{"id":83142,"date":"2026-06-01T02:06:26","date_gmt":"2026-06-01T00:06:26","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-nje-gezim-qe-transformon-realitetin\/"},"modified":"2026-06-01T02:06:26","modified_gmt":"2026-06-01T00:06:26","slug":"me-nje-gezim-qe-transformon-realitetin","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-nje-gezim-qe-transformon-realitetin\/","title":{"rendered":"Me nj\u00eb g\u00ebzim q\u00eb transformon realitetin"},"content":{"rendered":"<p>Klerit dhe besimtar\u00ebve shpres\u00ebtar\u00eb orthodhoks\u00eb<\/p>\n<p>Bij t\u00eb shtrenjt\u00eb m\u00eb Zotin,<\/p>\n<p>&#8220;Na tek po ju jap juve z\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb g\u00ebzim t\u00eb madh&#8221; (Llk. 2:10).<\/p>\n<p>Pas surpriz\u00ebs s\u00eb par\u00eb nga pasuria e p\u00ebrvoj\u00ebs fetare, q\u00eb jetuam n\u00eb Shqip\u00ebri pas persekutimit, gjendemi tani p\u00ebrpara nj\u00eb rreziku t\u00eb paduksh\u00ebm: T&#8217;i v\u00ebm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat trondit\u00ebse t\u00eb jet\u00ebs, q\u00eb zbulon Ungjilli i krishter\u00eb, n\u00eb korniza festive; t\u00eb shnd\u00ebrrojm\u00eb piramid\u00ebn p\u00ebr shp\u00ebtimin e gjinis\u00eb njer\u00ebzore, Lindjen e Shp\u00ebtimtarit, n\u00eb nj\u00eb fest\u00eb piktoreske t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie konsumi, ku shk\u00ebmbejm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mekanike urime t\u00eb pap\u00ebrcaktuara.<\/p>\n<p>Sigurisht, k\u00ebto dit\u00eb duhet t\u00eb kemi g\u00ebzim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb; t\u00eb thell\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ve\u00e7se, jo duke u larguar p\u00ebr pak nga bezdia e rutin\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme, por duke marr\u00eb fuqi dhe hir, q\u00eb t&#8217;i b\u00ebjm\u00eb ball\u00eb jet\u00ebs me urt\u00ebsin\u00eb dhe perspektiv\u00ebn e besimit, q\u00eb na fali Biri i Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb u b\u00eb njeri.<\/p>\n<p>&#8220;Mos u frik\u00ebsoni, sepse na tek po ju jap juve z\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb g\u00ebzim t\u00eb madh&#8230;&#8221;. Barinjt\u00eb u frik\u00ebsuan nga drita e papar\u00eb q\u00eb i rrethoi. Frika e tyre nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me frik\u00eb t\u00eb shpirtit, por me nderim p\u00ebrpara pranis\u00eb verbuese t\u00eb engj\u00ebjve. Zakonisht, frika u detyrohet preteksteve dhe arsyeve t\u00eb tjera. Sidoqoft\u00eb, shprehja ungjillore &#8220;Mos u frik\u00ebsoni&#8221;, mbetet aktuale p\u00ebr \u00e7do gjendje dhe form\u00eb frike. Shpeshher\u00eb, madje edhe mbas ngjarjesh t\u00eb tmerrshme n\u00eb dukje, mund t\u00eb gjendet nj\u00eb mesazh i shum\u00ebr\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i Providenc\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Por edhe at\u00ebhere kur frik\u00ebn e krijon nd\u00ebrgjegjja fajtore ose pazhd\u00ebsia dhe urrejtja e njer\u00ebzve apo edhe ana tragjike e kushteve t\u00eb jet\u00ebs, megjithat\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri, q\u00ebndron shprehja &#8220;Mos u frik\u00ebsoni&#8221;. Sepse &#8220;me ne \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndia&#8221;, i T\u00ebr\u00eburti dhe i Gjith\u00ebpushtetshmi; i Cili nuk pushoi s\u00eb vepruari n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb panjohura dhe t\u00eb \u00e7uditshme, duke u dh\u00ebn\u00eb zgjidhje problemeve m\u00eb t\u00eb komplikuara dhe m\u00eb t\u00eb err\u00ebta.