{"id":82896,"date":"2026-06-01T02:02:30","date_gmt":"2026-06-01T00:02:30","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/provokime-qe-se-prekin-dot-unitetin-e-kishes\/"},"modified":"2026-06-01T02:02:30","modified_gmt":"2026-06-01T00:02:30","slug":"provokime-qe-se-prekin-dot-unitetin-e-kishes","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/provokime-qe-se-prekin-dot-unitetin-e-kishes\/","title":{"rendered":"Provokime q\u00eb s&#8217;e prekin dot unitetin e Kish\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>29 prill 1994. E Premte e Zez\u00eb. Zot i yn\u00eb Iisu Krisht vdes n\u00eb kryq. V\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh n\u00eb kalendarin fetar nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb prek m\u00eb shum\u00eb shpirtrat e zemrat e besimtar\u00ebve, q\u00eb mbush\u00ebn kishat n\u00eb \u00e7do an\u00eb t\u00eb globit. Edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Edhe n\u00eb Tiran\u00eb. Me p\u00ebrkushtimin q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb till\u00eb. N\u00eb pritje p\u00ebr t\u00eb zhvilluar ceremonin\u00eb tradicionale t\u00eb nxjerrjes s\u00eb Epitafit, n\u00eb Kish\u00ebn Katedrale t\u00eb Ungjill\u00ebzimit ishin mbledhur mij\u00ebra besimtar\u00eb orthodhoks\u00eb t\u00eb kryeqytetit. Ndaj s&#8217;donim ta besonim lajmin se Policia i urdh\u00ebronte t\u00eb mos e zhvillonin, si zakonisht, ritin e shenjt\u00eb. Ndaj s&#8217;mund ta kuptonin si ishte e mundur q\u00eb n\u00eb hyrjen e Kish\u00ebs p\u00ebrballeshin me nj\u00eb turm\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuese polic\u00ebsh, t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb, ashtu si\u00e7 paralajm\u00ebronte shkresa e refuzimit.<\/p>\n<p>Policia nuk garantoi, por ndaloi<\/p>\n<p>Nga ana e K\u00ebshillit t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Policis\u00eb, si \u00e7do vit, nuk iu k\u00ebrkua leje p\u00ebr zhvillimin e ceremonive t\u00eb Pashk\u00ebs. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb e patjet\u00ebrsueshme besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb. Por, ve\u00e7se, garantimi nga forcat e saj i qet\u00ebsis\u00eb dhe rregullit, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb zhvillohet jasht\u00eb kish\u00ebs. N\u00eb shkres\u00ebn nr. 34, dt. 25.4.1994, drejtuar Rajonit nr.2. t\u00eb policis\u00eb, nga Sekretari Administrativ i KOASH, z. Aleko Dhima, thuhet: &#8220;Me rastin e Pashk\u00ebve, si \u00e7do vit, k\u00ebrkojm\u00eb ndihm\u00ebn tuaj, duke bllokuar qarkullimin&#8230; dit\u00ebn e premte, nga ora 19.30 deri m\u00eb 20.15.&#8221;<\/p>\n<p>Por, nga ky komisariat, n\u00eb shkres\u00ebn nr. 1195\/1, dt 27.04.1994, nd\u00ebrmjet t\u00eb tjerave, thuhet &#8220;&#8230;Anj\u00eb veprimtari jasht\u00eb objektit t\u00eb Kish\u00ebs&#8230; nga ana jon\u00eb nuk miratohet dhe nuk do t\u00eb lejohet.&#8221; Pra, nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr mbajtjen e rregullit, iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb ndalim i vendosur.<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkese p\u00ebr kryerjen normale t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb Ngjalljes, Rajoni i Policis\u00eb nr. 2, iu p\u00ebrgjigj me nj\u00eb ndales\u00eb t\u00eb dyt\u00eb kategorike, n\u00eb shkres\u00ebn nr. 1195\/4, 29.4.1994, q\u00eb u dor\u00ebzua mbasdite, rreth or\u00ebs 14.30, vet\u00ebm pak koh\u00eb para ceremonis\u00eb s\u00eb nxjerrjes s\u00eb Epitafit.<\/p>\n<p>K\u00ebto veprime, s&#8217;kishin si t\u00eb mos i revoltonin mij\u00ebra besimtar\u00ebt e mbledhur dhe vet\u00ebm nd\u00ebrhyrja e Kryepiskopit Anastas i qet\u00ebsoi disi, duke shmangur mund\u00ebsin\u00eb e ndonj\u00eb konfrontimi. U lexua ve\u00e7se nj\u00eb Protest\u00eb, drejtuar Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, q\u00eb u p\u00ebrkrah nxeht\u00ebsisht nga t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt e pranish\u00ebm (ora 19.00).