{"id":83031,"date":"2026-06-01T02:04:24","date_gmt":"2026-06-01T00:04:24","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuri-pa-fund-e-pa-kufi\/"},"modified":"2026-06-01T02:04:24","modified_gmt":"2026-06-01T00:04:24","slug":"dashuri-pa-fund-e-pa-kufi","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuri-pa-fund-e-pa-kufi\/","title":{"rendered":"Dashuri pa fund e pa kufi"},"content":{"rendered":"<p>Pjes\u00eb nga Ungjilli<\/p>\n<p>&#8220;Se Per\u00ebndia e deshi aq shum\u00eb bot\u00ebn, sa q\u00eb i dha birin e Tij t\u00eb vet\u00ebmlindur, q\u00eb kushdo q\u00eb beson tek ai t\u00eb mos humbas\u00eb, po t\u00eb ket\u00eb jet\u00eb t\u00eb am\u00ebshuar&#8221;.<\/p>\n<p>P\u00ebr ngjarjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb dashuris\u00eb do t\u00eb na flas\u00eb kjo jav\u00eb; n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, por edhe m\u00eb trondit\u00ebse, duke ngritur para nesh Kryqin e Nderuar (+). Mbi t\u00eb u shkrua pashlyesh\u00ebm ikona mistike e dashuris\u00eb s\u00eb Atit. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dimension dashurie t\u00eb pamas\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb pakap\u00ebrcyeshme, p\u00ebr nj\u00eb ngjarje, pasojat e s\u00eb cil\u00ebs u shtrin\u00eb n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb pakonceptueshme, n\u00eb gjith\u00ebsin\u00eb. &#8220;Se Per\u00ebndia e deshi aq shum\u00eb bot\u00ebn, sa q\u00eb i dha Birin e Tij t\u00eb vet\u00ebmlindur, q\u00eb kushdo q\u00eb i beson atij t\u00eb mos humbas\u00eb, por t\u00eb ket\u00eb jet\u00eb t\u00eb am\u00ebshuar&#8221;.<\/p>\n<p>Zoti tha: Askush nuk \u00ebsht\u00eb ngjitur n\u00eb qiell, p\u00ebrve\u00e7 atij q\u00eb ka zbritur nga qielli, biri i njeriut q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qiell. Dhe ashtu sikurse Moisiu ngriti lart gjarp\u00ebrin n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, ashtu duhet t\u00eb ngrihet lart biri i njeriut, q\u00eb kushdo q\u00eb beson tek ai, t\u00eb mos humbas\u00eb, po t\u00eb ket\u00eb jet\u00eb t\u00eb am\u00ebshuar. Se Per\u00ebndia e deshi aq shum\u00eb bot\u00ebn, sa i dha Birin e Tij t\u00eb vet\u00ebmlindur, q\u00eb kushdo q\u00eb beson tek ai t\u00eb mos humbas\u00eb, po t\u00eb ket\u00eb jet\u00eb t\u00eb am\u00ebshuar. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Per\u00ebndia nuk e d\u00ebrgoi birin e tij n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjykuar bot\u00ebn, por q\u00eb bota t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb me an\u00ebn e tij. (Joan, 3:13-17)<\/p>\n<p>Nisma e Per\u00ebndis\u00eb<\/p>\n<p>Her\u00eb pas here disa orator\u00eb mjeran\u00eb paraqesin nj\u00eb At Per\u00ebndi t\u00eb rrept\u00eb, t\u00eb zymt\u00eb, k\u00ebrkues, gjith\u00eb &#8220;ligje&#8221; dhe kufizime, q\u00eb desh t\u00eb zbutej nga Iisu Krishti, q\u00eb t\u00eb falte njer\u00ebzimin, por, k\u00ebto lloj &#8220;sqarime&#8221; ligj\u00ebsore, nuk p\u00ebrputhen me personin e Atit q\u00eb na e zbuloi Iisui. Ati i Tij \u00ebsht\u00eb DASHURI. Plot zem\u00ebrdhembshuri, durim. Nisma e tij ishte \u00e7\u00ebshtja m\u00eb e madhe e dashuris\u00eb, q\u00eb shpaloset n\u00eb vepr\u00ebn e Ikonomis\u00eb Hyjnore. Jeta e Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb &#8211; q\u00eb zbulohet n\u00eb ardhjen n\u00eb koh\u00eb n\u00eb bot\u00eb t\u00eb Birit dhe t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb &#8211; \u00ebsht\u00eb komunikim