{"id":82897,"date":"2026-06-01T02:02:32","date_gmt":"2026-06-01T00:02:32","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zeri-i-vertete-i-besimtareve-orthodhokse\/"},"modified":"2026-06-01T02:02:32","modified_gmt":"2026-06-01T00:02:32","slug":"zeri-i-vertete-i-besimtareve-orthodhokse","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zeri-i-vertete-i-besimtareve-orthodhokse\/","title":{"rendered":"Z\u00ebri i v\u00ebrtet\u00eb i besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Drejtoris\u00eb s\u00eb Radiotelevizionit Shqiptar<\/p>\n<p>Ne besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb, pjes\u00ebmarr\u00ebs sot n\u00eb kish\u00ebn e Ungjill\u00ebzimit n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb festimin e Sh\u00ebn Gjergjit, protestojm\u00eb me forc\u00eb ndaj fyerjes t\u00eb palejueshme dhe plagosjes s\u00eb g\u00ebzimit t\u00eb besimtar\u00ebve, t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur nga Televizioni n\u00eb emisionet informative t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb kremtimit t\u00eb Pashk\u00ebs, .1 Maj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto emisione, pasi u treguan vizitat e autoriteteve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shtetit n\u00eb tre qytete t\u00eb vendit, p\u00ebr t&#8217;iu uruar Pashk\u00ebt besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb, u dha nj\u00eb deklarat\u00eb e nj\u00eb far\u00eb komiteti imagjinar, q\u00eb vet\u00ebquhet mbrojt\u00ebs i autoqefalis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e cila me nj\u00eb gjuh\u00eb plot pasione dashakeqe, u p\u00ebrpoq t\u00eb fyej\u00eb Kryepiskopin Anastas. T\u00eb indinjuar, protestojm\u00eb energjikisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mashtrim t\u00eb opinionit publik.<\/p>\n<p>Me k\u00ebnaq\u00ebsi u njoh\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet Televizionit p\u00ebr vizitat e Presidentit dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Qeveris\u00eb n\u00ebp\u00ebr disa kisha t\u00eb vendit ton\u00eb. Por, do t\u00eb ishte e dobishme t\u00eb jepej edhe njoftimi se prift\u00ebrinjt\u00eb dhe populli q\u00eb i prit\u00ebn jan\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe ata klerik\u00eb jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb, drejtuar nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas.<\/p>\n<p>Theksojm\u00eb, se i ashtuquajturi komitet dhe th\u00ebniet e tij nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb asnj\u00eb komunitet orthodhoks n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00c7&#8217;\u00ebsht\u00eb ky komitet, \u00e7&#8217;p\u00ebrfaq\u00ebson, me cil\u00ebt klerik\u00eb shqiptar\u00eb ka lidhje dhe n\u00eb cilat kisha t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka ndikim. Vall\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb ta kthejn\u00eb KOASH n\u00eb nj\u00eb veg\u00ebl politike. Apo si n\u00eb regjimin komunist, kur ajo ishte e ve\u00e7uar nga familja orthodhokse bot\u00ebrore. Kisha Orthodhokse, besnike ndaj traditave t\u00eb saja fetare, komb\u00ebtare e patriotike, \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr \u00e7do nd\u00ebrhyrjeje keqdash\u00ebse, nga kushdoqoft\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb na p\u00ebr\u00e7aj\u00eb, duke u hequr sikur k\u00ebrkon t\u00eb na mbroj\u00eb.<\/p>\n<p>Ne, besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb, i k\u00ebrkojm\u00eb Qeveris\u00eb, Parlamentit dhe Presidentit t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb z\u00ebrin ton\u00eb, t\u00eb respektojn\u00eb ndjenjat tona fetare dhe jo \u00e7&#8217;thon\u00eb disa individ\u00eb t\u00eb ve\u00e7uar, q\u00eb duan ta shfryt\u00ebzojn\u00eb Kish\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr interesat e tyre t\u00eb ngushta.