj\u00eb asamble e t\u00ebr\u00eb e sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Zotit q\u00ebndron para Tij n\u00eb em\u00ebr t\u00eb personit t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, dhe me an\u00eb t\u00eb lutjeve plot bes\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kish\u00ebs i lutet Atij, Plot\u00ebm\u00ebshirshmit, t&#8217;i jap\u00eb t\u00eb s\u00ebmurit faljen e fajeve dhe t&#8217;ia pastroj\u00eb nd\u00ebrgjegjen nga \u00e7do ndyr\u00ebsi. Duhet pasur gjithashtu nd\u00ebr mend fakti q\u00eb nj\u00eb person i cili \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar shum\u00eb n\u00eb trup e n\u00eb shpirt nga s\u00ebmundja s&#8217;mund t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb gjendje p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb rr\u00ebfimin e duhur t\u00eb m\u00ebkateve. Leht\u00ebsimi i nd\u00ebrgjegjes s\u00eb atij q\u00eb merr Misterin e Vajimit t\u00eb Shenjt\u00eb hap rrug\u00ebn gjithashtu p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrim hirdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb s\u00ebmundjes trupore n\u00ebp\u00ebrmjet lutjes plot bes\u00eb.<\/p>\n<p>Esht\u00eb lejuar edhe gjithashtu praktikuar ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb rit i ve\u00e7ant\u00eb Vajimi, i cili kryhet n\u00eb kish\u00eb p\u00ebr shum\u00eb persona n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb caktuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr sh\u00ebrimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb shpirtit dhe trupit; por ky rit nuk \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht identik me Misterin e Vajimit t\u00eb Shenjt\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rit t\u00eb kryer n\u00eb mbr\u00ebmjen e t\u00eb M\u00ebrkur\u00ebs s\u00eb Madhe, si p\u00ebr t&#8217;u pregatitur p\u00ebr vdekjen dhe varrimin e Zotit, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit afrohen t\u00eb lyhen nj\u00eb e nga nj\u00eb nga t\u00eb shtat\u00eb (ose m\u00eb pak) prift\u00ebrinjt\u00eb. Riti \u00ebsht\u00eb identik me at\u00eb t\u00eb Misterit t\u00eb Vajimit, p\u00ebrve\u00e7se q\u00eb n\u00ebse jan\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz (dhe shtat\u00eb prift\u00ebrinj), lyerja mund t\u00eb kryhet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb fund t\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebs, dhe jo mbas \u00e7do leximi t\u00eb Ungjillit. Lyerja shoq\u00ebrohet nga refreni i p\u00ebrs\u00ebritur me nj\u00eb melodi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe n\u00eb harmoni me periudh\u00ebn e kreshm\u00ebs: &#8220;O Zot d\u00ebgjona; d\u00ebgjona o KryeZot, O i Shenjt\u00eb d\u00ebgjona.&#8221;<\/p>\n<p>Vajimi tek Protestantet dhe Katolik\u00ebt Roman\u00eb: Protestant\u00ebt e kan\u00eb hequr Misterin e Vajimit, ndon\u00ebse Luteri, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb fillim, nuk ishte kundra p\u00ebrdorimit t\u00eb tij n\u00eb kish\u00eb. Kisha Romane e jep Vajimin vet\u00ebm tek personat e s\u00ebmur\u00eb, q\u00eb jan\u00eb gati duke vdekur, si nj\u00eb form\u00eb p\u00ebrgatitjeve p\u00ebr vdekjen, prandaj dhe Misteri \u00ebsht\u00eb quajtur tek Romano-Katolik\u00ebt &#8220;Vajimi i Fundit&#8221;, Misteri i vdekjes. Nj\u00eb m\u00ebsim i till\u00eb u shfaq n\u00eb kish\u00ebn Romane Katolike n\u00eb fillim t\u00eb shekullit 12, dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me fjal\u00ebt e apostullit Jakov.<\/p>\n<p>Qysh prej koh\u00ebve t\u00eb vjetra n\u00eb kish\u00eb, atij q\u00eb po vdiste i jepeshin, si p\u00ebrgatitje p\u00ebr vdekjen, Kungata e Shenjt\u00eb e Trupit dhe Gjakut t\u00eb Krishtit. Kjo, natyrisht, nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Misteri i Vajimit t\u00eb Shenjt\u00eb nuk mund t\u00eb kryhet tek ai q\u00eb po vdes; ata q\u00eb po vdesin nga nj\u00eb s\u00ebmundje e gjat\u00eb mund ta marrin Vajimin disa her\u00eb gjat\u00eb s\u00ebmundjes s\u00eb tyre. Por, duhet patur parasysh q\u00eb Misteri i Vajimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Mister i ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr sh\u00ebrimin e t\u00eb s\u00ebmurit dhe nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e nevojshme e riteve t\u00eb kryera p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po vdes, t\u00eb cilat zakonisht p\u00ebrfshijn\u00eb Rr\u00ebfimin, Kungimin dhe Lutjet p\u00ebr Daljen e Shpirtit (kur vdekja shihet q\u00eb \u00ebsht\u00eb af\u00ebr). N\u00ebse personi vdes, vaji i shenjt\u00ebruar i l\u00ebn\u00eb p\u00ebr Vajimin e Shenjt\u00eb, sipas tradit\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, hidhet n\u00eb form\u00eb kryqi mbi trupin n\u00eb arkivol, n\u00eb mbarim t\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebs s\u00eb varrimit.