{"id":83067,"date":"2026-06-01T02:05:04","date_gmt":"2026-06-01T00:05:04","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/leter-e-hapur-at-arthur-liolinit\/"},"modified":"2026-06-01T02:05:04","modified_gmt":"2026-06-01T00:05:04","slug":"leter-e-hapur-at-arthur-liolinit","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/leter-e-hapur-at-arthur-liolinit\/","title":{"rendered":"Let\u00ebr e Hapur At Arthur Liolinit"},"content":{"rendered":"<p>At Arthur Liolinit<br \/>\nMeshtar i Kish\u00ebs s\u00eb Shen Gjergjit<br \/>\nBoston Massachustes &#8211; USA<\/p>\n<p>I nderuar At Arthur,<\/p>\n<p>S\u00eb pari, shpreh konsiderat\u00ebn time t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka p\u00ebrfaq\u00ebsoni ju p\u00ebr komunitetin orthodhoks shqiptar t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Lexova n\u00eb gazet\u00ebn &#8220;Koha Jon\u00eb&#8221;, t\u00eb dat\u00eb 11 TETOR 1994, intervist\u00ebn tuaj t\u00eb dh\u00ebn\u00eb korrespondentit t\u00eb saj n\u00eb Boston, Andi Bejtja. Kam ndjekur nga af\u00ebr vizitat tuaja n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kam lexuar deklaratat dhe intervistat tuaja, n\u00eb t\u00eb cilat keni prekur edhe problemet e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Po ju drejtoj nj\u00eb Let\u00ebr t\u00eb Hapur me vler\u00ebsimet e mija, mbasi edhe deklaratat tuaja kan\u00eb qen\u00eb publike. Le t\u00eb gjykoj\u00eb vet\u00eb opinioni publik, mbi baz\u00ebn e nj\u00eb informacioni t\u00eb dyansh\u00ebm, sa edhe si keni ndihmuar ju ringjalljen e KOASH-it.<\/p>\n<p>1. &#8211; Pas Fron\u00ebzimit t\u00eb Kryepiskopit, m\u00eb 2 gusht 1992, disa gazeta, t\u00eb varura dhe t\u00eb pavarura n\u00eb Tiran\u00eb, shp\u00ebrthyen nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb sinkronizuar kund\u00ebr aktit t\u00eb fron\u00ebzimit, sikur promovimi i tij nga Eksark i Patrikan\u00ebs Ekumenike t\u00eb Kostandinopolit, n\u00eb Kryepiskop t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb mos ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb konformitet me proceduralin kanonike t\u00eb orthodhoksis\u00eb dhe miratimin e organeve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shtetit e t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, z. Sali Berisha.<\/p>\n<p>Disa or\u00eb m\u00eb von\u00eb nga ceremonia e fron\u00ebzimit, TV shqiptar, n\u00eb lajmet e or\u00ebs 16, pas asnj\u00eb prononcim zyrtar, e shpallte t\u00eb pavlefsh\u00ebm aktin e fron\u00ebzimit, sikur t\u00eb ishte nj\u00eb akt uzurpimi dhe jo nj\u00eb konsakrim legal. P\u00ebr gjendjen e krijuar juve ju informonte n\u00eb telefon ish studenti i Kolegjit Teologjik t\u00eb Durr\u00ebsit A.K., q\u00eb kishit pag\u00ebzuar ju vet\u00eb dhe i kishit v\u00ebn\u00eb emrin tuaj Artur. Madje, disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, i nxitur nga t\u00eb tjer\u00ebt, ai botoi nj\u00eb artikull n\u00eb gazet\u00ebn Rilindja Demokratike kund\u00ebr fron\u00ebzimit t\u00eb Kryepiskopit, me pseudonim &#8220;Nj\u00eb grup intelektual\u00ebsh orthodhoks\u00eb&#8221;. Ato dit\u00eb ai erdhi disa her\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time dhe, n\u00eb konfidenc\u00eb, mbasi kishim nj\u00eb lloj miq\u00ebsie familjare, m\u00eb tha si p\u00ebr telefonatat me ju ashtu dhe p\u00ebr artikullin, se autori i tij ishte ai vet\u00eb. Ai kishte besim se un\u00eb do ta mb\u00ebshtesja, duke kaluar n\u00eb krahun e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb fron\u00ebzimit. N\u00eb Amerik\u00eb ju b\u00ebt\u00eb nj\u00eb Deklarat\u00eb publike dhe, pas nj\u00eb far\u00eb kohe erdh\u00ebt n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb delegacioni mikst, tep\u00ebr i shqet\u00ebsuar p\u00ebr rrjedh\u00ebn q\u00eb kishin marr\u00eb gj\u00ebrat. N\u00eb Deklarat\u00eb ju ishit pozicionuar n\u00eb an\u00ebn e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb fron\u00ebzimit.