{"id":83057,"date":"2026-06-01T02:04:52","date_gmt":"2026-06-01T00:04:52","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-kombetare-dime-ti-mbrojme-shume-me-mire-se-ata-qe-ndezin-urat-e-zjarrit\/"},"modified":"2026-06-01T02:04:52","modified_gmt":"2026-06-01T00:04:52","slug":"interesat-kombetare-dime-ti-mbrojme-shume-me-mire-se-ata-qe-ndezin-urat-e-zjarrit","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-kombetare-dime-ti-mbrojme-shume-me-mire-se-ata-qe-ndezin-urat-e-zjarrit\/","title":{"rendered":"&#8220;Interesat komb\u00ebtare dim\u00eb t&#8217;i mbrojm\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se ata q\u00eb ndezin urat e zjarrit&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Radiotelevizionit, z. Sk\u00ebnder Bu\u00e7papaj<\/p>\n<p>Drejtorit t\u00eb Televizionit, z. Qemal Sakajeva<\/p>\n<p>Jemi shum\u00eb t\u00eb indinjuar p\u00ebr lojen q\u00eb po kryhet nga forca te caktuara antiorthodhokse, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara nga &#8220;Komiteti&#8221; fam\u00ebkeq i &#8220;mbrojtjes s\u00eb Autoqefalis\u00eb&#8221; dhe shpifjet e paturpshme t\u00eb kryetarit te tij, z. Petrit Bidoshi, n\u00eb bised\u00ebn e transmetuar nga Televizioni Shqiptar dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb, dat\u00eb 12.09.1994, n\u00eb adres\u00eb t\u00eb figur\u00ebs m\u00eb t\u00eb shquar dhe m\u00eb t\u00eb nderuar t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb, Kryepiskopit Anastas, pa prezenc\u00ebn e te cilit Autoqefalia e Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb shprehje pa kurrfare vlere.<\/p>\n<p>Eshte interesant fakti se ky Komitet fantazem, me n\u00eb krye, Petrit Bidoshin, gjithmon\u00eb vet\u00ebm vrer kan\u00eb vjell\u00eb kund\u00ebr klerik\u00ebve dhe Kish\u00ebs son\u00eb, por kjo barr\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb caktuar atij \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe do t&#8217;i shtyp\u00eb kurrizin, sepse \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm antikristiane, por dhe antikomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Figura e Kryepiskopit Anastas, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e nderuar bot\u00ebrore. Puna e palodhur, aft\u00ebsia dhe devotshm\u00ebria e tij e nxor\u00ebn Kish\u00ebn ton\u00eb nga balta dhe e b\u00ebn\u00eb an\u00ebtare t\u00eb denj\u00eb, me t\u00eb drejta t\u00eb barabarta, n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb e kishave bot\u00ebrore. Pik\u00ebrisht, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrparimi dhe konsolidimi i k\u00ebsaj kishe, me kuadro te aft\u00eb shqiptar\u00eb, q\u00eb po e t\u00ebrbon at\u00eb Komitet fantaz\u00ebm (dhe ata q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pas), q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb fatkeqe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur mjetet m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb masmedias shqiptare.<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb, n\u00eb momente t\u00eb caktuara, t\u00eb acarimit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb marr\u00ebdhenieve greko-shqiptare, ky &#8220;komitet&#8221; ka k\u00ebrkuar t&#8217;i b\u00ebj\u00eb varrin KOASH, duke goditur Kryepiskopin ton\u00eb, vet\u00ebm e vet\u00ebm sepse ai \u00ebsht\u00eb i komb\u00ebsis\u00eb greke. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb shum\u00eb e rrezikshme, n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me interesat komb\u00ebtare, t\u00eb cilat, ne orthodhoks\u00ebt, dim\u00eb t&#8217;i mbrojm\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se ata q\u00eb ndezin urat e zjarrit dhe k\u00ebt\u00eb fakt e ka treguar historia jon\u00eb shum\u00ebvje\u00e7are, madje shum\u00ebshekullore.