{"id":82939,"date":"2026-06-01T02:03:08","date_gmt":"2026-06-01T00:03:08","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-ardhmen-e-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale-e-shoh-me-optimizem\/"},"modified":"2026-06-01T02:03:08","modified_gmt":"2026-06-01T00:03:08","slug":"te-ardhmen-e-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale-e-shoh-me-optimizem","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-ardhmen-e-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale-e-shoh-me-optimizem\/","title":{"rendered":"&#8220;T\u00eb ardhmen e Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse Autoqefale e shoh me optimiz\u00ebm&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>At Jani Trebicka rrjedh nga nj\u00eb familje thell\u00ebsisht besimtare, prej t\u00eb cil\u00ebs u edukua q\u00eb i vog\u00ebl me frik\u00eb Per\u00ebndie. Mbyllja e kishave e gjeti n\u00eb mosh\u00ebn 15-vje\u00e7are, por n\u00eb rrethin e tij festat fetare vazhdonin t\u00eb kremtoheshin rregullisht. I formuar me k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb, s\u00eb bashku me shok\u00eb e t\u00eb af\u00ebrm, ai e b\u00ebri tradit\u00eb t\u00eb b\u00ebnte pelegrinazh n\u00eb vende t\u00eb shenjta, si n\u00eb Sh\u00ebn Kostandin e Bradovic\u00eb, Sh\u00ebn Maren\u00eb e D\u00ebshnic\u00eb etj., ku i luteshin Zotit. Duke punuar si fonditor, ai derdhte kryqe, q\u00eb ua shp\u00ebrndante t\u00eb af\u00ebrmve ose i linte n\u00eb kishat e shkat\u00ebrruara, q\u00eb t&#8217;i merrnin besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb q\u00eb venin atje.<\/p>\n<p>Ishte nd\u00ebr organizator\u00ebt, s\u00eb bashku me shum\u00eb besimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kor\u00e7ar\u00eb, m\u00eb 6 janar 1991, t\u00eb festimit t\u00eb Ujit t\u00eb Bekuar n\u00eb vendin e ish-kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Triadh\u00ebs. M\u00eb pas u zgjodh llogaritar i kish\u00ebs, por d\u00ebshira e tij, e ndar\u00eb me familjen e miqt\u00eb, ishte t\u00eb b\u00ebhej prift. K\u00ebshtu me ardhjen n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb Fortlumturis\u00eb s\u00eb Tij, Kryepiskopit Anastas, si Eksark i Patrikan\u00ebs Ekumenike, m\u00eb 28 korrik 1991 u hirotonis dhiak dhe m\u00eb 24 n\u00ebntor, t\u00eb po atij viti, n\u00eb prift.<\/p>\n<p>P\u00ebrkushtimi ndaj detyr\u00ebs s\u00eb shenjt\u00eb, aft\u00ebsia n\u00eb kryerjen e saj, b\u00ebn\u00eb q\u00eb ai t\u00eb zgjidhej nga K\u00ebshilli i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i KOASH-it n\u00eb shkurt 1993, si Epitrop i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Arkieratik i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>1. Veprimtaria e KOASH-it nisi me 10-15 prift\u00ebrinj t\u00eb moshuar. Mund t\u00eb na thoni cila \u00ebsht\u00eb sot gjendja e klerit dhe \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkollimin e tij?<\/p>\n<p>&#8211; Pas persekutimit kishin mbetur vet\u00ebm 14 prift\u00ebrinj t\u00eb moshuar, t\u00eb gjith\u00eb 70 vjet e lart, dhe m\u00eb e keqja ishte se nuk kishte mbetur gjall\u00eb asnj\u00eb episkop, q\u00eb t\u00eb hirotoniste prift\u00ebrinj t\u00eb rinj. Me ardhjen e Imzot Anastasit gjendja ndryshoi. U hap Seminari teologjik n\u00eb Durr\u00ebs, ku u pregatit\u00ebn dhe u hirotonis\u00ebn prift\u00ebrinj e dhiakon\u00eb t\u00eb rinj. Sot, me gjith\u00eb t\u00eb vjetrit, jan\u00eb rreth 60 dhe kryejn\u00eb sh\u00ebrbesat dhe misteret e shenjta n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Seminari \u00ebsht\u00eb 3-vje\u00e7ar dhe vet\u00ebm me mbarimin e vitit t\u00eb dyt\u00eb fillon hirotonisja si klerik e kandidat\u00ebve t\u00eb denj\u00eb.