{"id":82969,"date":"2026-06-01T02:03:34","date_gmt":"2026-06-01T00:03:34","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-prokopi-deshmor-i-madh\/"},"modified":"2026-06-01T02:03:34","modified_gmt":"2026-06-01T00:03:34","slug":"shen-prokopi-deshmor-i-madh","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-prokopi-deshmor-i-madh\/","title":{"rendered":"Sh\u00ebn Prokopi &#8211; d\u00ebshmor i madh"},"content":{"rendered":"<p>Sh\u00ebn Prokopi &#8211; d\u00ebshmor i madh<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Prokopi lindi n\u00eb Antioki, nj\u00eb qytet i pasur dhe i bukur, kur n\u00eb Rom\u00eb mbret\u00ebronte Diokleciani. Ishte nga nj\u00eb familje e shquar dhe prind\u00ebrit i kishte t\u00eb dy pagan\u00eb, por i ati, njeri i urt\u00eb dhe dash\u00ebs i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, e njohu Per\u00ebndin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe u pag\u00ebzua i krishter\u00eb me emrin Kristofer. E \u00ebma mbeti pagane, megjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e t\u00eb shoqit p\u00ebr ta ndri\u00e7uar. Me vdekjen e t\u00eb atit, Sh\u00ebn Prokopi mbeti n\u00ebn kujdesin e s\u00eb \u00ebm\u00ebs, e cila e edukoi sipas parimeve pagane, ndon\u00ebse shpirti i tij ruajti nj\u00eb dashuri shum\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb atin.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, pra, Sh\u00ebn Prokopi u rrit dhe u edukua larg drit\u00ebs s\u00eb Krishtit dhe kur erdhi nj\u00eb her\u00eb Diokleciani n\u00eb qytet, pas nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb s\u00eb \u00ebm\u00ebs, u em\u00ebrua qeveritar n\u00eb Aleksandri, me urdh\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ndjekur pa m\u00ebshir\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt e atjesh\u00ebm. Mir\u00ebpo rrug\u00ebs i ngjau di\u00e7ka e ngjashme me jet\u00ebn e Sh\u00ebn Pavlit. Sapo ishte nisur nga qyteti Apamia n\u00eb Siri, n\u00eb t\u00eb gdhir\u00eb, para se t\u00eb shuheshin yjet n\u00eb qiell, u ndie nj\u00eb t\u00ebrmet i madh, e rrethoi nj\u00eb drit\u00eb dhe u d\u00ebgjua nj\u00eb z\u00eb q\u00eb thoshte: &#8220;Prokop, p\u00ebr ku u nise t\u00eb shkosh dhe kund\u00ebr kujt vete t\u00eb luftosh?&#8221; Djaloshi u tremb dhe u hutua krejt. Po z\u00ebri u p\u00ebrs\u00ebrit edhe nj\u00eb her\u00eb. At\u00ebre, duke mbledhur veten, tregoi q\u00ebllimin e vajtjes s\u00eb tij n\u00eb Aleksandri dhe shtoi: &#8220;Kush je ti q\u00eb m\u00eb thirre n\u00eb em\u00ebr n\u00eb koh\u00eb t\u00eb vet\u00ebtim\u00ebs? Mos je per\u00ebndia e drit\u00ebs Apolloni?&#8221;<\/p>\n<p>Z\u00ebri u p\u00ebrgjigj: Un\u00eb jam Per\u00ebndia e t\u00eb krishter\u00ebve, Per\u00ebndia e atit t\u00ebnd. Lutjet e tij p\u00ebr ty u d\u00ebgjuan. Zemra jote \u00ebsht\u00eb e denj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb udh\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga ajo q\u00eb zgjodhe. Beso n\u00eb mua dhe do t\u00eb t\u00eb tregoj me an\u00ebn e Kryqit Tim si sh\u00ebrbyes t\u00eb madh e t\u00eb \u00e7muar t\u00eb Ungjillit.<\/p>\n<p>Kjo thirrje zuri vend menj\u00ebher\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e tij. Dhe vajti v\u00ebrtet n\u00eb Aleksandri, por n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ndiqte t\u00eb krishter\u00ebt, u jepte atyre fshehurazi t\u00ebr\u00eb ndihm\u00ebn e mundshme dhe prej dor\u00ebs s\u00eb episkopit t\u00eb tyre mori pag\u00ebzimin. M\u00eb pas, i shtyr\u00eb nga d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb kthyer n\u00eb udh\u00ebn e bes\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb edhe t\u00eb \u00ebm\u00ebn, dha dor\u00ebheqjen e u kthye n\u00eb Antioki.