{"id":82959,"date":"2026-06-01T02:03:25","date_gmt":"2026-06-01T00:03:25","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shtate-hapa-per-tek-krishti\/"},"modified":"2026-06-01T02:03:25","modified_gmt":"2026-06-01T00:03:25","slug":"shtate-hapa-per-tek-krishti","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shtate-hapa-per-tek-krishti\/","title":{"rendered":"Shtat\u00eb hapa p\u00ebr tek Krishti"},"content":{"rendered":"<p>Shtat\u00eb hapa p\u00ebr tek Krishti<\/p>\n<p>Me t\u00eb gjith\u00eb ndryshimet radikale q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb 3 vjet\u00ebve t\u00eb fundit, shum\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb far\u00eb stabiliteti n\u00eb jet\u00ebn e tyre. Nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr kuptim dhe q\u00ebllim t\u00eb thell\u00eb ka udh\u00ebhequr shum\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb dyert e Kish\u00ebs son\u00eb orthodhokse dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb sinqerta p\u00ebr pyetjet e tyre sfiduese. Sigurisht, Kisha pranon me g\u00ebzim n\u00eb krah\u00ebt e saj k\u00ebdo, sepse vet\u00ebm Iisu Krishti ka p\u00ebrgjigjet e pyetjeve t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Fillimi i k\u00ebtyre p\u00ebrgjigjeve, sidoqoft\u00eb, gjendet n\u00eb fillimin e kthimit ton\u00eb t\u00eb plot\u00eb te Iisu Krishti. Vet\u00ebm p\u00ebrmes k\u00ebtij kthimi secili prej nesh ka mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re dashurie, lirie, g\u00ebzimi, paqeje, kuptimi dhe shp\u00ebtimi p\u00ebrfundimtar. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkuar k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb kthimit dhe shp\u00ebtimit, le t\u00eb shohim nj\u00eb pasazh n\u00eb Bib\u00ebl, ku Iisu, th\u00ebrret apostull Petron ta pasoj\u00eb, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet dishepull i tij (Lluk. 5:1-11). Sipas k\u00ebsaj ngjarjeje, ne do t\u00eb shohim shtat\u00eb hapa konkrete, q\u00eb secili prej nesh duhet t\u00eb hedh\u00eb q\u00eb t\u00eb zbuloj\u00eb jet\u00ebn e re t\u00eb mahnitshme dhe t\u00eb g\u00ebzuar m\u00eb Iisu Krishtin.<\/p>\n<p>Ngjarja e Bibl\u00ebs q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdorim zhvillohet si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>&#8220;Dhe nd\u00ebrsa njer\u00ebzia po e shtynin p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, e ai q\u00ebndronte pran\u00eb liqenit Gjenisaret, pa dy barka q\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb breg, peshkatar\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve kishin zbritur e po lanin rrjetat. Dhe si hipi n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej atyre barkave, q\u00eb ishte e Simonit, iu lut atij q\u00eb t\u00eb largohej pak nga toka. Pastaj, duke q\u00ebndruar n\u00eb bark\u00eb, m\u00ebsonte njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Dhe kur pushoi s\u00eb foluri, i tha Simonit: Dil n\u00eb ujra t\u00eb thell\u00eb, dhe hidhni rrjetat p\u00ebr t\u00eb gjuajtur. Dhe Simoni, duke iu p\u00ebrgjigjur, i tha; M\u00ebsues, jemi munduar gjith\u00eb nat\u00ebn, e nuk zum\u00eb asgj\u00eb; por, me fjal\u00ebn t\u00ebnde, do t&#8217;i hedh rrjetat. Dhe, si b\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu, kap\u00ebn nj\u00eb sasi aq t\u00eb madhe peshqish, sa rrjetat po \u00e7aheshin. Dhe u b\u00ebn\u00eb shenj\u00eb shok\u00ebve t\u00eb tyre t\u00eb bark\u00ebs tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb vinin p\u00ebr t&#8217;i ndihmuar. Dhe ata erdh\u00ebn dhe i mbush\u00ebn t\u00eb dyja barkat aq sa ato gati po fundoseshin. Dhe Simon Petri, kur