{"id":83066,"date":"2026-06-01T02:05:02","date_gmt":"2026-06-01T00:05:02","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-e-orthodhoksise-kerkojne-nivel-teologjik-dhe-kulture-te-larte-fetare-2\/"},"modified":"2026-06-01T02:05:02","modified_gmt":"2026-06-01T00:05:02","slug":"interesat-e-orthodhoksise-kerkojne-nivel-teologjik-dhe-kulture-te-larte-fetare-2","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-e-orthodhoksise-kerkojne-nivel-teologjik-dhe-kulture-te-larte-fetare-2\/","title":{"rendered":"Interesat e Orthodhoksis\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nivel teologjik dhe kultur\u00eb t\u00eb lart\u00eb fetare"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; Konsulta e V e Sindesmos p\u00ebr problemet e edukimit teologjik orthodhoks &#8211;<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja e KOASH n\u00eb Konsult\u00eb<\/p>\n<p>(Vijon nga numri i kaluar)<\/p>\n<p>N\u00eb dy vjet\u00ebt e fundit Kryepiskopi duke \u00e7muar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka prania e KOASh-it n\u00eb veprimtarit\u00eb ekleziastike nd\u00ebrkomb\u00ebtare, i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pozitivisht ftesave q\u00eb i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb duke d\u00ebrguar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb saj n\u00eb shum\u00eb mbledhje, konferenca, takime e konsulta, si n\u00eb Gjenev\u00eb, Strasburg, Prag\u00eb, La Mendola-Bolzano, Beirut (Balamand), Selanik, Stamboll dhe s\u00eb fundi n\u00eb Halki, pran\u00eb Stambollit. Prania e delegacioneve t\u00eb saj n\u00eb k\u00ebto veprimtari nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb pasur dhe kan\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr afirmimin e saj n\u00eb universin orthodhoks, p\u00ebr t\u00eb mos munguar n\u00eb &#8220;apel&#8221;, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb p\u00ebrkrah kishave t\u00eb tjera orthodhokse dhe kristiane, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb problemet q\u00eb preokupojn\u00eb Orthodhoksin\u00eb ose Kristianizmin, p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb e njohur, p\u00ebr t\u00eb krijuar lidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe, mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebr nj\u00eb integrim t\u00eb saj gradual dhe t\u00eb plot\u00eb n\u00eb komunitetin mbar\u00eb kristian.<\/p>\n<p>Meriton t\u00eb vihet edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb dukje se kudo q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb delegacionet e saj, jan\u00eb pritur me shum\u00eb dashamir\u00ebsi, ngroht\u00ebsi dhe simpati, megjith\u00ebse p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb nj\u00eb komuniteti t\u00eb vog\u00ebl orthodhoks dhe t\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb vog\u00ebl ballkanik. Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb delegacionet jan\u00eb bindur se kjo konsiderat\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb i kushtohet Kryepiskopit t\u00eb saj, i cili \u00ebsht\u00eb i njohur, i respektuar dhe g\u00ebzon nj\u00eb prestigj t\u00eb lart\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Nj\u00eb pritje gjithashtu e ngroht\u00eb dhe plot\u00eb konsiderat\u00eb iu b\u00eb delegacionit t\u00eb saj n\u00eb konsult\u00ebn e Halkit.