{"id":83218,"date":"2026-06-01T02:07:49","date_gmt":"2026-06-01T00:07:49","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-imzot-nolit-ne-perkthimin-e-teksteve-liturgjike\/"},"modified":"2026-06-01T02:07:49","modified_gmt":"2026-06-01T00:07:49","slug":"kontributi-i-imzot-nolit-ne-perkthimin-e-teksteve-liturgjike","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-imzot-nolit-ne-perkthimin-e-teksteve-liturgjike\/","title":{"rendered":"Kontributi i Imzot Nolit n\u00eb p\u00ebrkthimin e teksteve liturgjike"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 13 mars Imzot Noli mbushi 30 vjet q\u00eb nd\u00ebrroi jet\u00eb. Ndon\u00ebse n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb kaluar, vdekja e Nolit qe nj\u00eb humbje e madhe p\u00ebr Kombin dhe Kish\u00ebn. Kombit ai i kushtoi pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij si burr\u00eb shteti, si demokrat i shquar, si mendimtar i madh dhe krijues i pasur artistik, si njoh\u00ebs i thell\u00eb i kultur\u00ebs s\u00eb bot\u00ebs lindore edhe asaj per\u00ebndimore, q\u00eb, me p\u00ebrkthimin e veprave bot\u00ebrore m\u00eb me vler\u00eb dhe me poezit\u00eb e tij origjinale e gjithnj\u00eb aktuale, i dha nj\u00eb ndihmes\u00eb themelore let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, k\u00ebrkon nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kontributi i Nolit n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse, p\u00ebr p\u00ebrkthimin shqip t\u00eb teksteve liturgjik\u00eb m\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr kryerjen e sh\u00ebrbesave fetare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb p\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Kish\u00ebn ton\u00eb t\u00eb dep\u00ebrtonte m\u00eb me baza.<\/p>\n<p>Dihet se l\u00ebvizja p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse \u00ebsht\u00eb mjaft e vjet\u00ebr. Dokumentet e para q\u00eb jan\u00eb zbuluar gjer tani, i p\u00ebrkasin shekullit XV: nj\u00eb perikope nga Ungjilli pas Mattheut (27, 62), q\u00eb lexohet t\u00eb Premten e Zez\u00eb, himni i Pashk\u00ebs &#8220;Krishti u ngjall&#8230;&#8221;, si dhe urimi episkopal: &#8220;P\u00ebr shum\u00eb vjet o Kryezot&#8221;. T\u00eb tre k\u00ebto, jan\u00eb pjes\u00eb nga sh\u00ebrbesat, q\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrpjekje serioze n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Shekujt e tjer\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb pasur.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb shek. XVIII \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrkthimi i Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr dhe i Dhiat\u00ebs s\u00eb Re nga Grigor Konstandinidhi, m\u00eb von\u00eb mitropolit i Durr\u00ebsit, vep\u00ebr e cila nuk i shp\u00ebtoi koh\u00ebs. Esht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkthim i Anonimit t\u00eb Elbasanit, me predikime dhe pjes\u00eb nga Ungjilli. Jan\u00eb p\u00ebrkthimet e Dhaskal Todrit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb liturgjia e Sh\u00ebn Joan Gojartit, q\u00eb kryhet gjat\u00eb gjith\u00eb vitit kishtar. Esht\u00eb dor\u00ebshkrimi i Ieromonakut Konstandin nga Berati, me mjaft pjes\u00eb shqip nga sh\u00ebrbesat dhe Ungjilli.