{"id":82604,"date":"2026-06-01T01:58:30","date_gmt":"2026-05-31T23:58:30","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazh-i-kryepiskopit-anastas-me-rastin-e-pashkes\/"},"modified":"2026-06-01T01:58:30","modified_gmt":"2026-05-31T23:58:30","slug":"mesazh-i-kryepiskopit-anastas-me-rastin-e-pashkes","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazh-i-kryepiskopit-anastas-me-rastin-e-pashkes\/","title":{"rendered":"Mesazh i Kryepiskopit Anastas me rastin e Pashk\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>+ ANASTAS<br \/>\nMe m\u00ebshir\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, Kryepiskop i Tiran\u00ebs dhe i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>Klerit t\u00eb devotsh\u00ebm dhe popullit shpres\u00ebtar t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nFort t\u00eb shtrenjt\u00eb v\u00ebllez\u00ebr dhe motra t\u00eb mia m\u00eb Krishtin,<\/p>\n<p>I<\/p>\n<p>\u00abKrishti u ngjall s\u00eb vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli &#8230;\u00bb<\/p>\n<p>Urrejtja e thell\u00eb njer\u00ebzore, duke p\u00ebrdorur dhun\u00ebn brutale t\u00eb pushtetit shtet\u00ebror, k\u00ebrkoi t\u00eb shfaros\u00eb \u00abBirin e njeriut\u00bb, Iisu Krishtin, t\u00eb Pap\u00ebrlyerin dhe t\u00eb V\u00ebrtetin. Armiqt\u00eb e Tij e kryq\u00ebzuan, siguruan dhe varrin, duke besuar se k\u00ebshtu e kishin hequr qafe p\u00ebrfundimisht. Mir\u00ebpo Krishti, duke qen\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh \u00abBiri i njeriut\u00bb dhe \u00abBiri i Per\u00ebndis\u00eb\u00bb, tri dit\u00eb pas kryq\u00ebzimit t\u00eb Tij, u ngjall. Dhe mbetet p\u00ebrgjithmon\u00eb Zoti i ngjallur. Ngjallja p\u00ebrb\u00ebn vul\u00ebn q\u00eb na v\u00ebrteton se kush \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Iisu Krishti. Miliarda njer\u00ebz kaluan. Shum\u00eb prej tyre mahnit\u00ebn me men\u00e7urin\u00eb apo fuqin\u00eb e tyre dhe entuziazmuan popujt. Ve\u00e7se, p\u00ebrfundimisht, t\u00eb gjith\u00eb iu n\u00ebnshtruan vdekjes. Ai, q\u00eb me flijimin e Tij t\u00eb vullnetsh\u00ebm mundi vdekjen dhe shkallmoi pushtetin e saj, \u00ebsht\u00eb Iisu Krishti, Zoti dhe sunduesi i gjith\u00ebsis\u00eb. Me gjakun e Tij t\u00eb t\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb na \u00e7liroi prej mallkimit t\u00eb m\u00ebkatit, shkaku i vdekjes, dhe na \u00e7eli rrug\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrjetshme. \u00ab&#8230; mb&#8217;at\u00eb q\u00eb na deshi, edhe q\u00eb na lau nga fajet\u00eb tan\u00eb &#8230; mb&#8217;at\u00eb qoft\u00eb lavdia edhe pushteti nd\u00eb jet\u00ebt t\u00eb jet\u00ebvet; amin\u00bb (Zbulesa 1:5-6).<\/p>\n<p>Mesazh themelor i Kish\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm se Krishti u ngjall, por se fitorja e Tij ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr t\u00ebr\u00eb gjinin\u00eb njer\u00ebzore, p\u00ebr t\u00ebr\u00eb natyr\u00ebn njer\u00ebzore, t\u00eb cil\u00ebn e mori si \u00abAdam i dyt\u00eb\u00bb. Sikurse mosbindja dhe m\u00ebkati i Adamit t\u00eb par\u00eb e \u00e7oi n\u00eb vdekje mbar\u00eb njer\u00ebzimin, ashtu edhe bindja, rrjedhoj\u00eb e dashuris\u00eb, deri n\u00eb flijim n\u00eb kryq i Adamit t\u00eb dyt\u00eb, i Krishtit, \u00e7on n\u00eb Ngjallje. \u00abKrishti u ngjall s\u00eb vdekurish, u b\u00eb nisja e atyre q\u00eb kan\u00eb fjetur &#8230; Sepse, sikurse t\u00eb gjith\u00eb vdesin me Adamin, k\u00ebshtu edhe t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb ngjallen me Krishtin\u00bb (1 Korint. 