<\/p>\n<p>Ardhja e tij e papritur nuk i p\u00eblqeu s\u00eb \u00ebm\u00ebs. Ai nuk ia tha menj\u00ebher\u00eb, por t\u00eb nes\u00ebrmen filloi t&#8217;i p\u00ebrmend\u00eb shpesh emrin e t\u00eb atit dhe t&#8217;i thurrte l\u00ebvdata. Dhe kur pa t\u00eb \u00ebm\u00ebn t\u00eb qante e mall\u00ebngjyer nga fjal\u00ebt e tij, i tregoi gjith\u00e7ka i kishte ngjar\u00eb.<\/p>\n<p>Ky zbulim i papritur e tronditi tep\u00ebr t\u00eb \u00ebm\u00ebn. Bir, i tha ajo at\u00ebhere, edhe un\u00eb e di dhe them q\u00eb yt at\u00eb ka qen\u00eb njeri shum\u00eb i mir\u00eb, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb jasht\u00eb, dhe m\u00eb vjen shum\u00eb keq q\u00eb edhe ti ke b\u00ebr\u00eb n\u00eb po at\u00eb gabim. Por t\u00eb lutem shum\u00eb, mos ia thuaj njeriut k\u00ebt\u00eb, dhe t\u00eb lutem n\u00eb dashurin\u00eb q\u00eb kam p\u00ebr ty, t\u00eb kthehesh n\u00eb bes\u00eb t\u00eb st\u00ebrgjysh\u00ebrve t\u00eb tu. Ndryshe do humb\u00ebsh jet\u00ebn dhe t\u00eb ardhmen t\u00ebnde p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb kot\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo Prokopi nuk e d\u00ebgjoi. Mbeti besnik dhe i patundur n\u00eb bes\u00ebn e Krishtit, madje mundi t\u00eb kthej\u00eb edhe shum\u00eb familje nga m\u00eb t\u00eb shquarat e Antiokis\u00eb dhe sidomos gra, q\u00eb shquheshin p\u00ebr prirjet e tyre mir\u00ebb\u00ebr\u00ebse. Q\u00eb aty, duke lexuar Ungjillin vend e m\u00eb vend, arriti deri n\u00eb Qesare t\u00eb Filipit. Mir\u00ebpo aty, me urdh\u00ebr t\u00eb qeveritarit Ulqion, u arrestua dhe meq\u00eb nuk deshi t\u00eb mohoj\u00eb Krishtin, p\u00ebsoi mjaft mundime.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, i \u00e7an\u00eb mishin me kthetra t\u00eb hekurta, k\u00ebshtu q\u00eb gjaku nisi t\u00eb derdhej pa hesap dhe iu hap\u00ebn plag\u00eb t\u00eb thella n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb trupin. Mir\u00ebpo nat\u00ebn, n\u00eb burg, iu shfaq n\u00eb gjum\u00eb vet\u00eb Zoti Krisht, i cili i dha kurajo dhe i preku plag\u00ebt. Shenjti u zgjua menj\u00ebher\u00eb dhe pa q\u00eb ishte krejt sh\u00ebndosh\u00eb. Nisi at\u00ebher\u00eb t\u00eb hymnoj\u00eb m\u00eb z\u00eb t\u00eb madh Per\u00ebndin\u00eb, gj\u00eb q\u00eb i detyroi rojet e burgut t\u00eb vraponin p\u00ebr t\u00eb par\u00eb \u00e7&#8217;kishte ngjar\u00eb. Kur pan\u00eb \u00e7udin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, i ran\u00eb Sh\u00ebn Prokopit nd\u00ebr k\u00ebmb\u00eb dhe iu lut\u00ebn q\u00eb t&#8217;i pranonte n\u00eb bes\u00ebn e Krishtit.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen Ulqioni pyeti ishte n\u00eb gjendje p\u00ebr t\u00eb ardhur para tij. Than\u00eb se po, por pa i treguar \u00e7&#8217;kishte ngjar\u00eb nat\u00ebn. Kur pa se Sh\u00ebn Prokopi ishte krejt i sh\u00ebndosh\u00eb e humbi fare. Por, shpejt e mblodhi veten dhe tha se k\u00ebt\u00eb t\u00eb mir\u00eb atij ia kishin b\u00ebr\u00eb idhujt, duke e k\u00ebshilluar nj\u00ebkoh\u00ebsisht q\u00eb t\u00eb shkonin bashk\u00eb n\u00eb tempull p\u00ebr t&#8217;i falenderuar. Sh\u00ebn Prokopi e pranoi k\u00ebt\u00eb k\u00ebshill\u00eb, por me tjet\u00ebr q\u00ebllim: t\u00eb tregonte fuqin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Si hyri, pra, n\u00eb tempull, u fal duke ngritur duart p\u00ebrpjet\u00eb e menj\u00ebher\u00eb idhujt q\u00eb ishin brenda ran\u00eb papritur dhe u b\u00ebn\u00eb cop\u00eb-cop\u00eb. Ulqioni u nxeh pa mas\u00eb dhe dha urdh\u00ebr ta mbyllnin shenjtin