<\/p>\n<p>N\u00eb konsult\u00eb delegacioni yn\u00eb dha nj\u00eb informacion mbi ringjalljen e KOASH-it dhe b\u00ebri disa propozime konkrete n\u00eb mbledhjen e p\u00ebrgjithshme. Informacioni u ndoq me nj\u00eb interesim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sepse ringjallja e KOASH-it, ndryshe nga kishat e vendeve ish-komuniste, b\u00ebhej n\u00eb kushte t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>&#8211; Shqip\u00ebria, ndryshe nga t\u00eb gjith\u00eb vendet komuniste, u shpall shtet ateist (i pari dhe i fundit n\u00eb bot\u00eb). Pasojat qen\u00eb tragjike p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb komunitetet fetare. U shkat\u00ebruan jo vet\u00ebm institucionet fetare dhe u shfaros kleri i tyre, por u b\u00ebn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta \u00e7r\u00ebnjosur fen\u00eb nga nd\u00ebrgjegja e njer\u00ebzve me mjete t\u00eb presionit fizik, moral dhe psiqik. N\u00eb ish vendet e tjera komuniste feja dhe kishat u lan\u00eb t\u00eb lira, natyrisht brenda kufizimeve komuniste;<\/p>\n<p>&#8211; Pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit Shqip\u00ebria u p\u00ebrfshi nga nj\u00eb val\u00eb shkat\u00ebrimesh apokaliptike. Ekonomia e cila n\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7arin e fundit sh\u00ebnonte r\u00ebnien m\u00eb t\u00eb madhe, kaloi n\u00eb gjendje kolapsi. Varf\u00ebria e p\u00ebrgjithshme vuri n\u00eb pik\u00ebpyetje vet\u00eb ekzistenc\u00ebn biologjike t\u00eb popullat\u00ebs s\u00eb saj. Po t\u00eb mos ishte ndihma bujare e jashtme, vendin e priste katastrofa. P\u00ebr pasoj\u00eb as komunitetet fetare nuk mund t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbeshin pa ndihm\u00ebn nga jasht\u00eb<\/p>\n<p>&#8211; Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend pluralist nga pik\u00ebpamja fetare. Banor\u00ebt e saj jan\u00eb muhamedan\u00eb, orthodhoks\u00eb dhe katolike, me nj\u00eb maxhoranc\u00eb islamike. T\u00eb tria k\u00ebto komunitete fetare kan\u00eb jetuar kurdoher\u00eb n\u00eb harmoni. Feja kurr\u00eb nuk i ka p\u00ebr\u00e7ar\u00eb shqiptar\u00ebt. Ata kan\u00eb v\u00ebn\u00eb kurdoher\u00eb interesat komb\u00ebtare mbi interesat fetare. Ringjallja e saj nga nj\u00eb peshkop i huaj e b\u00ebnte tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb misionin e tij n\u00eb nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria, sepse injorimi i k\u00ebtij realiteti mund t\u00eb sillte tensione shoq\u00ebrore me motive fetare. Por Kryepiskopi u njoh mir\u00eb me situat\u00ebn dhe u orientua drejt qysh n\u00eb fillim t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij, duke vendosur marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira me drejtuesit e komuniteteve t\u00eb tjera fetare mbi baza tradicionale t\u00eb respektit t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt ringjallja e KOASH-it, u vu n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb. N\u00eb fjalimin e tij t\u00eb rastit, kur u zgjodh an\u00ebtar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Greqis\u00eb, Kryepiskopi i KOASh-it, Fortlumturia e tij Anastasi, vuri n\u00eb dukje se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend shembullor n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr harmonin\u00eb e q\u00ebndrueshme tradicionale midis komuniteteve fetare.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto ve\u00e7ori karakteristike t\u00eb ringjalljes s\u00eb KOASH-it b\u00ebn\u00eb q\u00eb informacioni, i shoq\u00ebruar nga nj\u00eb bilanc i realizimeve kryesore, t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen e delegacioneve t\u00eb tjera, p\u00ebr rrug\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ringjalljes s\u00eb KOASH-it.<\/p>\n<p>Propozimet q\u00eb u b\u00ebn\u00eb n\u00eb kosult\u00eb ishin k\u00ebto:<\/p>\n<p>1. &#8211; N\u00eb kushtet e zhvillimit me sukses t\u00eb dialogut teologjik orthodhoks-katolik p\u00ebr bashkimin e t\u00eb dy kishave, \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb n\u00eb edukimin teologjik t\u00eb brezave t\u00eb rinj t\u00eb teolog\u00ebve dhe t\u00eb klerit, t\u00eb hiqet dor\u00eb nga fryma ekskluziviste, e m\u00ebris\u00eb dhe fanatizmin, me t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb edukuar deri m\u00eb sot brezat reciprok\u00eb p\u00ebr ndarjen e Kish\u00ebs, n\u00eb dy pjes\u00eb. Kjo