<\/p>\n<p>Duhet theksuar se t\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebrkthime, q\u00eb u p\u00ebrmend\u00ebn m\u00eb lart, meq\u00ebn\u00ebse nuk pan\u00eb drit\u00ebn e botimit, s&#8217;pat\u00ebn ndonj\u00eb p\u00ebrhapje t\u00eb gjer\u00eb. P\u00ebrkundrazi, ato t\u00eb shek. XIX dhe t\u00eb fillimit t\u00eb shek. XX, q\u00eb qen\u00eb botuar si: p\u00ebrkthimi i b\u00ebr\u00eb dhe botuar n\u00ebn kujdesin e episkopit Grigor Gjirokastritit, n\u00eb fillim i Ungjillit pas Mattheut (1824) dhe m\u00eb von\u00eb i krejt Dhiat\u00ebs s\u00eb Re (1827), e ribotuar m\u00eb 1858; p\u00ebrkthimet e Konstandin Kristoforidhit t\u00eb botuara prej Shoq\u00ebris\u00eb Biblike Britanike si: Dhiata e Re n\u00eb dialektin verior (1869) dhe ajo n\u00eb dialektin e jugut (1878), Psaltiri (1872), &#8220;T\u00eb b\u00ebr\u00ebt&#8221;, &#8220;T\u00eb dal\u00ebt&#8221; dhe &#8220;Nomi i Dyt\u00eb&#8221;, t\u00eb botuara gjat\u00eb viteve 1880-1884, pat\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrhapje shum\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe ndihmuan mjaft n\u00eb p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Kish\u00eb, sidomos n\u00eb leximin shqip t\u00eb Apostullit dhe t\u00eb Ungjillit.<\/p>\n<p>Po pun\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, m\u00eb sistematike e m\u00eb t\u00eb organizuar p\u00ebr futjen e p\u00ebrdorimin n\u00eb stil sa m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse, e b\u00ebri Imzot Theofan Noli, i cili qysh m\u00eb 1906 ndodhej n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb periudh\u00ebn kur l\u00ebvizja p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb nga rob\u00ebria pes\u00ebshekullore turke kishte marr\u00eb hov t\u00eb madh, si brenda ashtu edhe jasht\u00eb vendit, sidomos n\u00eb kolonit\u00eb e diaspor\u00ebs shqiptare dhe kur n\u00eb programin e rilindasve, midis problemeve t\u00eb tjera komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb cilat ata luftonin, ishte dhe problemi i nj\u00eb Kishe Orthodhokse shqiptare t\u00eb pavarur, duke filluar s\u00eb pari me futjen dhe p\u00ebrdorimin sa m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t&#8217;ia arritur k\u00ebtij q\u00ebllimi, ai u mor s\u00eb pari me njohjen e organizimin e shqiptar\u00ebve orthodhoks\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb komunitete dhe plot\u00ebsimin e tyre me prift\u00ebrinj patriot\u00eb, t\u00eb kushtuar \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare. Pasi u b\u00eb vet\u00eb prift, m\u00eb 8 mars t\u00eb vitit 1908, prej mitropolitit rus t\u00eb New Yorkut, Platonit, m\u00eb 22 mars b\u00ebri liturgjin\u00eb e par\u00eb n\u00eb shqip dhe themeloi si qend\u00ebr Kryekish\u00ebn e Sh\u00ebn Gjergjit, me t\u00eb cil\u00ebn lidhi gjith\u00eb komunitetet orthodhokse shqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj, Noli u mor me p\u00ebrkthimin e botimin e teksteve liturgjik\u00eb m\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoreshin n\u00eb Kish\u00eb dhe do kontribuonin n\u00eb vendosjen nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb ai e kreu n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb rekord, k\u00ebshtu:<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb 1908 p\u00ebrkthen dhe boton &#8220;Sh\u00ebrbes\u00ebn e Jav\u00ebs s\u00eb Madhe&#8221;.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb 1909 p\u00ebrkthen e boton &#8220;Librin e Sh\u00ebrbesave t\u00eb shenjta t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse&#8221;, q\u00eb p\u00ebrmban sh\u00ebrbesat e mbr\u00ebmjes e t\u00eb m\u00ebngjesit, liturgjin\u00eb e Sh\u00ebn Joan Gojartit me p\u00ebrgatitjet p\u00ebr t\u00eb, sh\u00ebrbesat e pag\u00ebzimit, t\u00eb martes\u00ebs, t\u00eb prehjes p\u00ebr t\u00eb vdekurit, bekimin e ujit, disa himne nga Oktoiku dhe zbrit\u00ebsoret e vitit.