{"id":83077,"date":"2026-06-01T02:05:15","date_gmt":"2026-06-01T00:05:15","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mirosja\/"},"modified":"2026-06-01T02:05:15","modified_gmt":"2026-06-01T00:05:15","slug":"mirosja","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mirosja\/","title":{"rendered":"Mirosja"},"content":{"rendered":"<p>Misteri i Mirosjes kryhet menj\u00ebher\u00eb mbas atij t\u00eb Pag\u00ebzimit, mbledhur t\u00eb dy n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin rit. Kryer\u00ebsi i misterit, peshkopi apo prifti, lyen me Miron e Shenjt\u00eb t\u00eb porsapag\u00ebzuarin, duke b\u00ebr\u00eb shenj\u00ebn e Kryqit n\u00eb vetull dhe n\u00eb syt\u00eb, n\u00eb hund\u00eb, n\u00eb buz\u00eb, n\u00eb t\u00eb dy vesh\u00ebt, n\u00eb kraharor dhe n\u00eb duart e k\u00ebmb\u00ebt; dhe n\u00eb \u00e7do lyerje thot\u00eb: &#8220;Vula e dhurat\u00ebs t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb&#8221;. Ky mister kryhet gjithashtu tek ata q\u00eb vin\u00eb nga komunitetet heretike dhe duan t\u00eb bashkohen me Kish\u00ebn. Fjal\u00ebt q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb misterin, &#8220;Vula e dhurat\u00ebs s\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb&#8221;, tregon r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe efektin e saj. Esht\u00eb a) akti kulmor i t\u00eb Qenurit i Bashkuar me Kish\u00ebn, konfirmimi apo vula e bashkimit; dhe b) Vula e Fuqive Hirdh\u00ebn\u00ebse, t\u00eb cilat jan\u00eb dhuruar p\u00ebr forcimin dhe rritjen n\u00eb jet\u00ebn shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Qipriani shkruan, &#8220;Ata q\u00eb jan\u00eb pag\u00ebzuar n\u00eb Kish\u00eb, jan\u00eb vulosur nga Vula e Zotit sipas shembullit t\u00eb Samaritan\u00ebve t\u00eb pag\u00ebzuar, t\u00eb cil\u00ebt u pranuan nga Petri dhe Joani n\u00ebp\u00ebrmjet v\u00ebnies s\u00eb duarve dhe lutjeve (Vep. 8:14-17)&#8230; Ajo q\u00eb atyre ju mungonte u plot\u00ebsua nga Petri dhe Joani&#8230; K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb edhe me ne&#8230; Ata jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur nga vula e Zotit. &#8220;Et\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs e quajn\u00eb mirosjen &#8220;Vul\u00eb&#8221;, &#8220;Vul\u00eb shpirt\u00ebrore&#8221;, &#8220;Vul\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb pasosur&#8221;, &#8220;Konfirmim&#8221;, &#8220;P\u00ebrsosje&#8221;, &#8220;Kulmim&#8221;, etj.<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Efraim Siriani shkruan: &#8220;Me an\u00eb t\u00eb vul\u00ebs s\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb vulosen t\u00eb gjitha portat brenda shpirtit tuaj, me an\u00eb t\u00eb vul\u00ebs s\u00eb lyerjes vulosen t\u00ebr\u00eb pjes\u00ebt e trupit tuaj&#8221;. &#8220;Sh\u00ebn Vasili i Madh pyet: &#8220;Si do t\u00eb luftoj\u00eb engj\u00eblli juaj p\u00ebr ju, si do t&#8217;ju ruaj\u00eb nga armiku, n\u00ebse ai nuk do t\u00eb njoh\u00eb vul\u00ebn?&#8230; Apo nuk e dini q\u00eb engj\u00eblli vrau t\u00eb par\u00eblindurin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e atyre q\u00eb nuk ishin vulosur? Nj\u00eb thesar i pavulosur vidhet leht\u00eb, nj\u00eb dele e pavulosur mund t\u00eb merret leht\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt.&#8221; Ky mister \u00ebsht\u00eb quajtur gjithashtu &#8220;dhurat\u00eb e Shpirtit&#8221;, &#8220;mister i Shpirtit&#8221;, &#8220;simbol i Shpirtit&#8221;, etj.