pa k\u00ebt\u00eb, i ra Iisuit ne gjunj\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb: Zot, largohu nga un\u00eb, se jam njeri m\u00ebkatar. Sepse i zuri frika at\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ishin me te, p\u00ebr shkak t\u00eb peshqve q\u00eb zune; e k\u00ebshtu edhe Jakovin e Joanin, djem t\u00eb Zevedheut, q\u00eb ishin ortak\u00eb t\u00eb Simonit. Dhe Iisui i tha Simonit: Mos u tremb, q\u00eb tani e tutje do t\u00eb jesh peshkatar njer\u00ebzish. Dhe ata, pasi nxor\u00ebn barkat ne tok\u00eb, lan\u00eb gjith\u00e7ka, dhe i shkuan nga pas.&#8221; (Lluk. 5: 1-11)<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebsaj ngjarjeje shtat\u00eb hapat p\u00ebr tek Krishti fillojn\u00eb nga hapi i par\u00eb, k\u00ebrkimi yn\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Kur Krishti vete tek peshkatar\u00ebt dhe sheh se nuk kishin z\u00ebn\u00eb asgj\u00eb, u thot\u00eb atyre, &#8220;dil n\u00eb ujra t\u00eb thell\u00eb, dhe hidhni rrjetat p\u00ebr t\u00eb gjuajtur&#8221;. N\u00eb hapin e par\u00eb drejt nj\u00eb jete plot\u00ebsisht kristiane duhet t\u00eb kemi sensin se kjo bot\u00eb ka pak t\u00eb na ofroj\u00eb. Rrjetat tona duken bosh. Di\u00e7ka mungon. Fakti \u00ebsht\u00eb se Per\u00ebndia na ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb, q\u00eb asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb nuk do t\u00eb na k\u00ebnaq\u00eb kurr\u00eb. Sh\u00ebn Agustini tha: &#8220;Shpirti yn\u00eb nuk prehet kurr\u00eb, derisa t\u00eb prehet tek Per\u00ebndia&#8221;. Per\u00ebndia ka vendosur brenda nesh k\u00ebt\u00eb nevoj\u00eb thelb\u00ebsore, q\u00eb t\u00eb kemi At\u00eb. K\u00ebshtu, si besimtar\u00eb potencial\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ne duhet t\u00eb ndjejm\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb caktuar p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb mund t\u00eb ishin, por q\u00eb nuk jan\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb duhet t\u00eb kemi vullnetin t\u00eb hedhim rrjetat tona dhe t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb jet\u00ebn e begat\u00eb q\u00eb na dhuron Krishti.<\/p>\n<p>Hapi i par\u00eb na \u00e7on tek hapi i dyt\u00eb &#8211; nevoja p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb arsyen ton\u00eb logjike. Petro i p\u00ebrgjigjet Iisuit &#8220;m\u00ebsues, jemi munduar gjith\u00eb nat\u00ebn e nuk zum\u00eb asgj\u00eb&#8221;. Nj\u00eb pjes\u00eb prej nesh d\u00ebshiron gjithmon\u00eb t\u00eb shtroj\u00eb pyetjen: A mund t\u00eb ket\u00eb di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se ajo q\u00eb kemi? A ja vlen t\u00eb sakrifikosh p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb p\u00ebr Krishtin? Shum\u00eb prej nesh nuk p\u00eblqejn\u00eb t\u00eb dalin jasht\u00eb arsyes. Egoja na thot\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb veten ton\u00eb qend\u00ebr t\u00eb universit. Shpesh e dala jasht\u00eb arsyes ngjan e pakuptimt\u00eb, por ne s&#8217;do t\u00eb gjejm\u00eb p\u00ebrgjigje thjesht n\u00ebp\u00ebrmjet rrug\u00ebs s\u00eb intelektit ton\u00eb. Rruga e krisht\u00ebrimit orthodhoks \u00ebsht\u00eb rruga e zemr\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb gjetur Per\u00ebndin\u00eb duhet t\u00eb dalim jasht\u00eb arsyes, jasht\u00eb egos e t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb zemr\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>Pas pezullimit t\u00eb arsyes, jemi gati p\u00ebr hapin e tret\u00eb &#8211; hedhim hapin me besim. Kjo do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb vendim i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm nga ana jon\u00eb, q\u00eb t\u00eb besojm\u00eb te Per\u00ebndia. K\u00ebtu guxojm\u00eb p\u00ebrpara, pavar\u00ebsisht nga gjykimi yn\u00eb m\u00eb i mir\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vullnet q\u00eb t\u00eb pranosh mund\u00ebsin\u00eb se n\u00eb jet\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb se \u00e7&#8217;na tregojn\u00eb shqisat edhe mendja. Esht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb akt i p\u00ebruljes s\u00eb vetes son\u00eb p\u00ebrpara s\u00eb panjohur\u00ebs. Shpesh kjo e panjohur gjendet thell\u00eb brenda zemrave tona. Sh\u00ebn Isak Siriani p\u00ebrshkruan p\u00ebrjetimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb: &#8220;Merr mundimet t\u00eb hysh n\u00eb dhom\u00ebn m\u00eb t\u00eb brendshme t\u00eb vetes sate. Dhe do t\u00eb shoh\u00ebsh dhom\u00ebn e Parajs\u00ebs, sepse ato jan\u00eb nj\u00eb dhe e pandar\u00eb, dhe duke hyr\u00eb te nj\u00ebra sheh tjetr\u00ebn&#8221;. Petro tregoi vullnetin e tij p\u00ebr t\u00eb hedhur k\u00ebt\u00eb hap, kur i tha Krishtit, &#8220;Me fjal\u00ebn t\u00ebnde, do t&#8217;i hedh rrjetat&#8221;.<\/p>\n<p>Hapi i kat\u00ebrt n\u00eb udh\u00ebtimin e kthimit \u00ebsht\u00eb momenti kur ne shohim kush \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndia, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, kur ne gjejm\u00eb besim. P\u00ebr Petron, ky \u00e7ast erdhi kur ai, s\u00eb bashku me t\u00eb tjer\u00ebt, nxor\u00ebn aq shum\u00eb peshq, sa q\u00eb rrjetat e tyre ishin duke u shqyer. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ai po takonte divinitetin e Krishtit. P\u00ebr ne ky p\u00ebrjetim mund t\u00eb vij\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb ndryshme. Ose n\u00eb nj\u00eb shk\u00eblqim t\u00eb papritur zbulimi, ose n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb ngadalt\u00eb kuptimi dhe pranimi. Por, nga cilado rrug\u00eb, ne shohim Per\u00ebndin\u00eb me nj\u00eb drit\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>Hapi i pest\u00eb, q\u00eb pason nga af\u00ebr hapin e kat\u00ebrt, na v\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb krize n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb &#8211; \u00ebsht\u00eb momenti kur kuptojm\u00eb m\u00ebkat\u00ebsin\u00eb ton\u00eb. Gjith\u00eb p\u00ebrpjekja e krishter\u00eb duhet t\u00eb arrij\u00eb tek kjo pik\u00eb. Per\u00ebndia mund t\u00eb na tregoj\u00eb shenja dhe mrekulli dhe t\u00eb mbush\u00eb varkat tona me peshq, por n\u00ebse nuk kuptojm\u00eb se kush jemi ne n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me Per\u00ebndin\u00eb, \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb. P\u00ebr Petron, ky moment kritik erdhi kur ai i tha Krishtit: &#8220;Zot, largohu nga un\u00eb, se jam njeri m\u00ebkatar&#8221;.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Zoti na tregon nj\u00eb vizion t\u00eb m\u00ebkat\u00ebsis\u00eb son\u00eb, Ai, plot dashuri, e nd\u00ebrthur at\u00eb me nj\u00eb vizion t\u00eb m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Tij. Vet\u00ebm mendimi i padenj\u00ebsis\u00eb son\u00eb mund t\u00eb na \u00e7oj\u00eb n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim, n\u00ebse nuk udh\u00ebhiqemi nga premtimi i nj\u00eb jete m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. M\u00eb Krishtin ne mund t\u00eb pastrohemi nga m\u00ebkatet tona. Edhe pse Petro ishte tmerruar nga ajo q\u00eb pa te vetja e tij, Iisui i foli atij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb risiguruese: &#8220;Mos u tremb; q\u00eb tani e tutje do t\u00eb jesh peshkatar njer\u00ebzish.