{"id":82885,"date":"2026-06-01T02:02:21","date_gmt":"2026-06-01T00:02:21","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kembanat-dhe-kembanoret-ne-kishen-orthodhokse\/"},"modified":"2026-06-01T02:02:21","modified_gmt":"2026-06-01T00:02:21","slug":"kembanat-dhe-kembanoret-ne-kishen-orthodhokse","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kembanat-dhe-kembanoret-ne-kishen-orthodhokse\/","title":{"rendered":"K\u00ebmbanat dhe k\u00ebmbanoret n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse"},"content":{"rendered":"<p>U p\u00ebrurua K\u00ebmbanorja e Kish\u00ebs Katedrale t\u00eb Tiran\u00ebs<\/p>\n<p>K\u00ebmbanat dhe k\u00ebmbanoret n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse<\/p>\n<p>Kisha Katedrale e Ungjill\u00ebzimit n\u00eb Tiran\u00eb, me kujdesin dhe kontributin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Fortlumturis\u00eb s\u00eb Tij Anastasit, Kryepiskop i Tiran\u00ebs dhe i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dita dit\u00ebs po zbukurohet dhe merr form\u00ebn e saj m\u00eb t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Pas rikonstruksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, t\u00eb brendsh\u00ebm e t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb saj, pas pajisjes me llampadar\u00eb, ikonostas, ikona, amvon, frone e pajisje t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb reja, m\u00eb dat\u00ebn 24 mars 1994, n\u00eb vigjiljen e s\u00eb kremtes t\u00eb Ungjill\u00ebzimit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe dita e emrit dhe panairit t\u00eb Katedrales, u p\u00ebrurua, me pjes\u00ebmarrjen dhe bekimin e Fortlumturis\u00eb s\u00eb tij Kryepiskopit ton\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb shumice besimtar\u00ebsh orthodhoks\u00eb, k\u00ebmbanorja e saj, e rikonstruktuar plot\u00ebsisht dhe e pajisur me pes\u00eb k\u00ebmbana t\u00eb reja, t\u00eb cilat, me tingullin e tyre melodioz e n\u00eb disa variante, do t&#8217;u b\u00ebjn\u00eb t\u00eb njohur besimtar\u00ebve Orthodhoks\u00eb t\u00eb Komunitetit ton\u00eb koh\u00ebn e zhvillimit t\u00eb sh\u00ebrbesave t\u00eb shenjta fetare.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, po japim m\u00eb posht\u00eb disa t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr rolin e k\u00ebmbanave dhe t\u00eb k\u00ebmbanores n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse.<\/p>\n<p>K\u00ebmbana \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument i b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb aliazh metalik ting\u00ebllues. Si shpik\u00ebs i k\u00ebmban\u00ebs konsiderohet Paulin de la Nola nga krahina Kampania, i cili ka jetuar rreth viteve 400 pas Krishtit. Emrin k\u00ebmban\u00eb instrumenti e ka marr\u00eb nga emri i krahin\u00ebs. P\u00ebrdorimi i k\u00ebmbanave n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse fillon nga viti 842 pas Krishtit e k\u00ebtej, vit kur doxhi i Venetikut Ursus Patricianus i d\u00ebrgoi si dhurat\u00eb perandorit t\u00eb Bizantit Mihailit t\u00eb III disa k\u00ebmbana.<\/p>\n<p>Me r\u00ebnien e k\u00ebmbanave lajm\u00ebrohen t\u00eb krishter\u00ebt p\u00ebr fillimin e sh\u00ebrbesave t\u00eb ndryshme fetare n\u00eb Kish\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb: sh\u00ebrbesa e mbr\u00ebmjes, e m\u00ebngjesit dhe e mesh\u00ebs hyjnore, si edhe p\u00ebr disa nga momentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb zhvillimit t\u00eb tyre. Gjithashtu, me r\u00ebnien e k\u00ebmbanave, ata lajm\u00ebrohen edhe kur nd\u00ebrron jet\u00eb ndonj\u00eb nga pjes\u00ebtar\u00ebt e Komunitetit. K\u00ebmbanat vendosen zakonisht n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb form\u00eb pirgu, t\u00eb ngritur ose ve\u00e7as, ose mbi trupin e Kish\u00ebs, po gjithnj\u00eb nga ana per\u00ebndimore e saj, nga ana e hyrjes.