{"id":82640,"date":"2026-06-01T01:58:52","date_gmt":"2026-05-31T23:58:52","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-vend-qe-te-pershkruajme-erresiren-le-te-ndezim-nje-llambadhe-pashke\/"},"modified":"2026-06-01T01:58:52","modified_gmt":"2026-05-31T23:58:52","slug":"ne-vend-qe-te-pershkruajme-erresiren-le-te-ndezim-nje-llambadhe-pashke","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-vend-qe-te-pershkruajme-erresiren-le-te-ndezim-nje-llambadhe-pashke\/","title":{"rendered":"N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruajm\u00eb err\u00ebsir\u00ebn, le t\u00eb ndezim nj\u00eb llambadhe Pashke"},"content":{"rendered":"<p>&#8220;Ku \u00ebsht\u00eb o Ferr fitorja jote? Krishti u ngjall dhe ti u mposhte&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruajm\u00eb err\u00ebsir\u00ebn, le t\u00eb ndezim nj\u00eb llambadhe Pashke&#8230;<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb epok\u00eb kur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend mbret\u00ebroi fryma e Ferrit. Nj\u00eb ateiz\u00ebm i dhunsh\u00ebm vriste nd\u00ebrgjegjet, mbyste \u00e7do gj\u00eb me vler\u00eb q\u00eb ka jeta njer\u00ebzore: lirin\u00eb, besimin dhe dashurin\u00eb. T\u00eb fuqishmit e asaj kohe k\u00ebrkuan t\u00eb vrasin Per\u00ebndin\u00eb n\u00eb zemrat e njer\u00ebzve, kryq\u00ebzuan p\u00ebrs\u00ebri Krishtin, jo vet\u00ebm p\u00ebr pak dit\u00eb, por p\u00ebr vite me radh\u00eb. E varros\u00ebn At\u00eb dhunsh\u00ebm, jo vet\u00ebm p\u00ebr pak dit\u00eb, por p\u00ebr dekada. Dhe e vulos\u00ebn varrin me gurin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb heshtjes s\u00eb thell\u00eb. Dhe shpall\u00ebn n\u00eb form\u00eb panegjirike, me vendime kongresesh, se n\u00eb Shqip\u00ebri vdiq Per\u00ebndia. Por atje ku t\u00eb \u00e7mendur k\u00ebrkuan t\u00eb vrasin Per\u00ebndin\u00eb, shum\u00eb shpejt u zbulua se, p\u00ebrfundimisht ata vran\u00eb njeriun q\u00eb \u00ebsht\u00eb shemb\u00eblltyra e Per\u00ebndis\u00eb; dhe p\u00ebr m\u00eb tej, shkrin\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb njer\u00ebzore, e cila nuk mund t\u00eb jetoj\u00eb pa Diellin e drejt\u00ebsis\u00eb: Per\u00ebndin\u00eb. Ateizmi shkat\u00ebrroi marr\u00ebdh\u00ebniet individuale dhe shoq\u00ebrore, u kalli frik\u00ebn akoma edhe luleve n\u00eb ara, duke mbjellur n\u00eb vend kafkat e bunker\u00ebve, duke e mbushur at\u00eb me varre t\u00eb trishtme, varre plot me frik\u00eb edhe me ankth.<\/p>\n<p>Por kjo periudh\u00eb kaloi nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb. &#8220;Krishti u ngjall s\u00eb vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli, edhe t\u00eb varrosurve jet\u00ebn u fali&#8221;. Ky marsh i orthodhoks\u00ebve p\u00ebrmbledh at\u00eb \u00e7ka po ndodh sot n\u00eb Shqip\u00ebri. U ngjall Krishti, dhe bashk\u00eb me T\u00eb u ngjall\u00ebn liria, shpresa dhe g\u00ebzimi n\u00eb shpirtrat e njer\u00ebzve. Pashka, p\u00ebrb\u00ebn kulmin e besimit kristian orthodhoks dhe Ngjallja gjendet n\u00eb zemr\u00ebn e spiritualitetit orthodhoks, n\u00eb shpirtin e besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb. Prandaj dhe porsa u lejua rikrijimi i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me k\u00ebt\u00eb mesazh filloi riorganizimi i saj. T\u00eb gjith\u00eb mbajn\u00eb mend se si me fjal\u00ebt &#8220;Krishti u ngjall&#8221; n\u00eb goj\u00eb udh\u00ebtuam n\u00ebp\u00ebr qytetet dhe fshatrat e Shqip\u00ebris\u00eb si i d\u00ebrguar i Patrikan\u00ebs Ekumenike t\u00eb Konstandinopolit, t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb orthodhoksis\u00eb son\u00eb, e cila kujdeset p\u00ebr besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Siguria e Ngjalljes mbush tani plot me drit\u00eb e fuqi zemrat tona dhe k\u00ebnga e ngjalljes p\u00ebr dashurin\u00eb e shpres\u00ebn jehon tani n\u00eb qytetet, malet dhe luginat e k\u00ebtij vendi dikur t\u00eb kryq\u00ebzuar.