15:20-22). Me fuqin\u00eb e Krishtit t\u00eb Ngjallur, shkojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re, t\u00eb am\u00ebshuar. Dhe n\u00eb t\u00eb hyjm\u00eb me pag\u00ebzimin dhe me pjes\u00ebmarrjen ton\u00eb n\u00eb misteret e Kish\u00ebs. \u00abT\u00eb bashk\u00ebkryq\u00ebzuar me T\u00eb\u00bb, b\u00ebhemi pjes\u00ebmarr\u00ebs edhe n\u00eb Ngjalljen e Tij.<\/p>\n<p>II<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri, pas nj\u00eb periudhe t\u00eb frikshme persekutimi t\u00eb eg\u00ebr, ku shteti ateist, me dinak\u00ebri dhe pasion, kryq\u00ebzoi shpres\u00ebn te Per\u00ebndia dhe te Per\u00ebndia-njeri dhe luftoi me t\u00ebrbim p\u00ebr ta zhdukur p\u00ebrgjithmon\u00eb, besimi u ngjall p\u00ebrs\u00ebri shk\u00eblqimplot\u00eb.<\/p>\n<p>Krishti u ngjall! p\u00ebrs\u00ebritim dhjet\u00ebra her\u00eb me llambadhet t\u00eb ndezura, duke shpallur se kjo siguri jona ndri\u00e7on mendjen, zemr\u00ebn, vullnetin dhe p\u00ebrcakton jet\u00ebn ton\u00eb shpirt\u00ebrore dhe rrug\u00ebn ton\u00eb shoq\u00ebrore. Me k\u00ebt\u00eb besim p\u00ebrpiqemi p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb re, t\u00eb \u00e7liruar nga iluzionet, nga frika e padrejt\u00ebsit\u00eb, t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb do t\u00eb respektoj\u00eb figur\u00ebn njer\u00ebzore dhe do t&#8217;i ofroj\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb barabarta dhe shanse t\u00eb barabarta.<\/p>\n<p>Krishti u ngjall! dhe p\u00ebrsh\u00ebndetja e Tij e par\u00eb pas Ngjalljes ishte \u00abPaqe juve\u00bb (Joani 20:19). P\u00ebrsh\u00ebndetje kjo por nj\u00ebkoh\u00ebsisht porosi dhe p\u00ebrcaktim i detyrimit t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb Tij: q\u00eb t\u00eb jen\u00eb gjithmon\u00eb paq\u00ebsor\u00eb, faktor\u00eb q\u00eb do t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb paqe t\u00eb ndershme, e cila zhvillohet n\u00eb drit\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe liris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrgjegjes. Dhe sot kur zjarri i luft\u00ebs vrundullon te fqinj\u00ebt tan\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ne, duhet t\u00eb falemi me zell dhe t\u00eb p\u00ebrpiqemi me nisma pozitive p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb fund dhun\u00ebs, p\u00ebr pajtim dhe p\u00ebr bashkekzistenc\u00eb paq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Krishti u ngjall! psal n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme Kisha, duke shpallur me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb se Ungjilli i Krishtit predestinohet p\u00ebr gjith\u00eb bot\u00ebn, hedh ura n\u00eb mosmarr\u00ebveshjet dhe kontradiktat e vjetra, v\u00ebllaz\u00ebron popujt n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri bot\u00ebrore paqeje, respektimi t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb dhe solidariteti.