<\/p>\n<p>Sa mjeran\u00eb dukeshin n\u00eb ekranin e Televizionit zot\u00ebrinjt\u00eb Bidoshi dhe Kuri, t\u00eb cil\u00ebt mbet\u00ebn me gisht n\u00eb goj\u00eb, pasi nuk u vajten kleriket e ftuar. Kjo nuk do koment, mbasi kan\u00eb katandisur t\u00eb bisedojn\u00eb me vetvehten.<\/p>\n<p>Me paturp\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe zoti Bidoshi akuzon se dhe Ungjilli n\u00eb Kish\u00eb lexohet greqisht. Por harron se \u00ebshte nj\u00eb popull i t\u00ebr\u00eb q\u00eb shkon n\u00eb kish\u00eb dhe e degjon t\u00eb gjith\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebn fetare n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Ket\u00eb ia falim, sepse ai dhe &#8220;Komiteti&#8221; q\u00eb p\u00ebrfaqeson nuk ia kan\u00eb pare ndonj\u00ebher\u00eb deren kish\u00ebs dhe klerik\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Askujt m\u00eb tep\u00ebr se Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk mund t&#8217;i dhimbsen martir\u00ebt e saj, q\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb p\u00ebr fe dhe atdhe, por Kisha jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb instrument politik i askujt, ndaj dhe nuk i instrumentalizon. P\u00ebr ne, kujtimi me i madh dhe m\u00eb i denj\u00eb per ta, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ju behet n\u00eb sh\u00ebrbesat fetare dhe p\u00ebrshpirtjet n\u00eb Kish\u00eb, sa here q\u00eb kan\u00eb dat\u00ebn e vdekjes, te cilat asnj\u00ebhere nuk kan\u00eb munguar, per asnj\u00eb.<\/p>\n<p>Por, nga t&#8217;i dije k\u00ebto zoti Bidoshi?!<\/p>\n<p>Jemi, gjithashtu, shum\u00eb t\u00eb fyer, q\u00eb figura poliedrike dhe shum\u00eb e dashur e Imzot Nolit, i cili \u00ebshte themeluesi i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb gojohet nga njer\u00ebz injorant\u00eb, q\u00eb e lakojn\u00eb at\u00eb s\u00ebbashku me Nikolla Markun, i cili \u00ebsht\u00eb i shquar p\u00ebr vjedhje, si n\u00eb Seminarin e Prift\u00ebrinjve n\u00eb Durr\u00ebs, shkas p\u00ebr t\u00eb cilin u largua, po ashtu dhe n\u00eb Kostur. P\u00ebrsa i p\u00ebrket episodit me dhespotin e Kosturit, nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb provohet se \u00ebsht\u00eb kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb trillim provokues dhe i paskrupullt, sepse bashk\u00eb me Nikolla Markun atje ka pasur dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Duam t&#8217;i shpjegojm\u00eb zotit Bidoshi, k\u00ebtij mekanizmi t\u00eb kurdisur, qe hiqet si shpetimtar i Autoqefalis\u00eb se \u00eb ka em\u00ebrtuar keq &#8220;Komitetin&#8221; e tij, sepse nuk e di kuptimin e p\u00ebrmbajtjes s\u00eb fjal\u00ebve, Kish\u00eb Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb. Kisha \u00ebsht\u00eb trupi i Krishtit dhe bashkon gjith\u00eb besimtar\u00ebt rreth saj. P\u00ebrkat\u00ebsia fetare e k\u00ebsaj kishe \u00ebsht\u00eb orthodhokse, q\u00eb e dallon nga kishat e tjera dhe \u00ebsht\u00eb Autoqefale, se \u00ebsht\u00eb e vet\u00ebadministruar. Por, &#8220;Komiteti p\u00ebr shp\u00ebtimin e Autoqefalis\u00eb&#8221;, q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e Kish\u00ebs dhe p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer antiorthodhoksis\u00eb, si\u00e7 duket i interes on vet\u00ebm vetadministrimi dhe kjo, jo pa q\u00ebllim, sepse k\u00ebshtu ka mund\u00ebsi t\u00eb rr\u00ebmbej\u00eb pjes\u00ebn e vet. Por, meq\u00ebn\u00ebse nuk do t&#8217;ia arrij\u00eb kurr\u00eb k\u00ebtij q\u00ebllimi, le t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb l\u00ebmosh\u00eb prej atyre q\u00eb e kurdisin.