<\/p>\n<p>II<\/p>\n<p>Me p\u00ebrsh\u00ebndetjen gazmore Krishti u ngjall, e kremtojm\u00eb ne t\u00eb krishter\u00ebt Pashk\u00ebn. Kjo fjal\u00eb p\u00ebrmbledh n\u00eb vetvete kuptimin e thell\u00eb t\u00eb Ngjalljes s\u00eb Krishtit. N\u00eb Dhiat\u00ebn e Vjet\u00ebr fjala Pashk\u00eb ka kuptimin e daljes s\u00eb popullit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb nga rob\u00ebria e Egjiptit drejt liris\u00eb. Kisha e p\u00ebrdori k\u00ebt\u00eb term p\u00ebr t\u00eb shpallur Pashk\u00ebn e re, t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebruroi Krishti me P\u00ebsimin, Kryqin dhe Ngjalljen e Tij. Dhe me t\u00eb Krishti vulosi Dhiat\u00ebn e Re t\u00eb dashuris\u00eb, duke udh\u00ebhequr popullin q\u00eb do ta pasonte n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re t\u00eb liris\u00eb, t\u00eb fitores p\u00ebrfundimtare mbi fuqit\u00eb e err\u00ebsir\u00ebs e t\u00eb vdekjes. &#8220;Pashk\u00eb e Zotit, Pashk\u00eb&#8221; k\u00ebndojm\u00eb &#8220;se prej vdekjes n\u00eb jet\u00eb dhe prej dheut n\u00eb qiell na shpuri Krishti Per\u00ebndia yn\u00eb duke k\u00ebnduar himne fitoreje&#8221;.<\/p>\n<p>Me Ngjalljen e Krishtit u krye nj\u00eb kalim i dyfisht\u00eb. S\u00eb pari, u plot\u00ebsua kalimi i Per\u00ebndis\u00eb drejt njer\u00ebzimit, shp\u00ebtimi i gjinis\u00eb njer\u00ebzore, q\u00eb nisi me lindjen e Zotit ton\u00eb Iisu Krisht. S\u00eb dyti, me Ngjalljen b\u00ebhet i mundur edhe kalimi i njeriut drejt Per\u00ebndis\u00eb, drejt nj\u00eb udhe t\u00eb re, q\u00eb p\u00ebrfundimisht shpie n\u00eb bashkimin me T\u00eb, n\u00eb Hyjnizimin e njeriut. Me Ngjalljen &#8220;lindi nj\u00eb jet\u00eb e re, nj\u00eb lloj i ri jetese, nj\u00eb ndryshim i vet\u00eb natyr\u00ebs son\u00eb&#8221;. Mbi k\u00ebt\u00eb siguri t\u00eb Ngjalljes u mb\u00ebshtet t\u00ebr\u00eb besimi, p\u00ebrvoja dhe d\u00ebshmia e Kish\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Po t\u00eb mos ngjallej Krishti, i kot\u00eb do t\u00eb ishte besimi yn\u00eb&#8221;. Gjinia njer\u00ebzore mund t\u00eb ndeshet akoma me vdekjen dhe frym\u00ebrat vdekjeprur\u00ebse t\u00eb padrejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb urrejtjes, t\u00eb m\u00ebkatit, por vet\u00eb vdekja \u00ebsht\u00eb mundur nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb shkelur me vdekjen dhe me Ngjalljen e t\u00eb T\u00ebr\u00ebfuqishmit, Zotit t\u00eb gjith\u00ebsis\u00eb, Iisu Krishtit. Dhe ai q\u00eb bashkohet me T\u00eb, me an\u00ebn e besimit, dashuris\u00eb dhe hirit t\u00eb mistereve t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Trupit t\u00eb Tij, do ta mund\u00eb edhe ai vdekjen dhe gjith\u00e7ka lidhet me t\u00eb dhe do t\u00eb nxjerr er\u00ebn e keqe t\u00eb saj. Ky \u00ebsht\u00eb mesazhi qendror i dit\u00ebs s\u00eb sotme.<\/p>\n<p>Sot &#8220;kremtojm\u00eb vdekjen e vdekjes, rr\u00ebzimin e ferrit, nisjen e nj\u00eb jete tjet\u00ebr dhe himnojm\u00eb me ngaz\u00ebllime shkaktarin&#8221;. Akoma m\u00eb gjer\u00eb: Krishti me Ngjalljen e tij mori nga Per\u00ebndia At\u00eb \u00e7do pushtet, n\u00eb qiell e mbi dhe&#8221;, rip\u00ebrt\u00ebriti gjith\u00ebsin\u00eb. Dhe ne psalim sot: &#8220;U ndri\u00e7ua gjith\u00ebsia me Ngjalljen T\u00ebnde, o Krisht&#8221;.<\/p>\n<p>III<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7do Pashk\u00eb, Kisha jon\u00eb na fton n\u00eb nj\u00eb \u00e7lirim nga atmosfera e frik\u00ebs dhe turbullimit, n\u00eb fush\u00ebn e shpres\u00ebs dhe t\u00eb paqes; nga padija, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb; nga err\u00ebsira e m\u00ebkatit, n\u00eb drit\u00ebn e jet\u00ebs me Krishtin; nga izolimi i egoizmit, n\u00eb dashurin\u00eb aktive, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb me Krishtin; nga ajo \u00e7ka jemi, n\u00eb at\u00eb q\u00eb Krishti i ngjallur d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebhemi: njer\u00ebz t\u00eb Tij, q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebrendojm\u00eb vullnetin ton\u00eb me vullnetin e Tij. Me k\u00ebt\u00eb kuptim, le t&#8217;i urojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrit: G\u00ebzuar Pashk\u00ebn!