&#8221;<\/p>\n<p>Kjo na sjell te hapi i gjasht\u00eb, kur ne dor\u00ebzojm\u00eb jet\u00ebt tona te thirrja e Zotit. Iisui na tregoi ne, \u00e7far\u00eb jemi, por Ai nuk na l\u00eb me aq. Ai na tregon gjithashtu \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhemi. Dhe ne kemi nevoj\u00eb t&#8217;i p\u00ebrgjigjemi k\u00ebtij vizioni. Ky hap \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje p\u00ebr bindje t\u00eb verb\u00ebr. Th\u00ebrritemi t\u00eb braktisim egoizmin ton\u00eb me gjith\u00eb d\u00ebshirat e veta dhe t\u00eb pasojm\u00eb rrug\u00ebn e Krishtit.<\/p>\n<p>Hapi i shtat\u00eb dhe p\u00ebrfundimtar n\u00eb procesin e kthimit mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. Ne duhet t\u00eb japim angazhimin e p\u00ebrjetsh\u00ebm t&#8217;i sh\u00ebrbejm\u00eb Krishtit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb m\u00eb par\u00eb ne dol\u00ebm nga egoizmi, tani duhet t\u00eb dalim nga \u00e7do angazhim dhe t\u00eb b\u00ebjm\u00eb Krishtin angazhim ekskluziv t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb. Krishti k\u00ebrkon q\u00eb besimi yn\u00eb t\u00eb jet\u00eb plot\u00ebsisht me T\u00eb. Iisui u tha nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij: &#8220;Ai q\u00eb do babain ose n\u00ebn\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se mua nuk \u00ebsht\u00eb i denj\u00eb p\u00ebr mua&#8221;. Dhe k\u00ebshtu u b\u00eb q\u00eb Petro dhe nx\u00ebn\u00ebsit e tij dhan\u00eb angazhim, sepse kur nxor\u00ebn varkat e tyre n\u00eb tok\u00eb &#8220;lan\u00eb gjith\u00e7ka dhe i shkuan nga pas&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00ebse ne ndjekim k\u00ebto shtat\u00eb hapa q\u00eb na \u00e7ojn\u00eb tek Krishti, jet\u00ebt tona, porsi jet\u00ebt e apostujve, nuk do t\u00eb jen\u00eb kurr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat. \u00c7do koh\u00eb q\u00eb t\u00eb kthehemi tek Krishti, jet\u00ebt tona ndryshojn\u00eb. Jet\u00ebt e Petros dhe apostujve t\u00eb tjer\u00eb ndryshuan nga ajo e gjuetar\u00ebve t\u00eb peshkut &#8211; n\u00eb peshkatar\u00eb njer\u00ebzish. N\u00ebp\u00ebrmjet fuqis\u00eb s\u00eb besimit t\u00eb tyre, k\u00ebta burra t\u00eb thjesht\u00eb, t\u00eb pashkoll\u00eb, kthyen bot\u00ebn p\u00ebrmbys. Transformimi dhe p\u00ebrt\u00ebritja e jet\u00ebs mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr secilin prej nesh.<\/p>\n<p>Le t\u00eb hedhim t\u00eb shtat\u00eb hapat q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb tek Krishti &#8211; ta k\u00ebrkojm\u00eb at\u00eb, t\u00eb pezullojm\u00eb arsyen, t\u00eb hedhim hapin me besim, t\u00eb shohim kush \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Zoti, t\u00eb ndjejm\u00eb padenj\u00ebsin\u00eb ton\u00eb, t\u00eb dor\u00ebzojm\u00eb jet\u00ebt tona n\u00eb thirrjen e Tij dhe t\u00eb sh\u00ebrbejm\u00eb At\u00eb me gjith\u00eb q\u00ebnien ton\u00eb. Duke ndjekur k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim, do t\u00eb dalim nga konfuzioni dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebria e k\u00ebsaj bote t\u00eb ndryshueshme, n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re m\u00eb Iisu Krishtin. At\u00ebher\u00eb, do t\u00eb dim\u00eb \u00e7far\u00eb donte t\u00eb thoshte Krishti kur tha: &#8220;Un\u00eb kam ardhur q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb jet\u00eb dhe t\u00eb mund ta ken\u00eb at\u00eb t\u00eb begat\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>Luka Veroni<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artikull shpirt\u00ebror q\u00eb analizon shtat\u00eb hapa t\u00eb kthimit te Krishti, bazuar n\u00eb episodin e Pjetrit n\u00eb liqenin Gjenisaret (Lluk. 5:1-11). Hapat: k\u00ebrkimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, l\u00ebnia m\u00ebnjan\u00eb e arsyes, hapi me besim, gjetja e Per\u00ebndis\u00eb, kuptimi i m\u00ebkat\u00ebsis\u00eb, dor\u00ebzimi i jet\u00ebs, dhe angazhimi i p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer Krishtit.