<\/p>\n<p>Misteri i Mirosjes shenjt\u00ebron organet e ndijimit, d.m.th., t\u00eb par\u00ebt, t\u00eb d\u00ebgjuarit, t\u00eb prekurit, shijimin dhe nuhatjen. Vula e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb &#8220;firma&#8221; e Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb krijes\u00ebn e Tij t\u00eb re. Ashtu si nj\u00eb artist mbasi p\u00ebrfundon nj\u00eb tabllo t\u00eb bukur v\u00eb n\u00ebnshkrimin e tij n\u00eb t\u00eb, ashtu edhe Per\u00ebndia na vulos, v\u00eb n\u00ebnshkrimin e tij mbi ne mbas pag\u00ebzimit p\u00ebr t\u00eb treguar q\u00eb ne jemi krijesa e Tij e re.<\/p>\n<p>Si shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar pag\u00ebzimin dhe p\u00ebr t\u00eb na pregatitur ne p\u00ebr luft\u00ebn shpirt\u00ebrore, sh\u00ebn Qirili i Jerusalemit i shton nj\u00eb tjet\u00ebr dimension Mirosjes, at\u00eb t\u00eb zgjimit t\u00eb ndijimeve shpirt\u00ebrore: &#8220;S\u00eb pari ju jeni lyer n\u00eb ball\u00eb, p\u00ebr t&#8217;u \u00e7liruar nga trupi q\u00eb njeriu i par\u00eb solli mbas m\u00ebkatit, p\u00ebr t&#8217;u \u00e7liruar krejt\u00ebsisht q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebheni t\u00eb aft\u00eb t\u00eb sodisni lavdin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb me ball\u00eb lart, si n\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb, pastaj jeni lyer n\u00eb vesh\u00ebt p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar misteret hyjnore; pastaj hunda p\u00ebr t\u00eb nuhatur parfumin hyjnor dhe q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb thoni: Ne jemi aroma e dashur e Krishtit. &#8220;Por Mirosja jo vet\u00ebm plot\u00ebson Pag\u00ebzimin, na pregatit p\u00ebr luft\u00ebn shpirt\u00ebrore dhe na zgjon ndijimet shpirt\u00ebrore; ajo \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb thirrje p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer Zotit ton\u00eb. Vula \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb shenj\u00eb e rekrutimit n\u00eb ushtrin\u00eb e Tij.<\/p>\n<p>Et\u00ebrit e shenjt\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs e lidhin fjal\u00ebn &#8220;krishter\u00eb&#8221; me fjal\u00ebn &#8220;krezmim&#8221; (mirosja). Chrisma dhe Christos n\u00eb greqisht do t\u00eb thon\u00eb &#8220;lyerje&#8221; dhe &#8220;i lyeri&#8221;. Sh\u00ebn Qirili insiston q\u00eb vet\u00ebm lyerja e brendshme m\u00eb Shpirtin e Shenjt\u00eb mund t\u00eb na b\u00ebj\u00eb ne t\u00eb krishter\u00eb. Sepse kur Shpirti i Shenjt\u00eb &#8220;derdhet&#8221; mbi shpirtet tona, ne b\u00ebhemi &#8220;Krisht\u00ebra&#8221; (t\u00eb lyer) me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ai vazhdon, &#8220;Ai (Iisui) u zhyt n\u00eb lumin Jordan dhe mbasi l\u00ebshoi arom\u00ebn e hyjnis\u00eb s\u00eb Tij n\u00eb uj\u00ebrat, Ai u ngrit prej tyre dhe Shpirti i Shenjt\u00eb ndri\u00e7oi mbi T\u00eb&#8230; N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb edhe me ju, mbasi dilni nga kazani i pag\u00ebzimit, ju jepet miro (lyerja), tipi i asaj q\u00eb ishte lyer Krishti, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Shpirti i Shenjt\u00eb&#8221;. N\u00eb pag\u00ebzim Zoti vjen t\u00eb pastroj\u00eb njeriun nga m\u00ebkati fillestar dhe nga skllav\u00ebria e Satanait. Pastaj fillon aspekti pozitiv i shp\u00ebtimit n\u00ebp\u00ebrmjet Mirosjes s\u00eb Shenjt\u00eb. Ena e lar\u00eb dhe e pastruar nga pag\u00ebzimi mbushet me pranin\u00eb e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe b\u00ebhet nj\u00eb krijes\u00eb e re, (2 Kor.5:7) dhe nj\u00eb tempull i Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb. K\u00ebshtu Mirosja plot\u00ebson dhe perfeksionon pag\u00ebzimin. Sh\u00ebn Ambrozi thot\u00eb: &#8220;N\u00eb k\u00ebt\u00eb mister ju merrni vul\u00ebn e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb Plot\u00ebsuar dhe Perfeksionuar pun\u00ebn e nisur tek ju, kur lind\u00ebt p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb kazanin e pag\u00ebzimit&#8221;.