{"id":82811,"date":"2026-06-01T02:01:07","date_gmt":"2026-06-01T00:01:07","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-andoni-i-madh\/"},"modified":"2026-06-01T02:01:07","modified_gmt":"2026-06-01T00:01:07","slug":"shen-andoni-i-madh","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-andoni-i-madh\/","title":{"rendered":"Sh\u00ebn Andoni i Madh"},"content":{"rendered":"<p>Sh\u00ebn Andoni i Madh<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Andoni i madh u lind rreth vitit 251 pas Krishtit. Ishte nga Egjipti i sip\u00ebrm dhe familja e tij posedonte mjaft pasuri.<\/p>\n<p>Q\u00eb kur ish i vog\u00ebl Sh\u00ebn Andoni shkonte bashk\u00eb me prind\u00ebrit n\u00ebp\u00ebr mbledhjet e t\u00eb krishter\u00ebve, falej bashk\u00eb me ta, d\u00ebgjonte me v\u00ebmendje predikimet, merrte pjes\u00eb n\u00eb diskutimet p\u00ebr probleme fetare dhe punonte p\u00ebr p\u00ebrhapjen e krisht\u00ebrimit. Me prind\u00ebrit sillej shum\u00eb mir\u00eb, i d\u00ebgjonte dhe kryente me g\u00ebzim \u00e7do pun\u00eb q\u00eb e ngarkonin. Ata g\u00ebzoheshin dhe falenderonin Zotin p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e mbar\u00eb q\u00eb kishin.<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Andoni pas vdekjes s\u00eb prind\u00ebrve<\/p>\n<p>N\u00eb mosh\u00ebn 18-20 vje\u00e7 Andoni humbi t\u00eb dy prind\u00ebrit e tij t\u00eb dashur. U hidh\u00ebrua, por, i ngush\u00eblluar nga m\u00ebsimet e Kish\u00ebs, e mblodhi shpejt veten duke u p\u00ebrq\u00ebndruar p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb m\u00ebsimet e fes\u00eb dhe n\u00eb kujdesin p\u00ebr motr\u00ebn e tij shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Nuk e dehu fakti q\u00eb u gjet zot dhe administrator i nj\u00eb pasurie t\u00eb madhe. Frika e gjall\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb dhe dashuria Ungjillore, e kishin m\u00ebsuar t\u00eb jet\u00eb i thjesht\u00eb dhe vetp\u00ebrmbajt\u00ebs. Kur nj\u00eb t\u00eb diel\u00eb d\u00ebgjoi n\u00eb Kish\u00eb Ungjillin, n\u00eb t\u00eb cilin Krishti, duke iu drejtuar nj\u00eb t\u00eb riu pasanik, i tha se po t\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb b\u00ebhej i p\u00ebrsosur, t\u00eb shiste pasurin\u00eb dhe t\u00eb hollat tua ndante t\u00eb varf\u00ebrve e t&#8217;i shkonte pas, me aq dhembshuri dhe ndjenj\u00eb bamir\u00ebsie iu mbushur shpirti, sa q\u00eb menj\u00ebher\u00eb e vuri n\u00eb zbatim thirrjen hyjnore.<\/p>\n<p>Fillimi i jet\u00ebs s\u00eb tij asketike. Dieta e nj\u00eb shenjti.<\/p>\n<p>Pastaj deshi t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb vete, por pa u shk\u00ebputur krejt nga kisha e gjall\u00eb e Krishtit q\u00eb rronte dhe vepronte n\u00eb gjirin e bot\u00ebs. Mir\u00ebpo, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb s&#8217;ka patur manastire dhe nuk ish futur akoma ndonj\u00eb njeri n\u00ebp\u00ebr shkret\u00ebtirat e Egjiptit p\u00ebr t\u00eb jetuar m\u00eb vete, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb jet\u00eb monakale. Vet\u00ebm ata q\u00eb d\u00ebshironin t\u00eb jetonin disi t\u00eb ve\u00e7uar, larg tronditjeve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, ngrinin banesa m\u00eb vete, t\u00eb thjeshta e modeste jasht\u00eb q\u00ebndrave t\u00eb banimit dhe b\u00ebnin nj\u00eb jet\u00eb disi m\u00eb vete. Nd\u00ebrsa Sh\u00ebn Andoni zgjodhi nj\u00eb vend shkret\u00ebtire midis Menfit dhe Arsionit.