{"id":82867,"date":"2026-06-01T02:02:06","date_gmt":"2026-06-01T00:02:06","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike\/"},"modified":"2026-06-01T02:02:06","modified_gmt":"2026-06-01T00:02:06","slug":"pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike\/","title":{"rendered":"Pjes\u00ebmarrje mistike n\u00eb Dark\u00ebn Mistike"},"content":{"rendered":"<p>Pjes\u00ebmarrje mistike<\/p>\n<p>Darka Mistike<\/p>\n<p>Ungjilli sipas Llukait (Kreu 22 14-23)<\/p>\n<p>14 Kur erdhi ora, ai u ul n\u00eb tryez\u00eb, dhe t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb apostujt bashk\u00eb me t\u00eb. 15 Dhe ai u tha atyre: Me d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe desha t\u00eb ha k\u00ebt\u00eb pashk\u00eb me ju, para se t\u00eb p\u00ebsoj. 16 Se po ju them q\u00eb nuk do t\u00eb ha m\u00eb prej saj, p\u00ebrderisa t\u00eb p\u00ebrmbushet n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb. 17 Dhe duke marr\u00eb nj\u00eb kup\u00eb, b\u00ebri fal\u00ebnderimin, duke th\u00ebn\u00eb: Merreni k\u00ebt\u00eb e ndajeni midis jush; 18 se po ju them q\u00eb tashm\u00eb nuk do t\u00eb pi m\u00eb nga fruti i hardhis\u00eb, deri sa t\u00eb vij\u00eb mbret\u00ebria e Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>19 Pastaj duke marr\u00eb buk\u00eb, b\u00ebri fal\u00ebnderimin, dhe e theu e ua dha atyre duke th\u00ebn\u00eb: Ky \u00ebsht\u00eb trupi im, i cili jepet p\u00ebr ju; b\u00ebjeni k\u00ebt\u00eb p\u00ebr kujtimin tim. 20 Po k\u00ebshtu, pasi h\u00ebngr\u00ebn dark\u00eb, u dha atyre kup\u00ebn, duke th\u00ebn\u00eb: Kjo kup\u00eb \u00ebsht\u00eb dhiata e re e gjakut tim, i cili derdhet p\u00ebr ju. 21 Por ja, dora e atij q\u00eb m\u00eb tradhton \u00ebsht\u00eb me mua n\u00eb tryez\u00eb. 22 Se Biri i njeriut po ik\u00ebn, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb paracaktuar, po mjer\u00eb ai njeri i cili e tradhton. 23 Dhe ata zun\u00eb t\u00eb pyetnin nj\u00ebri-tjetrin, se cili prej tyre do t\u00eb ishte vall\u00eb ai q\u00eb do ta shiste.<\/p>\n<p>T\u00eb Enjten e Madhe, v\u00ebmendja e Kish\u00ebs son\u00eb kthehet n\u00eb kat\u00ebr tema qendrore: Larjen e k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb apostujve nga Krishti; Dark\u00ebn Mistike, dometh\u00ebn\u00eb, dor\u00ebzimin e mistereve t\u00eb frikshme t\u00eb Eukaristis\u00eb Hyjnore; Lutjen e Mbinatyrshme t\u00eb Zotit drejtuar Atit t\u00eb Tij; dhe tradhtimin e Krishtit nga nx\u00ebn\u00ebsi. N\u00eb interpretimin e m\u00ebposht\u00ebm fokusi i v\u00ebmendjes son\u00eb do t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb m\u00eb qendroren e tyre, n\u00eb Dark\u00ebn Mistike.<\/p>\n<p>Darka Mistike ka thurrje t\u00eb dyfisht\u00eb. I referohet Pashk\u00ebs, q\u00eb festonin hebrejt\u00eb n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb daljes s\u00eb tyre nga rob\u00ebria e Egjiptit, dhe Pashk\u00ebs s\u00eb re, t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebruron Krishti me Flijimin dhe P\u00ebsimin e tij shp\u00ebtimtar, dhe e cila do t\u00eb kremtohet n\u00eb t\u00eb ardhmen me kryerjen e misterit t\u00eb Eukaristis\u00eb Hyjnore: &#8220;E dyfisht\u00eb Darka; sjell Pashk\u00ebn e ligjit, dhe Pashk\u00ebn e re, gjakun dhe trupin e Krishtit.&#8221; Zoti Krisht, nd\u00ebrsa hanin, mori buk\u00ebn dhe pasi e bekoi, e preu dhe ua dha nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij duke th\u00ebn\u00eb: &#8220;Merrni hani; ky \u00ebsht\u00eb trupi im. Pastaj mori kup\u00ebn dhe si b\u00ebri falenderimin, ua dha atyre, duke u th\u00ebn\u00eb: Pini t\u00eb gjith\u00eb prej saj, ky \u00ebsht\u00eb gjaku im i dhiat\u00ebs s\u00eb re i cili derdhet p\u00ebr shum\u00eb vet\u00eb p\u00ebr ndjes\u00ebn e m\u00ebkateve&#8221;. (Matth. 