{"id":82606,"date":"2026-06-01T01:58:32","date_gmt":"2026-05-31T23:58:32","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryqezimi-dhe-ngjallja-ungjilli-sipas-mattheut-kap-26-28\/"},"modified":"2026-06-01T01:58:32","modified_gmt":"2026-05-31T23:58:32","slug":"kryqezimi-dhe-ngjallja-ungjilli-sipas-mattheut-kap-26-28","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryqezimi-dhe-ngjallja-ungjilli-sipas-mattheut-kap-26-28\/","title":{"rendered":"Kryq\u00ebzimi dhe Ngjallja &#8211; Ungjilli sipas Mattheut, Kap. 26-28"},"content":{"rendered":"<p>Ungjilli sipas Mattheut<br \/>\nKryq\u00ebzimi dhe Ngjallja<br \/>\nKap. 26-28<\/p>\n<p>Kreu 26<\/p>\n<p>1 Dhe kur mbaroi gjith\u00eb k\u00ebto fjalime Iisui, u tha nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij: 2 Ju e dini se pas dy dit\u00ebsh \u00ebsht\u00eb Pashka, dhe Biri i njeriut do t\u00eb dor\u00ebzohet p\u00ebr t&#8217;u kryq\u00ebzuar. 3 At\u00ebher\u00eb kryeprift\u00ebrinjt\u00eb dhe shkruesit dhe pleqt\u00eb e popullit u mblodh\u00ebn n\u00eb obonin e kryepriftit q\u00eb quhej Kaiafa; 4 dhe vendos\u00ebn n\u00eb k\u00ebshillin e tyre ta kapnin Iisuin me dredhi, dhe ta vritnin. 5 Por thoshin: Jo t\u00eb kremten, se mos t\u00eb ndodh\u00eb trazir\u00eb n\u00eb popull. 6 Dhe kur Iisui ishte n\u00eb Vithani, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Simon leprozit, 7 erdhi tek ai nj\u00eb grua q\u00eb kishte nj\u00eb alabaster me mir\u00eb shum\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, dhe e derdhi n\u00eb kryet e tij, nd\u00ebrsa po rrinte shtrir\u00eb. 8 Kur pan\u00eb k\u00ebt\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit u zem\u00ebruan e than\u00eb: Pse ky shpenzim i kot\u00eb? 9 Sepse kjo mir\u00eb mund t\u00eb shitej shtrenjt\u00eb dhe parat\u00eb t&#8217;u jepeshin t\u00eb varf\u00ebrve. 10 Por Iisui, q\u00eb i kuptoi, u tha atyre: Pse e shqet\u00ebsoni k\u00ebt\u00eb grua? Ajo ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb mir\u00eb kundrejt meje. 11 Se t\u00eb varf\u00ebrit i keni p\u00ebrher\u00eb me ju; po mua nuk do t\u00eb m\u00eb keni gjithmon\u00eb. 12 Se ajo, duke derdhur k\u00ebt\u00eb mir\u00eb mbi trupin tim, e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb p\u00ebr varrimin tim. 13 Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po ju them se kudo q\u00eb do t\u00eb predikohet ky ungjill, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, do t\u00eb tregohet edhe kjo q\u00eb ajo b\u00ebri p\u00ebr mua, n\u00eb kujtim t\u00eb saj. 14 At\u00ebher\u00eb nj\u00eb nga t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00ebt, q\u00eb quhej Juda Iskarioti, shkoi te kryeprift\u00ebrinjt\u00eb dhe u tha: 15 Sa do t\u00eb m\u00eb jepni, q\u00eb un\u00eb t&#8217;jua dor\u00ebzoj at\u00eb? Dhe ata i dhan\u00eb tridhjet\u00eb monedha argjendi. Dhe q\u00eb nga ai \u00e7ast k\u00ebrkonte rastin e p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr ta dor\u00ebzuar.<\/p>\n<p>17 Dhe dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb t\u00eb pabrum\u00ebtave, nx\u00ebn\u00ebsit iu afruan Iisuit dhe i than\u00eb: Ku d\u00ebshiron t\u00eb p\u00ebrgatitim q\u00eb t\u00eb hash pashk\u00ebn? 18 Dhe ai tha: Shkoni n\u00eb qytet te filani, dhe i thoni: M\u00ebsuesi thot\u00eb: Koha ime \u00ebsht\u00eb af\u00ebr; do ta b\u00ebj pashk\u00ebn tek ti, bashk\u00eb me nx\u00ebn\u00ebsit e mi. 19 Dhe nx\u00ebn\u00ebsit b\u00ebn\u00eb ashtu si i porositi Iisui, dhe p\u00ebrgatit\u00ebn pashk\u00ebn. 20 Dhe kur u ngrys, u ul n\u00eb tryez\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00ebt. 21 Dhe nd\u00ebrsa po hanin, tha: Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb un\u00eb po ju them: Nj\u00eb nga ju do t\u00eb m\u00eb tradh\u00ebtoj\u00eb. 22 Dhe ata, thell\u00ebsisht t\u00eb brengosur, filluan t&#8217;i thoshin nj\u00ebri pas tjetrit: A mos jam un\u00eb, Zot? 23 Dhe ai, duke u p\u00ebrgjigjur, tha: Ai q\u00eb vuri dor\u00ebn bashk\u00eb me mua n\u00eb pjat\u00eb, ai do t\u00eb m\u00eb tradhtoj\u00eb.