{"id":83132,"date":"2026-06-01T02:06:15","date_gmt":"2026-06-01T00:06:15","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendi-i-kryepiskopit-nuk-eshte-fron-pushteti-por-kryq-sherbimi\/"},"modified":"2026-06-01T02:06:15","modified_gmt":"2026-06-01T00:06:15","slug":"vendi-i-kryepiskopit-nuk-eshte-fron-pushteti-por-kryq-sherbimi","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendi-i-kryepiskopit-nuk-eshte-fron-pushteti-por-kryq-sherbimi\/","title":{"rendered":"&#8220;Vendi i Kryepiskopit nuk \u00ebsht\u00eb fron pushteti, por kryq sh\u00ebrbimi&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>1. &#8211; Lajmet m\u00eb t\u00eb fundit b\u00ebjn\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgatitje shtet\u00ebrore p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin tuaj t\u00eb shpejt\u00eb. Po sipas k\u00ebtyre burimeve thuhet se n\u00eb vendin tuaj do t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb shqiptar. Gjer ku arrin informimi juaj rreth k\u00ebtij lajmi?<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrve\u00e7 atyre gj\u00ebrave q\u00eb shkruhen her\u00eb pas here n\u00eb disa gazeta &#8211; madje disa gazetar\u00eb thjesht rip\u00ebrtypin tekste t\u00eb vjetra q\u00eb jan\u00eb botuar para dy vjet\u00ebsh &#8211; njoftime m\u00eb t\u00eb reja t\u00eb p\u00ebrgjegjshme nuk kemi. N\u00eb qoft\u00eb se u gjet ndonj\u00eb shqiptar, p\u00ebrshtatshm\u00ebrisht i formuar, q\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kritike t\u00eb rind\u00ebrtimit nga g\u00ebrmadhat t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr detyr\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb e komplekse t\u00eb Kryepiskopit, do t\u00eb ishte nj\u00eb lajm shum\u00eb i k\u00ebndsh\u00ebm. Por, njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb nuk zbulohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papritur, madje dhe pa dijenin\u00eb e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Pik\u00ebrisht, se nuk kishte nj\u00eb person t\u00eb till\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs, ndaj edhe Kisha ma ngarkoi mua k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim kryqi. Sepse t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i njohin gj\u00ebrat, e kuptojn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr ndonj\u00eb fron pushteti, por p\u00ebr nj\u00eb kryq dhiakonie.<\/p>\n<p>Besoj e p\u00ebrpiqem n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme &#8211; duke ndjekur me p\u00ebrul\u00ebsi shembullin e Shenjtor\u00ebve Cirili dhe Metodi &#8211; p\u00ebr krijimin e nj\u00eb udh\u00ebheqjeje kishtare t\u00eb lindur prej k\u00ebsaj toke. Nj\u00eb nga p\u00ebrkujdesjet e mia t\u00eb para ishte p\u00ebrgatitja e kuadrove t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kam hirotonisur tashm\u00eb 60 klerik\u00eb t\u00eb rinj shqiptar\u00eb. Gjithashtu, t\u00eb gjitha organet administrative t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, K\u00ebshilli i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Kishtar, K\u00ebshillat e Mitropolive, p\u00ebrb\u00ebhen nga shtetas shqiptar\u00eb dhe Kryepiskopi bashk\u00ebpunon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb harmonike me ta. Por, kur shtrohet \u00e7\u00ebshtja e Episkop\u00ebve dhe e Kryepiskopit, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb komplekse. Kandidat\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb murgj, me studime t\u00eb plota teologjike, me p\u00ebrvoj\u00eb, me pjekuri spirituale dhe t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb p\u00eblqimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb orthodhoks\u00ebve. N\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs Episkop\u00ebt