<\/p>\n<p>Tiran\u00eb, 2.maj.1994, ora 11.00<\/p>\n<p>Nga besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb t\u00eb enoris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, pjes\u00ebmarr\u00ebs sot n\u00eb Kish\u00ebn e Ungjill\u00ebzimit n\u00eb festimin e Sh\u00ebn Gjergjit<\/p>\n<p>Drejtoris\u00eb s\u00eb Radiotelevizionit Sqiptar<\/p>\n<p>Kor\u00e7\u00eb m\u00eb 3 Maj 1994<\/p>\n<p>P\u00ebr dijeni: Kryetarit t\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb Kuvendit Popullor Zotit Pjet\u00ebr Arbnori<\/p>\n<p>Ne, besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb kor\u00e7ar\u00eb, t\u00eb t\u00eb gjitha enorive t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, i drejtohemi Radiotelevizionit Shqiptar p\u00ebr t\u00eb protestuar p\u00ebr fyerjet e p\u00ebrs\u00ebritura ndaj ndenjave tona fetare dhe kryetarit t\u00eb KOASh-it, Hir\u00ebsis\u00eb s\u00eb Tij Anastas&#8230;<\/p>\n<p>&#8230; Dirigjenti i k\u00ebsaj fushate antiorthodhokse b\u00ebhet nj\u00eb i vet\u00ebquajtur &#8220;Komitet p\u00ebr shp\u00ebtimin e autoqefalis\u00eb&#8221;. Por do t\u00eb qe e mir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb moment ky Komitet anonim t\u00eb na shfaqte emrat e p\u00ebrve\u00e7\u00ebm t\u00eb disa an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij. Pa dyshim q\u00eb pas tyre nuk do t\u00eb q\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb zbuloj\u00eb ndonj\u00eb teoricien &#8220;t\u00eb marksiz\u00ebm-leninizmit enverist&#8221;, ndonj\u00eb nga ata q\u00eb hip\u00ebn t\u00eb par\u00ebt e thyen kryqet e kishave dhe dogj\u00ebn ikonat e shenjta.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht pas avazit t\u00eb k\u00ebtij &#8220;dirigjenti anonim&#8221; v\u00ebn\u00eb edhe disa parti politike q\u00eb me deklaratat e tyre pompoze e t\u00eb fryra gjoja n\u00eb em\u00ebr t\u00eb patriotizmit e t\u00eb mbrojtjes s\u00eb autoqefalis\u00eb na p\u00ebrs\u00ebrisin fraza bajate q\u00eb u shkojn\u00eb pas oreksit atyre q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebr\u00e7arjen midis besimeve fetare. Deklarata t\u00eb tilla ting\u00ebllojn\u00eb sa kontradiktore, aq edhe t\u00eb pabesueshme pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb disa nga personalitetet m\u00eb t\u00eb larta shtet\u00ebrore vizitojn\u00eb kishat e r\u00ebnuara orthodhokse, l\u00ebshojn\u00eb fjal\u00eb &#8220;balsam&#8221;, madje p\u00ebrplasin edhe vez\u00ebt e kuqe, nd\u00ebrsa nga dikush tjet\u00ebr, nga thell\u00ebsia m\u00eb e zez\u00eb e shpirtit t\u00eb tij vjell vrer, helm, djall\u00ebzi&#8230;<\/p>\n<p>Ne besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb kor\u00e7ar\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb kjo protest\u00eb masive t\u00eb transmetohet n\u00eb emisionet e lajmeve t\u00eb Radiotelevizionit Shqiptar, si nj\u00eb e drejt\u00eb e jona legjitime, q\u00eb diktohet nga demokracia.<\/p>\n<p>Nga besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb t\u00eb gjith\u00eb enorive t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs<\/p>\n<p>Drejtoris\u00eb s\u00eb Radiotelevizionit Shqiptar<\/p>\n<p>Kisha Orthodhokse Autoqefale dhe besimtar\u00ebt e saj beratas ndihen t\u00eb shqet\u00ebsuar prej fushat\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr t\u00eb per\u00e7uar nga mjetet e informacionit kund\u00ebr KOASH dhe fes\u00eb ton\u00eb t\u00eb krishter\u00eb orthodhokse. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb po grabiten thesaret e kultur\u00ebs orthodhokse shqiptare, si ikonat e vyera t\u00eb Onufrit, epitafi i Gllavenic\u00ebs, po flitet p\u00ebr p\u00ebrqindje joreale t\u00eb popullat\u00ebs orthodokse, po b\u00ebhet paralelizim midis helenizimit dhe fes\u00eb orthodhokse etj.<\/p>\n<p>Fushat\u00eb e paskrupullt po b\u00ebhet kund\u00ebr kreut t\u00eb KOASh, Hir\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij Anastas duke spekulluar me origjin\u00ebn e tij greke, por prapa k\u00ebsaj synohet t\u00eb goditet organizimi i kish\u00ebs son\u00eb dhe praktikimi i fes\u00eb orthodhokse nga besimtar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, duke manipuluar gjithmon\u00eb me t\u00eb nj\u00ebtat mjete, si vepronte dikur regjimi i eg\u00ebr komunist.