{"id":82842,"date":"2026-06-01T02:01:40","date_gmt":"2026-06-01T00:01:40","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishterimi-ne-shqiperi-gjate-shekujve-v-vi-2\/"},"modified":"2026-06-01T02:01:40","modified_gmt":"2026-06-01T00:01:40","slug":"krishterimi-ne-shqiperi-gjate-shekujve-v-vi-2","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishterimi-ne-shqiperi-gjate-shekujve-v-vi-2\/","title":{"rendered":"Krisht\u00ebrimi n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb shekujve V-VI"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb mozaikun e dyshemes\u00eb s\u00eb nj\u00eb kishe tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb zbuluar nj\u00eb mbishkrim n\u00eb t\u00eb cilin lexohet emri &#8220;Paktianos&#8221;. Ky em\u00ebr \u00ebsht\u00eb i njohur sepse p\u00ebrmendet edhe n\u00eb nj\u00eb mbishkrim tjet\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb fillim t\u00eb shekullit ton\u00eb n\u00eb rr\u00ebnojat e kish\u00ebs s\u00eb Ballshit. Ky mbishkrim, i botuar nga C. Patsch m\u00eb 1904, n\u00eb Vjen\u00eb, \u00ebsht\u00eb i gdhendur mbi nj\u00eb shtyll\u00eb monolite prej mermeri t\u00eb bardh\u00eb, n\u00eb drejtimin vertikal t\u00eb saj. M\u00ebnyra e realizimit d\u00ebshmon se mbishkrimi \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebkohsh\u00ebm me nd\u00ebrtimin e kish\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilin b\u00ebnte pjes\u00eb kolona e mbishkruar. Gjurm\u00eb t\u00eb tjera dhe p\u00ebrmasat e k\u00ebsaj kolone tregojn\u00eb qart\u00eb se ajo zinte v\u00ebnd n\u00eb krahin e djatht\u00eb t\u00eb hyrjes s\u00eb nj\u00eb altari madh\u00ebshtor. Teksti i k\u00ebtij mbishkrimi, b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kishe. Paktianoi pike ju lutur Zotit, s\u00eb bashku me gruan Agllaia dhe t\u00eb bij\u00ebn Pakta, ja kushtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb kish\u00eb Sh\u00ebn Andreas. Zbulimi i k\u00ebtyre mbishkrimeve na shtyjn\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb se duke patur nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ata i p\u00ebrkasin edhe nj\u00eb kishe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Fakti q\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb emri i Paktianoit \u00ebsht\u00eb zbuluar n\u00eb mozaikun e dyshemes\u00eb s\u00eb kish\u00ebs s\u00eb Bylisit dhe nga ana tjet\u00ebr i nj\u00ebjti em\u00ebr \u00ebsht\u00eb i gdh\u00ebndur n\u00eb shtyll\u00ebn q\u00eb u gjet n\u00eb kish\u00ebn e Ballshit, tregojn\u00eb fare mir\u00eb se shtylla e mbishkruar e gjetur n\u00eb Ballsh \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga rr\u00ebnojat e kish\u00ebs s\u00eb Bylisit p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrdorur, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, si material nd\u00ebrtimi. Kjo i v\u00ebrtetohet gjithashtu edhe nga nj\u00eb fakt tjet\u00ebr, po n\u00eb Ballsh jan\u00eb gjendur panele dekorative dhe shtyll\u00ebza t\u00eb l\u00ebmuara me figura njer\u00ebzish e kafsh\u00eb deti, materiale k\u00ebto q\u00eb i p\u00ebrkasin nj\u00eb altari tjet\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duket se artistika dekorative e atyre shtyll\u00ebzave, lidhet direkt me iden\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet n\u00eb sken\u00ebn e peshkatar\u00ebve, t\u00eb realizuar n\u00eb mozaikun e dyshemes\u00eb s\u00eb nj\u00eb kishe tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb zbuluar koh\u00ebt e fundit n\u00eb Bylis. Kishat paleokristiane t\u00eb zbuluara n\u00eb Bylis n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi tregojn\u00eb se v\u00ebmendja kryesore e arkitektit, artistit dhe nd\u00ebrtuesit ishte e p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb krijimin, si n\u00eb an\u00ebn e jashtme ashtu dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb brendshme, t\u00eb nj\u00eb kishe, e cila ishte nj\u00eb monument i v\u00ebrtet\u00eb, ku secili nga besimtar\u00ebt e krishter\u00eb ta ndjente veten se ishte n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e ndikues n\u00eb bot\u00ebn shpirt\u00ebrore. Nj\u00eb mjedis ku mund t\u00eb komunikonte me Frym\u00ebn e Shenjt\u00eb dhe vet\u00eb p\u00ebrfytyrimin e kryq\u00ebzimit, dhe ngjalljes e Jisu Krishtit.