<\/p>\n<p>Po ve\u00e7 k\u00ebsaj, ve\u00e7an\u00ebrisht sivjet, bashk\u00eb me urimin e ngjalljes: G\u00ebzuar Pashk\u00ebn, do t\u00eb d\u00ebshiroja t\u00eb shtoj nj\u00eb thirrje, e cila p\u00ebrmblidhet n\u00eb shprehjen: N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruajm\u00eb err\u00ebsir\u00ebn, le t\u00eb ndezim nj\u00eb llambadhe Pashke. Llambadha e Pashk\u00ebs simbolizon drit\u00ebn q\u00eb shk\u00eblqen nga varri i boshatisur i Krishtit, drit\u00ebn e shpres\u00ebs dhe t\u00eb fitores q\u00eb shp\u00ebrndan err\u00ebsir\u00ebn. &#8220;Ejani, merrni Drit\u00eb prej Drit\u00ebs q\u00eb s&#8217;per\u00ebndon&#8221;. Po, llambadha e Pashk\u00ebs lidhet dhe me nj\u00eb dinamik\u00eb t\u00eb posa\u00e7me. Drita e saj mund dhe duhet t&#8217;u jepet dhe llambadhave t\u00eb tjera t\u00eb af\u00ebrta, t\u00eb shuara, q\u00eb t\u00eb ndizen edhe ato. Dhe ka akoma shum\u00eb, q\u00eb, p\u00ebr shkaqe t\u00eb ndryshme, mbajn\u00eb shpirtrat e tyre larg nga drita e besimit. Akoma ka shum\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit dhe motrat tona, me ndjenja t\u00eb holla dhe tendenca fisnike, q\u00eb mbeten n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e padijes, sepse i mbajn\u00eb akoma t\u00eb lidhur frym\u00ebt vdekjeprur\u00ebse t\u00eb propagand\u00ebs ateiste t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs. Le t&#8217;i afrojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta me respekt, me dashuri, dhe mir\u00ebdashje t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr t\u00eb kremtuar s\u00eb bashku k\u00ebt\u00eb t\u00eb kremte t\u00eb madhe. &#8220;Le t&#8217;i ndjejm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb me rastin e Ngjalljes dhe k\u00ebshtu le t\u00eb th\u00ebrresim: Krishti u ngjall s\u00eb vdekurish&#8230;&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mbetemi n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, le t\u00eb ndezim brenda nesh nj\u00eb llambadhe t\u00eb Pashk\u00ebs. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruajm\u00eb err\u00ebsir\u00ebn, le t\u00eb ndezim nj\u00eb llambadhe p\u00ebr ata q\u00eb kemi p\u00ebrreth nesh, le t\u00eb ndezim shum\u00eb llambadha Pashke n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb edhe marshimi i ri p\u00ebrpara i popullit fisnik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb Pashk\u00eb e re g\u00ebzimi.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb triptik, t\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr, le ta panagjerizojm\u00eb Pashk\u00ebn e sivjetme. P\u00ebrsh\u00ebndetja jon\u00eb: Krishti u ngjall! Urimi yn\u00eb: G\u00ebzuar Pashk\u00ebn! Le t\u00eb mbajm\u00eb parasysh gjithmon\u00eb: N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruajm\u00eb err\u00ebsir\u00ebn, le t\u00eb ndezim nj\u00eb llambadhe Pashke. Krishti u ngjall!<\/p>\n<p>+Anastas<\/p>\n<p>Sh\u00ebnim: Predikimi i Ngjalljes, i pari pas persekutimit, i mbajtur n\u00eb Kish\u00ebn Katedrale t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb Pashk\u00ebn 1992, dhe i transmetuar p\u00ebr her\u00eb nga TV Shqiptar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Predikim i Pashk\u00ebs nga Kryepiskopi Anastas, i pari pas persekutimit, mbajtur n\u00eb Kish\u00ebn Katedrale t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb Pashk\u00ebn e vitit 1992 dhe i transmetuar p\u00ebr her\u00eb nga TV Shqiptar. Tre pjes\u00eb: kalimi i Shqip\u00ebris\u00eb nga ateizmi tek liria, kuptimi i Ngjalljes, dhe thirrja p\u00ebr t\u00eb ndezur &#8216;llambadha Pashke&#8217;.