dashurie. Dashuria e Atit b\u00ebhet ngjarje e pand\u00ebrprer\u00eb n\u00eb histori me t\u00eb vetmen ofert\u00eb t\u00eb Birit, me veprimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, q\u00eb dep\u00ebrton Hirin Hyjnor n\u00eb \u00e7do qenie njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Kjo dashuri e Per\u00ebndis\u00eb nuk kufizohet vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb popull, n\u00eb nj\u00eb komb, n\u00eb nj\u00eb tip, n\u00eb nj\u00eb kategori njer\u00ebzish ose n\u00eb t\u00eb &#8220;mir\u00ebt&#8221;, n\u00eb ata q\u00eb e pasojn\u00eb At\u00eb. Ajo shtrihet pa kufizim n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb gjith\u00eb krijes\u00ebn. P\u00ebrfshin \u00e7do gj\u00eb, duke dh\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ka. &#8220;Aq shum\u00eb e deshi Per\u00ebndia bot\u00ebn, sa q\u00eb i dha edhe birin e tij t\u00eb vet\u00ebmlindur&#8221;. Ai i do njer\u00ebzit, pavar\u00ebsisht n\u00ebse t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr dashurin\u00eb e Tij. Ai dashuron se \u00ebsht\u00eb DASHURI. Dhe pik\u00ebrisht tek kjo jet\u00eb dashurie u b\u00ebn thirrje t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p>Thirrje pjes\u00ebmarrjeje n\u00eb jet\u00eb<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi final i dashuris\u00eb s\u00eb Atit, i gjith\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb Krishtit, q\u00eb arrin kulmin n\u00eb Kryq, \u00ebsht\u00eb q\u00eb njeriu t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00ebmarr\u00ebs i nj\u00eb jete t\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsie tjet\u00ebr. Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn, t\u00eb gjith\u00eb tregojn\u00eb interes. Madje edhe n\u00eb nj\u00eb qytet\u00ebrim konsumi, sikurse \u00ebsht\u00eb yni, n\u00eb t\u00eb cilin mbizot\u00ebron sasia, mat\u00ebsi i v\u00ebrtet\u00eb i jet\u00ebs \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsia. Dhe sot etja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e fort\u00eb. Por k\u00ebrkimi del n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tragjike jasht\u00eb binar\u00ebve, drejt grumbullimit t\u00eb parave, pronave, tablove, disqeve; drejt pushimeve, udh\u00ebtimeve, me iluzionin se rritja e &#8220;t\u00eb ardhurave p\u00ebr frym\u00eb&#8221; do t\u00eb thot\u00eb edhe ngritje e nivelit t\u00eb jetes\u00ebs. Megjithat\u00eb, \u00e7do dit\u00eb q\u00eb kalon, tregon se sa naiv \u00ebsht\u00eb ky lloj realizmi. Jeta njer\u00ebzore n\u00eb k\u00ebto pasuri t\u00eb jashtme, shpesh varf\u00ebrohet, degjenerohet brenda asaj jetese t\u00eb mir\u00eb g\u00ebrryese. P\u00ebr di\u00e7ka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nostalgjia: Shijim p\u00ebrjet\u00ebsie, shijim dashurie t\u00eb past\u00ebr. Di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb mos shtrihet vet\u00ebm n\u00eb vij\u00eb horizontale, por q\u00eb t\u00eb pritet nj\u00ebkoh\u00ebsisht nga nj\u00eb vij\u00eb vertikale, e cila t\u00eb tregoj\u00eb vet\u00ebm lart. N\u00eb sfond k\u00ebrkon Kryqin (+), i cili ngre lart, sikund\u00ebr ai ngrihet lart p\u00ebrjet\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Privilegji i mrekulluesh\u00ebm, por tragjik, i liris\u00eb, ka \u00e7elur para q\u00ebnies njer\u00ebzore dy mund\u00ebsi: humbjen dhe jet\u00ebn. Q\u00ebllimi i Per\u00ebndis\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t&#8217;i fal\u00eb jet\u00eb