{"id":82805,"date":"2026-06-01T02:01:00","date_gmt":"2026-06-01T00:01:00","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/besimi-i-krishtere-dhe-faltoret-e-para-ne-shqiperi\/"},"modified":"2026-06-01T02:01:00","modified_gmt":"2026-06-01T00:01:00","slug":"besimi-i-krishtere-dhe-faltoret-e-para-ne-shqiperi","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/besimi-i-krishtere-dhe-faltoret-e-para-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Besimi i krishter\u00eb dhe faltoret e para n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Besimi i krishter\u00eb dhe faltoret e para n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n<p>Besimi i krishter\u00eb, n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i lasht\u00eb. Ai filloi me predikimet e para t\u00eb apostull Pavlit, q\u00eb n\u00eb shekullin e par\u00eb t\u00eb krishterimit. Ky predikues i shenjt\u00eb, e shkeli me k\u00ebmb\u00ebt e tij edhe tok\u00ebn ilire dhe predikoi me devotshm\u00ebri n\u00eb shtresat e ndryshme t\u00eb popullsis\u00eb vendase, duke treguar p\u00ebr veprat, jet\u00ebn, kryq\u00ebzimin dhe ngjalljen e Krishtit.<\/p>\n<p>Ilir\u00ebt, n\u00eb koh\u00ebn e par\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb krisht\u00ebrimit, nuk kishin nj\u00eb idolatri t\u00eb kultivuar sikurse e kishin popujt fqinj\u00eb t\u00eb tyre, grek\u00eb e romak\u00eb. Mbi besimin dhe Per\u00ebndit\u00eb e tyre, deri m\u00eb sot shum\u00eb pak \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e njohur. M\u00eb i qart\u00eb \u00ebsht\u00eb trash\u00ebguar riti i varrimit t\u00eb popullsis\u00eb ilire n\u00eb &#8220;tuma&#8221; kod\u00ebrvarre, t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrdorur si varreza p\u00ebr shum\u00eb shekuj me radh\u00eb. Disa nga k\u00ebto varreza tregojn\u00eb se jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb vazhdim\u00ebsi edhe pas kristianizimit t\u00eb ilir\u00ebve, deri edhe n\u00eb mesjet\u00eb.<\/p>\n<p>Fara e mbjell\u00eb nga apostull Pavli, zuri rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella dhe dha frute t\u00eb menj\u00ebhershme e t\u00eb vazhdueshme deri sa arriti edhe n\u00eb dit\u00ebt tona.<\/p>\n<p>Besimi i krishter\u00eb ngjalli shpresa t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popujt e n\u00ebnshtruar t\u00eb perandoris\u00eb romake. Tek t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta popuj, p\u00ebrfshi edhe popullin romak, besimi tek Iisu Krishti, ndryshoi rr\u00ebnj\u00ebsisht q\u00ebllimin kryesor t\u00eb jet\u00ebs, duke e drejtuar at\u00eb n\u00eb p\u00ebrkushtimin e bot\u00ebs shpirt\u00ebrore, kundrejt asaj materiale.<\/p>\n<p>Predikimet e apostull Pavlit b\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqafojn\u00eb me gjith\u00eb shpirt besimin e krishter\u00eb, duke e konsideruar at\u00eb si nj\u00eb dhurat\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht si p\u00ebrkrahje hyjnore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>N\u00eb shekujt q\u00eb pasuan p\u00ebrhapja dhe predikimi i besimit t\u00eb krishter\u00eb b\u00ebhej edhe m\u00eb i organizuar nga misionar\u00ebt ungjillor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt me librat e shenjt\u00eb n\u00ebp\u00ebr duar, lexonin ungjijt\u00eb e porsashkruar nga Apostujt: Mattheu, Marku, Llukai dhe Joani. Leximi dhe komentimi i shkrimeve t\u00eb shenjta b\u00ebhej n\u00eb vende t\u00eb caktuara me pjes\u00ebmarrjen e t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve q\u00eb kishin p\u00ebrqafuar besimin e krishter\u00eb. Mbledhjet apo ceremonit\u00eb fetare, deri n\u00eb shek. IV zhvilloheshin n\u00eb fsheht\u00ebsi, pasi besimtar\u00ebt e krishter\u00eb ndiqeshin dhe persekutoheshin nga pushteti romak.