<\/p>\n<p>2. Mjaft shqet\u00ebsime ngjall \u00e7\u00ebshtja e pronave, sepse ende nuk po na jepen objektet fetare e ikonat e shenjta, pa b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr pasurit\u00eb e tjera, si toka etj. Kur do t\u00eb na kthehen?<\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebt\u00eb pyetje i b\u00ebj vetes edhe un\u00eb? Kur do na kthehen objektet e shenjta, si ikona, en\u00eb t\u00eb shenjta, Ungjij e ikonostase, q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb burgosura n\u00ebp\u00ebr anekset e muzeve, e n\u00ebp\u00ebr bodrume? Kishat tona po rrin\u00eb ende t\u00eb mbyllura n\u00ebn pretekstin e Monumenteve t\u00eb Kultur\u00ebs dhe po shkat\u00ebrrohen e po ju prishen afresket, si n\u00eb Voskopoj\u00eb, Barmash e Vodic\u00eb t\u00eb Ersek\u00ebs etj. Manastiri i Ardenic\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb perl\u00eb e Orthodhoksis\u00eb shqiptare, nj\u00eb vend i shenjt\u00eb p\u00ebr ne, akoma sh\u00ebrben si hotel e klub, megjith\u00ebse ligj\u00ebrisht e kemi marr\u00eb, se s&#8217;na e l\u00ebshoka Albturizmi?! Gjithashtu dhe trojet e tokat e Kishave. Asgj\u00eb s&#8217;po jepet, por, p\u00ebrkundrazi, n\u00eb shum\u00eb vende iu jan\u00eb ndar\u00eb fshatrave. N\u00eb shum\u00eb qytete n\u00eb truajt e Kish\u00ebs jepen nga K\u00ebshillat e Urbanistik\u00ebs si vende p\u00ebr t&#8217;u nd\u00ebrtuar apo p\u00ebr t&#8217;u vendosur kioska. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb persekutuarve ju kthyen pronat. Por a kishte m\u00eb t\u00eb persekutuar se Kisha? P\u00ebrse mos i kthehen pronat dhe objektet e saj. Apo kish\u00ebs i mbetet vet\u00ebm t\u00eb l\u00ebndohet kur jepet n\u00eb televizion vjedhja e objekteve t\u00eb saj?<\/p>\n<p>3. Dioqeza e Kor\u00e7\u00ebs, ku ju ushtroni veprimtarin\u00eb, \u00ebsht\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr nga traditat e komunitetit orthodhoks. \u00c7&#8217;mund t\u00eb na thoni p\u00ebr gjendjen e tanishme, si dhe p\u00ebr problemet q\u00eb ju kan\u00eb lindur n\u00eb rrug\u00ebn e ringjalljes s\u00eb besimit?<\/p>\n<p>&#8211; Dioqeza e Kor\u00e7\u00ebs, v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb nga traditat. K\u00ebt\u00eb e tregon edhe festimi me madh\u00ebshti i t\u00eb Kremteve t\u00eb M\u00ebdha fetare, si Pashka, Uj\u00ebt e Bekuar, Krishtlindjet etj. Po p\u00ebrt\u00ebrihen traditat e vjetra, si p.sh., Nxjerrja e Epitafit t\u00eb Premten e Madhe. Sivjet, ai u nxor nga tri Kisha dhe takimi u b\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Qytetit. Nuk ka asnj\u00eb lloj feste tjet\u00ebr, si k\u00ebto dit\u00eb dhe n\u00eb Ngjalljen e Krishtit, q\u00eb t\u00eb mblidhet aq popull.<\/p>\n<p>Por ky popull besimtar, shum\u00eb her\u00eb d\u00ebshp\u00ebrohet kur luhet me ndjenjat e tij. K\u00ebshtu, m\u00eb dt. 3 prill, kur do t\u00eb b\u00ebhej bekimi i vendit p\u00ebr nd\u00ebrtifnin e Katedrales s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, n\u00eb mes t\u00eb liturgjis\u00eb, erdhi urdh\u00ebri i pezullimit. Besimtar\u00ebt u revoltuan dhe pas mesh\u00ebs s\u00eb bashku me klerik\u00ebt e qytetit, dol\u00ebn dhe e b\u00ebn\u00eb bekimin e vendit t\u00eb Katedrales. M\u00eb von\u00eb besimtar\u00ebt atje vendos\u00ebn nj\u00eb