<\/p>\n<p>&#8220;Na tek po ju jap juve z\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb g\u00ebzim t\u00eb madh&#8221;. Shp\u00ebtimtari i porsalindur vjen t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb njeriun nga rob\u00ebria e m\u00ebkatit: nga egoizmi, g\u00ebnjeshtra, shfryt\u00ebzimi, padrejt\u00ebsia, ankthi. Vjen t&#8217;i zbuloj\u00eb dashurin\u00eb e pakuptueshme t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe t&#8217;i jap\u00eb hirin dhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb dashuri pa interes.<\/p>\n<p>Trup\u00ebzimi hyjnor solli n\u00eb bot\u00eb g\u00ebzim t\u00eb pallogaritsh\u00ebm, sepse i zbuloi njeriut Per\u00ebndin\u00eb. Dhe m\u00eb tej, i zbuloi njeriut veten e vet &#8211; fisnik\u00ebrin\u00eb e prejardhjes s\u00eb tij dhe madh\u00ebshtin\u00eb e destinacionit t\u00eb tij. Biri i Per\u00ebndis\u00eb &#8220;pa u ndar\u00eb nga natyra hyjnore mori pjes\u00eb prej brumit ton\u00eb. Krishti lindi i dynatyrsh\u00ebm, duke dashur t\u00eb p\u00ebrplot\u00ebsoj\u00eb bot\u00ebn e sip\u00ebrme&#8221;. Duke marr\u00eb natyr\u00ebn njer\u00ebzore u bashkua p\u00ebrher\u00eb me t\u00eb, e ndryshoi dhe e ngriti deri n\u00eb fronin e Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>G\u00ebzimi i Krishtlindjes \u00ebsht\u00eb &#8220;i madh&#8221;, sepse u referohet problemeve thelb\u00ebsore t\u00eb qenies njer\u00ebzore dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, duke p\u00ebrqafuar gjith\u00eb spektrin e jet\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzimit deri n\u00eb mbarimin e skajsh\u00ebm t\u00eb saj. Dhe mesazhi arrin kulmin n\u00eb lajmin e pakuptuesh\u00ebm se tanim\u00eb pas Trup\u00ebzimit t\u00eb Birit t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, njeriu mundet t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00ebtar i natyr\u00ebs dhe lavdis\u00eb hyjnore.<\/p>\n<p>Ky g\u00ebzim i pamohuesh\u00ebm &#8220;\u00ebsht\u00eb i gjith\u00eb popullit&#8221;. Nuk destinohet vet\u00ebm p\u00ebrdisa t\u00eb zgjedhur, por p\u00ebr \u00e7do njeri, t\u00eb varf\u00ebr apo t\u00eb pasur, t\u00eb s\u00ebmur\u00eb apo t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, t\u00eb ditur apo t\u00eb padituar, t\u00eb drejt\u00eb apo m\u00ebkatar. Krishti fton n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Tij t\u00eb gjith\u00eb pa p\u00ebrjashtim &#8211; duke treguar dashuri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb &#8220;vegj\u00eblit&#8221;, t\u00eb vuajturit, t\u00eb huajt dhe t\u00eb p\u00ebrndjekurit. Dhe ky &#8220;g\u00ebzim i madh&#8221; duhet t\u00eb transmetohet dhe t\u00eb gjall\u00ebroj\u00eb \u00e7do popull pa dallim race, gjuhe apo prejardhjeje, p\u00ebrderisa Krishti merr gjith\u00eb njer\u00ebzoren, thell\u00ebsin\u00eb e qenies s\u00eb natyr\u00ebs njer\u00ebzore dhe jo di\u00e7ka nga l\u00ebvozhga e jashtme e saj. Prandaj &#8220;t\u00eb gjitha sot mbushen me g\u00ebzim&#8221;.<\/p>\n<p>II<\/p>\n<p>Nj\u00eb pranim i till\u00eb i g\u00ebzuesh\u00ebm i mesazhit t\u00eb Krishtlindjes nuk \u00e7on n\u00eb ndonj\u00eb largim metafizik nga realiteti i ashp\u00ebr imediat i jet\u00ebs son\u00eb. Leximet ungjillore t\u00eb s\u00eb kremtes nuk p\u00ebrshkruajn\u00eb vet\u00ebm pjes\u00ebmarrjen lavd\u00ebruese t\u00eb engj\u00ebjve, faljen adhuruese t\u00eb barinjve dhe t\u00eb mag\u00ebve. Paralelisht, me nj\u00eb thjesht\u00ebsi prek\u00ebse, regjistrojn\u00eb indiferenc\u00ebn e akullt t\u00eb mjedisit, padyshueshm\u00ebrin\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn lind Krishti, e vetmja shpres\u00eb e bot\u00ebs. Zbulojn\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebekzistenc\u00eb paradoksale g\u00ebzimi, shprese dhe dhimbjeje. Nuk flasin vet\u00ebm p\u00ebr paqe, por edhe p\u00ebr p\u00ebrndjekjen e pam\u00ebshirshme q\u00eb fillon kund\u00ebr Paqeb\u00ebr\u00ebsit q\u00eb n\u00eb vitet e foshnj\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij.<\/p>\n<p>Tipi i l\u00ebkundsh\u00ebm i Irodhit, me fobit\u00eb e tij paranoike dhe ashp\u00ebrsin\u00eb e tij t\u00eb padruajtur, mbetet simbolizmi shekullor i pushtetit t\u00eb t\u00eb fuqishm\u00ebve t\u00eb her\u00ebpashersh\u00ebm, q\u00eb synon t\u00eb zhduk\u00eb t\u00eb pafajshmit e pambrojtur. K\u00ebshtu shprehja e Ungjillit &#8220;Mos u frik\u00ebsoni&#8221; fiton gjith\u00eb intesintetin tragjik, por edhe fuqin\u00eb e Tij shp\u00ebtimtare, ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb e mb\u00ebshtetur n\u00eb \u00e7ifte antitezash: f\u00ebmija i pafajsh\u00ebm, n\u00eb emrin e s\u00eb cil\u00ebs &#8220;do t\u00eb p\u00ebrgjunjet \u00e7do gj\u00eb nga qielloret, t\u00eb dheshmet dhe t\u00eb n\u00ebndheshmet&#8221; &#8211; p\u00ebrball\u00eb indiferenc\u00ebs anonime dhe tiranis\u00eb em\u00ebrore. Princi i paqes ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb me pushtetin egocentrik, \u00e7njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto antiteza theksojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr mesazhin: &#8220;Na tek po ju jap juve z\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb g\u00ebzim t\u00eb madh&#8230;&#8221; Ka shpres\u00eb edhe at\u00ebhere kur gjendemi n\u00eb vuajtje t\u00eb ashpra dhe kushte t\u00eb zymta shtypjesh dhe dekadence. Fjal\u00ebn e fundit n\u00eb Historin\u00eb vetjake, kolektive dhe bot\u00ebrore, nuk e kan\u00eb planet djall\u00ebzore t\u00eb urrejtjes, egoizmit, dhun\u00ebs dhe padrejt\u00ebsis\u00eb, por dashuria e Per\u00ebndis\u00eb Triadike &#8220;q\u00eb kap\u00ebrcen \u00e7do dituri&#8221;, e cila zbulohet me Trup\u00ebzimin e Fjal\u00ebs Hyjnore. Prandaj kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shijojm\u00eb g\u00ebzimin n\u00eb shpres\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb g\u00ebzim t\u00eb qen\u00ebsish\u00ebm Krishtlindjesh, q\u00eb asgj\u00ebson \u00e7do lloj k\u00ebrc\u00ebnimi dhe frike, ju uroj v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb mi. Nj\u00eb ngaz\u00ebllim t\u00eb brendsh\u00ebm, t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm; q\u00eb nuk injoron realitetin e ashp\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb, por q\u00eb ka fuqin\u00eb ta shikoj\u00eb n\u00eb sy, ta mposht\u00eb me qet\u00ebsi dhe ta transformoj\u00eb me durim.<\/p>\n<p>Tiran\u00eb, Krishtlindje 1994<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mesazhi i Krishtlindjes 1994 i Kryepiskopit Anastas drejtuar klerit dhe besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb. Theksohet rreziku i kthimit t\u00eb Krishtlindjes n\u00eb fest\u00eb konsumi dhe nevoja p\u00ebr g\u00ebzim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb del nga Trup\u00ebzimi Hyjnor. Mesazhi flet p\u00ebr shpres\u00eb edhe n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira dhe p\u00ebr dashurin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb Triadike q\u00eb zbulohet me Lindjen e Shp\u00ebtimtarit.