<\/p>\n<p>N\u00eb Kish\u00ebn e Ungjill\u00ebzimit n\u00eb Tiran\u00eb u zhvillun bisedimet midis dy delegacioneve. Pasi ju d\u00ebgjoi, Kryepiskopi vuri n\u00eb dukje se, p\u00ebrve\u00e7 faktit se ishte me komb\u00ebsi greke, nuk ekzistonte asnj\u00eb argument tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb mund ta b\u00ebnte at\u00eb t\u00eb padenj\u00eb p\u00ebr postin e Kryepiskopit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe, papritur, gj\u00ebrat mor\u00ebn nj\u00eb kthes\u00eb tep\u00ebr t\u00eb favorshme p\u00ebr misionin tuaj. Kryepiskopi ju tha juve: &#8220;Pra, ju nuk m\u00eb doni vet\u00ebm se jam grek. Urdh\u00ebro merre ti, q\u00eb je shqiptar, drejtimin e Kish\u00ebs. Un\u00eb po jap dor\u00ebheqjen! P\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, nyja gordiane u zgjidh, papritur e pakujtuar, n\u00eb favor t\u00eb delegacionit tuaj. Por, p\u00ebr habin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, surppriza m\u00eb e madhe ishte p\u00ebrgjigjja juaj pa m\u00ebdyshje dhe lakonike: &#8220;Jo, un\u00eb do t\u00eb kthehem n\u00eb Boston pran\u00eb familjes sime&#8221;. N\u00eb vend q\u00eb t&#8217;i jepnit dhespotit grek nj\u00eb shembull t\u00eb lart\u00eb patriotizmi dhe sadisfaksionin e pritur element\u00ebve kund\u00ebrshtar\u00eb, q\u00eb ju i mb\u00ebshtesnit nga larg dhe nga af\u00ebr, turp\u00ebruat vehten dhe vet\u00eb patriotizmin shqiptar. K\u00ebshtu p\u00ebrfunduan bisedimet midis dy delegacioneve n\u00eb Kish\u00ebn e Ungjill\u00ebzimit n\u00eb Tiran\u00eb. K\u00ebto gj\u00ebra opinioni publik nuk i ka ditur deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>Duke e ndjer\u00eb edhe vet\u00eb difektin, juve ju brente nd\u00ebrgjgjja dhe nuk mund t\u00eb largoheshit nga Shqip\u00ebria pa b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb re p\u00ebr zgjidhjen e problemit. Thirr\u00ebt n\u00eb Hotel &#8220;Dajti&#8221; tet\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7arin, prof. Dhimit\u00ebr Bedulin, kryetheologu i KOASh-it dhe nj\u00eb nga veprimtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb orthodhoksis\u00eb shqiptare para dhe pas luft\u00ebs, si dhe gjat\u00eb regjimit komunist, sa koh\u00eb besimet fetare ishin t\u00eb lira akoma, dhe plot p\u00ebrkushtim i thaf\u00eb: &#8220;P\u00ebrse nuk e ndan gruan dhe t\u00eb marr\u00ebsh drejtimin e Kish\u00ebs?&#8221; Profesori ju tha: &#8220;P\u00ebrse nuk e b\u00ebni ju k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, q\u00eb jeni shum\u00eb m\u00eb i ri se un\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht jeni edhe klerik?&#8221;&#8230; Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e delegacionit d\u00ebrgoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time A.K., q\u00eb ju shoq\u00ebronte gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, me ftes\u00ebn q\u00eb t\u00eb shkoja n\u00eb Hotel &#8220;Dajti&#8221;. E pyeta p\u00ebrse m\u00eb donin?