Kryq prej hekuri, q\u00eb \u00ebsht\u00eb simboli i kish\u00ebs son\u00eb. Padrejt\u00ebsisht u hoq nga policia, q\u00eb i ndaloi dhe personat q\u00eb e kishin v\u00ebn\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 8 or\u00eb. T\u00eb rinjt\u00eb dhe grat\u00eb orthodhokse p\u00ebrs\u00ebri vendos\u00ebn nj\u00eb kryq druri, e p\u00ebrs\u00ebri u hoq. Muajt kalojn\u00eb dhe p\u00ebr t&#8217;u plot\u00ebsuar d\u00ebshira e disa personave jo t\u00eb krishter\u00eb, ende s&#8217;po na jepet e drejta p\u00ebr t\u00eb filluar nd\u00ebrtimin e Katedrales s\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>4. Le t\u00eb kthehemi tek problemet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb KOASH: Koh\u00ebt e fundit, po i jepet mjaft vend n\u00eb Radio-Televizion dhe n\u00eb 3-4 organe shtypi nj\u00eb far\u00eb &#8220;Komiteti t\u00eb Autoqefalis\u00eb&#8221;. \u00c7&#8217;mendoni rreth k\u00ebsaj dukurie?<\/p>\n<p>&#8211; Ky &#8220;Komitet fantaz\u00ebm&#8221;, \u00e7uditem nga na doli. Ai nuk ka lidhje me Kish\u00ebn Orthodhokse Autoqefale, me asnj\u00eb klerik, dhe nuk p\u00ebrfaq\u00ebson asgj\u00eb. D\u00ebgjova q\u00eb kryetar ka nj\u00eb far\u00eb Petrit Bidoshi, em\u00ebr q\u00eb mua, si besimtar, nuk m\u00eb thot\u00eb asgj\u00eb. Gjithashtu, dalin n\u00eb televizion dhe disa parti ose shoqata, q\u00eb na godasin vazhdimisht dhe me shum\u00eb &#8220;dashuri&#8221; publikohen nga Radio-Televizioni. Por me keqardhje them se nuk jepet as nj\u00eb protest\u00eb, p\u00ebrsh\u00ebndetje apo deklarat\u00eb e besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb dhe e Kryepiskopit, Imzot Anastasit. Harrojn\u00eb drejtuesit e RTSH se orthodhoks\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth 1\/3 e popullsis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe kan\u00eb dhe ata t\u00eb drejtat e tyre. E keqja \u00ebsht\u00eb se Televizioni jep vet\u00ebm Komitetin e Autoqefalis\u00eb dhe disa parti e shoqata ekstremiste, kurse p\u00ebr KOASH, duke mos dh\u00ebn\u00eb asgj\u00eb, mendojn\u00eb se e drejta \u00ebsht\u00eb me ata. Por nga kush duan ta shp\u00ebtojn\u00eb KOASH, q\u00eb sot e njeh gjith\u00eb bota orthodhokse me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr. Duan q\u00eb t\u00eb largohet Kryepiskopi Anastas? Por \u00e7&#8217;do b\u00ebhesh at\u00ebhere k\u00ebtu, pa nj\u00eb hierark? S&#8217;do t\u00eb na njihte m\u00eb si autoqefal\u00eb asnj\u00eb kish\u00eb orthodhokse; n\u00eb Jug do t\u00eb vrapnin dhespot\u00eb grek\u00eb, n\u00eb Veri dhespot\u00eb malazez\u00eb, n\u00eb lindje bullgar\u00eb dhe rumun\u00eb etj. Apo duan k\u00ebta zot\u00ebrinj q\u00eb ta kthejn\u00eb KOASH n\u00eb nj\u00eb klub Autoqefal, duke e l\u00ebn\u00eb si peshku pa kok\u00eb?<\/p>\n<p>5. Sulmet kryesore, ky komitet dhe ata q\u00eb i japin z\u00eb, i kan\u00eb drejtuar kund\u00ebr Kryepiskopit Anastas, duke pretenduar se &#8220;misioni i tij ka mbaruar&#8221;, se &#8220;nuk ka hirotonisur 2 peshkop\u00eb&#8221;, se &#8230; Mund t\u00eb na thoni opinionin tuaj, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i zgjedhur i trupit klerikal t\u00eb KOASH-it?