<\/p>\n<p>K\u00ebto q\u00ebllime kryesore duken se me p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb arritur thuajse n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kishat e nd\u00ebrtuara n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb do t\u00eb thoshim se jan\u00eb arritur n\u00eb kishat madh\u00ebshtore t\u00eb zbuluar koh\u00ebt e fundit n\u00eb Bylis. Ky qytet, p\u00ebr pasurin\u00eb e madhe t\u00eb vlerave shpirt\u00ebrore e monumentale q\u00eb ruhen n\u00eb truallin e tij, n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb duhet t\u00eb konsiderohet e t\u00eb shpallet si qytet i Shenjt\u00eb, ku t\u00eb organizohen pelegrinazhe e t\u00eb meshohet n\u00eb kishat e zbuluara, n\u00eb dit\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuara. Mund t\u00eb shihet edhe mund\u00ebsia e restaurimit edhe ringritja n\u00eb k\u00ebmb\u00eb e kish\u00ebs, dhe mjediseve p\u00ebrreth, duke sh\u00ebrbyer edhe si manastir. Ky manastir do t\u00eb ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb vend i shenjt\u00eb q\u00eb do tregonte p\u00ebr nj\u00eb rigjall\u00ebrim t\u00eb besimit t\u00eb krishter\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb besimtar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, n\u00eb vuajtje t\u00eb shumta, kan\u00eb mundur t\u00eb ruajn\u00eb t\u00eb ndrydhur n\u00eb zemrat e tyre besimin e krishter\u00eb, t\u00eb past\u00ebr e t\u00eb pap\u00ebrlyer dhe me dashuri t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Lidhur me mendimin e shfaqur m\u00eb sip\u00ebr p\u00ebr restaurimin dhe ringritjen e ndonj\u00ebr\u00ebs nga kishat e zbuluara n\u00eb Bylis, m\u00eb e arritur do t\u00eb ishte, pa dyshim, kisha e cila sipas mbishkrimit q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm i kushtohet Sh\u00ebn Andreas. Kjo kish\u00eb \u00ebsht\u00eb ruajtur n\u00eb nj\u00eb gjendje mjaft t\u00eb mir\u00eb dhe paraqitet madh\u00ebshtore, si nga ana e p\u00ebrmasave ashtu edhe nga numri i ambienteve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb i bashk\u00ebngjiten. Kisha e Sh\u00ebn Andreas, si\u00e7 p\u00ebrmend\u00ebm, paraqitet e tipit, bazilik. N\u00eb krahun jugor dhe n\u00eb gjith\u00eb gjat\u00ebsin\u00eb e murit an\u00ebsor t\u00eb kish\u00ebs, jan\u00eb zbuluar nj\u00eb kompleks i t\u00ebr\u00eb mjedisesh, nd\u00ebr t\u00eb cilat dallohet baptisteri, i cili nga ana funksionale, lidhet direkt me kish\u00ebn. Mjediset q\u00eb me sa duket ishin m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb destinuar p\u00ebr banim, dallohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim nga nj\u00eb oborr, i vendosur n\u00eb mes t\u00eb tyre. K\u00ebtyre mjediseve u takojn\u00eb edhe dy stera, depo uji, q\u00eb jan\u00eb zbuluar n\u00eb mes tyre, t\u00eb cilat gjykuar nga vendi q\u00eb z\u00ebn\u00eb, nj\u00ebra i sh\u00ebrbente kryesisht baptisterin dhe tjetra mjediseve t\u00eb banimit.<\/p>\n<p>Restaurimi dhe konsolidimi i t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebve t\u00eb trash\u00ebguara nga kjo kish\u00eb do t\u00eb ishte detyra kryesore dhe mbi k\u00ebt\u00eb arritje do t\u00eb b\u00ebhet i mundur rind\u00ebrtimi i vet\u00eb kish\u00ebs dhe mjediseve t\u00eb tjera, q\u00eb, sikurse tham\u00eb, ruajn\u00eb gjurm\u00eb shum\u00eb t\u00eb qarta. Ringritja e k\u00ebtij kompleksi, kish\u00ebs, baptisterit, dhe mjediseve t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb nj\u00eb manastir, do t\u00eb ishte nj\u00eb veprim sa i llogjiksh\u00ebm e i drejt\u00eb, aq edhe i nevojsh\u00ebm n\u00eb kondiitat e sotme. Edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn \u00ebsht\u00eb vepruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. N\u00eb t\u00eb gjitha kishat e vjetra duken edhe sot gjurm\u00eb t\u00eb dallueshme q\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebr dy ose edhe m\u00eb shum\u00eb rind\u00ebrtime t\u00eb b\u00ebra n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme, gj\u00eb q\u00eb tregon nga ana tjet\u00ebr p\u00ebr rigjall\u00ebrimin n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve t\u00eb besimit t\u00eb krishter\u00eb.