<\/p>\n<p>&#8220;Nuk e di me sakt\u00ebsi, m\u00eb tha, por me sa kam d\u00ebgjuar ju duan p\u00ebr t&#8217;iu d\u00ebrguar, me shpenzimet e tyre, n\u00eb nj\u00eb nga kryeqytetet e m\u00ebdha t\u00eb Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore, p\u00ebr t\u00eb hulumtuar n\u00ebp\u00ebr arkivat&#8230;&#8221; Nuk e mora vesh arsyen e v\u00ebrtet\u00eb, sepse takimi nuk u b\u00eb. As k\u00ebto gj\u00ebra opinioni publik nuk i ka ditur deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>2. &#8211; N\u00eb intervist\u00ebn tuaj t\u00eb sip\u00ebrme ju thoni se keni respekt p\u00ebr Kryepiskopin Anastas dhe misionin e tij. Po t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb kjo gj\u00eb, at\u00ebher\u00eb kur keni ardhur m\u00eb von\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, dy her\u00eb, p\u00ebrse nuk keni shkuar ta takoni, por, me t\u00eb zbritur nga avioni, keni nxituar t\u00eb shkoni n\u00ebp\u00ebr zyrat e shtetit ose jeni nisur p\u00ebr n\u00eb Kor\u00e7\u00eb? Ku \u00ebsht\u00eb dashuria sublime e Ungjillit, q\u00eb t\u00eb duam t\u00eb af\u00ebrmit, kund\u00ebrshtar\u00ebt madje edhe armiqt\u00eb? Un\u00eb habitem se si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor i Krishtit dhe i Kish\u00ebs s\u00eb Tij mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb ka predikuar Zoti yn\u00eb, Jisu Krishti?<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, si mund t\u00eb deklaroni se keni respekt p\u00ebr misionin e tij, kur kaloni me heshtje absolute p\u00ebrpjekjet dhe pun\u00ebn e tij t\u00eb madhe p\u00ebr ringjalljen e KOASH-it dhe jo ashtu si\u00e7 shpreh\u00ebni ju kalimthi, se ka ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri &#8220;p\u00ebr t\u00eb restauruar shpirt\u00ebrisht Kish\u00ebn Orthodhokse Shqiptare&#8221;. Nuk mund t\u00eb kishte kurr\u00ebn e kurr\u00ebs restaurim shpirt\u00ebror t\u00eb Kish\u00ebs pa rim\u00ebk\u00ebmbjen e saj fizike n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt e saj p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs themelor\u00eb: lokale kulti dhe prift\u00ebrinj. P\u00ebrse kaloni n\u00eb heshtje pun\u00ebn e tij dhe rezultatet e arritura n\u00eb formimin e brezit t\u00eb ri t\u00eb klerit orthodhoks, me hapjen e Kolegjit Teologjik t\u00eb Durr\u00ebsit me pengesa t\u00eb m\u00ebdha? P\u00ebrse nuk thoni asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr restaurimin e kishave dhe manastireve t\u00eb shkat\u00ebrruara, p\u00ebr nd\u00ebrtimin nga themelet t\u00eb kishave t\u00eb rrafshuara ose p\u00ebr ngritjen n\u00eb qytete e fshatra t\u00eb kishave t\u00eb parafabrikuara t\u00eb sjella nga Selaniku? P\u00ebrse nuk p\u00ebrfillni pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebhet me an\u00eb t\u00eb kurseve t\u00eb katekizm\u00ebs p\u00ebr ngritjen e nivelit fetar t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb? P\u00ebrse nuk vler\u00ebsoni veprimtarin\u00eb e Kish\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e dhiakonis\u00eb sociale, duke ardhur n\u00eb ndihm\u00eb me t\u00eb holla, ushqime, rroba dhe medikamente ose edhe materiale nd\u00ebrtimi familjeve nevojtare dhe institucioneve bamir\u00ebse, pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb dallim fetar, apo p\u00ebr ndihm\u00ebn urgjente n\u00eb t\u00eb holla e n\u00eb ushqime p\u00ebr banor\u00ebt e zonave t\u00eb d\u00ebmtuara nga p\u00ebrmbytjet koh\u00eb m\u00eb par\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebrse heshtni p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto arritje q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb peshkop i huaj p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Kish\u00ebs Orthodhokse Shqiptare? Un\u00eb mendoj se t\u00eb gjitha k\u00ebto arritje ju i dini, por heshtni sepse u radhit\u00ebt n\u00eb an\u00ebn e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb fron\u00ebzimit dhe pozicionimi juaj ju pengon t\u00eb prononcoheni publikisht. Ishte n\u00eb nderin tuaj q\u00eb respektin ta