<\/p>\n<p>KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPERISE<br \/>\nKisha Ungjill\u00ebzimi i Hylind\u00ebses, Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Shk\u00eblqesis\u00eb s\u00eb Tij, Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs<br \/>\nZ. Sali Berisha<\/p>\n<p>Mij\u00ebra besimtar\u00eb orthodhoks\u00eb, t\u00eb mbledhur sot mbr\u00ebma p\u00ebr sh\u00ebrbes\u00ebn e Epitafit, d\u00ebgjuam me dhimbje se Policia ndaloi procesionin e Epitafit, nj\u00eb tradit\u00eb q\u00eb ruhet nga orthodhoks\u00ebt n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn dhe p\u00ebrb\u00ebn tradit\u00eb t\u00eb lasht\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Gjithashtu, m\u00ebsuam se u ndalua edhe kryerja e sh\u00ebrbes\u00ebs s\u00eb Ngjalljes n\u00eb mjedis t\u00eb hapur, p\u00ebrpara rrug\u00ebs pran\u00eb s\u00eb cil\u00ebs gjendet kisha.<\/p>\n<p>K\u00ebto ngjarje, q\u00eb vijn\u00eb si hallk\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb radh\u00eb dallimesh t\u00eb pap\u00eblqyeshme n\u00eb d\u00ebm t\u00eb orthodhoks\u00ebve, na detyrojn\u00eb t\u00eb protestojm\u00eb nj\u00ebz\u00ebri p\u00ebr fyerjen e traditave adhuruese t\u00eb kish\u00ebs son\u00eb dhe lutemi t\u00eb nd\u00ebrhyni q\u00eb t\u00eb korrigjohet ky kufizim i pajustifikuesh\u00ebm i liris\u00eb son\u00eb fetare.<\/p>\n<p>Tiran\u00eb, 29.4.1994<\/p>\n<p>T\u00eb pranishmit n\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebn e s\u00eb Premtes s\u00eb Madhe, ora 19.00<br \/>\nAt Gaqo Petri<br \/>\nAt Kristo Sharko<\/p>\n<p>Por, nuk vonoi dhe &#8220;\u00e7udia&#8221; ndodhi: Protesta nuk ishte d\u00ebrguar ende n\u00eb destinacion, kur mb\u00ebrriti shkresa tjet\u00ebr e policis\u00eb, po m\u00eb dat\u00ebn 29, po nga ai Komisariat Policie, q\u00eb lejonte at\u00eb \u00e7ka ishte mohuar pak or\u00eb m\u00eb par\u00eb. Dhe, meq\u00eb nuk kish\u00eb s&#8217;kishte m\u00eb njeri (rreth or\u00ebs 22.00), ia lan\u00eb urdh\u00ebrin n\u00eb dor\u00eb rojes s\u00eb objektit!<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas &#8211; spekullimi politik<\/p>\n<p>T\u00eb shtun\u00ebn, 30 prill, ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besohej nga t\u00eb pranishmit n\u00eb Kish\u00eb, q\u00eb kishin par\u00eb me syt\u00eb e tyre rrjedh\u00ebn e ngjarjeve, kur d\u00ebgjuan deklaratat e Ministris\u00eb s\u00eb Rendit dhe asaj t\u00eb Jashtme. N\u00eb to, jo vet\u00ebm p\u00ebrzihej KOASH arbitrarisht n\u00eb duele politike nd\u00ebrqeveritare, por, shtremb\u00ebrohej edhe realiteti i ngjarjeve, i dokumentuar n\u00eb \u00e7do hap t\u00eb tij. Ve\u00e7an\u00ebrisht, shtremb\u00ebroheshin faktet, duke akuzuar Kryepiskopin Anastas, se ishte ankuar jasht\u00eb vendit p\u00ebr \u00e7ka ndodhi.<\/p>\n<p>Por, s&#8217;qe e th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb mbaronte me kaq dhe besimtar\u00ebt ta festonin t\u00eb qet\u00eb Pashk\u00ebn. Interpretimi i shtremb\u00ebr i k\u00ebtyre deklarimeve, gjeti shpejt jehon\u00eb tek ata q\u00eb prej koh\u00ebsh p\u00ebrpiqen t\u00eb ven\u00eb shkopinj n\u00eb rrota ringjalljes s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebrkimit ndjes\u00eb &#8211; fyerje<\/p>\n<p>T\u00eb diel\u00ebn e Pashk\u00ebs s\u00eb Madhe, besimtar\u00ebt u ul\u00ebn para televizor\u00ebve, me d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si ishte festuar kjo dit\u00eb e sh\u00ebnuar n\u00eb qytetet e rrethet e Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe pse jo, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr komunitetet e tjera fetare, t\u00eb njiheshin me k\u00ebto festime kudo n\u00eb bot\u00eb ku ka besimtar\u00eb orthodhoks\u00eb. Dhe kronikat nis\u00ebn normalisht, me urimet e autoriteteve t\u00eb larta t\u00eb shtetit n\u00eb Berat, Kor\u00e7\u00eb etj. Por, pas tyre, si nj\u00eb kaktus i sh\u00ebmtuar, mbiu n\u00eb ekran deklarata e nj\u00eb far\u00eb Komiteti p\u00ebr mbrojtjen e Autoqefalis\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkonte largimin e Kryepiskopit; nj\u00eb prononcim i k\u00ebsaj fantazme q\u00eb del n\u00eb sken\u00eb sa her\u00eb e th\u00ebrresin llogari t\u00eb err\u00ebta politike. Po, \u00e7&#8217;p\u00ebrfaq\u00ebson ai?