{"id":82534,"date":"2026-06-01T01:57:48","date_gmt":"2026-05-31T23:57:48","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvilloi-punimet-kuvendi-kleriko-laik-per-probleme-te-sotme-te-kishes\/"},"modified":"2026-06-01T01:57:48","modified_gmt":"2026-05-31T23:57:48","slug":"zhvilloi-punimet-kuvendi-kleriko-laik-per-probleme-te-sotme-te-kishes","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvilloi-punimet-kuvendi-kleriko-laik-per-probleme-te-sotme-te-kishes\/","title":{"rendered":"Zhvilloi punimet Kuvendi kleriko-laik p\u00ebr probleme t\u00eb sotme t\u00eb Kish\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues klerik\u00eb dhe laik\u00eb nga t\u00eb gjitha dioqezat<\/p>\n<p>T\u00eb enjten, m\u00eb 21.1.1993 n\u00eb nj\u00eb nga sallat e Seminarit Orthodhoks t\u00eb Durr\u00ebsit u mbajt Kuvendi kleriko-laik p\u00ebr probleme q\u00eb dalin sot para Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb kuvend mor\u00ebn pjes\u00eb klerik\u00ebt nga i gjith\u00eb vendi, si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues civil\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha dioqezave e z\u00ebvend\u00ebsive, nd\u00ebrmjet t\u00eb cil\u00ebve edhe mjaft gra, si dhe student\u00eb t\u00eb Seminarit dhe t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs. Pasi u k\u00ebnduan himne drejtuar Per\u00ebndis\u00eb, kuvendin e hapi Kryepiskopi i Tiran\u00ebs e i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Anastas. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, nd\u00ebr t\u00eb tjera ai tha se ky kuvend \u00ebsht\u00eb i dyti pas atij t\u00eb mbajtur n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1991. Konferenca e Tiran\u00ebs ishte m\u00eb e kufizuar n\u00eb pjes\u00ebmarrje, pasi merrnin pjes\u00eb vet\u00ebm klerik\u00ebt q\u00eb kishin mbetur pas asaj p\u00ebrndjekje t\u00eb gjat\u00eb 25-vje\u00e7are, e t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb kaluar, si dhe laik\u00eb. Kurse Kuvendi i sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrmasave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. N\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb edhe 35 klerik\u00eb, prift\u00ebrinj e dhiakon\u00eb t\u00eb hirotonisur n\u00eb k\u00ebto dy vitet e fundit. KOASH ka sot Kryepiskopin e saj dhe i lutemi Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb s\u00eb shpejti t\u00eb ket\u00eb edhe Sinodhin e saj t\u00eb shenjt\u00eb. Sot Shqip\u00ebria ka nj\u00eb Kish\u00eb Orthodhokse Autoqefale t\u00eb organizuar me seminarin e saj p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e klerik\u00ebve t\u00eb rinj, ka gazet\u00ebn e saj &#8220;Ngjallja&#8221;, sektorin e nd\u00ebrtimeve e restaurimeve t\u00eb kishave, ka kurset e katekizmit p\u00ebr t\u00eb rritur e f\u00ebmij\u00eb q\u00eb zhvillohen n\u00eb \u00e7do kish\u00eb. Kisha jon\u00eb sot \u00ebsht\u00eb pranuar si an\u00ebtare me t\u00eb drejta t\u00eb plota n\u00eb Konferenc\u00ebn Evropiane t\u00eb Kishave, s\u00eb shpejti do t\u00eb z\u00ebr\u00eb vendin e vet, q\u00eb e ka pasur q\u00eb para Luft\u00ebs II Bot\u00ebrore edhe me K\u00ebshillin Bot\u00ebror t\u00eb Kishave.