<\/p>\n<p>Ne ritheksojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri me forc\u00eb se Kryepiskopi Anastas \u00ebsht\u00eb kreu i ligjsh\u00ebm i KOASh, i miratuar nga gjith\u00eb besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb sipas rregullave kanonike t\u00eb kish\u00ebs dhe i njohur nga Kishat Bot\u00ebrore e gjith\u00eb Kishat simotra. Ky njeri i Per\u00ebndis\u00eb, personaliteti erudit e human, gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Shqip\u00ebri ka ndihmuar jo vet\u00ebm p\u00ebr ngjalljen e Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse, por edhe p\u00ebr forcimin e dashuris\u00eb me v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb shqiptar\u00eb, mysliman\u00eb e katolik\u00eb, ka ndikuar n\u00eb zbutjen e paqes n\u00eb Ballkan etj. D\u00ebshmi e k\u00ebtij q\u00ebndrimi paqtues, nd\u00ebr t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb edhe marrja e titullit Akademik me tem\u00ebn: &#8220;Bashk\u00ebekzistenca e tri feve n\u00eb Shqip\u00ebri &#8211; shembull unik&#8221;.<\/p>\n<p>E quajm\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb e antidemokratike nj\u00ebanshm\u00ebrin\u00eb e drejtuesve t\u00eb RTSH q\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb lejojn\u00eb transmetimin e deklaratave paranoike t\u00eb t\u00eb ashtuquajturit &#8220;Komitet p\u00ebr shp\u00ebtimin e Autoqefalis\u00eb&#8221; dhe nga ana tjet\u00ebr bllokon transmetimin e deklaratave t\u00eb KOASH e t\u00eb gjith\u00eb organizmave t\u00eb saj t\u00eb ligjshme n\u00ebp\u00ebr rrethe, si edhe t\u00eb besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb.<\/p>\n<p>Kisha Orthodhokse e besimtar\u00ebt e saj beratas<\/p>\n<p>Berat, m\u00eb 5.05.94<\/p>\n<p>Drejtoris\u00eb s\u00eb Radiotelevizionit Shqiptar<\/p>\n<p>Shum\u00eb deklarata dhe prononcime t\u00eb KOASH-it p\u00ebr probleme t\u00eb ndryshme q\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb opinionin ton\u00eb dhe Kish\u00ebn, nuk jan\u00eb transmetuar nga RTSH-ja. Ju b\u00ebjm\u00eb pyetje juve zot\u00ebrinj drejtues t\u00eb RTSH, p\u00ebrse gjithmon\u00eb shpejtoni t\u00eb transmetoni deklarata t\u00eb nj\u00eb komiteti fantazm\u00eb, t\u00eb ashtuquajtur p\u00ebr mbrojtjen e autoqefalis\u00eb dhe deklaratat tona, q\u00eb jemi p\u00ebrfaq\u00ebsues legjitim\u00eb t\u00eb KOASh, t\u00eb njohur nga t\u00eb gjitha kishat motra t\u00eb bot\u00ebs dhe nga K\u00ebshilli Bot\u00ebror i Kishave, t\u00eb zgjedhur nga populli, nuk na i transmentoni? &#8230;<\/p>\n<p>Komuniteti Orthodhoks, Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Drejtoris\u00eb s\u00eb Radiotelevizionit Shqiptar<\/p>\n<p>Ne, orthodhoks\u00ebt e qytetit t\u00eb Fierit, na indinjojn\u00eb shum\u00eb gjestet dhe q\u00ebndrimet e nj\u00ebanshme q\u00eb v\u00ebrehen hera her\u00ebs ndaj Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse Autoqefale dhe besimtar\u00ebve tan\u00eb nga ana e RT.Sh.<\/p>\n<p>Konkretisht: Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb RTSH-ja, t\u00eb transmetoj\u00eb deklarat\u00ebn e nj\u00eb t\u00eb ashtuquajturi Komitet Orthodhoks, kur dihet mir\u00eb, se, ky i ashtuquajtur Komitet, \u00ebsht\u00eb artificial, pa asnj\u00eb baz\u00eb, pa asnj\u00eb kish\u00eb, pa asnj\u00eb prift&#8230;<\/p>\n<p>Shum\u00eb probleme q\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb KOASH dhe t\u00eb cilat n\u00eb form\u00eb deklaratash apo prononcime shujan\u00eb d\u00ebrguar juve, nuk i keni transmetuar. Konkretisht p\u00ebr rrethin ton\u00eb: d\u00ebrguam n\u00eb koh\u00ebn e duhur filmimin e festimit t\u00eb Pashk\u00ebs s\u00eb Madhe, por edhe ky nuk u dha nga ana juaj.