<\/p>\n<p>24 Biri i njeriut po ik\u00ebn ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr t\u00eb; po mjer\u00eb ai njeri me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit Biri i njeriut tradhtohet! Do t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr at\u00eb njeri, t\u00eb mos kishte lindur. 25 Dhe Juda, ai q\u00eb e tradh\u00ebtoi, i tha: A mos jam un\u00eb ai, rabbi? Iisui i tha atij: Ti e the.<\/p>\n<p>26 Dhe nd\u00ebrsa ata po hanin, Iisui mori buk\u00ebn, dhe b\u00ebri falenderimin, e theu, dhe duke ua dh\u00ebn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij, tha: Merrni e hani; ky \u00ebsht\u00eb trupi im. 27 Pastaj mori kup\u00ebn dhe si b\u00ebri falenderimin, ua dha atyre, duke th\u00ebn\u00eb: 28 Pini t\u00eb gjith\u00eb prej saj, sepse ky \u00ebsht\u00eb gjaku im, i dhiat\u00ebs s\u00eb re, i cili derdhet p\u00ebr shum\u00eb vet\u00eb p\u00ebr ndjes\u00ebn e m\u00ebkateve. 29 Un\u00eb po ju them se q\u00eb tani e tutje nuk do t\u00eb pi m\u00eb nga ky frut i hardhis\u00eb, deri n\u00eb at\u00eb dit\u00eb q\u00eb do ta pi bashk\u00eb me ju n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Atit tim.<\/p>\n<p>30 Dhe pasi k\u00ebnduan himne, shkuan n\u00eb malin e Ullinjve. 31 At\u00ebher\u00eb Iisui u tha atyre: Sonte, ju t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb skandalizoheni p\u00ebr shkakun tim, sepse \u00ebsht\u00eb shkruar: &#8220;Un\u00eb do t\u00eb godas bariun, dhe dhent\u00eb e tuf\u00ebs&#8221;. 32 Dhe pasi t\u00eb ngjallem, un\u00eb do t\u00eb shkoj p\u00ebrpara jush n\u00eb Galile. 33 Por Petri, duke iu p\u00ebrgjigjur, i tha: Edhe sikur t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb skandalizohen p\u00ebr ty, un\u00eb nuk do t\u00eb skandalizohem kurr\u00eb. 34 Iisui i tha: Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po t\u00eb them se k\u00ebt\u00eb nat\u00eb, para se k\u00ebndezi t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb, ti do t\u00eb m\u00eb mohosh tri her\u00eb. 35 Petri i tha: Edhe sikur t\u00eb duhet t\u00eb vdes bashk\u00eb me ty, un\u00eb nuk do t\u00eb t\u00eb mohoj. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb than\u00eb edhe t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>36 At\u00ebher\u00eb Iisui erdhi bashk\u00eb me ta n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb quajtur Gjethsimani, e u tha nx\u00ebn\u00ebsve: Rrini k\u00ebtu deri sa un\u00eb t\u00eb shkoj atje e t\u00eb falem. 37 Dhe si mori me vete Petrin, dhe t\u00eb dy bijt\u00eb e Zevedheut, nisi t\u00eb brengosej e t\u00eb ishte n\u00eb ankth. 38 At\u00ebher\u00eb u tha atyre: Shpirti im \u00ebsht\u00eb i hidh\u00ebruar deri n\u00eb vdekje; q\u00ebndroni k\u00ebtu dhe rrini zgjuar bashk\u00eb me mua. 39 Dhe si shkoi pak m\u00eb tutje, ra me fytyr\u00eb p\u00ebrmbys, duke u lutur e duke th\u00ebn\u00eb: Ati im, po t\u00eb jet\u00eb e mundur, t\u00eb hiqet nga un\u00eb kjo kup\u00eb! Por jo si dua un\u00eb, po ashtu si do ti.<\/p>\n<p>40 Pastaj erdhi te nx\u00ebn\u00ebsit, dhe i gjeti duke fjetur, e i tha Petrit: Si, nuk qet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb rrini zgjuar bashk\u00eb me mua nj\u00eb or\u00eb vet\u00ebm? 41 Rrini zgjuar dhe faluni q\u00eb t\u00eb mos bini n\u00eb ngasje; se shpirti \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm, por mishi \u00ebsht\u00eb i pafuqish\u00ebm. 42 P\u00ebrs\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb, shkoi e u fal, duke th\u00ebn\u00eb: Ati im, n\u00eb qoft\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb hiqet nga un\u00eb kjo kup\u00eb pa e pir\u00eb, u b\u00ebft\u00eb d\u00ebshira jote. 43 Dhe kur u kthye, i gjeti p\u00ebrs\u00ebri duke fjetur, sepse syt\u00eb e tyre ishin r\u00ebnduar. 