{"id":82723,"date":"2026-06-01T01:59:42","date_gmt":"2026-05-31T23:59:42","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interviste-me-kryepiskopin-e-tiranes-dhe-gjithe-shqiperise-anastas\/"},"modified":"2026-06-01T01:59:42","modified_gmt":"2026-05-31T23:59:42","slug":"interviste-me-kryepiskopin-e-tiranes-dhe-gjithe-shqiperise-anastas","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interviste-me-kryepiskopin-e-tiranes-dhe-gjithe-shqiperise-anastas\/","title":{"rendered":"Intervist\u00eb me Kryepiskopin e Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Anastas"},"content":{"rendered":"<p>Pyetje: K\u00ebto dit\u00eb klima politike midis Greqis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb acaruar shum\u00eb. Si qytetar grek q\u00eb punoni n\u00eb Shqip\u00ebri, a mund t\u00eb na jepni opinionin tuaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Marr\u00ebdh\u00ebniet Shqip\u00ebri-Greqi ekzistojn\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb ndryshme: midis popujve, midis partive politike dhe midis qeverive. Marr\u00ebdh\u00ebniet m\u00eb t\u00eb mira dhe m\u00eb autentike besoj se jan\u00eb ato midis t\u00eb dy popujve fqinj\u00eb. N\u00eb zbutjen e tensionit do t\u00eb kontribuoj\u00eb dialogu gjakftoht\u00eb dhe serioz dhe jo monologjet dhe ushqimi i kriz\u00ebs vet\u00ebm nga mjetet e informacionit. Edhe p\u00ebr problemet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira besojn\u00eb se ekzistojn\u00eb zgjidhje kur k\u00ebto k\u00ebrkohen me mir\u00ebkuptim dhe respekt t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: Po si Kryepiskop mendoni se mund t\u00eb ndikoni n\u00eb normalizimin e k\u00ebsaj situate?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Si Kryepiskop, p\u00ebrpiqem t\u00eb luftoj me durim dhe besim p\u00ebr paqen, pajtimin, v\u00ebllaz\u00ebrimin midis njer\u00ebzve dhe popujve. Q\u00eb nga momenti i par\u00eb q\u00eb pash\u00eb t\u00eb shkall\u00ebzohet kriza guxova t\u00eb ngr\u00eb z\u00eb lutjeje n\u00eb drejtim t\u00eb gjith\u00eb autoriteteve q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb e mundur &#8220;me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpriten veprimet e dhunshme nga t\u00eb dy pal\u00ebt dhe t&#8217;i jepet fund vuajtjes s\u00eb dhimbshme t\u00eb d\u00ebbimeve&#8221;. Deklarova se: &#8220;Marr pjes\u00eb n\u00eb dhimbjen e gjith\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb p\u00ebrndjekur pavar\u00ebsisht nga origjina apo traditat fetare dhe vihem n\u00eb dispozicion t\u00eb \u00e7do autoriteti kompetent p\u00ebr gjetje zgjidhjeje me frym\u00eb mir\u00ebkuptimi t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb&#8221;. N\u00eb frym\u00ebn e k\u00ebsaj deklarate dhash\u00eb intervista t\u00eb ndryshme dhe u takova me Presidentin Sali Berisha (1.7.93), realizova udh\u00ebtim dyditor n\u00eb Greqi (6-8.7.93) p\u00ebr t&#8217;u takuar me Kryeministrin Konstandin Micotaqis dhe Kryepiskopin e Athin\u00ebs Imzot Serafin duke u lutur t\u00eb nd\u00ebrpriten d\u00ebbimet dhe ekzistoj\u00eb afrim me dialog.<\/p>\n<p>Pyetje: Dhe si mendoni se ka ndikuar biseda juaj me autoritetet e larta t\u00eb qeveris\u00eb greke?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Pik\u00ebpamjeve t\u00eb mia iu rezervua publicitet i gjer\u00eb n\u00eb Greqi dhe pat\u00ebn jehon\u00eb t\u00eb madhe. Si\u00e7 shkruajt\u00ebn analist\u00eb eminent\u00eb, k\u00ebto p\u00ebrpjekje ndikuan seriozisht n\u00eb opinionin publik grek dhe qeverin\u00eb. Konkretisht, gazeta &#8220;Kathimerini&#8221; nj\u00eb nga m\u00eb seriozet e Greqis\u00eb, shkruajti: &#8220;Nd\u00ebrhyrja e kryepiskopit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Anastas, kontribuoi, si\u00e7 duket, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme q\u00eb t\u00eb ulen tonet nga ana e pal\u00ebs greke n\u00eb ndryshimin e shfaqur me qeverin\u00eb shqiptare&#8221; (I. Afenduli). Dhe: &#8220;Iniciativat e Anastasit ishin katalitike n\u00eb zbutjen e kriz\u00ebs&#8221; (S. Ligeros), madje edhe Parlamenti Evropian, me rezolut\u00eb q\u00eb u votua nga shumica absolute e Asambles\u00eb (14.7.93), theksoi se: &#8220;duartroket vepr\u00ebn e Kryepiskopit orthodhoks t\u00eb Tiran\u00ebs, Anastas Janullatos p\u00ebrpjekjet e t\u00eb cilit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur kriz\u00ebn nd\u00ebrmjet dy vendeve&#8221;.