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"\"Ku \u00ebsht\u00eb o Ferr fitorja jote? Krishti u ngjall dhe ti u mposhte\"","numri":"5 (8)","viti":"1993","muaji":"Maj","muaji_numer":"5","dita":"","faqet":"[5]","fjale_kyce":"[\"Pashka\", \"Krishti u ngjall\", \"Kryepiskopi Anastas\", \"ateiz\u00ebm\", \"Patrikana Ekumenike\", \"Konstandinopol\", \"llambadha Pashke\", \"Dhiata e Vjet\u00ebr\", \"Dhiata e Re\", \"TV Shqiptar\", \"Pashk\u00eb 1992\"]","permbledhje":"Predikim i Pashk\u00ebs nga Kryepiskopi Anastas, i pari pas persekutimit, mbajtur n\u00eb Kish\u00ebn Katedrale t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb Pashk\u00ebn e vitit 1992 dhe i transmetuar p\u00ebr her\u00eb nga TV Shqiptar. Tre pjes\u00eb: kalimi i Shqip\u00ebris\u00eb nga ateizmi tek liria, kuptimi i Ngjalljes, dhe thirrja p\u00ebr t\u00eb ndezur 'llambadha Pashke'.","autori":"+Anastas","kategoria":"Predikim","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9296],"ngjallja_autori":[9246],"ngjallja_viti":[9285],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-82640","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-predikim","ngjallja_autori-anastas","ngjallja_viti-9285"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruajm\u00eb err\u00ebsir\u00ebn, le t\u00eb ndezim nj\u00eb llambadhe Pashke - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-vend-qe-te-pershkruajme-erresiren-le-te-ndezim-nje-llambadhe-pashke\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82640\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-vend-qe-te-pershkruajme-erresiren-le-te-ndezim-nje-llambadhe-pashke\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-vend-qe-te-pershkruajme-erresiren-le-te-ndezim-nje-llambadhe-pashke\/\",\"name\":\"N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruajm\u00eb err\u00ebsir\u00ebn, le t\u00eb ndezim nj\u00eb llambadhe Pashke - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-05-31T23:58:52+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-vend-qe-te-pershkruajme-erresiren-le-te-ndezim-nje-llambadhe-pashke\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-vend-qe-te-pershkruajme-erresiren-le-te-ndezim-nje-llambadhe-pashke\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-vend-qe-te-pershkruajme-erresiren-le-te-ndezim-nje-llambadhe-pashke\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruajm\u00eb err\u00ebsir\u00ebn, le t\u00eb ndezim nj\u00eb llambadhe Pashke\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruajm\u00eb err\u00ebsir\u00ebn, le t\u00eb ndezim nj\u00eb llambadhe Pashke - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-vend-qe-te-pershkruajme-erresiren-le-te-ndezim-nje-llambadhe-pashke\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82640","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-vend-qe-te-pershkruajme-erresiren-le-te-ndezim-nje-llambadhe-pashke\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-vend-qe-te-pershkruajme-erresiren-le-te-ndezim-nje-llambadhe-pashke\/","name":"N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruajm\u00eb err\u00ebsir\u00ebn, le t\u00eb ndezim nj\u00eb llambadhe Pashke - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-05-31T23:58:52+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-vend-qe-te-pershkruajme-erresiren-le-te-ndezim-nje-llambadhe-pashke\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-vend-qe-te-pershkruajme-erresiren-le-te-ndezim-nje-llambadhe-pashke\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-vend-qe-te-pershkruajme-erresiren-le-te-ndezim-nje-llambadhe-pashke\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruajm\u00eb err\u00ebsir\u00ebn, le t\u00eb ndezim nj\u00eb llambadhe Pashke"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82640","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82640"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=82640"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=82640"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=82640"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=82640"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}