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"7 (22)","viti":"1994","muaji":"Korrik","muaji_numer":"7","dita":"","faqet":"[4, 8]","fjale_kyce":"[\"Krishti\", \"Pjetri\", \"shtat\u00eb hapa\", \"kthim\", \"besim\", \"rrjeta\", \"peshkatar\u00eb njer\u00ebzish\", \"Lluk. 5:1-11\", \"Sh\u00ebn Agustini\", \"Sh\u00ebn Isak Siriani\", \"shp\u00ebtim\"]","permbledhje":"Artikull shpirt\u00ebror q\u00eb analizon shtat\u00eb hapa t\u00eb kthimit te Krishti, bazuar n\u00eb episodin e Pjetrit n\u00eb liqenin Gjenisaret (Lluk. 5:1-11). Hapat: k\u00ebrkimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, l\u00ebnia m\u00ebnjan\u00eb e arsyes, hapi me besim, gjetja e Per\u00ebndis\u00eb, kuptimi i m\u00ebkat\u00ebsis\u00eb, dor\u00ebzimi i jet\u00ebs, dhe angazhimi i p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr t'i sh\u00ebrbyer Krishtit.","autori":"Luka Veroni","kategoria":"M\u00ebsim shpirt\u00ebror","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9238],"ngjallja_autori":[9546],"ngjallja_viti":[9436],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-82959","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-mesim-shpirteror","ngjallja_autori-luka-veroni","ngjallja_viti-9436","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Shtat\u00eb hapa p\u00ebr tek Krishti - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shtate-hapa-per-tek-krishti\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82959\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shtate-hapa-per-tek-krishti\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shtate-hapa-per-tek-krishti\/\",\"name\":\"Shtat\u00eb hapa p\u00ebr tek Krishti - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:03:25+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shtate-hapa-per-tek-krishti\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shtate-hapa-per-tek-krishti\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shtate-hapa-per-tek-krishti\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shtat\u00eb hapa p\u00ebr tek Krishti\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shtat\u00eb hapa p\u00ebr tek Krishti - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shtate-hapa-per-tek-krishti\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82959","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shtate-hapa-per-tek-krishti\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shtate-hapa-per-tek-krishti\/","name":"Shtat\u00eb hapa p\u00ebr tek Krishti - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:03:25+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shtate-hapa-per-tek-krishti\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shtate-hapa-per-tek-krishti\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shtate-hapa-per-tek-krishti\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shtat\u00eb hapa p\u00ebr tek Krishti"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82959","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82959"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=82959"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=82959"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=82959"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=82959"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}