{"id":82815,"date":"2026-06-01T02:01:11","date_gmt":"2026-06-01T00:01:11","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-ime-eshte-qe-zeri-i-ungjillit-te-degjohet\/"},"modified":"2026-06-01T02:01:11","modified_gmt":"2026-06-01T00:01:11","slug":"lutja-ime-eshte-qe-zeri-i-ungjillit-te-degjohet","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-ime-eshte-qe-zeri-i-ungjillit-te-degjohet\/","title":{"rendered":"Lutja ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb z\u00ebri i Ungjillit t\u00eb d\u00ebgjohet"},"content":{"rendered":"<p>Lutja ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb z\u00ebri i Ungjillit t\u00eb d\u00ebgjohet<\/p>\n<p>Rev. Dr. Konrad Raiser \u00ebsht\u00eb sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave, i zgjedhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb post m\u00eb gusht 1992, dhe mori kompetencat nga sekretari i m\u00ebparsh\u00ebm Dr. Emilio Kastro, nga janari 1993. Gjat\u00eb punimeve t\u00eb Komitetit Drejtues t\u00eb KBK n\u00eb Johanesburg, i mor\u00ebm k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr familjen e madhe Ekumenike an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb t\u00eb i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Para s\u00eb gjithash, ky an\u00ebtar\u00ebsim \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ne nj\u00eb rast g\u00ebzimi dhe falenderimi, sepse, ashtu si\u00e7 tha Kryepiskopi Anastas n\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjen pas vendimit, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb kishte qen\u00eb an\u00ebtare e K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave po t\u00eb mos ish penguar nga situatat politike. KOASH qe e angazhuar n\u00eb punimet e l\u00ebvizjes &#8220;Besim dhe Rend&#8221; para themelimit t\u00eb K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave. Fakti se nj\u00eb Kish\u00eb e cila kishte rr\u00ebnj\u00eb dhe lidhje kaq t\u00eb hershme me L\u00ebvizjen Ekumenike mund t\u00eb antar\u00ebsohet me t\u00eb drejta t\u00eb plota, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ne nj\u00eb shenj\u00eb, nj\u00eb burim g\u00ebzimi dhe falenderimi. Ky an\u00ebtar\u00ebsim do t\u00eb thot\u00eb se tashm\u00eb Kisha mund t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb plot\u00ebsisht dhe mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetjen e nd\u00ebrsjellt\u00eb dhe ndarjen e burimeve q\u00eb karakterizon pun\u00ebn e K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave. Mendoj se nuk do t\u00eb ndryshojn\u00eb ndjesh\u00ebm marr\u00ebdh\u00ebniet q\u00eb kemi me ju n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme, sepse edhe p\u00ebrpara k\u00ebtij vendimi marr\u00ebdh\u00ebniet e K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave me KOASH kan\u00eb qen\u00eb nj\u00ebsoj sikur qe an\u00ebtare e rregullt.<\/p>\n<p>&#8211; Cilat jan\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm, kooperim dhe mb\u00ebshtetje tani q\u00eb Kisha jon\u00eb \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e rregullt e K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave?<\/p>\n<p>&#8211; Vitet e fundit kemi zhvilluar konceptin e tryez\u00ebs s\u00eb rrumbullak\u00ebt, q\u00eb sjell bashk\u00eb kish\u00ebn ose kishat n\u00eb nj\u00eb vend, dhe partner\u00ebt ekumenik\u00eb t\u00eb mbledhur n\u00ebp\u00ebrmjet K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave zhvillojn\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb kuptim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr nevojat, si do t\u00eb shihen sa m\u00eb mir\u00eb, pastaj t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb angazhimin t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb. Ky koncept, mendoj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb, ka nj\u00eb num\u00ebr nevojash t\u00eb qarta; nevoja p\u00ebr krijim, rikonstruktim, restaurim kishash, nevoja p\u00ebr edukimin e personelit kishtar; t\u00eb prift\u00ebrinjve, por edhe t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e jet\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs. Esht\u00eb e qart\u00eb se Komuniteti Ekumenik th\u00ebrritet t\u00eb jap\u00eb mb\u00ebshtetjen e vet, por iniciativa e par\u00eb p\u00ebr identifikimin dhe p\u00ebrshkrimin e nevojave sigurisht q\u00eb duhet t\u00eb vij\u00eb nga Kisha Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe ka ardhur.<\/p>\n<p>&#8211; Preokupimet e pjes\u00ebs orthodhokse t\u00eb K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave po p\u00ebrt\u00ebrihen &#8211; si\u00e7 theksuat, &#8211; pas vizit\u00ebs suaj n\u00eb Kishat Orthodhokse t\u00eb disa vendeve. Di\u00e7ka m\u00eb konkrete p\u00ebr k\u00ebto preokupime dhe p\u00ebr m\u00ebnyrat e trajtimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>&#8211; Ndryshimi i sistemit politik n\u00eb shumic\u00ebn e Kishave Orthodhokse t\u00eb Europ\u00ebs Lindore, solli nj\u00eb situat\u00eb totalisht t\u00eb re. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ato jan\u00eb Kisha t\u00eb lira, q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb vet\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi, q\u00eb mund t\u00eb angazhohen dhe t\u00eb nd\u00ebrmarrin iniciativa dhiakonale edukimi dhe informimi publik.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb situat\u00ebn e re \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb se nevoja m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kisha Orthodhokse t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb edukimin e besimtar\u00ebve n\u00eb familjen orthodhokse dhe kjo do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebrgatitje edukuesish, katekist\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb hapin institucione q\u00eb do t\u00eb ofrojn\u00eb edukim teologjik, p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb duan t\u00eb jen\u00eb orthodhoks\u00eb por q\u00eb nuk e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo. N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto fusha ne p\u00ebrpiqemi bashk\u00eb me Kish\u00ebn Orthodhokse t\u00eb zhvillojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave Komuniteti Ekumenik mund t&#8217;i ndihmoj\u00eb, duke njohur faktin se kjo mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb asistenc\u00eb, kurse p\u00ebrgjegj\u00ebsia kryesore, sigurisht, q\u00eb bie mbi vet\u00eb kishat lokale.<\/p>\n<p>&#8211; L\u00ebvizja Ekumenike feston 50-vjetorin e saj, q\u00eb koin\u00e7idon me Asamblen\u00eb e 8-t\u00eb m\u00eb 1998, n\u00eb prag t\u00eb shek. XXI dhe Rev. Dr. Raiser \u00ebsht\u00eb n\u00eb epiqend\u00ebr t\u00eb saj. Si e shikon Lidhja Ekumenike n\u00eb shekullin e ardhsh\u00ebm dhe cili \u00ebsht\u00eb vizioni juaj personal p\u00ebr k\u00ebt\u00eb familje t\u00eb madhe?<\/p>\n<p>&#8211; Para s\u00eb gjithash, jam i bindur se L\u00ebvizja Ekumenike sot \u00ebsht\u00eb aq e domosdoshme, sa ka qen\u00eb edhe kur u formua K\u00ebshilli Bot\u00ebror i Kishave, menj\u00ebher\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb II Bot\u00ebrore. Bota jon\u00eb iu n\u00ebnshtrua nj\u00eb ndryshimi t\u00eb madh, t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm, dhe ndjejm\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar, rikonstruktuar, komunitetin njer\u00ebzor. Jam i bindur se Kishat duhet dhe mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb kontribut shpreh\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Esht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr mua se nuk mund ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb vet\u00ebm, t\u00eb ndar\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, por vet\u00ebm bashkarisht. Mendoj se L\u00ebvizja Ekumenike nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb, por po merr pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces transformimi, n\u00eb t\u00eb cilin gjejm\u00eb t\u00eb angazhuara shoq\u00ebrit\u00eb dhe qytet\u00ebrimet tona.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, besoj se gjat\u00eb 50 vjet\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb Aktivitetit Ekumenik kan\u00eb ndodhur shum\u00eb ndryshime themelore n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis kishave me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn; tjet\u00ebrsimi, mosdija, jan\u00eb transformuar n\u00eb konfidenc\u00eb, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie besimi; n\u00eb gatishm\u00ebri p\u00ebr ta quajtur nj\u00ebri- tjetrin jo si t\u00eb huaj, porsi pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs familje.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, besoj, gjithashtu, se shumica e v\u00ebshtir\u00ebsive tradicionale q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar kishat n\u00eb ndarje, v\u00ebshtir\u00ebsi doktrinale, jan\u00eb zgjidhur, jan\u00eb sqaruar deri n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb q\u00eb un\u00eb personalisht mendoj se \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr Kishat e krishtera p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hap t\u00eb madh t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb drejtimin e nj\u00eb komunikimi shoq\u00ebror, unitet t\u00eb duksh\u00ebm. Shpresoj se Kishat me ndihm\u00ebn e K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave, mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb afta p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb shek XXI me k\u00ebt\u00eb ndjenj\u00eb, t\u00eb \u00e7liruara nga e kaluara e ekzistenc\u00ebs s\u00eb ndar\u00eb dhe t\u00eb ecin n\u00eb rrug\u00ebn e nj\u00eb jete t\u00eb re komunikimi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Ndonj\u00eb mesazh p\u00ebr besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Sigurisht q\u00eb do t\u00eb d\u00ebshiroja t\u00eb uroj \u00e7do bekim n\u00eb jet\u00ebn e Kish\u00ebs Orthodhokse, te besimtar\u00ebt e saj, dhe \u00ebsht\u00eb lutja ime q\u00eb d\u00ebshmia juaj n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb dhe mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr njer\u00ebzit, q\u00eb z\u00ebri i Ungjillit t\u00eb d\u00ebgjohet.