<\/p>\n<p>&#8211; V\u00ebrtet i kan\u00eb drejtuar sulmet kund\u00ebr kish\u00ebs e Kryepiskopit Anastas. Fantazia e tyre thot\u00eb se misioni i tij ka mbaruar. Misioni i tij mbaron kur Zoti ta k\u00ebrkoj\u00eb pran\u00eb Tij n\u00eb qiell. Por ne t\u00eb gjith\u00eb lutemi q\u00eb ta kemi pran\u00eb e t\u00eb na ndihmoj\u00eb e t\u00eb na udh\u00ebheq\u00eb e t\u00eb na rind\u00ebrtoj\u00eb Kish\u00ebn ton\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrruar. Jan\u00eb d\u00ebrguar edhe t\u00eb rinj p\u00ebr studime t\u00eb larta jasht\u00eb vendit, e do t\u00eb vij\u00eb koha q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen dhe dhespot\u00eb. Por nj\u00eb ushtar s&#8217;mund ta b\u00ebsh p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb gjeneral. K\u00ebt\u00eb e din\u00eb mir\u00eb dhe ata q\u00eb me paturp\u00ebsi g\u00ebnjejn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet ekranit e shtypit.<\/p>\n<p>U b\u00eb zhurm\u00eb, me pretendimin se Kryepiskopi yn\u00eb s&#8217;ka pranuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb episkop\u00eb, nj\u00eb nga Tirana e tjetri nga Elbasani. I pari \u00ebsht\u00eb Arjan Koja. Ishim bashk\u00eb student\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb Seminarit Teologjik n\u00eb Durr\u00ebs. D\u00ebshira e tij ishte t\u00eb shkont\u00eb p\u00ebr studime n\u00eb Boston. Pas mbarimit t\u00eb vitit t\u00eb par\u00eb e braktisi seminarin. E si mund t\u00eb b\u00ebhet episkop, kur, si\u00e7 e p\u00ebrmenda m\u00eb lart, rregulli m\u00eb elementar i Seminarit \u00ebsht\u00eb q\u00eb vet\u00ebm pasi t\u00eb ket\u00eb mbaruar vitin e dyt\u00eb mund t\u00eb fillojn\u00eb shkall\u00ebt e hirotonis\u00eb p\u00ebr klerik. I dyti, Nikolla Marku nga Elbasani edhe ai ishte bashk\u00ebstudenti im. N\u00eb qershor-korrik 1991 ishim n\u00eb Kostur t\u00eb Greqis\u00eb, me d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar p\u00ebr prift. Por, me ardhjen e Kryepiskopit Anastas, u kthyem p\u00ebr t\u00eb vazhduar Seminarin Teologjik n\u00eb Durr\u00ebs, por vitin e dyt\u00eb nuk e mbaroi (Z. Marku kurr\u00eb nuk ka vajtur n\u00eb Greqi p\u00ebr specializim, si\u00e7 shkruante dikush n\u00eb &#8220;RD&#8221;). Sa p\u00ebr pretendimet q\u00eb ngrihen, do t\u00eb thoja, s\u00eb pari, se \u00ebsht\u00eb i martuar me 2 f\u00ebmij\u00eb dhe kanunet e Kish\u00ebs s&#8217;e lejojn\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet episkop. E dyta, ka ardhur disa her\u00eb me disa bashk\u00ebqytetar\u00eb t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb Kryepiskopat\u00eb t\u00eb hirotoniset dhiak. Por \u00ebsht\u00eb i pamerituar. K\u00ebt\u00eb ua kemi th\u00ebn\u00eb n\u00eb sy. Vet\u00eb ne klerik\u00ebt s&#8217;do t\u00eb lejonim q\u00eb Kryepiskopi t\u00eb b\u00ebnte prift nj\u00eb njeri t\u00eb pamerituar, e jo t\u00eb b\u00ebhej episkop.<\/p>\n<p>6. Gjithashtu, shihen qart\u00eb p\u00ebrpjekjet e p\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrzier Kryepiskopin dhe KOASH n\u00eb tensionet dhe problemet q\u00eb lindin midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb?&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; Ju ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje besimtar\u00ebve ky fakt, dhe nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm mendimi im. Sa her\u00eb q\u00eb acarohen marr\u00ebdh\u00ebniet ose ka ndonj\u00eb mosmarr\u00ebveshje midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb, dalin n\u00eb televizion k\u00ebto vegla llafazane, si Komiteti i Autoqefalis\u00eb ose parti t\u00eb vogla e shoqata ekstremiste dhe godasin Kryepiskopin, Imzot Anastasin e KOASH. Esht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u \u00e7uditur, se menj\u00ebher\u00eb pasi qet\u00ebsohen mosmarr\u00ebveshjet midis dy