{"id":82663,"date":"2026-06-01T01:59:06","date_gmt":"2026-05-31T23:59:06","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-besojne-kristianet-orthodhokse\/"},"modified":"2026-06-01T01:59:06","modified_gmt":"2026-05-31T23:59:06","slug":"cfare-besojne-kristianet-orthodhokse","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-besojne-kristianet-orthodhokse\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb besojn\u00eb kristian\u00ebt orthodhoks\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjith\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: e din\u00eb se di\u00e7ka nuk shkon. Duam t\u00eb jetojm\u00eb, por dim\u00eb se do t\u00eb vdesim. Me zem\u00ebr e ndjejm\u00eb se duhet ta duam nj\u00ebri-tjetrin, por shohim nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb mbushur me urrejtje dhe zem\u00ebrim. Duam paqe, por jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb me luft\u00eb. Kemi d\u00ebshir\u00eb t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, por shohim g\u00ebnjeshtra rreth e qark. P\u00ebrpjekjet tona njer\u00ebzore p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb t\u00eb lumtur jan\u00eb t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>Duke dashur t\u00eb kemi p\u00ebr vete sa m\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra, duke k\u00ebrkuar k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb fizike, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb kemi pushtet mbi t\u00eb tjer\u00ebt, duke p\u00ebrdorur drogat dhe alkoolin, apo duke fluturuar n\u00ebp\u00ebr fantazira t\u00eb kota &#8211; p\u00ebrpjekjet tona p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb d\u00ebshtim e zhg\u00ebnjim. Megjithat\u00eb ne e dim\u00eb se jemi krijuar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb lumtur, p\u00ebr ta jetuar jet\u00ebn me t\u00eb gjitha t\u00eb mirat e saj. Kristian\u00ebt orthodhoks\u00eb besojn\u00eb se Per\u00ebndia b\u00ebri nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb mir\u00eb, nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb reflekton mir\u00ebsin\u00eb e vet\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Por njer\u00ebzit desh\u00ebn t\u00eb b\u00ebhen vet\u00eb zot\u00ebr t\u00eb vegj\u00ebl. Ata harruan se Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb burimi i tyre, ashtu si dhe dielli \u00ebsht\u00eb burimi i drit\u00ebs. Per\u00ebndia i b\u00ebri njer\u00ebzit si\u00e7 deshi vet\u00eb, q\u00eb t\u00eb jetonin me T\u00eb. Por ata duke b\u00ebr\u00eb m\u00ebkat e prish\u00ebn lidhjen me Per\u00ebndin\u00eb. M\u00ebkat \u00ebsht\u00eb zgjedhja e nj\u00eb jete ndryshe nga jeta q\u00eb Per\u00ebndia na dha neve. Kjo do t\u00eb tho\u00eb se ne p\u00ebrpiqemi t\u00eb b\u00ebhemi vet\u00eb zot\u00ebr, t\u00eb jemi t\u00eb pavarur nga Per\u00ebndia, t\u00eb kemi nj\u00eb jet\u00eb pa Per\u00ebndi. Ky \u00ebsht\u00eb burimi i t\u00eb gjith\u00eb vuajtjeve njer\u00ebzore. Iisui erdhi t\u00eb na p\u00ebrt\u00ebrij\u00eb e t\u00eb na kthej\u00eb ne dhe gjith\u00eb njer\u00ebzin\u00eb n\u00eb jet\u00ebn q\u00eb do Per\u00ebndia. Iisui ishte njeri, por pa m\u00ebkate. Ai ishte me Per\u00ebndin\u00eb dhe jetoi mes njer\u00ebzve si dashuri e vet\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Ai erdhi tek ne dhe ndau shpirtin e tij me ne, p\u00ebr t\u00eb na dh\u00ebn\u00eb t\u00eb vetmen jet\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb &#8211; jet\u00ebn e vet\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Pik\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb mision u d\u00ebrgua Iisui q\u00eb n\u00eb fillim. Ai \u00ebsht\u00eb quajtur &#8220;Krisht&#8221; q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb &#8220;i bekuari, i zgjedhuri&#8221; nga Per\u00ebndia p\u00ebr t\u00eb na treguar m\u00ebnyr\u00ebn e jet\u00ebs q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet fjal\u00ebve dhe shembullit t\u00eb Tij, Iisui na m\u00ebsoi se si duhet t\u00eb jetojm\u00eb. Ai sh\u00ebroi t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt, u jepte shpres\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve dhe i m\u00ebsoi njer\u00ebzit si ta donin nj\u00ebri tjetrin. Duke vdekur i kryq\u00ebzuar, Ai tregoi se \u00e7&#8217;kuptim kish dashuria. Bota nuk mund ta duronte mir\u00ebsin\u00eb dhe dashurin\u00eb e Tij, prandaj edhe njer\u00ebzit e vran\u00eb. Por Ai edhe ata i donte. Ne t\u00eb gjith\u00eb jemi vras\u00ebsit e Tij, sepse t\u00eb gjith\u00eb jemi m\u00ebkatar\u00eb. Ai na donte, prandaj edhe u ngrit nga vdekja p\u00ebr t\u00eb na treguar se dashuria e Per\u00ebndis\u00eb e mund vdekjen. Ai ishte burim i till\u00eb jete sa q\u00eb pranoi edhe vdekjen p\u00ebr dashurin\u00eb e gjith\u00eb njer\u00ebzimit. Vdekja nuk mundi ta vras\u00eb At\u00eb. Ai u ngrit p\u00ebr t\u00eb na treguar se n\u00eb qoft\u00eb se ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb jet\u00ebn e Tij, edhe vdekja do t\u00eb kap\u00ebrcehet. Gjith\u00eb \u00e7far\u00eb na duhet neve (sepse jemi njer\u00ebz, dhe jemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb ndajm\u00eb dashurin\u00eb me Per\u00ebndin\u00eb) gjendet n\u00eb Iisuin. Ai na tregon rrug\u00ebn p\u00ebr tek Per\u00ebndia, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr t\u00eb patur jet\u00eb. Iisui vet\u00eb tha: Un\u00eb jam Udha, e V\u00ebrteta dhe Jeta. Askush nuk vete tek Per\u00ebndia p\u00ebrve\u00e7 se n\u00ebp\u00ebrmjet meje.<\/p>\n<p>Kristian\u00ebt orthodhoks\u00eb besojn\u00eb se Iisui \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb, me Per\u00ebndin\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb njeri, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe hyjnor. Kur njohim Iisuin, njohim vet\u00eb Per\u00ebndin\u00eb. &#8220;Kush m\u00eb njeh mua, njeh Per\u00ebndin\u00eb&#8221;, u thoshte dishepujve t\u00eb Tij. Iisui \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndi, nj\u00eb me Atin, q\u00eb e b\u00ebn gjith\u00eb jet\u00ebn me Atin. Ai na d\u00ebrgon Shpirtin e Shenjt\u00eb q\u00eb t\u00eb na ndihmoj\u00eb t\u00eb ecim n\u00eb udh\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb. Ajo udh\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00eb jeta e Tij, dhe \u00ebsht\u00eb e Tij me t\u00eb drejt\u00eb. Ajo i takon Atij q\u00eb para fillimit t\u00eb koh\u00ebs. Ajo udh\u00eb \u00ebsht\u00eb jona si dhurat\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb, e dh\u00ebn\u00eb nga Ati n\u00eb Krishtin, n\u00ebp\u00ebrmjet Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb. Nj\u00eb shkrimtar i hersh\u00ebm kristian i quajti Iisuin dhe Shpirtin e Shenjt\u00eb: &#8220;Dy duart e Atit&#8221;.<\/p>\n<p>Iisui \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb Kish\u00eb. Pasi u kthye tek Ati Iisui d\u00ebrgoi Shpirtin e Shenjt\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb kish\u00ebn e Tij. Shpirti i Shenjt\u00eb ka pas\u00eb qen\u00eb midis njer\u00ebzve t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim. Para se Iisui vinte, Shpirti i Shenjt\u00eb frym\u00ebzoi profet\u00ebt dhe gjith\u00eb ata q\u00eb shkruan Dhiat\u00ebn. N\u00eb Dhiat\u00eb gjejm\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si ka punuar Per\u00ebndia me njer\u00ebzit. Ajo u shkruajt sepse Shpirti i Shenjt\u00eb gjithmon\u00eb punonte midis atyre q\u00eb Per\u00ebndia zgjodhi p\u00ebr t&#8217;u treguar planet e Tij. M\u00ebnyra me t\u00eb cil\u00ebn Per\u00ebndia jetoi mes njer\u00ebzve u b\u00eb akoma m\u00eb direkte pas Iisui na u tregua me sh\u00ebmb\u00ebllimin e Atit. Tani Iisui \u00ebsht\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mes nesh, n\u00eb Kish\u00ebn e Tij. Iisui u b\u00ebri thirrje pasuesve t\u00eb Tij p\u00ebr t&#8217;i pag\u00ebzuar t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i bindeshin fjal\u00ebs s\u00eb Tij.