<\/p>\n<p>III<\/p>\n<p>Ve\u00e7se, pjes\u00ebmarrja jon\u00eb n\u00eb g\u00ebzimin e Ngjalljes, v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb mi, nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme t\u00eb kufizohet vet\u00ebm n\u00eb urimet e Ngjalljes dhe n\u00eb zakonet e jashtme t\u00eb Pashk\u00ebs, por nga viti n\u00eb vit kjo pjes\u00ebmarrje duhet t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb thelb\u00ebsore dhe m\u00eb personale. Nuk mjafton q\u00eb ta psalim me goj\u00eb \u00abKrishti u ngjall\u00bb. Duhet t\u00eb marrim frym\u00eb ngjall\u00ebruesh\u00ebm, t\u00eb jetojm\u00eb me frym\u00eb Pashke. T\u00eb rrezatojm\u00eb Ngjalljen. Dhe jetoj me frym\u00eb Pashke do t\u00eb thot\u00eb:<\/p>\n<p>1. Kam besim absolut tek Ai q\u00eb u b\u00eb njeri, te Biri i Per\u00ebndis\u00eb, i cili me doktrin\u00ebn, vepr\u00ebn, flijimin, Ngjalljen e Tij mundi vdekjen dhe forcat demoniake q\u00eb p\u00ebrhapin kudo frym\u00ebn e Ferrit, dhe e drejtoi njer\u00ebzimin n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb re jete.<\/p>\n<p>2. Kushdo q\u00eb jeton me frym\u00eb Pashke drith\u00ebrohet nga besimi n\u00eb jet\u00eb; nga siguria se vdekja; se fundi i ekzistenc\u00ebs s\u00eb njeriut nuk \u00ebsht\u00eb shuarja e tij, por ngjallja; se pun\u00ebt dhe veprimet tona kan\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi vendimtare, dhe se jeta njer\u00ebzore mbyll n\u00eb vetveten p\u00ebrjet\u00ebsi dhe pafund\u00ebsi.<\/p>\n<p>3. Kushdo q\u00eb jeton me frym\u00eb Pashke rrezaton nj\u00eb dashuri t\u00eb guximshme. Me ngjalljen triumfale t\u00eb Krishtit u p\u00ebrmbys\u00ebn tin\u00ebzit\u00eb dhe urrejtja e armiqve t\u00eb Tij. Por fitorja e Tij nuk kishte asnj\u00eb gjurm\u00eb hakmarrjeje. Pashka \u00ebsht\u00eb triumfi i dashuris\u00eb. Asnj\u00eb hije antipatie ose pak\u00ebnaq\u00ebsie nuk i rreziston drit\u00ebs s\u00eb saj. Prandaj, n\u00eb ve\u00e7anti k\u00ebto dit\u00eb, Kisha jon\u00eb i fton t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb falje, n\u00eb pajtim dhe n\u00eb p\u00ebrqafim t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt dashurie. Kjo ndjenj\u00eb e fuqishme e dashuris\u00eb i \u00e7on t\u00eb krishter\u00ebt n\u00eb vepra t\u00eb guximshme vet\u00ebflijimi, sepse ata e din\u00eb se nuk ka Pashk\u00eb pa Kryq\u00ebzim dhe se sakrifica e vetvetishme dhe e painteres e lart\u00ebson dhe e denj\u00ebson njeriun.<\/p>\n<p>4. Kushdo q\u00eb jeton me frym\u00eb Pashke drith\u00ebrohet nga shpresa dhe ngaz\u00ebllimi q\u00eb i p\u00ebrshkojn\u00eb gjith\u00eb qenien dhe shp\u00ebrndajn\u00eb \u00e7do re melankolie dhe d\u00ebshp\u00ebrimi. Esht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb g\u00ebzim paq\u00ebsor, i cili shum\u00ebfishohet duke u ofruar. Kushdo q\u00eb akordohet n\u00eb ngaz\u00ebllimin e Pashk\u00ebs, b\u00ebhet edhe vet\u00eb bart\u00ebs shprese dhe optimizmi.<\/p>\n<p>IV<\/p>\n<p>Fryma e Pashk\u00ebs \u00ebsht\u00eb dhurat\u00eb dhe hir Per\u00ebndie. Ngjallja bashkekziston n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mistike n\u00eb jet\u00ebn e kryq\u00ebzuar me Krishtin. U dhurohet gjith\u00eb atyre q\u00eb besojn\u00eb tek Ai, i cili tha se \u00abUn\u00eb jam ngjallja edhe jeta\u00bb (Joan. 11:25) dhe p\u00ebrpiqen t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bashkuar me T\u00eb. Ky moral ngjall\u00ebsor nuk fitohet me p\u00ebrgjith\u00ebsi panegjirike. Formohet nga devotshm\u00ebria ndaj t\u00eb Ngjallurit dhe nga p\u00ebrpjekja p\u00ebr Ta njohur p\u00ebr dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr me gjith\u00eb qenien ton\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7ala, vet\u00ebm p\u00ebr njohjen e nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtete historike, por p\u00ebr njohjen e nj\u00eb Personi, Krishtit t\u00eb Ngjallur, dhe t\u00eb nj\u00eb fuqie, fuqis\u00eb s\u00eb Ngjalljes. \u00abTa njoh At\u00eb dhe fuqin\u00eb e ngjalljes s\u00eb Tij dhe t\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb vuajtjet e Tij, q\u00eb ta pasoj dhe n\u00eb vdekjen e Tij\u00bb (Filip. 