krijes\u00ebs s\u00eb Tij, &#8220;jet\u00eb t\u00eb am\u00ebshuar&#8221;. Si\u00e7 e kemi trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb analitike n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb ungjillore t\u00eb m\u00ebparshme, kuptimi i &#8220;jet\u00ebs s\u00eb am\u00ebshuar&#8221; nuk i referohet posa\u00e7\u00ebrisht koh\u00ebs, por plot\u00ebm\u00ebris\u00eb s\u00eb jet\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb thjesht zgjat &#8211; madje, \u00e7&#8217;kuptim do t\u00eb kishte p\u00ebrjet\u00ebsimi i nj\u00eb jete \u00e7orodit\u00ebse e t\u00eb mjer\u00eb &#8211; por p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb cil\u00ebsie, harmonie, plotm\u00ebrie, t\u00eb pad\u00ebmtuar nga prishja. Nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e presim t\u00eb filloj\u00eb n\u00eb mbarim t\u00eb shekujve ose &#8220;pas vdekjes&#8221;, por q\u00eb ka filluar tashm\u00eb brenda k\u00ebsaj situate t\u00eb tanishme kalimtare, n\u00eb momentin q\u00eb &#8220;bashk\u00ebkryq\u00ebzohemi&#8221; me fitimtarin mbi m\u00ebkatin dhe mbi vdekjen, me Zotin Iisu, t\u00eb cilin e parashijojm\u00eb n\u00eb misteret e Kish\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb trupi i tij, plotm\u00ebria e tij, q\u00eb i mbush t\u00eb gjitha mbi t\u00eb gjitha (Efes.1, 23). &#8220;Jet\u00eb e am\u00ebshuar&#8221; \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimisht jeta e vet\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, jet\u00eb e am\u00ebshuar dashurie e Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr ngritjen lart nga stadi bimor, shtazor dhe ai i t\u00eb menduarit, n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dashurie, atje ku \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie, me secilin dhe p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, vishet me paqen dhe me drit\u00ebn. Paqe me Per\u00ebndin\u00eb; paqe me veten ton\u00eb; paqe me t\u00eb tjer\u00ebt; paqe me natyr\u00ebn; paqe me kafsh\u00ebt; paqe me jet\u00ebn me dhimbjen; paqe me gjith\u00ebsin\u00eb. Esht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb parashijim t\u00eb ngaz\u00ebllimit e t\u00eb lavdis\u00eb qiellore, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrkryhen kur do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb \u00e7do gj\u00eb m\u00eb Krisht.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb ndryshim, k\u00ebt\u00eb shijim t\u00eb &#8220;jet\u00ebs s\u00eb am\u00ebshuar&#8221;, k\u00ebt\u00eb lavdi e provuan shenjtor\u00ebt brenda koh\u00ebs historike, duke ngritur me ngaz\u00ebllim dhe durim kryqin e tyre, duke derdhur n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet dashuri dhe shpres\u00eb. Duke jetuar m\u00eb Krisht, duke rrezatuar pranin\u00eb dhe dhuratat e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, mbeten qeliza t\u00eb gjalla t\u00eb njer\u00ebzimit, nj\u00eb &#8220;jet\u00eb e plot\u00eb e am\u00ebshuar&#8221;, q\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, e ngr\u00ebn\u00eb m\u00eb lart jet\u00ebn e bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Kushti i domosdosh\u00ebm<\/p>\n<p>N\u00eb thirrjen q\u00eb b\u00ebn dashuria e Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr &#8220;jet\u00eb t\u00eb am\u00ebshuar&#8221;, vihet vet\u00ebm nj\u00eb kusht: &#8220;q\u00eb kushdo q\u00eb beson tek ai&#8230;&#8221; Besim tek Iisu Krishti! Kjo do t\u00eb thot\u00eb di\u00e7ka m\u00eb