{"id":82865,"date":"2026-06-01T02:02:03","date_gmt":"2026-06-01T00:02:03","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hymni-akathist-gezohu-o-nuse-e-panuseruar\/"},"modified":"2026-06-01T02:02:03","modified_gmt":"2026-06-01T00:02:03","slug":"hymni-akathist-gezohu-o-nuse-e-panuseruar","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hymni-akathist-gezohu-o-nuse-e-panuseruar\/","title":{"rendered":"Hymni Akathist &#8211; &#8220;G\u00ebzohu o nuse e panus\u00ebruar&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>Nga himnografia kishtare<\/p>\n<p>Hymni Akathist<\/p>\n<p>&#8220;G\u00ebzohu o nuse e panus\u00ebruar&#8221;<\/p>\n<p>Emri i Virgj\u00ebresh\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb Mari n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse z\u00eb vendin e menj\u00ebhersh\u00ebm pas atij t\u00eb Shp\u00ebtimtarit ton\u00eb Jisu Krisht dhe rrethohet me aq shpres\u00eb, sa q\u00eb nuk ka sh\u00ebrbes\u00eb fetare ku t\u00eb mos p\u00ebrmendet ky em\u00ebr i veneruar. Nj\u00eb shumic\u00eb poet\u00ebsh kishtar\u00eb kan\u00eb kompozuar himne dhe poema t\u00eb ndryshme p\u00ebr nderim t\u00eb saj, q\u00eb k\u00ebndohen pothuajse n\u00eb \u00e7do rast. Tropari i par\u00eb i od\u00ebs s\u00eb n\u00ebnt\u00eb t\u00eb \u00e7do kanuni, i \u00ebsht\u00eb kushtuar Hyjlind\u00ebses s\u00eb Shenjt\u00eb. N\u00eb t\u00eb kremtet e shum\u00eb shenjtor\u00ebve, p\u00ebrve\u00e7 kanunit t\u00eb shenjtit, k\u00ebndohet dhe nj\u00eb kanun i dyt\u00eb kushtuar Hyjlind\u00ebses. Krahas kanunit Paraklitik p\u00ebr Krishtin, kemi dhe dy kanune p\u00ebr Sh\u00ebn Marin\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, himni m\u00eb i bukur, ku shprehet m\u00eb fort\u00eb shpresa e \u00e7do t\u00eb krishteri orthodhoks ndaj, gjithmon\u00eb Virgj\u00ebresh\u00ebs Mari, \u00ebsht\u00eb &#8220;Himni Akathist&#8221;, i cili k\u00ebndohet pjes\u00eb-pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb pes\u00eb t\u00eb premtet e kreshm\u00ebve t\u00eb m\u00ebdha. Ky himn, i kompozuar p\u00ebr t\u00eb kremten e madhe t\u00eb Ungjill\u00ebzimit, (e cila \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm m\u00eb e vjetra e t\u00eb kremteve kushtuar Sh\u00ebn Maris\u00eb, por edhe ajo m\u00eb kryesorja), b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr sa na tregon Ungjillori Lluka p\u00ebr d\u00ebrgimin nga Per\u00ebndia t\u00eb Kryeengj\u00ebllit Gavriil te Virgj\u00ebresha Mari n\u00eb Nazaret (Lluk. 1,26).<\/p>\n<p>Poeti, duke dashur q\u00eb t\u00eb himnoj\u00eb misterin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Krisht\u00ebrimit, trup\u00ebzimin e Birit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, arriti t\u00eb shpreh\u00eb me nj\u00eb holl\u00ebsi t\u00eb patreguar thjesht\u00ebsin\u00eb e admirueshme t\u00eb tregimit ungjillor. N\u00eb fillim, me nj\u00eb thjesht\u00ebsi epike tregon ngjarjen e madhe t\u00eb Ungjill\u00ebzimit t\u00eb Virgj\u00ebresh\u00ebs dhe t\u00eb lindjes s\u00eb Shp\u00ebtimtarit dhe pastaj, me nj\u00eb entuziaz\u00ebm lirik, himnon Virgj\u00ebresh\u00ebn e shenjt\u00eb, duke radhitur t\u00eb gjitha t\u00eb mirat q\u00eb buruan prej trup\u00ebzimit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb &#8211; Fjal\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzimin.<\/p>\n<p>Dhe poeti i hirsh\u00ebm, duke pasur parasysh se ndjenjat e larta q\u00eb buronin prej zemr\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb koh\u00ebn e frym\u00ebzimit duheshin paraqitur me nj\u00eb veshje t\u00eb thjesht\u00eb, po dhe madh\u00ebshtore, tregoi nj\u00eb kujdes aq t\u00eb madh n\u00eb p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs, saq\u00eb edhe sot akoma pas 15 shekujsh, v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb gjendet ndonj\u00eb himn tjet\u00ebr q\u00eb t&#8217;ia kaloj\u00eb k\u00ebtij himni n\u00eb thjesht\u00ebsin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e