qeverive, qet\u00ebsohemi dhe ne orthodhoks\u00ebt, se nuk na qortojn\u00eb m\u00eb Kryepiskopin ton\u00eb dhe Kish\u00ebn. Mendoj, q\u00eb politikan\u00ebt \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb merren me politik\u00ebn. Kisha s&#8217;merret me politik\u00eb, por vet\u00ebm me an\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb njer\u00ebzve. Dhe k\u00ebta politikan\u00eb, t\u00eb na len\u00eb rehat n\u00eb pun\u00ebt tona shpirt\u00ebrore dhe n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb merren me llafe t\u00eb punojn\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>7. Tjet\u00ebr fenomen, \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto sulme i drejtojn\u00eb realisht persona q\u00eb s&#8217;kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb far\u00eb me KOASH dhe komunitetin orthodhoks n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi?&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebto sulme i drejtojn\u00eb persona q\u00eb v\u00ebrtet s&#8217;kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me KOASH. S\u00eb pari, ata s&#8217;kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb na gjykojn\u00eb, se i p\u00ebrkasin besimeve t\u00eb tjera. S\u00eb dyti, jan\u00eb ateist\u00eb n\u00eb gjith\u00eb veprimet e mendimet q\u00eb shprehin e si t\u00eb till\u00eb, s&#8217;kan\u00eb asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb pun\u00ebt fetare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Por ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb formimi i tyre.<\/p>\n<p>Kurse p\u00ebr disa persona q\u00eb e quajn\u00eb veten orthodhoks\u00eb, ata ishin dikur an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KOASH, por desnen t\u00eb b\u00ebnin ligjin e tyre n\u00eb Kish\u00eb. Por Kisha ka kanonet e saj dhe jo t\u00eb tyret dhe koha i largoi, ndaj sot vjellin vrer kund\u00ebr Kish\u00ebs e Kryepiskopit. Gjithashtu, na gjykojn\u00eb dhe ata pak pi-njoll\u00eb t\u00eb uniatizit, q\u00eb n\u00eb pretekstin se s&#8217;duan q\u00eb Kryepiskopi t\u00eb jet\u00eb grek, duan t\u00eb futin kthetrat uniate n\u00eb KOASH, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb veprimi e ka quajtur si t\u00eb superuar nga koha e t\u00eb d\u00ebmshme edhe vet\u00eb Vatikani.<\/p>\n<p>8. Duket se synohet kryesisht t\u00eb izolohet KOASH nga bota orthodhokse, ashtu si u tentua n\u00eb koh\u00ebn e mbretit Zog, ashtu si u b\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e diktatorit Hoxha. Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj?<\/p>\n<p>&#8211; Ka forca t\u00eb err\u00ebta, q\u00eb nuk ju intereson p\u00ebrparimi i KOASh me n\u00eb krye Imzot Anastasin. Nuk e p\u00ebrtypin dot faktin q\u00eb sot ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebtare n\u00eb familjen Orthodhokse Bot\u00ebrore t\u00eb Kishave. Duan si n\u00eb koh\u00ebn e Mbretit Zog, i cili i premtoi shum\u00eb Kryepiskopit Visarion dhe si dha asgj\u00eb. Apo, si n\u00eb koh\u00ebn e diktatorit Hoxha, kur KOASH-s\u00eb, t\u00eb izoluar nga familja bot\u00ebrore e kishave, ju mor\u00ebn t\u00ebr\u00eb pronat dhe mezi mbante vehten dhe klerik\u00ebt me ndihmat e besimtar\u00ebve. Si do t\u00eb m\u00eb p\u00ebrgjigjeshit, po t&#8217;ju pyesja se sa kisha u ngrit\u00ebn nga viti 44-67? Pothuaj fare. K\u00ebta zot\u00ebrinj k\u00ebshtu e duan Kish\u00ebn, n\u00eb agoni, apo q\u00eb ta ken\u00eb si veg\u00ebl p\u00ebr interesa politike.