<\/p>\n<p>Duke mos patur t\u00eb holla e duke mos pranuar t\u00eb tilla prej askujt, dhe, duke d\u00ebgjuar fjal\u00ebt nga Shkrimi i Shenjt\u00eb se ai q\u00eb nuk punon nuk duhet as t\u00eb haj\u00eb, punonte p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb ushqimin me djers\u00ebn e ballit, kurse koh\u00ebn q\u00eb i mbetej, ia kushtonte lutjes. Nuk kish b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb lloj arsimi. N\u00eb fshatin e tij s&#8217;ka patur shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>Kujdesej shum\u00eb q\u00eb t\u00eb vinte n\u00eb kontakt me anakoret\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, d.m.th me njer\u00ebz q\u00eb jetonin n\u00eb vetmi si ai. I takonte me respekt, me \u00ebmb\u00eblsi dhe me p\u00ebrul\u00ebsi, interesohej t\u00eb m\u00ebsonte nga secili \u00e7do gj\u00eb t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb vlefshme p\u00ebr virtytin. I p\u00eblqente ve\u00e7an\u00ebrisht t&#8217;i lexonin Shkrimin e Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Kujtesa e fort\u00eb e tij dhe p\u00ebrpjekjet e b\u00ebra.<\/p>\n<p>I kish kushtuar nj\u00eb kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ky burr\u00eb i shenjt\u00eb ushtrimit t\u00eb kujtes\u00ebs, q\u00eb i vlejti n\u00eb v\u00ebnd t\u00eb librit. Kish m\u00ebsuar p\u00ebrmend\u00ebsh kapituj t\u00eb t\u00ebr\u00eb nga Shkrimi i Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t&#8217;u admiruar \u00ebsht\u00eb gjithashtu dhe lufta e madhe q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr p\u00ebrsosjen e tij trupore dhe shpirt\u00ebrore. I thjesht\u00eb n\u00eb t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb &#8211; hante vet\u00ebm buk\u00eb &#8211; dhe i kursyer n\u00eb gjum\u00eb. Pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb nat\u00ebs ia kushtonte lutjes, si dhe meditimit t\u00eb mendimeve dhe gjykimeve hyjnore ose v\u00ebshtrimit dhe d\u00ebgjimit t\u00eb natyr\u00ebs, e cila me lulet e saj, me yjt e saj, me shpend\u00ebt dhe kafsh\u00ebt e saj, me freskin\u00eb e me gj\u00ebmimet e saj, lajm\u00ebron mir\u00ebsin\u00eb dhe t\u00ebr\u00ebfuqin\u00eb e Krijuesit t\u00eb Gjith\u00ebsis\u00eb. Dhe shtrihej mbi nj\u00eb shtres\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb e t\u00eb ashp\u00ebr, shpesh vet\u00ebm sip\u00ebr nj\u00eb rogozi, duke patur parasysh se nj\u00eb murg dhe eremit, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i zoti i plot\u00eb i vetvetes duhet q\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 ushtrimeve shpirt\u00ebrore, t\u00eb b\u00ebj\u00eb dhe nj\u00eb jet\u00eb trupore t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, t\u00eb rrahur nga nevojat, larg rehatll\u00ebkut dhe komoditetit an\u00ebn e t\u00eb cilave shpesh jan\u00eb t\u00eb lidhura plot kurthe t\u00eb tjera p\u00ebr murgun.<\/p>\n<p>Mos ishin tep\u00ebrime t\u00eb gjitha k\u00ebto? Nuk ishte e mundur, sepse, edhe pas k\u00ebsaj jete rigoroze, vazhdonin p\u00ebr shenjtin ngacmimet, sulmet prej shpirt\u00ebrash t\u00eb ligj, mendimet e liga, dyshimet, tronditjet e ndryshme shpirt\u00ebrore p\u00ebr jet\u00ebn q\u00eb b\u00ebnte dhe q\u00eb ai i p\u00ebrballonte me hirin hyjnor, i cili i siguronte gjithnj\u00eb kuror\u00ebn e fitores dhe shp\u00ebrblente besimin e tij t\u00eb patundur, thjesht\u00ebsin\u00eb dhe vetp\u00ebrmbajtjen, vet\u00ebmohimin dhe lot\u00ebt, p\u00ebrvuajt\u00ebsin\u00eb dhe lutjet.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb thell\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs<\/p>\n<p>N\u00eb mosh\u00ebn 35 vje\u00e7 ai g\u00ebzonte tashm\u00eb em\u00ebr t\u00eb madh p\u00ebr shpres\u00ebtarin\u00eb dhe virtytin e tij. Dhe bashk\u00ebatdhetar\u00ebt e tij e donin dhe e nderonin jasht\u00ebzakonisht duke e konsideruar pleqt\u00eb si djal\u00eb t\u00eb tyre, t\u00eb rinjt\u00eb si v\u00ebllain e tyre. T\u00eb gjith\u00eb donin ta takonin, t\u00eb shprehnin respektin dhe dashurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Dhe pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb evituar k\u00ebto manifestime, t\u00eb cilat atij i dukeshin si t\u00eb tep\u00ebruara, shkoi t\u00eb banonte m\u00eb thell\u00eb n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb. Vitet shkonin, dhe ai shkonte sa m\u00eb thell\u00eb n\u00ebp\u00ebr shkret\u00ebtir\u00eb. Por edhe ardhjet vazhdonin. Njer\u00ebzit p\u00ebr ta takuar e p\u00ebr t&#8217;i mar\u00eb bekimi, udh\u00ebtonin me dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra. Sa po plakej, aq\u00eb m\u00eb shum\u00eb i shtohej emri dhe ndikimi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb l\u00ebvizjeve q\u00eb b\u00ebnte, kujdesej gjithnj\u00eb t\u00eb kultivonte vet\u00eb nj\u00eb kop\u00ebsht, nga i cili siguronte ushqimin. Rreth vitit 305 pas Krishtit nisi t\u00eb ngrinte qendra banimi t\u00eb quajtura hisihastire (vende pushimi) p\u00ebr ata q\u00eb i vinin pas dhe d\u00ebshironin t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb jet\u00eb si t\u00eb tij dhe t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb koh\u00ebn e persekutimeve dhe t\u00eb p\u00ebrndjekjeve t\u00eb besimit dhe t\u00eb Kish\u00ebs, jan\u00eb treguar mbrojt\u00ebs dhe p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Vasili dhe Sh\u00ebn Thanasi tek ai<\/p>\n<p>Nd\u00ebrmjet t\u00eb tjer\u00ebve vinin te Sh\u00ebn Andoni sidomos n\u00eb koh\u00ebn e pleq\u00ebris\u00eb, edhe luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj e t\u00eb lavdish\u00ebm t\u00eb Kish\u00ebs. Sh\u00ebn Vasili i madh p.sh kur vendosi t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga profesioni i oratorit dhe i avokatit e t&#8217;i kushtohej t\u00ebr\u00ebsisht Kish\u00ebs, mendoi t\u00eb vizitonte edhe Egjiptin; po k\u00ebshtu edhe shtylla e patronditur e orthodhoksis\u00eb, Sh\u00ebn Thanasi i madh, i cili pati nj\u00eb lidhje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt dhe miq\u00ebsi me Sh\u00ebn Andonin e madh n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb.<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Andoni n\u00eb Aleksandri. Sh\u00ebn Andoni dhe Konstandini i Madh<\/p>\n<p>Por Sh\u00ebn Andoni nuk q\u00ebndronte gjithnj\u00eb n\u00ebp\u00ebr hap\u00ebsirat e shkret\u00ebtirave. Nga njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb i vinin, ai informohej p\u00ebr fatin e Kish\u00ebs. K\u00ebshtu p.sh. edhe n\u00eb koh\u00ebn e perandorit romak Maksim m\u00eb 311 pas Krishtit, kur t\u00eb krishter\u00ebt persekutoheshin, erdhi shenjti n\u00eb Aleksandri e u dha kurajo d\u00ebshmor\u00ebve dhe ndihmoi komunitetin e krishter\u00eb. Edhe m\u00eb von\u00eb m\u00eb 335 pas Krishtit, erdhi p\u00ebrs\u00ebri e dha kontributin e tij n\u00eb luft\u00ebn e Sh\u00ebn Thanasit p\u00ebr mbrojtjen e besimit, me popullaritetin e madh q\u00eb g\u00ebzonte, me fjalimet e tij t\u00eb urta dhe entuziaste dhe me Mesh\u00ebn e tij shum\u00eb t\u00eb madhe. Fama e tij arriti gjer n\u00eb vesh t\u00eb perandorit Konstandinit t\u00eb Madh, i cili i ka shkruar dhe letra, duke i k\u00ebrkuar bekimet dhe uratat. Vdiq n\u00eb mosh\u00ebn 105 vje\u00e7 duke ia dor\u00ebzuar shpirtin Zotit.