nuk imponohen nga njer\u00ebz q\u00eb i p\u00ebrkasin komuniteteve t\u00eb tjera fetare ose q\u00eb nuk i p\u00ebrkasin asnj\u00ebrit. Autoqefalia e Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e mbron at\u00eb nga p\u00ebrzierja e pushteteve t\u00eb tjera, qofshin ato jasht\u00eb ose brenda Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ne lutemi dhe punojm\u00eb n\u00eb drejtimin q\u00eb Per\u00ebndia t\u00eb nxjerr\u00eb sa m\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur njer\u00ebz t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm, q\u00eb t\u00eb hirotonisen episkop\u00eb &#8211; sepse ky \u00ebsht\u00eb hapi q\u00eb pason, p\u00ebr t\u00eb pasur sa m\u00eb par\u00eb Sinodhin e Episkop\u00ebve orthodhoks\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri &#8211; dhe, sigurisht, dikush prej tyre do t\u00eb zgjidhet Kryepiskop. Por, natyrisht, nuk do t\u00eb ishte e udh\u00ebs, as e pranueshme, nga t\u00eb interesuarit drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, q\u00eb nj\u00eb studenti t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb t&#8217;i ngarkohej q\u00eb t\u00eb organizoj\u00eb e t\u00eb drejtoj\u00eb nj\u00eb spital ose t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb operacion zemre; nuk mjafton p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm shtetas shqiptar. Di\u00e7ka analoge \u00ebsht\u00eb edhe me pun\u00ebn tep\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjegjshme e komplekse t\u00eb riorganizimit nga g\u00ebrmadhat t\u00eb nj\u00eb Kishe lokale. Dhe t\u00eb interesuarit drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, orthodhoksit, sigurisht q\u00eb nuk do t\u00eb pranojn\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme nga jasht\u00eb n\u00eb ecurin\u00eb e Kish\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>2. &#8211; Kush e solli n\u00eb fronin e Kryepiskopit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Kryehir\u00ebsin\u00eb e tij Anastas dhe \u00e7far\u00eb ka kryer deri tani?<\/p>\n<p>&#8211; Ajo q\u00eb m\u00eb solli n\u00eb sh\u00ebrbimin tim t\u00eb sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb, pas 50 vjet persekutimi t\u00eb eg\u00ebr, nuk kishte asnj\u00eb kandidat q\u00eb do t\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb mision t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e k\u00ebrkues t\u00eb Kryepiskopit, i cili kishte p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbte nga themelet nd\u00ebrtes\u00ebn komplekse e t\u00eb shumanshme t\u00eb nj\u00eb Kishe Orthodhokse Autoqefale lokale.<\/p>\n<p>Vitin e par\u00eb erdha n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb par\u00eb gjendjen dhe \u00e7far\u00eb kishte shp\u00ebtuar nga persekutimi shum\u00ebvje\u00e7ar, si Eksark Patriarkal, i d\u00ebrguar i Patrikan\u00ebs Ekumenike &#8211; q\u00eb si protothrone (Froni i par\u00eb), n\u00eb sistemin e Kishave Orthodhokse dhe si Kish\u00eb N\u00ebn\u00eb q\u00eb dha Autoqefalin\u00eb &#8211; e kishte p\u00ebr detyr\u00eb kujdesin p\u00ebr Kish\u00ebn e shkat\u00ebrruar. Kur ishte fjala q\u00eb t\u00eb kthehesha n\u00eb katedr\u00ebn time t\u00eb Universitetit t\u00eb Athin\u00ebs dhe n\u00eb Akademi, Orthodhoks\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, pavar\u00ebsisht nga origjina, u lut\u00ebn me k\u00ebmb\u00ebngulje q\u00eb un\u00eb t\u00eb q\u00ebndroja pran\u00eb tyre si Kryepiskop, p\u00ebr riorganizimin e Kish\u00ebs s\u00eb shkat\u00ebrruar Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebshilli i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Kishtar ia transmetoi k\u00ebt\u00eb lutje edhe Patrikan\u00ebs Ekumenike. Kur m\u00eb 24 qershor 1992 u komunikua zgjedhja ime, u ndodha para