gjuh\u00ebs. Nga ana tjet\u00ebr, pasuria e formave t\u00eb ndryshme t\u00eb kuptimit e t\u00eb shprehjes, me t\u00eb cilat fjala e poetit paraqitet tep\u00ebr plastike, dhe si e till\u00eb, tep\u00ebr e k\u00ebndshme dhe e p\u00eblqyeshme, tregon se poeti qe pajisur pasurisht prej muzave me dhuntit\u00eb e nj\u00eb imagjinate t\u00eb gjer\u00eb e t\u00eb nj\u00eb mendimi t\u00eb lart\u00eb. Duke ecur gjithnj\u00eb p\u00ebrpara, ai, me thjesht\u00ebsin\u00eb madh\u00ebshtore q\u00eb e karakterizon, e zbukuroi himnin e tij, jo vet\u00ebm me zgjedhjen e p\u00ebrshtatshme t\u00eb fjal\u00ebve nga m\u00eb t\u00eb bukurat, si t\u00eb kuptimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ashtu dhe t\u00eb atij metaforik, por dhe me harmonizimin e kujdessh\u00ebm t\u00eb tyre, harmonizim i cili lind n\u00eb shpirtin e njeriut bindje dhe k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb patreguar. Me fjal\u00ebt e zgjedhura e t\u00eb bukura dhe me rregullimin e tyre harmonik, ai arriti q\u00eb ndjenjat e tij t\u00eb thella fetare t&#8217;ua b\u00ebj\u00eb pron\u00eb edhe shpirtrave t\u00eb lexuesve apo t\u00eb d\u00ebgjuesve t\u00eb k\u00ebtij himni.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb i till\u00eb &#8220;Himni Akathist&#8221;, jo vet\u00ebm q\u00eb nd\u00ebr ne orthodhoks\u00ebt arriti t\u00eb jet\u00eb himni m\u00eb i dashur dhe m\u00eb popullor, por edhe nga t\u00eb krishter\u00ebt e konfesioneve t\u00eb tjera, kaq u admirua dhe po admirohet, saq\u00eb deri m\u00eb sot \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb nj\u00eb shumic\u00eb gjuh\u00ebsh si n\u00eb at\u00eb latine, italiane, gjermane, franceze e t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Po, megjith\u00ebse vlera e k\u00ebtij himni \u00ebsht\u00eb e njohur nj\u00ebz\u00ebri nga t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebr koh\u00ebn e kompozimit t\u00eb k\u00ebtij himni, dhe p\u00ebr autorin q\u00eb e kompozoi, ekzistojn\u00eb mendime dhe pik\u00ebpamje t\u00eb ndryshme. Disa mendojn\u00eb se himni Akathist \u00ebsht\u00eb kompozuar n\u00eb koh\u00ebn e kryengritjes &#8220;Nika&#8221; (532), disa n\u00eb koh\u00ebn e rrethimit t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs nga Avar\u00ebt, t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb rrethimin q\u00eb u b\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e perandorit Konstandin Pogonatit (668); disa n\u00eb at\u00eb q\u00eb u b\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e perandorit Leon i III (717) e t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb at\u00eb t\u00eb Rosit, n\u00eb koh\u00ebn e perandorit Mihail i III (842).<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket autorit t\u00eb himnit, ka gjithashtu mendime t\u00eb ndryshme, sipas pik\u00ebpamjes s\u00eb koh\u00ebs q\u00eb pranon secili; disa thon\u00eb se u b\u00eb prej Romanoit (491), t\u00eb tjer\u00eb prej patrikut Sergjej (610) ose prej poetit Pisedius; disa se u b\u00eb prej Kasianis\u00eb (829) dhe t\u00eb tjer\u00eb prej patrikut Foti (810) ose prej nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb tij Jorgji Siqeliotit.<\/p>\n<p>Dhe kjo ndodh, sepse t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nisen nga nj\u00eb baz\u00eb e gabuar, duke kujtuar se tropari hyr\u00ebs n\u00eb krye himnit akathist \u00ebsht\u00eb ai i sotsh\u00ebm, dometh\u00ebn\u00eb ky m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>&#8220;P\u00ebrluftesh\u00ebs gjenerale<br \/>\nk\u00ebng\u00ebt mund\u00ebse<br \/>\nsi falenderim q\u00eb u shp\u00ebrbleva prej tmerreve.<br \/>\nQyteti yt po t\u00eb p\u00ebrshkruaj o Virgj\u00ebresh\u00eb.