frym\u00eb duhet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me frym\u00ebn e dashuris\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin dhe t\u00eb shkoj\u00eb deri tek vet\u00eb besimtar\u00ebt e t\u00eb dy komuniteteve duke ndryshuar jo vet\u00ebm frym\u00ebn e kurseve t\u00eb kathehez\u00ebs, por edhe veprimtarin\u00eb pastorale t\u00eb klerit. Ndryshe, marr\u00ebveshjet midis p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb t\u00eb dy kishave do t\u00eb mbeten n\u00eb let\u00ebr pa mb\u00ebshtejtjen e t\u00eb dy komuniteteve. Tentativa e re p\u00ebr bashkim, pes\u00ebqindvjet\u00ebsh nga koncili i Ferara-Firences (1439), n\u00eb kushte t\u00eb reja historike t\u00eb favorshme, nuk do t\u00eb kishte jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>2. &#8211; Propozimi tjet\u00ebr kishte lidhje me forcimin e p\u00ebrbotshm\u00ebris\u00eb t\u00eb Orthodhoksis\u00eb. Kishat orthodhokse, n\u00eb shumic\u00ebn e tyre, sidomos kishat e Europ\u00ebs Lindore, jan\u00eb kisha autoqefale, dmth. t\u00eb pavarura si vet\u00eb shtetet komb\u00ebtare p\u00ebrkat\u00ebse. Autoqefalia \u00e7oi n\u00eb zhvillimin e kultur\u00ebs teologjike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, natyrisht n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vendimeve dogmatike dhe kanonike t\u00eb shtat\u00eb sinodeve ekumenike, q\u00eb dashur pa dashur, ushqeu frym\u00ebn lokale n\u00eb zhvillimin e kultur\u00ebs teologjike t\u00eb kultur\u00ebs fetare, por t\u00eb nj\u00ebllojt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha kishat. Interesimi m\u00eb i madh p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin, shk\u00ebmbimi i delegacioneve dhe i literaturave, organizimi i simpoziumeve, konsultave, kolokiumeve, etj, jan\u00eb nj\u00eb mjet i mir\u00eb p\u00ebr forcimin e nd\u00ebrgjegjes panorthodhokse, e domosdoshme p\u00ebr forcimin e unitetit dhe p\u00ebrbotshm\u00ebris\u00eb s\u00eb saj.<\/p>\n<p>3. &#8211; Propozimi i dyt\u00eb ka lidhje me propozimin e tret\u00eb mbi shtimin e rolit t\u00eb Patriarkis\u00eb s\u00eb Konstandinopolit, e cila duke qen\u00eb qendra Ekumenike e Orthodhoksis\u00eb, duhet t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb kultivimin e frym\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbotshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Orthodhoksis\u00eb, duke organizuar, n\u00eb marr\u00ebveshje, bashk\u00ebpunim dhe koordinim me patriarkit\u00eb e tjera, takime e konsulta panorthodhokse n\u00eb kryeqytetet e m\u00ebdha t\u00eb Orthodhoksis\u00eb, n\u00eb Mosk\u00eb, Bukuresht, Sofie, Athin\u00eb, Selanik, etj.<\/p>\n<p>T. P.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Raport mbi pjes\u00ebmarrjen e KOASH n\u00eb Konsult\u00ebn e V t\u00eb Sindesmos n\u00eb Halki, mbi edukimin teologjik orthodhoks. P\u00ebrmbledh kontributin e Kryepiskopit Anastas n\u00eb afirmimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kish\u00ebs dhe paraqet tri propozime: heqjen e ekskluzivizmit n\u00eb edukim, forcimin e p\u00ebrbotshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Orthodhoksis\u00eb, dhe rritjen e rolit t\u00eb Patriarkis\u00eb Ekumenike.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Konsulta e V e Sindesmos p\u00ebr problemet e edukimit teologjik orthodhoks - Pjes\u00ebmarrja e KOASH n\u00eb Konsult\u00eb","numri":"10(25)","viti":"1994","muaji":"Tetor","muaji_numer":"10","dita":"","faqet":"[4]","fjale_kyce":"[\"Sindesmos\", \"KOASH\", \"edukim teologjik\", \"Halki\", \"Kryepiskopi Anastas\", \"dialog orthodhoks-katolik\", \"autoqefali\", \"Patriarkia e Konstandinopolit\", \"panortodoksi\", \"ringjallja\"]","permbledhje":"Raport mbi pjes\u00ebmarrjen e KOASH n\u00eb Konsult\u00ebn e V t\u00eb Sindesmos n\u00eb Halki, mbi edukimin teologjik orthodhoks. P\u00ebrmbledh kontributin e Kryepiskopit Anastas