<\/p>\n<p>Absolutisht asgj\u00eb! Asnj\u00eb kish\u00eb, asnj\u00eb enori, asnj\u00eb klerik q\u00eb sh\u00ebrben n\u00eb KOASh. Nj\u00eb grup anonim, me an\u00ebtar\u00eb anonim\u00eb, q\u00eb edhe kur vet\u00ebdeklarohen rezultojn\u00eb ateist\u00eb apo t\u00eb larguar nga kisha, p\u00ebr interesa t\u00eb ngushta personale. Njer\u00ebz q\u00eb e quajn\u00eb veten orthodhoks\u00eb dhe p\u00ebrpiqen me \u00e7do kusht ta shkat\u00ebrrojn\u00eb orthodhoksin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Njer\u00ebz q\u00eb s&#8217;u deklaruan nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme p\u00ebr problemet q\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb Kish\u00ebn. Njer\u00ebz q\u00eb s&#8217;u vun\u00eb nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme n\u00eb an\u00ebn e besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb, por gjithmon\u00eb, si donkishot\u00eb, iu kund\u00ebrvihen. Njer\u00ebz, telat e t\u00eb cil\u00ebve luhen nga persona e grupe q\u00eb s&#8217;kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fare me kish\u00ebn. Njer\u00ebz, q\u00eb i qasin n\u00eb der\u00eb vet\u00ebm kur u nevojiten p\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb shantazh Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb toleranc\u00ebs &#8211; eg\u00ebrsi e verb\u00ebr<\/p>\n<p>Dhe &#8220;shfaqja&#8221; e sh\u00ebmtuar e deklaratave antiortodhokse dhe kund\u00ebr Kryepiskopit Anastas vazhdoi. E vazhdoi Partia Republikane, e cila gazet\u00ebn e saj e ka kthyer n\u00eb nj\u00eb sken\u00eb, nga e cila \u00e7do num\u00ebr sulmohet Kisha Autoqefale Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kryepiskopi me fyerje t\u00eb ul\u00ebta, por nuk mungon dhe arsenali i &#8220;r\u00ebnd\u00eb&#8221;, ku p\u00ebrfshihen q\u00eb nga antit\u00ebkrishter\u00ebt fanatik\u00eb e deri te pinjoll\u00ebt e uniatizmit. E vazhdoi Partia e Ballit Komb\u00ebtar, besnike e hijeve t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb saj, ku nuk mungojn\u00eb deri edhe prift\u00ebrinjt\u00eb e masakruar. E vazhdoi Shoqata &#8220;\u00c7am\u00ebria&#8221;, ku duket se ka persona q\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, kujtojn\u00eb se do t&#8217;i zgjidhin problemet q\u00eb u la historia e dhimbshme, duke i shkarkuar mbi Kish\u00ebn Orthodhokse etj.<\/p>\n<p>Po z\u00ebri i besimtar\u00ebve? Televizioni censuron<\/p>\n<p>Z\u00ebri i v\u00ebrtet\u00eb i besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb, nga t\u00eb gjitha dioqezat, ishte n\u00eb ato peticione t\u00eb shumta, t\u00eb cilave Televizioni u b\u00ebri bllokad\u00eb t\u00eb plot\u00eb. Edhe kur u dor\u00ebzuan nga p\u00ebrfaq\u00ebsi t\u00eb zgjedhura nga vet\u00eb besimtar\u00ebt. (Madje, u m\u00ebnjanua nga emisioni q\u00ebndror deklarata e PD, me tone m\u00eb t\u00eb moderuara, p\u00ebr t&#8217;ia l\u00ebn\u00eb vendin kryesor ekstremist\u00ebve!). Dhe nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb kjo. Sa gjen rastin, ky organ, q\u00eb teorikisht duhet t\u00eb jet\u00eb i paansh\u00ebm, jep lajme, deklarata, komente q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse. T\u00eb duket nganj\u00ebher\u00eb, se disa komentator\u00eb presin vet\u00ebm rastin, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nga \u00e7&#8217;u k\u00ebrkojn\u00eb.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>S&#8217;\u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar me \u00e7do kusht negativen, p\u00ebr t&#8217;\u00eb qen\u00eb pesimist\u00eb, por, pas gjith\u00eb fakteve q\u00eb dham\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, s&#8217;mund t\u00eb heq nga mendja nj\u00eb pyetje: v\u00ebrtet qe kok\u00ebfort\u00ebsia e nj\u00eb majori q\u00eb shkaktoi gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb? A mund t\u00eb kishte ai gjith\u00eb at\u00eb guxim? Shpresoj t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu, sepse ndryshe, pyetjet do t\u00eb b\u00ebheshin pak si shum\u00eb.