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb gjitha kishat dhe manastiret kan\u00eb pasur k\u00ebmbana dhe k\u00ebmbanore, nga m\u00eb t\u00eb thjeshtat gjer n\u00eb m\u00eb t\u00eb bukurat nga ana arkitektonike dhe nga ana e vjet\u00ebrsis\u00eb, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin, s\u00eb bashku me ikonostaset, ikonat, amvonet e pajisjet e tjera kishtare, nj\u00eb thesar t\u00eb pa\u00e7muar shpirt\u00ebror, kulturor dhe komb\u00ebtar t\u00eb orthodhoksis\u00eb son\u00eb 20-shekullore.<\/p>\n<p>Para p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebmbanave n\u00eb Kish\u00eb p\u00ebrdorej tak-taku. Tak-taku ishte nj\u00eb cop\u00eb d\u00ebrrase druri e stazhionuar mir\u00eb, e gjat\u00eb rreth dy metra dhe e gjer\u00eb 20 cm, e varur n\u00eb nj\u00eb gozhd\u00eb me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb cope litari, t\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebr dy vrima t\u00eb hapura apostafat n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb d\u00ebrras\u00ebs. I binin me nj\u00eb ose dy \u00e7ekane druri. M\u00eb von\u00eb tak-taku u b\u00eb prej hekuri, po n\u00eb form\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Tak-taku p\u00ebrdoret edhe sot n\u00ebp\u00ebr manastiret e sidomos n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Komunitetin Orthodhoks t\u00eb Tiran\u00ebs, tak-taku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur gjer tani von\u00eb. N\u00eb Kish\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb Sh\u00ebn Prokopit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur gjer n\u00eb vitin 1938, kur ajo, me vendimin Nr. 11, dat\u00eb 11 shkurt 1937 t\u00eb Komisionit rregullues t\u00eb Tiran\u00ebs s\u00eb re, u prish. Edhe n\u00eb Kish\u00ebn e Ungjill\u00ebzimit n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtuar m\u00eb 1874 nuk ka patur k\u00ebmban\u00eb dhe p\u00ebrdorej tak-taku prej hekuri. Kjo ndodhte, sepse q\u00eb kur atdheu yn\u00eb u pushtua prej perandoris\u00eb Osmane, qe e ndaluar r\u00ebnia e k\u00ebmbanave dhe ngritja e k\u00ebmbanoreve. Lejohej vet\u00ebm me vendim sulltanor dhe n\u00eb rastet kur nd\u00ebrhynin pran\u00eb Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb ndonj\u00ebra nga fuqit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb koh\u00ebs, si Austro-Hungaria apo Rusia Cariste, q\u00eb kishin n\u00ebn mbrojtje t\u00eb krishter\u00ebt e Ballkanit n\u00eb perandorin\u00eb Osmane. K\u00ebmbana e par\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn e Ungjill\u00ebzimit t\u00eb Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb vendosur m\u00eb 1902, pas nj\u00eb incidenti q\u00eb kishte ndodhur n\u00eb 25.12.1901, kur nj\u00eb muezin fanatik tiranas shtiu me arm\u00eb nga minarja e xhamis\u00eb, q\u00eb ishte n\u00eb vendin ku sot ndodhet nd\u00ebrtesa e Muzeut Komb\u00ebtar, kund\u00ebr t\u00eb riut orthodhoks Kol Ro\u00e7it, q\u00eb po i binte tak-takut. K\u00ebmbana u vendos me nd\u00ebrhyrjen e Konsullat\u00ebs Ruse n\u00eb Shkod\u00ebr dhe t\u00eb Ambasad\u00ebs Ruse n\u00eb Stamboll si dhurat\u00eb e Kish\u00ebs Orthodhokse Ruse.