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb 1911 p\u00ebrkthen e boton &#8220;Librin e t\u00eb Kremteve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse&#8221;, q\u00eb p\u00ebrmban sh\u00ebrbesat e t\u00eb kremteve t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb p\u00ebrkujtohen gjat\u00eb vitit.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb 1913 p\u00ebrkthen e boton &#8220;Triodin e Vog\u00ebl&#8221;, q\u00eb p\u00ebrmban sh\u00ebrbesat e mbr\u00ebmjes e t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb t\u00eb dielave t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Triodit e t\u00eb Kreshm\u00ebve t\u00eb m\u00ebdha. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, Triodi i Vog\u00ebl p\u00ebrmban sh\u00ebrbesat e Pasdark\u00ebs s\u00eb Madhe e t\u00eb Vog\u00ebl dhe Himnin Akathist, q\u00eb psalen gjat\u00eb Kreshm\u00ebve.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb 1914 p\u00ebrkthen dhe boton &#8220;Lutjesoren&#8221;, q\u00eb p\u00ebrmban himnet n\u00eb t\u00eb tet\u00eb tingujt t\u00eb Kish\u00ebs, q\u00eb psalen gjat\u00eb sh\u00ebrbesave t\u00eb mbr\u00ebmjes e t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb t\u00eb dielave.<\/p>\n<p>&#8211; Po n\u00eb vitin 1914 p\u00ebrkthen e boton &#8220;Pes\u00ebdhjetoren e Vog\u00ebl&#8221;, q\u00eb p\u00ebrmban sh\u00ebrbes\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb Pashk\u00ebs, si dhe sh\u00ebrbesat e mbr\u00ebmjes e t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb dielave t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Pes\u00ebdhjetores.<\/p>\n<p>Si\u00e7 del nga vet\u00eb p\u00ebrmbajtja e librave liturgjik\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthyer e t\u00eb bekuar, synimi kryesor dhe imediat i Imzot Nolit n\u00eb konditat e at\u00ebhershme ishte q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb sa m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, t&#8217;u jepte Orthodhoks\u00ebve, t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb shqip sh\u00ebrbesat m\u00eb t\u00eb domosdoshme t\u00eb Kish\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ato t\u00eb s\u00eb shtun\u00ebs mbr\u00ebma, t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs n\u00eb m\u00ebngjes, t\u00eb t\u00eb kremteve m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb vitit, t\u00eb kryerjes s\u00eb mistereve e t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb ndryshme, sipas k\u00ebrkesave e nevojave t\u00eb besimtar\u00ebve. Me pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ia arriti plot\u00ebsisht q\u00ebllimit.<\/p>\n<p>P\u00ebrkthimi i nj\u00eb teksti liturgjik kishtar \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb se sa p\u00ebrkthimi i \u00e7do lloj teksti tjet\u00ebr letrar. Ai lyp q\u00eb p\u00ebrkthyesi t\u00eb jet\u00eb njoh\u00ebs i thell\u00eb i gjuh\u00ebs shqipe dhe i gjuh\u00ebve kishtare t\u00eb huaja nga t\u00eb cilat p\u00ebrkthen, p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb versionit shqip bukurin\u00eb e shprehjes s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, por ai nj\u00ebkoh\u00ebsisht duhet t\u00eb jet\u00eb njoh\u00ebs i thell\u00eb i disiplinave t\u00eb ndryshme teologjike &#8211; t\u00eb dogmatik\u00ebs, t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs, t\u00eb himnologjis\u00eb, t\u00eb liturgjis\u00eb e t\u00eb Tipikos\u00eb, t\u00eb Ermineutik\u00ebs e t\u00eb Shkrimeve t\u00eb Et\u00ebrve t\u00eb Shenjt\u00eb &#8211; p\u00ebr t&#8217;u dh\u00ebn\u00eb dhe kuptimin e drejt\u00eb orthodhoks; ai duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fund dhe nj\u00eb njoh\u00ebs i mir\u00eb i melodive kishtare bizantine, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb himni i p\u00ebrkthyer t&#8217;i p\u00ebrshtatet melodis\u00eb origjinale t\u00eb saj, pa u larguar natyrisht nga teksti origjinal.