<br \/>\nPo sikund\u00ebr ke fitqi t\u00eb paluftueshme<br \/>\nPrej \u00e7far\u00ebdo rreziqesh shp\u00ebtom\u00eb<br \/>\nQ\u00eb t\u00eb t\u00eb th\u00ebrres: G\u00ebzohu nuse e panus\u00ebruar&#8221;<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, n\u00eb fakt, tropari hyr\u00ebs i himnit akathist \u00ebsht\u00eb ky:<\/p>\n<p>&#8220;Si mori vesh porosin\u00eb mistike<br \/>\nVajti te tenda e Josifit i nxituar<br \/>\nKryeengj\u00eblli t&#8217;i thot\u00eb Virgj\u00ebresh\u00ebs:<br \/>\nAi q\u00eb epi qiejt\u00eb, d\u00ebnjon e zbret<br \/>\nDhe nxehet pa ndryshuar fare tek Ti<br \/>\nT\u00eb cilin duke e par\u00eb n\u00eb gjirin t\u00ebnd.<br \/>\nT\u00eb marr\u00eb form\u00eb robi \u00e7uditem e t\u00eb th\u00ebrras:<br \/>\n&#8220;G\u00ebzohu o nuse e panus\u00ebruar&#8221;<\/p>\n<p>Q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb tropari hyr\u00ebs i Akathistit v\u00ebrtetohet nga sa m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>a) Ky tropar ka lidhje t\u00eb ngusht\u00eb me krejt himnin, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e shkurt\u00ebr e tij<\/p>\n<p>b) N\u00eb kodik\u00ebt e vjet\u00ebr, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p.sh. Kodiku Sinaitik, si hyrje n\u00eb himnin akathist figuron ky tropar dhe<\/p>\n<p>c) N\u00eb vet\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebn e himnit akathist, i pari tropar q\u00eb k\u00ebndohet \u00ebsht\u00eb: &#8220;Si mori vesh&#8230;.&#8221;<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb tropar s&#8217;b\u00ebhet asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr &#8220;rreziqe&#8221;, p\u00ebr &#8220;luft\u00eb&#8221; a p\u00ebr &#8220;kryengritje&#8221;, ashtu si\u00e7 nuk b\u00ebhet fjal\u00eb dhe n\u00eb krejt himnin akathist.<\/p>\n<p>Mendimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe i sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb, pra, se himni akathist \u00ebsht\u00eb kompozuar vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kremten e Ungjill\u00ebzimit, se nuk ka asnj\u00eb lidhje me ndonj\u00eb ngjarje historike luftarake ose rrethim t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs, pasi asnj\u00eb fjal\u00eb nuk b\u00ebhet n\u00eb t\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe se u k\u00ebndua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ose n\u00eb koh\u00ebn e kryengritjes &#8220;Nika&#8221; ose n\u00eb rrethimin q\u00eb ngjau n\u00eb koh\u00ebn e patrikut Sergjios, kur, p\u00ebr t\u00eb arsyetuar k\u00ebndimin e tij n\u00eb Kish\u00eb, u shtua dhe tropari &#8220;P\u00ebrluftesh\u00ebs gjenerale&#8230;&#8221;.<\/p>\n<p>Po kush \u00ebsht\u00eb vall\u00eb kompozitori i k\u00ebtij himni aq t\u00eb bukur? Duke marr\u00eb parasysh pasurin\u00eb e mendimeve t\u00eb larta dhe t\u00eb figurave madh\u00ebshtore t\u00eb himnit, dialogun dramatik t\u00eb Gavriilit me Hyjlind\u00ebsen, past\u00ebrtin\u00eb e gjuh\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb shkruar, format poetike dhe retorike t\u00eb zgjedhura dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00ebr\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn artistike t\u00eb k\u00ebsaj vepre, mund t\u00eb themi me bindje t\u00eb plot\u00eb, se autori i himnit akathist \u00ebsht\u00eb Romanos Melodiani, nj\u00eb poet i d\u00ebgjuar i Kish\u00ebs, q\u00eb ka jetuar nga mbarimi i shek. V-t\u00eb, pasi, si n\u00eb himnin akathist, ashtu dhe n\u00eb himnet e tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebtij poeti, gjejm\u00eb pjes\u00eb t\u00eb nj\u00ebshme, mendime dhe forma t\u00eb nj\u00eb-llojshme. S\u00eb fundi, ky himn quhet &#8220;akathist&#8221;, nga q\u00eb besimtar\u00ebt, kur k\u00ebndohet ky himn n\u00eb Kish\u00ebn, e d\u00ebgjojn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb pa u ulur n\u00ebp\u00ebr fronet.<\/p>\n<p>N\u00eb shqip ky himn \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer prej t\u00eb ndierit Imzot Fan S. Noli dhe \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb librin liturgjik &#8220;Triodhi i Vog\u00ebl&#8221;. S\u00eb shpejti do t\u00eb dal\u00eb broshur\u00eb m\u00eb vete, i korrektuar sipas ortografis\u00eb s\u00eb sotshme t\u00eb gjuh\u00ebs.