dilemave t\u00eb fuqishme dhe mendimi im i par\u00eb ishte q\u00eb ta refuzoja k\u00ebt\u00eb kryq. Por, kur m\u00eb 30 qershor u takova me Shk\u00eblqesin\u00eb e Tij, Presidentin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, z. Berisha, dhe ai m\u00eb tha me qart\u00ebsi se zgjedhja ime pranohet me k\u00ebnaq\u00ebsi dhe po ky sigurim iu p\u00ebrs\u00ebrit edhe Delegacionit zyrtar t\u00eb Patrikan\u00ebs Ekumenike, i cili erdhi dhe u takua me z. President m\u00eb 4.7.1992, at\u00ebher\u00eb u thye edhe rezervimi im. P\u00ebrfundimisht, m\u00eb 12.7.1992, dometh\u00ebn\u00eb tri jav\u00eb pas zgjedhjes time, ia dhash\u00eb p\u00ebrgjigjen Patrikan\u00ebs Ekumenike, se e pranoj k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej asaj kohe, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb, u rikrijua dhe u riorganizua me rit\u00ebm shum\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb. K\u00ebshtu &#8211; U zhvilluan dy Konferenca kleriko-laike, u zgjodh\u00ebn K\u00ebshilli i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Kishtar, K\u00ebshillat e Metropolive dhe Epitropit\u00eb Kishtare t\u00eb Enorive, n\u00eb qytetet dhe fshatrat; Me donacionet q\u00eb u grumbulluan nga miq dhe t\u00eb njohur tan\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe Amerik\u00eb, u nd\u00ebrtuan nga themelet 30 kisha, u restauruan 33 dhe po punohet n\u00eb 61 t\u00eb tjera; U ble dhe u rikonstruktua godina, ku p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb do t\u00eb strehohen t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet baz\u00eb t\u00eb Kryepiskopat\u00ebs, si dhe u blen\u00eb dhe u rikonstruktuan godinat e Mitropolive n\u00eb qytetet e tjera. &#8211; Kisha ka organizuar Sh\u00ebrbimin e vet Teknik. &#8211; Q\u00eb nga shkurti 1992 funksionon Shkolla jon\u00eb Teologjike-Hieratike dhe tashm\u00eb kan\u00eb filluar punimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e godinave t\u00eb k\u00ebsaj shkolle n\u00eb Manastirin e Shenjt\u00eb t\u00eb Sh\u00ebn Vlashit n\u00eb Durr\u00ebs (sip\u00ebrfaqja e brendshme e p\u00ebrgjithshme 2.500 m2), nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vazhdon restaurimi i vet\u00eb Manastirit. &#8211; Kisha boton gazet\u00ebn mujore, librat dhe kalendar\u00ebt e saj fetar\u00eb. Ajo ka shtypshkronj\u00ebn e vet dhe nj\u00eb punishte qirinjsh. &#8211; Me Sh\u00ebrbimin Juridik t\u00eb saj p\u00ebrpiqet t\u00eb rimarr\u00eb pasurin\u00eb kishtare, e cila vazhdon t\u00eb jet\u00eb e konfiskuar. &#8211; Organizoi &#8220;Sh\u00ebrbimin e Dashuris\u00eb&#8221;, i cili deri tani ka shp\u00ebrndar\u00eb mbi disa qindra ton\u00eb ushqime, ila\u00e7e, veshmbathje, me vler\u00eb mbi 50 milion\u00eb lek\u00eb, pavar\u00ebsisht nga p\u00ebrkat\u00ebsia fetare. S\u00eb shpejti fillon n\u00eb Tiran\u00eb ngritja e nj\u00eb Qendre moderne sh\u00ebndet\u00ebsore; &#8211; Zhvillohet gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr vepra liturgjikale predikuese dhe katekizuese Orthodhokse, e cila gjen mb\u00ebshtetje t\u00eb fuqishme tek Lidhja e Intelektual\u00ebve, Lidhja e Rinis\u00eb dhe ajo e Gruas Orthodhokse. &#8211; Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb, me inisiativ\u00ebn e Kryepiskopit, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e saj, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb an\u00ebtare e Konferenc\u00ebs s\u00eb Kishave Evropiane dhe e K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave.<\/p>\n<p>3. &#8211; A ekziston realisht fondamentaliz\u00ebm orthodhoks n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>&#8211; Origjinale kjo pyetja juaj. \u00c7&#8217;lloj fondamentalizmi orthodhoks mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri? Para s\u00eb gjithash, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb deri para tre vjet\u00ebsh ishte krejt e shkat\u00ebrruar. Qysh se ka ardhur demokracia Kisha lufton me nj\u00eb mij\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi q\u00eb t\u00eb ngrihet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e saja. Juve jeni gazetar dhe e dini mir\u00eb se \u00e7&#8217;b\u00ebhet me mjetet e informacionit. A keni par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb artikull me autor orthodhoks kund\u00ebr ndonj\u00eb komuniteti tjet\u00ebr fetar apo an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij? N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, n\u00eb qindra kan\u00eb arritur shkrimet e ndryshme shpif\u00ebse q\u00eb, shkruhen kund\u00ebr Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe udh\u00ebheqjes s\u00eb saj, me pretekste t\u00eb llojllojshme dhe me akuza t\u00eb pabaza. Ne, megjithat\u00eb, u p\u00ebrgjigjemi me qet\u00ebsi e mir\u00ebsjellje. Mir\u00ebpo p\u00ebrgjigjeve tona nuk u jepet publicitet nga mjetet e informimit, megjith\u00eb detyrimin e qart\u00eb q\u00eb ua imponon nj\u00eb demokraci moderne.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb mjaft raste, Kisha jon\u00eb u n\u00ebnshtrohet dallimeve t\u00eb padrejta, q\u00eb e frenojn\u00eb zhvillimin e saj. K\u00ebshtu, Kish\u00ebs nuk i \u00ebsht\u00eb kthyer asnj\u00eb Manastir p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e murgj\u00ebve dhe t\u00eb Episkop\u00ebve t\u00eb ardhsh\u00ebm. N\u00eb shum\u00eb qytete nuk i jepet truall p\u00ebr nd\u00ebrtim kishash. Ende sot, n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr shembull, pas tre vjet\u00ebsh, Orthodhoks\u00ebt jan\u00eb i vetmi komunitet fetar q\u00eb nuk ka nj\u00eb vend kulti p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb sh\u00ebrbesat m\u00eb themelore fetare. Do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmendja shum\u00eb raste t\u00eb tjera, q\u00eb tregojn\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb disfavorshme t\u00eb pajustifikuara. Gjithsesi, besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i shmangen \u00e7do tensioni dhe kufizohen n\u00eb protesta paq\u00ebsore. Ata i p\u00ebrmbahen me konsekuenc\u00eb absolute asaj, q\u00eb, qysh n\u00eb momentin e par\u00eb t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, theksojm\u00eb n\u00eb predikimet, n\u00eb artikujt dhe ligj\u00ebratat. Ata e p\u00ebrkrahin sinqerisht bashk\u00ebekzistenc\u00ebn paq\u00ebsore dhe respektin e nd\u00ebrsjellt\u00eb t\u00eb komuniteteve t\u00eb ndryshme fetare brenda vendit. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, orthodhoks\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri nuk flasin vet\u00ebm thjesht p\u00ebr nj\u00eb toleranc\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb fetare dhe p\u00ebr shmangien e implikimit t\u00eb fes\u00eb n\u00eb politik\u00eb, por punojn\u00eb edhe p\u00ebr di\u00e7ka tjet\u00ebr shum\u00eb m\u00eb pozitive: p\u00ebr mir\u00ebkuptim e respekt ndaj \u00e7do njeriu, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb beson ose nuk beson &#8211; sepse \u00e7do figur\u00eb njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb, &#8211; p\u00ebr solidaritetin, p\u00ebr bashk\u00ebpunim krijues n\u00eb aspirata t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta humanitare, p\u00ebr p\u00ebrpjekje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb sigurimin e harmonis\u00eb sociale, p\u00ebr nj\u00eb dashuri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb praktike, pa dallime.<\/p>\n<p>4. &#8211; A ka qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb an\u00ebtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Bot\u00ebrore. Ku dhe si \u00ebsht\u00eb shfaqur ky bashk\u00ebpunim?