{"id":82647,"date":"2026-06-01T01:58:57","date_gmt":"2026-05-31T23:58:57","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/detyra-me-e-rendesishme-arsimimi-i-klerit\/"},"modified":"2026-06-01T01:58:57","modified_gmt":"2026-05-31T23:58:57","slug":"detyra-me-e-rendesishme-arsimimi-i-klerit","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/detyra-me-e-rendesishme-arsimimi-i-klerit\/","title":{"rendered":"Detyra m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme &#8211; arsimimi i klerit"},"content":{"rendered":"<p>Detyra m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme &#8211; arsimimi i klerit<\/p>\n<p>&#8211; Intervist\u00eb me dekanin e shkoll\u00ebs Teologjike &#8220;Sh\u00ebn Vladimiri&#8221; t\u00eb Nju Jorkut, At Tom Hopko &#8211;<\/p>\n<p>&#8211; Para s\u00eb gjithash, d\u00ebshiroj t&#8217;ju shpreh urimet p\u00ebr predikimin dhe g\u00ebzimin p\u00ebr vizit\u00ebn tuaj, sepse ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr \u00e7do njeri q\u00eb na ofron ndihm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, por vendin e par\u00eb gjithmon\u00eb e z\u00eb ndihma shpirt\u00ebrore. Prandaj si fillim desh\u00ebm t\u00eb dinim di\u00e7ka p\u00ebr jet\u00ebn tuaj dhe p\u00ebr misionin q\u00eb keni kryer p\u00ebr t&#8217;ia transmetuar lexuesit ton\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; Gjysh\u00ebrit e mi erdh\u00ebn n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. Prind\u00ebrit e mi u lind\u00ebn aty, un\u00eb u linda aty, rritur n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse. Prind\u00ebrit e mi ishin pun\u00ebtor\u00eb, jo t\u00eb arsimuar, por un\u00eb studjoja n\u00eb Universitet dhe pastaj n\u00eb shkoll\u00ebn Teologjike. M\u00eb von\u00eb u hirotonisa prift p\u00ebr 5 vjet n\u00eb nj\u00eb enori. I vazhdova studimet, duke marr\u00eb doktorat\u00ebn dhe prej 25 vitesh jap m\u00ebsim n\u00eb shkoll\u00ebn ton\u00eb Teologjike &#8220;Sh\u00ebn Vladimiri&#8221; n\u00eb Nju Jork. Q\u00eb nga shtatori i kaluar jam dekan i saj, kreu i shkoll\u00ebs. K\u00ebt\u00eb vit mbush 30 vjet prift.<\/p>\n<p>&#8211; Ju fol\u00ebt p\u00ebr lidhjet q\u00eb keni pasur me kish\u00ebn shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb. Mund t\u00eb na thoni di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr?<\/p>\n<p>&#8211; Sigurisht. Shqiptar\u00ebt n\u00eb Amerik\u00eb kan\u00eb disa komunitete orthodhokse dhe m\u00eb 1978 komuniteti shqiptar i Nju Jorkut kishte nevoj\u00eb p\u00ebr prift ndaj Metropoliti m\u00eb d\u00ebrgoi mua. P\u00ebr 5 vjet isha guvernatori i enoris\u00eb s\u00eb komunitetit t\u00eb Sh\u00ebn Kollit.<\/p>\n<p>&#8211; Kjo lidhje vazhdon ende sot?<\/p>\n<p>&#8211; Po, sigurisht. Jemi bashk\u00eb. Ka nj\u00eb lidhje t\u00eb ngusht\u00eb, nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngroht\u00eb midis gjith\u00eb orthodhoks\u00ebve.<\/p>\n<p>&#8211; Esht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb vini n\u00eb Shqip\u00ebri. Do t\u00eb d\u00ebshironim t\u00eb dinim mendimin tuaj p\u00ebr ecurin\u00eb e Kish\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb tani dy vjet pasi ka gjetur lirin\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Ngjan me mrekulli. Esht\u00eb si mrekulli. Nuk kishte asgj\u00eb: as fe, as kish\u00eb. Dhe tani t\u00eb kemi k\u00ebt\u00eb ngjallje t\u00eb madhe, k\u00ebt\u00eb rilindje. Esht\u00eb si mrekulli. Duam t\u00eb ndihmojm\u00eb n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mundemi.<\/p>\n<p>&#8211; Ku mendon se q\u00ebndron roli i Kryepiskopit, Fortlumturis\u00eb s\u00eb Tij Anastas, n\u00eb k\u00ebt\u00eb Ngjallje?<\/p>\n<p>&#8211; Ai \u00ebsht\u00eb personi udh\u00ebheq\u00ebs, figura udh\u00ebheq\u00ebse, dhe \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e mrekullueshme q\u00eb e keni, sepse ai \u00ebsht\u00eb misionar p\u00ebr shum\u00eb vite, ka dashuri t\u00eb madhe p\u00ebr njer\u00ebzit, dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb me njer\u00ebzit, i aft\u00eb ta b\u00ebj\u00eb veten e tij si nj\u00eb nga njer\u00ebzit e grigj\u00ebs s\u00eb vet. Dhe jam i bindur se njer\u00ebzit do ta kuptojn\u00eb dhe do ta duan si njeriun e tyre n\u00eb kish\u00eb. Esht\u00eb shum\u00eb inteligjent, shum\u00eb i aft\u00eb. E njoh q\u00eb kur ishte dhiakon. U takuam m\u00eb 1961 n\u00eb Beirut t\u00eb Libanit, kur ishim t\u00eb rinj, n\u00eb l\u00ebvizjen e t\u00eb rinjve.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb kthehemi tek ajo q\u00eb filluam intervist\u00ebn. Pavar\u00ebsisht nga hapat e m\u00ebdhenj q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb, kemi shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen tuaj, dhe gjith\u00eb komunitetit orthodhoks bot\u00ebror. \u00c7&#8217;mendoni, si mund t\u00eb shtohet dhe t\u00eb rritet kjo lidhje dhe mb\u00ebshtetje?