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e Rushajeve Kisha u lye p\u00ebr misionin e saj hyjnor nd\u00ebr njer\u00ebzit, d.m.th., t\u00eb vazhdonte n\u00eb bot\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebn sh\u00ebruese, predikuese dhe shenjt\u00ebruese t\u00eb Krishtit. At\u00eb dit\u00eb Shpirti i Shenjt\u00eb erdhi e banoi tek apostujt, duke i mbushur ata me fuqine dhe diturin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb, dhe duke i b\u00ebr\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb predikonin Krishtin me guxim. Ajo q\u00eb i ndodhi Krishtit n\u00eb Theofani dhe Kish\u00ebs dit\u00ebn e Rushajeve, ndodh n\u00eb jet\u00ebn e \u00e7do pjes\u00ebtari t\u00eb Trupit me an\u00eb t\u00eb Mirosjes q\u00eb b\u00ebhet mbas pag\u00ebzimit. Pag\u00ebzimi dhe Mirosja nuk jan\u00eb t\u00eb ndara n\u00eb Kish\u00ebn Orthodokse, sepse nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb pag\u00ebzim me Uj\u00eb dhe tjetri pag\u00ebzim me Frym\u00eb. &#8220;Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po t\u00eb them, n\u00eb mos lindte njeriu prej Uji e Fryme, s&#8217;mund t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb.&#8221; (Joan 3:5). T\u00eb dy pag\u00ebzimet q\u00ebndrojn\u00eb s\u00eb bashku. N\u00ebp\u00ebrmjet misterit t\u00eb Mirosjes, ne pag\u00ebzohemi me Shpirtin e Shenjt\u00eb si\u00e7 Krishti n\u00eb Theofani dhe Kisha n\u00eb Rushajet. Theodori i Mopsuestias shkruan: &#8220;Sapo ju ngriheni nga uji, ju jepet nj\u00eb rrob\u00eb e past\u00ebr dhe e bardh\u00eb. Esht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb re q\u00eb ju do jetoni si bij t\u00eb Ngjalljes&#8230; Pastaj ju shkoni tek peshkopi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vul\u00ebn p\u00ebrfundimtare, e cila plot\u00ebson dhe p\u00ebrsos inicimin tuaj dhe ju fuqizon me dhuratat e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb ju ndiqni shembullin e Vet\u00eb Iisuit, i Cili u pag\u00ebzua n\u00eb Jordan q\u00eb ta b\u00ebnte pag\u00ebzimin nj\u00eb burim shenjt\u00ebrimi p\u00ebr ne. Kur Ai u ngrit nga uj\u00ebrat, Shpirti i Shenjt\u00eb zbriti dhe q\u00ebndroi n\u00eb t\u00eb n\u00eb form\u00ebn e p\u00ebllumbit&#8221;. Porsa ne dalim nga uji i pag\u00ebzimit, i nj\u00ebjti Shpirt i Shenjt\u00eb zbret mbi ne n\u00ebp\u00ebrmjet misterit t\u00eb Mirosjes. Sh\u00ebn Qirili i Jerusalemit thot\u00eb: &#8220;Kur uji lan trupin, Shpirti i Shenjt\u00eb v\u00eb vul\u00ebn e tij mbi shpirt, q\u00eb me zemrat tona t\u00eb pastruara shpirt\u00ebrisht dhe me trupet tona t\u00eb lar\u00eb, t\u00eb mund t&#8217;i afrohemi Per\u00ebndis\u00eb. Ti pra, q\u00eb po zbret n\u00eb uj\u00eb, mos mendo vet\u00ebm thjesht p\u00ebr ujin, por me an\u00eb t\u00eb veprimit t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb po merr shp\u00ebtimin t\u00ebnd: sepse pa ato t\u00eb dyja, ujin dhe Frym\u00ebn, ju nuk mund t\u00eb b\u00ebheni i p\u00ebrsosur.&#8221;<\/p>\n<p>Mirosja \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarrja n\u00eb lyerjen e Krishtit nga Fryma mbas Pag\u00ebzimit t\u00eb Tij. Ashtu si n\u00eb pag\u00ebzim ne marrim pjes\u00eb n\u00eb Vdekjen dhe Ngjalljen e Iisuit, k\u00ebshtu n\u00eb Mirosje ne marrim pjes\u00eb n\u00eb lyerjen e Krishtit nga Shpirti i Shenjt\u00eb. Mirosja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushja e pag\u00ebzimit si\u00e7 Rushajet jan\u00eb p\u00ebr Pashk\u00ebn. Ne t\u00eb marrim Shpirtin e Shenjt\u00eb i Cili do na b\u00ebj\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb jet\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb t\u00eb cili\u00ebn kemi lindur n\u00ebp\u00ebrmjet pag\u00ebzimit.