<\/p>\n<p>E kqyrur, pra n\u00ebn k\u00ebt\u00eb priz\u00ebm, del se Imzot Noli ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe, t\u00eb past\u00ebr e me kujdes, nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb lavd\u00ebruar n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb rekord. Ai, s\u00eb pari, u ka q\u00ebndruar besnik n\u00eb p\u00ebrkthim teksteve origjinal\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs, ashtu si\u00e7 k\u00ebrkon tradita jon\u00eb Orthodhokse. Gjithashtu, tregoi m\u00eb tep\u00ebr kujdes p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrkthim t\u00eb qart\u00eb e t\u00eb kuptuesh\u00ebm t\u00eb himnit a t\u00eb troparit, se sa p\u00ebrshtatjen e tij sipas melodis\u00eb bizantine. Po, natyrisht, jo edhe pa gabime, q\u00eb ishin pasoj\u00eb e gjendjes s\u00eb at\u00ebhershme t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe t\u00eb mospasjes s\u00eb nj\u00eb kulture m\u00eb t\u00eb lart\u00eb teologjike prej tij gjer n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Nuk do t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb analiz\u00eb rreth k\u00ebtyre gabimeve q\u00eb konsistonin m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb nj\u00eb ngat\u00ebrres\u00eb t\u00eb termave teologjik\u00eb. T\u00eb meta t\u00eb tilla, si em\u00ebrtime emrash dhe veprash gabim, p\u00ebrkthime termash himnologjike, her\u00eb t\u00eb goditura, her\u00eb jo, e t\u00eb tjera, n\u00ebp\u00ebr tekstet ka mjaft. Pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tyre ai i ka ndrequr n\u00eb botimin e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre veprave, q\u00eb u krye n\u00eb periudh\u00ebn 1914-1952. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, Noli, pasi u b\u00ebri nj\u00eb rishqyrtim gjuh\u00ebsor, nj\u00eb p\u00ebrshtatje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb teksteve me melodi t\u00eb tradicionale bizantine dhe i plot\u00ebsoi me p\u00ebrkthime t\u00eb reja sh\u00ebrbesash e uratash t\u00eb nevojshme p\u00ebr klerin, i sistemoi e i botoi m\u00eb tri v\u00ebllime: t\u00eb parin e quajti &#8220;Uratorja e Kish\u00ebs Orthodhokse&#8221;, sipas tekstit liturgjik kishtar &#8220;Eukologjion&#8221;, t\u00eb dytin e quajti: &#8220;Kremtorja e Kish\u00ebs Orthodhokse&#8221;, me sh\u00ebrbesat e mbr\u00ebmjes e t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb dielave t\u00eb zakonshme dhe t\u00eb t\u00eb kremteve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb, kurse v\u00ebllimin e tret\u00eb e quajti &#8220;Triodi &#8211; Pes\u00ebdhjetorja&#8221;, q\u00eb ishte bashkimi n\u00eb nj\u00eb v\u00ebllim i t\u00eb dy teksteve liturgjik\u00eb: &#8220;Triodhi&#8221; dhe &#8220;Pendikostar i Vog\u00ebl&#8221;.<\/p>\n<p>K\u00ebto ribotime, ndon\u00ebse m\u00eb t\u00eb plota nga p\u00ebrmbajtja, l\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar p\u00ebrsa i p\u00ebrket besnik\u00ebris\u00eb ndaj teksteve origjinale, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse. Si\u00e7 e thekson edhe vet\u00eb Noli n\u00ebp\u00ebr parath\u00ebniet e tyre, ai ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkthim t\u00eb lir\u00eb, duke i p\u00ebrpunuar himnet n\u00eb q\u00eb t&#8217;i p\u00ebrshtaten melodis\u00eb e ritmit muzikor, duke b\u00ebr\u00eb ndryshime t\u00eb tilla q\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e