<\/p>\n<p>Pyetje: N\u00eb bised\u00ebn q\u00eb b\u00ebt\u00eb para disa dit\u00ebsh me Kryetarin e Parlamentit Evropian u shpreh\u00ebt se autoritetet shqiptare nuk e vler\u00ebsojn\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse nj\u00eblloj si t\u00eb tjer\u00ebt. A mund t\u00eb ndaleshit pak m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ankes\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Pas dy vjet\u00ebve t\u00eb v\u00ebrteta fetare nuk i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse vendet e shenjta t\u00eb kultit, kisha dhe manastire q\u00eb u konfiskuan apo u shkat\u00ebrruan nga regjimi komunist. Do t\u00eb p\u00ebrmend disa raste konkrete. N\u00eb Shkod\u00ebr, nd\u00ebrsa si mysliman\u00ebt, ashtu edhe romano-katolik\u00ebt kan\u00eb vende madh\u00ebshtore kulti, orthodhoks\u00ebve me gjith\u00eb k\u00ebrkesat e shumta, ende nuk u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb jo vet\u00ebm vendi ku gjendej m\u00eb par\u00eb kisha e tyre madh\u00ebshtore, por as truall tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb kish\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme. T\u00eb gjith\u00eb e njohin se pa manastire nuk mund t\u00eb zhvillohet Kish\u00eb Orthodhokse Autoqefale. Dhe megjithat\u00eb nuk na jan\u00eb kthyer manastiret tona. K\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb sa m\u00eb shpejt t&#8217;i jepet p\u00ebrs\u00ebri Kish\u00ebs Manastiri i Ardenic\u00ebs p\u00ebr zhvillimin e vepr\u00ebs s\u00eb edukimit shpirt\u00ebror orthodhoks. Ende nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb vend p\u00ebr Shkoll\u00ebn ton\u00eb Teologjike-Ieratike. Paguajm\u00eb shtrenjt\u00eb dhe me shum\u00eb pengesa gjat\u00eb muajve dim\u00ebrore.<\/p>\n<p>Her\u00eb pas here deklarohet zyrtarisht se nuk kemi t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb p\u00ebrdorim klerik\u00eb orthodhoks\u00eb joshqiptar\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment jan\u00eb pran\u00eb meje si ndihm\u00ebsa vet\u00ebm kat\u00ebr klerik\u00eb t\u00eb huaj p\u00ebr gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb (nj\u00eb amerikan, nj\u00eb arvanitas nga Greqia, dy murgj\u00ebr nga Mali i Shenjt\u00eb) dhe tri murgesha. T\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb kan\u00eb sa gjysm\u00ebn e grigj\u00ebs orthodhokse ndihmohen nga dhjetra klerik\u00eb t\u00eb huaj t\u00eb aft\u00eb dhe nga mbi 120 murgesha t\u00eb huaja. Nuk kemi zili. Ve\u00e7se detyrohemi ta p\u00ebrmendim, duke u habitur se p\u00ebrse b\u00ebhen k\u00ebto dallime n\u00eb d\u00ebm ekskluzivisht t\u00eb orthodhoks\u00ebve. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, p\u00ebr mua tashm\u00eb shkruajn\u00eb dhe p\u00ebrhapen akuza t\u00eb ndryshme t\u00eb padrejta dhe shpifje kund\u00ebr Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebrgjigjemi me argumente t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme. P\u00ebrgjigjet tona as botohen dhe as komunikohen. Njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm, deputet\u00eb dhe jo deputet\u00eb, q\u00eb nuk jan\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse, p\u00ebrzihen me k\u00ebmb\u00ebngulje n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e Kish\u00ebs son\u00eb me deklarata dhe veprime t\u00eb tjera. Kjo, sigurisht, nuk kontribuon bashkekzistenc\u00ebn paq\u00ebsore dhe respektimin reciprok t\u00eb komuniteteve fetare. P\u00ebrfundimisht, duhet t\u00eb b\u00ebhet e qart\u00eb, se, n\u00ebse Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk do t&#8217;i kthehet pasuria dhe n\u00ebse ajo nuk do t\u00eb fuqizohet, nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje vet\u00eb p\u00ebr mbajtjen e kuadrove t\u00eb saj, t\u00eb institucioneve fetare, t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb saj shpirt\u00ebrore dhe humanitare. Autoqefalin\u00eb e Kish\u00ebs e minojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb pezullojn\u00eb p\u00ebrparimin shpirt\u00ebror, edukativ dhe ekonomik t\u00eb KOASH-it dhe jo ata q\u00eb punojn\u00eb dit\u00eb e nat\u00eb me vet\u00ebsakrific\u00eb p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen e saj.