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Mesazhi i Kryepiskopit Anastas","numri":"1 (28)","viti":"1995","muaji":"Janar","muaji_numer":"1","dita":"","faqet":"[1, 2]","fjale_kyce":"[\"Krishtlindje\", \"Anastasi\", \"Kryepiskop\", \"g\u00ebzim\", \"mesazh\", \"Trup\u00ebzimi\", \"Ungjill\", \"shpres\u00eb\", \"Per\u00ebndi\", \"Krisht\", \"Irodhi\", \"barinjt\u00eb\"]","permbledhje":"Mesazhi i Krishtlindjes 1994 i Kryepiskopit Anastas drejtuar klerit dhe besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb. Theksohet rreziku i kthimit t\u00eb Krishtlindjes n\u00eb fest\u00eb konsumi dhe nevoja p\u00ebr g\u00ebzim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb del nga Trup\u00ebzimi Hyjnor. Mesazhi flet p\u00ebr shpres\u00eb edhe n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira dhe p\u00ebr dashurin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb Triadike q\u00eb zbulohet me Lindjen e Shp\u00ebtimtarit.","autori":"+ Anastasi, Kryepiskop i Tiran\u00ebs dhe i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb","kategoria":"Mesazh","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9292],"ngjallja_autori":[9360],"ngjallja_viti":[9667],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-83142","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-mesazh","ngjallja_autori-anastasi-kryepiskop-i-tiranes-dhe-i-gjithe-shqiperise","ngjallja_viti-9667"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Me nj\u00eb g\u00ebzim q\u00eb transformon realitetin - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-nje-gezim-qe-transformon-realitetin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83142\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-nje-gezim-qe-transformon-realitetin\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-nje-gezim-qe-transformon-realitetin\/\",\"name\":\"Me nj\u00eb g\u00ebzim q\u00eb transformon realitetin - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:06:26+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-nje-gezim-qe-transformon-realitetin\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-nje-gezim-qe-transformon-realitetin\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-nje-gezim-qe-transformon-realitetin\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Me nj\u00eb g\u00ebzim q\u00eb transformon realitetin\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Me nj\u00eb g\u00ebzim q\u00eb transformon realitetin - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-nje-gezim-qe-transformon-realitetin\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83142","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-nje-gezim-qe-transformon-realitetin\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-nje-gezim-qe-transformon-realitetin\/","name":"Me nj\u00eb g\u00ebzim q\u00eb transformon realitetin - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:06:26+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-nje-gezim-qe-transformon-realitetin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-nje-gezim-qe-transformon-realitetin\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/me-nje-gezim-qe-transformon-realitetin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Me nj\u00eb g\u00ebzim q\u00eb transformon realitetin"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83142","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83142"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83142"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83142"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83142"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83142"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}