{"id":82947,"date":"2026-06-01T02:03:15","date_gmt":"2026-06-01T00:03:15","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ungjilli-i-shpetimit-dhe-shfaqja-e-dashurise\/"},"modified":"2026-06-01T02:03:15","modified_gmt":"2026-06-01T00:03:15","slug":"ungjilli-i-shpetimit-dhe-shfaqja-e-dashurise","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ungjilli-i-shpetimit-dhe-shfaqja-e-dashurise\/","title":{"rendered":"Ungjilli i shp\u00ebtimit dhe shfaqja e dashuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Mesazhi i Iisu Krishtit dhe i Kish\u00ebs Orthodhokse \u00ebsht\u00eb universal, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh shp\u00ebtimi dhe dashurie t\u00eb skajshme. Aq shum\u00eb e deshi Per\u00ebndia bot\u00ebn, sa q\u00eb d\u00ebrgoi birin e tij t\u00eb vet\u00ebmlindur, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb besojn\u00eb tek Ai t\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb prej vdekjes dhe t\u00eb ken\u00eb jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme. Nuk qe nevoj\u00eb ose detyr\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb d\u00ebrgonte Iisun, ajo qe nj\u00eb veprim e m\u00ebshir\u00ebs dhe e dashuris\u00eb s\u00eb Tij p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Iisui jetoi nj\u00eb jet\u00eb dashurie t\u00eb p\u00ebrkryer. Ai lindi n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb varf\u00ebr dhe jetoi thjesht. Ai sh\u00ebroi t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, ushqeu t\u00eb uritur dhe ngush\u00eblloi njer\u00ebzit e pashpres\u00eb. Dhe m\u00eb pas shprehja e skajshme e dashuris\u00eb s\u00eb Tij ishte se Ai dha jet\u00ebn e Tij p\u00ebr ne. Ai vuajti, u varros dhe u ngjall s\u00eb vdekurish, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb besojn\u00eb tek Ai t\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme. Ky \u00ebsht\u00eb mesazhi i dashuris\u00eb s\u00eb shp\u00ebtimit.<\/p>\n<p>Jeta e Iisuit q\u00ebndron si nj\u00eb far orientues p\u00ebrjet\u00ebn, nj\u00eb shembull i dashuris\u00eb s\u00eb p\u00ebrkryer. Edhe pse \u00ebsht\u00eb biri i Per\u00ebndis\u00eb Ai nuk erdhi si nj\u00eb mbret, q\u00eb t&#8217;i sh\u00ebrbehej, por si nj\u00eb i varf\u00ebr q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb dhe t\u00eb vdes\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Pasi jetoi k\u00ebt\u00eb shembull t\u00eb dashuris\u00eb vet\u00ebmohuese, sakrifikuese, at\u00ebher\u00eb Ai na tregon ne se kjo \u00ebsht\u00eb rruga q\u00eb duhet t\u00eb ndjekim edhe ne n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Ne jemi porositur nga Krishti t\u00eb duam njeri-tjetrin me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dashuri q\u00eb tregoi Ai p\u00ebr ne. Iisui tha: &#8220;kjo \u00ebsht\u00eb porosia ime, t\u00eb doni nj\u00ebri-tjetrin sikund\u00ebr un\u00eb ju desha juve&#8221; (Joani. 15:12).<\/p>\n<p>Si shihet konkretisht, kjo dashuri n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka shum\u00eb m\u00ebnyra. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet jet\u00ebs s\u00eb besimtar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt sakrifikojn\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin, t\u00eb cil\u00ebt ndihmojn\u00eb t\u00eb varf\u00ebrit, vizitojn\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt dhe t\u00eb burgosurit dhe ngush\u00ebllojn\u00eb t\u00eb vetmuarit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr m\u00ebnyr\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn shfaqet kjo dashuri \u00ebsht\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet impenjimit t\u00eb KOASH p\u00ebr &#8220;Dhiakonin\u00eb e Dashuris\u00eb&#8221;. N\u00eb Kish\u00ebn ton\u00eb Dhiakonia \u00ebsht\u00eb zyr\u00eb, n\u00ebn drejtimin e Kryepiskopit Anastas, q\u00ebllimi i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00eb shpreh\u00eb dashurin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb duke arritur t\u00eb ndihmoj\u00eb individ\u00eb dhe gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb, pavar\u00ebsisht nga besimi fetar. Dhiakonia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs shum\u00eb t\u00eb krishter\u00eb anemban\u00eb bot\u00ebs shprehin dashurin\u00eb e tyre p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe njeriun duke d\u00ebrguar donacione t\u00eb cilat, kjo zyr\u00eb i shp\u00ebrndan n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, nd\u00ebr p\u00ebrpjekjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb grupit t\u00eb Dhiakonis\u00eb gjat\u00eb dy viteve t\u00eb shkuara ka qen\u00eb shp\u00ebrndarja e m\u00eb shum\u00eb se 103 tonelata ushqime dhe 34 mij\u00eb litra qum\u00ebshti t\u00eb konservuar, me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme mbi 15 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja. Shumica e k\u00ebtyre ushqimeve jan\u00eb dhuruar nga