3:10). Thelb\u00ebsorja nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb p\u00ebr Krishtin, por t\u00eb njohim vet\u00eb Krishtin, duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb dashurin\u00eb e Tij t\u00eb Kryq\u00ebzimngjalljes; t&#8217;i afrohemi p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr dhe, duke v\u00ebshtruar Fytyr\u00ebn e Tij, t\u00eb mund t\u00eb th\u00ebrrasim si Thomai: \u00abZoti im dhe Per\u00ebndia im\u00bb (Joan. 20:28).<\/p>\n<p>M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja pra q\u00eb kemi p\u00ebr t\u00eb uruar k\u00ebt\u00eb Pashk\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb shtohet pand\u00ebrprer\u00eb brenda nesh p\u00ebrjetimi i Ngjalljes dhe t\u00eb jetojm\u00eb gjithmon\u00eb me frym\u00eb Pashke. Me besim dhe p\u00ebrkushtim te Zoti i Ngjallur; me besim n\u00eb vler\u00ebn e njeriut dhe t\u00eb jet\u00ebs; me nj\u00eb ofert\u00eb dashurie pa interes; me gatishm\u00ebri p\u00ebr flijim, duke transmetuar shpres\u00eb dhe paqe kudo q\u00eb gjendemi.<\/p>\n<p>Krishti u ngjall! G\u00ebzuar, pra, Pashk\u00ebn, v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb mi, me Ngjalljen gjithmon\u00eb brenda nesh!<\/p>\n<p>Me p\u00ebrqafime Pashke t\u00eb nj\u00eb dashurie t\u00eb thell\u00eb,<\/p>\n<p>+ Anastas<br \/>\nKryepiskop i Tiran\u00ebs dhe i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>Dhe si shkoi e shtuna, duke gdhir\u00eb e diel, dita e par\u00eb e jav\u00ebs, Maria, Magdalena, dhe Maria tjet\u00ebr erdh\u00ebn t\u00eb shihnin varrin. Dhe ja, u b\u00eb nj\u00eb t\u00ebrmet i madh; sepse nj\u00eb engj\u00ebll i Zotit, q\u00eb zbriti nga qielli, u afrua, rrokullisi gurin dhe q\u00ebndroi mbi t\u00eb. Dhe fytyra e tij ishte si prej vet\u00ebtime; dhe veshja e tij e bardh\u00eb si bor\u00eb. Dhe nga tmerri q\u00eb pat\u00ebn, rojet u frik\u00ebsuan e mbet\u00ebn si t\u00eb vdekur. Po engj\u00eblli u tha grave: Ju mos u frik\u00ebsoni; se un\u00eb e di q\u00eb k\u00ebrkoni Iisuin, q\u00eb u kryq\u00ebzua. Ai nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu; sepse u ngjall, ashtu si\u00e7 pati th\u00ebn\u00eb. Ejani shikoni vendin ku ishte shtrir\u00eb Zoti. Dhe shkoni shpejt e ua thoni nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij: Ai u ngjall prej s\u00eb vdekurish, dhe ja, po shkon p\u00ebrpara jush n\u00eb Galile; atje do ta shikoni. Ja, jua thash\u00eb. (Mat. 28: 1-7)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mesazh pashkor i Kryepiskopit Anastas drejtuar klerit dhe popullit besimtar t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Mesazhi flet p\u00ebr kuptimin teologjik t\u00eb Ngjalljes, ringjalljen e besimit n\u00eb Shqip\u00ebri pas periudh\u00ebs ateiste, dhe kat\u00ebr dimensionet e jetes\u00ebs me frym\u00eb Pashke: besimin, dashurin\u00eb, shpres\u00ebn dhe ngaz\u00ebllimin.