tyre, t\u00eb mund t\u00eb konsiderohen si p\u00ebrpunime t\u00eb vet\u00eb Nolit, gj\u00eb q\u00eb s&#8217;\u00ebsht\u00eb e lejueshme n\u00eb Kish\u00ebn ton\u00eb. Asnj\u00eb Kish\u00eb Orthodhokse s&#8217;ka lejuar t\u00eb c\u00ebnohet sadopak p\u00ebrmbajtja p\u00ebr hir t\u00eb melodis\u00eb e t\u00eb ritmit muzikor. Uniteti i ritit liturgjik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb e vjet\u00ebr dhe nj\u00eb nga parimet kryesore t\u00eb unitetit t\u00eb besimit t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse, pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse dhe e pandar\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs dhe Kisha jon\u00eb Orthodhokse Autoqefale.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb teksteve t\u00eb botimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Imz. Nolit, Kisha jon\u00eb, e cila sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb riorganizim e sip\u00ebr, po p\u00ebrdor n\u00eb kryerjen e sh\u00ebrbesave fetare tekstet liturgjik\u00eb t\u00eb botimit t\u00eb dyt\u00eb. Nd\u00ebrkaq, ajo, q\u00eb n\u00eb fillim, ngarkoi nj\u00eb komision n\u00ebn kryesin\u00eb e Fortlumturis\u00eb s\u00eb Tij, Kryepiskopit Anastas, q\u00eb me baz\u00eb p\u00ebrkthimet e botimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Imz. Nolit, t\u00eb p\u00ebrgatit\u00eb p\u00ebr botim (duke ia p\u00ebrshtatur gjuh\u00ebs s\u00eb sotme shqipe dhe duke i plot\u00ebsuar me sh\u00ebrbesat e tjera e me sh\u00ebnimet tipikonale t\u00eb teksteve origjinale t\u00eb Orthodhoksis\u00eb mbar\u00eb), tekstet e nevojsh\u00ebm liturgjik\u00eb. Deri tani \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur e botuar n\u00eb format special kishtar teksti &#8220;Libri i Sh\u00ebrbesave t\u00eb Shenjta&#8230;&#8221; (1994), \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr botim teksti &#8220;Uratorja&#8221; dhe po punohet p\u00ebr &#8220;Lutjesoren&#8221;, &#8220;Pes\u00ebdhjetorin&#8221; dhe &#8220;Triodhin&#8221;.<\/p>\n<p>Imzot Noli mbetet gjithnj\u00eb nism\u00ebtari dhe \u00e7ar\u00ebsi m\u00eb i madh e m\u00eb sistematik n\u00eb fush\u00ebn e p\u00ebrkthimit t\u00eb teksteve liturgjik\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb, q\u00eb, me shum\u00eb p\u00ebrpjekje e kurajo, n\u00eb rrethana jasht\u00ebzakonisht t\u00eb v\u00ebshtira, krijoi kushtet e kryerjes n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, t\u00eb sh\u00ebrbesave kryesore t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb. Ndaj, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb e p\u00ebrkujton me shum\u00eb respekt dhe nderim n\u00eb p\u00ebrvjetorin e 30-t\u00eb t\u00eb nd\u00ebrrimit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Studim i Dhimit\u00ebr Bedulit p\u00ebr 30-vjetorin e vdekjes s\u00eb Imzot Theofan Nolit, q\u00eb fokusohet n\u00eb kontributin e tij madhor n\u00eb p\u00ebrkthimin e teksteve liturgjike orthodhokse n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. P\u00ebrshkruan historikun e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb hershme, list\u00ebn e botimeve t\u00eb Nolit nga 1908-1914, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e p\u00ebrkthimit liturgjik dhe pun\u00ebn aktuale t\u00eb KOASH p\u00ebr ribotim.