<\/p>\n<p>&#8211; Esht\u00eb pa kuptim q\u00eb nj\u00eb Kish\u00eb Orthodhokse lokale t\u00eb mos jet\u00eb organikisht e lidhur me Orthodhoksin\u00eb n\u00eb bot\u00eb. \u00c7do Kish\u00eb Orthodhokse Autoqefale lokale p\u00ebrb\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb pandar\u00eb t\u00eb &#8220;nj\u00eb Kishe, t\u00eb Shenjt\u00eb, t\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe Apostolike dhe e ruan t\u00eb patundshme gjith\u00eb \u00e7ka pranon Kisha e Shenjt\u00eb e Krishtit, themeluesi dhe Kreu i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb Zoti yn\u00eb Iisu Krishti&#8221;. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb &#8220;pjes\u00eb e pandar\u00eb e Kish\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb, t\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe Apostolike dhe, ashtu si t\u00eb gjitha Kishat e tjera Orthodhokse, i ruan t\u00eb pathyeshme parimet dogmatike, kanunet e shenjta Apostolike dhe Sinodike dhe Tradit\u00ebn e Shenjt\u00eb&#8221;. N\u00eb k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta themelohen t\u00eb gjitha statutet e deritanishme t\u00eb Kishave Orthodhokse Autoqefale &#8211; edhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Cilido izolim i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb mospranimin e saj nga Orthodhoksia bot\u00ebrore, n\u00eb d\u00ebnimin e saj me asfiksi. Me k\u00ebt\u00eb metod\u00eb t\u00eb izolimit e kishte shpartalluar regjimi komunist gjat\u00eb periudh\u00ebs 1944-1967. Vitet e fundit Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb ka rifituar pozit\u00ebn e saj kanonike brenda sistemit t\u00eb Kishave Orthodhokse t\u00eb bot\u00ebs. Ajo merr pjes\u00eb aktive dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb saj, n\u00eb kuvende nd\u00ebrorthodhokse dhe n\u00eb dialogje t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb b\u00ebhen midis Kishave Orthodhokse dhe Kishave t\u00eb tjera kristiane.<\/p>\n<p>Pra, nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr ndonj\u00eb person juridik, q\u00eb e nxjerr arsyen e ekzistenc\u00ebs nga miratimi i disa organeve administrative shtet\u00ebrore, por p\u00ebr nj\u00eb an\u00ebtare organike t\u00eb Orthodhoksis\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, q\u00eb mbrohet me qart\u00ebsi nga konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr lirin\u00eb fetare dhe t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, mendoj se shkaku m\u00eb i thell\u00eb i polemik\u00ebs q\u00eb b\u00ebhet nga disa qarqe, t\u00eb cil\u00ebt, si rregull, nuk jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe nga artikullshkruesit q\u00eb, nd\u00ebrsa u p\u00ebrkasin feve t\u00eb tjera, k\u00ebrkojn\u00eb, me pasion retorik t\u00eb imponojn\u00eb vullnetin e tyre n\u00eb Kish\u00ebn ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb fakti se Kryepiskopi \u00ebsht\u00eb grek. Madje, shum\u00eb nga ata me qart\u00ebsi e thon\u00eb se Kryepiskopi mund t\u00eb shquhet p\u00ebr formimin e tij shkencor &#8211; shtojn\u00eb edhe fjal\u00eb t\u00eb tjera lavd\u00ebrimi &#8211; por q\u00eb gabimi i tij q\u00ebndron n\u00eb at\u00eb q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb grek. Esht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u v\u00ebn\u00eb re se me gjith\u00eb polemik\u00ebn e ashp\u00ebr t\u00eb tejzgjatur, nuk u gjend p\u00ebr formulim ndonj\u00eb akuze tjet\u00ebr thelb\u00ebsore. Un\u00eb e kuptoj se ky mosbesim ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shqet\u00ebsimet e ndryshme politike, t\u00eb cilat jan\u00eb shtuar koh\u00ebt e fundit. N\u00eb koh\u00ebn e zgjedhjes