<\/p>\n<p>Komuniteti orthodhoks i Fierit<\/p>\n<p>Drejtoris\u00eb s\u00eb Radiotelevizionit Shqiptar<\/p>\n<p>Nga ana e RTVSH shpesh jan\u00eb v\u00ebrejtur q\u00ebndrime t\u00eb nj\u00ebanshme ndaj Kish\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u00eb legjshme Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve legjitim\u00eb t\u00eb saj. Shpesh her\u00eb shum\u00eb deklarata dhe prononcime t\u00eb KOASh p\u00ebr probleme dhe arsye t\u00eb ndryshme nuk jan\u00eb transmetuar nga RTSH. P\u00ebrse ndodh kjo? Ne besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb t\u00eb qytetit t\u00eb Kavaj\u00ebs ruajm\u00eb traditat tona t\u00eb pastra fetare madje dhe n\u00eb vite vitet kur feja u ndalua p\u00ebr 24 vjet rresht, ne vazhduam t\u00eb besonim dhe t\u00eb b\u00ebnim ritet fetare me sa kishim mund\u00ebsi pra dhe ne sot jemi kund\u00ebr \u00e7do nd\u00ebrhyrjeje nga kushdo qoft\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb na p\u00ebr\u00e7aj\u00eb.<\/p>\n<p>Nga besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb t\u00eb Kavaj\u00ebs dhe nga K\u00ebshilli orthodhoks i KOASH, Z\u00ebvend\u00ebsia Kavaj\u00eb<\/p>\n<p>Drejtoris\u00eb s\u00eb Radiotelevizionit Shqiptar<\/p>\n<p>P\u00ebr dijeni Presidentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb z. Sali Berisha dhe Parlamentit Shqiptar<\/p>\n<p>Me indinjat\u00eb t\u00eb thell\u00eb d\u00ebgjuam deklarat\u00ebn e t\u00eb ashtuquajturit &#8220;Komitet p\u00ebr mbrojtjen e Autoqefalis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb&#8221; si dhe deklarata t\u00eb disa partive e shoqatave t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb Kryepiskopin e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Fortlumturin\u00eb e Tij Anastasin si njeri i pa d\u00ebshiruar p\u00ebr Kish\u00ebn Orthodhoks\u00eb dhe besimtar\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>I Fortlumturi Anastas \u00ebsht\u00eb njeriu m\u00eb i arrir\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn e sotme, q\u00eb e ka \u00e7uar dhe organizuar Kish\u00ebsn ton\u00eb si mos m\u00eb mir\u00eb. P\u00ebr ne orthodhoks\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira k\u00ebt\u00eb njeri na solli Per\u00ebndia dhe k\u00ebt\u00eb duhet ta mbajm\u00eb e ta d\u00ebgjojm\u00eb derisa vet\u00eb Per\u00ebndisa t\u00eb na d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr Kryepiskop, p\u00ebr vazhdimin e misionit apostolik. Prandaj ju lutemi shum\u00eb t\u00eb mos na ngacmoni dhe t\u00eb na pengoni n\u00eb pun\u00ebt tona fetare.<\/p>\n<p>Mjaft me aksione e fushata, si t\u00eb sistemit monist. Jemi n\u00eb demokraci dhe ju lutemi respektoni k\u00ebt\u00eb demokraci sepse k\u00ebshtu do t\u00eb na doj\u00eb bota dhe mbar\u00eb njer\u00ebzimi.<\/p>\n<p>Nga klerik\u00ebt dhe besimtar\u00ebt pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb &#8220;Sh\u00ebn Maris\u00eb&#8221; t\u00eb qytetit t\u00eb Elbasanit n\u00eb dit\u00ebn e Burimit Jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Elbasan me dt 6.5.1994.<\/p>\n<p>Drejtoris\u00eb s\u00eb Radiotelevizionit Shqiptar<\/p>\n<p>Ne besimtar\u00ebt Orthodhoks\u00eb t\u00eb qytetit Lushnj\u00eb, pjes\u00ebmarr\u00ebs sot n\u00eb Liturgjin\u00eb Hyjnore n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebnePremtes Lushnj\u00eb, me neveri dhe indinjat t\u00eb thell\u00eb d\u00ebgjuam transmetimet tuaja antiorthodhoksis\u00eb, t\u00eb hartuara nga nj\u00eb far\u00eb i ashtuquajtur &#8220;Komitet p\u00ebr autoqefalin\u00eb e KOASH-it&#8221; dhe pasuar nga disa parti e organizata keqdash\u00ebse t\u00eb fes\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p>Pse ju zot\u00ebrinjt\u00eb e RTV nuk transmetoni dhe protestat tona, apo sa her\u00eb ndodheni ngusht\u00eb, fajtor \u00ebsht\u00eb KOASH-i.<\/p>\n<p>KOASH nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr ju zot\u00ebrinj ajo ka vendin dhe saj e n\u00eb krye Fortlumturin\u00eb e tij Anastas, i p\u00eblqyer nga besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb t\u00eb enoris\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebnePremtes Lushnj\u00eb<\/p>\n<p>Lushnje 6 maj 1994<\/p>\n<p>Sh\u00ebnim: Gjithashtu redaksis\u00eb i kan\u00eb ardhur protesta edhe nga besimtar\u00ebt e Selenic\u00ebs, Shkodr\u00ebs, etj. t\u00eb cilat nuk mund\u00ebm t&#8217;i botonim p\u00ebr munges\u00eb vendi!