<\/p>\n<p>N\u00eb mesjet\u00ebn e hershme, shek. IV, besimi i krishter\u00eb u shpall zyrtarisht i lir\u00eb nga Konstandini i Madh p\u00ebr gjith\u00eb popullsit\u00eb e ndryshme t\u00eb perandoris\u00eb bizantine. Ky perandor bizantin, me origjin\u00eb ilire, ishte i edukuar q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri nga e ema e tij Sh\u00ebn Elena, me besim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb fen\u00eb e krishter\u00eb. Konstandini i Madh vuri Kryqin e Krishtit n\u00eb mes t\u00eb flamurit t\u00eb perandoris\u00eb s\u00eb tij dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht b\u00ebri organizimin e institucioneve fetare n\u00eb t\u00eb gjitha perandorin\u00eb bizantine. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb z\u00ebn\u00eb fill edhe episkopatat e para, t\u00eb themeluara n\u00eb qytetet kryesore t\u00eb vendit ton\u00eb, si n\u00eb Durr\u00ebs, Apolloni, Bylis, Amantia etj. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave historike t\u00eb koh\u00ebs, peshkop\u00ebt e qyteteve t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendur, kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb, me t\u00eb drejta t\u00eb barabarta, n\u00eb sinodhet kishtare t\u00eb para, q\u00eb kishin p\u00ebr q\u00ebllim zgjidhjen e problemeve t\u00eb ndryshme kishtare.<\/p>\n<p>P\u00ebr periudh\u00ebn e par\u00eb t\u00eb krisht\u00ebrimit n\u00eb vendin ton\u00eb, nj\u00eb ide edhe m\u00eb t\u00eb plot\u00eb na e japin zbulimet arkeologjike q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb qytete dhe vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb studimeve t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb k\u00ebtyre zbulimeve nd\u00ebrtimore e arkitektonike, arrihet n\u00eb p\u00ebrfundim se n\u00eb periudh\u00ebn fillestare t\u00eb besimit t\u00eb krishter\u00eb, jan\u00eb p\u00ebrdorur si faltore, kryesisht bazilikat romake. K\u00ebto nd\u00ebrtesa, p\u00ebr efekt t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs dhe sip\u00ebrfaqes s\u00eb madhe q\u00eb kishin, u p\u00ebrdor\u00ebn duke u p\u00ebrshtatur si vende predikimi dhe p\u00ebr sh\u00ebrbesat liturgjike t\u00eb besimit t\u00eb krishter\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shembull t\u00eb qart\u00eb ne e kemi n\u00eb rr\u00ebnojat e kish\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb zbuluar n\u00eb zon\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs. T\u00eb dh\u00ebnat arkeologjike kan\u00eb treguar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb zbuluar nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb, bazilike romake, e cila ishte kthyer e p\u00ebrshtatur n\u00eb shek. IV. n\u00eb faltore t\u00eb krishter\u00eb. Elementet kryesore q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, dallohen n\u00eb dyshemen\u00eb e k\u00ebsaj nd\u00ebrtese ku duken qart\u00eb si shtesa t\u00eb m\u00ebvonshme, pjes\u00eb mozaiku ku p\u00ebrfaq\u00ebsohen simbole t\u00eb besimit t\u00eb krishter\u00eb, si kryqe, peshq etj.<\/p>\n<p>Zbulimi i rr\u00ebnojave t\u00eb k\u00ebsaj kishe ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe v\u00ebrteton plot\u00ebsisht p\u00ebr zanafill\u00ebn shum\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb besimit t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Mesme.<\/p>\n<p>Gjurm\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb faltoreve t\u00eb hershme, jan\u00eb zbuluar edhe n\u00eb qytetet e lasht\u00eb t\u00eb vendit ton\u00eb. P\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrmendur \u00ebsht\u00eb edhe rasti, n\u00eb qytetin e lasht\u00eb t\u00eb Finiqit, ku q\u00eb prej shum\u00eb koh\u00ebsh jan\u00eb zbuluar rr\u00ebnojat e nj\u00eb &#8220;thesari&#8221;, monument i koh\u00ebs antike, i cili ishte kthyer n\u00eb faltore kristiane. Po k\u00ebshtu edhe n\u00eb qytetin e Butrintit dhe at\u00eb t\u00eb Amantias, ka t\u00eb dh\u00ebna arkeologjike q\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebr kthimin dhe p\u00ebrshtatjen e faltoreve pagane n\u00eb faltore t\u00eb krishtera. P\u00ebr periudh\u00ebn e hershme bizantine, zbulimet arkeologjike kan\u00eb treguar se jan\u00eb nd\u00ebrtuar edhe nd\u00ebrtesa t\u00eb reja t\u00eb cilat n\u00eb planimetri paraqesin gjithnj\u00eb form\u00ebn e bazilikave romake, t\u00eb orientuara me drejtimin lindor, dhe kan\u00eb sh\u00ebrbyer posa\u00e7\u00ebrisht si faltore