tregonit jo me fjal\u00eb boshe, por me vler\u00ebsime konkrete dhe objektive, duke shfaqur nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe g\u00ebzimin tuaj p\u00ebr k\u00ebto arritje p\u00ebr t\u00eb cilat Kish\u00ebs son\u00eb, t\u00eb shkat\u00ebrruar nga regjimi komunist, do t&#8217;i duheshin jo tre, por tridhjet\u00eb vjet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim desha t\u00eb shtoja q\u00eb jo vet\u00ebm t&#8217;i vler\u00ebsonit, por edhe t\u00eb ndihmonit konkretisht, duke nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb fushata p\u00ebr mbledhjen e fondeve t\u00eb nevojshme p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen e KOASH-it. P\u00ebrkundrazi, ju q\u00ebndruat indiferent, duke mos u b\u00ebr\u00eb fare p\u00ebrshtypje se si nj\u00eb peshkopi t\u00eb huaj i duhet t\u00eb bredh\u00eb n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb me dhisk n\u00eb dor\u00eb, p\u00ebr t\u00eb siguruar fondet e nevojshme p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen e Kish\u00ebs Orthodhokse Shqiptare, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ju p\u00ebrgj\u00ebroheni? P\u00ebr aq koh\u00eb sa do t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb krye t\u00eb KOASH-it, ju e kisht p\u00ebr detyr\u00eb ta mb\u00ebshtesnit Kryepiskopin moralisht dhe materialisht, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb si nx\u00ebn\u00ebs i Imzot Fan Nolit, fjala juaj n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb Atdhe, kishte nj\u00eb ndikim t\u00eb madh. P\u00ebr shkak t\u00eb pozicionimit tuaj n\u00eb krahun e kund\u00ebrt ju nuk e b\u00ebt\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Prandaj, edhe besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, kudo q\u00eb shkuat, nuk treguan ndonj\u00eb entuziaz\u00ebm. P\u00ebrkundrazi, pritja ka qen\u00eb kudo e ftoht\u00eb, madje edhe me skena t\u00eb pap\u00eblqyera. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00ebsh\u00eb vendi k\u00ebtu t\u00eb p\u00ebrmend faktin se kur delegacioni juaj u largua nga bisedimet dhe ju n\u00eb ikje e sip\u00ebr lat\u00eb nj\u00eb zarf mbi tavolin\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb sa ishin prezent u shtang\u00ebn kur pan\u00eb 300 $ brenda. Kjo ishte ndihma juaj q\u00eb sillnit nga Amerika p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen e Kish\u00ebs, vler\u00eb e barabart\u00eb me rrog\u00ebn mujore t\u00eb 4-5 prift\u00ebrinjve. Deri m\u00eb sot shpenzimet e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr nevojat e rim\u00ebk\u00ebmbjes s\u00eb Kish\u00ebs kan\u00eb arritur miliona dollar\u00eb. Mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fyerje e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb, ndonj\u00eb element ekstremist, duke u informuar p\u00ebr llogarin\u00eb rrjedh\u00ebse t\u00eb KOASH-it n\u00eb Bank\u00ebn e Shtetit, arrin t\u00eb shprehet n\u00eb shtyp m\u00eb Qal\u00ebt &#8220;mashtrues&#8221; dhe &#8220;hajdut&#8221; n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Kryepiskopit. O Zot, \u00e7far\u00eb fyerje e r\u00ebnd\u00eb dhe e patolerueshme!