p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb burg. Mir\u00ebpo, nga ata q\u00eb pan\u00eb at\u00eb \u00e7udi, sidomos ushtar\u00eb, shum\u00eb i besuan Krishtit dhe u pag\u00ebzuan po at\u00eb nat\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveritari, kur e mori vesh, i kapi t\u00eb gjith\u00eb dhe u p\u00ebrpoq para Shenjtit t&#8217;i trembte me tortura t\u00eb shumta. P\u00ebrpjekje e kot\u00eb! Ata t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb rinj, jo vet\u00ebm nuk u frik\u00ebsuan, por u p\u00ebrgjigj\u00ebn para Ulqionit se &#8220;k\u00ebrc\u00ebnimet e tua nuk kan\u00eb fuqi p\u00ebr ushtar\u00ebt e Krishtit. Mundimet e vdekja jan\u00eb p\u00ebr ne lod\u00ebr e d\u00ebfrime, pasi me an\u00ebn e tyre do t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb denj\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb Shp\u00ebtimtarit ton\u00eb dhe premtimeve t\u00eb tij;&#8221; Dhe k\u00ebt\u00eb e treguan me vepra, duke e pranuar t\u00eb gjith\u00eb vdekjen me g\u00ebzim.<\/p>\n<p>Si u p\u00ebrhap lajmi i kapjes s\u00eb Sh\u00ebn Prokopit, erdh\u00ebn n\u00eb Qesare disa nga grat\u00eb m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb Antiokis\u00eb, t\u00eb cilat pranuan bes\u00ebn e Krishtit. Qen\u00eb gjithsej dymb\u00ebdhjet\u00eb. U mor\u00ebn dhe ato e pasi treguan sheshazi besimin e tyre, i hodh\u00ebn n\u00eb burg. Por n\u00eb vend t\u00eb qanin e vajtonin, e kaluan t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn me psalme dhe hymne, duke d\u00ebgjuar dhe predikimin e Sh\u00ebn Prokopit, t\u00eb cilin e quanin ndri\u00e7ues dhe mir\u00ebber\u00ebsin e tyre. T\u00eb nes\u00ebrmen s\u00ebrish nuk pranuan t&#8217;u \u00e7onin therrore idhujve, madje edhe kur u digjnin brinj\u00ebt me pishtar\u00eb t\u00eb ndezur.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto ngjarje asistonte edhe e \u00ebma e Sh\u00ebn Prokopit, Theodhosia, q\u00eb kish ardhur p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si do p\u00ebrfundonte \u00e7\u00ebshtja e t\u00eb birit. Dhe kaq shum\u00eb u habit nga q\u00ebndrimi heroik i grave, aq p\u00ebrshtypje i b\u00ebn\u00eb fytyrat e tyre t\u00eb \u00e7elura dhe madh\u00ebshtore kur p\u00ebsonin tortura, sa nd\u00ebrsa lot\u00ebt i rridhnin rr\u00ebke, zemra e saj vihej n\u00eb rrug\u00ebn e pendimit. At\u00ebhere i erdhi nd\u00ebrmend i shoqi, me virtytet e tij t\u00eb larta. Pastaj mendja i vajti tek i biri i saj i dashur, aq i p\u00ebrsosur nga vullneti, nga durimi, nga past\u00ebrtia dhe vetmohimi. Dhe pastaj, kur s\u00ebrish pa ato gra pasanike, q\u00eb mund t\u00eb jetonin shum\u00eb bukur, me lavdira e qejfe t\u00eb bot\u00ebs, e megjithat\u00eb, vdisnin n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, filloi t\u00eb ndjej\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb se tek Krishti, p\u00ebr t\u00eb cilin i kishte folur aq her\u00eb i biri, fshihej nj\u00eb fuqi misterioze q\u00eb i lart\u00ebsonte dhe i b\u00ebnte t\u00eb rinj ata njer\u00ebz q\u00eb i besonin. At\u00ebhere, pa dashur, b\u00ebri at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn aq shum\u00eb i qe lutur i biri &#8211; iu fal Krishtit dhe i k\u00ebrkoi ta fuqizonte edhe at\u00eb me drit\u00ebn dhe jet\u00ebn e Tij.