n\u00eb afirmimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kish\u00ebs dhe paraqet tri propozime: heqjen e ekskluzivizmit n\u00eb edukim, forcimin e p\u00ebrbotshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Orthodhoksis\u00eb, dhe rritjen e rolit t\u00eb Patriarkis\u00eb Ekumenike.","autori":"T. P.","kategoria":"Aktualitet kishtar \/ Konferenc\u00eb","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9607],"ngjallja_autori":[9608],"ngjallja_viti":[9436],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-83066","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-aktualitet-kishtar-konference","ngjallja_autori-t-p","ngjallja_viti-9436"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Interesat e Orthodhoksis\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nivel teologjik dhe kultur\u00eb t\u00eb lart\u00eb fetare - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-e-orthodhoksise-kerkojne-nivel-teologjik-dhe-kulture-te-larte-fetare-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83066\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-e-orthodhoksise-kerkojne-nivel-teologjik-dhe-kulture-te-larte-fetare-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-e-orthodhoksise-kerkojne-nivel-teologjik-dhe-kulture-te-larte-fetare-2\/\",\"name\":\"Interesat e Orthodhoksis\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nivel teologjik dhe kultur\u00eb t\u00eb lart\u00eb fetare - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:05:02+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-e-orthodhoksise-kerkojne-nivel-teologjik-dhe-kulture-te-larte-fetare-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-e-orthodhoksise-kerkojne-nivel-teologjik-dhe-kulture-te-larte-fetare-2\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-e-orthodhoksise-kerkojne-nivel-teologjik-dhe-kulture-te-larte-fetare-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Interesat e Orthodhoksis\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nivel teologjik dhe kultur\u00eb t\u00eb lart\u00eb fetare\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Interesat e Orthodhoksis\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nivel teologjik dhe kultur\u00eb t\u00eb lart\u00eb fetare - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-e-orthodhoksise-kerkojne-nivel-teologjik-dhe-kulture-te-larte-fetare-2\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83066","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-e-orthodhoksise-kerkojne-nivel-teologjik-dhe-kulture-te-larte-fetare-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-e-orthodhoksise-kerkojne-nivel-teologjik-dhe-kulture-te-larte-fetare-2\/","name":"Interesat e Orthodhoksis\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nivel teologjik dhe kultur\u00eb t\u00eb lart\u00eb fetare - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:05:02+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-e-orthodhoksise-kerkojne-nivel-teologjik-dhe-kulture-te-larte-fetare-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-e-orthodhoksise-kerkojne-nivel-teologjik-dhe-kulture-te-larte-fetare-2\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-e-orthodhoksise-kerkojne-nivel-teologjik-dhe-kulture-te-larte-fetare-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Interesat e Orthodhoksis\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nivel teologjik dhe kultur\u00eb t\u00eb lart\u00eb fetare"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83066","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83066"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83066"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83066"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83066"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83066"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}