44 Dhe si i la ata shkoi p\u00ebrs\u00ebri e u fal p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb, duke p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb nj\u00ebjtat fjal\u00eb. 45 Pastaj vjen te nx\u00ebn\u00ebsit e u thot\u00eb atyre: Flini pra, e prehuni! Ja, erdhi ora, dhe Biri i njeriut jepet n\u00eb duar m\u00ebkatar\u00ebsh. 46 Ngrihuni, shkojm\u00eb; ja ai q\u00eb do t\u00eb m\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb, u afrua.<\/p>\n<p>47 Dhe nd\u00ebrsa po fliste ende, ja tek erdhi Juda, nj\u00eb nga t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00ebt, dhe bashk\u00eb me t\u00eb nj\u00eb turm\u00eb e madhe me thika e shkopinj nga ana e kryeprift\u00ebrinjve dhe e pleqve t\u00eb popullit. 48 Dhe ai q\u00eb do ta dor\u00ebzonte, u dha atyre nj\u00eb shenj\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb: Ai q\u00eb do t\u00eb puth un\u00eb \u00ebsht\u00eb; kapeni. 49 Dhe n\u00eb at\u00eb \u00e7ast, iu afrua Iisuit e i tha: G\u00ebzohu, Rabbi! dhe e puthi. 50 Dhe Iisui i tha: Mik, pse erdhe? At\u00ebher\u00eb iu afruan, vun\u00eb duart mbi supet e Iisuit, dhe e mor\u00ebn.<\/p>\n<p>51 Dhe ja, nj\u00eb nga ata q\u00eb ishin me Iisuin, zgjati dor\u00ebn, nxori thik\u00ebn e tij dhe goditi sh\u00ebrb\u00ebtorin e kryepriftit e i preu veshin. 52 At\u00ebher\u00eb Iisui i tha: V\u00ebre thik\u00ebn t\u00ebnde n\u00eb vendin e vet, se t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb v\u00ebn\u00eb dor\u00ebn mbi thik\u00eb, prej thik\u00ebs do t\u00eb vdesin. 53 Apo ti ndoshta mendon se un\u00eb nuk do t\u00eb mund t&#8217;i lutesha Atit tim q\u00eb t\u00eb rreshtonte p\u00ebr mua m\u00eb shum\u00eb se dymb\u00ebdhjet\u00eb legjione engj\u00ebjsh? 54 Si do t\u00eb p\u00ebrmbusheshin pra Shkrimet, sipas t\u00eb cilave k\u00ebshtu duhet t\u00eb ndodhte? 55 Po n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Iisui u tha njer\u00ebzve: Ju keni dal\u00eb me thika e shkopinj p\u00ebr t\u00eb m\u00eb z\u00ebn\u00eb si nj\u00eb kusar. \u00c7do dit\u00eb rrija n\u00eb tempull duke dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim, dhe ju nuk m\u00eb zut\u00eb. 56 Po e gjith\u00eb kjo u b\u00eb q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsohen shkrimet e profet\u00ebve. At\u00ebher\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e lan\u00eb, dhe ik\u00ebn.<\/p>\n<p>57 Dhe ata q\u00eb kap\u00ebn Iisuin, e \u00e7uan te Kaiafa, kryeprifti ku ishin mbledhur shkruesit dhe pleqt\u00eb. 58 Po Pjetri e ndoqi pas nga larg, deri sa arrit\u00ebn n\u00eb oborrin e kryepriftit; dhe si hyri brenda, ndenji me rojet, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb fundin. 59 Dhe kryeprift\u00ebrinjt\u00eb e pleqt\u00eb dhe i gjith\u00eb Sinedri k\u00ebrkonin d\u00ebshmi t\u00eb rreme kund\u00ebr Iisuit, q\u00eb ta d\u00ebnonin me vdekje; 60 por nuk gjet\u00ebn asnj\u00eb, edhe pse u paraqit\u00ebn shum\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb rrem\u00eb. 61 M\u00eb n\u00eb fund u paraqit\u00ebn dy d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb rrem\u00eb q\u00eb than\u00eb: Ai ka th\u00ebn\u00eb: Un\u00eb mund ta shemb tempullin e Per\u00ebndis\u00eb dhe ta nd\u00ebrtoj at\u00eb p\u00ebr tri dit\u00eb. 62 Dhe kryeprifti, pasi u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, i tha: Nuk p\u00ebrgjigjesh fare? \u00c7far\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb k\u00ebta kund\u00ebr teje? Por Iisui heshtte.