<\/p>\n<p>Lutja e saj e zjarrt\u00eb u d\u00ebgjua. Hiri i Per\u00ebndis\u00eb ngrohu shpirtin dhe besimi i gjall\u00eb i pushtoi mendjen dhe zemr\u00ebn. Vrapoi n\u00eb burg, tek i biri, dhe duke e p\u00ebrqafuar i tregoi q\u00eb asgj\u00eb m\u00eb s&#8217;i ndante. Nuk mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet g\u00ebzimi i Sh\u00ebn Prokopit. Edhe mundimet e vdekja i dukeshin tanim\u00eb si lod\u00ebr. Nat\u00ebn q\u00eb pasoi ajo u pag\u00ebzua dhe t\u00eb nermen, kur po p\u00ebrs\u00ebriteshin torturat mbi grat\u00eb e shenjta, u paraqit para Ulqionit e protestoi ndaj shp\u00ebrdorimit t\u00eb pushtetit ndaj disa qenieve q\u00eb kishin faj vet\u00ebm se adhuronin Per\u00ebndin\u00eb. Ai u habit me gjith\u00eb at\u00eb guxim dhe kur mori vesh e \u00ebma e kujt ish, dha urdh\u00ebr t&#8217;i prisnin kryet bashk\u00eb me grat\u00eb e tjera, e ato fituan k\u00ebshtu kuror\u00ebn e ndrit\u00ebshme t\u00eb d\u00ebshmorit.<\/p>\n<p>Pak koh\u00eb m\u00eb pas Ulqioni vdiq. Pasardh\u00ebsi i tij, Flaviani e thirri edhe ai ta pyes\u00eb Sh\u00ebn Prokopin. Meq\u00eb e mbante veten p\u00ebr filozof, deshi ta bind\u00eb shenjtin nd\u00ebrmjet asaj udhe. Nisi, pra t\u00eb tallej me Krishtin, duke lart\u00ebsuar filozof\u00ebt pagan\u00eb. Por, Sh\u00ebn Prokopi, duke p\u00ebrfituar prej rastit, i provoi publikisht se ishin pik\u00ebrisht mendjet m\u00eb t\u00eb ndritura nd\u00ebrmjet atyre filozofeve, q\u00eb me diskutimet e tyre p\u00ebrgatit\u00ebn deri m\u00eb nj\u00eb pik\u00eb tok\u00ebn p\u00ebr prodhimin e shenjt\u00eb t\u00eb far\u00ebs s\u00eb Krisht\u00ebrimit. Sidomos, diskutoi mjaft p\u00ebr Platonin, i cili flet p\u00ebr nj\u00eb Per\u00ebndi t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebshme e t\u00eb pandryshuar. Flaviani, i t\u00ebrbuar p\u00ebr turp\u00ebrimin, urdh\u00ebroi nj\u00eb ushtar q\u00eb ta vriste Shenjtin dhe ai iu turr me shpat\u00eb, mir\u00ebpo dora iu tha menj\u00ebher\u00eb dhe u shtri e dha shpirt.<\/p>\n<p>Pas disa dit\u00ebsh Flaviani e solli s\u00ebrish Shenjtin n\u00eb tempull dhe e urdh\u00ebroi para zjarrit t\u00eb ndezur, q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte therrore, se ndryshe do t&#8217;i digjte duart. Sh\u00ebn Prokopi, p\u00ebr t&#8217;i treguar se nx\u00ebn\u00ebsit e Krishtit s&#8217;tremben nga shtr\u00ebngimet e mundimet, mori th\u00ebngjij t\u00eb ndezur, dhe duke v\u00ebn\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebll\u00ebmb\u00ebn e dor\u00ebs, e la t\u00eb digjej pa shenj\u00eb dhimbjeje.<\/p>\n<p>Flaviani urdh\u00ebroi at\u00ebhere ta \u00e7onin n\u00eb vendin e ekzekutimit. M\u00eb par\u00eb Shenjti tha &#8220;Shkojm\u00eb o qeveritar. Per\u00ebndia jon\u00eb b\u00ebn \u00e7udira, q\u00eb t\u00eb mos e ler\u00eb veten pa u shfaqur n\u00eb ato shpirt\u00ebra, q\u00eb nuk mund t\u00eb ndri\u00e7ohen vet\u00ebm me an\u00ebn e fjal\u00ebs s\u00eb Tij dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht, q\u00eb t\u00eb mos ken\u00eb \u00e7&#8217;t\u00eb thon\u00eb ata q\u00eb mbeten deri n\u00eb fund armiq t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij. Lejon q\u00eb ne t\u00eb vdesim, duke d\u00ebshmuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shuhet epoka e ndjek\u00ebsve t\u00eb Tij dhe p\u00ebrgatitet nga drejt\u00ebsia hyjnore prishja e tyre e shpejt\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>Dhe u nis drejt vendit t\u00eb vdekjes, duke u falur rrug\u00ebs p\u00ebr ndri\u00e7imin dhe forcimin e besnik\u00ebve dhe p\u00ebr triumfin Panagjirik t\u00eb Kish\u00ebs q\u00eb po ndiqej. Si arriti n\u00eb vendin e ekzekutimit uli kryet para xhelatit, pa frik\u00eb e turbullim, ashtu si\u00e7 din\u00eb t\u00eb vdesin heronjt\u00eb e krishter\u00eb, q\u00eb mor\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr kryqin e Zotit.<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Prokopi kujtohet m\u00eb 8 korrik.