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, dhe pik\u00ebrisht m\u00eb 24.3.1944, pran\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Ungjill\u00ebzimit u p\u00ebrfundua s\u00eb nd\u00ebrtuari me shpenzimet e nj\u00eb gruaje shpres\u00ebtare orthodhokse tiranase dhe u p\u00ebrurua nj\u00eb k\u00ebmbanore e re, ku u vendos\u00ebn, ve\u00e7 k\u00ebmban\u00ebs dhurat\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Ruse, edhe dy k\u00ebmbana t\u00eb reja t\u00eb sjella nga Italia, po me shpenzimet e bamir\u00ebses Maria Ni\u00e7a.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1941 u ngrit dhe u p\u00ebrurua (6 prill 1941) Kisha e re e Sh\u00ebn Prokopit. N\u00eb projektin e b\u00ebr\u00eb prej arkitektit ton\u00eb t\u00eb shquar e shpres\u00ebtar, t\u00eb ndierit ing. Sk\u00ebnder Luarasit, qe parashikuar t\u00eb nd\u00ebrtohej dhe nj\u00eb k\u00ebmbanore e ve\u00e7ant\u00eb. Po nuk arriti t\u00eb nd\u00ebrtohej, p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb luft\u00ebs. N\u00eb vend t\u00eb saj u b\u00eb nj\u00eb k\u00ebmbanare prej druri, ku u vendos nj\u00eb nga k\u00ebmbanat e Kish\u00ebs s\u00eb Ungjill\u00ebzimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1963 u vendos n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare nga regjimi ateist-komunist i koh\u00ebs, t\u00eb prishej edhe Kisha e Ungjill\u00ebzimit, e cila ishte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, aty pik\u00ebrisht ku ndodhet hoteli &#8220;Tirana&#8221;, dhe q\u00eb u vriste syt\u00eb atyre, e t\u00eb nd\u00ebrtohej nj\u00eb kish\u00eb tjet\u00ebr, larg qendr\u00ebs. Nd\u00ebrtimi u krye m\u00eb 1964 dhe Kisha u p\u00ebrurua m\u00eb 21 mars 1965. Pran\u00eb Kish\u00ebs, sipas projektit t\u00eb b\u00ebr\u00eb po nga arkitekti i sip\u00ebrp\u00ebrmendur, u nd\u00ebrtua dhe k\u00ebmbanarja, e thjesht\u00eb po e bukur, ku u vendos\u00ebn k\u00ebmbanat.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, ja q\u00eb erdhi dita e zez\u00eb e 6 shkurtit 1967, dita e shpalljes s\u00eb hapur t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr institucioneve tona fetare, kund\u00ebr arkitektur\u00ebs, artit dhe kultur\u00ebs ton\u00eb tradicionale m\u00eb me vler\u00eb. U mbyll dhe Kisha Katedrale e Tiran\u00ebs. U morr\u00ebn ikonat, epitafet, kodik\u00ebt, arkivi, k\u00ebmbanat, gjith\u00e7ka me vler\u00eb. Kisha u transformua n\u00eb palest\u00ebr sportive. K\u00ebmbanorja u deformua. Kisha e bukur e Sh\u00ebn Prokopit qe prishur q\u00eb n\u00eb vitin 1960, e transformuar n\u00eb restorant.<\/p>\n<p>Po, pas s\u00eb premtes s\u00eb zez\u00eb, pason Ngjallja. Dhe Ngjallja erdhi. Regjimi ateist-komunist u p\u00ebrmbys. U vendos demokracia. Kisha Katedrale u rimor dhe u rikonstruktua dhe k\u00ebmbanarja e saj. Dhe u pajis, jo m\u00eb me tri, po me pes\u00eb k\u00ebmbana, q\u00eb do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapin p\u00ebrs\u00ebri fuqish\u00ebm me z\u00ebrin e tyre t\u00eb \u00ebmb\u00ebl dhe harmonik, mesazhin e paqes, t\u00eb dashuris\u00eb dhe t\u00eb vllaz\u00ebrimit midis njer\u00ebzve, q\u00eb predikon dhe do t&#8217;i predikoj\u00eb n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve Kisha jon\u00eb Orthodhokse Autoqefale.<\/p>\n<p>Dh.B.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artikull historik p\u00ebr p\u00ebrurimin e K\u00ebmbanores s\u00eb rikonstruktuar t\u00eb Kish\u00ebs Katedrale t\u00eb Ungjill\u00ebzimit n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 24 mars 1994, dhe nj\u00eb ekspoze e gjer\u00eb mbi historin\u00eb e k\u00ebmbanave n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse, p\u00ebrdorimin e tak-takut, dhe historin\u00eb specifike t\u00eb k\u00ebmbanave t\u00eb kishave t\u00eb Tiran\u00ebs nga 1902 deri pas r\u00ebnies s\u00eb regjimit komunist.