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb jeni i sigurt se edhe ju keni lutjet e tyre.<\/p>\n<p>Korresp. i &#8220;Ngjalljes&#8221;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb me Rev. Dr. Konrad Raiser, sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave, marr\u00eb gjat\u00eb punimeve t\u00eb Komitetit Drejtues t\u00eb KBK n\u00eb Johanesburg. Flet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e KOASh, mb\u00ebshtetjen e KBK, dhe vizionin p\u00ebr shek. XXI.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Intervist\u00eb me Rev. Dr. Konrad Raiser, sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave","numri":"2 (17)","viti":"1994","muaji":"Janar-Shkurt","muaji_numer":"2","dita":"","faqet":"[1, 2]","fjale_kyce":"[\"Konrad Raiser\", \"KBK\", \"ekumeniz\u00ebm\", \"Johanesburg\", \"KOASH\", \"L\u00ebvizja Ekumenike\", \"Anastasi\", \"Asambleja e 8-t\u00eb\", \"katekiz\u00ebm\", \"1998\"]","permbledhje":"Intervist\u00eb me Rev. Dr. Konrad Raiser, sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave, marr\u00eb gjat\u00eb punimeve t\u00eb Komitetit Drejtues t\u00eb KBK n\u00eb Johanesburg. Flet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e KOASh, mb\u00ebshtetjen e KBK, dhe vizionin p\u00ebr shek. XXI.","autori":"Korresp. i \"Ngjalljes\"","kategoria":"Intervist\u00eb","kryeredaktor":"Thoma Qendro"},"ngjallja_kategoria":[9283],"ngjallja_autori":[9186],"ngjallja_viti":[9436],"ngjallja_kryeredaktor":[9420],"class_list":["post-82815","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-interviste","ngjallja_autori-korresp-i-ngjalljes","ngjallja_viti-9436","ngjallja_kryeredaktor-thoma-qendro"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Lutja ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb z\u00ebri i Ungjillit t\u00eb d\u00ebgjohet - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-ime-eshte-qe-zeri-i-ungjillit-te-degjohet\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82815\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-ime-eshte-qe-zeri-i-ungjillit-te-degjohet\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-ime-eshte-qe-zeri-i-ungjillit-te-degjohet\/\",\"name\":\"Lutja ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb z\u00ebri i Ungjillit t\u00eb d\u00ebgjohet - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:01:11+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-ime-eshte-qe-zeri-i-ungjillit-te-degjohet\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-ime-eshte-qe-zeri-i-ungjillit-te-degjohet\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-ime-eshte-qe-zeri-i-ungjillit-te-degjohet\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Lutja ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb z\u00ebri i Ungjillit t\u00eb d\u00ebgjohet\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Lutja ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb z\u00ebri i Ungjillit t\u00eb d\u00ebgjohet - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-ime-eshte-qe-zeri-i-ungjillit-te-degjohet\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82815","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-ime-eshte-qe-zeri-i-ungjillit-te-degjohet\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-ime-eshte-qe-zeri-i-ungjillit-te-degjohet\/","name":"Lutja ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb z\u00ebri i Ungjillit t\u00eb d\u00ebgjohet - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:01:11+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-ime-eshte-qe-zeri-i-ungjillit-te-degjohet\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-ime-eshte-qe-zeri-i-ungjillit-te-degjohet\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-ime-eshte-qe-zeri-i-ungjillit-te-degjohet\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Lutja ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb z\u00ebri i Ungjillit t\u00eb d\u00ebgjohet"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82815","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82815"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=82815"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=82815"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=82815"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=82815"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}