besimtar\u00eb orthodhoks\u00eb, kryesisht familje dhe individ\u00eb nga Greqia, t\u00eb shtyr\u00eb nga dashuria p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto shp\u00ebrndarje ndihmash jan\u00eb b\u00ebr\u00eb anemban\u00eb vendit, si shprehje e dashuris\u00eb, pavar\u00ebsisht nga p\u00ebrkat\u00ebsia fetare. Kur p\u00ebrmbytjet e 1992 d\u00ebmtuan disa rrethe t\u00eb Veriut u d\u00ebrguan maune me patate p\u00ebr t\u00eb ndihmuar. Tonelata ushqimesh, veshmbathjes dhe batanijesh jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb fshatra t\u00eb varfra si n\u00eb Briz\u00eb n\u00eb Veri, n\u00eb Zall Herr t\u00eb Tiran\u00ebs etj. Donacione u jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shoqat\u00ebs s\u00eb Dhuruesve t\u00eb gjakut, t\u00eb Jetim\u00ebve, si edhe azileve p\u00ebr t\u00eb moshuarit, p\u00ebr handikapat\u00ebt dhe jetimoret shtet\u00ebrore n\u00eb Tiran\u00eb dhe Durr\u00ebs. M\u00eb shum\u00eb se 23.000 familje n\u00eb total jan\u00eb ndihmuar n\u00ebp\u00ebrmjet zyr\u00ebs s\u00eb Dhiakonis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse gjat\u00eb 2-vjet\u00ebve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Por kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb \u00e7ka b\u00ebn dashuria e Per\u00ebndis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Kish\u00ebs. Ka patur shum\u00eb m\u00ebnyra n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur Shqip\u00ebria n\u00ebp\u00ebrmjet donacioneve, t\u00eb cilat kan\u00eb ardhur nga gjith\u00eb bota. Disa projekte t\u00eb realizuara jan\u00eb edhe t\u00eb m\u00ebposhtmet:<\/p>\n<p>&#8211; pajisja me sasi xhami t\u00eb Fakultetit t\u00eb Nd\u00ebrtimit n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs<\/p>\n<p>&#8211; donacione n\u00eb fletore, lapsa, goma, dhe banga n\u00eb shum\u00eb shkolla.<\/p>\n<p>&#8211; n\u00eb disa fshatra jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb fara bujq\u00ebsore, si nj\u00eb mjet tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb leht\u00ebsimin e barr\u00ebs s\u00eb popullit<\/p>\n<p>&#8211; mbi 5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar 300 f\u00ebmij\u00eb jetim\u00eb dhe t\u00eb varf\u00ebr.<\/p>\n<p>&#8211; 100 mij\u00eb libra me historit\u00eb e Bibl\u00ebs p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb jan\u00eb marr\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Shoqat\u00ebs Biblike dhe do t\u00eb shp\u00ebrndahen n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Krahas k\u00ebtyre projekteve ka edhe shum\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb prag t\u00eb fillimit:<\/p>\n<p>&#8211; Klinika e par\u00eb model e Kish\u00ebs, e cila do t\u00eb ofroj\u00eb treining, kujdes mjeksor dhe ila\u00e7e q\u00eb do t\u00eb funksionoj\u00eb t\u00eb shpejti n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Projekte t\u00eb ndryshme q\u00eb sigurojn\u00eb t\u00eb ardhura do t\u00eb fillojn\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb fonde q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr vepr\u00ebn bamir\u00ebse dhe q\u00eb t&#8217;u japin pavar\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe vet\u00eb k\u00ebtyre grupeve.<\/p>\n<p>&#8211; do t\u00eb b\u00ebhet financimi p\u00ebr hapjen e nj\u00eb kopshti n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl.<\/p>\n<p>Projekte t\u00eb tjera &#8220;Zyra e Dhiakonis\u00eb&#8221; shpreson t\u00eb filloj\u00eb m\u00eb von\u00eb kan\u00eb synim t\u00eb mb\u00ebshtesin zhvillimin bujq\u00ebsor, \u00e7\u00ebshtjet e mjedisit dhe probleme t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb, pa streh\u00eb dhe pa t\u00eb ardhura, n\u00eb qytetet kryesore.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb k\u00ebto aktivitete dhe projekte jan\u00eb shenja konkrete t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr vuajtjen fizike t\u00eb q\u00ebnies njer\u00ebzore. Mesazhi i Per\u00ebndis\u00eb, i dashuris\u00eb dhe i shp\u00ebtimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh q\u00eb konsideron si trupin edhe shpirtin. Si\u00e7 mund t\u00eb shihet n\u00eb Shqip\u00ebri dashuria e Per\u00ebndis\u00eb l\u00ebviz n\u00ebp\u00ebrmjet Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00ebp\u00ebrmjet Kryepiskopit Anastas, n\u00ebp\u00ebrmjet shum\u00eb besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb brenda vendit dhe n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb nga e gjith\u00eb bota, q\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjen e dhiakonis\u00eb, dhe n\u00ebp\u00ebrmjet vet\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb Dhiakonis\u00eb s\u00eb dashuris\u00eb.