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"U p\u00ebrurua K\u00ebmbanorja e Kish\u00ebs Katedrale t\u00eb Tiran\u00ebs","numri":"4 (19)","viti":"1994","muaji":"Prill","muaji_numer":"4","dita":"","faqet":"[12]","fjale_kyce":"[\"Kisha Katedrale e Tiran\u00ebs\", \"Ungjill\u00ebzimi\", \"k\u00ebmbanore\", \"k\u00ebmbana\", \"Anastas\", \"Paulin de la Nola\", \"Kampania\", \"tak-taku\", \"Mihail i III\", \"Sh\u00ebn Prokopi\", \"regjimi ateist\", \"Sk\u00ebnder Luarasi\"]","permbledhje":"Artikull historik p\u00ebr p\u00ebrurimin e K\u00ebmbanores s\u00eb rikonstruktuar t\u00eb Kish\u00ebs Katedrale t\u00eb Ungjill\u00ebzimit n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 24 mars 1994, dhe nj\u00eb ekspoze e gjer\u00eb mbi historin\u00eb e k\u00ebmbanave n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse, p\u00ebrdorimin e tak-takut, dhe historin\u00eb specifike t\u00eb k\u00ebmbanave t\u00eb kishave t\u00eb Tiran\u00ebs nga 1902 deri pas r\u00ebnies s\u00eb regjimit komunist.","autori":"Dh.B.","kategoria":"Histori \/ Arkitektur\u00eb kishtare","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9506],"ngjallja_autori":[9345],"ngjallja_viti":[9436],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-82885","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-histori-arkitekture-kishtare","ngjallja_autori-dh-b","ngjallja_viti-9436","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>K\u00ebmbanat dhe k\u00ebmbanoret n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kembanat-dhe-kembanoret-ne-kishen-orthodhokse\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82885\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kembanat-dhe-kembanoret-ne-kishen-orthodhokse\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kembanat-dhe-kembanoret-ne-kishen-orthodhokse\/\",\"name\":\"K\u00ebmbanat dhe k\u00ebmbanoret n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:02:21+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kembanat-dhe-kembanoret-ne-kishen-orthodhokse\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kembanat-dhe-kembanoret-ne-kishen-orthodhokse\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kembanat-dhe-kembanoret-ne-kishen-orthodhokse\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"K\u00ebmbanat dhe k\u00ebmbanoret n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"K\u00ebmbanat dhe k\u00ebmbanoret n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kembanat-dhe-kembanoret-ne-kishen-orthodhokse\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82885","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kembanat-dhe-kembanoret-ne-kishen-orthodhokse\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kembanat-dhe-kembanoret-ne-kishen-orthodhokse\/","name":"K\u00ebmbanat dhe k\u00ebmbanoret n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:02:21+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kembanat-dhe-kembanoret-ne-kishen-orthodhokse\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kembanat-dhe-kembanoret-ne-kishen-orthodhokse\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kembanat-dhe-kembanoret-ne-kishen-orthodhokse\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"K\u00ebmbanat dhe k\u00ebmbanoret n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82885","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82885"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=82885"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=82885"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=82885"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=82885"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}