e thell\u00eb nga &#8220;besimi i pap\u00ebrcaktuar n\u00eb nj\u00eb fuqi m\u00eb t\u00eb lart\u00eb&#8221;, q\u00eb pretendojn\u00eb her\u00eb pas here disa. Do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb bindje t\u00eb pal\u00ebkundur se Iisui na ka th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e plot\u00eb lidhur me misterin e Per\u00ebndis\u00eb. Se Per\u00ebndia nuk \u00ebsht\u00eb &#8220;nj\u00eb Qenie Sublime&#8221; abstrakte, e pap\u00ebrcaktuar, por \u00ebsht\u00eb Zot i krijimit dhe i historis\u00eb, i cili vepron me nj\u00eb njohje dhe urt\u00ebsi t\u00eb pakap\u00ebrcyeshme brenda gjith\u00ebsis\u00eb. Se Per\u00ebndia, t\u00eb cilit i takon kjo bot\u00eb, zbuloi Veten m\u00eb Krisht, se Iisui \u00ebsht\u00eb i Biri i Per\u00ebndis\u00eb, &#8220;udha, e v\u00ebrteta dhe jeta&#8221; (Joan 14,6); se u trup\u00ebzua, u kryq\u00ebzua dhe u ngjall p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit; q\u00eb t\u00eb ngren\u00eb lart gjith\u00eb natyr\u00ebn njer\u00ebzore dhe Ti hap\u00eb rrug\u00ebn drejt hyjnizimit. Dhe se vepra e Tij vazhdon me derdhjen n\u00eb bot\u00eb t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kudo e q\u00eb plot\u00ebson t\u00eb gjitha&#8221;.<\/p>\n<p>Por ajo &#8220;q\u00eb kushdo q\u00eb beson tek ai&#8221; nuk kufizohet n\u00eb nj\u00eb pohim me mend; ajo shprehet kryesisht me gatishm\u00ebri t\u00eb vullnetshme p\u00ebr t\u00eb ndjekur me besim modelin e jet\u00ebs, q\u00eb Ai cakton. Pra, nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje mekanike t\u00eb nj\u00eb &#8220;besimi&#8221; t\u00eb lasht\u00eb, por p\u00ebr nj\u00eb bindje t\u00eb thell\u00eb dhe nj\u00eb raport personal, p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb t\u00ebr\u00ebgjall\u00eb, t\u00eb sot\u00ebm, p\u00ebr nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim na nxit vazhdimisht Kisha jon\u00eb orthodhokse me ritmin e kultit t\u00eb saj; duke ngritur lart \u00e7do her\u00eb para syve tan\u00eb t\u00eb plog\u00ebt \u00e7udit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb jav\u00eb Kryqin, i cili e p\u00ebrmbledh n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb trondit\u00ebse dhe t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb simbol t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, Kryqin e Nderuar, t\u00eb krishter\u00ebt, dikur, n\u00eb shekullin e 7-t\u00eb, e kishin humbur n\u00eb vorbull\u00ebn e luft\u00ebs; armiq t\u00eb feve t\u00eb tjera ua kishin rr\u00ebmbyer. Dhe jan\u00eb dashur luftra, fushata dhe heroizma q\u00eb ta rifitonin bizantin\u00ebt e ta rivendosnin triumfalisht n\u00eb vendin e tij t\u00eb vjet\u00ebr, n\u00eb qytetin e shenjt\u00eb t\u00eb Jeruzalemit. Qysh at\u00ebher\u00eb, n\u00eb vorbull\u00ebn e luft\u00ebs s\u00eb padukshme mistike, q\u00eb vazhdon n\u00eb shekujt brenda shpirtrave, shum\u00eb prej nesh, t\u00eb krishter\u00eb, e humbasim p\u00ebrs\u00ebri Kryqin &#8211; kuptimin e dashuris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, dhe ritmin e jet\u00ebs q\u00eb Ai p\u00ebrcakton. Dhe duhen lloj tjet\u00ebr luft\u00ebrash, vendosm\u00ebrie dhe trim\u00ebrie, q\u00eb ta rifitojm\u00eb e ta ringrem\u00eb n\u00eb qendr\u00ebn e zemr\u00ebs son\u00eb; flamur dhe udh\u00ebrr\u00ebfyes t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>+ Anastasi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryepiskopi Anastas reflekton mbi dashurin\u00eb e pakufishme t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb si\u00e7 d\u00ebshmohet n\u00eb Kryqin e Krishtit dhe n\u00eb fjal\u00ebt e Ungjillit t\u00eb Joanit. Ai shpjegon kuptimin e jet\u00ebs s\u00eb am\u00ebshuar, kushtin e besimit te Iisu Krishti, dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e rifitimit t\u00eb Kryqit n\u00eb jet\u00ebn shpirt\u00ebrore.