<\/p>\n<p>Sot Kisha jon\u00eb ndodhet p\u00ebrball\u00eb problemesh t\u00eb shumta, q\u00eb jan\u00eb trash\u00ebguar nga periudha e gjat\u00eb 50-vje\u00e7are e persekutimit t\u00eb eg\u00ebr komunist, t\u00eb cilat po b\u00ebhen p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t&#8217;u kap\u00ebrcyer me ndihm\u00ebn edhe t\u00eb kishave t\u00eb tjera motra. Por nj\u00ebkoh\u00ebsisht asaj po i shkaktohen edhe disa probleme artificiale nga disa njer\u00ebz, q\u00ebllimi i t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\u00e7arja fetare dhe shkat\u00ebrrimi i KOASH-it. Natyrisht ne nuk do t\u00eb lejojm\u00eb t\u00eb biem viktima t\u00eb fanatizmit fetar, por duke vazhduar rrug\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, t\u00eb Zotit ton\u00eb Iisu Krisht, do t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr ringritjen e plot\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse, p\u00ebr predikimin e Ungjillit, duke i q\u00ebndruar besnik\u00eb gjith\u00e7kaje t\u00eb bukur q\u00eb kemi trash\u00ebguar.<\/p>\n<p>Pastaj u lexuan pjes\u00eb nga Dhiata e Re, nga letra e Apostull Pavlit drejtuar filipian\u00ebve t\u00eb cil\u00ebn e lexoi z. Dh. Beduli dhe kreu 12 nga Ungjilli sipas Llukait, q\u00eb e lexoi at Gaqo Petri.<\/p>\n<p>Kryepiskopi Anastas komentoi pastaj pjes\u00ebt e lexuara duke i lidhur me problemet q\u00eb p\u00ebrballon kisha jon\u00eb sot, me v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb dhe kap\u00ebrcimin e tyre me guxim t\u00eb krishter\u00eb. \u00c7do shkrim i Ungjillit nuk i p\u00ebrket thjesht\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, por p\u00ebrcakton q\u00ebndrimin e \u00e7do t\u00eb krishteri p\u00ebr \u00e7do koh\u00eb. Ne jemi mbledhur n\u00eb emrin e Iisu Krishtit dhe Ai vet\u00eb na ka th\u00ebn\u00eb se aty ku jan\u00eb mbledhur dy apo tre vet\u00eb e flasin n\u00eb emrin tim, jam edhe un\u00eb. Prandaj, \u00e7do gj\u00eb b\u00ebhet n\u00eb emrin e Krishtit dhe Ai \u00ebsht\u00eb midis nesh, ai do t\u00eb na frym\u00ebzoj\u00eb e drejtoj\u00eb p\u00ebr lavdin\u00eb e Kish\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>Pas faljes, fjal\u00ebn e mori at Petro Thanasi i kish\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, i cili mbajti nj\u00eb kumtes\u00eb p\u00ebr unitetin e KOASH-it. Ai u ndal n\u00eb organizimin e Kish\u00ebs, n\u00eb unitetin e saj, n\u00eb analiz\u00ebn e asaj se kush e c\u00ebnon k\u00ebt\u00eb organizim e unitet, \u00e7&#8217;q\u00ebllim ka kjo l\u00ebvizje antiorthodhokse dhe \u00e7&#8217;detyra dalin para Kish\u00ebs e \u00e7do orthodhoksi. Duke p\u00ebrshkruar rrug\u00ebn e kaluar nga Kisha jon\u00eb k\u00ebto dy vitet e fundit, ai tha se qe fat p\u00ebr KOASH-in q\u00eb patrikana Ekumenike solli si eksark patriarkal Imzot Anastasin, i cili m\u00eb von\u00eb u zgjodh me k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb Kryepiskop i saj. Sot, tha ai, Kisha jon\u00eb i ngjan nj\u00eb anijeje n\u00eb mes t\u00eb detit t\u00eb dallg\u00ebzuar, por q\u00eb ka kapitenin e saj.<\/p>\n<p>Sekretari i KP t\u00eb KOASH-it z. Aleko Dhima i njohu pastaj pjes\u00ebmarr\u00ebsit me projektligjin e ri q\u00eb \u00ebsht\u00eb hartuar nga Qeveria dhe Komisioni i ligjeve i Parlamentit p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me komunitetet fetare. Ne, theksoi ai, jemi dakort me projektligjin e paraqitur nga Qeveria, i cili k\u00ebrkon ndarjen e Shtetit nga Komunitetet fetare dhe pavar\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre t\u00eb fundit. Por nuk jemi dakort me amendamentet q\u00eb synohet t&#8217;i b\u00ebhen nga qarqe t\u00eb caktuara, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t&#8217;i ven\u00eb Komunitetet fetare n\u00ebn vart\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb shtetit e t\u00eb Parlamentit, t\u00eb cilat godasin n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb e kryesisht Kish\u00ebn ton\u00eb Orthodhokse. Sipas shtojcave n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtyre komuniteteve e t\u00eb organizatave fetare duhet t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm n\u00ebnshtetas shqiptar\u00eb e me komb\u00ebsi shqiptare, \u00e7ka i mohon t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb Fortlumturis\u00eb Anastas, p\u00ebrderisa t\u00eb p\u00ebrgatitet nj\u00eb klerik shqiptar q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb kushtet, por u heq nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00ebn edhe minoriteteve t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb ken\u00eb njer\u00ebzit e tyre n\u00eb krye t\u00eb organizatave fetare e t\u00eb kish\u00ebs.<\/p>\n<p>At Joan Trebicka nga Kor\u00e7a foli p\u00ebr q\u00ebndrimin e Kish\u00ebs e t\u00eb besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj dioqeze, p\u00ebr shk\u00ebputjen e plot\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs nga shteti. Ai theksoi se p\u00ebr problemet e saj Kisha vendos vet\u00eb dhe shteti duhet t&#8217;i p\u00ebrmbahet Konvent\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ka n\u00ebnshkruar p\u00ebr lirin\u00eb e besimeve fetare. Ai b\u00ebri thirrje q\u00eb n\u00eb rast se Parlamenti miraton k\u00ebt\u00eb projektligj, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb bashkohen me Peticionin e dioqez\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs q\u00eb t\u00eb mbyllen kishat kudo n\u00eb Shqip\u00ebri dhe e gjith\u00eb bota ta marr\u00eb vesh se po rikthehet p\u00ebrs\u00ebri viti 1967 i err\u00ebsir\u00ebs komuniste dhe se KOASH-i po persekutohet dhe ata q\u00eb do ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb do t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi para historis\u00eb.<\/p>\n<p>Vask\u00eb Kolaci nga Kor\u00e7a theksoi se armiqt\u00eb e Kish\u00ebs po e fillojn\u00eb me orthodhoks\u00ebrin\u00eb, se ajo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e brishta e m\u00eb e pambrojtura. Armiqt\u00eb e saj duan t&#8217;i heqin kryetarin e sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebr\u00e7ar\u00eb e shkat\u00ebrruar at\u00eb, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk do ta arrijn\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p>At Spiro Veli famulltar i Elbasanit, prift nga m\u00eb t\u00eb vjetrit, q\u00eb nga vitet e paraluft\u00ebs, foli p\u00ebr fazat q\u00eb ka kaluar Kisha jon\u00eb q\u00eb nga viti 1992 e k\u00ebtej, p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e persekutimit q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asaj, duke synuar gjithmon\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb pa krye, sepse k\u00ebshtu ajo do t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb trup pa kok\u00eb, pa t\u00eb cil\u00ebn nuk mund t\u00eb jetoj\u00eb. K\u00ebshtu po veprohet edhe sot nga armiqt\u00eb e Kish\u00ebs son\u00eb. Kryehir\u00ebsia e tij duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb k\u00ebtu derisa t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb kryepiskop shqiptar orthodhoks. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb elbasanas e t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zonave t\u00eb Gollobord\u00ebs e Peshkopis\u00eb, i k\u00ebrkojm\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs e Parlamentit tha ai, t\u00eb respektojn\u00eb t\u00eb drejtat dhe traditat tona.