<\/p>\n<p>3 &#8211; Do thoni ju, cili \u00ebsht\u00eb ky q\u00eb guxon t\u00eb m\u00eb qortoj\u00eb? Prandaj, m\u00eb duhet t\u00eb prezantohem: Jam nj\u00eb profesor i Kolegjit Teologjik t\u00eb Durr\u00ebsit. Rrjedh nga nj\u00eb familje me tradita orthodhokse dhe patriotike. Gjyshi nga babai ka qen\u00eb prift, me origjin\u00eb nga vlleh\u00ebt e Voskopoj\u00ebs. Babai ka qen\u00eb kryepsallt, mik i Imzot Fan Nolit kur ishte emigrant ekonomik n\u00eb Amerik\u00eb, miq\u00ebsi t\u00eb cil\u00ebn e vazhdoi edhe m\u00eb von\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Kam b\u00ebr\u00eb studimet e mesme dhe t\u00eb larta n\u00eb Bukuresht, ku mbarova p\u00ebr theologji dhe drejt\u00ebsi. Babai im quhej Nasi Papapavli. P\u00ebr at\u00eb ka shkruar fletushka &#8220;Autoqefalia Orthodhokse Shqiptare&#8221; n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1993 n\u00eb artikullin me titull: &#8220;Thesare t\u00eb Kultur\u00ebs shqiptare&#8221;. Aty p\u00ebrmend edhe emrin e babait tim, si pjes\u00ebtar i nj\u00eb familjeje atdhetare, q\u00eb ruajti deri n\u00eb pleq\u00ebri vendin e fsheht\u00eb, n\u00eb nj\u00eb nga kishat e Kalas\u00eb s\u00eb Beratit, t\u00eb kodik\u00ebve orthodhoks\u00eb. Me k\u00ebmb\u00ebnguljen e tij u zbuluan dhe u d\u00ebrguan n\u00eb Kin\u00eb p\u00ebr t&#8217;i restauruar dhe sot gjenden n\u00eb Arkivin Q\u00ebndror t\u00eb Shtetit n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebr meritat e babait tim shkroi edhe ish presidenti i Akademis\u00eb, prof. Aleks Buda, n\u00eb shtypin e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra, si trash\u00ebgimtar i nj\u00eb familjeje orthodhokse me tradita patriotike, edhe un\u00eb jap ndihm\u00ebn time modeste p\u00ebr ringjalljen e Kish\u00ebs Orthodhokse Shqiptare, duke milituar p\u00ebrkrah Kryepiskopit t\u00eb saj. Jam i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se kjo Let\u00ebr e hapur do t\u00eb zem\u00ebroj\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e fron\u00ebzimit dhe mund t\u00eb m\u00eb sajohet \u00e7do gj\u00eb e papritur. Por un\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn time kam punuar me nder dhe jam udh\u00ebhequr nga parimi se njeriu n\u00eb jet\u00eb jo vet\u00ebm duhet t\u00eb punoj\u00eb me nder, por duhet t\u00eb vdes\u00eb i nderuar. Po i sh\u00ebrbej Kish\u00ebs pa c\u00ebnuar interesat komb\u00ebtare. N\u00eb konferencat ekleziatike nd\u00ebrkomb\u00ebtare jam p\u00ebrpjekur t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj denj\u00ebsisht KOASH-in. N\u00eb nj\u00eb rast kam kritikuar vendimin e Sinodit t\u00eb Kish\u00ebs Greke, n\u00eb mbledhjen e Rodosit, p\u00ebr t\u00ebrheqjen nga dialogu teologjik p\u00ebr bashkimin e t\u00eb dy kishave, Orthodhokse dhe Katolike. E p\u00ebrmend k\u00ebt\u00eb fakt jo p\u00ebr t&#8217;i atribuar vehtes merita, por p\u00ebr q\u00ebndrimin e Kryepiskopit kur u ktheva nga sh\u00ebrbimi. Ai e miratoi pozicionimin tim, sepse, pavar\u00ebsisht se ishte peshkop grek, vepronte nga pozitat e Kryepiskopit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Orrhodhoksis\u00eb.<\/p>\n<p>Tani q\u00eb i thash\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto e ndjej vehten t\u00eb l\u00ebht\u00ebsuar. N\u00eb rast se k\u00ebto nuk do t&#8217;i vlejn\u00eb aktualitetit, do t\u00eb mund t\u00eb ndri\u00e7ojn\u00eb brezat e ardhsh\u00ebm t\u00eb historian\u00ebve mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur brezat e tanish\u00ebm t\u00eb jen\u00eb zhdukur dhe bashk\u00eb me to do t\u00eb jen\u00eb shuar edhe pasionet q\u00eb kan\u00eb turbulluar mendjen dhe shpirtin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Me konsiderat\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, juaji<br \/>\nTeodor Papapavli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Let\u00ebr e hapur nga prof. Teodor Papapavli drejtuar At Arthur Liolinit, meshtar i Kish\u00ebs s\u00eb Shen Gjergjit n\u00eb Boston, si reagim ndaj nj\u00eb interviste t\u00eb tij n\u00eb &#8216;Koha Jon\u00eb&#8217;. Autori i kujton episodet e padijura publikisht t\u00eb bisedimeve t\u00eb 1992-shit n\u00eb Tiran\u00eb, ku Kryepiskopi i ofroi Liolinit drejtimin e Kish\u00ebs dhe ky refuzoi, dhe kritikon heshtjen e tij ndaj arritjeve t\u00eb Kryepiskopit Anastas.