{"id":82617,"date":"2026-06-01T01:58:38","date_gmt":"2026-05-31T23:58:38","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmori-i-madh-i-lavdishem-e-tropeprures-shen-gjergji\/"},"modified":"2026-06-01T01:58:38","modified_gmt":"2026-05-31T23:58:38","slug":"deshmori-i-madh-i-lavdishem-e-tropeprures-shen-gjergji","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmori-i-madh-i-lavdishem-e-tropeprures-shen-gjergji\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmori i madh, i lavdish\u00ebm e tropeprur\u00ebs Sh\u00ebn Gjergji"},"content":{"rendered":"<p>Nga jeta e shenjtor\u00ebve q\u00eb kremtohen n\u00eb muajin prill<\/p>\n<p>D\u00ebshmori i madh, i lavdish\u00ebm e tropeprur\u00ebs Sh\u00ebn Gjergji<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Gjergji \u00ebsht\u00eb lindur rreth vitit 275 pas Krishtit prej prind\u00ebrish t\u00eb krishter\u00eb. I ati ishte nga Kapadokia, e \u00ebma nga Lida e Palestin\u00ebs. I ati, pak vite pas lindjes s\u00eb djalit, u arrestua dhe u d\u00ebnua me vdekje martirike p\u00ebr Krishtin. Kur Sh\u00ebn Gjergji u b\u00eb 18 vje\u00e7, u mobilizua p\u00ebr ushtar dhe e shpun\u00eb n\u00eb Nikomendi, e cila n&#8217;at\u00eb koh\u00eb ishte kryeqend\u00ebr e pjes\u00ebs lindore t\u00eb shtetit romak.<\/p>\n<p>N\u00eb ushtri u \u00e7mua shum\u00eb shpejt. E vun\u00eb n\u00eb gard\u00ebn perandorake dhe nisi t&#8217;i merrte gradimet nj\u00ebri pas tjetrit. Pas luft\u00ebs, t\u00eb Dioklecianit me pers\u00ebt ku ai u shqua p\u00ebr trim\u00ebri t\u00eb rrall\u00eb, mori titullin e princit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 303 pas Krishtit, perandori Dioklecian, i nxitur nga ndihm\u00ebsi i tij Galer, i cili ishte nj\u00eb kund\u00ebrshtar i t\u00ebrbuar i t\u00eb krishter\u00ebve, shpalli dekretin e tij t\u00eb par\u00eb kund\u00ebr fes\u00eb s\u00eb krishter\u00eb.<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Gjergji ishte n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb 28 vje\u00e7. M\u00eb par\u00eb shp\u00ebrndau nd\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt e persekutuar gjith\u00eb pasurin\u00eb, pastaj shkoi te kryetari i Gard\u00ebs Perandorake dhe deklaroi se k\u00ebrkon t\u00eb zbatohen kund\u00ebr tij dekretet perandorake t\u00eb persekutimit kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve. Galeri dhe Diokleciani u habit\u00ebn dhe u munduan t&#8217;ia mbushnin mendjen ta t\u00ebrhiqte deklarat\u00ebn, pa e detyruar q\u00eb t&#8217;u sillte kurban idhujve. Po ai nuk e pranoi at\u00eb kompromis; p\u00ebrkundrazi nguli k\u00ebmb\u00eb n\u00eb pohimin e tij se ish i krishter\u00eb. At\u00ebher\u00eb filluan torturat, por d\u00ebshmori gjithnj\u00eb falenderonte Per\u00ebndin\u00eb dhe i lutej ta ndihmonte q\u00eb t\u00eb q\u00ebndronte sa m\u00eb i fort\u00eb mbi gurin e patundur t\u00eb besimit. Shenjti psalte: &#8220;Do t\u00eb lart\u00ebsoj, o Per\u00ebndia im, o mbreti im dhe do t\u00eb bekoj emrin t\u00ebnd n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebs; do t&#8217;i k\u00ebndoj Per\u00ebndis\u00eb time p\u00ebr gjith\u00e7ka, Per\u00ebndis\u00eb i cili po ma b\u00ebn rinin\u00eb t\u00eb g\u00ebzuar&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur po zhvillohej kjo sken\u00eb e \u00e7uditshme, Diokleciani dhe ata q\u00eb e shoq\u00ebronin, t\u00eb sigurt tanim\u00eb p\u00ebr vdekjen e Sh\u00ebn Gjergjit dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e hakmarrjes, kishin shkuar n\u00eb tempullin e pagan\u00ebve ku u sillnin kurban per\u00ebndive t\u00eb tyre. Pa pritur u doli p\u00ebrpara Sh\u00ebn Gjergji i sh\u00ebndosh\u00eb si molla, plot kuraj\u00eb e trim\u00ebri. Iisu Krishti, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrblyer vetmohimin e p\u00ebrsosur t\u00eb atletit t\u00eb tij, dhe duke dashur q\u00eb, me an\u00ebn e \u00e7udirave, t\u00eb p\u00ebrul\u00eb egoizmin perandorak dhe t\u00eb t\u00ebrhiqte shum\u00eb shpirt\u00ebra pagane n\u00eb krishterim, lejoi q\u00eb nj\u00eb engj\u00ebll i Zotit ta lironte shejtanin nga rrota e t&#8217;i sh\u00ebronte menj\u00ebher\u00eb plag\u00ebt.