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Misteri i Vajimit t\u00eb Shenjt\u00eb ka nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb dyfisht\u00eb: sh\u00ebrimin e trupit dhe faljen e m\u00ebkateve. Sepse nuk mund t\u00eb jesh i s\u00ebmur\u00eb n\u00eb trup pa patur shpirtin t\u00eb turbulluar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim Misteri i Vajimit ka aspekt psikosomatik. Dihet q\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e atyre q\u00eb jan\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb sot jan\u00eb pik\u00ebrisht nga shkaku i fajit, urrejtjes, armiq\u00ebsis\u00eb, frik\u00ebs dhe ankthit. K\u00ebto mendime t\u00eb d\u00ebmshme n\u00eb fillim kapin mendjen e pastaj shfaqen n\u00ebp\u00ebrmjet dob\u00ebsimit t\u00eb trupit. Sepse njeriu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb unitet psikosomatik. Dhe n\u00ebse s\u00ebmundja vjen shpesh n\u00ebp\u00ebrmjet mendjes dhe emocioneve, at\u00ebhere p\u00ebrse jo sh\u00ebrimi? N\u00ebse mungesa e bes\u00ebs sjell s\u00ebmundje, at\u00ebhere p\u00ebrse besa nuk mund t\u00eb sjell\u00eb sh\u00ebrim? Q\u00ebllim i dyfisht\u00eb i Misterit &#8211; sh\u00ebrim trupor dhe falje &#8211; d\u00ebshmon p\u00ebr unitetin e trupit dhe t\u00eb shpirtit, ku nuk mund t\u00eb b\u00ebhen dallime t\u00eb qarta nd\u00ebrmjet s\u00ebmundjeve shpirt\u00ebrore e trupore. Misteri tregon konceptin e krishter\u00eb; duke e par\u00eb trupin si tempullin e Per\u00ebndis\u00eb dhe jo &#8220;burgun&#8221; e shpirtit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Studim teologjik nga At Joan Pelushi mbi Misterin e Vajimit t\u00eb Shenjt\u00eb (Efqelin\u00eb), q\u00eb paraqet institucionin hyjnor, d\u00ebshmin\u00eb biblike (Jakov 5:14-15), historin\u00eb n\u00eb kish\u00ebn e vjet\u00ebr, kuptimin terapeutik, ndryshimet me protestant\u00ebt dhe katolik\u00ebt roman\u00eb, dhe rrug\u00ebn e kryerjes s\u00eb misterit.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Njohuri p\u00ebr besimin ton\u00eb orthodhoks","numri":"3 (30)","viti":"1995","muaji":"Mars","muaji_numer":"3","dita":"","faqet":"[9, 10]","fjale_kyce":"[\"Misteri i Vajimit\", \"Efqelia\", \"sh\u00ebrim\", \"vaj i shenjt\u00eb\", \"Apostulli Jakov\", \"presbiter\u00eb\", \"Nikolla Kabasilas\", \"John Meyendorff\", \"Luteri\", \"Kisha Romane\", \"Kungimi\"]","permbledhje":"Studim teologjik nga At Joan Pelushi mbi Misterin e Vajimit t\u00eb Shenjt\u00eb (Efqelin\u00eb), q\u00eb paraqet institucionin hyjnor, d\u00ebshmin\u00eb biblike (Jakov 5:14-15), historin\u00eb n\u00eb kish\u00ebn e vjet\u00ebr, kuptimin terapeutik, ndryshimet me protestant\u00ebt dhe katolik\u00ebt roman\u00eb, dhe rrug\u00ebn e kryerjes s\u00eb misterit.","autori":"At Joan Pelushi","kategoria":"Teologji \/ Mistere","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9716],"ngjallja_autori":[9656],"ngjallja_viti":[9667],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-83235","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-teologji-mistere","ngjallja_autori-at-joan-pelushi","ngjallja_viti-9667","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Misteri i Vajimit (Efqelia) - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/misteri-i-vajimit-efqelia\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83235\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/misteri-i-vajimit-efqelia\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/misteri-i-vajimit-efqelia\/\",\"name\":\"Misteri i Vajimit (Efqelia) - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:08:07+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/misteri-i-vajimit-efqelia\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/misteri-i-vajimit-efqelia\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/misteri-i-vajimit-efqelia\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Misteri i Vajimit (Efqelia)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Misteri i Vajimit (Efqelia) - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/misteri-i-vajimit-efqelia\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83235","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/misteri-i-vajimit-efqelia\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/misteri-i-vajimit-efqelia\/","name":"Misteri i Vajimit (Efqelia) - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:08:07+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/misteri-i-vajimit-efqelia\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/misteri-i-vajimit-efqelia\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/misteri-i-vajimit-efqelia\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Misteri i Vajimit (Efqelia)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83235","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83235"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83235"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83235"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83235"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83235"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}