26, 26-28).<\/p>\n<p>Me kalimin e kup\u00ebs, Zoti kreu nj\u00eb veprim liturgjikal, dhe me fjal\u00ebn e tij lidhi k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje me ngjarjen e madhe q\u00eb pritet t\u00eb ndodh\u00eb pas pak: Pranimin e vullnetsh\u00ebm t\u00eb Kryqit dhe t\u00eb vdekjes s\u00eb Tij p\u00ebr shp\u00ebtimin e t\u00eb shumt\u00ebve. Me k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje solemne, Krishti zbulon se identifikohet me sh\u00ebrb\u00ebtorin n\u00eb vuajtje, gj\u00eb q\u00eb kishte parashikuar profeti Isaia, dhe se vdekja e tij nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dor\u00ebzim i thjesht\u00eb n\u00eb duart e armiqve, por nj\u00eb flijim &#8211; falje m\u00ebkatesh, q\u00eb \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar prej shekujsh e q\u00eb do t\u00eb mbetet boshti qendror i historis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Nga letra e par\u00eb e apostull Pavlit drejtuar Korinthasve (Kor. 11:23-32)<\/p>\n<p>23 Sepse un\u00eb e mora nga Zoti at\u00eb q\u00eb jua transmetova; pra, se Zoti Jisu, nat\u00ebn q\u00eb u tradhtua, mori buk\u00eb; 24 dhe pasi fal\u00ebnderoi, e theu dhe tha: Merrni e hani; ky \u00ebsht\u00eb trupi im q\u00eb jepet p\u00ebr ju; k\u00ebt\u00eb ta b\u00ebni p\u00ebr kujtimin tim. 25 Gjithashtu, pasi kishte ngr\u00ebn\u00eb dark\u00eb, mori edhe kup\u00ebn, duke th\u00ebn\u00eb: Kjo kup\u00eb \u00ebsht\u00eb dhiata e re n\u00eb gjakun tim; k\u00ebt\u00eb ta b\u00ebni, sa her\u00eb q\u00eb t\u00eb pini, p\u00ebr kujtimin tim. 26 Sepse sa her\u00eb q\u00eb t\u00eb hani k\u00ebt\u00eb buk\u00eb dhe t\u00eb pini nga kjo kup\u00eb, ju njoftoni vdekjen e Zotit, deri n\u00eb ardhjen e tij.<\/p>\n<p>27 Prandaj, cilido q\u00eb t\u00eb haj\u00eb buk\u00ebn ose t\u00eb pij\u00eb nga kupa e Zotit padenj\u00ebsisht, do t\u00eb jet\u00eb fajtor ndaj trupit dhe gjakut t\u00eb Zotit. 28 Njeriu pra le t\u00eb provoj\u00eb vetveten, dhe k\u00ebshtu le t\u00eb haj\u00eb nga buka dhe t\u00eb pij\u00eb nga kupa. 29 Sepse ai q\u00eb ha e pi pa e merituar, ha e pi d\u00ebnim p\u00ebr veten e vet, se nuk e dallon trupin e Zotit. 30 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye shum\u00eb nga ju jan\u00eb t\u00eb dob\u00ebt e t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, dhe mjaft nd\u00ebrrojn\u00eb jet\u00eb. 31 Se, po ta shqyrtonim veten ton\u00eb, nuk do t\u00eb gjykoheshim. 32 Po kur gjykohemi, ndreqemi nga Zoti, q\u00eb t\u00eb mos d\u00ebnohemi me bot\u00ebn.<\/p>\n<p>1. Referimi n\u00eb gjakun e dhiat\u00ebs \u00e7on mendimin tek traktati, dhiata e vjet\u00ebr e Sinait, q\u00eb ishte vulosur me theroret e kafsh\u00ebve, dhe thekson se k\u00ebtu fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb traktat, dhiat\u00eb, bashkim p\u00ebrfundimtar, t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe njer\u00ebzve, q\u00eb kryhet dhe vuloset me gjakun e Per\u00ebndinjeriut.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia e vjet\u00ebr, mb\u00ebshtetej n\u00eb nj\u00eb ligj. Per\u00ebndia kishte zgjedhur nj\u00eb popull t\u00eb caktuar, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i zgjedhuri i tij. Kushti i domosdosh\u00ebm q\u00eb kjo marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb zgjaste, ishte respektimi i ligjit. Me flijimin n\u00eb Kryq t\u00eb Krishtit, nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e re hapej p\u00ebr njer\u00ebzit, e cila nuk mb\u00ebshtetej m\u00eb n\u00eb ligj, por n\u00eb dashurin\u00eb, n\u00eb