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Me rastin e 30-vjetorit t\u00eb vdekjes","numri":"3 (30)","viti":"1995","muaji":"Mars","muaji_numer":"3","dita":"","faqet":"[2, 4]","fjale_kyce":"[\"Fan S. Noli\", \"tekste liturgjike\", \"Kisha Orthodhokse\", \"p\u00ebrkthime\", \"shqip\", \"Java e Madhe\", \"Liturgjia e Sh\u00ebn Joan Gojartit\", \"Kryekisha Sh\u00ebn Gjergj\", \"Amerik\u00eb\", \"Triodhi\", \"Pes\u00ebdhjetorja\", \"Uratorja\"]","permbledhje":"Studim i Dhimit\u00ebr Bedulit p\u00ebr 30-vjetorin e vdekjes s\u00eb Imzot Theofan Nolit, q\u00eb fokusohet n\u00eb kontributin e tij madhor n\u00eb p\u00ebrkthimin e teksteve liturgjike orthodhokse n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. P\u00ebrshkruan historikun e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb hershme, list\u00ebn e botimeve t\u00eb Nolit nga 1908-1914, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e p\u00ebrkthimit liturgjik dhe pun\u00ebn aktuale t\u00eb KOASH p\u00ebr ribotim.","autori":"Dhimit\u00ebr Beduli","kategoria":"Histori \/ Kultur\u00eb liturgjike","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9699],"ngjallja_autori":[9259],"ngjallja_viti":[9667],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-83218","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-histori-kulture-liturgjike","ngjallja_autori-dhimiter-beduli","ngjallja_viti-9667","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kontributi i Imzot Nolit n\u00eb p\u00ebrkthimin e teksteve liturgjike - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-imzot-nolit-ne-perkthimin-e-teksteve-liturgjike\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83218\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-imzot-nolit-ne-perkthimin-e-teksteve-liturgjike\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-imzot-nolit-ne-perkthimin-e-teksteve-liturgjike\/\",\"name\":\"Kontributi i Imzot Nolit n\u00eb p\u00ebrkthimin e teksteve liturgjike - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:07:49+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-imzot-nolit-ne-perkthimin-e-teksteve-liturgjike\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-imzot-nolit-ne-perkthimin-e-teksteve-liturgjike\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-imzot-nolit-ne-perkthimin-e-teksteve-liturgjike\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kontributi i Imzot Nolit n\u00eb p\u00ebrkthimin e teksteve liturgjike\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kontributi i Imzot Nolit n\u00eb p\u00ebrkthimin e teksteve liturgjike - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-imzot-nolit-ne-perkthimin-e-teksteve-liturgjike\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83218","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-imzot-nolit-ne-perkthimin-e-teksteve-liturgjike\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-imzot-nolit-ne-perkthimin-e-teksteve-liturgjike\/","name":"Kontributi i Imzot Nolit n\u00eb p\u00ebrkthimin e teksteve liturgjike - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:07:49+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-imzot-nolit-ne-perkthimin-e-teksteve-liturgjike\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-imzot-nolit-ne-perkthimin-e-teksteve-liturgjike\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kontributi-i-imzot-nolit-ne-perkthimin-e-teksteve-liturgjike\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kontributi i Imzot Nolit n\u00eb p\u00ebrkthimin e teksteve liturgjike"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83218","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83218"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83218"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83218"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83218"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83218"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}