<\/p>\n<p>Pyetje: V\u00ebnia juaj n\u00eb krye t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka ngjallur shum\u00eb diskutime. Si argument kryesor kund\u00ebr saj p\u00ebrmendet Autoqefalia e Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ju \u00e7&#8217;mendoni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Nga q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz her\u00eb pas here prononcohen p\u00ebr Kish\u00ebn ton\u00eb pa patur njohuri t\u00eb mjaftueshme teologjike dhe kish\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb sqarohet se Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb parti apo ndonj\u00eb shoqat\u00eb autoqefale shqiptare, por \u00ebsht\u00eb: a) &#8220;Kish\u00eb&#8221;, d.m.th. institucion i njohur p\u00ebrgjat\u00eb shekujve; b) &#8220;Orthodhokse&#8221;, e detyruar pra t\u00eb respektoj\u00eb kanunet kish\u00ebtare orthodhokse q\u00eb t\u00eb njihet nga t\u00eb gjith\u00eb si orthodhokse; c) &#8220;Autoqefale&#8221;, e pavarur nga qendra t\u00eb tjera pushteti si t\u00eb brendshme ashtu edhe t\u00eb jashtme; d) &#8220;e Shqip\u00ebris\u00eb&#8221;, q\u00eb p\u00ebrfshin n\u00eb gjirin e saj t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb besimit orthodhoks dhe q\u00eb gjithmon\u00eb do t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb prosperitetin e Shqip\u00ebris\u00eb. Kriter baz\u00eb, pra, se kush do t\u00eb vihej n\u00eb krye t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb momentin kritik pas persekutimit q\u00eb kishte shkat\u00ebrruar gjith\u00e7ka qe ekskluzivisht se kush, nga bota orthodhokse n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, do t\u00eb qe n\u00eb gjendje t&#8217;ia dilte mban\u00eb n\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjen e saj. Ky qe kriteri baz\u00eb i Patrikan\u00ebs Ekumenike. Kur \u00ebsht\u00eb fjala t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb operacion i v\u00ebshtir\u00eb dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebrkohet n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare kirurgu q\u00eb ka p\u00ebrvoj\u00ebn dhe aft\u00ebsin\u00eb ta b\u00ebj\u00eb me sukses dhe nuk pyetet se ku ka lindur ai.<\/p>\n<p>Pranova misionin e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb Kryepiskopit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb sepse Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuar t\u00ebr\u00ebsisht dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn nuk ekzistonte asnj\u00eb shqiptar q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsonte kushtet t\u00eb hirotonisej episkop, aq m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr kaq komplekse dhe t\u00eb mundimshme t\u00eb Kryepiskopit p\u00ebr ringritjen dhe riorganizimin e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Prandaj, dhe orthodhoks\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb pa dallim origjine u bashkuan rreth Kryepiskopit. Prandaj edhe zgjedhja ime, si\u00e7 e k\u00ebrkon Tradita Orthodhokse u njoh zyrtarisht nga t\u00eb gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale dhe n\u00eb vazhdim nga t\u00eb gjitha Kishat Kristiane t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Pyetje: A nuk ju pengon mosditja e shqipes p\u00ebr t\u00eb predikuar fjal\u00ebn e Zotit?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Sigurisht, v\u00ebshtir\u00ebson dhe p\u00ebrpiqem t\u00eb avancoj n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, ve\u00e7se kjo v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebrballohet me pranin\u00eb e p\u00ebrkthyesit t\u00eb aft\u00eb dhe t\u00eb kujdessh\u00ebm. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sigurisht, mbetet njohja dhe p\u00ebrjetimi i Fjal\u00ebs s\u00eb Zotit. Nga ana tjet\u00ebr, me p\u00ebrjashtim t\u00eb predikimit, Mesh\u00ebn Hyjnore dhe Sh\u00ebrbesat e tjera fetare i zhvilloj n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. N\u00eb gjuh\u00ebn shqipe jepet gjithashtu predikimi i shkruar dhe arti kish\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: N\u00eb krahinat e Jugut predikohet n\u00eb shum\u00eb raste n\u00eb greqisht? P\u00ebrse ndodh kjo gj\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: P\u00ebr Kish\u00ebn Orthodhokse nuk ekziston dallim gjuh\u00ebsh. T\u00eb gjitha