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ka ndodhur dhe her\u00eb t\u00eb tjera, nxitja p\u00ebr t\u00eb shpifur n\u00ebp\u00ebrmjet Televizionit Shqiptar, sjell pas nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb paskrupullt, q\u00eb bashkon n\u00eb nj\u00eb rrym\u00eb t\u00eb vetme ish-komunist\u00eb, ekstremist\u00eb fetar\u00eb jo t\u00eb krishter\u00eb, pseudoatdhetar\u00eb dhe pseudofetar\u00eb, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb vetmin q\u00ebllim, q\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb Kish\u00ebn dhe Autoqefalin\u00eb e saj, prandaj marrin n\u00eb shenj\u00eb kreun e k\u00ebsaj Kishe, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Kryepiskopi, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht simboli i urt\u00ebsis\u00eb dhe tolerances fetare q\u00eb e karakterizon Kish\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Eshte turp p\u00ebr Televizionin Shqiptar, q\u00eb nxjerr n\u00eb ekran kukulla t\u00eb tilla t\u00eb kurdisura, per t\u00eb thyer ndjenjat e besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb t\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Biseda t\u00eb tilla nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb as kish\u00ebs e as kombit, sepse jane p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse dhe destabilizuese. Zoti Bidoshi, si Antidemokrat n\u00eb shpirt, kujton se heshtja dhe toleranca jon\u00eb karshi fyerjeve dhe denigrimit q\u00eb i b\u00ebn kish\u00ebs son\u00eb dhe Kryepiskopit ton\u00eb, do t\u00eb vazhdojn\u00eb pafund\u00ebsisht, por po i themi publikisht se k\u00ebtej e tutje do t&#8217;ia \u00e7jerrim at\u00eb maske satanike, atij dhe atyre qe fshihen prapa tij, per k\u00ebt\u00eb loje te rrezikshme.<\/p>\n<p>Ju themi dhe instancave m\u00eb t\u00eb larta shtet\u00ebrore, se ky zot\u00ebri dhe ky &#8220;Komitet&#8221;, po i v\u00ebn\u00eb pengesa ecuris\u00eb s\u00eb proceseve demokratike q\u00eb po zhvillohen n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe se fundi, gjat\u00eb gjith\u00eb emisionit na b\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshtypje shum\u00eb t\u00eb keqe pyetjet tendencioze kunder KOASH, por dhe antidemokratike, t\u00eb gazetarit Bujar Muharremi. A e meriton nj\u00eb njeri me tendenca t\u00eb tilla ekstremiste, t\u00eb qendroj\u00eb n\u00eb nj\u00eb institucion kaq t\u00eb lart\u00eb demokratik, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb RTV?<\/p>\n<p>Kryesia e Kish\u00ebs Kor\u00e7\u00eb<\/p>\n<p>Lidhja e Rinis\u00eb, Grave dhe Intelektual\u00ebve pran\u00eb KOASH-it, Kor\u00e7\u00eb<\/p>\n<p>Shoqata e Bashkimit t\u00eb Orthodhoks\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb &#8220;Fan S. Noli&#8221;, Kor\u00e7\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Let\u00ebr e hapur e Kryesis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Lidhjes s\u00eb Rinis\u00eb, Grave dhe Intelektual\u00ebve, dhe Shoqat\u00ebs &#8216;Fan S. Noli&#8217; drejtuar Radiotelevizionit Shqiptar, duke kund\u00ebrshtuar emisionin e dat\u00ebs 12.09.1994 me Petrit Bidoshin nga &#8216;Komiteti p\u00ebr mbrojtjen e Autoqefalis\u00eb&#8217;, q\u00eb sulmonte Kryepiskopin Anastas dhe KOASH-in.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Radiotelevizionit, z. Sk\u00ebnder Bu\u00e7papaj; Drejtorit t\u00eb Televizionit, z. Qemal Sakajeva","numri":"9 (26)","viti":"1994","muaji":"Shtator","muaji_numer":"9","dita":"12","faqet":"[12]","fjale_kyce":"[\"Petrit Bidoshi\", \"Komiteti i Autoqefalis\u00eb\", \"Anastas\", \"Televizioni Shqiptar\", \"Bu\u00e7papaj\", \"Sakajeva\", \"Bujar Muharremi\", \"Kor\u00e7\u00eb\", \"Fan S. Noli\", \"Nikolla Marku\"]","permbledhje":"Let\u00ebr e hapur e Kryesis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Lidhjes s\u00eb Rinis\u00eb, Grave dhe Intelektual\u00ebve, dhe Shoqat\u00ebs 'Fan S. Noli' drejtuar Radiotelevizionit Shqiptar, duke kund\u00ebrshtuar emisionin e dat\u00ebs 12.09.1994 me Petrit Bidoshin nga 'Komiteti p\u00ebr mbrojtjen e Autoqefalis\u00eb', q\u00eb sulmonte Kryepiskopin Anastas dhe KOASH-in.","autori":"Kryesia e Kish\u00ebs Kor\u00e7\u00eb; Lidhja e Rinis\u00eb, Grave dhe Intelektual\u00ebve pran\u00eb KOASH-it, Kor\u00e7\u00eb; Shoqata e Bashkimit