<\/p>\n<p>63 Dhe kryeprifti i tha: T\u00eb v\u00eb n\u00eb be p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb e gjall\u00eb t\u00eb na thuash n\u00ebse je ti Krishti, Biri i Per\u00ebndis\u00eb. 64 Iisui iu p\u00ebrgjigj: Ti e the, por un\u00eb po ju them se tani e tutje do ta shihni Birin e njeriut t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb Fuqis\u00eb, dhe t\u00eb vij\u00eb mbi ret\u00eb e qiellit. 65 At\u00ebher\u00eb kryeprifti \u00e7orri rrobat e tij, duke th\u00ebn\u00eb: Ai blasfemoi; \u00e7&#8217;nevoj\u00eb kemi p\u00ebr d\u00ebshmitar\u00eb? Ja tani e d\u00ebgjuat blasfemin\u00eb e tij. Si ju duket? Dhe ata, duke iu p\u00ebrgjigjur, i than\u00eb: Esht\u00eb fajtor p\u00ebr vdekje. 67 At\u00ebher\u00eb e p\u00ebshtyn\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb dhe e godit\u00ebn me grushta; dhe t\u00eb tjer\u00eb e q\u00eblluan me shuplaka, 68 duke th\u00ebn\u00eb: O Krisht, gjeje, kush t\u00eb q\u00eblloi? 69 Dhe Petri nd\u00ebrkoh\u00eb po rrinte jasht\u00eb n\u00eb obon; dhe nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtore iu afrua, duke th\u00ebn\u00eb: Edhe ti ishe me Iisu Galileasin. 70 Por ai e mohoi para t\u00eb gjith\u00ebve, duke th\u00ebn\u00eb: Nuk di se \u00e7&#8217;thua ti. 71 Dhe si doli n\u00eb port\u00ebn e jashtme, nj\u00eb tjet\u00ebr e pa dhe u tha atyre q\u00eb ishin atje: Edhe ky ishte me Iisu Nazaretasin. 72 Dhe ai p\u00ebrs\u00ebri e mohoi duke u betuar: Nuk e njoh k\u00ebt\u00eb njeri. 73 Dhe pas pak, ata q\u00eb ishin atje, iu afruan e i than\u00eb Petrit: V\u00ebrtet\u00eb, edhe ti je nj\u00eb nga ata, se edhe m\u00ebnyra e t\u00eb folurit t\u00ebnd e tregon k\u00ebt\u00eb. 74 At\u00ebher\u00eb filloi t\u00eb mallkonte e t\u00eb betohej: Nuk e njoh at\u00eb njeri. Dhe n\u00eb at\u00eb \u00e7ast k\u00ebndoi gjeli. 75 At\u00ebher\u00eb Petrit iu kujtua fjala e Iisuit q\u00eb i pati th\u00ebn\u00eb: Para se k\u00ebndezi t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb, ti do t\u00eb m\u00eb mohosh tri her\u00eb. Dhe doli jasht\u00eb e qau me hidh\u00ebrim.<\/p>\n<p>Kreu 27<\/p>\n<p>1 Dhe kur erdhi m\u00ebngjesi, t\u00eb gjith\u00eb kryeprift\u00ebrinjt\u00eb dhe pleqt\u00eb e popullit, b\u00ebn\u00eb k\u00ebshill\u00eb kund\u00ebr Iisuit, p\u00ebr ta d\u00ebnuar me vdekje. 2 Dhe si e lidh\u00ebn, e nis\u00ebn dhe e dor\u00ebzuan tek guvernatori Ponti Pilat. 3 At\u00ebher\u00eb Juda, q\u00eb e kishte tradhtuar, duke par\u00eb se Iisui u d\u00ebnua me vdekje, u pendua dhe ua ktheu t\u00eb tridhjet\u00eb monedhat e argjendta kryeprift\u00ebrinjve dhe pleqve, 4 duke th\u00ebn\u00eb: M\u00ebkatova, duke tradh\u00ebtuar gjak t\u00eb pafajsh\u00ebm. Por ata i than\u00eb: \u00c7&#8217;na duhet neve? puna jote. Dhe ai, si i hodhi monedhat n\u00eb tempull, u largua dhe shkoi e vari veten. 6 Dhe kryeprift\u00ebrinjt\u00eb, si i mor\u00ebn ato monedha, than\u00eb: Nuk \u00ebsht\u00eb e ligjshme t&#8217;i v\u00ebm\u00eb k\u00ebto n\u00eb thesarin e dhuratave, se jan\u00eb \u00e7mim gjaku. 7 Dhe si u k\u00ebshilluan, blen\u00eb me ato para ar\u00ebn e po\u00e7arit q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr varrosjen e t\u00eb huajve. 8 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kjo ar\u00eb, deri n\u00eb dit\u00ebt tona, quhet: Ar\u00eb gjaku. 9 At\u00ebher\u00eb u p\u00ebrmbush ajo q\u00eb qe th\u00ebn\u00eb me an\u00eb t\u00eb profetit Jeremia: &#8220;Dhe mor\u00ebn t\u00eb tridhjet\u00eb monedhat e argjendta, \u00e7mimi me t\u00eb cilin e kishin vler\u00ebsuar bijt\u00eb e Izraelit, dhe i dhan\u00eb p\u00ebr ar\u00ebn e po\u00e7arit, ashtu si\u00e7 m\u00eb kishte porositur Zoti&#8221;.<\/p>\n<p>11 Dhe Iisui doli para guvernatorit; i cili e pyeti, duke th\u00ebn\u00eb: Ti je mbreti i Judejve? Dhe Iisui i tha: Ti po e thua. 12 Dhe kur u akuzua nga kryeprift\u00ebrinjt\u00eb dhe pleqt\u00eb, nuk u p\u00ebrgjigj fare. 13 At\u00ebher\u00eb Pilati i tha: A nuk d\u00ebgjon ti sa gj\u00ebra d\u00ebshmojn\u00eb kund\u00ebr teje? 14 Por ai nuk iu p\u00ebrgjigj asnj\u00eb fjal\u00eb; aq sa guvernatori po habitej shum\u00eb.