<\/p>\n<p>Dh.B.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Studim i Hymnit Akathist t\u00eb Virgj\u00ebresh\u00ebs Mari: vlera poetike, mendimet mbi datimin (kryengritja Nika 532, rrethimi i Konstandinopoj\u00ebs nga avar\u00ebt, etj.) dhe autorin (mes t\u00eb cil\u00ebve Romanos Melodiani), si dhe historia e p\u00ebrkthimit n\u00eb shqip prej Fan S. Nolit n\u00eb &#8220;Triodhin e Vog\u00ebl&#8221;.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Nga himnografia kishtare","numri":"4 (19)","viti":"1994","muaji":"Prill","muaji_numer":"4","dita":"","faqet":"[5, 10]","fjale_kyce":"[\"Hymni Akathist\", \"Virgj\u00ebresha Mari\", \"Ungjill\u00ebzimi\", \"Romanos Melodiani\", \"Kreshm\u00ebt\", \"Konstandinopoj\u00eb\", \"Avar\u00ebt\", \"Fan S. Noli\", \"Triodhi i Vog\u00ebl\", \"patriku Sergjios\"]","permbledhje":"Studim i Hymnit Akathist t\u00eb Virgj\u00ebresh\u00ebs Mari: vlera poetike, mendimet mbi datimin (kryengritja Nika 532, rrethimi i Konstandinopoj\u00ebs nga avar\u00ebt, etj.) dhe autorin (mes t\u00eb cil\u00ebve Romanos Melodiani), si dhe historia e p\u00ebrkthimit n\u00eb shqip prej Fan S. Nolit n\u00eb \"Triodhin e Vog\u00ebl\".","autori":"Dh.B.","kategoria":"Himnografi \/ Liturgji","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9487],"ngjallja_autori":[9345],"ngjallja_viti":[9436],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-82865","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-himnografi-liturgji","ngjallja_autori-dh-b","ngjallja_viti-9436","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Hymni Akathist - &quot;G\u00ebzohu o nuse e panus\u00ebruar&quot; - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hymni-akathist-gezohu-o-nuse-e-panuseruar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82865\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hymni-akathist-gezohu-o-nuse-e-panuseruar\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hymni-akathist-gezohu-o-nuse-e-panuseruar\/\",\"name\":\"Hymni Akathist - \\\"G\u00ebzohu o nuse e panus\u00ebruar\\\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:02:03+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hymni-akathist-gezohu-o-nuse-e-panuseruar\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hymni-akathist-gezohu-o-nuse-e-panuseruar\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hymni-akathist-gezohu-o-nuse-e-panuseruar\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Hymni Akathist &#8211; &#8220;G\u00ebzohu o nuse e panus\u00ebruar&#8221;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Hymni Akathist - \"G\u00ebzohu o nuse e panus\u00ebruar\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hymni-akathist-gezohu-o-nuse-e-panuseruar\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82865","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hymni-akathist-gezohu-o-nuse-e-panuseruar\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hymni-akathist-gezohu-o-nuse-e-panuseruar\/","name":"Hymni Akathist - \"G\u00ebzohu o nuse e panus\u00ebruar\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:02:03+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hymni-akathist-gezohu-o-nuse-e-panuseruar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hymni-akathist-gezohu-o-nuse-e-panuseruar\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hymni-akathist-gezohu-o-nuse-e-panuseruar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Hymni Akathist &#8211; &#8220;G\u00ebzohu o nuse e panus\u00ebruar&#8221;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82865","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82865"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=82865"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=82865"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=82865"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=82865"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}