{"id":82916,"date":"2026-06-01T02:02:48","date_gmt":"2026-06-01T00:02:48","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-llogaritet-data-e-pashkes-2\/"},"modified":"2026-06-01T02:02:48","modified_gmt":"2026-06-01T00:02:48","slug":"si-llogaritet-data-e-pashkes-2","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-llogaritet-data-e-pashkes-2\/","title":{"rendered":"Si llogaritet data e Pashk\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>(vijon nga numri i kaluar)<\/p>\n<p>H\u00ebna e plot\u00eb e p\u00ebrdorur p\u00ebr llogaritjen e Pashk\u00ebs \u00ebsht\u00eb dita e 14-t\u00eb e nj\u00eb muaji h\u00ebnor llogaritur sipas nj\u00eb llogaritjeje t\u00eb vjet\u00ebr kishtare dhe jo h\u00ebna e plot\u00eb astronomike aktuale. Numri i dit\u00ebve, si\u00e7 e kemi th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb sip\u00ebr, nd\u00ebrmjet \u00e7do H\u00ebne t\u00eb Plot\u00eb (muaji h\u00ebnor) nuk \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb kalendarit diellor (zakonisht 29 1\/2 h\u00ebnor) prandaj kalendar\u00ebt e vjet\u00ebr vendosin nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb quajtur EPAKT p\u00ebr t\u00eb harmonizuar kalendarin h\u00ebnor me at\u00eb diellor. K\u00ebto EPAKTE t\u00eb llogaritura nga kisha orthodhokse ndryshojn\u00eb nga ato t\u00eb llogaritura nga kishat e per\u00ebndimit t\u00eb cilat nuk ndjekin vendimin e Sinodit t\u00eb Niqeas q\u00eb Pashka nuk duhet t\u00eb paraprij\u00eb ose t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb pashk\u00ebn judaike. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndryshim i p\u00ebrvitsh\u00ebm nd\u00ebrmjet orthodhoks\u00ebve dhe katolik\u00ebve p\u00ebrsa i p\u00ebrket dat\u00ebs s\u00eb pashk\u00ebs.<\/p>\n<p>Sinodi i Niqeas nuk u morr me detaje rreth caktimit t\u00eb pashk\u00ebs. Ne kemi edhe dy kanone t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb e qart\u00ebsojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb; i pari nga Sinodi i Antiokis\u00eb (341) dhe i dyti kanoni i shtat\u00eb i Kanoneve Apostolike. Gjithashtu edhe dokumenta t\u00eb tjer\u00eb autoritative t\u00eb periudh\u00ebs post-Niqeane e mbushin k\u00ebt\u00eb zbraz\u00ebtir\u00eb me d\u00ebshmi t\u00eb vlefshme q\u00eb pasqyrojn\u00eb p\u00ebrcaktimin dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Niqea. Vendimi n\u00eb Niqea kishte dy tema: E para t\u00eb shk\u00ebpuste bashk\u00ebsin\u00eb e krishter\u00eb nga var\u00ebsia n\u00eb kalendarin judaik, dhe e dyta t\u00eb p\u00ebrcaktonte rregulla p\u00ebr llogaritjen e pashk\u00ebs. K\u00ebt\u00eb detyr\u00eb t\u00eb llogaritjes ja la patrikut t\u00eb Aleksandris\u00eb; i cili kishte detyr\u00ebn q\u00eb \u00e7do vit t\u00eb shpallte dat\u00ebn e pashk\u00ebs. Rregullat mund t\u00eb p\u00ebrmblidhen n\u00eb tre fraza ky\u00e7; ekuinoksi pranveror, h\u00ebna e plot\u00eb dhe e Diela. Prandaj Pashka bie gjithmon\u00eb t\u00eb Diel\u00ebn mbas h\u00ebn\u00ebs s\u00eb plot\u00eb t\u00eb ekuinoksit pranveror. Sipas k\u00ebtij vendimi Pashka duhet t\u00eb kremtohet n\u00eb t\u00eb diel\u00ebn e par\u00eb mbas h\u00ebn\u00ebs s\u00eb plot\u00eb q\u00eb bie nd\u00ebrmjet 21 marsit dhe 19 prillit, qysh se aleksandrin\u00ebt e caktuan dit\u00ebn e ekuinoksit n\u00eb 21 mars. Sipas k\u00ebtij kalendari dita e mundshme m\u00eb e hershme p\u00ebr kremtimin e Pashk\u00ebs \u00ebsht\u00eb 22 marsi, n\u00ebse h\u00ebna e plot\u00eb ndodh n\u00eb 21 mars; dhe data e fundit 25 prill, n\u00ebse h\u00ebna e plot\u00eb ndodh n\u00eb 18 prill. Ndon\u00ebse Sinodi i Niqeas dhe nj\u00eb vendim t\u00eb qart\u00eb rreth llogaritjes s\u00eb Pashk\u00ebs, prap\u00eb se prap\u00eb pati ndryshime n\u00eb kremtimin e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 387 p.sh., kishat e Galis\u00eb e kremtuan pashk\u00ebn n\u00eb 21 mars, ato t\u00eb Italis\u00eb n\u00eb 18 prill dhe ato t\u00eb lindjes n\u00eb 25 prill. Ndon\u00ebse Sinodi ishte i qart\u00eb, dy elemente ishin ato q\u00eb shkaktonin k\u00ebto ndryshime; llogaritja e ekuinoksit pranveror dhe ciklet e shkurtra ose t\u00eb gjata q\u00eb p\u00ebrdoreshin nga kishat lokale. N\u00eb vitin 437 patriku i Aleksandris\u00eb Qirili i Madh hartoi nj\u00eb tabel\u00eb paskale bazuar n\u00eb ciklin Anatolik p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 95-vje\u00e7are, duke iu dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu kishave lokale nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb caktuar. Nj\u00eb shekull m\u00eb von\u00eb murgu skithian Dionisi, i cili jetonte n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb vitin 525 u caktua t\u00eb hartonte nj\u00eb tabel\u00eb t\u00eb re paskale. Duke p\u00ebrkthyer n\u00eb latinisht tabel\u00ebn e Qirilit t\u00eb Aleksandris\u00eb, ai futi k\u00ebshtu n\u00eb Rom\u00eb tradit\u00ebn e Lindjes. K\u00ebtij Dionisi i p\u00ebrket merita e futjes s\u00eb Er\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb, d.m.th. llogaritjen e viteve nga Lindja e Krishtit. U duk sikur p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb u zgjidh problemi i caktimit t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb pashk\u00ebs.