<\/p>\n<p>(Vijon n\u00eb faqen 10)<\/p>\n<p>Mirosja \u00ebsht\u00eb misteri me an\u00eb t\u00eb cilit trupat tan\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tempuj t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb. I t\u00ebr\u00eb trupi \u00ebsh\u00eb lyer, vulosur e shenjt\u00ebruar si nj\u00eb tempull, dometh\u00ebn\u00eb syt\u00eb, hunda, buz\u00ebt, vesh\u00ebt, kraharori, duart e k\u00ebmb\u00ebt. Ashtu si\u00e7 Kungimi \u00ebsht\u00eb Darka e fundit personale, edhe Mirosja \u00ebsht\u00eb Rushaja personale: ardhja personale tek njeriu e Personit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb Hyjnis\u00eb, Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, si\u00e7 erdhi tek Apostujt dit\u00ebn e Rushajave (dit\u00ebn e Pentekostis\u00eb). Peshkop Kalistos Ware shkruan: Cfar\u00eb ndodhi tek t\u00eb krishter\u00ebt e par\u00eb dit\u00ebn e Rushajeve, ndodh gjithashtu tek secili nga ne n\u00eb Mirosjen&#8230; I porsapag\u00ebzuari, f\u00ebmij\u00eb apo i rritur sh\u00ebnohet nga prifti me Miron e Shenjt\u00eb n\u00eb ball\u00eb, sy, hund\u00eb, goj\u00eb, vesh\u00eb, kraharor, duar e k\u00ebmb\u00eb duke th\u00ebn\u00eb: &#8220;Vula e dhuratave t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb&#8221;. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr secilin nga ne nj\u00eb Rushaje personale: Shpirti, i Cili zbriti tek apostujt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dukshme n\u00eb gjuh\u00ebra zjarri, zbret mbi ne n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padukshme, por jo me m\u00eb pak fuqi e realitet. Secili b\u00ebhet nj\u00eb &#8220;I lyer&#8221;, nj\u00eb &#8220;Krisht&#8221;, sipas ngjashm\u00ebris\u00eb s\u00eb Iisuit, Mesias.&#8221;<\/p>\n<p>Mirosja \u00ebsht\u00eb misteri me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cilit ne jemi &#8220;dor\u00ebzuar&#8221; (hirotonisur) ne bashk\u00ebsin\u00eb e besnik\u00ebve. Ashtu si\u00e7 kandidati p\u00ebr prift\u00ebri merr Shpirtin e Shenjt\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet dor\u00ebzimit p\u00ebr ta ndihmuar at\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer detyrat e sh\u00ebrbimit t\u00eb tij, ashtu edhe \u00e7do i krishter\u00eb orthodhoks i pag\u00ebzuar &#8220;dor\u00ebzohet&#8221; n\u00eb Trupin e Krishtit n\u00ebp\u00ebrmjet Misterit t\u00eb Mirosjes. Mirosja na jep fuqin\u00eb dhe hirin p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb Iisuit n\u00eb bot\u00ebn e sotme, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar s\u00eb bashku mbret\u00ebrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn e Kish\u00ebs.<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Ambrozi shkruan, &#8220;&#8230; Lyerja (Mirosja) mbas pag\u00ebzimit ju shenjt\u00ebron ju q\u00eb t\u00eb jeni pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb prift\u00ebrin\u00eb e besnik\u00ebve. I t\u00ebr\u00eb trupi i Kish\u00ebs \u00ebsht\u00eb lyer p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb funksion prift\u00ebror, p\u00ebr t\u00eb afruar nj\u00eb sakrific\u00eb shpirt\u00ebrore lavd\u00ebrimi, ashtu si\u00e7 sh\u00ebn Pietri na thot\u00eb n\u00eb letr\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb. &#8220;Po ju jeni nj\u00eb rac\u00eb e zgjedhur, nj\u00eb prift\u00ebri mbret\u00ebrore, nj\u00eb komb i shenjt\u00ebruar&#8221;, llaus q\u00eb fitoj Per\u00ebndia, q\u00eb t\u00eb rr\u00ebfeni mir\u00ebsit\u00eb e atit, q\u00eb u thirri juve nga err\u00ebsira n\u00eb drit\u00ebn e tij t\u00eb mrekullueshme&#8221; (I Petr. 2:9)&#8230; T\u00eb gjith\u00eb ju&#8230; jeni lyer nga Shpirti i Shenjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb si edhe n\u00eb prift\u00ebrin\u00eb e besnik\u00ebve.