<\/p>\n<p>Z. Mihal Masho nga minoriteti i Gjirokastr\u00ebs u shfaq kund\u00ebr miratimit t\u00eb shtojcave t\u00eb k\u00ebtij projektligji nga Parlamenti. Orthodhoksin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri k\u00ebrkojn\u00eb ta p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb n\u00eb shqiptar\u00eb, grek\u00eb, rumun\u00eb, sllav\u00eb, nd\u00ebrsa ne na bashkon nj\u00eb Per\u00ebndi, Krishti. Kjo tha ai do t\u00eb na hiqte mund\u00ebsin\u00eb ne minoritar\u00ebve t\u00eb kishim prift\u00ebrinjt\u00eb tan\u00eb n\u00eb krye dhe do t\u00eb na p\u00ebr\u00e7ante me v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb me Krishtin, orthodhoks\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Z. Josif Qari nga Vlora, shprehu mendimet e 3500 besimtar\u00ebve t\u00eb krishter\u00eb nga zona e Novosel\u00ebs, q\u00eb shteti t\u00eb mos p\u00ebrzihet n\u00eb pun\u00ebt e komunitetve fetare se kjo p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Jemi dakort tha ai me propozimin e at Joan Trebick\u00ebs nga Kor\u00e7a, mb\u00ebshtesim plot\u00ebsisht q\u00ebnien n\u00eb krye t\u00eb Kish\u00eb son\u00eb t\u00eb Kryepiskopit Anastas.<\/p>\n<p>Znj. Pavlina Deda nga Elbasani, falenderoi Kryepiskopin Anastas, gjith\u00eb klerik\u00ebt dhe ata q\u00eb po punojn\u00eb e luftojn\u00eb p\u00ebr ngjalljen e Kish\u00ebs son\u00eb orthodhokse. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb grave e n\u00ebnave t\u00eb Elbasanit k\u00ebrkoi q\u00eb Kryepiskopi Anastas t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse, q\u00eb ajo t\u00eb mos merret n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb por t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb e lul\u00ebzoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, tha ajo.<\/p>\n<p>Aleksand\u00ebr Petani, student seminarist nga Shkodra, tha se jam i autorizuar nga Kisha e populli orthodhoks i Shkodr\u00ebs, t&#8217;ju them se mb\u00ebshtesim plot\u00ebsisht Kryehir\u00ebsin\u00eb e tij Anastas n\u00eb krye t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb. K\u00ebto shtojca t\u00eb projektligjit kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim jo thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb larguar Kryepiskopin Anastas, por p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebruar Kish\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb at\u00eb pa krye. Ju ftoj, tha ai, t\u00eb dalim me nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, e t\u00eb hartojm\u00eb nj\u00eb peticion drejtuar Presidentit e Parlamentit, q\u00eb askush t\u00eb mos nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e Kish\u00ebs.<\/p>\n<p>Miron \u00c7avo tha se gjat\u00eb dy mij\u00eb vjet\u00ebve q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb krijuar Kisha jon\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka kaluar shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi e pengesa. Edhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e sotme jan\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj natyre. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai iu referua edhe Ungjillit. Por, tha ai, na vjen \u00e7udi q\u00eb pas atij terrori gjysm\u00ebshekullor t\u00eb djallit t\u00eb kuq, p\u00ebrs\u00ebri sot kur thuhet se kemi nj\u00eb shtet e nj\u00eb Parlament demokratik, p\u00ebrs\u00ebri po luftohet e goditet Kisha jon\u00eb dhe kreu i saj.