time, sigurisht, marr\u00ebdh\u00ebniet e t\u00eb dy popujve fqinj ishin n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Duke i njohur ndjeshm\u00ebrit\u00eb historike t\u00eb popujve, nuk do ta pranoja kurr\u00eb nj\u00eb mision aq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe t\u00eb shenjt\u00eb, po t\u00eb kisha pasur informacionin, dyshimin apo intuit\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se ekzistojn\u00eb plane zyrtare t\u00eb Greqis\u00eb kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebrkundrazi, e di shum\u00eb mir\u00eb se popujt e t\u00eb dy vendeve d\u00ebshirojn\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebn paq\u00ebsore, mir\u00ebkuptimin v\u00ebllaz\u00ebror dhe bashk\u00ebpunimin p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb re t\u00eb Ballkanit dhe, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, t\u00eb Europ\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, t\u00eb pajtimit e t\u00eb dashuris\u00eb, Kisha jon\u00eb mund t\u00eb kontribuoj\u00eb vendosm\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, kuptoj q\u00eb shum\u00eb nga ata t\u00eb cil\u00ebt her\u00eb pas here e sulmojn\u00eb Kryepiskopin me argumente t\u00eb ndrysh\u00ebm, kryesisht t\u00eb karakterit politik, jan\u00eb t\u00eb edukuar me nj\u00eb arsim ateist, i cili nuk e p\u00ebrfillte seriozisht fen\u00eb dhe nd\u00ebrgjegjen fetare. Dhe, natyrisht, dikush q\u00eb nuk beson aspak n\u00eb ekzistenc\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb ose t\u00eb Krishtit e ka shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besoj\u00eb e t\u00eb pranoj\u00eb se ka njer\u00ebz q\u00eb jet\u00ebn e tyre e kan\u00eb kushtuar ekskluzivisht p\u00ebr dashurin\u00eb e Krishtit dhe p\u00ebr kultivimin e dashuris\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Por populli shqiptar n\u00eb shumic\u00ebn e tij nuk ka v\u00ebshtir\u00ebsi q\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb se ka shembuj t\u00eb panum\u00ebrt q\u00eb tregojn\u00eb qart\u00eb se nd\u00ebrgjegja fetare funksionon me kanone dhe ligje t\u00eb tjera, t\u00eb ndryshme nga ato q\u00eb mbronte doktrina marksiste-leniniste. P\u00ebrpjekja ime e deritanishme n\u00eb Shqip\u00ebri i p\u00ebrmbahet k\u00ebsaj linje dhe lutja ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb e gjith\u00eb sh\u00ebrbimi im i k\u00ebtush\u00ebm t\u00eb mbetet nj\u00eb d\u00ebshmi e dashuris\u00eb s\u00eb sinqert\u00eb dhe e krijimit paq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Intervistoi: Xhovani Shyti<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb e Kryepiskopit Anastas botuar n\u00eb gazet\u00ebn &#8220;Koha jon\u00eb&#8221; m\u00eb 18 tetor 1994. P\u00ebrgjigjet pyetjeve mbi p\u00ebrgatitjet shtet\u00ebrore p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e tij, m\u00ebnyr\u00ebn se si u zgjodh, p\u00ebrvoj\u00ebn e rim\u00ebk\u00ebmbjes s\u00eb Kish\u00ebs, akuzat e fondamentalizmit dhe lidhjet me Orthodhoksin\u00eb Bot\u00ebrore. P\u00ebrmenden 60 hirotonime, nd\u00ebrtimi i 30 kishave, restaurimi i 33 t\u00eb tjerave dhe shum\u00eb arritje organizative.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Intervist\u00eb e Kryepiskopit Anastas p\u00ebr gazet\u00ebn \"Koha jon\u00eb\", 18 tetor 1994. Un\u00eb q\u00ebndroj k\u00ebtu si peshkop n\u00eb baz\u00eb t\u00eb lutjes dhe k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb orthodhoks\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb","numri":"12 (27)","viti":"1994","muaji":"Dhjetor","muaji_numer":"12","dita":"18","faqet":"[9, 10]","fjale_kyce":"[\"Anastasi\", \"Kryepiskop\", \"intervist\u00eb\", \"Koha jon\u00eb\", \"autoqefali\", \"Patrikana Ekumenike\", \"Berisha\", \"shqiptar\", \"shkoll\u00eb