<\/p>\n<p>9. S\u00eb fundi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr problemesh, por edhe arritjesh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si e shikoni t\u00eb ardhmen e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb ardhmen e KOASH e shikoj me optimiz\u00ebm. Me ndihm\u00ebn e Zotit dhe t\u00eb Kish\u00ebs M\u00ebm\u00eb t\u00eb Patrikan\u00ebs Ekumenike, q\u00eb na d\u00ebrgoi nj\u00eb hierark si Imzot Anastasi, Kisha jon\u00eb do t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb, vazhdimisht. Sot jemi an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes bot\u00ebrore t\u00eb Kishave Orthodhokse. Jemi an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave dhe Konferenc\u00ebs Europiane t\u00eb Kishave. T\u00eb rinjt\u00eb orthodhoks\u00eb jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb &#8220;Sindesmosit&#8221; (t\u00eb rinjve orthodhoks\u00eb t\u00eb bot\u00ebs). Kemi seminarin Teologjik. Disa student\u00eb ndodhen jasht\u00eb vendit p\u00ebr studime t\u00eb larta. Jan\u00eb ngritur shum\u00eb kisha t\u00eb reja dhe jan\u00eb riparuar shum\u00eb t\u00eb tjera. Jemi nj\u00eb ushtri klerik\u00ebsh e seminarist\u00ebsh, q\u00eb kryejn\u00eb gjith\u00eb sh\u00ebrbesat e Misteret e Shenjta, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Besimi n\u00eb popull, dhe pjes\u00ebmarrja n\u00eb Kish\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur e rritet vazhdimisht. Festat fetare festohen p\u00ebr \u00e7do vit e m\u00eb me madh\u00ebshti.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto jam optimist. Dhe them p\u00ebrs\u00ebri. Me bekimin e Per\u00ebndis\u00eb dhe uratat e Imzot Anastasit Kisha jon\u00eb Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb e do t\u00eb b\u00ebhet si motrat e saj kudo n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb e gjat\u00eb me At Jani Trebick\u00ebn, Epitrop i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Arkihieratik i KOASH. Diskuton gjendjen e klerit pas persekutimit komunist, problemin e pronave t\u00eb pakthyera, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e Katedrales s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, sulmet ndaj Kryepiskopit nga &#8216;Komiteti i Autoqefalis\u00eb&#8217;, dhe optimizmin p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kish\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Intervist\u00eb me At Jani Trebick\u00ebn, Epitrop i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Arkihieratik i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb","numri":"6(21)","viti":"1994","muaji":"Qershor","muaji_numer":"6","dita":"","faqet":"[9, 10]","fjale_kyce":"[\"At Jani Trebicka\", \"KOASH\", \"Epitrop\", \"Anastasi\", \"Komiteti i Autoqefalis\u00eb\", \"Kor\u00e7\u00eb\", \"Katedralja\", \"pronat e Kish\u00ebs\", \"Seminari\", \"Arjan Koja\", \"Nikolla Marku\", \"Petrit Bidoshi\"]","permbledhje":"Intervist\u00eb e gjat\u00eb me At Jani Trebick\u00ebn, Epitrop i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Arkihieratik i KOASH. Diskuton gjendjen e klerit pas persekutimit komunist, problemin e pronave t\u00eb pakthyera, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e Katedrales s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, sulmet ndaj Kryepiskopit nga 'Komiteti i Autoqefalis\u00eb', dhe optimizmin