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"9 (26)","viti":"1994","muaji":"Shtator","muaji_numer":"9","dita":"","faqet":"[1, 7]","fjale_kyce":"[\"dashuri\", \"Kryq\", \"Per\u00ebndi\", \"jet\u00eb e am\u00ebshuar\", \"Krisht\", \"besim\", \"Ungjill\", \"Trinia e Shenjt\u00eb\", \"shp\u00ebtim\", \"Anastas\"]","permbledhje":"Kryepiskopi Anastas reflekton mbi dashurin\u00eb e pakufishme t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb si\u00e7 d\u00ebshmohet n\u00eb Kryqin e Krishtit dhe n\u00eb fjal\u00ebt e Ungjillit t\u00eb Joanit. Ai shpjegon kuptimin e jet\u00ebs s\u00eb am\u00ebshuar, kushtin e besimit te Iisu Krishti, dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e rifitimit t\u00eb Kryqit n\u00eb jet\u00ebn shpirt\u00ebrore.","autori":"Kryepiskopi Anastas","kategoria":"Predikim \/ Reflektim teologjik","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9272],"ngjallja_autori":[9438],"ngjallja_viti":[9436],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-83031","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-predikim-reflektim-teologjik","ngjallja_autori-kryepiskopi-anastas","ngjallja_viti-9436"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Dashuri pa fund e pa kufi - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuri-pa-fund-e-pa-kufi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83031\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuri-pa-fund-e-pa-kufi\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuri-pa-fund-e-pa-kufi\/\",\"name\":\"Dashuri pa fund e pa kufi - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:04:24+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuri-pa-fund-e-pa-kufi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuri-pa-fund-e-pa-kufi\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuri-pa-fund-e-pa-kufi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Dashuri pa fund e pa kufi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dashuri pa fund e pa kufi - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuri-pa-fund-e-pa-kufi\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83031","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuri-pa-fund-e-pa-kufi\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuri-pa-fund-e-pa-kufi\/","name":"Dashuri pa fund e pa kufi - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:04:24+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuri-pa-fund-e-pa-kufi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuri-pa-fund-e-pa-kufi\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuri-pa-fund-e-pa-kufi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Dashuri pa fund e pa kufi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/83031","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83031"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=83031"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=83031"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=83031"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=83031"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}