flijimin e vullnetsh\u00ebm dhe t\u00eb painteres\u00eb. Qendra e r\u00ebndes\u00ebs nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb aft\u00ebsia njer\u00ebzore n\u00eb respektimin e urdhrave, por dhurimi i lir\u00eb i hirit dhe i dashuris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Njeriu nuk mb\u00ebshtetet m\u00eb n\u00eb fuqit\u00eb e tij p\u00ebr p\u00ebrsosjen dhe sigurin\u00eb, por dor\u00ebzohet n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn dhe n\u00eb dashurin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb. N\u00eb regjimin e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb dhiat\u00ebs, karakteristika baz\u00eb qe frika. Me k\u00ebt\u00eb traktat, dhiat\u00eb t\u00eb re, njeriu afrohet tek Per\u00ebndia me leht\u00ebsi dhe besim, si biri te i ati. &#8220;Ky \u00ebsht\u00eb gjaku im, i dhiat\u00ebs s\u00eb re, q\u00eb derdhet p\u00ebr shum\u00eb vet\u00eb, p\u00ebr ndjes\u00ebn e m\u00ebkateve.&#8221;<\/p>\n<p>2. Ashtu si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, ngjarjet me t\u00eb cilat ishte realizuar \u00e7lirimi i Izraelit nga rob\u00ebria e Egjiptit, duhej t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin pand\u00ebrprer\u00eb epiqendr\u00ebn e mendimit dhe kujtimit t\u00eb popullit izraelit, ashtu edhe ngjarjet e Pashk\u00ebs s\u00eb re, me t\u00eb cilat faktikohet dhiata e re do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen pik\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme kujtimi dhe referimi t\u00eb komunitetit t\u00eb ri t\u00eb t\u00eb shp\u00ebtuarve, t\u00eb Kish\u00ebs. Zoti tha: &#8220;Kjo kup\u00eb \u00ebsht\u00eb dhiata e re n\u00eb gjakun tim; k\u00ebt\u00eb ta b\u00ebni sa her\u00eb t\u00eb pini p\u00ebr kujtimin tim&#8221; (I Kor. 11,25). Ky veprim q\u00eb tani e tutje do t\u00eb aktivizohet n\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbes\u00eb eukaristike. Dhiata do t\u00eb p\u00ebrt\u00ebrihet vazhdimisht nga nx\u00ebn\u00ebsit e Krishtit.<\/p>\n<p>Me blatimin e flijimit t\u00eb trupit dhe t\u00eb gjakut t\u00eb tij, Krishti, jo vet\u00ebm q\u00eb p\u00ebruroi nj\u00eb dhiat\u00eb t\u00eb re, por b\u00ebri Trup t\u00eb Tij njer\u00ebzit q\u00eb e pranuan. T\u00eb gjith\u00eb sa kungohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb trup dhe gjak t\u00eb Tij, marrin pjes\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e Tij. P\u00ebrb\u00ebjn\u00eb Kish\u00ebn. Kisha nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb kuvend besimtar\u00ebsh, por trupi mistik i Krishtit, &#8220;q\u00eb plot\u00ebson t\u00eb gjitha nd\u00ebr t\u00eb gjitha&#8221;.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb u zbuluan me ngjarjet e P\u00ebsimit, t\u00eb Pashk\u00ebs s\u00eb Re, Kisha i rijeton me kujtim t\u00eb gjall\u00eb, duke u p\u00ebrpjekur t&#8217;i p\u00ebrjetoj\u00eb n\u00eb t\u00eb tashmen.<\/p>\n<p>Midis predikimit t\u00eb dhiat\u00ebs s\u00eb re dhe jet\u00ebs s\u00eb besimtarit, q\u00ebndron ngjarja e madhe, q\u00eb mban emrin jet\u00eb liturgjikale e Kish\u00ebs son\u00eb. Brenda saj shtrihen dhe aktivizohen ngjarjet e P\u00ebsimit. Me kujtimin eukaristik p\u00ebrjetojm\u00eb Dark\u00ebn Mistike, Kryq\u00ebzimin, Pashk\u00ebn e Re; marrim pjes\u00eb n\u00eb to, kungohemi n\u00eb dashurin\u00eb; bashk\u00ebtrup\u00ebzohemi me Krishtin. Dhiata duhet t\u00eb p\u00ebrt\u00ebrihet vazhdimisht n\u00eb nivelin e liris\u00eb son\u00eb personale.<\/p>\n<p>3. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, sigurisht, q\u00eb nevojitet nj\u00eb pranim i qart\u00eb besimi dhe dashurie. Apostull Pavli porosit: &#8220;Njeriu, pra, le t\u00eb provoj\u00eb vetveten, dhe k\u00ebshtu le t\u00eb haj\u00eb nga buka dhe t\u00eb pij\u00eb nga kupa. Sepse ai q\u00eb ha e pi pa e merituar, ha e pi d\u00ebnim p\u00ebr veten e vet, se nuk e dallon trupin e Zotit.&#8221; (I Kor. 11, 28-29). Padenj\u00ebsia, q\u00ebndron kryesisht n\u00eb faktin se njeriu nuk dallon trupin e Zotit.<\/p>\n<p>Kjo mund t\u00eb thot\u00eb se ai q\u00eb ha dhe pi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padenj\u00eb, nuk kupton \u00e7far\u00eb jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto t\u00eb shenjta t\u00eb cilave u afrohet; nuk ka devocionin, frik\u00ebn dhe druajtjen q\u00eb krijon besimi.<\/p>\n<p>Kjo fraz\u00eb ve\u00e7se, &#8211; trupi i Krishtit &#8211; shum\u00eb shpesh n\u00eb letrat e Pavlit i referohet Kish\u00ebs. Pra, gjithkush do t\u00eb mund t\u00eb kuptoj\u00eb madje se \u00ebsht\u00eb i padenj\u00eb ai njeri, i cili nuk dallon dhe nuk kupton se gjith\u00eb Kisha, &#8211; kleri dhe populli, e mobilizuar e triumfale, &#8211; \u00ebsht\u00eb trupi i Krishtit. Kush gjendet pra n\u00eb kund\u00ebrshti dhe mban antipati e armiq\u00ebsi p\u00ebr v\u00ebllain e tij, &#8220;p\u00ebr t\u00eb cilin vdiq Krishti&#8221;, \u00ebsht\u00eb i padenj\u00eb i Krishtit, kur vjen n\u00eb altarin e Zotit me k\u00ebt\u00eb prirje. Pik\u00ebrisht, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Kisha n\u00eb momentin e kungimit hyjnor, fton besimtar\u00ebt t\u00eb afrohen &#8220;me frik\u00eb Per\u00ebndie, besim dhe dashuri&#8221;.<\/p>\n<p>Porosia e apostullit, q\u00eb i ndalon nj\u00eb njeriu t\u00eb haj\u00eb dhe t\u00eb pij\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padenj\u00eb Trupin dhe Gjakun e Krishtit, nuk do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebrjashton m\u00ebkatarin, i cili ndjen gjendjen e tij. Sepse at\u00ebhere, do t\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrjashtonte t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit. Krishti fton pran\u00eb tij m\u00ebkatar\u00ebt e penduesh\u00ebm. Ngelet &#8220;Per\u00ebndia e t\u00eb pendueshm\u00ebve&#8221;. Kushtin baz\u00eb e p\u00ebrb\u00ebn pendimi i vazhduesh\u00ebm, q\u00eb shprehet me p\u00ebrul\u00ebsi e prirje pajtimi dhe dashurie p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit. Nga ana tjet\u00ebr, nd\u00ebrgjegjja e Kish\u00ebs son\u00eb, nuk na lejon t&#8217;i afrohemi misterit pa ndjenj\u00ebn se jemi m\u00ebkatar\u00eb. Urata q\u00eb lexojm\u00eb para Kungimit Hyjnor, v\u00eb n\u00eb goj\u00ebn dhe nd\u00ebrgjegjen e besimtarit k\u00ebt\u00eb pohim &#8220;Besoj o Zot, dhe rr\u00ebfej se Ti je n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Krishti, i Biri i Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb gjall\u00eb, q\u00eb erdhe n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar m\u00ebkatar\u00ebt, nga t\u00eb cil\u00ebt i pari jam un\u00eb&#8221;. Pra, jo mungesa e m\u00ebkatit, &#8211; kush do t\u00eb guxonte t\u00eb imagjinonte p\u00ebr veten e tij se \u00ebsht\u00eb i pam\u00ebkatsh\u00ebm? &#8211; por nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi i varf\u00ebris\u00eb son\u00eb shpirt\u00ebrore, i m\u00ebkat\u00ebsis\u00eb, hap rrug\u00ebn p\u00ebr t&#8217;iu afruar misterit t\u00eb Eukaristis\u00eb Hyjnore.