<\/p>\n<p>Thoma Dhima<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Editorial q\u00eb kronikon ngjarjet e Jav\u00ebs s\u00eb Madhe 1994: ndalimi nga policia i nxjerrjes s\u00eb Epitafit, censurimi i protestave t\u00eb KOASH nga Televizioni Shqiptar, dhe sulmet politike kund\u00ebr Kryepiskopit Anastas nga nj\u00eb &#8216;Komitet&#8217; fantazm\u00eb dhe parti t\u00eb ndryshme. Autori d\u00ebnon spekullimin politik dhe eg\u00ebrsin\u00eb antiortodokse.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Kronik\u00eb e nj\u00eb javeje - T\u00eb Premten e Zez\u00eb Policia ndaloi nxjerrjen e Epitafit nga Kisha e Ungjill\u00ebzimit. Protestave tona iu p\u00ebrgjigj\u00ebn ve\u00e7se keqinterpretime politike. Televizioni censuroi z\u00ebrin e besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb","numri":"5 (20)","viti":"1994","muaji":"Maj","muaji_numer":"5","dita":"","faqet":"[3, 4]","fjale_kyce":"[\"Provokime\", \"Kish\u00eb\", \"Epitaf\", \"policia\", \"Kish\u00eb e Ungjill\u00ebzimit\", \"Kryepiskop\", \"Anastas\", \"Komiteti\", \"Autoqefali\", \"Televizioni\", \"censur\u00eb\", \"Partia Republikane\", \"Balli Komb\u00ebtar\", \"\u00c7am\u00ebria\", \"Berisha\"]","permbledhje":"Editorial q\u00eb kronikon ngjarjet e Jav\u00ebs s\u00eb Madhe 1994: ndalimi nga policia i nxjerrjes s\u00eb Epitafit, censurimi i protestave t\u00eb KOASH nga Televizioni Shqiptar, dhe sulmet politike kund\u00ebr Kryepiskopit Anastas nga nj\u00eb 'Komitet' fantazm\u00eb dhe parti t\u00eb ndryshme. Autori d\u00ebnon spekullimin politik dhe eg\u00ebrsin\u00eb antiortodokse.","autori":"Thoma Dhima","kategoria":"Kronik\u00eb \/ Editorial","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9508],"ngjallja_autori":[9254],"ngjallja_viti":[9436],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-82896","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-kronike-editorial","ngjallja_autori-thoma-dhima","ngjallja_viti-9436"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Provokime q\u00eb s&#039;e prekin dot unitetin e Kish\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/provokime-qe-se-prekin-dot-unitetin-e-kishes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82896\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/provokime-qe-se-prekin-dot-unitetin-e-kishes\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/provokime-qe-se-prekin-dot-unitetin-e-kishes\/\",\"name\":\"Provokime q\u00eb s'e prekin dot unitetin e Kish\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:02:30+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/provokime-qe-se-prekin-dot-unitetin-e-kishes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/provokime-qe-se-prekin-dot-unitetin-e-kishes\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/provokime-qe-se-prekin-dot-unitetin-e-kishes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Provokime q\u00eb s&#8217;e prekin dot unitetin e Kish\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Provokime q\u00eb s'e prekin dot unitetin e Kish\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/provokime-qe-se-prekin-dot-unitetin-e-kishes\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82896","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/provokime-qe-se-prekin-dot-unitetin-e-kishes\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/provokime-qe-se-prekin-dot-unitetin-e-kishes\/","name":"Provokime q\u00eb s'e prekin dot unitetin e Kish\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:02:30+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/provokime-qe-se-prekin-dot-unitetin-e-kishes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/provokime-qe-se-prekin-dot-unitetin-e-kishes\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/provokime-qe-se-prekin-dot-unitetin-e-kishes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Provokime q\u00eb s&#8217;e prekin dot unitetin e Kish\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82896","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82896"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=82896"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=82896"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=82896"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=82896"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}