<\/p>\n<p>&#8211; Mendimi im \u00ebsht\u00eb se tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb nxjerr\u00ebsh udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb rinj, nga vet\u00eb njer\u00ebzit, nga popullsia lokale. Dhe mendoj se m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t&#8217;u jap\u00ebsh njer\u00ebzve t\u00eb rinj arsimim t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb Shkrimin e Shenjt\u00eb, Bibl\u00ebn, Liturgjin\u00eb, historin\u00eb e Kish\u00ebs, t\u00eb Et\u00ebrve t\u00eb Kish\u00ebs, t&#8217;u jap\u00ebsh p\u00ebrvoj\u00ebn e kishave t\u00eb tjera orthodhokse, t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb orthodhoks\u00eb nga e gjith\u00eb bota, jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon, t\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb Ballkan, por n\u00eb Amerik\u00eb, Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore e Lindore, n\u00eb Rusi etj. dhe njer\u00ebzit e rinj t\u00eb ndjejn\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb gj\u00ebn\u00eb e par\u00eb &#8211; se ata jan\u00eb t\u00eb krishter\u00eb: Un\u00eb jam i krishter\u00eb, un\u00eb jam i krishter\u00eb orthodhoks, un\u00eb i takoj nj\u00eb Kishe t\u00eb shenjt\u00eb, t\u00eb p\u00ebrgjithshme, apostolike. Jam i krishter\u00eb, dhe mendoj se udh\u00ebqja \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja ky\u00e7. Do t\u00eb thosha se n\u00ebse ndonj\u00eb nga njer\u00ebzit tuaj t\u00eb rinj ka d\u00ebshir\u00ebn t\u00eb vij\u00eb t\u00eb studioj\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn ton\u00eb Theologjike \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebpritur. Do t\u00eb p\u00ebrpiqemi t&#8217;ju ndihmojm\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb gjejm\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ka nj\u00eb student n\u00eb Seminarin e Kryqit t\u00eb Shenjt\u00eb n\u00eb Boston, dhe n\u00ebse do t\u00eb kemi m\u00eb shum\u00eb student\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb do t\u00eb jemi t\u00eb lumtur p\u00ebr t&#8217;ju ndihmuar. Mendoj se arsimimi \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb njer\u00ebzit e rinj ta duan Kish\u00ebn dhe t\u00eb din\u00eb \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb Kisha Orthodhokse.<\/p>\n<p>&#8211; Si e konsideroni ju faktin: A \u00ebsht\u00eb dhurat\u00eb Per\u00ebndie q\u00eb pas nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb persekutimi kjo kish\u00eb q\u00eb qe shnd\u00ebrruar n\u00eb palest\u00ebr, pa s\u00eb pari episkop, pastaj dekanin e Seminarit t\u00eb &#8220;Kryqit t\u00eb Shenjt\u00eb&#8221; dhe tani k\u00ebtu vjen dekani i Seminarit &#8220;Sh\u00ebn Vladimiri&#8221;?<\/p>\n<p>&#8211; Esht\u00eb Bekimi nga Per\u00ebndia. Providenca Hyjnore. Vajta dhe vizitova At Alqiviadhin te Kryqi i Shenjt\u00eb (dekani i &#8220;Kryqit t\u00eb Shenjt\u00eb&#8221;) para se t\u00eb vija n\u00eb Shqip\u00ebri dhe bisedova me t\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka. Ai dhe un\u00eb jemi miq t\u00eb mir\u00eb dhe bashk\u00ebpunojm\u00eb dhe jemi gati t\u00eb ndihmojm\u00eb me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb po t\u00eb mundemi.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb kesh brenda tre muajsh t\u00eb dy dekan\u00ebt e dy seminareve orthodhokse t\u00eb SHBA e konsiderojm\u00eb si nj\u00eb favor q\u00eb i b\u00ebhet Kish\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; E drejt\u00eb, jemi shum\u00eb t\u00eb interesuar. Jam i bindur se ky \u00ebsht\u00eb vullneti i Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb ne t\u00eb njihemi, t\u00eb punojm\u00eb bashk\u00eb dhe ne k\u00ebrkojm\u00eb ndihm\u00eb nga ju gjithashtu, q\u00eb t\u00eb vini t\u00eb na flisni se \u00e7&#8217;do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jetoje k\u00ebtu, se \u00e7&#8217;do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb ishe n\u00ebn komuniz\u00ebm, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb vuash; \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr amerikan\u00ebt ta njohin.<\/p>\n<p>&#8211; Esht\u00eb e mundur q\u00eb vizita t\u00eb tilla nga jasht\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb p\u00ebrkohshme misionare, t\u00eb cilat do t\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Sigurisht. Do t\u00eb p\u00ebrpiqemi ta rregullojm\u00eb p\u00ebr q\u00ebndrime m\u00eb t\u00eb gjata. Por edhe juve, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb vini t\u00eb bisedoni, t\u00eb flisni aty me njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>&#8211; Duke ditur se jeni nj\u00eb autor shum\u00eb i lexuar nga gjith\u00eb bota, dhe se librat tuaj t\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb shum\u00eb gjuh\u00eb (10 deri tani), \u00e7far\u00eb do t\u00eb thoshit, dhe cila nga veprat tuaja do t\u00eb d\u00ebshironit t\u00eb p\u00ebrkthehej e para n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe?<\/p>\n<p>&#8211; Esht\u00eb e thjesht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrgjigjur. Kam kat\u00ebr volume t\u00eb vogla t\u00eb katekizmit. Shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb rusisht, serbisht, arabisht, japonisht, dhe \u00ebsht\u00eb m\u00ebsim themelor i besimit Orthodhoks. Kjo do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e mira t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb shqip. Mund t\u00eb provojm\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb edhe n\u00eb Nju Jork.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb me At Tom Hopko, dekan i Shkoll\u00ebs Teologjike &#8216;Sh\u00ebn Vladimiri&#8217; t\u00eb Nju Jorkut, q\u00eb viziton Shqip\u00ebrin\u00eb. Ai flet p\u00ebr jet\u00ebn e tij, lidhjen me komunitetin orthodhoks shqiptar t\u00eb Amerik\u00ebs, njohjen me Kryepiskopin Anastas q\u00eb n\u00eb 1961 n\u00eb Beirut, dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e arsimimit t\u00eb klerit dhe p\u00ebrkthimit t\u00eb katekizmit n\u00eb shqip.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Intervist\u00eb me dekanin e shkoll\u00ebs Teologjike \"Sh\u00ebn Vladimiri\" t\u00eb Nju Jorkut, At Tom Hopko","numri":"5 (8)","viti":"1993","muaji":"Maj","muaji_numer":"5","dita":"","faqet":"[6, 7]","fjale_kyce":"[\"At Tom Hopko\", \"Sh\u00ebn Vladimiri\", \"Nju Jork\", \"shkoll\u00eb Teologjike\", \"Kryepiskopi Anastas\", \"katekiz\u00ebm\", \"Beirut\", \"Liban\", \"1961\", \"Kryqi i Shenjt\u00eb\", \"Alqiviadhi\", \"arsimim\", \"kler\"]","permbledhje":"Intervist\u00eb me At Tom Hopko, dekan i Shkoll\u00ebs Teologjike 'Sh\u00ebn Vladimiri' t\u00eb Nju Jorkut, q\u00eb viziton Shqip\u00ebrin\u00eb. Ai flet p\u00ebr jet\u00ebn e tij, lidhjen me komunitetin orthodhoks shqiptar t\u00eb Amerik\u00ebs, njohjen me Kryepiskopin Anastas q\u00eb n\u00eb 1961 n\u00eb Beirut, dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e arsimimit t\u00eb klerit dhe p\u00ebrkthimit t\u00eb katekizmit n\u00eb shqip.","autori":"","kategoria":"Intervist\u00eb","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9283],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[9285],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-82647","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-interviste","ngjallja_viti-9285"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Detyra m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme - arsimimi i klerit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/detyra-me-e-rendesishme-arsimimi-i-klerit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82647\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/detyra-me-e-rendesishme-arsimimi-i-klerit\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/detyra-me-e-rendesishme-arsimimi-i-klerit\/\",\"name\":\"Detyra m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme - arsimimi i klerit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-05-31T23:58:57+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/detyra-me-e-rendesishme-arsimimi-i-klerit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/detyra-me-e-rendesishme-arsimimi-i-klerit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/detyra-me-e-rendesishme-arsimimi-i-klerit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Detyra m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme &#8211; arsimimi i klerit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Detyra m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme - arsimimi i klerit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/detyra-me-e-rendesishme-arsimimi-i-klerit\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82647","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/detyra-me-e-rendesishme-arsimimi-i-klerit\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/detyra-me-e-rendesishme-arsimimi-i-klerit\/","name":"Detyra m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme - arsimimi i klerit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-05-31T23:58:57+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/detyra-me-e-rendesishme-arsimimi-i-klerit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/detyra-me-e-rendesishme-arsimimi-i-klerit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/detyra-me-e-rendesishme-arsimimi-i-klerit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Detyra m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme &#8211; arsimimi i klerit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82647","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82647"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=82647"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=82647"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=82647"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=82647"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}