<\/p>\n<p>Hymni q\u00eb psaliet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb Enjten e Madhe, p\u00ebrcakton karakterin e besimtarit orthodhoks. Flet p\u00ebr vendimin e besimit, t\u00eb evitimit t\u00eb \u00e7do veprimi tradh\u00ebtues; dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb jet\u00ebs m\u00ebkatare, e cila, ve\u00e7se, dor\u00ebzohet n\u00eb duart e Krishtit, me v\u00ebshtrim t\u00eb qet\u00eb, t\u00eb ngulur te Mbret\u00ebria e Per\u00ebndis\u00eb, Mbret\u00ebria e ndjes\u00ebs dhe dashuris\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb Dark\u00ebn t\u00ebnde Mistike, o i Biri i Per\u00ebndis\u00eb, merrm\u00eb sot pjes\u00ebtar. Se armiqve t\u00eb Tu nuk do t&#8217;ua them misterin; dhe as puthje nuk t\u00eb jap si Juda. Por si kusari po t\u00eb pohoj, Kujtom\u00eb, o Zot kur t\u00eb vij n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb T\u00ebnde&#8221;.<\/p>\n<p>+ Anastasi<\/p>\n<p>(Imazh: Darka Mistike, Konstandin Sipataraku, shek. XVIII &#8211; Kisha e Sh\u00ebn e Premtes, Lushnj\u00eb)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Homeli e Kryepiskopit Anastas mbi Dark\u00ebn Mistike: kat\u00ebr temat qendrore t\u00eb s\u00eb Enjtes s\u00eb Madhe, kuptimi i p\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb dhiat\u00ebs me gjakun e Krishtit, kushtet e pjes\u00ebmarrjes denj\u00ebsisht n\u00eb Eukaristi sipas Pavlit, dhe ndjenja e m\u00ebkat\u00ebsis\u00eb si rrug\u00eb afrimi me misterin.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Ungjilli sipas Llukait (Kreu 22 14-23); 1 Korinth. 11:23-32","numri":"4 (19)","viti":"1994","muaji":"Prill","muaji_numer":"4","dita":"","faqet":"[6, 7]","fjale_kyce":"[\"Darka Mistike\", \"E Enjtja e Madhe\", \"Eukaristia Hyjnore\", \"dhiata e re\", \"Pavli\", \"1 Korinth 11\", \"Kisha\", \"kungim hyjnor\", \"pendim\", \"Mbret\u00ebria e Per\u00ebndis\u00eb\"]","permbledhje":"Homeli e Kryepiskopit Anastas mbi Dark\u00ebn Mistike: kat\u00ebr temat qendrore t\u00eb s\u00eb Enjtes s\u00eb Madhe, kuptimi i p\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb dhiat\u00ebs me gjakun e Krishtit, kushtet e pjes\u00ebmarrjes denj\u00ebsisht n\u00eb Eukaristi sipas Pavlit, dhe ndjenja e m\u00ebkat\u00ebsis\u00eb si rrug\u00eb afrimi me misterin.","autori":"+ Anastasi","kategoria":"Liturgji \/ Java e Madhe \/ Homeli","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9490],"ngjallja_autori":[9491],"ngjallja_viti":[9436],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-82867","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-liturgji-java-e-madhe-homeli","ngjallja_autori-anastasi","ngjallja_viti-9436","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Pjes\u00ebmarrje mistike n\u00eb Dark\u00ebn Mistike - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82867\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike\/\",\"name\":\"Pjes\u00ebmarrje mistike n\u00eb Dark\u00ebn Mistike - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:02:06+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pjes\u00ebmarrje mistike n\u00eb Dark\u00ebn Mistike\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pjes\u00ebmarrje mistike n\u00eb Dark\u00ebn Mistike - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82867","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike\/","name":"Pjes\u00ebmarrje mistike n\u00eb Dark\u00ebn Mistike - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:02:06+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pjes\u00ebmarrje mistike n\u00eb Dark\u00ebn Mistike"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82867","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82867"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=82867"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=82867"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=82867"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=82867"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}