gjuh\u00ebt jan\u00eb t\u00eb respektuara. Besimi orthodhoks \u00ebsht\u00eb &#8220;logjik&#8221; dhe duhet t\u00eb b\u00ebhet i kuptuesh\u00ebm. Aty ku besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb flasin greqishten \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb kulti dhe predikimi t\u00eb kryhen n\u00eb greqisht. K\u00ebto p\u00ebrfshihen edhe n\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut p\u00ebr minoritetet. Atje ku flitet shqip s&#8217;ka kuptim t\u00eb predikohet n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Pyetje: Kan\u00eb kaluar shum\u00eb muaj nga em\u00ebrimi juaj n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb qoft\u00eb se na lejoni t&#8217;ju pyesim tani pas kaq muajsh, a jeni i k\u00ebnaqur me k\u00ebt\u00eb em\u00ebrim?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Pik\u00ebs\u00ebpari nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr &#8220;em\u00ebrim&#8221;, por p\u00ebr zgjedhje kish\u00ebtare dhe mision. Nga fakti se kisha punuar si Eksark Patriarkal n\u00eb Shqip\u00ebri e njihja se vepra e Kryepiskopit do t\u00eb qe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb &#8220;Kryq&#8221; dhe jo ndonj\u00eb &#8220;tron&#8221; \u00e7lodh\u00ebs. Pranova k\u00ebt\u00eb mision duke iu bindur n\u00eb paqe dhe besim vullnetit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Duke par\u00eb tani Kish\u00ebn Orthodhokse t\u00eb riorganizohet, t\u00eb zhvillohet, t\u00eb ket\u00eb kuadro t\u00eb rinj, n\u00eb gjendje t\u00eb ngush\u00eblloj\u00eb dhe t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb popullin e vuajtur, pavar\u00ebsisht nga v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e m\u00ebdha, lavd\u00ebroj Per\u00ebndin\u00eb q\u00eb m\u00eb vler\u00ebsoi edhe mua t\u00eb kontribuoj n\u00eb Ngjalljen e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duke mbajtur kryqin q\u00eb m\u00eb besoi.<\/p>\n<p>Pyetje: \u00c7&#8217;ju b\u00ebnm\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje p\u00ebr mir\u00eb apo p\u00ebr keq n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: M\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje fisnik\u00ebria, durimi, mikpritja e popullit t\u00eb thjesht\u00eb. \u00cbsht\u00eb l\u00ebnduar thell\u00eb, dhe si \u00e7do i l\u00ebnduar meriton nderim. N\u00eb ve\u00e7anti m\u00eb ka impresionuar besimi, p\u00ebrkushtimi dhe afeksioni i orthodhoks\u00ebve ndaj meje n\u00eb periudh\u00ebn e sulmeve t\u00eb ndryshme t\u00eb padrejta. Negativisht jam habitur me sjelljen e disave q\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb regjimin e m\u00ebparsh\u00ebm mbanin pozita t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme (gjykat\u00ebs e diplomat\u00eb), tani n\u00eb periudh\u00ebn demokratike shfaqen shp\u00ebtimtar\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb dhe as m\u00eb shum\u00eb e as m\u00eb pak dhe shp\u00ebtimtar\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse.<\/p>\n<p>Pyetje: Si e kalon koh\u00ebn e lir\u00eb Kryepiskopi n\u00eb Shqip\u00ebri? \u00c7&#8217;ju p\u00eblqen m\u00eb shum\u00eb t\u00eb b\u00ebni?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb nuk ka ekzistuar &#8220;koh\u00eb e lir\u00eb&#8221;. Dit\u00eb dhe nat\u00eb mbushem me pun\u00eb dhe shqet\u00ebsime p\u00ebr ringritjen dhe riorganizimin e Kish\u00ebs. N\u00eb uljen e superintensitetit ndihmojn\u00eb nd\u00ebrrimi i pun\u00ebve, pak sh\u00ebtitje, muzika, leximi. N\u00eb ve\u00e7anti lutja individuale si edhe adhurimi i p\u00ebrbashk\u00ebt orthodhoks, t\u00eb \u00e7lodhin, t\u00eb p\u00ebrt\u00ebrijn\u00eb, t\u00eb fuqizojn\u00eb.<\/p>\n<p>Intervistoi Dhurata Ikonomi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb e gjer\u00eb me Kryepiskopin Anastas marr\u00eb nga gazeta &#8220;Intervista&#8221;, ku flet p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e tij gjat\u00eb kriz\u00ebs Shqip\u00ebri-Greqi, takimet me autoritetet greke dhe shqiptare, ankesat p\u00ebr mosvler\u00ebsimin e Kish\u00ebs Orthodhokse nga autoritetet shqiptare n\u00eb krahasim me komunitetet e tjera fetare, mosditjen e shqipes n\u00eb predikim, pranimin e misionit dhe p\u00ebrshtypjet e tij p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Marr\u00eb nga gazeta \"Intervista\" \u2013 Ekzistojn\u00eb