<\/p>\n<p>Apostujt ishin shok\u00ebt dhe pasuesit e par\u00eb t\u00eb Iisuit. Ata ishin gjithashtu njer\u00ebzit q\u00eb pat\u00ebn d\u00ebshmuar ringjalljen e Tij. K\u00ebta d\u00ebshmitar\u00eb i ran\u00eb bot\u00ebs p\u00ebrqark, duke dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsime e duke filluar bashkime n\u00eb t\u00eb cilat njer\u00ebzit pag\u00ebzoheshin. Prania e Iisuit ndihej n\u00eb kungat\u00eb, veprim q\u00eb n\u00ebnkuptonte &#8220;Faleminderit Per\u00ebndis\u00eb&#8221;. Apostujt zgjodh\u00ebn udh\u00ebheq\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto bashkime. Ata ishin episkop\u00ebt e par\u00eb. Gjith\u00eb episkop\u00ebt orthodhoks\u00eb jan\u00eb pasardh\u00ebs, ndajn\u00eb dhe vazhdojn\u00eb jet\u00ebn e Iisuit. Episkop\u00ebt caktojn\u00eb prift\u00ebrinjt\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7far\u00eb urdh\u00ebroi Iisui p\u00ebr pasuesit e tij: t\u00eb pag\u00ebzojn\u00eb, t\u00eb ndajn\u00eb buk\u00eb e ver\u00eb dhe t\u00eb mbajn\u00eb mend se kudo &#8211; n\u00eb martes\u00eb, n\u00eb s\u00ebmundje, n\u00eb sh\u00ebndet, n\u00eb vdekje dhe jet\u00eb &#8211; Ai \u00ebsht\u00eb me ne, dhe se jeta e Tij \u00ebsht\u00eb jeta jon\u00eb. &#8220;Un\u00eb do t\u00eb jem me ju, \u00e7do dit\u00eb deri n\u00eb mbarim t\u00eb jet\u00ebs&#8221; &#8211; tha Iisui.<\/p>\n<p>N\u00eb pag\u00ebzim, ne vdesim dhe ngjallemi me Krishtin, si dhe na premtohet ngjalja: n\u00eb qoft\u00eb se jemi besimtar\u00eb, do t\u00eb jemi si Iisui dhe vdekja s&#8217;do t\u00eb jet\u00eb fundi yn\u00eb. Ne do t\u00eb jetojm\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb me Iisuin, me g\u00ebzimin q\u00eb e kemi ditur se Ai na takon ne. Ky g\u00ebzim dhe kjo jet\u00eb e re fillon q\u00eb tani, n\u00eb jet\u00ebn tok\u00ebsore. Kur Kisha mblidhet dhe ha buk\u00eb me ver\u00eb (si\u00e7 b\u00ebri Iisui me shok\u00ebt e tij n\u00eb Dark\u00ebn Mistike para se t\u00eb kryq\u00ebzohej p\u00ebr ne, Iisui \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb aty. Ai na jep veten e Tij n\u00eb kungat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb na frym\u00ebzuar e ndihmuar t\u00eb ndryshoj\u00eb shum\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb si Ai.<\/p>\n<p>Iisui \u00ebsht\u00eb udha jon\u00eb, e v\u00ebrteta jon\u00eb dhe jeta jon\u00eb. Ai k\u00ebrkon nga ne t&#8217;ia japim veten ton\u00eb Atij, q\u00eb Ai t\u00eb mund ta kap\u00ebrcej\u00eb vdekjen e t\u00eb na largoj\u00eb vuajtjet. Mbi tok\u00eb ne ndajm\u00eb kryqin dhe vuajtjet e Tij. Por ne dim\u00eb se Ai ka korrur fitoren finale duke mposhtur vet\u00eb vdekjen, p\u00ebr t&#8217;i sjell\u00eb njer\u00ebzit edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb bashkim me Per\u00ebndin\u00eb. Ne kurr\u00eb s&#8217;mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb mjaft p\u00ebr ta merituar k\u00ebt\u00eb sakrific\u00eb. Ne kurr\u00eb s&#8217;mund ta b\u00ebjm\u00eb veten t\u00eb vlefsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb. E vetmja gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne, \u00ebsht\u00eb ta pranojm\u00eb At\u00eb me mir\u00ebnjohje, duke fal\u00ebnderuar Iisuin dhe duke u p\u00ebrpjekur ta duam nj\u00ebri-tjetrin ashtu si Ai na do ne.