<\/p>\n<p>Diokleciani e shikonte \u00e7udin\u00eb por nuk mund ta kuptonte dot. \u00c7&#8217;e pengonte? Verb\u00ebsia pagane. Pas habis\u00eb deshi t\u00eb jepte menj\u00ebher\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb arrestohej d\u00ebshmori i madh dhe t\u00eb ekzekutohej k\u00ebt\u00eb radh\u00eb menj\u00ebher\u00eb. Por tek po b\u00ebhej gati t\u00eb jepte urdh\u00ebrin, nj\u00eb ngjarje e re krejt e papritur e tronditi p\u00ebrs\u00ebri. Dhe nga kryegjeneral\u00ebt e tij, Anatoli dhe Protoleoni, njer\u00ebz t\u00eb d\u00ebgjuar e t\u00eb mir\u00eb, u paraqit\u00ebn te perandori, i dor\u00ebzuan spaletat dhe shpatat e i deklaruan se edhe ata i besojn\u00eb Iisu Krishtit. Para se Diokleciani t\u00eb jepte urdh\u00ebrin p\u00ebr ekzekutimin e tyre, ndodhi t\u00eb reja t\u00eb papritura shtuan manin\u00eb e tij. Shembullin e kryegjeneral\u00ebve e ndoq\u00ebn edhe shum\u00eb oficer\u00eb si edhe turma ushtar\u00ebsh sidomos nga ata q\u00eb ndoq\u00ebn tragjedin\u00eb dhe \u00e7udin\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb Sh\u00ebn Gjergjin, pohonin sheshazi besimin e tyre te Krishti duke deklaruar se qen\u00eb t\u00eb krishter\u00eb. Galeri urdh\u00ebroi t\u00eb arrestohen menj\u00ebher\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dhe t\u00eb ekzekutohen, gj\u00eb q\u00eb u zbatua n\u00eb vend. Pas k\u00ebsaj, Diokleciani p\u00ebrdori edhe m\u00ebnyra t\u00eb tjera p\u00ebr ta zhdukur, por gjithmon\u00eb Sh\u00ebn Gjergji fitonte me ndihm\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb mbi idhujtarin pagan, duke realizuar mrekulli t\u00eb tilla, si dalja sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb nga furra e g\u00eblqeres, kthimi n\u00eb jet\u00eb i kristian\u00ebve t\u00eb masakruar nga pagan\u00ebt, d\u00ebbimi i per\u00ebndive t\u00eb rreme t\u00eb tempullit etj. T\u00eb gjitha k\u00ebto mrekulli kthyen n\u00eb fen\u00eb e krishter\u00eb me mij\u00ebra pagan\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i pranonin me k\u00ebnaq\u00ebsi torturat dhe vdekjen, t\u00eb bindur se do t\u00eb fitonin p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb. Ndaj, m\u00eb n\u00eb fund Diokleciani vendosi ta ekzekutonte.<\/p>\n<p>E \u00e7uan at\u00ebher\u00eb shenjtin n\u00eb vendin e ekzekutimit. Aty k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb lejonin t\u00eb falej. E lejuan. Dhe ai, si ngriti syt\u00eb n\u00eb qiell, tha: &#8220;O Zot Per\u00ebndia im, tek ti i cili e fala veten time q\u00eb nga barku i n\u00ebn\u00ebs, Ti tek i cili kam shpresuar, dhe nga i cili kam marr\u00eb guxim dhe iu p\u00ebrvesha k\u00ebsaj ndeshjeje, ti q\u00eb je shpresa ime e \u00ebmb\u00ebl, premtimi i v\u00ebrtet\u00eb, dashuria e shpirtrave shpres\u00ebtare, at i dashur q\u00eb kryen d\u00ebshirat e zemrave tona, bile para se ne t\u00eb t\u00eb drejtohemi, ti o Per\u00ebndi dhe mbreti im, forcom\u00eb gjer n\u00eb fund, ta mbaroj si duhet k\u00ebt\u00eb ndeshje q\u00eb po duroj p\u00ebr pohimin p\u00ebr ty, dhe prit shpirtin tim dhe num\u00eb bashk\u00eb me ata q\u00eb t\u00eb kan\u00eb p\u00eblqyer&#8221;. Pastaj hodhi syt\u00eb tek ushtar\u00ebt dhe te populli q\u00eb ishte mbledhur aty rrotull dhe tha: O Zot, falua k\u00ebtyre gjith\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb b\u00ebr\u00eb nga padija dhe tregoi t\u00eb denj\u00eb t\u00eb t\u00eb njohin ty, Per\u00ebndin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, i bekuar je n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve. Dhe pas k\u00ebsaj lutjeje, d\u00ebshmori i madh u ul n\u00eb gjunj\u00eb dhe i ofroi xhelatit qaf\u00ebn. Ishte i qet\u00eb, gjakftoht\u00eb, hero i v\u00ebrtet\u00eb. Edhe xhelati ndjeu n\u00eb at\u00eb moment nj\u00eb far\u00eb respekti p\u00ebr at\u00eb t\u00eb ri trim, por kreu detyr\u00ebn q\u00eb i kishin ngarkuar. Ajo kok\u00eb e shenjt\u00eb ra plot me gjak p\u00ebrdhe, shpirti i tij kaloi n\u00eb pavdek\u00ebsi. Kujtimi i Sh\u00ebn Gjergjit Tropeprur\u00ebsit mbetet gjithnj\u00eb i lul\u00ebzuar dhe i ndritsh\u00ebm. Mrekullit\u00eb e pasuan dhe pasojn\u00eb edhe pas martirizimit. Emri i tij nuk harrohet kurr\u00eb nga zemra e krishter\u00eb, dhe kisha jon\u00eb orthodhokse ka thurur himne shum\u00eb t\u00eb bukur p\u00ebr jet\u00ebn dhe veprat e tij.