<\/p>\n<p>Ko\u00e7o Zheku<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Studim arkeologjik mbi krisht\u00ebrimin n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb shekujve V-VI, vazhdim nga numri i kaluar. P\u00ebrshkruan mbishkrimet q\u00eb p\u00ebrmendin emrin &#8216;Paktianos&#8217; n\u00eb kish\u00ebn e Bylisit dhe at\u00eb t\u00eb Ballshit, kompleksin e kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Andreas me baptister dhe stera, si dhe propozimin p\u00ebr restaurimin e kishave t\u00eb Bylisit dhe shpalljen e qytetit si vend i shenjt\u00eb i pelegrinazheve.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"(vijon nga numri i kaluar)","numri":"3 (18)","viti":"1994","muaji":"Mars","muaji_numer":"3","dita":"","faqet":"[9]","fjale_kyce":"[\"Krisht\u00ebrim\", \"Shqip\u00ebri\", \"shekulli V-VI\", \"Ballsh\", \"Bylis\", \"Paktianos\", \"Sh\u00ebn Andreas\", \"kish\u00eb\", \"baptister\", \"mozaik\u00eb\", \"mbishkrim\", \"C. Patsch\", \"restaurim\", \"manastir\"]","permbledhje":"Studim arkeologjik mbi krisht\u00ebrimin n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb shekujve V-VI, vazhdim nga numri i kaluar. P\u00ebrshkruan mbishkrimet q\u00eb p\u00ebrmendin emrin 'Paktianos' n\u00eb kish\u00ebn e Bylisit dhe at\u00eb t\u00eb Ballshit, kompleksin e kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Andreas me baptister dhe stera, si dhe propozimin p\u00ebr restaurimin e kishave t\u00eb Bylisit dhe shpalljen e qytetit si vend i shenjt\u00eb i pelegrinazheve.","autori":"Ko\u00e7o Zheku","kategoria":"Histori \/ Arkeologji kishtare","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9468],"ngjallja_autori":[9443],"ngjallja_viti":[9436],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-82842","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-histori-arkeologji-kishtare","ngjallja_autori-koco-zheku","ngjallja_viti-9436"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Krisht\u00ebrimi n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb shekujve V-VI - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishterimi-ne-shqiperi-gjate-shekujve-v-vi-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82842\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"5 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishterimi-ne-shqiperi-gjate-shekujve-v-vi-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishterimi-ne-shqiperi-gjate-shekujve-v-vi-2\/\",\"name\":\"Krisht\u00ebrimi n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb shekujve V-VI - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:01:40+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishterimi-ne-shqiperi-gjate-shekujve-v-vi-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishterimi-ne-shqiperi-gjate-shekujve-v-vi-2\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishterimi-ne-shqiperi-gjate-shekujve-v-vi-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Krisht\u00ebrimi n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb shekujve V-VI\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Krisht\u00ebrimi n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb shekujve V-VI - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishterimi-ne-shqiperi-gjate-shekujve-v-vi-2\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82842","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"5 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishterimi-ne-shqiperi-gjate-shekujve-v-vi-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishterimi-ne-shqiperi-gjate-shekujve-v-vi-2\/","name":"Krisht\u00ebrimi n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb shekujve V-VI - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:01:40+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishterimi-ne-shqiperi-gjate-shekujve-v-vi-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishterimi-ne-shqiperi-gjate-shekujve-v-vi-2\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishterimi-ne-shqiperi-gjate-shekujve-v-vi-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Krisht\u00ebrimi n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb shekujve V-VI"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82842","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82842"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=82842"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=82842"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=82842"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=82842"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}