<\/p>\n<p>(Marr\u00eb nga nj\u00eb botim i Seminarit Orthodhoks Teologjik t\u00eb Sh\u00ebn Vladimirit)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tekst katekizmi q\u00eb paraqet bazat e besimit orthodhoks: krijimi, m\u00ebkati, mish\u00ebrimi i Krishtit, kryq\u00ebzimi dhe ngjallja, prania e Iisuit n\u00eb Kish\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, suksesioni apostolik dhe r\u00ebnd\u00ebsia e pag\u00ebzimit e kungat\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"6 (9)","viti":"1993","muaji":"Qershor","muaji_numer":"6","dita":"","faqet":"[3]","fjale_kyce":"[\"besimi orthodhoks\", \"Iisui Krisht\", \"Shpirti i Shenjt\u00eb\", \"pag\u00ebzim\", \"kungat\u00eb\", \"apostujt\", \"episkop\u00ebt\", \"Seminari Sh\u00ebn Vladimir\", \"kryq\u00ebzim\", \"ngjallje\"]","permbledhje":"Tekst katekizmi q\u00eb paraqet bazat e besimit orthodhoks: krijimi, m\u00ebkati, mish\u00ebrimi i Krishtit, kryq\u00ebzimi dhe ngjallja, prania e Iisuit n\u00eb Kish\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, suksesioni apostolik dhe r\u00ebnd\u00ebsia e pag\u00ebzimit e kungat\u00ebs.","autori":"","kategoria":"Katekiz\u00ebm \/ Besim","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9350],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[9285],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-82663","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-katekizem-besim","ngjallja_viti-9285"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u00c7far\u00eb besojn\u00eb kristian\u00ebt orthodhoks\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-besojne-kristianet-orthodhokse\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82663\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-besojne-kristianet-orthodhokse\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-besojne-kristianet-orthodhokse\/\",\"name\":\"\u00c7far\u00eb besojn\u00eb kristian\u00ebt orthodhoks\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-05-31T23:59:06+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-besojne-kristianet-orthodhokse\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-besojne-kristianet-orthodhokse\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-besojne-kristianet-orthodhokse\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u00c7far\u00eb besojn\u00eb kristian\u00ebt orthodhoks\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u00c7far\u00eb besojn\u00eb kristian\u00ebt orthodhoks\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-besojne-kristianet-orthodhokse\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82663","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-besojne-kristianet-orthodhokse\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-besojne-kristianet-orthodhokse\/","name":"\u00c7far\u00eb besojn\u00eb kristian\u00ebt orthodhoks\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-05-31T23:59:06+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-besojne-kristianet-orthodhokse\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-besojne-kristianet-orthodhokse\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/cfare-besojne-kristianet-orthodhokse\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u00c7far\u00eb besojn\u00eb kristian\u00ebt orthodhoks\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82663","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82663"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=82663"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=82663"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=82663"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=82663"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}