t\u00eb krishtera. Nj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe kisha e Tepes e zbuluar n\u00eb t\u00eb hyr\u00eb t\u00eb qytetit t\u00eb Elbasanit, nga ana per\u00ebndimore e tij. G\u00ebrmimet arkeologjike kan\u00eb treguar se kjo kish\u00eb i takonte varrez\u00ebs s\u00eb qytetit t\u00eb hersh\u00ebm t\u00eb Skampinit. Faza e par\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebsaj kishe i p\u00ebrket shek. IV. Gjykuar nga materiali dhe teknika e nd\u00ebrtimit, tregon se ajo ishte nj\u00eb kish\u00eb e thjesht\u00eb. Faza e dyt\u00eb paraqet ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, n\u00eb pjes\u00ebn e brendshme ku dallohet nd\u00ebrtimi i altarit, n\u00eb naosin q\u00ebndror para absid\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb \u00ebsht\u00eb rind\u00ebrtuar dyshemeja e kish\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb shtruar me mozaik\u00eb e pllaka mermeri. T\u00eb gjitha k\u00ebto tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pasurim t\u00eb mjedisit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb kish\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kristalizim t\u00eb zhvillimit ceremonial t\u00eb liturgjis\u00eb kishtare.<\/p>\n<p>N\u00eb qytetin Butrintit \u00ebsht\u00eb zbuluar gjithashtu nj\u00eb bazilik\u00eb tre nefershe, e cila sipas form\u00ebs s\u00eb planimetris\u00eb dhe pjes\u00ebve t\u00eb mozaik\u00ebve \u00ebsht\u00eb datuar edhe kjo e shek. IV.<\/p>\n<p>N\u00eb grupimin e kishave t\u00eb zbuluara n\u00eb vendin ton\u00eb q\u00eb i takojn\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb besimit t\u00eb krishter\u00eb dhe q\u00eb karakterizohen nga p\u00ebrshtatja e monumenteve pagan\u00eb n\u00eb faltore t\u00eb besimit t\u00eb krishter\u00eb po p\u00ebrmendim edhe baptisterin e Butrintit, i cili \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi mbeturinat e nj\u00eb nd\u00ebrtese t\u00eb koh\u00ebs antike. Baptisteri i Butrintit, nj\u00eb nga monumentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vendit ton\u00eb, p\u00ebr aq sa trash\u00ebgohet deri m\u00eb sot, p\u00ebrfaq\u00ebson denj\u00ebsisht dhe t\u00ebr\u00ebsisht bot\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb besimit t\u00eb krishter\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin pag\u00ebzimi konsiderohet si i shenjt\u00eb. Ai ishte veprimi fillestar ku bazohet dhe z\u00eb fill besimi te Iisu Krishti i d\u00ebrguar i Atit Zot Per\u00ebndi i v\u00ebrtet\u00eb. Baptisteri i Butrintit ka nj\u00eb planimetri n\u00eb form\u00eb rrethi, nj\u00eb sall\u00eb qendrore me dy radh\u00eb kolonash dhe vask\u00ebn e pag\u00ebzimit n\u00eb mesin e saj. Nj\u00eb zgjidhje arkitektonike kjo shum\u00eb e p\u00ebrshtatshme dhe funksionale p\u00ebr zhvillimin e ceremonis\u00eb s\u00eb ritit t\u00eb pag\u00ebzimit. Nga ky monument \u00ebsht\u00eb ruajtur pothuaj t\u00ebr\u00ebsisht dhe n\u00eb gj\u00ebndje mjaft t\u00eb mir\u00eb dyshemeja e shtruar me mozaik shum\u00ebngjyr\u00ebsh, me vlera t\u00eb m\u00ebdha artistike, si edhe pjes\u00eb t\u00eb element\u00ebve arkitektonik\u00eb, kolona, kapitele etj. N\u00eb hyrjen kryesore t\u00eb k\u00ebtij monumenti, n\u00eb mozaikun e dyshemes\u00eb paraqitet skena e eukaristis\u00eb, nj\u00eb nga simbolet kryesor\u00eb t\u00eb besimit t\u00eb krishter\u00eb, ekzekutuar me mjesht\u00ebri t\u00eb dallueshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00eb m\u00eb t\u00eb vonshme, si\u00e7 do t\u00eb kemi rastin t\u00eb shohim n\u00eb vazhdim, besimi i krishter\u00eb, arriti t\u00eb p\u00ebrhapet e t\u00eb pranohet nga t\u00eb gjith\u00eb. Burimet historike t\u00eb v\u00ebrtetuara edhe nga zbulimet arkeologjike n\u00eb vendin ton\u00eb tregojn\u00eb se: besimi i krishter\u00eb dhe kisha e krishter\u00eb b\u00ebhen burime jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb bashkojn\u00eb dhe lidhin gjith\u00eb popullin me Iisu Krishtin, shp\u00ebtimtar hyjnor p\u00ebr mbar\u00eb njer\u00ebzimin, n\u00eb tok\u00eb e n\u00eb qiellin e pambarim.