p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kish\u00ebs.","autori":"","kategoria":"Intervist\u00eb","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9283],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[9436],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-82939","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-interviste","ngjallja_viti-9436","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>&quot;T\u00eb ardhmen e Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse Autoqefale e shoh me optimiz\u00ebm&quot; - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-ardhmen-e-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale-e-shoh-me-optimizem\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82939\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-ardhmen-e-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale-e-shoh-me-optimizem\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-ardhmen-e-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale-e-shoh-me-optimizem\/\",\"name\":\"\\\"T\u00eb ardhmen e Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse Autoqefale e shoh me optimiz\u00ebm\\\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:03:08+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-ardhmen-e-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale-e-shoh-me-optimizem\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-ardhmen-e-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale-e-shoh-me-optimizem\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-ardhmen-e-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale-e-shoh-me-optimizem\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8220;T\u00eb ardhmen e Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse Autoqefale e shoh me optimiz\u00ebm&#8221;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\"T\u00eb ardhmen e Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse Autoqefale e shoh me optimiz\u00ebm\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-ardhmen-e-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale-e-shoh-me-optimizem\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82939","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-ardhmen-e-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale-e-shoh-me-optimizem\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-ardhmen-e-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale-e-shoh-me-optimizem\/","name":"\"T\u00eb ardhmen e Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse Autoqefale e shoh me optimiz\u00ebm\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:03:08+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-ardhmen-e-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale-e-shoh-me-optimizem\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-ardhmen-e-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale-e-shoh-me-optimizem\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/te-ardhmen-e-kishes-sone-orthodhokse-autoqefale-e-shoh-me-optimizem\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8220;T\u00eb ardhmen e Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse Autoqefale e shoh me optimiz\u00ebm&#8221;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82939","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82939"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=82939"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=82939"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=82939"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=82939"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}