<\/p>\n<p>Dhimit\u00ebr Beduli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jet\u00ebshkrimi i Sh\u00ebn Gjergjit, d\u00ebshmorit t\u00eb madh dhe tropeprur\u00ebsit, q\u00eb u lind rreth vitit 275 pas Krishtit. P\u00ebrshkruan martirizimin e tij gjat\u00eb persekutimit t\u00eb perandorit Diokleciani n\u00eb vitin 303, mrekullit\u00eb dhe kthimet n\u00eb krisht\u00ebrim q\u00eb pasuan, deri n\u00eb ekzekutimin e tij.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Nga jeta e shenjtor\u00ebve q\u00eb kremtohen n\u00eb muajin prill","numri":"4 (7)","viti":"1993","muaji":"Prill","muaji_numer":"4","dita":"","faqet":"[7]","fjale_kyce":"[\"Sh\u00ebn Gjergji\", \"d\u00ebshmor\", \"Diokleciani\", \"Galer\", \"persekutimi\", \"Kapadokia\", \"Nikomendi\", \"martirizim\", \"tropeprur\u00ebs\", \"Anatoli\", \"Protoleoni\"]","permbledhje":"Jet\u00ebshkrimi i Sh\u00ebn Gjergjit, d\u00ebshmorit t\u00eb madh dhe tropeprur\u00ebsit, q\u00eb u lind rreth vitit 275 pas Krishtit. P\u00ebrshkruan martirizimin e tij gjat\u00eb persekutimit t\u00eb perandorit Diokleciani n\u00eb vitin 303, mrekullit\u00eb dhe kthimet n\u00eb krisht\u00ebrim q\u00eb pasuan, deri n\u00eb ekzekutimin e tij.","autori":"Dhimit\u00ebr Beduli","kategoria":"Hagiografi","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9333],"ngjallja_autori":[9259],"ngjallja_viti":[9285],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-82617","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-hagiografi","ngjallja_autori-dhimiter-beduli","ngjallja_viti-9285"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>D\u00ebshmori i madh, i lavdish\u00ebm e tropeprur\u00ebs Sh\u00ebn Gjergji - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmori-i-madh-i-lavdishem-e-tropeprures-shen-gjergji\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82617\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"5 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmori-i-madh-i-lavdishem-e-tropeprures-shen-gjergji\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmori-i-madh-i-lavdishem-e-tropeprures-shen-gjergji\/\",\"name\":\"D\u00ebshmori i madh, i lavdish\u00ebm e tropeprur\u00ebs Sh\u00ebn Gjergji - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-05-31T23:58:38+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmori-i-madh-i-lavdishem-e-tropeprures-shen-gjergji\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmori-i-madh-i-lavdishem-e-tropeprures-shen-gjergji\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmori-i-madh-i-lavdishem-e-tropeprures-shen-gjergji\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"D\u00ebshmori i madh, i lavdish\u00ebm e tropeprur\u00ebs Sh\u00ebn Gjergji\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"D\u00ebshmori i madh, i lavdish\u00ebm e tropeprur\u00ebs Sh\u00ebn Gjergji - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmori-i-madh-i-lavdishem-e-tropeprures-shen-gjergji\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82617","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"5 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmori-i-madh-i-lavdishem-e-tropeprures-shen-gjergji\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmori-i-madh-i-lavdishem-e-tropeprures-shen-gjergji\/","name":"D\u00ebshmori i madh, i lavdish\u00ebm e tropeprur\u00ebs Sh\u00ebn Gjergji - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-05-31T23:58:38+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmori-i-madh-i-lavdishem-e-tropeprures-shen-gjergji\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmori-i-madh-i-lavdishem-e-tropeprures-shen-gjergji\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/deshmori-i-madh-i-lavdishem-e-tropeprures-shen-gjergji\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"D\u00ebshmori i madh, i lavdish\u00ebm e tropeprur\u00ebs Sh\u00ebn Gjergji"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82617","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82617"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=82617"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=82617"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=82617"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=82617"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}