<\/p>\n<p>Por n\u00eb vitin 1582 nj\u00eb kapitull i ri i mosmarr\u00ebveshjes paskale u hap kur papa Gregori i XIII futi p\u00ebrdorimin e kalendarit t\u00eb ri, q\u00eb mban emrin e tij. Data e ekuinoksit e caktuar n\u00eb 21 mars t\u00eb kalendarit Julian (kalendari i hartuar n\u00eb vitin 46 para Krishtit nga perandori Jul Qezari), n\u00eb kalendarin gregorian bien n\u00eb 11 mars duke shkaktuar k\u00ebshtu nj\u00eb ndryshim n\u00eb ckatimin e dit\u00ebs s\u00eb pashk\u00ebs. Nga fundi i shek. XVIII kalendari i ri ishte adoptuar nga t\u00eb gjitha kishat e Per\u00ebndimit. N\u00eb vitin 1924 n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Patriarkan\u00ebs Ekumenike kalendari i ri u adoptua nga shumica e kishave orthodhokse. Sot vet\u00ebm kishat e Jerusalemit, Rusis\u00eb, Serbis\u00eb, dhe manastiret e Malit t\u00eb Shenjt\u00eb ndjekin kalendarin Julian.<\/p>\n<p>Kalendari Julian ik\u00ebn nj\u00eb dit\u00eb para drejt ver\u00ebs \u00e7do 128 vjet. Nga ana astronomike kalendari i ri \u00ebsht\u00eb m\u00eb i sakt\u00eb. Dhe nevoja p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb n\u00eb kalendar fillimisht u propozua n\u00eb Lindje. Filozofi dhe astronomi Niqifor Gregoras n\u00eb nj\u00eb memorandum d\u00ebrguar perandorit Andronikut t\u00eb II Paleologut (1283-1328), sugjeron ndryshimet p\u00ebr ta harmonizuar kalendarin me ekuinoksin e v\u00ebrtet\u00eb pranveror.<\/p>\n<p>N\u00ebse festa e Pashk\u00ebs duhet t\u00eb kremtohet \u00e7do vit t\u00eb diel\u00ebn e par\u00eb mbas h\u00ebn\u00ebs s\u00eb plot\u00eb q\u00eb pason ekuinoksin pranveror (kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb data e Pashk\u00ebs mund t\u00eb l\u00ebviz\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb 35 dit\u00ebshe 22 mars-25 prill), dikush mund t\u00eb pyes\u00eb p\u00ebrse kjo formul\u00eb nuk p\u00ebrkon me praktik\u00ebn e sotme orthodhokse? Si P\u00ebrgjigje mund t\u00eb jepet q\u00eb n\u00eb kish\u00ebn orthodhokse funksionojn\u00eb dy kalendare. Kishat q\u00eb kan\u00eb adoptuar kalendarin e ri b\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb vet\u00ebdish\u00ebm. P\u00ebr t\u00eb ruajtur dhe mbajtur unitetin e kish\u00ebs ato e llogarisin pashk\u00ebn sipas kalendarit t\u00eb vjet\u00ebr, i cili ka nj\u00eb ndryshim prej 13 dit\u00ebsh nga kalendari i ri. K\u00ebshtu q\u00eb ndryshimi 35 dit\u00ebsh q\u00eb i korrespondon kalendarit Julian n\u00eb datat 22 mars-25 prill, n\u00eb kalendarin e ri kjo periudh\u00eb korrespopndon me datat 4 prill-8 maj. Meq\u00ebn\u00ebse ekuinoksi pranveror nuk \u00ebsht\u00eb caktuar sipas kalendarit t\u00eb ri me t\u00eb cilin ne jemi familjar, por sipas kalendarit t\u00eb vjet\u00ebr, 21 marsi i kalendarit Julian korrespondon me 2 prillin e kalendarit gregorian. Dita e Pashk\u00ebs \u00ebsht\u00eb caktuar q\u00eb t\u00eb gjitha kishat orthodhokse ta kremtojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn t\u00eb diel\u00eb, ndon\u00ebse teknikisht jo n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb vitin 1990 Pashka u kremtua n\u00eb 15 prill q\u00eb i korrespondon 2 prillit me kalendarin e vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sot ka p\u00ebrpjekje t\u00eb ndryshme n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt universale t\u00eb Pashk\u00ebs. Shum\u00eb propozime jan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Propozimi i fundit \u00ebsht\u00eb ai i b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 1975 n\u00eb Asamblen\u00eb e Pes\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave, t\u00eb mbajtur n\u00eb Nairobi. Propozimi ishte p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb dat\u00eb fikse t\u00eb Pashk\u00ebs, t\u00eb diel\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb prillit. Ky propozim nuk u pranua nga kishat orthodhokse, sepse p\u00ebr to drejtimi mbetet formulimi i Sinodit t\u00eb Niqeas. Fryma e Sinodit \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: Kisha \u00ebsht\u00eb e detyruar ta llogaris\u00eb Pashk\u00ebn t\u00eb diel\u00ebn pas h\u00ebn\u00ebs s\u00eb plot\u00eb q\u00eb pason ekuinoksin pranveror dhe s\u00eb dyti Pashka nuk duhet t\u00eb paraprij\u00eb apo t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb pashk\u00ebn judaike.