<\/p>\n<p>* Ko\u00e7o Zheku<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pjesa e par\u00eb e nj\u00eb cikli historik nga Ko\u00e7o Zheku mbi krishterimin n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb trajton predikimet e apostull Pavlit te ilir\u00ebt, organizimin e kish\u00ebs pas Konstandinit t\u00eb Madh, dhe zbulimet arkeologjike t\u00eb faltoreve t\u00eb para n\u00eb Tiran\u00eb, Elbasan (Skampin), Butrint, Finiq, Amantia.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"1 (16)","viti":"1994","muaji":"Janar-Shkurt","muaji_numer":"2","dita":"","faqet":"[4, 5]","fjale_kyce":"[\"apostull Pavli\", \"ilir\u00ebt\", \"Konstandini i Madh\", \"bazilika\", \"Butrint\", \"Tiran\u00eb\", \"Elbasan\", \"Skampini\", \"baptisteri\", \"arkeologji\", \"faltore\", \"Durr\u00ebs\", \"Apolloni\", \"Bylis\", \"Amantia\"]","permbledhje":"Pjesa e par\u00eb e nj\u00eb cikli historik nga Ko\u00e7o Zheku mbi krishterimin n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb trajton predikimet e apostull Pavlit te ilir\u00ebt, organizimin e kish\u00ebs pas Konstandinit t\u00eb Madh, dhe zbulimet arkeologjike t\u00eb faltoreve t\u00eb para n\u00eb Tiran\u00eb, Elbasan (Skampin), Butrint, Finiq, Amantia.","autori":"Ko\u00e7o Zheku","kategoria":"Histori","kryeredaktor":"Thoma Qendro"},"ngjallja_kategoria":[9258],"ngjallja_autori":[9443],"ngjallja_viti":[9436],"ngjallja_kryeredaktor":[9420],"class_list":["post-82805","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-histori","ngjallja_autori-koco-zheku","ngjallja_viti-9436","ngjallja_kryeredaktor-thoma-qendro"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Besimi i krishter\u00eb dhe faltoret e para n\u00eb Shqip\u00ebri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/besimi-i-krishtere-dhe-faltoret-e-para-ne-shqiperi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82805\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/besimi-i-krishtere-dhe-faltoret-e-para-ne-shqiperi\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/besimi-i-krishtere-dhe-faltoret-e-para-ne-shqiperi\/\",\"name\":\"Besimi i krishter\u00eb dhe faltoret e para n\u00eb Shqip\u00ebri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T00:01:00+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/besimi-i-krishtere-dhe-faltoret-e-para-ne-shqiperi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/besimi-i-krishtere-dhe-faltoret-e-para-ne-shqiperi\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/besimi-i-krishtere-dhe-faltoret-e-para-ne-shqiperi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Besimi i krishter\u00eb dhe faltoret e para n\u00eb Shqip\u00ebri\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Besimi i krishter\u00eb dhe faltoret e para n\u00eb Shqip\u00ebri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/besimi-i-krishtere-dhe-faltoret-e-para-ne-shqiperi\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82805","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/besimi-i-krishtere-dhe-faltoret-e-para-ne-shqiperi\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/besimi-i-krishtere-dhe-faltoret-e-para-ne-shqiperi\/","name":"Besimi i krishter\u00eb dhe faltoret e para n\u00eb Shqip\u00ebri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T00:01:00+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/besimi-i-krishtere-dhe-faltoret-e-para-ne-shqiperi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/besimi-i-krishtere-dhe-faltoret-e-para-ne-shqiperi\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/besimi-i-krishtere-dhe-faltoret-e-para-ne-shqiperi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Besimi i krishter\u00eb dhe faltoret e para n\u00eb Shqip\u00ebri"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82805","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82805"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=82805"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=82805"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=82805"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=82805"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}