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrmbledhje protestash nga besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, Kor\u00e7\u00ebs, Beratit, Fierit, Durr\u00ebsit, Kavaj\u00ebs, Elbasanit dhe Lushnj\u00ebs, drejtuar Drejtoris\u00eb s\u00eb Radiotelevizionit Shqiptar, kund\u00ebr transmetimeve t\u00eb deklaratave t\u00eb &#8216;Komitetit p\u00ebr Mbrojtjen e Autoqefalis\u00eb&#8217; dhe censurimit t\u00eb z\u00ebrit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb KOASH.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Nga protestat e dioqezave dhe enorive, drejtuar Televizionit Shqiptar dhe organeve t\u00eb larta t\u00eb Shtetit","numri":"5 (20)","viti":"1994","muaji":"Maj","muaji_numer":"5","dita":"","faqet":"[4, 5, 12]","fjale_kyce":"[\"protest\u00eb\", \"besimtar\u00eb\", \"Radiotelevizioni\", \"Tiran\u00eb\", \"Kor\u00e7\u00eb\", \"Berat\", \"Fier\", \"Durr\u00ebs\", \"Kavaj\u00eb\", \"Elbasan\", \"Lushnj\u00eb\", \"Komiteti\", \"Autoqefali\", \"censur\u00eb\", \"Anastas\"]","permbledhje":"P\u00ebrmbledhje protestash nga besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, Kor\u00e7\u00ebs, Beratit, Fierit, Durr\u00ebsit, Kavaj\u00ebs, Elbasanit dhe Lushnj\u00ebs, drejtuar Drejtoris\u00eb s\u00eb Radiotelevizionit Shqiptar, kund\u00ebr transmetimeve t\u00eb deklaratave t\u00eb 'Komitetit p\u00ebr Mbrojtjen e Autoqefalis\u00eb' dhe censurimit t\u00eb z\u00ebrit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb KOASH.","autori":"","kategoria":"Protest\u00eb \/ Let\u00ebr e hapur","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9509],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[9436],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-82897","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-proteste-leter-e-hapur","ngjallja_viti-9436"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Z\u00ebri i v\u00ebrtet\u00eb i besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zeri-i-vertete-i-besimtareve-orthodhokse\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82897\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zeri-i-vertete-i-besimtareve-orthodhokse\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zeri-i-vertete-i-besimtareve-orthodhokse\/\",\"name\":\"Z\u00ebri i v\u00ebrtet\u00eb i besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:02:32+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zeri-i-vertete-i-besimtareve-orthodhokse\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zeri-i-vertete-i-besimtareve-orthodhokse\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zeri-i-vertete-i-besimtareve-orthodhokse\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Z\u00ebri i v\u00ebrtet\u00eb i besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Z\u00ebri i v\u00ebrtet\u00eb i besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zeri-i-vertete-i-besimtareve-orthodhokse\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82897","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zeri-i-vertete-i-besimtareve-orthodhokse\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zeri-i-vertete-i-besimtareve-orthodhokse\/","name":"Z\u00ebri i v\u00ebrtet\u00eb i besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:02:32+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zeri-i-vertete-i-besimtareve-orthodhokse\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zeri-i-vertete-i-besimtareve-orthodhokse\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zeri-i-vertete-i-besimtareve-orthodhokse\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Z\u00ebri i v\u00ebrtet\u00eb i besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82897","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82897"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=82897"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=82897"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=82897"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=82897"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}