<\/p>\n<p>At Mihai Dako dhe at Jorgo Zaro nga Gjirokastra theksuan se shtojcat e projektligjit t\u00eb paraqitur n\u00eb Parlament n\u00eb d\u00ebm t\u00eb orthodhoksis\u00eb dhe se disa njer\u00ebz k\u00ebrkojn\u00eb ta t\u00ebrheqin edhe shtetin e ri demokratik n\u00eb gabimet e regjimit komunist, n\u00eb kund\u00ebrshtim me konventat dhe aktet nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb vet\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e shtetit ton\u00eb i kan\u00eb n\u00ebnshkruar.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb student\u00ebve t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebrsh\u00ebndeti studenti Andi Nikolla. Ai tha se rinia studentore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrah KOASH-it. Ai k\u00ebrkoi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre q\u00eb Parlamenti t\u00eb mos votoj\u00eb projektligje q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb drejtat e njeriut e t\u00eb drejt\u00ebn e tij p\u00ebr besim duke theksuar se ata i kan\u00eb drejtuar Peticion Presidentit e Parlamentit, t\u00eb n\u00ebnshkruara nga 1000 student\u00eb t\u00eb UT t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb besimeve, n\u00eb mbrojtje t\u00eb KOASH-it.<\/p>\n<p>Teologu Teodor Papapavli foli p\u00ebr ngjalljen e Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri, duke theksuar se kjo ngjallje i dedikohet plot\u00ebsisht Kryepiskopit ton\u00eb Anastas. Largimi i tij, tha ai, do ta nd\u00ebrpriste k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb ngjalljeje. Parlamenti nuk duhet t\u00eb bjer\u00eb pre e makinacioneve t\u00eb nj\u00eb grushti njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebt duke u fshehur pas anonimatit, hiqen sikur jan\u00eb shum\u00eb, kurse n\u00eb realitet jan\u00eb shum\u00eb pak. Parlamenti duhet t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e komuniteteve fetare q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuvend. Duhet njohur gjithashtu se konkretisht Kryepiskopi mbetet i till\u00eb edhe sikur t\u00eb largohet padrejt\u00ebsisht, deri sa ai t\u00eb jap\u00eb vet\u00eb dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Kuvendi miratoi q\u00ebndrimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb shqiptar\u00eb rreth k\u00ebtij problemi dhe i drejtoi nj\u00eb peticion Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, zotit Sali Berisha, Kryetarit t\u00eb Parlamentit, zotit Pjet\u00ebr Arbnori dhe kryeministrit, zotit Aleksander Meksi.<\/p>\n<p>Sipas pik\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs u b\u00ebn\u00eb zgjedhjet p\u00ebr n\u00eb K\u00ebshillin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb KOASH-it dhe n\u00eb k\u00ebshillat e kryepiskopat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs dhe t\u00eb mitropolive t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Beratit, Gjirokastr\u00ebs, t\u00eb cilat u miratuan unanimisht nga delegat\u00ebt e Kuvendit.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm u zgjodh\u00ebn:<\/p>\n<p>Kryepiskopata e Tiran\u00ebs:<br \/>\nKryepiskop Anastasi, At Gaqo Petri &#8211; Tiran\u00eb, At Petro Thanasi &#8211; Durr\u00ebs, At Spiro Veli &#8211; Elbasan, At Kristaq Xhoxhi &#8211; Kavaj\u00eb, Dhimit\u00ebr Beduli &#8211; Tiran\u00eb, Aleko Dhima &#8211; Tiran\u00eb, Petraq Jorgo &#8211; Durr\u00ebs, Violeta Pistuli &#8211; Shkod\u00ebr, Pavlina Dede &#8211; Elbasan, Dhimit\u00ebr Todi &#8211; Kavaj\u00eb.<\/p>\n<p>Mitropolia e Kor\u00e7\u00ebs:<br \/>\nAt Kristo Raci &#8211; Kor\u00e7\u00eb, At Joan Trebicka &#8211; Kor\u00e7\u00eb, At Todi Jovani &#8211; Pogradec, At Pandi Plaku &#8211; Kor\u00e7\u00eb, Vask\u00eb Stase &#8211; Kor\u00e7\u00eb, Trajan Veri &#8211; Kor\u00e7\u00eb, Ko\u00e7o Lushi &#8211; Pogradec, Ki\u00e7o Tytym\u00e7e &#8211; Bilisht, Koli Prifti &#8211; Ersek\u00eb.