<\/p>\n<p>Per\u00ebndia d\u00ebrgoi birin e Tij p\u00ebr ne, nga dashuria e Tij, Ai d\u00ebshiron q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb besojn\u00eb tek Ai dhe duke besuar tek Biri i Tij t\u00eb mund t\u00eb na jap\u00eb jet\u00eb t\u00eb begat\u00eb, k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb dhe n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme n\u00eb koh\u00ebt q\u00eb do t\u00eb vin\u00eb. Le t\u00eb lavd\u00ebrojm\u00eb At\u00eb dhe t\u00eb falenderojm\u00eb At\u00eb, duke kujtuar gjithashtu qindrat e njer\u00ebzve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb dedikuar n\u00eb p\u00ebrhapjen e dashuris\u00eb s\u00eb Tij, duke d\u00ebrguar ndihm\u00ebn e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>At Martin Ritsi<br \/>\nP\u00ebrgjegj\u00ebs i Zyr\u00ebs s\u00eb &#8220;Dhiakonis\u00eb s\u00eb dashuris\u00eb&#8221;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artikull nga At Martin Ritsi, p\u00ebrgjegj\u00ebs i Zyr\u00ebs s\u00eb Dhiakonis\u00eb s\u00eb Dashuris\u00eb, q\u00eb paraqet veprimtarin\u00eb bamir\u00ebse t\u00eb KOASH gjat\u00eb dy viteve t\u00eb shkuara: shp\u00ebrndarje e 103 tonelata ushqimesh, ndihma p\u00ebr mbi 23.000 familje, donacione n\u00eb shkolla, fshatra, jetimore dhe planet p\u00ebr klinik\u00eb mjek\u00ebsore dhe kopsht n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Dhiakonia - rrug\u00eb e shprehjes s\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb krishter\u00eb. M\u00eb shum\u00eb se 23 mij\u00eb familje jan\u00eb ndihmuar n\u00ebp\u00ebrmjet Zyr\u00ebs s\u00eb \"Dhiakonis\u00eb s\u00eb Dashuris\u00eb\"","numri":"6(21)","viti":"1994","muaji":"Qershor","muaji_numer":"6","dita":"","faqet":"[12]","fjale_kyce":"[\"Dhiakonia\", \"At Martin Ritsi\", \"Anastasi\", \"bamir\u00ebsi\", \"donacione\", \"Greqi\", \"23 mij\u00eb familje\", \"ushqime\", \"ndihma\", \"ortodoksi shqiptare\", \"Tiran\u00eb\", \"Durr\u00ebs\"]","permbledhje":"Artikull nga At Martin Ritsi, p\u00ebrgjegj\u00ebs i Zyr\u00ebs s\u00eb Dhiakonis\u00eb s\u00eb Dashuris\u00eb, q\u00eb paraqet veprimtarin\u00eb bamir\u00ebse t\u00eb KOASH gjat\u00eb dy viteve t\u00eb shkuara: shp\u00ebrndarje e 103 tonelata ushqimesh, ndihma p\u00ebr mbi 23.000 familje, donacione n\u00eb shkolla, fshatra, jetimore dhe planet p\u00ebr klinik\u00eb mjek\u00ebsore dhe kopsht n\u00eb Tiran\u00eb.","autori":"At Martin Ritsi","kategoria":"Veprimtari sociale \/ Bamir\u00ebsi","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9542],"ngjallja_autori":[9543],"ngjallja_viti":[9436],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-82947","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-veprimtari-sociale-bamiresi","ngjallja_autori-at-martin-ritsi","ngjallja_viti-9436","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ungjilli i shp\u00ebtimit dhe shfaqja e dashuris\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ungjilli-i-shpetimit-dhe-shfaqja-e-dashurise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82947\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ungjilli-i-shpetimit-dhe-shfaqja-e-dashurise\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ungjilli-i-shpetimit-dhe-shfaqja-e-dashurise\/\",\"name\":\"Ungjilli i shp\u00ebtimit dhe shfaqja e dashuris\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:03:15+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ungjilli-i-shpetimit-dhe-shfaqja-e-dashurise\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ungjilli-i-shpetimit-dhe-shfaqja-e-dashurise\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ungjilli-i-shpetimit-dhe-shfaqja-e-dashurise\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ungjilli i shp\u00ebtimit dhe shfaqja e dashuris\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ungjilli i shp\u00ebtimit dhe shfaqja e dashuris\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ungjilli-i-shpetimit-dhe-shfaqja-e-dashurise\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82947","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ungjilli-i-shpetimit-dhe-shfaqja-e-dashurise\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ungjilli-i-shpetimit-dhe-shfaqja-e-dashurise\/","name":"Ungjilli i shp\u00ebtimit dhe shfaqja e dashuris\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:03:15+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ungjilli-i-shpetimit-dhe-shfaqja-e-dashurise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ungjilli-i-shpetimit-dhe-shfaqja-e-dashurise\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ungjilli-i-shpetimit-dhe-shfaqja-e-dashurise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ungjilli i shp\u00ebtimit dhe shfaqja e dashuris\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82947","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82947"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=82947"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=82947"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=82947"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=82947"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}