<\/p>\n<p>Miro q\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb misterin e Mirosjes p\u00ebrb\u00ebhet nga vaj ulliri p\u00ebrzier me ballsame t\u00eb \u00e7muara dhe parfume. N\u00eb fakt receta p\u00ebr p\u00ebrgatitjen jepet n\u00eb librin e Egzodit (Egz. 30:22-25). Me k\u00ebt\u00eb vaj t\u00eb parfumuar Moisiu leu v\u00ebllan\u00eb e tij Aaronin n\u00eb prift\u00ebrin\u00eb e lart\u00eb sipas urdh\u00ebrit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. P\u00ebrpara lyerjes Aaroni u la n\u00eb uj\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb vaj t\u00eb krishter\u00ebt jan\u00eb lyer si nj\u00eb &#8220;popull mbret\u00ebror&#8221;. Aroma e Miros paraqet arom\u00ebn e Frym\u00ebs q\u00eb mbush t\u00eb gjitha gj\u00ebrat. Sh\u00ebn Qirili i Jerusalemit shkruan: &#8220;Mos mendoni q\u00eb MIRO \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e zakonshme. Ashtu si buka e Mesh\u00ebs mbas invokimit t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb buk\u00eb e zakonshme, por trupi i Krishtit, k\u00ebshtu edhe Miro e Shenjt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e zakonshme&#8230; mbas epiklesis, por HIR i Krishtit, b\u00ebr\u00eb i efektshm\u00ebn nga Shpirti i Shenjt\u00eb, me an\u00eb t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb hyjnis\u00eb s\u00eb Tij.&#8221;<\/p>\n<p>Mbas shenjt\u00ebrimit nga patrik\u00ebt apo kryepiskop\u00ebt e kishave t\u00eb ndryshme autoqefale t\u00eb Enjten e Madhe t\u00eb \u00e7do viti, miro d\u00ebrgohet n\u00ebp\u00ebr enorit\u00eb lokale p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrdorur mbas pag\u00ebzimit nga prift\u00ebrinjt\u00eb. Shenjt\u00ebrimi i Miros duhet t\u00eb b\u00ebhet nga nj\u00eb peshkop. Shenjt\u00ebria e ve\u00e7ant\u00eb e miros si en\u00eb e pranis\u00eb s\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, shihet edhe n\u00eb faktin q\u00eb ajo mbahet t\u00ebr\u00eb vitin n\u00eb altarin e shenjt\u00eb s\u00eb bashku me Kungat\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb dallon miron nga vaj\u00ebrat e tjer\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb adhurimin orthodoks, si shtes\u00eb p\u00ebr bekimin sakramental, \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb ajo \u00ebsh\u00eb parfumuar me bim\u00eb aromatike.<\/p>\n<p>N\u00eb Per\u00ebndim, ndarja e Mirosjes nga Pag\u00ebzimi ndodhi rreth shekullit XIII. Ajo kryhet n\u00eb mosh\u00ebn 7 vje\u00e7 dhe b\u00ebhet vet\u00ebm nga peshkopi dhe vet\u00ebm n\u00eb vetull, nd\u00ebrsa n\u00eb kish\u00ebn e Lindjes lyerja me miro b\u00ebhet n\u00eb vetull, sy, vesh\u00eb etj.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7se n\u00eb misterin e mirosjes, miro \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur gjithashtu edhe n\u00eb disa raste t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. K\u00ebshtu n\u00eb shenjt\u00ebrimin e nj\u00eb kishe lyhen me miro altari i shenjt\u00eb ku do t\u00eb kryhet Misteri i Trupit dhe Gjakut t\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Krishtit si dhe muret e Kish\u00ebs. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn n\u00eb nj\u00eb rit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb lyheshin me miro kur kuror\u00ebzoheshin perandor\u00ebt apo mbret\u00ebrit orthodhoks\u00eb.