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"4 (7)","viti":"1993","muaji":"Prill","muaji_numer":"4","dita":"","faqet":"[1, 2]","fjale_kyce":"[\"Pashk\u00eb\", \"Ngjallje\", \"Kryepiskop Anastas\", \"Krishti\", \"Adam i dyt\u00eb\", \"paqe\", \"dashuri\", \"flijim\", \"Kisha Orthodhokse\", \"Shqip\u00ebri\"]","permbledhje":"Mesazh pashkor i Kryepiskopit Anastas drejtuar klerit dhe popullit besimtar t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Mesazhi flet p\u00ebr kuptimin teologjik t\u00eb Ngjalljes, ringjalljen e besimit n\u00eb Shqip\u00ebri pas periudh\u00ebs ateiste, dhe kat\u00ebr dimensionet e jetes\u00ebs me frym\u00eb Pashke: besimin, dashurin\u00eb, shpres\u00ebn dhe ngaz\u00ebllimin.","autori":"+ Anastas, Kryepiskop i Tiran\u00ebs dhe i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb","kategoria":"Mesazh kishtar","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9327],"ngjallja_autori":[9328],"ngjallja_viti":[9285],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-82604","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-mesazh-kishtar","ngjallja_autori-anastas-kryepiskop-i-tiranes-dhe-i-gjithe-shqiperise","ngjallja_viti-9285"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Mesazh i Kryepiskopit Anastas me rastin e Pashk\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazh-i-kryepiskopit-anastas-me-rastin-e-pashkes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82604\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazh-i-kryepiskopit-anastas-me-rastin-e-pashkes\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazh-i-kryepiskopit-anastas-me-rastin-e-pashkes\/\",\"name\":\"Mesazh i Kryepiskopit Anastas me rastin e Pashk\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-05-31T23:58:30+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazh-i-kryepiskopit-anastas-me-rastin-e-pashkes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazh-i-kryepiskopit-anastas-me-rastin-e-pashkes\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazh-i-kryepiskopit-anastas-me-rastin-e-pashkes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mesazh i Kryepiskopit Anastas me rastin e Pashk\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mesazh i Kryepiskopit Anastas me rastin e Pashk\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazh-i-kryepiskopit-anastas-me-rastin-e-pashkes\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82604","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazh-i-kryepiskopit-anastas-me-rastin-e-pashkes\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazh-i-kryepiskopit-anastas-me-rastin-e-pashkes\/","name":"Mesazh i Kryepiskopit Anastas me rastin e Pashk\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-05-31T23:58:30+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazh-i-kryepiskopit-anastas-me-rastin-e-pashkes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazh-i-kryepiskopit-anastas-me-rastin-e-pashkes\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mesazh-i-kryepiskopit-anastas-me-rastin-e-pashkes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mesazh i Kryepiskopit Anastas me rastin e Pashk\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82604","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82604"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=82604"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=82604"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=82604"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=82604"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}