<\/p>\n<p>15 Dhe \u00e7do fest\u00eb Pashke guvernatori e kishte b\u00ebr\u00eb zakon t&#8217;i lironte turm\u00ebs nj\u00eb t\u00eb burgosur, cilindo q\u00eb t\u00eb donin ata. 16 Dhe kishin at\u00ebher\u00eb nj\u00eb t\u00eb burgosur fam\u00ebkeq, me emrin Baraba. 17 Nd\u00ebrsa ata ishin mbledhur, Pilati i pyeti: K\u00eb doni q\u00eb t&#8217;ju liroj, Barabain, apo Iisuin q\u00eb quhet Krisht? 18 Sepse ai e dinte q\u00eb ia kishin dor\u00ebzuar nga smira. 19 Dhe nd\u00ebrsa ai po rrinte n\u00eb fronin gjyq\u00ebsor, e shoqja i \u00e7oi fjal\u00eb: Mos i b\u00ebj asnj\u00eb t\u00eb keqe atij t\u00eb drejtit, se sot kam vuajtur shum\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr p\u00ebr shkak t\u00eb tij. 20 Por kryeprift\u00ebrinjt\u00eb dhe pleqt\u00eb i bind\u00ebn turmat t\u00eb k\u00ebrkonin Barabain, dhe t\u00eb vritej Iisui. 21 Dhe guvernatori u tha atyre: Cilin nga t\u00eb dy doni q\u00eb t&#8217;ju liroj? Dhe ata than\u00eb: Barabain. 22 Pilati u tha atyre: \u00c7&#8217;t\u00eb b\u00ebj pra me Iisuin q\u00eb quhet Krisht? T\u00eb gjith\u00eb iu p\u00ebrgjigj\u00ebn: T\u00eb kryq\u00ebzohet. 23 Dhe guvernatori u tha: Po pse, \u00e7&#8217;t\u00eb keqe ka b\u00ebr\u00eb? Por ata m\u00eb keq \u00e7irreshin: T\u00eb kryq\u00ebzohet! 24 Dhe Pilati duke par\u00eb se nuk ia dilte dot, por po nitej trazira, mori uj\u00eb dhe lau duart para turm\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb: Un\u00eb jam i pafajsh\u00ebm p\u00ebr gjakun e k\u00ebtij t\u00eb drejti; ju do t\u00eb p\u00ebrgjigjeni. 25 Dhe gjith\u00eb populli, duke iu p\u00ebrgjigjur, tha: Gjaku i tij qoft\u00eb mbi ne dhe mbi f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p>26 At\u00ebher\u00eb ai u liroi atyre Barabain; dhe Iisuin, pasi e fshikulloi me shuf\u00ebr, e dor\u00ebzoi q\u00eb t\u00eb kryq\u00ebzohej. 27 At\u00ebher\u00eb ushtar\u00ebt e guvernatorit e \u00e7uan Iisuin n\u00eb pretore 3) dhe mblodh\u00ebn rreth tij gjith\u00eb trup\u00ebn e ushtar\u00ebve. 28 Dhe si e zhvesh\u00ebn, i hodh\u00ebn mbi supe nj\u00eb rrob\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb kuqe; 29 dhe si thur\u00ebn nj\u00eb kuror\u00eb me gjemba ia vun\u00eb mbi krye, e i dhan\u00eb nj\u00eb kallam n\u00eb dor\u00ebn e djatht\u00eb; dhe duke u gjunj\u00ebzuar para tij, e tallnin duke th\u00ebn\u00eb: G\u00ebzohu, o mbret i Judejve! 30 Dhe si e p\u00ebshtyn\u00eb, mor\u00ebn kallamin, dhe e q\u00ebllonin mbi krye. 31 Dhe pasi e vun\u00eb n\u00eb loj\u00eb, i hoq\u00ebn rrob\u00ebn e kuqe, dhe e rivesh\u00ebn me rrobat e tij; pastaj e \u00e7uan p\u00ebr ta kryq\u00ebzuar.<\/p>\n<p>32 Dhe duke dal\u00eb, gjet\u00ebn nj\u00eb njeri nga Kireneja t\u00eb quajtur Simon, dhe e detyruan t\u00eb mbante kryqin e Iisuit. 33 Dhe kur erdh\u00ebn n\u00eb vendin e quajtur Golgota, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb: Vendi i Kafk\u00ebs, i dhan\u00eb t\u00eb pinte ver\u00eb t\u00eb p\u00ebrzier me vrer; 34 por ai si e provoi, nuk deshi ta pinte.<\/p>\n<p>35 Pastaj, pasi e kryq\u00ebzuan, i ndan\u00eb rrobat e tij, duke hedhur short. 36 Dhe ndenj\u00ebn atje p\u00ebr ta ruajtur. 37 Dhe mbi krye i vun\u00eb t\u00eb shkruar shkakun e d\u00ebnimit: Ky \u00ebsht\u00eb Iisui, mbreti i Judejve. 38 At\u00ebher\u00eb u kryq\u00ebzuan bashk\u00eb me t\u00eb dy kusar\u00eb, nj\u00ebri n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb e tjetri n\u00eb t\u00eb majt\u00eb. 39 Dhe ata q\u00eb kalonin andej, e p\u00ebrshanin at\u00eb, duke tundur kok\u00ebn e duke th\u00ebn\u00eb: 40 Ti q\u00eb prish tempullin dhe e rind\u00ebrton n\u00eb tri dit\u00eb Shp\u00ebto veten t\u00ebnde; n\u00eb qoft\u00eb se je Biri i Per\u00ebndis\u00eb, zbrit nga kryqi! 