t\u00eb Orthodhoks\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \"Fan S. Noli\", Kor\u00e7\u00eb","kategoria":"Reagim zyrtar \/ Let\u00ebr e hapur","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9592],"ngjallja_autori":[9593],"ngjallja_viti":[9436],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-83057","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-reagim-zyrtar-leter-e-hapur","ngjallja_autori-kryesia-e-kishes-korce-lidhja-e-rinise-grave-dhe-intelektualeve-prane-koash-it-korce-shoqata-e-bashkimit-te-orthodhokseve-te-shqiperise-fan-s-noli-korce","ngjallja_viti-9436"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>&quot;Interesat komb\u00ebtare dim\u00eb t&#039;i mbrojm\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se ata q\u00eb ndezin urat e zjarrit&quot; - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-kombetare-dime-ti-mbrojme-shume-me-mire-se-ata-qe-ndezin-urat-e-zjarrit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83057\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-kombetare-dime-ti-mbrojme-shume-me-mire-se-ata-qe-ndezin-urat-e-zjarrit\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-kombetare-dime-ti-mbrojme-shume-me-mire-se-ata-qe-ndezin-urat-e-zjarrit\/\",\"name\":\"\\\"Interesat komb\u00ebtare dim\u00eb t'i mbrojm\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se ata q\u00eb ndezin urat e zjarrit\\\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:04:52+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-kombetare-dime-ti-mbrojme-shume-me-mire-se-ata-qe-ndezin-urat-e-zjarrit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-kombetare-dime-ti-mbrojme-shume-me-mire-se-ata-qe-ndezin-urat-e-zjarrit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-kombetare-dime-ti-mbrojme-shume-me-mire-se-ata-qe-ndezin-urat-e-zjarrit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8220;Interesat komb\u00ebtare dim\u00eb t&#8217;i mbrojm\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se ata q\u00eb ndezin urat e zjarrit&#8221;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\"Interesat komb\u00ebtare dim\u00eb t'i mbrojm\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se ata q\u00eb ndezin urat e zjarrit\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-kombetare-dime-ti-mbrojme-shume-me-mire-se-ata-qe-ndezin-urat-e-zjarrit\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83057","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-kombetare-dime-ti-mbrojme-shume-me-mire-se-ata-qe-ndezin-urat-e-zjarrit\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-kombetare-dime-ti-mbrojme-shume-me-mire-se-ata-qe-ndezin-urat-e-zjarrit\/","name":"\"Interesat komb\u00ebtare dim\u00eb t'i mbrojm\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se ata q\u00eb ndezin urat e zjarrit\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:04:52+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-kombetare-dime-ti-mbrojme-shume-me-mire-se-ata-qe-ndezin-urat-e-zjarrit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-kombetare-dime-ti-mbrojme-shume-me-mire-se-ata-qe-ndezin-urat-e-zjarrit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interesat-kombetare-dime-ti-mbrojme-shume-me-mire-se-ata-qe-ndezin-urat-e-zjarrit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8220;Interesat komb\u00ebtare dim\u00eb t&#8217;i mbrojm\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se ata q\u00eb ndezin urat e zjarrit&#8221;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83057","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83057"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83057"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83057"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83057"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83057"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}