<\/p>\n<p>VITI | Fillimi i kreshm\u00ebs | Pashka | Pashka katolike<br \/>\n1994 | 14 mars | 1 maj | 3 prill<br \/>\n1995 | 6 mars | 23 prill | 16 prill<br \/>\n1996* | 26 shkurt | 14 prill | 7 prill<br \/>\n1997 | 10 mars | 27 prill | 30 mars<br \/>\n1998 | 2 mars | 19 prill | 12 prill<br \/>\n1999 | 22 shkurt | 11 prill | 4 prill<br \/>\n2000* | 13 mars | 30 prill | 23 prill<\/p>\n<p>* Tregon nj\u00eb vit t\u00eb brisht\u00eb<\/p>\n<p>Dhiakon Joan Pelushi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Studim i Dhjakonit Joan Pelushi mbi historin\u00eb dhe metod\u00ebn e llogaritjes s\u00eb dat\u00ebs s\u00eb Pashk\u00ebs, q\u00eb nga Sinodi i Niqeas (325) deri te propozimet bashk\u00ebkohore p\u00ebr nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. P\u00ebrfshin tabel\u00ebn e datave t\u00eb Pashk\u00ebs dhe fillimit t\u00eb Kreshm\u00ebs p\u00ebr 1994-2000.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"(vijon nga numri i kaluar)","numri":"5 (20)","viti":"1994","muaji":"Maj","muaji_numer":"5","dita":"","faqet":"[11]","fjale_kyce":"[\"Pashk\u00eb\", \"kalendar\", \"Niqea\", \"Aleksandri\", \"Dionisi\", \"Gregori XIII\", \"Julian\", \"ekuinoks\", \"h\u00ebn\u00eb e plot\u00eb\", \"Nairobi\", \"kalendar gregorian\", \"Antiokia\"]","permbledhje":"Studim i Dhjakonit Joan Pelushi mbi historin\u00eb dhe metod\u00ebn e llogaritjes s\u00eb dat\u00ebs s\u00eb Pashk\u00ebs, q\u00eb nga Sinodi i Niqeas (325) deri te propozimet bashk\u00ebkohore p\u00ebr nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. P\u00ebrfshin tabel\u00ebn e datave t\u00eb Pashk\u00ebs dhe fillimit t\u00eb Kreshm\u00ebs p\u00ebr 1994-2000.","autori":"Dhiakon Joan Pelushi","kategoria":"Studim teologjik","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9521],"ngjallja_autori":[9457],"ngjallja_viti":[9436],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-82916","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-studim-teologjik","ngjallja_autori-dhiakon-joan-pelushi","ngjallja_viti-9436"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Si llogaritet data e Pashk\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-llogaritet-data-e-pashkes-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82916\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-llogaritet-data-e-pashkes-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-llogaritet-data-e-pashkes-2\/\",\"name\":\"Si llogaritet data e Pashk\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:02:48+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-llogaritet-data-e-pashkes-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-llogaritet-data-e-pashkes-2\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-llogaritet-data-e-pashkes-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Si llogaritet data e Pashk\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Si llogaritet data e Pashk\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-llogaritet-data-e-pashkes-2\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82916","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-llogaritet-data-e-pashkes-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-llogaritet-data-e-pashkes-2\/","name":"Si llogaritet data e Pashk\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:02:48+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-llogaritet-data-e-pashkes-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-llogaritet-data-e-pashkes-2\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-llogaritet-data-e-pashkes-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Si llogaritet data e Pashk\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82916","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82916"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=82916"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=82916"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=82916"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=82916"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}