<\/p>\n<p>Trash\u00ebgimia e Sh\u00ebn Thanasit<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Thanasi i madh na ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb shkruar nj\u00eb fjalim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Sh\u00ebn Andonin, ku p\u00ebrshkruan me holl\u00ebsi jet\u00ebn dhe p\u00ebrpjekjet e tij dhe ishte kujdesur q\u00eb t&#8217;i jepej n\u00eb robe shum\u00eb e p\u00ebrdorur dhe e vjet\u00ebr e Shenjtit dhe pik\u00ebrisht jo robe me t\u00eb cil\u00ebn ishte paraqitur n\u00eb Aleksandri kur erdhi e foli kund\u00ebr herezive. Dhe k\u00ebt\u00eb rob\u00eb pastaj Sh\u00ebn Thanasi e mbante vet\u00eb, duke e konsideruar at\u00eb si shum\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00e7muar e m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm dhe se porfira perandorake. Sh\u00ebn Andoni p\u00ebrkujtohet m\u00eb 17 janar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jet\u00ebshkrim i Sh\u00ebn Andonit t\u00eb Madh (251 pas Krishtit), themelues i jet\u00ebs monakale, q\u00eb jetoi n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e Egjiptit dhe ndikoi te Sh\u00ebn Vasili dhe Sh\u00ebn Thanasi i Madh. P\u00ebrmendet vdekja n\u00eb mosh\u00ebn 105 vje\u00e7 dhe lidhja me perandorin Konstandin. P\u00ebrkujtohet m\u00eb 17 janar.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"1 (16)","viti":"1994","muaji":"Janar-Shkurt","muaji_numer":"2","dita":"17","faqet":"[7]","fjale_kyce":"[\"Sh\u00ebn Andoni i Madh\", \"Egjipt\", \"shkret\u00ebtir\u00eb\", \"asketiz\u00ebm\", \"Sh\u00ebn Vasili\", \"Sh\u00ebn Thanasi\", \"Konstandini i Madh\", \"Aleksandri\", \"kalendar 17 janar\", \"monak\u00eb\", \"hisihastire\"]","permbledhje":"Jet\u00ebshkrim i Sh\u00ebn Andonit t\u00eb Madh (251 pas Krishtit), themelues i jet\u00ebs monakale, q\u00eb jetoi n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e Egjiptit dhe ndikoi te Sh\u00ebn Vasili dhe Sh\u00ebn Thanasi i Madh. P\u00ebrmendet vdekja n\u00eb mosh\u00ebn 105 vje\u00e7 dhe lidhja me perandorin Konstandin. P\u00ebrkujtohet m\u00eb 17 janar.","autori":"","kategoria":"Hagiografi","kryeredaktor":"Thoma Qendro"},"ngjallja_kategoria":[9333],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[9436],"ngjallja_kryeredaktor":[9420],"class_list":["post-82811","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-hagiografi","ngjallja_viti-9436","ngjallja_kryeredaktor-thoma-qendro"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Sh\u00ebn Andoni i Madh - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-andoni-i-madh\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82811\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-andoni-i-madh\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-andoni-i-madh\/\",\"name\":\"Sh\u00ebn Andoni i Madh - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:01:07+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-andoni-i-madh\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-andoni-i-madh\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-andoni-i-madh\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sh\u00ebn Andoni i Madh\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sh\u00ebn Andoni i Madh - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-andoni-i-madh\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82811","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-andoni-i-madh\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-andoni-i-madh\/","name":"Sh\u00ebn Andoni i Madh - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:01:07+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-andoni-i-madh\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-andoni-i-madh\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-andoni-i-madh\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sh\u00ebn Andoni i Madh"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82811","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82811"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=82811"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=82811"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=82811"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=82811"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}