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Meshtar i Kish\u00ebs s\u00eb Shen Gjergjit, Boston Massachustes - USA","numri":"10(25)","viti":"1994","muaji":"Tetor","muaji_numer":"10","dita":"","faqet":"[5, 10]","fjale_kyce":"[\"At Arthur Liolini\", \"Kryepiskopi Anastas\", \"Teodor Papapavli\", \"fron\u00ebzimi\", \"Kisha e Ungjill\u00ebzimit\", \"Dhimit\u00ebr Beduli\", \"KOASH\", \"Imzot Fan Noli\", \"Boston\", \"Kolegji Teologjik i Durr\u00ebsit\", \"Nasi Papapavli\"]","permbledhje":"Let\u00ebr e hapur nga prof. Teodor Papapavli drejtuar At Arthur Liolinit, meshtar i Kish\u00ebs s\u00eb Shen Gjergjit n\u00eb Boston, si reagim ndaj nj\u00eb interviste t\u00eb tij n\u00eb 'Koha Jon\u00eb'. Autori i kujton episodet e padijura publikisht t\u00eb bisedimeve t\u00eb 1992-shit n\u00eb Tiran\u00eb, ku Kryepiskopi i ofroi Liolinit drejtimin e Kish\u00ebs dhe ky refuzoi, dhe kritikon heshtjen e tij ndaj arritjeve t\u00eb Kryepiskopit Anastas.","autori":"Teodor Papapavli","kategoria":"Let\u00ebr e hapur \/ Polemik\u00eb","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9609],"ngjallja_autori":[9405],"ngjallja_viti":[9436],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-83067","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-leter-e-hapur-polemike","ngjallja_autori-teodor-papapavli","ngjallja_viti-9436"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Let\u00ebr e Hapur At Arthur Liolinit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/leter-e-hapur-at-arthur-liolinit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83067\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/leter-e-hapur-at-arthur-liolinit\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/leter-e-hapur-at-arthur-liolinit\/\",\"name\":\"Let\u00ebr e Hapur At Arthur Liolinit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:05:04+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/leter-e-hapur-at-arthur-liolinit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/leter-e-hapur-at-arthur-liolinit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/leter-e-hapur-at-arthur-liolinit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Let\u00ebr e Hapur At Arthur Liolinit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Let\u00ebr e Hapur At Arthur Liolinit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/leter-e-hapur-at-arthur-liolinit\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83067","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/leter-e-hapur-at-arthur-liolinit\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/leter-e-hapur-at-arthur-liolinit\/","name":"Let\u00ebr e Hapur At Arthur Liolinit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:05:04+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/leter-e-hapur-at-arthur-liolinit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/leter-e-hapur-at-arthur-liolinit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/leter-e-hapur-at-arthur-liolinit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Let\u00ebr e Hapur At Arthur Liolinit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83067","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83067"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83067"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83067"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83067"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83067"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}