teologjike\", \"Sh\u00ebn Vlash\", \"rim\u00ebk\u00ebmbja\"]","permbledhje":"Intervist\u00eb e Kryepiskopit Anastas botuar n\u00eb gazet\u00ebn \"Koha jon\u00eb\" m\u00eb 18 tetor 1994. P\u00ebrgjigjet pyetjeve mbi p\u00ebrgatitjet shtet\u00ebrore p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e tij, m\u00ebnyr\u00ebn se si u zgjodh, p\u00ebrvoj\u00ebn e rim\u00ebk\u00ebmbjes s\u00eb Kish\u00ebs, akuzat e fondamentalizmit dhe lidhjet me Orthodhoksin\u00eb Bot\u00ebrore. P\u00ebrmenden 60 hirotonime, nd\u00ebrtimi i 30 kishave, restaurimi i 33 t\u00eb tjerave dhe shum\u00eb arritje organizative.","autori":"Xhovani Shyti","kategoria":"Intervist\u00eb","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9283],"ngjallja_autori":[9665],"ngjallja_viti":[9436],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-83132","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-interviste","ngjallja_autori-xhovani-shyti","ngjallja_viti-9436"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>&quot;Vendi i Kryepiskopit nuk \u00ebsht\u00eb fron pushteti, por kryq sh\u00ebrbimi&quot; - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendi-i-kryepiskopit-nuk-eshte-fron-pushteti-por-kryq-sherbimi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83132\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendi-i-kryepiskopit-nuk-eshte-fron-pushteti-por-kryq-sherbimi\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendi-i-kryepiskopit-nuk-eshte-fron-pushteti-por-kryq-sherbimi\/\",\"name\":\"\\\"Vendi i Kryepiskopit nuk \u00ebsht\u00eb fron pushteti, por kryq sh\u00ebrbimi\\\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:06:15+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendi-i-kryepiskopit-nuk-eshte-fron-pushteti-por-kryq-sherbimi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendi-i-kryepiskopit-nuk-eshte-fron-pushteti-por-kryq-sherbimi\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendi-i-kryepiskopit-nuk-eshte-fron-pushteti-por-kryq-sherbimi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8220;Vendi i Kryepiskopit nuk \u00ebsht\u00eb fron pushteti, por kryq sh\u00ebrbimi&#8221;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\"Vendi i Kryepiskopit nuk \u00ebsht\u00eb fron pushteti, por kryq sh\u00ebrbimi\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendi-i-kryepiskopit-nuk-eshte-fron-pushteti-por-kryq-sherbimi\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83132","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendi-i-kryepiskopit-nuk-eshte-fron-pushteti-por-kryq-sherbimi\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendi-i-kryepiskopit-nuk-eshte-fron-pushteti-por-kryq-sherbimi\/","name":"\"Vendi i Kryepiskopit nuk \u00ebsht\u00eb fron pushteti, por kryq sh\u00ebrbimi\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:06:15+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendi-i-kryepiskopit-nuk-eshte-fron-pushteti-por-kryq-sherbimi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendi-i-kryepiskopit-nuk-eshte-fron-pushteti-por-kryq-sherbimi\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vendi-i-kryepiskopit-nuk-eshte-fron-pushteti-por-kryq-sherbimi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8220;Vendi i Kryepiskopit nuk \u00ebsht\u00eb fron pushteti, por kryq sh\u00ebrbimi&#8221;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83132","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83132"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83132"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83132"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83132"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83132"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}