<\/p>\n<p>Mitropolia e Beratit:<br \/>\nAt Kozma Qirio &#8211; Vlor\u00eb, At Vangjel Xoxe &#8211; Berat, At Ilia Prifti &#8211; Lushnj\u00eb, Zoi Mitrushi &#8211; Lushnj\u00eb, Marko Veshka &#8211; Fier, Mihallaq Hanxhari &#8211; Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Mitropolia e Gjirokastr\u00ebs:<br \/>\nAt Mihai Dako &#8211; Dervi\u00e7an, At Romano Tralo &#8211; P\u00ebrmet, At Kristo Papa &#8211; Delvin\u00eb, Dhjakon Kostandin Dashi &#8211; Sarand\u00eb, At Klarko Papasava &#8211; Dh\u00ebrmi, At Mihal Masho &#8211; Gjirokast\u00ebr, Dhimit\u00ebr L. &#8211; P\u00ebrmet, Ilia Ba\u00e7i &#8211; Delvin\u00eb, K. Papanikolla &#8211; Sarand\u00eb, Pano Konomi &#8211; Himar\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb:<\/p>\n<p>Kryepiskopi Anastas, kryetar; At Gaqo Petri, p\u00ebrfaq\u00ebsues arqihieratik &#8211; Tiran\u00eb; At Kristo Raci, p\u00ebrfaq\u00ebsues arqihieratik &#8211; Kor\u00e7\u00eb; At Kozma Qirio, p\u00ebrfaq\u00ebsues arqihieratik &#8211; Vlor\u00eb; At Mihai Dako, p\u00ebrfaq\u00ebsues arhieratik &#8211; Gjirokast\u00ebr; At Jani Trebicka &#8211; Kor\u00e7\u00eb, At Petro Thanasi &#8211; Durr\u00ebs, at Vangjel Xoxe &#8211; Berat, Thodhori Nikolla &#8211; Gjirokast\u00ebr, Dhimit\u00ebr Beduli, sekretar i KOASH p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje eklesiastike &#8211; Tiran\u00eb, Aleko Dhima, sekretar i KOASH p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje administrative &#8211; Tiran\u00eb, Ko\u00e7o Lushi &#8211; Pogradec, Ilia Zaka &#8211; Berat, Kristo Kola &#8211; Gjirokast\u00ebr, Naum Ter\u00e7o (z\u00ebvend\u00ebs) &#8211; Kor\u00e7\u00eb, Marko Veshka (zv) &#8211; Fier, Mihai Masha (zv) &#8211; Dropull.<\/p>\n<p>Gjithashtu u ngrit grupi i hartimit t\u00eb projektstatutit t\u00eb KOASH-it, i cili pasi miratohet n\u00eb Konferenc\u00ebn e ardhshme kleriko-laike, do t&#8217;i paraqitet p\u00ebr miratim Kongresit t\u00eb tret\u00eb Kish\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje u k\u00ebndua psalmi &#8220;I Lart\u00eb me ty, o Zot&#8221;.<\/p>\n<p>Korresp. i &#8220;Ngjalljes&#8221; <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Raportim i holl\u00ebsish\u00ebm nga Kuvendi kleriko-laik i KOASH-it, mbajtur m\u00eb 21 janar 1993 n\u00eb sallat e Seminarit Orthodhoks t\u00eb Durr\u00ebsit. P\u00ebrmbledhen fjal\u00ebt e Kryepiskopit Anastas, at Petro Thanasit, sekretarit Aleko Dhima dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb dioqezave, si dhe lista e plot\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb zgjedhur n\u00eb K\u00ebshillin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe n\u00eb k\u00ebshillat e mitropolive.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues klerik\u00eb dhe laik\u00eb nga t\u00eb gjitha dioqezat","numri":"1 (4)","viti":"1993","muaji":"Janar","muaji_numer":"1","dita":"","faqet":"[1, 2]","fjale_kyce":"[\"Kuvendi kleriko-laik\", \"Durr\u00ebs\", \"Anastas\", \"KOASH\", \"projektligji\", \"amendamente\", \"dioqezat\", \"K\u00ebshilli i P\u00ebrgjithsh\u00ebm\", \"Seminari Orthodhoks\", \"Parlamenti\", \"Konferenca Evropiane e Kishave\"]","permbledhje":"Raportim i holl\u00ebsish\u00ebm nga Kuvendi kleriko-laik i KOASH-it, mbajtur m\u00eb 21 janar 1993 n\u00eb sallat e Seminarit Orthodhoks t\u00eb Durr\u00ebsit. P\u00ebrmbledhen fjal\u00ebt e Kryepiskopit