41 Po ashtu, kryeprift\u00ebrinjt\u00eb bashk\u00eb me shkruesit dhe pleqt\u00eb e i Farisejt\u00eb, duke u tallur, thoshin: 42 Ka shp\u00ebtuar t\u00eb tjer\u00eb dhe nuk mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb vetveten. N\u00eb qoft\u00eb se \u00ebsht\u00eb mbreti i Izraelit, le t\u00eb zbres\u00eb tani nga kryqi, dhe ne do t\u00eb besojm\u00eb n\u00eb t\u00eb. 43 N\u00eb qoft\u00eb se ka shpresuar n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb, le ta shp\u00ebtoj\u00eb tani, n\u00ebse Ai e do: se ka th\u00ebn\u00eb: Jam Biri i Per\u00ebndis\u00eb. 44 Po k\u00ebshtu e shanin edhe kusar\u00ebt e kryq\u00ebzuar bashk\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p>45 Dhe nga ora e gjasht\u00eb u b\u00eb err\u00ebsir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, deri n\u00eb or\u00ebn e n\u00ebnt\u00eb. 46 Dhe rreth or\u00ebs s\u00eb n\u00ebnt\u00eb, Iisui thirri me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb: &#8220;Ili, Ili, lam savahthani?&#8221;, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb: &#8220;Per\u00ebndia im, Per\u00ebndia im, pse hoqe dor\u00eb nga un\u00eb? 47 Dhe disa nga t\u00eb pranishmit, kur d\u00ebgjuan k\u00ebt\u00eb, than\u00eb: Ai th\u00ebrret Ilian. 48 Dhe menj\u00ebher\u00eb nj\u00ebri prej tyre vrapoi t\u00eb merrte nj\u00eb sfungjer, e njomi me uthull dhe e vuri n\u00eb maj\u00eb t\u00eb nj\u00eb kallami, e ia dha ta pinte. 49 Dhe t\u00eb tjer\u00eb thoshin: L\u00ebre, t\u00eb shohim n\u00ebse vjen Ilia p\u00ebr ta shp\u00ebtuar.<\/p>\n<p>50 Dhe Iisui, duke thirrur p\u00ebrs\u00ebri me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, dha shpirtin. 51 Dhe ja, perdja e tempullit u shqye m\u00eb dysh, nga kreu n\u00eb fund, dhe toka u drodh, dhe gur\u00ebt u \u00e7an\u00eb; 52 dhe varret u hap\u00ebn, dhe shum\u00eb trupa shenjtor\u00ebsh q\u00eb flinin, u ngjall\u00ebn; 53 dhe si dol\u00ebn nga varret pas ngjalljes s\u00eb tij, hyn\u00eb n\u00eb qytetin e shenjt\u00eb, dhe iu shfaq\u00ebn shum\u00eb vet\u00ebve. 54 Dhe kryeqind\u00ebshi e ata q\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb i b\u00ebnin roje Iisuit, kur pan\u00eb t\u00ebrmetin dhe ato q\u00eb kishin ndodhur, u frik\u00ebsuan shum\u00eb e than\u00eb: Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ai qe Bir Per\u00ebndie. 55 Dhe atje ishin shum\u00eb gra q\u00eb po v\u00ebrenin nga larg, t\u00eb cilat e kishin ndjekur pas Iisuin q\u00eb nga Galileja p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer midis tyre ishin Maria Magdalena, dhe Maria n\u00ebna e Jakovit dhe e Josiut, dhe e \u00ebma e bijve t\u00eb Zevedheut.<\/p>\n<p>57 Pastaj, kur u ngrys, erdhi nj\u00eb njeri i pasur nga Arimathea, i quajtur Josif, i cili gjithashtu ishte b\u00ebr\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i Iisuit. 58 Pasi u paraqit te Pilati, ky k\u00ebrkoi trupin e Iisuit. At\u00ebher\u00eb Pilati urdh\u00ebroi q\u00eb t&#8217;ia jepnin trupin. 59 Dhe Josifi mori trupin, e mb\u00ebshtolli n\u00eb nj\u00eb p\u00eblhur\u00eb t\u00eb past\u00ebr; 60 e vuri n\u00eb varrin e vet t\u00eb ri, q\u00eb e kishte hapur n\u00eb shk\u00ebmb, dhe si rrokullisi nj\u00eb gur t\u00eb madh n\u00eb hyrje t\u00eb varrit, iku. 61 Dhe Maria Magdalena e Maria tjet\u00ebr ishin atje, duke ndenjur p\u00ebrball\u00eb varrit.