zgjidhje kur k\u00ebto k\u00ebrkohen me mir\u00ebkuptim dhe respekt t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb","numri":"8 (11)","viti":"1993","muaji":"Gusht","muaji_numer":"8","dita":"","faqet":"[3, 6]","fjale_kyce":"[\"Kryepiskopi Anastas\", \"intervist\u00eb\", \"Shqip\u00ebri-Greqi\", \"kriz\u00eb diplomatike\", \"Berisha\", \"Micotaqis\", \"Serafin\", \"Autoqefali\", \"Parlamenti Evropian\", \"manastire\", \"Ardenica\", \"minoritetet\", \"predikim\", \"shqip\", \"greqisht\"]","permbledhje":"Intervist\u00eb e gjer\u00eb me Kryepiskopin Anastas marr\u00eb nga gazeta \"Intervista\", ku flet p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e tij gjat\u00eb kriz\u00ebs Shqip\u00ebri-Greqi, takimet me autoritetet greke dhe shqiptare, ankesat p\u00ebr mosvler\u00ebsimin e Kish\u00ebs Orthodhokse nga autoritetet shqiptare n\u00eb krahasim me komunitetet e tjera fetare, mosditjen e shqipes n\u00eb predikim, pranimin e misionit dhe p\u00ebrshtypjet e tij p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.","autori":"Dhurata Ikonomi","kategoria":"Intervist\u00eb","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9283],"ngjallja_autori":[9381],"ngjallja_viti":[9285],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-82723","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-interviste","ngjallja_autori-dhurata-ikonomi","ngjallja_viti-9285"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Intervist\u00eb me Kryepiskopin e Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Anastas - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interviste-me-kryepiskopin-e-tiranes-dhe-gjithe-shqiperise-anastas\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82723\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interviste-me-kryepiskopin-e-tiranes-dhe-gjithe-shqiperise-anastas\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interviste-me-kryepiskopin-e-tiranes-dhe-gjithe-shqiperise-anastas\/\",\"name\":\"Intervist\u00eb me Kryepiskopin e Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Anastas - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-05-31T23:59:42+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interviste-me-kryepiskopin-e-tiranes-dhe-gjithe-shqiperise-anastas\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interviste-me-kryepiskopin-e-tiranes-dhe-gjithe-shqiperise-anastas\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interviste-me-kryepiskopin-e-tiranes-dhe-gjithe-shqiperise-anastas\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Intervist\u00eb me Kryepiskopin e Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Anastas\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Intervist\u00eb me Kryepiskopin e Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Anastas - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interviste-me-kryepiskopin-e-tiranes-dhe-gjithe-shqiperise-anastas\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82723","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interviste-me-kryepiskopin-e-tiranes-dhe-gjithe-shqiperise-anastas\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interviste-me-kryepiskopin-e-tiranes-dhe-gjithe-shqiperise-anastas\/","name":"Intervist\u00eb me Kryepiskopin e Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Anastas - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-05-31T23:59:42+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interviste-me-kryepiskopin-e-tiranes-dhe-gjithe-shqiperise-anastas\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interviste-me-kryepiskopin-e-tiranes-dhe-gjithe-shqiperise-anastas\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/interviste-me-kryepiskopin-e-tiranes-dhe-gjithe-shqiperise-anastas\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Intervist\u00eb me Kryepiskopin e Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Anastas"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82723","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82723"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=82723"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=82723"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=82723"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=82723"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}