<\/p>\n<p>Dhimit\u00ebr Beduli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jeta dhe martirizimi i Sh\u00ebn Prokopit, episkop i par\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb, lindur n\u00eb Antioki gjat\u00eb mbret\u00ebrimit t\u00eb Dioklecianit. Kthimi i tij i mrekulluesh\u00ebm te Krishti gjat\u00eb udh\u00ebtimit drejt Aleksandris\u00eb, kthimi i n\u00ebn\u00ebs dhe shum\u00eb grave t\u00eb Antiokis\u00eb, vuajtjet, mrekullit\u00eb dhe martirizimi i tij. Kujtohet m\u00eb 8 korrik.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"7 (22)","viti":"1994","muaji":"Korrik","muaji_numer":"7","dita":"8","faqet":"[7, 10]","fjale_kyce":"[\"Sh\u00ebn Prokopi\", \"d\u00ebshmor\", \"Antioki\", \"Diokleciani\", \"Theodhosia\", \"Flaviani\", \"Ulqion\", \"Aleksandri\", \"Qesare\", \"kryqi\", \"martirizim\"]","permbledhje":"Jeta dhe martirizimi i Sh\u00ebn Prokopit, episkop i par\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb, lindur n\u00eb Antioki gjat\u00eb mbret\u00ebrimit t\u00eb Dioklecianit. Kthimi i tij i mrekulluesh\u00ebm te Krishti gjat\u00eb udh\u00ebtimit drejt Aleksandris\u00eb, kthimi i n\u00ebn\u00ebs dhe shum\u00eb grave t\u00eb Antiokis\u00eb, vuajtjet, mrekullit\u00eb dhe martirizimi i tij. Kujtohet m\u00eb 8 korrik.","autori":"Dhimit\u00ebr Beduli","kategoria":"Hagjiografi","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9274],"ngjallja_autori":[9259],"ngjallja_viti":[9436],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-82969","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-hagjiografi","ngjallja_autori-dhimiter-beduli","ngjallja_viti-9436","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Sh\u00ebn Prokopi - d\u00ebshmor i madh - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-prokopi-deshmor-i-madh\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82969\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-prokopi-deshmor-i-madh\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-prokopi-deshmor-i-madh\/\",\"name\":\"Sh\u00ebn Prokopi - d\u00ebshmor i madh - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:03:34+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-prokopi-deshmor-i-madh\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-prokopi-deshmor-i-madh\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-prokopi-deshmor-i-madh\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sh\u00ebn Prokopi &#8211; d\u00ebshmor i madh\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sh\u00ebn Prokopi - d\u00ebshmor i madh - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-prokopi-deshmor-i-madh\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82969","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-prokopi-deshmor-i-madh\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-prokopi-deshmor-i-madh\/","name":"Sh\u00ebn Prokopi - d\u00ebshmor i madh - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:03:34+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-prokopi-deshmor-i-madh\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-prokopi-deshmor-i-madh\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-prokopi-deshmor-i-madh\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sh\u00ebn Prokopi &#8211; d\u00ebshmor i madh"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82969","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82969"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=82969"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=82969"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=82969"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=82969"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}