<\/p>\n<p>62 Dhe t\u00eb nes\u00ebrmen, q\u00eb ishte pas t\u00eb premtes, kryeprift\u00ebrinjt\u00eb e Farisejt\u00eb u mblodh\u00ebn tek Pilati, duke th\u00ebn\u00eb: 63 Zot, na kujtohet se ai mashtruesi, nd\u00ebrsa jetonte ende, tha: Pas tri dit\u00ebsh do t\u00eb ngjallem. Jep urdh\u00ebr pra q\u00eb varri t\u00eb ruhet deri n\u00eb dit\u00ebn e tret\u00eb; k\u00ebshtu q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e tij t\u00eb mos vijn\u00eb ta vjedhin e t&#8217;i thon\u00eb popullit: U ngjall nga t\u00eb vdekurit; dhe g\u00ebnjeshtra e fundit do t\u00eb ishte m\u00eb e keqe se e para. 65 Pilati u tha atyre: Roj\u00ebn e keni: shkoni dhe sigurojeni si\u00e7 dini. 66 Dhe ata shkuan e siguruan varrin, duke vulosur gurin, dhe vun\u00eb roje.<\/p>\n<p>Kreu 28<\/p>\n<p>1 Dhe si shkoi e shtuna, duke gdhir\u00eb e diel, dita e par\u00eb e jav\u00ebs, Maria, Magdalena, dhe Maria tjet\u00ebr erdh\u00ebn t\u00eb shihnin varrin. 2 Dhe ja, u b\u00eb nj\u00eb t\u00ebrmet i madh; sepse nj\u00eb engj\u00ebll i Zotit, q\u00eb zbriti nga qielli, u afrua, rrokullisi gurin dhe q\u00ebndroi mbi t\u00eb. 3. Dhe fytyra e tij ishte si prej vet\u00ebtime; dhe veshja e tij e bardh\u00eb si bor\u00eb. 4 Dhe nga tmerri q\u00eb pat\u00ebn, rojet u frik\u00ebsuan e mbet\u00ebn si t\u00eb vdekur. 5 Po engj\u00eblli u tha grave: Ju mos u frik\u00ebsoni; se un\u00eb e di q\u00eb k\u00ebrkoni Iisuin, q\u00eb u kryq\u00ebzua. 6 Ai nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu; sepse u ngjall, ashtu si\u00e7 pati th\u00ebn\u00eb. Ejani shikoni vendin ku ishte shtrir\u00eb Zoti. 7 Dhe shkoni shpejt e ua thoni nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij: Ai u ngjall prej s\u00eb vdekurish, dhe ja, po shkon p\u00ebrpara jush n\u00eb Galile; atje do ta shikoni. Ja, jua thash\u00eb. 8 Dhe ato ik\u00ebn shpejt nga varri me frik\u00eb dhe me g\u00ebzim t\u00eb madh, duke vrapuar p\u00ebr t&#8217;ua dh\u00ebn\u00eb lajmin nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij. 9 Dhe nd\u00ebrsa ato po iknin t&#8217;u jepnin lajmin nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij, ja, Iisui i takoi ato, duke th\u00ebn\u00eb: G\u00ebzohuni! Dhe ato i&#8217;erdh\u00ebn pran\u00eb, i zun\u00eb k\u00ebmb\u00ebt dhe iu fal\u00ebn.<\/p>\n<p>10 At\u00ebher\u00eb Iisui u tha atyre: Mos kini frik\u00eb; shkoni e lajm\u00ebroni v\u00ebllez\u00ebrit e mi q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Galile; dhe atje do t\u00eb m\u00eb shohin. 11 Dhe nd\u00ebrsa ato po iknin, ja disa nga rojet erdh\u00ebn n\u00eb qytet, dhe i vun\u00eb n\u00eb dijeni kryeprift\u00ebrinjt\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka kishte ndodhur. 12 Dhe ata, si u mblodh\u00ebn bashk\u00eb me pleqt\u00eb, e mbajt\u00ebn k\u00ebshill\u00eb, u dhan\u00eb nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe paresh ushtar\u00ebve, duke th\u00ebn\u00eb: 13 Thoni: Nd\u00ebrsa ne po flinim, nx\u00ebn\u00ebsit e tij erdh\u00ebn nat\u00ebn dhe e vodh\u00ebn. 14 Dhe n\u00ebse kjo i vjen n\u00eb vesh guvernatorit, ne do t&#8217;ia mbushim mendjen dhe ju s&#8217;do t\u00eb nd\u00ebshkoheni.<\/p>\n<p>15 Dhe ata, si mor\u00ebn paret, b\u00ebn\u00eb sipas m\u00ebsimeve q\u00eb u dhan\u00eb. Dhe kjo fjal\u00eb u p\u00ebrhap nd\u00ebrmjet Judejve, deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme. 16 Dhe t\u00eb nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit shkuan n\u00eb Galile, n\u00eb malin q\u00eb kishte porositur Iisui. 17 Dhe kur e pan\u00eb, iu fal\u00ebn; po disa megjithat\u00eb dyshuan. 18 Dhe Iisui, duke iu afruar, u foli atyre, duke th\u00ebn\u00eb: \u00c7do pushtet m&#8217;u dha n\u00eb qiell e mbi dhe.<\/p>\n<p>19 Shkoni pra, m\u00ebsoni t\u00eb gjith\u00eb popujt, dhe i pag\u00ebzoni n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Atit e t\u00eb Birit e t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb. 20 I m\u00ebsoni ata t&#8217;i ruajn\u00eb t\u00eb gjitha sa ju kam porositur. Dhe ja, un\u00eb do t\u00eb jem me ju \u00e7do dit\u00eb, deri n\u00eb mbarim t\u00eb jet\u00ebs. Amin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tekst i plot\u00eb i kapitujve 26, 27 dhe 28 t\u00eb Ungjillit sipas Mattheut n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, q\u00eb p\u00ebrshkruan ngjarjet e Dark\u00ebs mistike, tradhtin\u00eb e Jud\u00ebs, kryq\u00ebzimin dhe Ngjalljen e Krishtit.