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim do t\u00eb donim t\u00eb shtonim q\u00eb pyetjes s\u00eb Sh\u00ebn Pavlit drejtuar Efesian\u00ebve: &#8220;A e morr\u00ebt Shpirtin e Shenjt\u00eb&#8221; t\u00eb mos i p\u00ebrgjigjemi me nj\u00eb po formale, por t&#8217;i drejtojme vetes disa pyetje t\u00eb tjera. Cfar\u00eb kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb me dhurat\u00ebn e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb? A e kam mbajtur past\u00ebr tempullin? A e ndjej un\u00eb pranin\u00eb e Shpirtit n\u00eb jet\u00ebn time? A p\u00ebrpiqem un\u00eb ta ushqej e ta zhvilloj far\u00ebn e Shpirtit? Le t&#8217;i p\u00ebrgjigjet personalisht \u00e7do i mirosur k\u00ebtyre pyetjeve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00ebsim katekizmor i thelluar mbi Misterin e Mirosjes n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse, q\u00eb ndodh menj\u00ebher\u00eb pas Pag\u00ebzimit. P\u00ebrshkruan ritualin, citate nga et\u00ebrit e Kish\u00ebs, p\u00ebrmbajtjen e Miros s\u00eb Shenjt\u00eb, ndryshimin midis tradit\u00ebs Lindore dhe Per\u00ebndimore, dhe rolin e saj si Rushaje personale p\u00ebr \u00e7do besimtar.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Njohuri p\u00ebr besimin ton\u00eb Orthodhoks","numri":"10(25)","viti":"1994","muaji":"Tetor","muaji_numer":"10","dita":"","faqet":"[9, 10]","fjale_kyce":"[\"Mirosja\", \"Pag\u00ebzimi\", \"Shpirti i Shenjt\u00eb\", \"Sh\u00ebn Qipriani\", \"Sh\u00ebn Efraim Siriani\", \"Sh\u00ebn Vasili i Madh\", \"Sh\u00ebn Qirili i Jerusalemit\", \"Sh\u00ebn Ambrozi\", \"Rushajet\", \"Theofania\", \"Theodori i Mopsuestias\", \"Kalistos Ware\"]","permbledhje":"M\u00ebsim katekizmor i thelluar mbi Misterin e Mirosjes n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse, q\u00eb ndodh menj\u00ebher\u00eb pas Pag\u00ebzimit. P\u00ebrshkruan ritualin, citate nga et\u00ebrit e Kish\u00ebs, p\u00ebrmbajtjen e Miros s\u00eb Shenjt\u00eb, ndryshimin midis tradit\u00ebs Lindore dhe Per\u00ebndimore, dhe rolin e saj si Rushaje personale p\u00ebr \u00e7do besimtar.","autori":"","kategoria":"Teologjike \/ Katekiz\u00ebm","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9619],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[9436],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-83077","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-teologjike-katekizem","ngjallja_viti-9436"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Mirosja - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mirosja\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83077\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mirosja\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mirosja\/\",\"name\":\"Mirosja - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:05:15+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mirosja\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mirosja\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mirosja\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mirosja\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mirosja - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mirosja\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83077","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mirosja\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mirosja\/","name":"Mirosja - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:05:15+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mirosja\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mirosja\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mirosja\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mirosja"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83077","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83077"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83077"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83077"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83077"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83077"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}