Anastas, at Petro Thanasit, sekretarit Aleko Dhima dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb dioqezave, si dhe lista e plot\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb zgjedhur n\u00eb K\u00ebshillin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe n\u00eb k\u00ebshillat e mitropolive.","autori":"Korresp. i \"Ngjalljes\"","kategoria":"Lajme Kishtare","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9286],"ngjallja_autori":[9186],"ngjallja_viti":[9285],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-82534","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-lajme-kishtare","ngjallja_autori-korresp-i-ngjalljes","ngjallja_viti-9285"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Zhvilloi punimet Kuvendi kleriko-laik p\u00ebr probleme t\u00eb sotme t\u00eb Kish\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvilloi-punimet-kuvendi-kleriko-laik-per-probleme-te-sotme-te-kishes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82534\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvilloi-punimet-kuvendi-kleriko-laik-per-probleme-te-sotme-te-kishes\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvilloi-punimet-kuvendi-kleriko-laik-per-probleme-te-sotme-te-kishes\/\",\"name\":\"Zhvilloi punimet Kuvendi kleriko-laik p\u00ebr probleme t\u00eb sotme t\u00eb Kish\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-05-31T23:57:48+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvilloi-punimet-kuvendi-kleriko-laik-per-probleme-te-sotme-te-kishes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvilloi-punimet-kuvendi-kleriko-laik-per-probleme-te-sotme-te-kishes\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvilloi-punimet-kuvendi-kleriko-laik-per-probleme-te-sotme-te-kishes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Zhvilloi punimet Kuvendi kleriko-laik p\u00ebr probleme t\u00eb sotme t\u00eb Kish\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Zhvilloi punimet Kuvendi kleriko-laik p\u00ebr probleme t\u00eb sotme t\u00eb Kish\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvilloi-punimet-kuvendi-kleriko-laik-per-probleme-te-sotme-te-kishes\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82534","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvilloi-punimet-kuvendi-kleriko-laik-per-probleme-te-sotme-te-kishes\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvilloi-punimet-kuvendi-kleriko-laik-per-probleme-te-sotme-te-kishes\/","name":"Zhvilloi punimet Kuvendi kleriko-laik p\u00ebr probleme t\u00eb sotme t\u00eb Kish\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-05-31T23:57:48+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvilloi-punimet-kuvendi-kleriko-laik-per-probleme-te-sotme-te-kishes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvilloi-punimet-kuvendi-kleriko-laik-per-probleme-te-sotme-te-kishes\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/zhvilloi-punimet-kuvendi-kleriko-laik-per-probleme-te-sotme-te-kishes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Zhvilloi punimet Kuvendi kleriko-laik p\u00ebr probleme t\u00eb sotme t\u00eb Kish\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82534","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82534"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=82534"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=82534"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=82534"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=82534"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}