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Ungjilli sipas Mattheut","numri":"4 (7)","viti":"1993","muaji":"Prill","muaji_numer":"4","dita":"","faqet":"[3, 4, 5]","fjale_kyce":"[\"Ungjill\", \"Matheu\", \"Kryq\u00ebzimi\", \"Ngjallja\", \"Iisui\", \"Juda\", \"Pilati\", \"Maria Magdalena\", \"Pashk\u00eb\", \"Bib\u00ebl\"]","permbledhje":"Tekst i plot\u00eb i kapitujve 26, 27 dhe 28 t\u00eb Ungjillit sipas Mattheut n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, q\u00eb p\u00ebrshkruan ngjarjet e Dark\u00ebs mistike, tradhtin\u00eb e Jud\u00ebs, kryq\u00ebzimin dhe Ngjalljen e Krishtit.","autori":"","kategoria":"Tekst biblik","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9329],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[9285],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-82606","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-tekst-biblik","ngjallja_viti-9285"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kryq\u00ebzimi dhe Ngjallja - Ungjilli sipas Mattheut, Kap. 26-28 - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryqezimi-dhe-ngjallja-ungjilli-sipas-mattheut-kap-26-28\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82606\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryqezimi-dhe-ngjallja-ungjilli-sipas-mattheut-kap-26-28\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryqezimi-dhe-ngjallja-ungjilli-sipas-mattheut-kap-26-28\/\",\"name\":\"Kryq\u00ebzimi dhe Ngjallja - Ungjilli sipas Mattheut, Kap. 26-28 - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-05-31T23:58:32+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryqezimi-dhe-ngjallja-ungjilli-sipas-mattheut-kap-26-28\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryqezimi-dhe-ngjallja-ungjilli-sipas-mattheut-kap-26-28\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryqezimi-dhe-ngjallja-ungjilli-sipas-mattheut-kap-26-28\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kryq\u00ebzimi dhe Ngjallja &#8211; Ungjilli sipas Mattheut, Kap. 26-28\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kryq\u00ebzimi dhe Ngjallja - Ungjilli sipas Mattheut, Kap. 26-28 - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryqezimi-dhe-ngjallja-ungjilli-sipas-mattheut-kap-26-28\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82606","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryqezimi-dhe-ngjallja-ungjilli-sipas-mattheut-kap-26-28\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryqezimi-dhe-ngjallja-ungjilli-sipas-mattheut-kap-26-28\/","name":"Kryq\u00ebzimi dhe Ngjallja - Ungjilli sipas Mattheut, Kap. 26-28 - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-05-31T23:58:32+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryqezimi-dhe-ngjallja-ungjilli-sipas-mattheut-kap-26-28\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryqezimi-dhe-ngjallja-ungjilli-sipas-mattheut-kap-26-28\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryqezimi-dhe-ngjallja-ungjilli-sipas-mattheut-kap-26-28\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kryq\u00ebzimi dhe Ngjallja &#8211; Ungjilli sipas Mattheut, Kap. 26-28"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82606","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82606"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=82606"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=82606"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=82606"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=82606"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}